You are on page 1of 71

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK
DEPARTAMENTI I SOCIOLOGJISË

PUNIM DIPLOME
(STUDIMET MASTER)

TEMA: ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË NDËRTIMIN E PAQES NË


MITROVICË

Mentori: Kandidati:
Pr. Dr. Agim Hyseni Shqipe Murati

Prishtinë, 2018

1
ABSTRAKTI

The master's thesis will focus on the issue of the civil society's role in building peace in Mitrovi-
ca, since Mitrovica as a part of Kosovo's northern part since the postwar period is characterized
by tense situations, sometimes with outbreaks of violence.
This area usually draws local and international attention to discuss: barricades, ethnic divisions,
social and institutional divisions, ethnically motivated violence, the lack of rule of law, the lack
of addressing civil society issues, which are just a few of them.
Mitrovica, as the divided city through the “Iber River” is known as a hotspot of interethnic ten-
sions and has become synonymous with the unresolved conflict in the northern part of Kosovo.
In the study objectives and in the Civil Society Organizations, we see how much cooperation
between Albanians and Serbs has the freedom of expression, movement, how the dialogue exists
between them, but not excluding the cases of conflict or hostility of these two communities
which are in between. This paper highlights the key challenges in interethnic cooperation and the
steps undertaken by organizations, institutions, and the business sector. These focus groups are
the main objects of analysis at the grassroots level for interethnic reconciliation in the northern
part of Kosovo.

Therefore, in this form, the aim of the paper is to present it in a scientific and authentic prism,
always trying to be as objective as we go about it.

Key words: Southern and Northern Mitrovica, Civil Society, Institutions and International Or-
ganizations, Albanian and Serbian communities, conflict, separation, peace, tolerance,
coexistence.

2
ABSTRAKTI

Në këtë punim masteri do të shtjellohet tema që ka të bëjë me rolin e shoqërisë civile në


ndërtimin e paqes në Mitrovicë, pasi që Mitrovica si pjesë Veriore e Kosovës që nga periudha e
pasluftës është e karakterizuar me situata të tensionuara, ndonjëherë me shpërthime të dhunës.
Kjo zonë zakonisht tërheqë vëmendjen vendore dhe ndërkombëtare për të diskutuar për:
barrikadat, ndarjet etnike, ndarjet sociale dhe institucionale, dhunën e motivuar etnikisht,
mungesën e sundimit të ligjit, mungesën e adresimit tëçështjeve nga shoqëria civile, janë vetëm
disa prej tyre.
Mitrovica, si qyteti i ndarë permes lumit “Ibër” njihet si një pikë e nxehtë e tensioneve
ndëretnike dhe është bërë sinonim i konfliktit të pazgjidhur në pjesën veriore të Kosovës.
Në objektivat e studimit, dhe të Organizatave tëShoqërisë Civile shohim se sa ka bashkëpunim
ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve se a kan liri të shprehjes, lëvizjes, si qendron dialogu në mes
tyre, por duke mos përjashtuar edhe rastet e konfliktit apo armiqësisë së këtyre dy komuniteteve
që kanë në mes veti. Ky punim thekson sfidat kryesore në bashkëpunimin ndëretnik dhe hapat e
ndërmarra nga organizatat, instituconet, si dhe sektori i biznesit. Këto fokus grupe janë objektet
kryesore të analizave në nivelin bazë për pajtim ndëretnik në pjesën veriore të Kosovës.

Andaj, në këtë formë, synimi i punimit është ta paraqesim në një prizëm shkencor dhe sa më
autentik, gjithnjë duke u munduar që në shtjellim e sipër të jemi sa më objektivë.

Fjalët kyçe:MitrovicaJugore dhe Veriore, Shoqëria Civile, Instituconet dhe Organizata


Ndërkombëtare shqiptarët, komuniteti serb,konflikti, ndarja,paqja, toleranca, bashkëjetesa.

3
FALËNDERIME

Me shumë kënaqësi do të doja të shprehja falënderimet e mia të sinqerta për të gjithë ata që më
ndihmuan, konsultuan dhe më mbështetën moralisht gjatë realizimit të këtij punimi të diplomës -
Master.

Së pari do të falënderoja mentorin tim, Prof. Dr. Agim Hyseni, i cili me kontributin e tij shkencor
dhe metodik, më ka qëndruar pranë, më ka konsultuar, ndihmuar dhe nxitur gjatë gjithë
periudhës së punës për realizimin e këtij punimi.

Falënderime shkojnë për të gjithë kolegët e mi të Fakultetit Filozofik, e po ashtu edhe


Organizatave tëShoqërisë Civile në Mitrovicë të cilat direkt ose indirekt janë bërë pjesë e punës
sime në realizimin e këtij punimi, si dhe mbështetjen e pakursyer dhe mirëkuptimin e familjes
sime.

4
PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI ........................................................................................................................... 2
FALËNDERIME..................................................................................................................... 3
PËRMBAJTJE ........................................................................................................................ 4
SHKURTESAT ....................................................................................................................... 5
LISTA E TABELAVE DHE FOTOGRAFIVE................................................................... 6
HYRJE ..................................................................................................................................... 7

KAPITULLI –I-
ROLI I SHOQËRIS CIVILE PAS KONFLIKTIT........................................................... 9
1.1. Shoqëria civile historiku dhe sfidat e saj te pasluftës....................................................... 9
1.2.Konflikti etnik ne Kosovë.................................................................................................. 13
1.3. Roli i kufijve Administrativ ne mes etnive (barrikadat fizike).......................................... 18
1.4. Mungesa e mbrojtjes reale te të drejtave të njeriut........................................................... 23

KAPITULLI - II -
ANGAZHIMET PËR KRIJIMIN E PAQËS NË KOMUNËN E MITROVICËS............ 25
2.1 Mitrovica dhe perspektiva e saj........................................................................................... 25
2.2. Krijimi i paqes si proces...................................................................................................... 28
2.3. Raporti dhe dialogu mes komuniteteve shqiptare dhe serbe ne Mitrovice.......................... 31
2.4. Roli i OJQ-ve si faktor pajtimi, stabiliteti dhe paqeje......................................................... 35
2.5. Ndikimi i shoqërisë civile ne lirin e lëvizjes dhe sigurisë................................................... 36
2.6 Interesi reciprok i qytetarëve OJQ-ve dhe bizneseve si motivpër paqe...............................46
2.7 Programet e organizatave joqeveritare për krijimin e paqes............................................... 48

KAPITULLI – III -
ROLI I INSTITUCONEVE VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE NË PËRKRAHJËN E
OJQ-ve PËR NDËRTIM PAQËJE.........................................................................................49
3.1 Institucionet Vendore.......................................................................................................... 50
3.2 Institucionet dhe Organizatat ndërkombëtare qe veprojnë në Komunën e Mitrovicës........ 51
3.3 Roli i UNMIK‐ut, KFOR-it, dhe EULEX-it...................................................................... 54
3.4 OKB dhe rezultuta 1244...................................................................................................... 56
3.5 Roli i BE-se dhe OSBE ne ndërtimin e paqes ne Mitrovicë.............................................. 61
KAPITULLI –IV-
4.1 Prezentimi i pyetjeve dhe përgjigjieve të intervistave me OJQ shqipetare dhe serbe......... 64
4.2 Prezentimi i pyetjeve dhe përgjigjieve te të rinjëve shqipetarë dhe serbe............................ 67

PËRFUNDIMI.......................................................................................................................... 69
LITERATUR........................................................................................................................... 71

5
SHKURTESAT

OSHC - Organizata e Shoqërisë Civile


OJQ – Organizata jo Qeveritare
CBM - Qendra e Komunitetit nëMitrovicë
QPS - Qendra për Punë Sociale
MËHA - Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut
APRFK- Avancimi i Pozitës të Rinisë dhe Fëmijëve në Kosovë
USAID - Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar
KIPRED - Instituti i Kosovës për Hulumtime Publike dhe Zhvillim
PZHB – Personat e Zhvendosur Brenda vendit
NDI – Instituti Kombëtar Demokratik
VBA- Shoqata e Biznesit të Grave
OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara
EULEX - Misioni për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian,
UNICEF - Fondi Ndërkombëtar për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara
UNFPA - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNDP - Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
OSBE - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
UNHCR - Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë
UNMIK - Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë
BE – Bashkimi Evropian
NATO- Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior

6
LISTA E TABELAVE DHE FOTOGRAFIVE

Tabela nr 1 - Trendi i regjistrimit të OJQ-ve sipas viteve


Tabela nr 2 - Statistikat e vrasjeve, plagosjeve dhe lëndimeve trupore ndaj popullatës shqiptare
në trazirat e vitit 2000 dhe 2014 nëveri të Kosovës
Foto nr 1 – Trazirat e marsit 2004
Foto nr 2 – Trazirat e marsit 2004
Foto nr 3 – Trazirat e marsit 2004
Foto nr 4 - Barrikadat vitin 2000
Foto nr 5 - Barrikadat vitin 2013
Foto nr 6 - Barrikadat vitin 2014-2017
Foto nr 7 - Protestat 2014
Foto nr 8 - Eskalimi i Protestave 2014
Foto nr 9 - Ura ne Rivitalizm 2015-2017
Foto nr 10 - Ura pas Rivitalizimit 2017
Foto nr 11 - Muri i vendosur pas rivitalizimit 2017
Foto nr 12 - Ura e Ibrit aktualisht 2018
Foto nr 13-Ura alternative që lidh pjesën Jugore me atë Veriore
Foto nr 14 - Takimet e rregullta shqiptar dhe serb në CBM
Foto nr 15 -TërinjtëShqiptar dhe Serb tëMitrovicës në Ulqin 2016,
Foto nr 16 - Pjesëmarrës shqiptar dhe serb, ligjërata Dialog Ndëretnik, 2015
Foto nr 17 - Grat shqiptare dhe Serbe në njëKonferencë në Beograd 2018
Foto nr 18 - Të rijnë Shqiptar dhe Serb duke vallëzuar
Foto nr 18 - Të rijnë Shqiptar dhe Serb duke pikturuar
Foto nr 19 - Visit Xhamisë “Sinan Pashës”, Prizren
Foto nr 20 - Visit Manastirit tëDeçanit

7
HYRJE

Roli i shoqërisë civile në ndërtimin e paqesështëobjekti i studimit të këtij punimi masteri, se


çfarë objektivash dhe aktivitetesh kanë ofruar për të ndikuar nëbashkëpunim dhe ndërtim paqeje
mes komunitetit shqiptarë dhe atijserb në veri, duke e ditur se Mitrovica është qytet specifik i
ndarë në dy komuna të vendosura në veri të Kosovës. Në komunën e Mitrovicës së Jugut ku
shumicën e përbën komuniteti shqiptarë dhe pakicat tjera siç janë: boshnjakë, turq, romë dhe
ashkali. Ndërsa komunën e Mitrovicës së Veriut, jo shumicëjanëshqiptarët, ndërsa serbët janë
komunitet shumicë dhe komunitetet tjera pakicë janë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë,
etj.

