You are on page 1of 42

NEWSLETTER PRILL 2018

ANIMAL RESCUE ALBANIA


ARSA NEWSLETTER PERIODIKE

Ne jemi Animal Rescue Albania


Animal Rescue Albania filloi të ndërtonte identitetin e Ndër vite Animal Rescue Albania ka konsoliduar
saj që në vitet 2010, vite ne te cilat një katër putrosh i identitetin e saj, duke u kthyer në një rrjet te
plagosur në rrugët e Shqipërisë, përfundonte në njohur ligjërisht dhe me një impakt të
kazanin e plehrave më të afërt, vite në të cilët Bashkitë jashtëzakonshëm social. Ne jemi mijëra adoptime
e Qyteteve dhe Komunat komunikonin zyrtarisht datat të sukseshme, mijëra sterilizime, qindra jetë
dhe oraret në të cilat katërkëmbëshit egzekutoheshin qenushësh e macesh të shpëtuara, krenaria jonë
me cifte rrugëve të qyteteve, vite ne te cilat ulërimat e më e madhe është ndryshimi i përqasjes së
koteleve dhe qenushëve të braktisur, të hedhur në qytetarëve ndaj kafshëve. Një pjesë e
plehra ishin muzikë për veshët e qytetarëve.   konsiderueshme e qytetarëve të Shqipëris, nuk i
shohin më kafshët si mbeturina që duhen
Animal Rescue Albania fillimisht ishin disa te rinj, që eliminuar, por si pjesë e familjes, e kur kjo nuk
kuronin atë macokun e lagjes shtypur nga makina, është e mundur si pjesë e komunitetit.
fshihnin qentë e lagjes në orarët zyrtare të eliminimit.
Ishin ata pak të rinj që nuk u ndalen tek macja apo Tani ArSA nuk jemi pak individë që i lehtësojnë
qeni i shtëpisë së tyre, por filluan te informoheshin, të dhimbjen e rrugës miqve tane me katër putra, jemi
kërkonin mënyra për të lehtësuar dhimbjen e kafshëve një rrjet që luftojmë për të ligjëruar të drejtat e
të rrugës, ishin ata pak persona që bënë sterilizimet e katërputroshëve, jemi një rrjet që luftojmë për
para në një vend që sterilizimin e konsideronte krim dinjitetin e tyre, luftojmë për t'u dhënë zërin që
dhe shkrepjen e ciftes pastrim. Animal Rescue Albania meritojnë, luftojmë për identitetin e tyre.
ishin ato vajza dhe djem që ndanin pak para cdo muaj Në vijim do të paraqesim disa nga rastet më
për kafshët e rrugës e që u thyhej zemra kur nuk i komplekse me te cilat jemi perballur në këtë fillim
gjenin më para shtëpive.  viti.
SFIDA JONE E PERDITSHME

Ndër vite përqasja e komunitetit ndaj kafshëve ka


evoluar ndjeshëm, pavarësisht kësaj ne ende
përballemi me sfida te shumta cdo ditë. Cdo ditë "Jeta e tyre eshte ne
marrim me dhjetra mesazhe në llogaritë tona në
rrjetet sociale per qen e mace të sëmura, të
plagosura, me qindra sinjalizime për kafshë
doren tone."
shtëpiake të braktisura, të humbura, qenusha dhe
kotele që kërkojnë familje, qenusha dhe kotele që u
Ushqe, adopto, streho  
jane shkulur mamave e janë hedhur në kazanët e
plehrave. Në vendin tonë për fat të keq nuk ka
qendra (shelter) për mbledhjen dhe kurimin e
Menaxhojme edhe një strehë me 30 qen, të cilët
kafshëve në nevojë. 
jemi detyruar t'i quajmë "të pa adoptueshmit".
Qentë e strehës tonë, janë qen të vjetër, me
Për të gjitha këto arsye ndër vite ne kemi krijuar
probleme shëndetësore që kanë nevojë për kura
dhe zhvilluar një platformë për kafshët endacake,
të përditëshme, janë qen të cilët makabriteti i të
misioni i të cilës është integrimi i tyre në Komunitet,
ashtuquajturve "njerz" u ka rrëmbyer bukurinë,
si pjesë integrale e tij. Ne jemi të parët dhe më
normalitetin, braktisja u ka shenjuar shpirtin e
aktivet në implementimin e kësaj platforme me
ndaj për ta vendosëm të kemi strehën.
qentë dhe macet që jetojne në territor, kujdesemi
për ushqimin e tyre, për shërbimet periodike
Disa prej tyre mbartin histori braktisjeje dhe
veterinare sic janë antiparazitarët dhe vaksinimi,
shoku të pa imagjinueshme. I kemi hasur në
kurimi i rasteve te lehta në territor, sterilizimin. Deri
rrugën tonë  të braktisur kur u "plakën", të
më tani numërojmë dhjetra qen dhe disa koloni
braktisur në sëmundjen dhe vetminë e tyre, të
macesh te cilët i ndjekim cdo ditë në territor.
braktisur në paralizën e një aksidenti sikur te
kishte qenë faji i tyre. Jemi përpjekur t'i japim
rehatine e një vendi për të fjetur, disponibilitetin e
një tasi me ushqim, e një dore që i ledhaton dhe
nuk i dhunon, ditë të shëndetëshme dhe sigurinë
se rruga ishte një ëndërr e keqe. Në territor këta
qen nuk mbijetojnë dot, sikurse nuk i mbijetojnë
dot një zhgënjimi tjetër.

Derisa të arrijmë të gjejmë familjet që të


meritojne vecantinë e këtyre vogëlushve, të kenë
durimin të bëjnë një rrugëtim aspak të lehtë me
ta, të shërojnë zhgënjimin e tyre, që mos
shkatërrojnë besimin që ne u rikthyem këta qen
do jenë qentë e strehës. 
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

GINA - MALLKIMI I
RACES PIT
Shekuj më parë qentë Pit Bull
konsideroheshin qen dado, për shkak të
butësisë dhe instiktit të tyre mbrojtës e
përkujdesës ndaj foshnjave. Në Shqipëri
një Pit është një makinë që prodhon
para, prej tyre shtyhen muajt duke u
shkulur e shitur këlyshët, bëhen para
duke i stërvitur e përfshirë në dyluftime
me të tjerë qen. Gina ushqente familjen
që shiste bebat e saj. Gines i kishin
vjedhur identitetin, normalitetin, i
merrnin bebet, e kthyen në send, e
mbytën në dhunë. Kështu u kryqëzuam
me Ginën, të cilën e sterilizuam, e
shpëtuam nga dhimbja e shkuljes së
bebave, i dhamë një numër matrikulle
si identitet dhe pak qetësi. Qetësi që u
prish kur një makinë e aksidentoi,
deformoi nofullën e saj duke e bërë të
pamundur për vogelushen të ushqehej.
Gina e bukur përfundoi në klinikë në
gjendje shoku, totalisht e dorëzuar. Po
ezaurohej në atë kafaz klinike prej
javësh, jetonte vetëm me serume dhe
qetësues, derisa arritëm të gjenim për
të një mundësi kurimi jashtë vendit.

PAVEL, NGA VDEKJA NE


JETE

Pavel, një super macok të cilin makinat nuk


e kursyen, i aksidentuar, gjakosur, Pavel u
dërgua në klinikë që të vihej në gjumin e
përjetshëm. Për ne vënia në gjumë është
alternativa e fundit. Për vogëlushin u gjet
sistemim në Genova, përmes një operacioni
i'u vu aparat në gojë i cili së shpejti do të
hiqet dhe Pavel do jetë gati për familjen e
tij. Pavel bukuroshi humbi njërin sy, por
është më i bukur se kurrë në një shtëpi të
përkohëshme, bukuri si rezultat i qetësisë
larg rreziqeve të rrugës.
 ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

HOLLY DHE RRUGA


Holly ende nuk ishte bërë dy muajshe
kur u gjet teksa zvarritej në rrugë. Trupi i
saj i vogël nuk kishte mundur të
përballonte kafshimet e qenve. Pjesën e
prapme të trupit nuk arrinte ta lëvizte
sikurse nuk arrinte te kryente nevojat
fiziologjike. Për Hollyn gjetëm një
alternativë kurimi në Genova, Itali. Pas
muajsh trajtime fizioterapie, tani lëviz
dhe kryen nevojat fiziologjike vetë. Holly
ka një familje dhe një super macok të
gjithë për vete.