Gjatë punimit tëkësaj teme do tështjellojmë ndarjen e Mitrovicës në atë Jugore dhe Veriore
përmes lumit “Ibër”, ose me saktë të themi simbol i ndarjes së këtij qyteti është ura kryesore mbi
lumin Ibër ku për një kohë të gjatë ka qëndruar “Barrikada” pastaj “Parku i Paqes”. Si kanë
arritur qytetarët ti kalojnë këto pengesa, çfarë objektivash kanë përdorur organizatat sëbashku me
qytetarët për të pasur liri të lëvizjes dhe për të ndërtuar paqe, duke e ditur se kanë kaluar 18 vite
që nga përfundimi i luftës dhe se a janë të shfaqura urrejtjet, paragjykimet dhe sterotipet mes
shqiptarëve dhe serbeve, e po ashtu deri me tani prej fillimit të dialogut në mes Republikës së
Kosovës dhe asaj të Serbisë në Bruksel janë bërë progres te dukshme sa i përketsferës politik në
Mitrovicë por sa i përket pajtimit ndëretnik apo ndërtimit të paqes nuk është bërë ndonjë progres
i dallueshëm.

Arsyeja pse kam përzgjedhur këtë temë është mungesa e një studimi të tillë në vendin tone, duke
e ditur se një studim i tillë do ti ndihmojëinstitucionet dhe organizatat, për të pasur një pasqyrë
tëpërgjithshme të situatës aktuale, por edhe kontributin apo aktivitetet qëkanë ofruar organizatat,
e po ashtu edhe instituconet ndërkombëtare të vendosura qysh nga periudha pasluftës në
Komunën e Mitrovicës.

A jo se çfarë e bën më të kompletuar punimin është të definojmë se çfarë është “Paqe”, çfarë
janë “Komunitete”, çfarë është “Shoqëria Civile”, e po ashtu tëshohim edhe rolin e

8
institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare se si kanë ndikuar në ndërtim tëpaqes në
Mitrovicë.

Gjatë trajtimit të punimit me anë të Intervistave të zhvilluara me organizata dhe


pjesëmarrës,është vërtetuar se ndërtimi i paqesështë shumë irëndësishëm për vendin (qytetin,
shtetin) se ku jetojmë, dhe përgjigjet e tyre do t’i përdorim gjatë punimit të temës.
Në mënyrë që t’i bëj një përshkrim të gjithanshëm kësaj teme, e kam ndarë në katër kapituj. Në
kapitullin e pare, do te paraqesë ne përgjithësi rolin e Shoqërisë Civile;
Në kapitullin e dytë, do te bëj një përmbledhje gjithëpërfshirëse për angazhimet e Organizatave
dhe Bizneseve rreth paqes në komunën e Mitrovicës;
Në kapitullin e tretë, do të fokusohem me detajisht ne Institucionet dhe Organizata
Ndërkombëtare, për të parë rolin e tyre nëkomunën e Mitrovicës;
Në fund ne do të mundohemi që t’i nxjerrim përfundimet te mbështetura në baza shkencore-
profesionale.
Për shkak të rëndësisë që ka jeta paqësore në një vend për qytetarët, një kohë të gjatë jemi marrë
me këtë sferë, prandaj kujtojmë se punimi i masterit në këtë fushë është një kontribut i mirë që
kemi studiuar për këtë problematikë.

9
KAPITULLI I

ROLI I SHOQËRISE CIVILE PAS KONFLIKTIT

1.1 Shoqëria civile, historiku dhe sfidat e saj të pasluftës

Thënia e njohur e Profesor Fehmi Aganit, se “Ç’është dhe ç’mund të jetë shoqëria civile”, të
cilën e ka trajtuar në mënyrë të përsosur në librin e tij “Mbi Shoqërinë Civile”. Shoqëria civile
është koncept i pazakontë pasi që gjithmonë duket të kërkojë përkufizim para se të zbatohet apo
të diskutohet. Pjesërisht, kjo ndodh për shkak se koncepti është përdorur rrallë në diskurse para
fundviteve të tetëdhjeta, dhe rrjedhimisht njerëzit janë shumë të pafamiljarizur me të”.1
Koncepti është debatuar dhe përkufizuar në mënyra të ndryshme gjatë historisë, duke filluar nga
Marksi ku në vështrimet e tij mbi shoqërinë civile apo qytetare, si e quan ai, niset nga fakti
themelor i epokës së re, i shprehur në Revolucionin Francez, “Vetëshoqëria qytetare (civile) do
të tejkalohet me emancipimin njerëzor, kur njeriu real bëhet individual, dhe do të kthejë në vetën
e tij qytetarinabstrakt, do të organizojë forcat e veta si forca shoqërore, dhe nuk do të ketënevojë
të ndajë nga vetja e tij forcën shoqërore në trajtën e forcës politike, të shtetit”2
Aristoteli,i cili e shihte fjalën “civile” si domethënie“të shtetit”, kështu, pastaj “shoqëria civile”
ireferohejndërveprimeve kolektive të personit mbështetës, si qytetar polisit.
Sipas Michael Focucault, shoqëria civile nuk është “ekzistencë natyrale e njeriut”, ngase është e
ndërmjetësuar dhe e prodhuar nga trajta të reja të qeverishmerisë që lindën në shekullin XVII”3
Koncepti ështëdebatuar dhe përkufizuar në mënyra të ndryshme gjatë
historisë,“veprimetëorganizuarakolektiveqë nuk janë pjesë e familjes, tregut apo, më
përgjithësisht, të prodhimit ekonomik”4.
Por, koncepti më ipranueshëm ashtu siç kuptohet nga aktorët ndërkombëtarë qëpunojnë në
mjediset qëkanë dalë nga konflikti kanë të bëjnë me “mirësjelljen, përmbajtjen dhe tolerimin”5

1
AganiFehmi, “Për Shoqërin Civile”, Dukagjini 2002, fq 9
2
Marks Karl, “Punime të hershme”, Prishtinë 1982, fq 21, 37
3
Kullashi, Muhamedin “Pushteti dhe Dija te Michael Foucault”, shtypi ALFAPRINT, Prishtinë 2008, fq 438
4
Kopecký, Peter. Uncivil Society London Routledge, 2003,fq 11
55
Po aty, fq 34

10
Shikuar historikisht në Kosovë shoqëria civile ka qenë e formësuar nga rrethanat e veçanta të
Kosovës që nga shkatërrimi i Jugosllavisë, qe kur Kosovës iu hoq autonomia në vitin 1989.
Shoqëria civile u bë pjesë e rezistencës dhe bashkëpunonte nga afër me qeverinë paralele, që u
formua si akt i kundërshtimit të Beogradit dhe që ofronte shërbime alternative në fushën e
shëndetësisë, të mirëqenies sociale dhe të arsimit, veçanërisht suksesit të Lëvizjes për pajtimin e
gjaqeve, i cii është vetëm një shembull i popullaritetit dhe i fuqisë së shoqërisë civile gjatë kësaj
kohe. Që prej vitit 1999 shoqëria civile u ballafaqua me ndryshime rrënjësore pas ndërhyrjes së
NATO-s, me fokusimin e Misionit në Kombeve të Bashkuara në Kosovë , si dhe me ardhjen në
masë të madhe të donatorëve ndërkombëtarë, u fillua me formimin e Organizatave të Shoqërisë
Civle (OSHC) dhe kërkonin nga to qëbashkërisht të kontribuojnë nëndërtimin e paqes. Duke
pasur qëllime të mira, vet vëllimi i përkrahjes dhe dinamika e shpejtë e ndryshimeve kanë
krijuar sfida, me të cilat OShC-të ende po ballafaqohen t’i tejkalojnë.
Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC)përfshijnë organizatat me orientim filantropikapo të
ofrimit të shërbimeve. Shoqatat e komunitetit,shoqatat pasqyrojnë interesa të posaçme, siç janë
bizneset, grupet e avokimit për mbrojtjen e përfitimit të përbashkët dhegrupet profesionale, që në
këtë rast janë sindikatat. Atojanë autonome, vullnetare, shoqata jofitimprurëseqë kanë një
qeverisje të strukturuar dhekornizë organizative. Ato veprojnë në kuadërtë kufijve të përcaktuar
me ligj dhe i mbrojnëinteresat publike jashtë sferës politike.
Sektori shoqërisë civile është i përbërë nga entitetettë cilat janë:
• organizatat—kanë strukturë dhe punojnënë mënyrë të rregullt, pavarësisht ngaregjistrimi ligjor;
• private—nuk janë zyrtarisht pjesë e shtetit;
• jo-fitimprurëse – shpërndarëse—nuk shpërndajnë fitime aksionarëve apo një numri drejtorësh
dhe kryesisht janëjo-komerciale në aktivitetet e tyre;
• vullnetare—pjesëmarrja nuk kërkohet apo nuk është e obligueshme;
OSHC-të nuk veprojnë në vakum. Ato janëtë lidhura me kushtet shoqërore, politike,ekonomike
dhe demografike.6

6
AganiFehmi, “Për Shoqërin Civile”, Dukagjini 2002, fq 11

11
Sipas të dhënave nga:“Regjistri Publik i OJQ-ve i Departamentit të OJQ-ve në Ministrinë e
Administratës Publike tregohet se aktualisht të regjistruara në Kosovë janë gjithsej 8,360
organizata vendore, dhe 456 organizata të huaja dhe ndërkombëtare. Nga këto, 455 janë klube
sportive ose federata të sportit, ndërsa 7 prej tyre janë organizata fetare”7

199 2000 2001 20002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
9
46 439 621 586 455 384 518 543 435 394 500 507 499 489 527 502 518 400

Tabela1: Trendi i regjistrimit të OJQ-ve sipas viteve


Sipas të dhënave 7.2 % e OJQ-ve kanë veprimtari në Mitrovicë, mirëpofokusi i tyre ka qenë më
tepër në arsim, por duke përdorur edhe alternativa të ndryshme për tëbashkëpunuar me
komunitetet, pasi qësfidë e tyre për njëkohë të gjatë ka qenë kur qytetarët kanëhezituar t’i
bashkëngjitenshoqërisë civile dhe pranimit të punës së OJQ-ve,kryesisht për shkak të
keqkuptimeve për arsyen e ekzistimit të tyre, veçanërisht organizatave qëkanë pasur rol pajtimi,
bashkëpunimi, tolerance ndëretnike.
Ndër dy organizata qëkanë punuar më së shumti me komunitete që nga viti 2000 janë“CBM” dhe
“Mundësia” në Mitrovicë, të cilat kanë deklaruar se: “që nga themelimi i tyre janë angazhuar në
ndërtim tëpaqes, ku kanë pasur projekte tëqëndrueshme të financuara nga organizata
ndërkombëtare, dhe se nuk kemi pasur përgjegjësi të plotë në dokumentim apo raportim të
fondeve, dhekemi qenë nëvazhdimësi nën monitorimin e KFOR-it”8
Studiuesi Demjaha argumeton që “kushtet për një shoqëricivile të fuqishme në Kosovë
praktikisht mungojnë.”9
OSHC-e nëKosovës gjer në vitin 2013 kanë pasur sfida të shumta si ato: organizative,
varshmëria financiare, nivelet e ulëta tëpjesëmarrjes dhe mobilizimit, dhe nga një e kaluar

7
Shih: https://map.rks-gov.net/Departments/DOJQ.aspx
8
Intervist me Organizata CBM dhe Mundësia, Mitrovicë Janar 2018
9
Demjaha, Arsime. “The Development of Civil Society in Kosovo after the ‘Kosovo Conflict’,” New York, NY:
Rodopi, 2004, pg 69.

12
përgjithësishte pasuksesshme sa i përket përpjekjeve për ta bërë qeverisjenllogaridhënëse dhe për
të ndikuar në politikat e saj.
Dy gjetje kyçe dalin nga analiza e të dhënave të USAID-it.
Së pari, në të gjitha dimensionet e qëndrueshmërisë së OSHC-e, Kosova me kalimin e kohës e ka
përjetuarnjë përmirësim që meriton të përmendet. Për shembull,zbatueshmëria financiare dhe
aftësia avokuese e OSHC-ve kanëlëvizur nga faza e “tranzicionit të hershëm” në atë të
“tranzicionittë mesëm,” duke treguar një përmirësim të shënuar që nga viti 1999.Me kalimin e
kohës janë duke e rritur aftësinë e tyre përtë formuar koalicione rreth çështjeve të veçanta, dhe
për t’indërthurur lidhjet me OSHC-të e tjera, me partitë politike dheme marrësit e vendimeve.
Së dyti, tani aftësia avokuese dhe ajo përforcimin e koalicioneve te shoqërisë civile të Kosovës,
ndërkohëqë në shumë aspekte nuk ka lëvizur fare, është ende në po tënjëjtën kategori, në atë të
“tranzicionit të mesëm,”10
“Në bazë të intervistës me organizatat si “CBM”, “DIAKONIA”, “MUNDËSIA”, tregojnë se
janë shumë aktive, te cilat kryesisht janë duke implementuar projekte afatgjate, dhe janë
themeluar si organizata “mono-etnike”, ku implementojnë aktivitete të caktuara me OJQ tjera
coftë ato serbe apo shqiptare”11
Sfida më e madhe e Organizatave shqiptare në periudhat e pasluftës, pjesëmarrja e shqiptarëve
në numër shumë të vogël në aktivitete e tyre, OJQ “Mundësia” shprehet: “ në periudhat e
pasluftës nuk kemi pasur as njëpjesëmarrës vullnetarë, madje edhe për t’i punësuar në
organizatë kemi pasur vështërsi, tani është rritur numri dhe interesimi i pjesmarrsve në
organizatë, madje kemi edhe bashkëpunim tëngushtë me Organizata Serbe, të interesuara nga
edhe vet ato për tëbashkëpunuar”12

10
USAID, “The 2009 NGO Sustainability Index for Central and Eastern Europe and Eurasia” (United States Agency
for International Development, Bureau or Europe and Eurasia, 2009).
11
Intervist me Organizata CBM, DIAKONIA, MUNDËSIA, të pjesës jugore, Janar 2018
12
Intervist me Hasime Tahiri Drejtoresh ne Organizatën Mundësia, Janar 2018

13
1.2 Konflikti etnik në Kosovë

Gjatë gjithë historisë, konfliktet etnike kanë qenë prej kohës një pjesë e politikës ndërkombëtare.
Luftërat etnike vazhdojnëtë jenë format më të zakonshme të konflikteve të armatosura rreth
botës.Konfliktet etnike përcaktohen si episod i konfliktit të dhunshëm, në të cilat pakicat
kombëtare, etnike, fetare dhe të tjera, sfidojnë qeveritë për të kërkuar ndryshime të mëdha lidhur
me statusin etyre.
Konfliktet etnikekanë qenë pjesë e studimeve sociologjike, gjithmonë duke e trajtuar si një ndër
temat më problematike, që kanë të bëjnë me raportin në mes konsensusit dhe konfliktit.
Shumë teoricentë tësociologjisë si Parsosni, Veberi, dhe Marksi, theksojnë rendin dhe
harmoninë inhirente tëshoqërisë njerëzore, shembull T. Parsosnsi, kontributin dhe konsensusin e
shef si karakteristik evident tëshoqërisë, ndërsa Veberi dhe Marksi, theksojnështrirjen e konfliktit
shoqëror, ata thonë se ekziston njëpërçarje e thellë e interesave, që në një pikë mund të zbërthejë
në konflikte aktive. Shoqërinë e shohim si të përshkuar nga përçarja, tensionet, dhe
konfrontimet”13
Teoricentët si Ralf Dahrendorf, dhe Parsonsi, e konsiderojnë konfliktin si dominimin e disa
grupeve sociale mbi të tjerë, dhe se çdo shoqëri paskonflikti është në proces ndryshimi, mirëpo
ata argumentojnë se çdo element pozitiv ndihmon në stabilitet.
Sociologjia ka dy anë për trajtimin e kësaj çështje, njëra është konflikti dhe tjetra konsensusi.
“Teoricentët e konsensusit si Parsonsishqyrtojn integrimin e vlerës në shoqëri, ndërsa teoricentët
e konfliktit merren me konfliktet e interesit dhe imponimin që mundëson funksionimin e
shoqërisë përball këtyre tensioneve”14.
Por konflikti mund tërezultojë nëkonsensus dhe integrim.
Përcaktiminmë shkencor te konfliktit e ka bёrё studiuesi amerikan K. J. Holsti sipas te cilit:
“Konflikti ёshtё njё dukuri qё shpie nё dhunëtë organizuar të shkaktuar nga përfshirja e palёve,

13
A. Giddenes, “Sociology” Polity Press, 1990, fq 703, 706
14
George Ritzer, Douglas J. Goodman , “ Teoria Sociologjike,, Shtepia botuese, UFO PRESS Tiranë, dhjetor 2008,
fq 266.

14
qё kanë pozicione tepapërputhshme pёr çёshtje tё ndryshme, kanё qёndrim armiqёsor dhe forma
tё caktuara veprimi diplomatik dhe ushtarak” 15
Konflikti etnik është ndoshta burimi më i rëndësishëm i konflikteve në shumë luftëra që ndodhin
në të gjithë botën. Grupet etnike janë grupe të mëdha njerëzish të cilët kanë dallime në gjuhë,
histori, elemente të ndryshme kulturore, religjion, farefisni etj.
Megjithëse konfliktet ndërmjet grupeve etnike shpesh kanë natyrë materiale, sidomos
përterritorin e kontrollin mbi qeverinë, vetë këto konflikte burojnë prejnjë mospëlqimi ose
urrejtjejeqë pjesëtarët e një grupi etnik ndiejnëvazhdimisht për pjesëtarët e një grupi tjetër etnik.
“Konflikti etniknuk mbështetet pra mbi çështje të prekshme (në lidhje me atë që bëndikush, por
mbi çështje abstrakte në lidhje me atë çka ështëdikush”)16.
Për shembull,“konfliktet etnike në mes shqiptarëve dhe serbëve tëMaqedonisë, të cilat edhe pas
përpjekjeve të akterëve ndërkombëtarë dhe vendor për stabilizim dhe paqe, prapë janë të
tensionuara”17
Palёt nё konflikt etnik kёrkojnё tearrijnë disa objektiva tё caktuara si p.sh. “përfitimi i
territoreve, siguria, kontrolli i resurseve, aksesi nё treg, prestigji, aleancat, përmbysja e qeverive
tё caktuara dhe shumё çёshtje tjera.”18
Kosova është një shtet i njohur në Evropën Juglindore e cila shpalli pavarësinë në muajin Shkurt
të vitit 2008, ndërsa Serbia nuk e njeh qeverisjen e territorit të Republikës së Kosovës, ajo ende
vazhdon të pretendojëatë si “krahinë të vet autonome të Kosovës e Metohisë”. Tensionetafatgjata
të rënda etnike ndërmjet popullatës shqiptare dhe serbe në Kosovë lënë atë të ndarë etnikisht,
duke rezultuar në konflikte ndëretnike.
Shpesh format e dhunës etnike të ushtruara edhe pas vitit 1999, mund të thuhet lirshëm që kanë
karakterin e konfliktit etnik. Një shembull për ta argumentuar këtë është: “trazirat e 3 shkurtit të
vitit 2000, në pjesën veriore të Mitrovicës, të ushtruar ndaj popullatës civile shqiptare, nga
strukturat serbe, të dirigjuara nga Serbia, “ku mbetën të vrarë 11 persona, të plagosur rëndë 24
dhe 89 prej tyre të lënduar rëndë, dhe dëbuan medhunë nga pronat e tyre mbi 1564 familje
shqiptare. Gjithashtu, trazirat e 17 shkurtit të vitit 2004, morën jetën e 11 qytetarëve shqiptar,

15
Lisen Bashkurti, “Krizat ndёrkombёtare” Tiranё 2008 fq 236
16
Gloria La Cava, perkthyer Astrit Salihu “Konfliktet dhe Ndryshimet në Kosovë”, Prishtinë 2000, fq 39
17
Lisen Bashkurti, “Krizat ndёrkombёtare” Tiranё 2008fq236
18
Violeta Petrovska Beshka, “ Konfliktet”, fq 2-5 Shkup 1995

15
plagosjen e 85 të tyre dhe lëndime të rënda trupore 233 persona. Trazirat filluan si shkak i
mbytjes së tre fëmijëve shqiptar të fshatit Çabër (pjesa veriore) në lumin Ibër”19
Një pjesë e rëndësishme e këtij punimi është e bazuar në analizat statistikore të vrasjeve,
plagosjeve me armë zjarri dhe lëndimeve trupore pas vitit 1999 në veri të Kosovës. Për më tepër,
shihni detajet në tabelë:

Tabela 2: Statistikat e vrasjeve, plagosjeve dhe lëndimeve trupore ndaj popullatës shqiptare në
trazirat e vitit 2000 dhe 2014 nëveri të Kosovës
Sipas H. Berani, që nga viti 2013 shumë pak ka incidente fizike në mes komunitetit shqiptarë dhe
serbë, ajo se çfarë është më e theksuar janë tensionet politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për
“Urën e Ibrit” që ndan pjesën Veriore me atë Jugore të Mitrovicës.
“Bazuar në statistikat e mbledhura nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Qendra
Rajonale në Mitrovicë, theksohet se në periudhën e vitit 2000-2014, numri total i banorëve
shqiptarë të vrarë në pjesës veriore të Kosovës është 31, të plagosur me armë zjarri 144 dhe të
lënduar rëndë fizikisht 638”20.