THESARI SIRIA

E quajtëm Siria këtë mace më gëzof të zi


dhe ngjyrë ari që endej rrugëve me tumor në
kokë. Vendosëm emrin e një tokë që
shenjohet cdo ditë nga dhuna, sepse për ne
ku ka dhunë ka edhe paqe, atje ku të gjithë
shohin të shëmtuarën ne kemi zgjedhur të
shohim bukurinë. Siria endej rrugëve të
Tiranës dhe përballej me përbuzje, pikërisht
një mace si ajo, me atë gëzof të cmuar. A
mund të konsiderohet e neveritshme një
qënie që vuan? Për ne jo, përkundrazi, një
qënie që vuan na kujton detyrimin tonë
karshi saj, na kujton fillimet tona. Ai tumor
kishte cënuar bukurinë e Sirias në sytë e të
gjithëve, por jo në sytë tanë. Siria është
objektivisht shumë e bukur, pas trajtimit
intensiv në një klinikë në Tiranë me
antibiotik, dhe pas operacionit që vullnetarët
në Itali, mundësuan në qytetin e Romës.
Prespektiva për Sirian është pozitive. Pas
kurimit thesari me një vesh do të jetë gati
për një familje.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

GOLDEN DZAMA
Edhe Dzama, ashtu si Siria është një
thesar, me gëzofin me shkëlqim ari, ai
gloëy look, u gjet pak ditëshe e vetme
në rrugë, aq e vogël dhe e pambrojtur.
Në Shqipëri për fat të keq ka ende
shumë skepticizëm në lidhje me
sterlizimin. Ka ende qytetarë që e
konsiderojnë krim, e më pas nuk
mendohen fare para se të hedhin të
vegjëlit e kafshëve të tyre në kazane
plehrash, para se t'i lënë në rrugë të
paketuar në kuti kartoni dhe t'i dënojnë
me vdekje të sigurtë. Por zëri i Dzamës
që kërkonte ndihmë, për fat u dëgjua.
Në Shqipëri kjo bukuri e sfumuar ne ar,
nuk gjeti asnjë përqasje, e pas shumë
sakrificash më në fund për të u gjet një
familje në Genova, Itali.

31 DHJETORI I OLIVIAS

Ishte pikërisht dita e fundit e vitit 2017, orët


e fundit te vitit, kur në inbox - in e faqes
tonë në FB u raportua Olivia. Olivia ishte në
një cep, në rrugët më të frekuentuara të
Tiranës, e gjakosur. Vogëlushja trikolore,
ishte futur në pjesën e sipërme të rrotës së
një makinë për t'u ngrohur pak, teksa në
kaosin e asaj ditë makina ishte ndezur dhe
shtypi Olivian duke i shkaktuar disa fraktura
dhe plagë. Ne kaosin e asaj ditë ku cështja
është "cfarë do bëjmë në darkë", një
kafshëdashëse rendi tek Olivia. Olivia u
dërgua në klinikë atë natë dhe më pas
udhëtoi drejt Italise, ku u operua, rifitoi
lëvizjen dhe gjeti familjen e saj në Bologna.
Dëshira e Olivias e shprehur në ditën e fundit
te vitit u realizua falë atyre që nuk kthyen
kokën në anën tjetër.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

TUMORI, MEKATI
ETTORES
Ettore u sinjalizua në rrugët e një
qyteti të vogël të Shqipërisë, me veshët
plagë. Ettore, macoku i bardhe me sytë
si qiell, pasi ishte blerë si një send në
një dyqan, nuk ishte me një macok i ri,
por një macok i rritur plot me
probleme, një macok i shëmtuar, një
macok fajtor për sëmundjen e tij.
Ettore një macok race përfundoi në
rrugë. Në atë rrugë ku lekura i digjte
nga tumori, në atë rrugë ku duhet të
kërkonte vet ushqim për herë të parë
në moshën 10 vjecare, në atë rrugë ku
duhej të mbrohej vet pas dhjetë vitesh
të kaluar në një divan shtëpie. Ettore u
dorëzua, u dorëzua përpara sëmundjes,
përcmimit, braktisjes. Ndërsa ne i
dhamë një shans, kërkuam dhe gjetëm
për të një mundësi kurimi në Itali.
Aktualisht ka kryer ndërhyrjen për
heqjen e tumorit të veshëve dhe është
në strehim të përkohshëm në Arezzo.
Faji vetëm i Ettores ishte vetëm një, të
BUFJA jetë pabesueshmërisht i bukur dhe ra
në sy të familjes së gabuar.

Bufja është një qenushe për të cilën


kujdeseshim në territor prej katër vitesh. Por
për fat të keq territori i tyre është rrëmbyer
nga ankesat qytetare dhe veprimeve te
koordinuara te autoriteteve vendore.
Kërkuam një familje për Bufen tonë, që të
mos përfundonte në qesen e zezë të
Bashkisë se Tiranës. Bufja udhëtoi ne
familjen e saj te re ne Itali, atje ku qesja e
zezë e Bashkisë nuk i errëson diellin.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

KRONO
Krono u raportua në një kantier
ndërtimi, teksa tërhiqte zvarrë një nga
gjumtyrët e përparëm, e nga fërkimi i
krijoheshin plagë. Nga grafitë e bëra,
rezultuan fraktura edhe në gjymtyrët  e
pasëm, shenja këto që tregojnë se
Krono kishte pësuar nje aksident. Per
fat te keq kemba e perparme kishte
humbur ndjeshmërinë. Krono udhëtoi
drejt Italisë, në Prato të Firences dhe
pas disa ditësh fizioterapi e analiza me
specifike u vendos amputimi i këmbës.
Gjatë operacionit te amputimit, Krono
u sterilizua. Aktualisht është në strehim
të përkohshëm dhe po pret familjen
speciale, sikurse është ai vet. Kemi
akoma biletën e papaguar te Kronos
prej 330 EUR.

TRUMCAKU BOLT

E quajtëm Scricciolo e më pas Bolt, se nuk


ishim të sigurtë cili nga emrat përshtatej më
shumë me energjinë dhe dëshirën e tij për të
jetuar. U gjet në rrugë i gjakosur si një
trumcak që nuk arrin të fluturoj, u kurua për
rreth një muaj në klinikë. Gjatë kësaj
periudhe edhe u kastrua. Aktualisht ndodhet
në shtëpin e një vullnetareje të huaj në
Shqipëri, është kuruar për problemet e tij të
lëkurës dhe vaksinuar. Scricciolo prej kohësh
ka rifilluar fluturimin, nuk ka më plagë që ta
pengojnë, nuk ka më rrugë që ta trembi, ka
vetëm nevojë për familjen që do dëshiroj ta
shoqëroj.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

(AR)MIQTE E DOGES
Kujtimet e vetme që i kishin mbetur
Dogës tonë nga familja ishin një qafore,
plagë në trup dhe trauma me të cilën po
vijon të luftojë. Kur rasti i Dogës erdhi tek
ne, ajo ishte një hije e vetes, nuk besonte
tek askush dhe trembej nga cdo lëvizje.
Në sytë e Dogës njerzit ishin ata që pasi
zbuluan se ishte nje Dogo mix dhe jo një
Dogo i pastër, se nuk do të bëhej kurrë e
egër aq sa duhej e hodhën në rrugë si
leckë. Për Dogën dora e njeriut ngrihej
sepse do ta godiste, sepse do ta
ndëshkonte dhe kurrë për ta përkëdhelur
e mbështetur. Për Dogën kërkuam
familjen më të mirë, qe ta shoqëronte me
durim në rrugën e gjatë të shërimit, të
rikthimit të besimit. Derisa gjetëm
familjen që do meritonte bukuroshen,
Doga qëndroi një muaj në një klinikë në
Tiranë. Sot Doga ka bërë shumë hapa
përpara në familjen e saj të re në Romë.

MIRE SE U KTHEVE
KEVIN

Në rrugëtimin tonë, kemi patur shpesh raste


kur familjet na kanë kërkuar ndihmë për
vogëlushët e tyre. Familje të dëshpëruara se
nuk gjenin një alternativë, familje ne
pamundësi financiare zgjodhën mos të
dorëzohen por të kërkojnë një dorë nga ne.
Dhe ne kurrë nuk u kemi kthyer kurrizin, se e
kemi provuar dhe e provojmë ende
dhimbjen e pamundësisë. Kevin kishte nje
problem me gojën, kishte humbur pjesën më
të madhe të dhëmbëve, nuk po ushqehej, e
po tretej dita ditës. Në Shqipëri nuk po
kuptohej problemi i tij e për pasojë as po
kurohej. Kevin udhëtoi drejt Italisë, në
Arezzo ku u mjekua dhe me pas u rikthye në
shtëpinë e tij. Kemi ende biletën e
pambuluar te Kevin, 45 EUR.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

PER DISA NYJE NE


KACURELA
Marli ishte vetëm pesë vjec kur e gjetëm
në hyrjen e një pallati, të palëvizshëm.
Prej kohësh për kacurelat e tij të bukura
nuk kujdesej "familja", e këto kishin zënë
baltë e ishin lidhur nyje. Marlit iu dha
ndihma e parë në territor dhe me një
shpejtësi të pashembullt banorët e
larguan në periferi të Tiranës. Teksa
Marli dergjej nën baltën që nuk e
lejonte të levizte askush nuk ishte
kujtuar për ta ndihmuar e cuditerisht u
kujtuan për ta ndëshkuar sapo rifitoi
levizjen. Marlin arritëm ta gjenim në
gjendje shoku në periferi të Tiranës, për
nëntë muaj u strehua tek një vullnetare
në Shqipëri, kohë në të cilën shfaqi
probleme me sistemin urinar, probleme
të cilat u kontrolluan falë ushqimit
specifik. Aktualisht Marli është në
Modena ku po pret për familjen që nuk
do ta hedhi në rrugë sapo kacurelat t’i
ngatërrohen.