19
Intervist, Halit Barani, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Qendra Rajonale në Mitrovicë, tetor 2017, të
dhëna nga Arkivi
20
Intervist, Halit Barani, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Qendra Rajonale në Mitrovicë, tetor 2017, të
dhën nga Arkivi

16
Foto nr 1 - 2004 Foto nr 2 - 2004 Foto nr 3 - 2004
Fotgrafit 1, 2, 3: Paraqesin Trazirat e Marsit të Viti 2004 në Mitrovicë, fotografi të publikuara në
internet21.
Puna e Organizatave për shkaqe sigurie, gjithmonëështëgjendur para një sfide të madhe në
depërtimin në pjesën Veriore, dhe kjo shpesh herë ka rezultuar edhe me stagnimin e aktiviteteve
për dialog dhe paqe.
Metodat kryesore të dëshmuara si më efikase për zgjidhjen e konflikteve janë: “ndërhyrja e një
pale të tretë”22. Në Kosovë ёshtё Bashkësia Ndёrkombёtare, përfshirë organizatat e fuqishme
ndërkombëtare si BE, NATO, OKB dhe të tjera.
Grupet e synuara: ku përfshihen grupet etnike
Negociatat: realizohen mbi baza vullnetare dhe qëllimi është që zgjidhja të arrihet me
marrëveshje e jo fitorja ose mbisundimi i njërës palë në konflikt;
Ndërmjetësimi: përmes tryezave të rrumbullakëta, konferencave, takimeve publike apo të
fshehta,
Shoqëria civile është vënë para një testi serioz kur ngjarjet e marsit 2004 e futen mbarë Kosovën
në trazira. “Një numër organizatash e qortuan UNMIK-un për një trajtim të vështirë të procesit të
paqes, në anën tjetër, shoqëria civile u bë temë e kritikave nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave
icili akuzoi përfaqësuesit e OJQ-ve se kanë qenë tepër ngurrues në dënimin e sulmuesve dhe për
rreshtimin e tyre prapa vijave etnike”23
Megjithatë, në një reagim të menjëhershëm ndaj trazirave, “ OJQ-tëKosovare organizuan një
mbledhje urgjente për të themeluar një forum të OJQ-ve dhe lëshuan deklaratë ku dënohej dhuna
dhe ku ftoheshin palët që të angazhohen për paqe. Në Deklaratën e tyre të përbashkët të

21
Shih:https://www.google.com/search?q=trazirat+e+marsit+2004&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=4-
rUqzs0bËNgFM%253A%252CgreZ-
22
Alan Collins, “Studime Bashkëkohore të Sigurisë”, f. 129
23
Aka sjell ndryshime Krijimi i paqës në Kosovë. , projekt për mësime të përbashkëta i CDA-së, Korrik 2006.grafo
print prishtine, fq 137

17
shoqërisë civile e Kosovës, të datës 19 mars 2004, OJQ-të pjesëmarrëse u pajtuan të veprojnë si
forum për parandalimin e konflikteve në krizat e mundshme në të ardhmen”24.

1.3 Roli i kufijve Administrativ ne mes etnive (barrikadat fizike)

Roli i kufijve administrativë të një territori është një proces i gjatë dhe kompleks, për suksesin e
të cilit janë të interesuar shteti dhe shoqëria, për përcaktimin hapësinor gjeografik për të
mundësuar shfrytëzimin racional të resurseve natyrore, humane dhe ekonomike, si dhe të
llogaritur dëshirat e nevojat e komuniteteve të atij vendi.
Definimi i kufijve administrativë në mes të dy pjesëve, asaj Jugore dhe Veriore të komunës së
Mitrovicës, ka mbetur ende sfidë për Kosovën. Që nga qershori i vitit 1999, gjithmonë ka qenë
nën kontrollin e plotë efektiv të Bashkësisë Ndërkombëtare e më pak të qeverisë së Kosovës.
Sipas ligjit për kufijtë administrativë të komunave parashihet se: “Kufiri në mes komunës së
Mitrovicës së Veriut dhe komunës së Mitrovicës së Jugut do të jetë vija e përcaktuar që do të
kalojë nëpër zonën kadastrale të Suhodollit, ashtu siçështëparaparë edhe me pakon e Ahtisarit”25.
Barrikadat fizike mbi urën kryesore të lumit “Ibër” që lidh pjesën Veriore me atë Jugore, kanë
qenë të instaluara në pikat kyçe të qarkullimit të qytetarëve si në këmbë, ashtu edhe automjete,
qysh nga periudha e pasluftës.
Deklarata e pavarësisë në vitin 2008 është përcjellë me protesta dhe përplasje të dhunshme, e
disa vite me vone edhe me vendosje te barrikadave, nga ana e serbëve të veriut.
Fillimisht ishte KFOR-i ai i cili ishte vendosur në mbi Urën e Lumit “Ibër” ku edhe e kanëbërë
renovimin e saj fillimisht qysh nga viti 2000 dhe më pastaj kohë paskohe kanë vendosur
barikadimin fizik (rrethimi me tela), për shkak te sigurisë, kur ka pasur tensione ndërmjet
shqiptarëve dhe Serbëve.

24
Po aty, fq 138
25
shih: ligji për kufijt administrativ të komunave, 3.3 ttps://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2518)

18
Foto nr 4, KFOR-i i vendosur mbi Urën Ibër 2000 Foto nr 5, Ura e Ibrit e rrethuar me tela 2001

Në vitin 2011 nga serbët lokal të veriut të Kosovës vendosën barrikada fizike (gurë) mbi Urën e
lumit “Ibër”, duke vështirësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe duke bërë ndarjen fizike të
qytetit të Mitrovicës në dy pjesë(veri-jug). Ajo që është për t’u habitur , është se në:
“marrëveshjen teknike të arritur ndërmjet delegacionit Kosovar dhe ati Serb, të nënshkruar me
datë 19 Prill 2013, për largimin e këtyre barrikadave, nuk solli sukses”26
Më 18 Qershor 2014, në ora 05:00, është larguar barrikada mbi urën kryesore të lumit “Ibër”,
barrikadë kjo e mbushur me zhavorr dhe gurë e që kishte qëndruar tri vite, ndërsa në po të njëjtën
ditë, vetëm disa orë më vonë, një grup prej disa qytetarëve serb, përfshirë këtu edhe kryetarin e
komunës së Mitrovicës së Veriut, kanë sjellë një ngarkesë me copa të betonit, me të cilat e kanë
ribllokuar urën mbi lumin Ibër, duke vendosur vazo të betonit dhe duke mbjellë pisha mbi këto
vazo. Banorët lokal serb, këtë barrikadë e quajnë “Parku i Paqes”.

Foto nr 6: BarikadaZhavor 2011-2013 Foto nr 7: BarikadatParku i Paqës 2014-2017

26
KIPRED, “Decentralizimi në Kosovë II: Sfidat e komunave me shumicë serbe Prishtinë, 2009, f. 5.

19
Fotografianr 6 dhe 7 Paraqesin Barikadata Fizike mbi Urën e lumit “Ibër”,Zhavor dhe Parku i
Paqës te vendosur nga Serbët.
Kryetari i komunës Goran Rakiq në Mitrovicën e Veriut të ashtuquajturin “Parku i paqes” e ka
vlerësuar jo si barrikadë, por si dorë e zgjatur për pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në
Mitrovicë, në anën tjetër, institucionet e Kosovës patën reaguar duke thënë se “barrikada e
mëparshme është zëvendësuar me një të re, por vetëm me pamje tjetër” dhe se ky veprim e shkel
marrëveshjen për qarkullimin e lirë, të arritur në dialogun në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë27.
Me datën 22 qershor 2014, “Shoqëria Civile organizoi protesta për shkak të barrikadave të
vendosura të cilat u shëndërruan në eskalim të protestave të paralajmëruara të qeta në këtë
ditë.Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe protestuesve u ndanë të lënduar, ndërsa disavetura
të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe qytetarëve u dogjën”28

Foto nr 8 Protestat 2014 Foto nr 9 Eskalimi i Protestave 2014


Fotografia 7 dhe 8, Paraqesin Protestën në vitin 2014, të organizuar nga shoqëria civile, me
Slloganin “S’duam park, duam Urë, ose ju ose na!”.
Çështja e të ashtuquajturit “Parku i Paqes”, u diskutua me 23 qershor në Bruksel, në kuadër të
dialogut Kosovë – Serbi. Në takim ishin të dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe i Serbisë, me
ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit
Evropian, Federica Mogherini. “Në këtë takim u arrit marrëveshja për rivitalizimin e urës mbi
lumin Ibër, për të cilën Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte shpallur tenderin, si dhe ura
është rrethuar me pllaka të llamarinës”29.

27
Lajmi për barikada shih:http://zeri.info/aktuale/36967/parku-i-paqes-dhe-paqja-e-brishte/
28
Lajmi për barikada : http://archive.koha.net/?id=27&l=15134
29
Lajmi për barikada :http://zeri.info/aktuale/36967/parku-i-paqes-dhe-paqja-e-brishte/

20
Në vitin 2017 u bë rivitalizimi i urës, e cila shënoi më disa ndryshime, dhe pa incidente. Mirëpo
në të njëjtën ditë serbët filluan të ndërtonin murin pranë lumit Ibër, ku pas ndërhyrjeve
ndërkombëtare përsëri e rrënuan murin, dhe me arsyen se janë vetëm duke bërë disa ndryshime
në infrastrukturë, mirëpo që shënon me pengesën e qarkullimit të lirë me automjete për në pjesën
veriore, ndërsa për këmbësorë nuk ka pengesa për lëvizje.