THJESHT DHE VETEM


BUKUROSHE
Bella trikolore jetonte në rrugë, sikurse
qindra qen e mace te tjera. Kur erdhi tek ne
vogëlushja kishte njërin prej gjymtyrëve të
gangrenizuar, si pasojë e një aksidenti. Sapo
u dërgua në klinike u krye edhe amputimi i
gjymtyrës së gangrenizuar. Bela u sterilizua
dhe qendroi në klinikë për shtatë ditë. Sot
Bella është e adoptuar në Shqipëri.
Fatmirësisht rruga i rrëmbeu vetëm një putër
dhe asgjë tjetër, bukuria e saj mbeti e
paprekur.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

SHIU I FUNDIT I
MATILDES
Matilden e takuam virtualisht në një
provincë të Tiranës, teksa qëndronte e
paralizuar në shi. Dikush i kishte
vendosur pak ushqim pranë, por
Matilda nuk arrinte të ushqehej,
Matilda priste atë që do i jepte fund
dhimbjes së saj, torturës së saj në një
cep rrugë në atë ditë me shi. Matilde
ishte aksidentuar dhe kishte pësuar
fraktura në zonën e legenit. Matilde u
hospitalizua në një klinikë në Tiranë
për rreth dy javë, periudhë në të cilën u
sterilizua, mori antiparazitarët dhe bëri
një sërë analizash (testi leshmanjozes
dhe grafi). Matilde udhëtoi në Itali, ku
kreu operacionin në zonën e legenit,
aktualisht i është nënshtruar
fizioterapisë. Bukuroshja është në
strehim të përkohshëm deri kur te vij
familja që t'i rikthej dëshirën e lojës në
shi.

NGA FIRENZE ME
DASHURI

Artu endej rrugëve me sytë e trishtuar dhe


kërkonte në cdo kalimtar pak përkushtim,
pak përkedhelje dhe dicka që të ushqehej.
Kalimtarë të rastësishëm i jepnin cfarë
kerkonte por sërisht Artu, mbetej vetëm në
atë trotuar ku të tjerë kalimtarë e
shqelmonin, e ku qesja e zezë e Bashkisë
kërcënonte t’i mbulonte diellin përgjithnjë.
Sytë e tij shprehës morën interesin dhe
vemendje e nje familjeje italiane. Artu tani
është në shtëpinë e tij në Firenze dhe
vështrimi i trishtuar i ka lënë vendin
energjisë dhe shkujdesjes që cdo qen
meriton.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

ASKUSH NUK NDALI


VRAPIN E GREMCIT
Gremcine jetonte në një qytet të vogël
të Shqipërisë. Sipas banorëve, Gremci
ngjyrë mjalt ishte shumë i dashur me
fëmijët, i pëlqente të luante por mbi të
gjitha të vraponte. Derisa një makinë
këputi gjymtyrën e përparme të tij. Prej
muajsh camarroku ynë endej në ato
rrugica me kockat jashtë, shikimi i tij
ishte i humbur. Nuk e dimë si ka
mbijetuar vogëlushi prej mjalti me
dhimbjen, i pa kuruar për aq shumë
kohë. Falë një kafshëdashësi u bë e
mundur sjellja e Gremcit në Tiranë,
këmba u amputua plotësisht. Gremci
qëndroi për një muaj në klinikë e më
pas udhëtoi në shtëpinë e tij në Itali.
Tani vrapon i lirë dhe ka fituar
shkëlqimin e mëparshëm. Ai aksident
Gremcit i mori një putër, por i hoqi një
qyteti lojrat dhe vrapin e tij të
shkujdesur.

THIRJA E DESHPERUAR
E TITOS

Tito tigrushi me hundën si manaferrë është


ende një kotele, por fati e ka ndëshkuar për
mëkate që nuk ka. U gjet me njërin sy
plotësisht të mbyllur dhe syri tjeter në
gjendje të rënduar. Tito udhëtoi drejt Italisë,
në Ancona në një shtëpi të përkohshme e
cila u kthye në shtëpinë e tij të përhershme.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

SERISHT ZGJODHEM
MIKEN
Mikën e kemi takuar katër vite më parë,
me gëzofin e rënuar nga zgjebja dhe
me dy kelyshë gjithashtu të sëmurë.
Ishim të detyruar ta ndanim nga bebet
e saj të cilët i kishte mbajtur në jetë me
aq shumë sakrifica, me aq shumë
dhimbje. Mika u kurua, vaksinua dhe
sterilizua, sikurse këlyshët e saj. Ne
ndryshim nga Mika për ta kërkuam dhe
gjetëm familje, ndërsa familja e duhur
për heroinën tonë nuk po vinte, fyerjet
dhe mallkimet për ne që zgjodhëm
këlyshët e Mikës nuk rreshtën një ditë.
Ne e kemi ndjekur cdo ditë jetën e
Mikës në territor, nuk rreshtëm kurrë së
kërkuari për familjen e saj. Pas katër
vitesh nga dita kur u kryqëzua me ne
Mika udhëtoi në familjen e saj të re në
Itali. Katër vite më parë, ne
përmbushëm sakrificën e heroinës tonë
duke shpëtuar bebat e saj, sepse cdo
nënë këtë bën, vendos bebet mbi cdo
gje. Këtë herë ne zgjodhëm sërisht
Mikën, dhe gjetëm për të familjen e
duhur.

ERA E RE

Era nuk ishte më shumë se dy muajshe kur


endej rrugëve e vetme pa mamin. Aq e vogël
dhe e pa mbrojtur në rrugë i kishte minutat
e numëruara. Për fat të mirë, vetmia e saj
nuk kaloi pa u vënë re, një kafshëdashëse e
hoqi nga rruga. Thirrjeve tona per adoptim
nuk iu përgjigj askush në Shqipëri.
Vullnetarët tanë në Itali kërkuan dhe gjetën
familjen e duhur për Erën. Era tani është e
lumtur në familjen e saj në Itali së bashku
me një tjetër zonjushë katerputroshe.  
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

INDIFERENCA VRET
Vrasësi serial i heshtur i miqve tanë me
katër putra, nuk është aksidenti me
makinë, nuk është shkrepja e asaj
cifteje, nuk është sëmundja, është
indiferenca. Indiferenca e kalimtarëve
të cilët teksa i shohin të vuajnë
zgjedhin te kthejnë kokën në anën
tjetër, indiferenca e qytetarëve pasiv që
shkrepin nje foto, dergojnë nje mesazh
në inbox dhe "pastrojnë" ndërgjegjen.
Issota erdhi tek ne me gjymtyrën e
përparme të gangrenizuar, kishte
humbur tashmë gjysmën e putrës. Ato
koka që u kthyen mënjanë i kushtuan
Issotes putrën, e cila nuk mund të
shpëtohej dhe u amputua ne një
klinikë në Tiranë. Issota tani është ne
familjen e saj në Bologna, Itali, në një
shtëpi me shumë dashuri.

KARAMELE ME
KANELLE
Sikurse Issota edhe kjo vogëlushe e ëmbël si
karamele, u aksidentua nga një makinë që
nxitonte për askund. Por dhimbja e Candyt
nuk ndeshi fytyra që larguan shikimin,
ndeshi kafshedashës që i dhanë menjëherë
ndihmën e parë.  Candy udhëtoi në Itali ku u
operua në gjymtyrën e përparme e cila ishte
frakturuar. Candy është tashmë e adoptuar
në një familje Italiane dhe është më e ëmbël
se kurrë. Ai aksident vogëlushes i solli
familjen dhe nuk i mori asgjë, falë të gjithë
atyre që reaguan. Jetë të ëmbël Candy.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

 JETA
Jeta qëndronte në një cep rruge pa
lëvizur. Nuk kërkonte ndihmë duke
qarë e ulërirë, por kërkonte ndihmë
duke parë drejt e në sy të gjithë
kalimtarët e si përgjigje merrte
indiference. Një aksident me makinë
kishte coptuar trupin e Jetës, e kishte
bërë atë të pamjaftueshme. Jeta kishte
pësuar thyerje në shtyllën kurrizore e
për fat të keq ky dëm rezultoi të ishte i
pariparueshëm. Shumë na sugjeruan ta
vinin në gjumin e përhershëm, të tjerë
na ulërinë se po e torturonim se për të
nuk kishte alternativë. Ne alternativën
e kërkuam dhe e gjetëm, vogëlushja e
heshtur është në një provincë të
Milanos, ku ecën e lodron falë një
pajisjeje. Jeta ka gjithnjë një
alternativë për të gjithë, surprizat më
të bukura ndodhin pikërisht kur duket
sikur cdo gjë ka përfunduar.

PULA JONE
CAMARROKE
Kjo vogëlushe camarroke u akuzua pa prova
nga banorët e zonës ku jetonte se u hante
pulat. Ndaj e quajtëm Pula. Që prej
momentit kur u shpall fajtore pa prova e
kemi monitoruar camarroken cdo ditë. Një
ditë vogëlushja u zhduk, ishte vendosur që
dënimin do ta kryente në Dajt, në një territor
që nuk e njihte, në një territor ku nuk mund
te ushqehej, ku me siguri do sulmohej nga
qente e tjerë. E rikuperuam në atë zonë dhe
kërkuam familjen e përshtatëshme për të.
Pula camarrokja u adoptuan në Milano dhe
bashkëjeton në harmoni të plotë edhe me
një lepurush.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

OBSESIONI I RACAVE
Në vendin tonë ndër vite është rritur
ndërgjegjshmëria përsa i përket
kafshëve, e së bashku me të edhe
numri i personave që përpiqen të
jetojnë falë tyre. Shit - blerje, dyluftime,
baste, për fat të keq janë në rendin e
ditës. Nuk e dimë cili ka qënë plani i
familjes së Leon për të, por kur u
kryqëzuam me vogëlushin, ai ishte një
skelet i turpëruar nga pamja, i
turpëruar nga raca Dogo që e kishte
cuar në duart e gabuara. Për fat të mirë
Leon nuk kishte probleme më të rënda
shëndetësore, përvec kequshqyerjes
ose më mirë të themi ushqimit të
munguar. U hospitalizua në një klinikë
në Shqipëri ku u trajtua për parazitët
dhe u kastrua. Leon udhëtoi në Padova
në pritje të familjes së tij. Familja e tij e
priti në ditët e fundit të muajit Prill në
Oberëeiden, Austri.

FLOTI
Floti një nga qenushët më të bukur qe kemi
takuar në rrugën tonë, për fat të keq ishte i
padukshëm në Shqipëri. Familja që
meritonte gjithe bukurinë e tij e priti në
Firenze, Itali. Sot Floti është një vogëlush i
butë si panna që zbukurohet cdo ditë,
ndersa Firenze akoma më e magjishme falë
pranise së bukuroshit nga Shqipëria.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

NJE PUTER PER


JETEN - LUCKY
Ndër vite është bërë e zakonshme që
turistë të huaj gjatë vizitave në
Shqipërinë e reklamave, të impenjohen
në cështjet e qenve dhe maceve që
ndeshin në aveturën turistike. Një turist
italian u ndesh me Luckyn, dhe putrën
e tij të dëmtuar. Menjëherë e dërgoi në
një klinikë në Tiranë ku u amputua
putra dhe ku vogëlushi priti për muaj
të tërë në një kafaz të ftohtë për
familjen e tij. Personi që i dha ndihmën
e parë, kerkoi mbështetjen tonë për t'i
gjetur familjen ideale. Aktualisht Lucky
është adoptuar në Itali.

GAME ON BUDDY
Një katër putrosh nuk është asgjë më pak se
një antar familjeje. Pikërisht për këtë,
braktisja është e pajustifikueshme. E mgjth
me dhjetra antare familjesh me katër putra
braktisen cdo ditë në rrugë për mos - arsye
të tipit, alergji e papritur, konflikte me
fqinjët, largim jashtë vendit, orare të gjata
punë, etj. etj.. Kur Buddy pati nevojë per
ndihmën tonë refuzuam kategorikisht të
dëgjonim shkakun e braktisjes, por luftuam
me të gjitha forcat për të gjetur familjen që
do gjente arsye për ta dashur cdo ditë e më
shumë. Aktualisht Buddy është në Bologna,
Itali në strehim të përkohshëm, ku po pret
familjen që do fshij zhgënjimin nga sytë e tij.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

HERO
Hero është një nga rastet më të
vështira që kemi patur. U kryqëzuam
me vogëlushin si mjalt katër vite me
parë, teksa përbuzej rrugëve të Tiranës
për shkak te një tumori veneran në sy.
Hero udhëtoi drejt Italisë ku u kurua
por për fat të keq familja e tij nuk erdhi
në kohë. Hero u strehua në një shelter
për vite të tëra, e në këto vite ne nuk
rreshtëm se kërkuari familjen e tij. Më
se fundi në Janar të këtij viti Hero
udhëtoi tek familja e tij në Angli. Në
Angli i'u nënshtrua një tjetër
ndërhyrjeje kirurgjikale ku u mbyll
plotësisht zgavra e syve. Për fat te keq
tumori u përsërit, dhe aktualisht është
ende në kurim. Deri më tani duket se
kurimi po jep rezultate të mira. 

BUKURI ILEGALE
Nuk dimë saktësisht dinamikën që solli
Pallinon tek ne. Pallino dyshohej te kishte
sacme ne trupin e tij të vogël, nuk dimë sesi
kanë përfunduar atje, nuk e dimë nëse është
qëlluar kohë më parë dhe ato mbetje kanë
qënë në trupin e tij prej vitesh. Pallino
udhëtoi drejt Italisë pasi ne vendin tonë, nuk
ishte i mundur kurimi. Në Itali u trajtua dhe
aktualisht është pranë familjes së tij
potenciale. Përdorimi i armëve të zjarrit në
vendin tonë është i paligjshëm, mgjth nuk
kurseu fytyrën e Pallinos Por bukuria e këtij
macoku është edhe më e paligjshme dhe në
fund fitoi.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

ARON
Si rezultat i një aksidenti gjymtyra e
pasme e këtij Husky mix ishte dëmtuar.
Për fat të keq dëmtimi ishte i tillë sa u
vendos të mos kryej ndërhyrje
kirurgjikale. Kështu Aron për ne u bë
special, për të tjerë "i padukshëm".
Familja speciale për Aronin erdhi
pikërisht nga një provincë e Venezias.
Cdo gjë sic duhet të ishte, nje jetë
speciale në qytetin më të vecantë me
familjen speciale, gjithcka unike për
Aronin tonë special.

AMENADIEL
Ky macok ngjyrë bronzi në të bardhë u gjet
me konxhuvit dhe poliomelit te avancuar.
Nuk arritëm t'i vinim një emër, e quanim
Mau kuqalash, situata e tij ishte tepër e
rënduar edhe më të rëndë e bënte mosha e
tij 10 vjecarë. Vogëlushi kishte humbur
plotësisht shikimin në njërin sy dhe syri tjetë
dallonte vetëm hijet. Ndaj e harruam
cështjen e emrit dhe kërkuam një alternativë
kurimi. U hospitalizua disa muaj dhe në
gjendjen e tij nuk mund te rikthehej ne
territor. Sot bukuroshi quhet Amenadiel dhe
jeton në Torino i adoptuar. Ky emër kaq i
vecantë është shpërblimi për tërë ato muaj
që quhej thjesht Mau.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

SYTE SI TE ASKUJT 
Sybukura jonë ishte një nga qentë për
të cilët kujdeseshim në territor.
Bukuroshja bënte një jetë relativisht të
qetë, ushqimi nuk i mungonte sikurse
trajtimet periodike, deri ditën që një
makinë e aksidentoi dhe as nuk ndaloi
t'i jepte ndihmën e parë. Sybukura u ul
në një cep dhe priti per ne, kësaj here
jo për ushqimin, por për ndihmë.
Vogëlushja kishte frakturuar njërin nga
gjymtyrët e përparëm. U sistemua
përkohsisht në një klinikë në Tiranë ku
edhe u vaksinua dhe u trajtua me
antiparazitar. Udhëtoi drejt Italisë ku u
kurua dhe është ende në pritje të
familjes në Firenze.  

SMERALD DHE
COKOLLATA
Coco bukuroshi prej cokollate me karamel
dhe sy smerald si pasojë e një aksidenti
kishte frakturuar gjymtyrën e pasme. Coco
pasi u hospitalizua disa javë në një klinikë në
Tiranë, udhëtoi në Romë, ku u kurua dhe po
pret familjen qe do shijoj këtë ëmbëlsirë të
cmuar.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

GEORGE
George një këlysh Setter erdhi pranë
nesh me shpatullën e dale. Në Shqipëri
nuk mund te kurohej ky problem, ndaj
kërkuam një alternativë kurimi jashtë
vendit. George udhëtoi në Bologna ku
u konkludua se nuk mund të operohej.
Sikurse rastet e mësipërme, edhe për
George kërkuam një familje speciale.
Familjen speciale e gjetëm në Venezia.

PRINCESHE (EX) MIA
Kjo ëmbëlsirë erdhi nga qyteti Elbasanit. E
quajtëm Mia, pasi është shumë e ëmbël. Mia
ka një deformim te lindur të gjymtyrëve të
pasëm. U hospitalizua për disa javë në një
klinike në Tiranë, dhe para pak ditësh
udhëtoi në Bergamo. Në Bergamo do të
bëhet nje egzaminim total për të kuptuar
gjendjen reale dhe për të përcaktuar hapat e
mëtejshëm. Tani quhet Pissi, por vijon të jetë
një princeshë e vërtetë. Pas pak do t’i
nënshtrohet rezonancës, sapo treguesit e
gjakut të jenë plotësisht stabël.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

MIMI
Mimi i shtohet sagës së maceve
trikolore të padukshme në Shqipëri. Ne
nuk do arrijmë kurrë të kuptojmë sesi
një gëzof i tillë i kombinuar në
perfeksioni simetrik dhe kromatik, sesi
fytyra rrumbullake, shikimi prej
camarrokeje dhe ajo hundëza ngjyre
roze me njolla portokalli, nuk tërheqin
vëmendjen e askujt në vendin tonë.
Mimi tërhoqi vëmendjen e një familje
italiane në Latina, e cila e bëri pjesë të
sajën. Tani është një zonjushë, quhet
Frida dhe ka një lidhje të vecantë me
kornizën e perdes.