Foto nr 10. Ura ne Rivitalizm 2015-2017 Foto nr 11, Ura pas Rivitalizimit 2017

Foto nr 12Muri përtej Urës 2017 Foto nr 13, Ura e Ibrit aktualisht 2018

Të gjitha këto pengesa, vazhdimisht kanë penguar edhe procesin e punës së organizatave, të cilat
kanë në programin e tyre ndërtimin e paqes. Shoqëria civile nëpërgjithësi nuk ka pasur rol kyç sa
i përket barrikadave të cilat kanë penguar lirinë e lëvizjes, ato kanë përdorur rrugë alternative për
t’i zhvilluar aktivitetet e tyre, dhe për të arritur njëbashkëpunim me organizatat e pjesës veriore,
ku shpesh herëkanë deklaruar se këto çështje janë politike, dhe se e pengojnë procesin e të
jetuarit një jetëpaqësore në vend.
Gjatë kohës kur janë të vendosura barrikadat njerëzit nga komunitetet e ndryshme takohen në
jetën e përditshme, përmes rrugëve apo lagjeve alternative. Këto janë kryesisht lagje të përziera

21
etnikisht, siç janë “Kodra e Minatorëve”, “Suhodolli”, dhe posaçërisht “Lagja e Boshnjakëve”,
ku tregtia e ka kthyer këtë lagje në një treg shumë-etnik gjatë viteve të fundit. Këto lagje të
përziera zakonisht janë të qaseshme për të gjitha komunitetet pa asnjë frikë.

Foto nr 14, Ura e cila është përdorur si alternativ për këmbësorët që lidh pjesën Jugore me atë Veriore
Vendosja e barrikadavejanë më pak ndëretnike e më shumë të natyrës politike. Në një hulumtim
tëbërë nga “KIPRED” për çështjen e barrikadave, shumë biznesmenë, zyrtarë komunalë,
përfaqësues të OJQ-ve nga të dy anët e Ibrit, ndihen të lodhur nga barrikadat, konflikti i
pazgjidhur i cili iu konsumon shumë energji. Posaçërisht barrikadat dhe tensionet janë përjetuar
si një barrë psikologjike. Një banor shqiptari pjesës veriore deklaroi“ kjo barrë e pritjes përditë
se çka do të ndodhë, a do t’i largojnë barrikadat, apo nuk do t’i largojnë barrikadat? A do të
gjuaj dikush prapë a jo? – Jemi mësuar të jetojmë me këto gjëra, por në ndërdijen tonë ka shumë
tension dhe presion të madh, duke iu referuar presion të madh brenda komunitetit”30 Një
biznesmen serb i Kosovës thotë se “Unë jam një serb dhe duhet të veproj si tjerët, nuk mund të
shkoj kundër barrikadave, jam shumë i vogël, nuk kam ndikim – dhe do të ishte shumë e
rrezikshme”31
Apo, siç e tha një përfaqësues i OJQ-së shqiptar i Kosovës, marrëdhëniet ndëretnike “nuk do të
përmirësohen nëse nuk ndërrojnë pozicionet politike natyrisht në të dy anët.”32
Nga kjo kuptojmë se zgjedhja e situatës politike i është lënë politikanëve lokal dhe komunitetit
ndërkombëtar, më saktësisht Bashkimit Evropian – por që nuk janë përfshi shoqëria civile apo
sektori i biznesit të cilët ndjenjëse janë shumë të dobët për të qenë në gjendje të ushtrojnë
çfarëdo ndikimi. Shoqëria civile nuk ka ndikim fare dhe se urdhrat politikë në pjesën veriore të
Kosovës rrjedhin nga Beogradi, kjo krijon një realitet në Mitrovicë të cilin nuk e pëlqejnë as
qytetarët e as shoqëria civile.
30
Të dhëna nga KIPRED dorcak i shpërndar në vitin 2017, fq 17
31
Po aty
32
Po aty

22
1.4 Mungesa e mbrojtjejes reale e të drejtave të njeriut

Përgjithësisht, gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë është problematike. Qeveria e Kosovës


është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve, politikave dhe strategjive që kanë të bëjnë me
respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për të gjithë qytetarët, nëveçanti duke i kushtuar
rëndësi programeve qëkanë të bëjnë me paqen dhe sigurinë.
Në dekadat e fundit, të drejtat e njeriut dhe debati për to janë bërë një tipar themelor i kulturës
publike globale bashkëkohore, jo vetëm nëKosovë, siç shkruan Michael Buravoy “Sot jetojmë në
epokën e të drejtave”33.
Të drejtat e njeriut janë bërë dhe po bëhen gjithnjë e më shumë fokusi i kërkimeve dhe i debatit
në fushën e shkencave sociale, veçanërisht në sociologjike, ku sociologu i njohur Michael
Buravoy argumenton se:“në botën e sotme kapitaliste, ekzistojnë tre lloj institucionesh:
ekonomia e tregut, shteti liberal dhe shoqëria civile. Çdo njëri prej tyre ka të drejtat që lidhen me
ekonomin. Ekonomia e tregut kërkon të drejtën e pronës dhe, bashkë me të, lirinë për të blerë,
për të shitur e për të shkëmbyer. Shteti preokupohet për aftësinë e tij që të sigurojë stabilitet dhe,
në një demokraci liberale, për të drejtën për të votuar, për shtetin ligjor, për lirinë e fjalës. Në
dallim nga këto, organizimi kolektiv në shoqëri, apo shoqëria civile, mbron të drejtat e njeriut për
të mbijetuar përballë rrezikut si të atij që vjen nga dhuna e shtetit”34. Nëse dy të parat kanë qenë
fusha e ekonomisë dhe e shkencës politike, kjo e fundit është, në mënyrë karakteristike, fushë e
sociologjisë dhe e disiplinave të afërta me të, antropologjisë dhe gjeografisë humane.
Me pak fjalë, të drejtat e njeriut mund të mbrohen publikisht nëse ato bëhen pjesë e sociologjisë
publike. Në një kuptim real të fjalës, argumenton Buravoy, “Sociologjia ka lindur me shoqërinë
civile dhe do të vdesë bashkë me të”35.
Mbi këtëpikëpamje sociologjike, shohim se shoqëria civile është baza pothuajse kyçe e mbrojtjes
së drejtave dhe lirive të njeriut, në veçanti, tek liria e lëvizjes dhe thyerjes se paragjykimeve ne
baza etnike, te cilat në Rajonin e Mitrovicës është mjaft e theksuar si mungesë e një mbrojtjeje

33
Michael Buravoy, A Public Sociology for Human Rights, fq 14,
shihhttps://pdfs.semanticscholar.org/36e5/79d0aa38447381843b1765c5c3afc482161c.pdf
34
Po aty
35
Po aty

23
reale e të drejtave, dhe nëbazë të kësaj ka çështje dhe pabarazi të shumta që duhen trajtuar, nga
këndvështrimet e ndryshme sociale, politike, dhe ekonomike.
Shumë organizata u përqendruan kryesisht në pjesëmarrjen e pakicave në shoqëri, në vendim-
marrje publike, në mbikëqyrjetë sundimit të ligjit në Kosovë, në shkollat për të drejtat e njeriut.
“Organizatat për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE së bashku me shkolla e të Drejtave
të Njeriut, e realizuan një pilot projekt me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Aktivitetet i organizuan në Mitrovicë në shtator-tetor te vitit 2010, morën pjesë 17 të rinj nga të
gjitha grupet etnike, ku ishin përftues të drejtpërdrejtë të një trajnimi intensiv për të drejtat e
njeriut. Pastaj u krijua një grup prej gjashtë trajnerëve të rinj për të drejtat e njeriut te cilëtkanë
mbajtur trajnime në shkollat e mesme për të drejtat e njeriut në bazë të parë, si dhe në
angazhimin kritik rreth të drejtave të njeriut përmes debateve dhe shprehjes dramatike
(shfrytëzimit të teknikave teatrore për t’i mësuar të drejtat e njeriut)”36.
Mungesa e mbrojtjes së drejtave të njeriut lidhët edhe me sigurinë njerëzore e është e
“qendërzuar kah populli”37 ajo i vë individët dhe bashkësitë e tyre si pikë kryesore të referimit.
Krijimi i një kulture të politikës globale, të bazuar në të drejtat për të gjithë, është kërkesë e
domosdoshme për përmirësimin e sigurisë njerëzore.
Në veri të Kosovës, të banuar me shumicë të popullatës serbe, kemi të bëjmë me një pasiguri
njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku shpesh bëhet shkelja më e madhe e të drejtave të
njeriut, nëveçanti ajo e lirisë sëlëvizjes dhe drejtës në pronë.

36
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSCE, shih http://www.osce.org

24
KAPITULLI II

ANGAZHIMET PËR KRIJIMIN E PAQËS NË KOMUNËN E MITROVICËS

2.1 Mitrovica dhe perspektiva e saj

Qyteti i Mitrovicës gjendet në pjesën Veriore tëKosovës i cili pas përfundimit të luftës së fundit
u bë një ndarje administrative përmes lumit Ibër i cili gjithashtu shënon linjën e qartë të ndarjes
në mes të popullatës shumicë shqiptare të Kosovës, në jug të lumit, dhe popullatës shumicë serbe
në veri të lumit, dhe ka njëhistori të dhunës midis komuniteteve. Pas fundit të luftës, shpërthime
të ashpra të dhunës në vitet 2000-2004e vështirësuan situatën edhe ashtu të brishtë ndëretnike.
Kjo i shtyri dy komunitetet të lëvizin në drejtime të kundërta, serbët e Kosovës që jetonin në
bregun jugor të lumit u bartën në pjesën Veriore të Mitrovicës, dhe shqiptarët e Kosovës që
jetonin në veri u detyruan të kërkojnë strehim në pjesën jugore të qytetit, duke u bart disa edhe
në Vushtrri e Prishtinë.
Tash, pjesa Veriore e komunës ka shumicë serbe dhe pjesa Jugore ka shumicë shqiptare, ku
sipas “Agjencisë sëStatistikave të Kosovës, në regjistrimin epopullsisë të vitit 2011 del
seMitrovica ka 71.061 banorë shqiptarë”38 Pasi që nuk ka pasur regjistrim të besueshëm që nga
viti 1981 për komunitetin serb të veriut, shifrat demografike janë të bazuara në vlerësime. “Sipas
vlerësimeve të përdorura nga Komuna e Mitrovicës, KFOR-i, Policia e Kosovës, institucionet e
Kosovës dhe prezenca ndërkombëtare në Kosovë del se ne qytetin e Mitrovicës 10, 447
janëserb”39
Gjatë trazirave të vitit 2004, shumë serbë që jetonin në pjesë të tjera të Kosovës janë zhvendosur
dhe kanë kaluar në pjesën veriore të Kosovës, por gjithashtu ka serbë të zhvendosur brenda
(PZHB) nga pjesët e tjera të Kosovës, të cilët kanë lëvizur drejt pjesës veriore të Kosovës. Me
ardhjen e studentëve dhe profesorëve në Mitrovicën Veriore, kjo pjesë e qytetit është bërë qendra
urbane për serbët në Kosovë dhe ka ndryshuar thellësisht karakterin e tij në dekadën e fundit,
teknikisht dukeshërbyer si “kryeqytet serb”.