RIKTHIMI NE JETE
Motiz u gjet kur ishte ende një vogëlush, me
probleme në gjymtyrën e përparme ku i
mungonin disa gishta. U hospitalizua në një
klinikë në Tirane, gjatë kësaj periudhe pati
komplikacione me frymarrjen dhe qëndroi
për një kohë të gjatë në terapi intensive me
serume. Pikërisht kur kishim humbur cdo
shpresë për përmirësimin e tij, filloi të
rikuperonte. Mortiz udhëtoi në Itali për
kontrolle dhe aktualisht është i adoptuar në
një familje italiane.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

NE VENDIN E
GABUAR, NE CASTIN
E GABUAR
Aksidentet e vogëlushëve tanë për fat
të keq janë e njëjta histori, vendi i
gabuar, casti i gabuar dhe njerzit e
gabuar. Ishte 22 Dhjetori i vitit te
kaluar kur një makinë aksidentoi Mirin.
Në atë aksident vogëlushit i’u dëmtuan
të dyja gjymtyrët e pasme. Për fatin e
Mirit, aksidentin e pa një vajzë që
konktaktoi menjëherë një prej
vullnetareve tona. Nuk duam ta
mendojmë cfarë do kishte ndodhur me
vogëlushin nëse në atë rruge nuk do
kishte qenë vajza e cila na kontaktoi.
Miri u dërgua në një klinikë në Tiranë
po atë natë. Një gjymtyrë ishte tepër i
dëmtuar, dhe u amputua, ndërsa
gjymtyra tjetër fatmirësisht shpëtoi
mgjth nuk kishte siguri të mjaftueshme
lidhur me rigjenerimin e plotë të saj.
Miri udhëtoi për në Itali në ditët e para
të Janarit dhe aktualisht po pret për
familjen e tij ideale.

MAKINA E FATIT
Axel ishte rreth një muajsh kur endej vetëm
rrugëve të Tiranës në acarin e muajit Shkurt.
Ashtu i vogël dhe totalisht i humbur doli
përballe makinës së një vullnetareje. Axel në
ndryshim nga dhjetra e dhjetra vogëlushë të
tjerë u gjend në vendin e duhur, në castin e
duhur dhe me personat e duhur. Bukuroshi u
strehua që atë natë, dhe thirrjeve tona për
adoptimin e tij nuk iu përgjigj askush në
Shqipëri. Në ditët e para të Marsit arushi ynë
udhëtoi në Bergamo, Itali, tek familja e tij
adoptuese.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

PERQAFIMI I
SHPRESES
Gaia qëndronte në anë të autostradës
kockë e lëkurë, totalisht e konsumuar
nga sëmundja e zgjebes. Në atë rrugë
dhe në atë gjendje Gaia nuk po
mundej më, ndaj ne e hoqëm që atje
dhe nuk arritëm t’i jepnin një vend më
të mirë se streha jonë e vogël. Në
strehë vogëlushja filloi të kurohej, u
sterilizua dhe filloi të na shfaqte një
bukuri që nuk e kishim menduar kurrë
se mund fshihej pas atij trupi kockë e
lëkurë. Gaia udhëtoi ne Mars në
Gjermani, në familjen e saj ku bukuria
dhe lumturia e vogëlushes janë në
kulmin e tyre.

CISCO
Macokun Cisco e gjetëm të hutuar në anët
ndarëse të autostradës, nuk e dimë si ka
përfunduar atje, por kushdo që e ka lënë në
atë vend ka patur vetëm një qëllim, ta dënoj
me vdekje të sigurtë. Cisco erdhi tek ne në
periudhën kur po përballeshim më shumë
raste, disa prej të cilëve tepër të vështirë dhe
me kosto të larta për ne, e mgjth vendosëm
mos ta linim në atë rrugë të pashpresë.
Kërkuam për javë të tëra një strehim të
përkohshëm ose adoptim për të dhe nuk
arritëm të gjenim. Cisco është strehuar pranë
një familjeje në Romë, Itali ne pritje të
familjes së tij adoptuese. A nuk ju duket
edhe ju si "IT guy"? Ndaj quhet Cisco.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

RRUGA E GJATE PER


NE SHTEPI
Willy erdhi tek ne në verën e vitit të
kaluar kur ishte vetëm një vjec, në
gjendje shëndetësore tepër të rënduar,
i sëmurë me zgjebe dhe me
li.Veterinerët na sugjeruan eutanazinë
pasi sipas tyre për të nuk kishte asnjë
shpresë, por Willy gjeti forcën dhe
mbijetoi. Vogëlushi u kurua nga zgjebja
dhe u rikuperoi plotësisht. Willy kaloi
një sërë aventurash përsa i përket
strehimit të tij por që në fund ia
vlejtën, qëndroi fillimisht në një shtëpi
në strehim të përkohshëm, më pas u
strehua në një klinikë, e më pas akoma
qëndroi në një strehë në provincë të
Durrësit derisa për të u gjet familja e
duhur e cila e priti në Itali. Gjatë kohës
që u strehua në Shqipëri vogëlushi u
trajtua për antiparazitarë të
brendshëm dhe të jashtëm.

OREO, EDICION I
LIMITUAR
Pas Olivias që mbylli vitin e kaluar, Oreo
ishte dhurata jonë e parë për vitin 2018. U
gjet pikërisht në 1 Janar, i bukur sa nuk ka,
aq i ëmbël sa edhe emrin ia vumë Oreo, më
vetëm një “problem”, syrin e veshur. Oreo u
strehua në një shtëpi në Shqipëri, edhe për
biskotën tonë me krem nuk pati asnjë
kërkesë adoptimi në vend. Oreo udhëtoi në
Arezzo, Itali tek familja e tij adoptuese. Syri i
veshur do të jetë një tipar që do vijoj ta bëj
gjithnjë e më të vecantë vogëlushin tonë,
por fundja prandaj ka emrin e biskotës më të
vecantë në botë.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

VIKA
Vikën e gjetëm kur ishte vetëm dy
muajshe, të vetmuar në rrugë totalisht
të corientuar. Fillimisht vogëlushja
qëndroi në strehim paraprak dhe më
pas u adoptua. Familja e saj adoptuese
e ktheu sepse mjaullinte shumë.
Fillimisht u mendua se Vika ishte në
afsh të parakohshëm dhe u sterilizua,
por pas sterilizimit vumë re se gjendrat
mamare po i zmadhoheshin gjithnjë e
më shumë. Falë ndihmës së disa
vullnetarëve në Itali shkoi në Pieve di
Cento afër Bolognës për t’u kuruar. Iu
diagnostikua një hiperplazi mamare
beninje. Iu nënshtrua një ndërhyrjeje
tjetër kirurgjikale për të hequr pjesët e
mbetura të aparatit riprodhues. U
rikuperua shumë shpejt, sikur ta dinte
që një familje po e priste. Tani është
adoptuar në Itali.

ARUSHI CIUFFO
Ciuffo një tjetër arush pellushi fare i vogël
endej rrugëve pa mamin, sapo u gjet u
strehua perkohësisht dhe për fat të keq edhe
ai sikurse Axel nuk arriti të trokasë në zemrat
dhe shtëpitë e familjeve shqiptare. Gjatë
qëndrimit në Shqipëri u trajtua me
antiparazitarin e brendshëm Bukuroshi i zi
me të bardhë udhëtoi drejt Italisë ku
menjëherë rrëmbeu zemrën e nje familjeje
italiane.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

VLAD
I bukuri Vlad erdhi tek ne nga qyteti i
Durrësit, me një infeksion të rëndë në
gojë. Në një moment në Shqipëri u
mendua se kishim të bënim me një
tumor. Super macoku ynë qëndroi në
klinikë për një muaj ku u trajtua me
antibiotikë, serume, antiparazitarë të
brendshëm dhe të jashtëm. Udhëtoi
drejt Italisë për diagnostikime të
mëtejshme dhe fatmirësisht u
përcaktua se nuk kishte tumor por një
infeksion në fazë të avancuar.
Aktualisht Vlad është i adoptuar në
Milano, Itali.

BUDDY, EMRI
FATSJELLES
Buddy ishte një nga qenushët për të cilët
kafshedashës të caktuar, vullnetarë ose jo
kujdesen në terren. Buddy është një nga ata
pak qenushë që pas sterilizimit u kthye në
territor dhe i shpëtoi fushatës shfarrosëse të
Bashkisë Tirane. Bukuroshin e gjetëm me një
plage në gjymtyrën e pasme, të mbuluar me
një plasmas. Menjëherë u dërgua në një
klinikë në Tiranë, ku u hospitalizua për disa
kohë derisa u kurua. Fatmirësisht historia e
tij preku një vajzë në Tiranë e cila e bëri
pjesë të familjes.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

SKIP
Ky super terrier endej vetëm rrugëve të
Tiranës kur ishte jo më shumë se një
vjec. Familja e kishte braktisur, ama
Skip nuk ishte dorëzuar, kishte luftuar
dhe kishte arritur të mbijetonte në
rrugë. Kur publikuam rastin e Skip, u
shkaktua një indinjatë e
jashtëzakonshme për fatin e tij të keq,
por që në fund mbeti vetëm kaq. Skip
kaloi sa nga një shtëpi në një tjetër për
t’u strehuar përkohësisht dhe në fund u
strehua në një klinikë. U duk se
peripecitë e tij morën fund në Dhjetor
të vitit të kaluar kur u adoptua, por për
fat të keq mori fund adoptimi. Për Skip
në Shqipëri nuk kishte asnjë mundësi,
ndaj bukuroshi udhëtoi drejt Firenzes,
aktualisht ndodhet në jë strehë atje
dhe po pret për familjen e tij ideale.
Përpara se të udhëtonte në Firenze,
Skip u trajtua për parazitë të jashtëm
dhe të brendëshem, u sterilizua dhe
vaksinua

LUNA
Lunën e gjetëm në anët të autostradës, të
palëvizshme si pasojë e një aksidenti. Me
qindra makina kishin kaluar pranë saj, qindra
sy kishin dëshmuar dhimbjen dhe
pamundësinë e saj dhe askush nuk i kishte
dhënë një minutë vëmendje, në anën tjetër
të rrugës shoqja e aventurës e Lunës
thërriste Lunën, kërkonte ndihmë për të, të
gjithë e degjonin askush nuk ndalonte. Luna
u dërgua në një klinikë në Tiranë ku pas
verifikimeve u konkludua se kishte dëmtim
të legenit dhe femurit, në Shqipëri nuk
mund të kryej ndërhyrja. Luna udhëtoi në
Itali në fund të prillit, është operuar dhe
është shumë mirë. Vogëlushja është ende në
strehim të përkohshëm derisa të gjendet
familja ideale për të.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

BILETA VETEM
"VAJTJE"
Lucky ka qënë një nga qentë për të
cilët prej vitesh kujdesej një vullnetare,
thuajse tetë vite “plakushi” ynë i kishte
kaluar i lidhur me zinxhirë, në të ftohte
e në të nxehtë, në shi e në borë, i
hidhnin ndonjë mbeturinë ushqimi dhe
ai priste për ne cdo ditë, në të njëjtin
orar, që ta ushqenim e të shuanim
etjen e tij. Kur sytë e Lucky – it filluan
të visheshin, zinxhiri u hoq nga qafa e
tij, por vogëlushi mbeti në rrugë në
rrezikun konstant të makinave dhe
shikimi që u errësua. Lucky – n e
hoqëm nga rruga, por i dhamë vetëm
nje kasolle guri në një strehë në
periferi të Tiranës për dy vite të gjata.
Nuk u dorëzuam për asnjë cast derisa
në fund të vitit të kaluar vogëlushi u
strehua në një familje italiane dhe
aktualisht është i adoptuar në Itali.

PRINCESHA E STREHES
TONE
Sisi u gjet nga një kafshëdashës pas një
aksidenti si pasojë e të cilit ishin dëmtuar të
dyja gjymtyrët e pasme. Vogëlushja u dërgua
në një klinikë për t’u vënë në gjumë
përgjithmonë, por ne vendosëm të provonim
duke ndjekur një protokoll mjekimi. Për fat
të keq njëra prej gjymtyrëve u gangrenizua
dhe u amputua ndërsa tjetra u arrit të
rikuperohej plotësisht. Për muaj të tërë
kërkuam një familje që të shihte përtej
“difektit” të Sisit, ta strehonte apo akoma më
mirë ta adoptonte por nuk qe e mundur të
gjendej. Sisi u bë pjesë e strehës tonë dhe
vraponte e buzëqeshte pafund. Në mars
princesha jonë udhëtoi tek familja e saj në
Itali, ku ka më shumë hapsirë për të vrapuar,
ndërsa për ne ndarja nga Sisi ka qënë një
ndër ndarjet më të vështira.  
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018 

TE BASHKEJETOSH
ME VDEKJEN
Bukuroshja Liuba u gjet në një rrethim
në autostradë, me një prerje të thellë
në qafe shkaktuar nga një litar i
ngushtë. E rekuperuam panteren tonë,
e cila u kurua në një klinikë në Tiranë.
Për muaj të tërë qëndroi në një kafaz
të ftohtë spitali, derisa gjetëm një
alternative strehimi jashtë vendit. Për
Liubën kërkuam një alternativë jashtë
vendit sepse thirjeve tona për strehim
të përkohshëm nuk i'u përgjigj askush,
por edhe për faktin që vogelushja ka
nevojë për një familje të duruar që do
shëroj dhimbjen e saj, ka nevoje për
trajtime profesionale specifike që në
Shqiperi nuk janë të disponueshme.
Aktualisht Liuba është e adoptuar në
Itali.

NJE DHURIM SADO I VOGEL SHPETON JETE


ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

KUTIA E PANDORES
Ari & Gold

Nuk eshte sterilizimi


mekat, por kelyshet ne
kuti pa asnje mundesi
mbijetese ne rruge
Kutitë në rrugë janë kthyer në një mankth per ne, kështu
ndodhi edhe atë ditë Marsi. Në kutinë e rradhës që
ndeshëm gjetëm Ari & Gold, dy qenusha aq të bukur sa
lehtësisht   ngatërroheshin me dy lodra pellushi. Nuk
ishin më shumë se një muajsh, të mbushur me parazitë
të jashtëm dhe të brendshëm aq të rrezikshëm për bebe
si ata. U strehuan për  rreth 20 ditë në Shqiperi ku u
trajtuan për parazitë të brendshëm tre herë dhe një herë
 për të jashtëm, u trajtuan me kalcium dhe u vaksinuan.
Në mes të prillit udhëtuan në Itali, ku pasi qëndruan disa
ditë në strehim të përkohshëm, u adoptuan. Kërkuam një
alternativë adoptimi për ta në Shqipëri por askush nuk
i’u përgjigj thirrjeve tona.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

MES HELMIMIT DHE AKSIDENTEVE


Monki & Leda

Kater putroshet jane


pjese e qytetit sikurse
njerzit.

Monki dhe Leda u rekuperuan nga një grup qenushësh


në periferi të Tiranës, pranë një qendre tregtare.
Qenushët e këtij grupi janë shumë të vështirë për t'u
afruar, kanë qenë dëshmimtarë sesi shokët e tyre të
aventurës janë shtypur nga makinat, kanë vdekur nën
agoninë e helmimeve, janë dhunuar e abuzuar nga dora
e njeriut. Monki dhe Leda ishin pjestarët me të vegjël të
atij grupi dhe periodikisht kërcenoheshim se vogëlushet
do të helmoheshin. Monki dhe Leda u vaksinuan dhe u
trajtuan për parazitë të brendshëm dhe jashtëm katër
herë. Udhëtuan në Itali në pritje te familjeve ideale.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

PROVINCA E BRAKTISJES
Danko, Nello & Buzzi

Nuk jeni me pak fajtore se


i braktisni larg pragut
tuaj.
Këta tre vogëlush i gjetëm në rrugën pranë strehës tonë,
në një provincë të Tiranës. Në ndryshim nga Ari & Gold as
nuk kishin marrë mundimin t'i vendosnin në një kuti.
Zona te largëta nga vendet e banimit, zona pranë
rrugëve nacionale janë bërë tashmë vendet më të
zakonshme për braktisjen e tyre. Ndoshta mendojnë se
duke i hedhur larg shtëpisë së tyre, e pastruan
ndërgjegjen. Në fakt nuk është kështu, qenushë dhe
kotele kaq të vegjël pa kujdesin e mamit dhe mbi të
gjitha në zona të tilla janë të dënuar me vdekje njësoj si
para syve tuaj ashtu edhe larg syve tuaj. Danke, Nello dhe
Buzzy të padukshëm në Shqipëri, tani jetojnë në familjet
e tyre në Firenze, Itali.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

"FAMILJET"
Riko

Si arrini te flini te qete?