38
Shih të dhëna statistikore në: http://ask.rks-gov.net/search-results/?q=regjistrimi%20i%20popullsis&p=1
39
Shih të dhëna statistikore në:https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Komuna_e_Mitrovic%C3%ABs#T.C3.AB_tjera

25
Administrimi i Mitrovicës është kompleks që nga viti 1999, plani i Ahtisarit parashikon një
ndarje të komunës së Mitrovicës siç ka qenë para vitit 2008, në dy komuna: ‘Mitrovicë Jugore
dhe Mitrovicë Veriore”40. “dhe kjo ka filluar të inplementohet Mitrovica Jugore vepron si
komunë sipas Statutit të saj”41 qeveriset nga institucionet e veta komunale në pajtim me Qeverinë
e Kosovës, ndërsa pjesa veriore administrohet nga Administrata e Kombeve të Bashkuara,
udhëhiqet nga Beogradi, por edhe nga qeveria e Kosovës, mirë po që nga qershori i vitit 1999,
asnjëherë nuk ka qenë nën kontrollin e plotë efektiv të UNMIK-ut e edhe të Qeverisë së
Kosovës. Në pjesën Veriore të Kosovës, ndryshe nga pjesët tjera të Kosovës, deklarata e
pavarësisë në vitin 2008 është përcjellë me protesta dhe përplasje të dhunshme. Për herë të parë,
Serbia organizoi zgjedhjet lokale për serbët në Kosovë në vitin 2008, që është atribuar kryesisht
si një veprim i ndërmarrë nga Serbia si rezultat i deklarimit të pavarësisë. Serbia krijoi strukturat
e veta komunale si, Zubin-Potok, Leposaviq, dhe pjesën Veriore, të cilat fillimisht vepronin sipas
ligjit të Serbisë. Përveç këtyre komunave, autoritetet e Serbisë kanë themeluar dhe vazhdojnë të
përkrahin institucione tjera, të njohura si “institucione paralele” në pjesën veriore të Kosovës.
Ato përfshijnë, “sistemin arsimor, energjia elektrike,dhe telekomunikacionin, duke vepruar në
bazë të statuti të sajë, duke rregulluar kështu të gjitha çështjet e juridiksionit, të përcaktuara në
nenin 7,8,9 të statutit të Komunës së Veriut”42
Institucionet e Kosovës, veprojnë në Komunën e Veriut sikur në të gjitha komunat e sajpërmes
zyrave përkatëse si: “Administrata, Mirëqenie Sociale, Shëndetësi, , të cilat ofrojnë shërbime për
të gjithë qytetarët e pjesës veriore pa dallim etnie, ku në këto zyre janë tëpunësuar edhe
shqiptarë por në numër shumë tëvogël, dhe të gjitha veprojnë në bazë të ligjeve të Kosovës”43.
Mirë po çështja e arsimit, për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në këtë zonë ofrohet vetëm në
pjesën Jugore.
Armiqësitë midis bashkësisë serbe dhe asaj shqiptare mbeten ende të dukshme, më tepër
tëshfaqura nëintonacione politike, dhe ndarje territoriale, kjo armiqësi shihet edhe nëmos
bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qëkanë tëbëjnë me kulturën, gjatë intervistës me
Drejtorin e Kulturës në Mitrovicën Veriore deklarojnë se “nuk kanë asnjë bashkëpunim e as
40
Shih të dhëna të publikuara për Mitorivcën fq 14
http://www.transconflict.com/10/ëpcontent/uploads/2011/11/Plani-i-Ahtisarit-dhe-Veriu-i-Kosoves.pdf
41
Shih Statutin e Mitrovicës Jugorehttps://kk.rks-gov.net/mitrovice/getattachment/Municipality/Statut/Statuti-i-
Komunes-se-Mitrovices---2011-(1).pdf)
42
Shih statutin e Komunës së Veriut https://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=12573
43
Të dhëna nga Drejtoria e Punës dhe Mirqenës Sociale, Qendra për punë Sociale, Kordinatore Meral Mezini, Dhje-
tor 2017

26
komunikim me zyrtarët komunal të pjesës veriore, ne në kuadër të planeve të punës parashohim
aktivitete të cilat kanë të bëjnë me paqen, por qëasnjëherë nuk kanë marrëpjesë nga zyrtarët
komunalë të pjesës veriore, pavarësisht aktiviteteve të përbashkëta me rini shqiptare dhe serbe
kur i kanë organizuar edhe vetë organizata të mbështetura nga Drejtoria e Kulturës-sektori për
Rini (DKRS)”44
Në përgjithësi, sipas Zyrtarit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Fitim Rama në Komunën e
Mitrovicës së Jugut, shprehet se:“shqiptarët Kosovarë i frikësohen ndarjes së qytetit dhe
mundësisë që qeveria serbe do të përpiqet ta ndajë pjesën veriore të Kosovës dhe ta integrojë atë
në Serbi, duke pasur parasyshbashkëpunimin dhe udhëheqjen që bën qeveria e Serbisë në pjesën
Veriore, ku ky bashkëpunim parashihet edhe me statutin e tyre”45
Ndërkaq, njëserb aktivist në Shoqëri civile shprehë se: “serbët e Kosovës i frikësohen integrimit
në qytetin e kontrolluar nga shqiptarët e Kosovës, dhe shndërrimit të tyre në një grup të vogël
dhe të margjinalizuar në Kosovën e pavarur, që kërcënon me zhdukjen e ngadalshme të gjuhës
dhe të kulturës së tyre”46
“Bashkësia ndërkombëtare ka provuar strategji dhe mekanizma të ndryshëm me qëllim të
urëzimit të ndarjes midis komuniteteve në Mitrovicë”47 Pos institucioneve qeveritare lokale dhe
ndërkombëtare, edhe një numër i madh i OJQ-ve kanë ndërmarrë aktivitete të shumta për
tejkalimin e hendekut në dukje të pakapërcyeshëm midis dy palëve kundërshtuese. Megjithatë,
përpjekjet e pasluftës për pajtim etnik në Kosovë, dhe në veçanti në Mitrovicë, nuk kanë qenë të
suksesshme dhe nuk është gjeturndonjë zgjidhje që do ta siguronte ndonjë bashkëjetesë paqësore.
Mitrovica ishte e njohur si qendra më e zhvilluar industriale në Kosovë. Në rend të parë duhet të
vihet parasysh “Trepça”, si njëndërmarrje prodhuese gjigante e njohur edhe në përmasa
ndërkombëtare. “Ishte prodhuesi më i madh i plumbit, zinkut dhe i akumulatorëve në
Jugosllavinë Socialiste”48. Por ajo tani punon në prodhim ende por vetëm në lëndën e parë, dhe
jo me kapacitetin qëkishte në periudhat e paraluftës. Po ashtu Mitrovica në kontekstin ekonomik
njihet edhe si Zonë e lirë industriale.

44
Intervist me Zyrtarin e Drejtoris së Kulturës, Fahri Jashari Janar 2018
45
Intervist me Zyrtarin për mborjtjën e të drejtave të njeriut në Mitroivcën e Jugut Fitim Rama Dhjetor 2017
46
Intervist me aktiviste Sërbe Jovana Radosavlejvic shoqëris civile në pjesën veriore të Mitrovicës, janar 2018
47
Dorcakt: Tatjana Lazarević, ‘Northern Kosovo, in the Hunt for the Solutions, fq 4’ në dispozicionnë:
http://ëëë.balcanicaucaso.org/eng/Regions-and-countries/
48
Osmani Jusuf: Vendbanimet e Kosovës, SHKROLAPrishtinë 2004

27
2.2 Krijimi i paqes si proces

Paqja si proces kryesisht lidhet me “luftën , konfliktin, dhunën, të cilat duhet kompensuar me
paqen”49. NëKosovë që nga përfundimi i konfliktit në vitin 1999, shumë përpjekje janë bërë për
të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe të konsoliduar për shtetësinë në Kosovë. Edhe pse
substanca normative e misioneve ndërkombëtare në Kosovë shpesh është e ndërlidhur me
ndërtimin e paqes liberale, praktikat e tyre flasin më shumë për një qasje momentale për
ndërtimin e paqes. Paqendërtimi liberal nënkupton ndërtimin e demokracisë dhe ekonomisë së
tregut si dhe promovimine të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e shoqërisë civile.
Ne e dimë se ekzistojnë koncepte të ndryshme rreth paqes, duke u nisur nga ato fetare,
ideologjike, një koncept i pranueshëmështë se: “ç’do njeri ka të drejtë të jetojë në paqe, në
harmoni, në gëzim, në tolerancë, në dialog dhe t’i shprehë vlerat e veta, pavarësisht gjuhe, etnie,
kombësie”50
Termi “Krijim i Paqes” në Kosovëështë përdorur në mënyrë alternative për të përshkruar të
gjitha përpjekjet e Institucioneve, organizatave, dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, dhe
për ti përshkruar programet specifike të përpiluara që t’i shqyrtojnë shkaqet e konfliktit
nëvazhdimësi dhe në tëardhmen, për të arritur përmes sajë të kuptojmë se nëç’far programesh
duhet të fokusohemi që tëkem paqe. Kështu që krijimi i paqes lidhet me çdo lloj aktiviteti apo
programimi tëndërmarra nga çdoinstitucion apo organizatë, qoftë vendore apo ndërkombëtare,
qëkanë pasur për qëllim pjesërisht ose plotësisht parandalimin e përsëritjes së dhunës ndëretnike
apo t’i shqyrton shkaqet politike, ekonomike, dhe sociale që shpijnë në konflikt, dhe nëpengesë
së ndërtimit të paqes, kjo parashihet edhe me ligjin e Kosovës për mbrojtjen dhe provimin e
drejtave te komuniteteve “Republika e Kosovës promovon frymën e paqes, tolerancës, dialogut
ndër-kulturor dhe ndër-fetar dhe mbështet pajtimin mes komuniteteve”51

49
Myung MOON “ Si Qytetar Global Paqedshës”, Shtëpia botuese U.F.O, Press Albanian University, Tiranë 2011,
fq 174
50
Mesazh shtëpia Universale e Drejtësisë për popujt në botë,”Premtimi i Paqes Botërore”, fq 17
51
Ligji përMbrotjen dhe Promovimin e të drejtave të Komuniteteve dhe pjestarëve të tyre në Republikën e Kosovës,
nenin 3.1, fq 3

28
Mitrovica ka qenë fokusi kryesor për ndërtim të paqes, nëintervistë me organizata shqiptare dhe
serbe si CBM, Mundësia, Diakonia, Santa Maria kanë deklaruar se “në programet e tyre
janëpërqendruar tek tërinjtë dhe gratë, në Pjesën Veriore dhe Jugore, duke organizuar aktivitete
të ndryshme për paqen, pajtimim dhe integrimin e komuniteteve”52,