Një sërë koincidencash sollën këtë super qenush i cili zvarritej rrugëve të Durrësit me gjysmën e trupit të
paralizuar, në inbox – in tonë. Nga e ashtuquajtuara familje i kishte mbetur vetëm emri dhe ai aksident që
kishte paralizuar turpin e tij, e mgjth Riko, nuk kishte humbur besimin tek njerzit përkundrazi kërkonte
përkedheljet, dhe falenderonte për cdo thërrime përkujdesjeje që arrinte të merrte. Ne nuk ndalemi asnjëherë
tek fakti i shëmtuar i braktisjes, nuk ndalemi asnjëherë tek “familjet” që braktisin, zgjedhim të përqëndrojmë
energjitë tona tek gjetja e alternativës ideale për vogëlushët e shenjuar nga braktisja. Por historia e Rikos na
detyroi të ndalemi një cast dhe të pyesim për të kaluarën e tij. “Familja” e linte Rikon të lëvizte i pashoqëruar,
pa asnjë kontroll e si rezultat vogëlushi kishte pësuar një aksident të rëndë dhe kishte thyer shtyllën kurrizore.
Sigurisht që Riko nuk kishte asnjë faj për fatin e tij të keq, por “familja” ashtu të gjymtuar nuk e donte, as nuk
menduan për një sekond të kërkonin ndihmë, thjesht e lanë në rrugë. “Familja” që duhet ta mbronte nga
makinat, që duhet ta ngushëllonte në dhimbjen e tij, që duhet të kontrollonte frymarrjen e tij cdo cast, që
duhet të rendte me të tek të gjitha klinikat veterinare, zgjodhi rrugën më makabër, ta braktiste të sëmurë. Nuk
e dimë si ka mbijetuar Riko në atë gjendje sidomos në ditët e para pas aksidentit, si e ka përballuar dhimbjen e
dyfishuar nga braktisja, si është ushqyer, dimë vetëm që na priti me sytë që i shkëlqenin pavarësisht dhimbjes.
Riko udhëtoi në Itali, në fund të Dhjetorit të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti vogëlushi rikuperoi lëvizjen
falë një pajisje e cila do jetë pjesë e tij gjatë gjithë jetës, aktualisht është në strehim. Është kaq i vecantë sa u
përshtat menjëherë me qenushët e tjerë. Rasti i Rikos është një nga rastet më të vështira me të cilat jemi
përballur, me një ngarkesë të jashtëzakonshme emocionale.  
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

PLATFORMA JONE
STERILIZIMI

STERILIZIMI
PERMIRESON
CILESINE E JETES
Laki/Luna

STERILIZIMI E VETMJA DISA NGA STERILIZIMET TONA


ALTERNATIVE
Laki është një nga qenushët që kemi sterilizuar dhe
Ne jemi koshiente që alternativa e vetme për reduktimin rikthyer në territor, sikurse edhe Luna. Gjithashtu kemi
e qenve dhe maceve endacake është sterilizimi. Kjo sepse sterilizuar dhe kthyer në territor edhe Biancën, motrën e
nuk ka familje për të gjithë, sepse një pakicë e Monkit dhe Ledës, të cilën arritëm ta kapnim me shumë
komunitetit i pranon dhe kujdeset për ta. Në vendin tonë vështirësi falë një kafazi - kurth. Një mace e zezë me të
nuk ka qendra për mbledhjen dhe përkujdesjen e katër bardhë e braktisur nga familja sepse i shqetësonte në
putroshëve, e ndaj shumë prej tyre janë të detyruar të periudhën e afshit, u sterilizua nga ne, per t'ia bërë jetën
përballen me rreziqet rrugës, urinë, sëmundjet virale, në rrugë më të lehtë. Meo bukuroshja pati një infeksion
aksidentet, ashpërsinë e komunitetit që i konsideron një e pas operacionit për të cilin është kuruar. Macja e bukur
keqe për t’u eliminuar dhe së fundmi politikat shfarrosëse është ende në strehim, na thyhet zemra kur mendojmë
të enteve lokale. Pas sterilizimit dhe rehabilitimit ne i se do na duhet ta rikthejmë në territor, mbi te gjitha për
kthejmë vogëlushet në territor. faktin që ajo e di cfarë është një shtëpi dhe rehatia e një
divani.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

PLATFORMA JONE
COMMUNITY CATS

STERILIZIMI
PERMIRESON
CILESINE E JETES

PERKUJDESJA NE TERRITOR
Sikurse e kemi përmendur edhe më sipër në Shqipëri nuk
ka strehë për qëndrimin e kafshëve deri në gjetje e
familjes. Për fat të keq kemi patur shpesh eksperienca jo
të mira me adoptimet në Shqipëri. Kemi hasur adoptues MJAULLIMAT TONA
që nuk kanë plotësuar kushtet e rëna dakort paraprakisht.
Për këtë arsye kemi vendosur të forcojmë kushtet, Ne kemi zgjedhur të kujdesemi dhe të ndjekim në territor
kontrollet dhe të mos kryejmë asnjë ndermjetësim në katër putroshët të cilët janë të padukshëm dhe të pa
adoptimin e tyre pa qënë plotësisht të sigurtë. adoptueshëm, pasi kemi bërë të gjitha përpjekjet për të
gjetur familjet ideale për ta. Aktualisht kujdesemi për disa
koloni te vogla macesh në territor, kujdesemi për
ushqimin e tyre, trajtimet periodike veterinare dhe
sterilizimet. Duke qene se macet janë shumë skeptike
ndaj fotografisë, kemi patur nderin të kemi për këtë
Neësletter vetëm këta vogëlushë.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

PLATFORMA JONE
COMMUNITY DOGS

STERILIZIMI
PERMIRESON
CILESINE E JETES

PRONESIA E PERGJEGJSHME STATUSI COMMUNITY DOGS


Shqipëria është një nga vendet e fundit në rajon ku Shumë qen të pastrehë në Tiranë ndiqen nga vullnetarë
mungon legjislacioni specifik për mirëqënien e kafshëve. dhe kafshëdashës duke mundësuar ushqimin dhe
Cdo ditë e më shumë po bëhet e zakonshme në rrugët e përkujdesjet veterinare. Në konceptin tonë dhe nga
vendit tonë, prania e personave që kanë bërë pjesë të eksperienca e vendeve të tjera të cilat kanë qenë të
jetës së tyre një katër putrosh. Në shumicën e rasteve suksesshëm në ligjërimin e mirëqenies së kafshëve këta
kemi të bëjmë me persona të përgjegjshëm, por kjo nuk qen duhet të kenë statusin "Community Dogs". Aktualisht
përjashton edhe raste diametralisht te kundërta, disa i po negociojmë për njohjen e këtij statusi nga ana e
kemi prezantuar më sipër. autoriteteve vendore, autoritete përgjegjëse për kujdesjen
ndaj tyre. Në fotot nt vijim i'u prezantojmë disa nga
vogëlushët tanë.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

PLATFORMA JONE
COMMUNITY DOGS

STERILIZIMI
PERMIRESON
CILESINE E JETES

TRAJTIMET PERIODIKE
Qenushët tanë të Komunitetit trajtohen periodikisht me
antiparazitar të brendshëm dhe të jashtëm. Deri në fund
të muajit Prill 2018 janë trajtuar trembëdhjetë qen me
antiparazitarë të brendshëm, nëntë me antiparazitar të
jashtëm dhe tre prej tyre kanë marrë trajtimin me
antibiotikë për një peiudhë një javore.
ANIMAL RESCUE ALBANIA NEWSLETTER PRILL 2018

PLATFORMA JONE
COMMUNITY DOGS

STERILIZIMI
PERMIRESON
CILESINE E JETES

NJE DHURIM SHPETON JETE


Sikurse duket qartë nga pamjet qentë për të cilët
kujdesemi janë të shëndetshëm, të bukur dhe nuk
përbëjnë rrezik për komunitetin. Një dhurim i juaji sado i
vogël i jep mundësinë një tjetër vogëlushi që të bëhet
pjesë e Komunitetit.
Qesja e zeze e Bashkise Tirane
Në vitin 2016 Bashkia e Tiranës shpalli projektin e
sterilizimit te kafshëve endacake. Projekt ky që u
mbështet pa asnjë rezervë nga Organizata jonë, pasi
"Ku janë qentë e Tiranës?
ishte në linjë me konceptin që ne prej vitesh e kemi
aplikuar në Shqipëri. Projekti, I hartuar edhe ne
konformitet me ligjin “Për shërbimin veterinar në Pikërisht faktet e përmendura, kërkesat e
RSH”,  kishte qëllim të sterilizonte, matrikullonte dhe vazhdueshme zytare në adresë të autoriteteve
lëshonte ne territor qentë endacakë. Pas pak muajsh vendore të cilat nuk morën kurrë përgjigje,
jetë të këtij projekti na erdhën sinjalizime nga dëshmitë e kafhsëdashësve na cuan të kryenim
kafshëdashës qe kujdeseshin për qentë në territoret e vetë një investigim. Ndoqëm makinën qe doli
tyre se ata po zhdukeshin. Strukturat në varësi të nga spitali ku pretendohet se kryhen
Bashkisë, pretendonin se qentë e matrikulluar ishin sterilizimet e mbushur me qese të zeza të
marrë për t’u vaksinuar rishtazi dhe “mjekuar”. Kohë drejtohej ne Landfill e Sharrës, Tiranë. Në
më vonë insistimit tonë dhe të kafshëdashesve I’u momentin kur makina u ndal, një nga
përgjigjen se u kishin ndërruar territorin për shkak të mbështetësit më të mëdhenj të kauzës, hapi
ankesave. Ne së bashku me qytetarët I kërkuam në qeset e zeza te mbushura me trupa qensh të
“territoret e reja” dhe nuk I gjetëm kurrë.  pajetë. Qenusha që deri pak ditë më parë ishin
plotësisht të shëndetshëm, qenusha të
Gjatë viti 2017, n’a u servir një deklaratë e AMK sipas të matrikulluar, trupa që nuk kishin asnjë plagë
cilës rezultati I një viti sterilizim, kishte cuar ne apo shenjë aksidenti, asnjë shenjë të
përgjysmimin e menjëhershem te qenve endacake. sëmundjeve termila, dergjeshin në ato thasë të
Procesi I sterilizimit redukton popullatën potenciale mallkuar. Kërkesave tona për informacion lidhur
te qenve, dhe jo atë aktuale në një hark kohor kaq të me videon sërisht autoritetet vendore vendosën
shkurtër. Ndërsa ditë pas ditë ishim te gjithë t’u shmangeshin dhe përdoren armët e tyre në
dëshmimtar sesi nga rrugët e Tiranë u zhdukën rrjetet sociale me qellim denigrimin e kauzës
qentë.  tonë, që në fund është kauza e mijra qytetarëve
shqiptar, e mijra taksapagueve shqiptar.