Foto nr 14 Organizimet e rregullta të mbajtura mes të rinjve Shqiptar dhe Serb në CBM, Mitrovicë Jugore

Organizata kanëbashkëpunim edhe me media, mirë po nënjë lëmi tjetër tëvëmendjes, me


“trajnime për gazetari, me hulumtime dhe publikime shumetnike, me publikimin e aktiviteteve
shumetnike në TV-në Mitrovica, si dhe me radio Plusin në Veri, duke ofruar informata në
gjuhën shqipe dhe serbe”53
Midis versioneve shqiptare dhe serbe të paqes, minoritetet jo-dominuese kanë ndjekur një
politikë të paqes si bashkëjetesë dhe si një hapësirë përfituese për identitetin e tyre etnik dhe
mirëqenien sociale, paqe-ndërtimi ka paraqitur një mundësi për emancipim, barazi, dhe
bashkëjetesë me komunitetet shumicë, por edhe një mundësi të artë për mbi-përfaqësim
institucional.
Njerëzit të përfshirë në aktivitete të krijimit tëpaqesveçanërisht në dialog dhe në disa trajnime
deklaronin për ndikim pozitiv të fuqishëm personal ne raport me komunitete tjera dhe në
thyereje të paragjykimeve, “Pjesëmarrësit shqiptarë qëkanë qenë pjesë aktive e aktiviteteve
tëorganizatave,kanë deklaruara se kemi marrë pjesë në aktivitetet ndëretnike, dhe se kemi thyer

52
Intervist CBM, Mundësia, Diakonia, Santa Maria, Janar 2017
53
OSBE: Raport mbi perceptimet e standardeve në veri të Kosvës, fq. 49

29
shumëparagjykime për komunitetin serb, madje me disa prej tyre jemi bërë edhe miq në rrjetet
sociale si Facebook”54

Foto nr 15, vizitë në Ulqin nga tërinjtë Shqiptar dhe Serb të Mitrovicës, organizuar nga DIAKONIA 2016,
Nga kjo shohim se Mitrovica është nikoqire e shumë aktiviteteve të vogla, por serioze dhe
produktive për krijim tëpaqes, të cilat megjithatëkanë pasur ndikim në ulje të tensioneve, dhe
proces tëpaqes.
Gjatë një aktivitete të mbajtur me tërijnë shqiptarë dhe serb, një pjesëmarrës serb shprehet
se:“Jam për liri tëlëvizjes dhe për paqe, dhe se me vjen keq për të kaluarën, por unë dua të jetoj i
lirë, dhe në paqe, të kem miq nga të gjitha komunitete”55
Me gjithëangazhimin dhe rezultate pozitive që kansjellë OJQ-të, jo gjithmonë ishin edhe të
suksesshme, efikasiteti në fushën për parandalimin e dhunës ndëretnike, ndikimi i tyre ishte i
kufizuar jo vetëm në periudhat e pasluftës, por edhe kur ka pasur incidente për ndarjen e kufirit
administrativ-barrikadat, apo kthimi dhe shfrytëzimi i tokave tëshqiptarëve. Komunikimi në mes
shqiptarëve dhe serbeve pas këtyre incidenteve vazhdonte të jetë i vështirë, për këtë kërkonin
organizim nga OSBE, OJQ-të, UNMK-u që të vazhdohen aktivitete dhe tëbashkëpunonin më
tutje.
OJQ-të ndërkombëtareofronin më shumë alternativa, apo ishin më “mendjehapuradhe ishin
programe që në një formë ose tjetër i involvonin edhe OJQ-të vendore, dhe në këtë mënyrë

54
Intervist me Pjesmarrës shqiptar të organizatave në Mitroivcë, janar 2018(Aktivitet i mbajtur nga OJQ-APRFK, në
“Diakoni Youth Center”, 22, 08, 2015, Mitroivcë)
55
Pjesmarrës nga Organizata serbe “Santa Maria”, aktivitet i mbajtur nga OJQ-APRFK, në “Diakoni Youth Center”,
22, 08, 2015, Mitroivcë

30
arrinin njëbashkëpunim më të ngushtë në mes komuniteteve, apo edhe OJQ-ve shqiptare dhe
serbe”56.

2.3Raporti dhe dialogu mes komuniteteve shqiptare dhe serbe në Mitrovicë

Kur të përmenden “raporte ndëretnike”, zakonisht fokusi është i menjëhershëm dhe shpesh
vetëm mbi komunitetet e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Kjo është e kuptueshme duke
marrë parasysh armiqësinë e tyre.
Komunitetet përkufizohen si: “Grupe kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore apo fetare
tradicionalisht të pranishme në një shtet, i cili nuk është shumicë, ndërsa dialogu si koncept ka
domethënien e bisedës në mes dy e më shumë personave, pa dallim gjinie, feje, apo grupi etnik,
dhe nëpërmjet dialogut mund të arrihet paqe me vetveten dhe të tjerët”57
Në Kosovën e pasluftës, “shkaqet e mospajtimit tëmenjëhershëm ndëretnik, dallimeve të
tejskajshme gjuhësore, kulturore, etnopsikologjike etj, në mes komunitetit shqiptar dhe atij serb
kanë ardhur si pasoj e sistemit te qeverisë serbe”58
Në përgjithësi, në periudhat e pasluftës shumica e raporteve kontakteve mes shqiptarëve dhe
serbëve ishin në forma të tensionuara dhe tëdhunshme që shpesh kanë shënuar me incidente të
cilat kanë qenëpengesëpër zhvillimin e aktiviteteve për dialog dhe paqe, ndër incidentet ishin:
“Trazirat e vitit 2000 dhe 2004 të cilat janë të cekura më lartë, pastaj rindërtimi i shtëpive në
Kroi i Vitakut të vitit 2009 që shënoi me incidente të shumta si sulmi fizik ndaj punëtoreve
ndërtimor dhe djegia e veturave të tyre të cilat kanë ndikuar me acarim të raporteve shqiptarë dhe
serbe, incidentet e gjuajtjes me gurë të shërbimit të autobusit humanitar, në prill të vitit 2010, të
rinjtë serbë të Kosovës vendosën mbishkrime me emrin e organizatës nacionaliste serbe “Obraz”
në shtëpinë e përfaqësuesit të komunitetit shqiptar të Kosovës në Mitrovicën Veriore (kjo shtëpi
ka qenë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme prej vitit 1999), në nëntor të vitit 2009, një grup i
të rinjve serbë të Kosovës e gjuajtën me gurë një grua shqiptare të Kosovës dhe fëmijën e saj
derisa po ecnin në pjesën veriore të Mitrovicës. Sulmet e grupeve serbe kundër shqiptarëve kanë
qenë të shpeshta duke përfshire mbishkrimet fyese, ngacmimet verbale, gjuajtjet me gurë të

56
Projekt për mësim të përbashkët i CDA-së: “Aka sjell ndryshim krijimi i paqes në Kosovë” , korrik 2016, fq 99
57
Center for Balkan Cooperation – LOJA “Course on Multiculturalism”, project. Tetovo 2013, fq 113
58
MALOKU Fadil “Refleksone Sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike”, botues shoqata Kulturore
“Zëri Ynë”, Prishtinë , 2011, fq 208

31
personave dhe/ose automjeteve, sulmet, të shtënat e rastit dhe/ose vendosjen e mjeteve
eksplozive në prona”59
Gjatë periudha të incidenteve nuk ka munguar edhe bashkëpunimi në mes institucioneve dhe
organizatave me pjesën Veriore të cilat kanë qenëtëudhëhequranë kuadër të parametrave
institucionalë të Administratës së UNMIK-ut në Mitrovicë, dhe dialogu, si i tillë është mbajtur
në takime dhe forume të rregullta. Mirëpo që nga viti 2011 incidente e karakterit të tillëkanë
qenë të pakta, dhe filluan organizimet më të shpeshta mes të dy komiteteve tëorganizuara
kryesisht nga shoqëria civile ku fillimisht krijuan bashkëpunim vet OJQ-t shqiptare dhe serbe, e
me pastaj filluan ti involvojne dhe tërinjtë në aktivitete, qëllimi i tyre ishte fillimishtpërfitimi me
i madh profesional e me pastaj edhe ai ekonomik.
Rëndësia e bashkëpunimi mes organizatave serbe dhe shqiptare ishte krijimi i paqes e cila
fillimisht karakterizohet me dialog. “Dialogu” ka domethënie të ndryshme për njerëzit, përfshin
një spektër aktivitetesh të ndryshme, duke filluar nga kontaktet shoqërore deri te bisedat e
strukturuara për identitetin dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, te zgjedhjes së
problemeve lidhur me çështjet konkrete, me negociatat dhe ndërmjetësime tëmarrëveshjeve të
ndryshme”60
Raportet ndëretnike gjithashtu krijohen në vende të punës siç janë OJQ-të e ndryshme,
organizatat ndërkombëtare, dhe agjencitë, si dhe përmes aktiviteteve të organizuara nga OJQ-të.
Objektivat kryesore të Organizatave vendore dhe ndërkombëtare ishin më së shumti të
përqendruara në “Dialog”, ku në programet e tyre kishin aktivitete të ndryshme duke i përfshi të
dy komunitetet me qëllim të dialogut dhe paqes, si trajnime dhe kampe për tërijnë, të drejtat e
grave, si dhe zhvillimi i bizneseve për gratë.
Organizata “CBM” shpreh se: “në të kaluarën ka pasur punëtorëserbë, dhe se kanë pasur
raporte të mira me të, veçanërisht kur në aktivitete e parapara me pjemsarrës serbë, gjithmonë
kemi hasur nëmirëkuptim.”61
Qendra Rinore “DIAKONIA”, shprehet se: “Në Qendrën e tyre janë tëpunësuar shqiptarë, serbë,
dhe gjermanë, kjo hierarki ka bërë që të kemi njëbesueshmëri të madhe nga të gjitha

59
Halit Barani, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Qendra Rajonalenë Mitrovicë, qershor 2017, të dhëna
nga Arkivi
60
Projekt për mësim të përbashkët i CDA-së“Aka sjell ndryshim krijimi i paqes në Kosovë”, korrik 2016, fq 10
61
Intervist me Afërdita Syla drejtoresh në organizatën CBM, Janar 2018

32
komunitetet, dhe pjesëmarrja e tyre është aktive nëçdo aktivitet, edhe jashtëaktivitete, dhe
pjesëmarrës aktiv kemi 6 të komunitetit serb, 9 te komunitetit REA, dhe 15 shqiptarë”62.
Trajnimet për zgjidhjen e konflikteve, të drejtat e njeriut, komunikimin pa dhunë, dialogu,
mirëkuptimi dhe tolerance, trajnime për kompjuterë, përmenaxhim të projekteve, marketingut,
organizimit të kampeve tëpaqes, kampet rinore, kampet arkeologjike, kampet artistike, kanë qenë
pjesë e këtyre organizatave.
Organizata “MVHA”, shprehët se: “që nga viti 2008 punoj me gratëserbe dhe shqiptare, coftë
asanbleiste, grat e kyçura në biznes, vizita të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, dhe se gjatë
qëndrimit bashkë me gratëserbegjejmë njëmirëkuptim dhe interes të përbashkët që të jetojmë një
jetë paqësore”63.
Njëpjesëmarrëseaktive në aktivitete qëkanë të bëjnë me dialogun shprehet se: “Ndërtimi i paqes
për mua ështëbashkëjetesa, e të gjitha komuniteteve në një vend, dhe se motivi kryesor për të
marrë pjesë në aktivitet për paqenështë se kemi nevojë të jetojmë në paqe pavarisht të kaluarës
së dhimbshme historike, kam shoqe dhe shokë të komunitetitserb, ku edhe ata shprehin interesim
për paqe,ndërtim dhe bashkëjetesë”64.