Në ditën e fundit te muajit Prill, ne I kërkuam


publikisht dhe masivisht Bashkise Tirane me një
protest në të cilën morën pjesë qindra qytetarë
të ndalonte masakrën e qenve endacak. Jehona
e padiskutueshme e kësaj proteste na
mundësoi të ishim pjesë e bisedave televizive
në të cilat u përballëm më ata që pasi vranë
qentë na quajtën delirant. Përballëm shifrat,
përballëm dëshmitë, argumentuan qëndrimin
tonë, kërkuam shpjegime dhe na u përgjigjen
paradoksalisht duke deliruar. Dielli nuk lind më
për mijëra e mijëra qen të Tiranës, dhe ne nuk
do të ndalemi derisa të tregojmë të vërtetën e
vrasjes së tyre, shkaktarët e dhimbjes së tyre.
Sensibilizimi
“Le ta pranojmë, të
gjithëve na pëlqen të Për fat të keq në Shqipëri për një pjesë të mirë të
fëmijëve, ky zhinxhir shkëputet menjëherë sapo

shikojmë dhe admirojmë largohen nga objektet me stampime kafshësh.


Vetëm një pjesë ë prindërve vijojnë ta stimulojnë

bukurinë dhe mrekullinë dashurinë e femijëve ndaj kafshëve. Shkollat në


Shqipëri aktualisht nuk kanë një platform

që natyra na ofron"
sensibilizuese të dashurisë ndaj kafshëve.
Kryebashkiaku I Tiranës ka ndërmarrë disa inisiativa
të tilla, por duke I’u referuar historisë së shëmtuar
që kemi treguar, ne si organizatë jemi te prirur të
Katër putroshët janë pjesë e kësaj kategorie, mendojmë se këto inisiativa kanë qëllim të pastër
ndaj që në hapat e parë të jetës, që në reklamues.
momentin kur fillojmë të perceptojmë dhe
përgjigjemi stimujve të mjedisit, instiktivisht Ne si organizatë në hapsira shumë të kufizuar kemi
fillojmë t’I duam kafshët. Mgjth, ende shikojmë zhvilluar disa orë sensibilizuese në shkolla të
persona që u bëjnë keq kafshëve, persona qe Tiranës. Qëllimi I këtyre orëve sensibilizuese është
kanë harruar ndjesitë e bukura që ushqenin të risjellim në kujtesën emocionale te fëmijëve,
ndaj tyre në fëmijëri. Shpesh deduktohet se kuriozitetin dhe dashurinë ndaj kafshëve që kanë
personat të cilët keqtrajtojnë kafshët vuajnë lindur në fëmijërinë e hershme. Një tjetër objektiv
nga crregullime mendore, në raste të tjera kjo që duam të realizojmë përmes këtyre orëve është
përqasje lidhet me faktin e ambjentit të edhe t’u mësojmë femijëve respektin dhe
dhunshëm me të cilin personi/at kanë ndër përgjegjësinë e njeriut ndaj kafshëve, t’u tregojmë
reaguar që në fillimet e jetës. se një kafshë është pjesë e familjes dhe se ndjen
dhimbje dhe frikë sikurse ata vetë. Një fëmijë bëhet
Në vitet e para të jetës rrethohemi me objekte një njeri I mirë kur njeh dhe respekton tjetrin, qoftë
me stampa të kafshëve, të cilat nxisin ky I fundit njeri apo kafshë.
imagjinatën tonë dhe ndjesinë e dashurisë ndaj
tyre. Vazhdimi llogjik dhe objektiv I këtij
zinxhiri, është shkolla. Në shkollë ambjenti në të
cilin ndër reagojmë është më I madh dhe
kompleks, personat e ngarkuar për të
menaxhuar këtë ambjent, mësuesit,
prezumohet të zhvillojne ndjesinë dhe
përqasjen tonë ndaj kafshëve.
ATA KANE NEVOJE PER TY

Bëhu edhe ti ArsA


NJË KAFE NË JAVË PËR JETËN E NJË VOGELUSHI

Objektivi parësor i “Aminal Rescue Albania”, është të bëhet Ne numërojmë më shumë se 50 000
zëri i kafshëve të keqtrajtuara dhe abuzuara në Shqipëri,
ndjekës ne FB, nese na dhuroni vlerën e
që vuajnë cdo ditë në heshtje e në harresë. Luftojmë cdo
ditë për të mbrojtur kafshët endacake në Shqipëri përmes një kafeje në javë, do të mund të
dhënies së ndihmës, përkujdesjes në territor, donacioneve, shpëtojmë shumë më tepër jetë. 
ndermarrjes së veprimeve ligjore dhe sensibilizimit. Ne
numërojmë me qindra histori suksesi në gjetjen e
familjeve për miqtë tanë me katër putra brenda dhe jashtë
vendit.

Por duhet ta pranojmë se kemi shumë kufizime në fonde


dhe burime. Nga momenti që një qenush apo mace
sinjalizohet fillojnë të akumulohen kostot tona. Historia e
një katër putroshi shpesh është u sinjalizua, u kurua, u
adoptua, por midis këtyre hallkave janë kostot e
transportit, kostot e kurimit, kostot e hospitalizimit, kostot
e udhëtimit në familje, minuta të tëra të shpenzuara në
telefon, netë të tëra koordinimi. Dhurimet vullnetare nga
ndjekësit për fat të keq janë shumë pak, pjesa më e lartë e
tyre mbulohet nga vullnetarët aktivë.
NEWSLETTER PRILL 2018

ANIMAL RESCUE ALBANIA


TAKOHEMI NE NUMRIN TJETER ME TE TJERA HISTORI

Udhëtim të mbarë vogëlushe


ALASKA & CROSTA

Qëllimi I kësaj newsletter dhe të tjerat që do Alaska një mace trikolore e cila gjet në shkallët e
pasojnë është te njohin ndjekësit tanë me rastet një pallati në Tiranë dhe u strehua nga personat që
më specifike menaxhuar prej nesh dhe përmbylljen e gjetën. Gjatë strehimit u duk qartë se Alaska nuk
e tyre. Në këtë numër prezantuam dhjetra raste të kishte jetuar në rrugë më parë. Alaska u dërgua në
ndjekura dhe të finalizuara nga ne. I prezantuam një klinikë ku u sterilizua dhe qëndroi atje në pritje
ndjekësit tanë me qenushët e strehës tonë, për t’u nisur në familjen e saj te re në Itali. Për fat
qenusha të padukshëm me probleme shëndetësore të keq ditën para nisjes një insuficenzë renale
të cilët nuk mund të jetojnë në territor dhe kanë akute ndali jetën e re të bukuroshes tonë.
shanse thuajse inegzistente adoptimi. Në këtë
numër u ndalëm gjithashtu tek “Qentë dhe macet e Crostën e takuam totalisht të dorëzuar në një cep
Komunitetit”, sikurse edhe tek pasqyrimi I një rruge, pa asnjë shenjë të gëzofit të saj, kockë e
situatë të shëmtuar qe po verifikohet me qentë lëkur të konsumuar nga sëmundja e leshmanjozës,
endacakë të Tiranës. braktisja, përbuzja dhe abuzimet. Crosta u bë pjesë
ë strehës tonë kur ishte më shumë se shtatë vjec,
Të themi që jemi të lumtur kur vogëlushët tanë dhe pasi u kurua na zbukuronte ditët me vrapin
kurohen, gjejnë familjet e duhura, rigjejne besimin dhe energjinë e saj, prej katër vitesh. Crostës nuk I
tek jeta dhe njerzit është pak. Por ana tjetër e dhamë një familje, por I dhamë një vend të sigurtë,
medaljes, na e lejon këtë ndjesi vetëm për disa ushqim dhe përkujdesje deri ate ditë të mallkuar
caste. Ana tjetër e medaljes janë të gjithë katër Shkurti, ku nje kolaps ndali përgjithmonë vrapin e
putroshat të cilët takojmë në rrugën tonë dhe për shkujdesur të Crostës.
shkaqe që nuk varen nga ne, nuk gjejnë qetësi si të
tjerët.

You might also like