Foto nr 16Pjesëmarrës shqiptar dhe serb, ligjërata Dialog Ndëretnik, 2015 Diakoni
Një Pjesëmarrëse serbe në aktivitete të Organizatave shprehet: “Nuk mund të themi se raporti
është i knaqëshëm, pasi që edhe vet bashkëpunimiekziston vetëm me gupe aktive që jem në
organizata, por jo edhe jashtë tyre, përgjithësishtruajmë raportin edhe kur jemi në debate, nuk
hyjmë nëçështjediskutimi për të kaluarën”65.

62
Intervist me Miradin Bajri, Drejtor në Qendrën Rinore Diakonia, Mitrovicë Janar 2018
63
Vetone Veliu, Drejtoreshë në Organizatën MVHA, Mitroivcë janar 2018
64
Intervist me Shpresa Musa, pjesmarrëse në aktivitete të Organizatave shqiptare Nëntor 2017
65
Intervist me Sara Ostojic, pjesmarrëse në aktivitete të Organizatave Serbe Nnëntor 2017

33
Një vëmendje tëveçantë për qytetarët dhe media tërhoqi “OSBE, me organizimin e një
konference që kishte për qëllim bashkëpunimin për dialog ndërmjet komunitetit shqiptarë dhe
serb nëpërmjet arsimit jashtë-kurrikular, zhvillimit të teksteve shkollore, trajnimit të
mësimdhënësve dhe mësimit të gjuhëve të ndryshme. Konferenca po ashtu shqyrtoi rolin e
organizatave të shoqërisë civile dhe mënyrat se si drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, drejtorët
komunalë të arsimit dhe mekanizmat për promovimin e të drejtave të komuniteteve mund të
kontribuojnë më shumë në këtë çështje”66.
Shembull i mirë i dialogut ndërmjet komuniteteve është Qendra për Resurse te Gruas (QRG) në
lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicën Veriore. Kjo qendër bashkon gratë shqiptare, serbe
dhe të tjera të Kosovës për të vijuar trajnime profesionale dhe për të realizuar aktivitete të
përbashkëta. Kjo qendër është mbështetur nga OSBE -ja gjatë viteve 2008 dhe 2009, dhe
vazhdon të funksionojë ende, por që tani është nën monitorimin e”CBM”, “CBM shprehet, se
nëfillimi kemi pasur vështërsi në bashkimin e grave shqiptare dhe serbe të pjesës veriore, por që
me kalimin e kohës kanë arritë tëgjejnëbashkëpunim dhe mirëkuptim mes vete, ku bëjnë punë të
ndryshme dore, dhe në panaire të ndryshme coftë në veri apo në jug, promovojnëprodukte e tyre
dhe i shesin, ajo që mbetët sfidëështë, se në panaire tëorganizatave në Pjesën Jugore nuk mund
të marrin pjesë gratë serbe”67

Foto nr 17, Grat e Qendrës së Resurseve të Grave, shqiptare dhe serbe pjesmarrse në
njëkonferencë në Beograd 2018, e organizuar nga MVHAR
Organizata “Mundësia” shpreh se: “Raporti ndëretnik më tepër mbetët brendainstancave të
organizatave, ku në shumicën e rasteve tëbashkëpunimit, coftë për interes biznesorë, apo të

66
Kofernec e publikuar në : https://www.rtklive.com/sq/neës-single.php?ID=121018
67
Intervist me Afërdita Syla drejtoresh në Organizatën CBM Janar 2018

34
organizatave dhe individëve për qëllime të ndryshme informuese, bëhet në kuadër të
organizatave”68
Mirë po edhe gjatë intervistave me pjesëmarrës dhe organizata serbe shprehin po të njëjtën gjë,
Drejtori i Organizatës serbe“MDA”, shprehet: “Ne kuptojmë tensionet politike, të bazuara në të
kaluarën, mirë po ne tanimë kem një raport të mirë me organizatat e pjesës Veriore, e po ashtu
edhe me tërijnë shqiptarë dhe serbëpjesëmarrës, unë kuptoj se kemi organizime të pakta në
pjesën veriore me shqiptarë dhe ndihemi keq për këtë, por që kjo ndodhë vetëm për shkak të
mungesës së sigurisë”69.

2.4 Roli i OJQ-ve si faktor pajtimi, stabiliteti dhe paqeje

Ideja e nevojës së ndërtimit të shoqërisë civile u artikulua teorikisht si nevojë e asaj që


Darhendorf e quan “mbushja e hendekut midis pushtetit dhe popullit” .
Periudha e menjëhershme e pasluftës në Kosovë është shënuar me një lulëzim të paparëtë OJQ-
ve si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, ku përmes tyre Kosova u bë një teren i pasur
eksperimental për mbjelljen e farës së ndërtimit të paqes dhe pajtimit.Shoqëria civile ishte një
nga sektorët e parë që pati përkrahjen e ndërkombëtare. Në këtë kohë të re, organizatat e
shoqërisë civile, si të rejat ashtu edhe të vjetrat, befasisht u drejtuan në rrjedhat politike dhe u
panë si një pjesë e domosdoshme e përpjekjevetë ndërtimit të paqes, pajtimit të shume etnive.
Një nga prioritetet kryesore dhe burimet kryesore të financimit ndërkombëtar mbeti avancimi i
marrëdhënieve të mira mes shqiptarëve dhe serbëve dhe pakicave të tjera. Përveç kësaj, duke
marrë parasysh shkallën e lartë të papunësisë,“shoqëria civile kishte përgjegjësinë e posaçme për
të qenë zë i rinisë”70
Mjedisi ku Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) punojnë, dhe sfidat me të cilat ato
ballafaqohen,prapë janë duke ndryshuar, duke kërkuar shkathtësi dhe qëndrime të reja. OShC-të
kanë filluar procesin e transformimit në disa mënyra, duke filluar nga hartimi i kodeve të
mirësjelljes e deri te kërkimi i mënyrave për të përmirësuar bashkëpunimin me njëra-tjetrën dhe
me qeverinë, dhe tëketë një numër rolesh me rritjen e pjekurisë së institucioneve ekonomikedhe

68
Intervist me Hasime Tahiri drejtoreshë në Organizatën Mundësia, Mitroivcë Janar 2018
69
Intervist me Dusan Radkovic, Drejtor në Organizatën MDA, Mitroivcë dhejtor 2017
70
Pula Besnik, Shoqëria në ndryshim, Sektori i OJQ-ve në Kosovën e pas luftës, Dokumenti 3 i vëllimit të
hulumtimit politik Prishtinë: KIPRED, 2004, fq 7

35
politike të Kosovës, duke filluar nga roli i monitoruesit, duke vazhduar me dhënien e kontributit
në hartimin e politikave e deri te ofrimi i shërbimeve sociale, në këtë mënyrë duke i dhënë
kontribut rrugëtimit të Kosovës në integrimet evropiane.
Organizatat kanë pasur një rol tëveçantë duke i zgjeruar aftësitë dhe mundësitë e komuniteteve
për të pasur jetë të qetë dhe të shëndoshë, për të qenë të ditur, për të pasur një standard të
dinjitetshëm jetese, dhe për të marrë pjesë aktive në jetën e komunitetit.
Organizata “MVAH” shprehet “Gjatë procesit të punës kam parë se sa e rëndësishme është tëkesh
njëraport miqësor me të gjithë, organizata ime është e fokusuar kryesisht në aktivitete qëkanë të bëjnë me
gratë, dhe se kemi arritur të kemibashkëpunim të mirë me gjitha komunitete nëMitrovicë, bëjmë vizita
tëndryshme edhe jashtë vendit, na bien tëudhëtojmëbashkë, të ndajmë një ambient bashkë, dhe asnjëherë
nuk kemi hasur tëkemi incidente”71.
Procesi i stabilizimit,bashkëpunimit dhe thyerjes se barrierave mes komuniteteve shqiptarë dhe
serbë, OJQ-t kanë involvuar komunitete tjera si formëbashkëpunimi dhe ndërtim paqeje mes
këtyredy komuniteteve. Përfaqësuesi i një OJQ-je të komunitetit ROM theksoi se: “komuniteti
ROM thjeshtë dëshiron të jetojë në paqe dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë. Ata
bashkëpunojnë dhe punojnë me “këndo që i thërret”, por gjithashtu përmendi se ndjen se romët
janë si “top i futbollit”, të lëvizur nga njëra anë në tjetrën, respektivisht duke qenë në mes të
gjitha palëve”72
Komunitetet e turqve dhe boshnjakëve në përgjithësi perceptohen si të integruar ose nuk kanë
ndonjë vështirësi specifike në relacion me cilindo komunitet tjetër, mirë po boshnjakët janë në
pozitë të posaçme për të ndërmjetësuar në mes të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës
Gjatë punës në shoqëri civile dhe në terren kam parë një rol thelbësor të OJQ-ve në zhvillimin
njerëzor, duke e lehtësuar qasjen e komuniteteve dhe individëve në informata, vendimmarrje,
drejtësi, duke u përpjekur në avancimin e të drejtave të njeriut.
OJQ-t në programet e tyre kryesisht kanë përfshi aktivitete të cilat sjellin stabilitet fillimisht në
mes komuniteteve si:“Pajtimi dhe integrimi i komuniteteve etnike, pjesëmarrjeaktive dhe fuqizim
i tërinjve, të drejtat për të ndërmarrë veprime të përbashkëta, tolerancë gjuhësore, aktivitete të
përbashkëta vork-shop ose dialoge, të kenë lirin e lëvizjës, të krijojnë ambiente relaksuese dhe
të sigurta për komunitete”73. Por këto programe kanë qenë më tepër të theksuara nga OJQ-t

71
Intervist me Vetone Veliu Drejtoresh në Organizatën MVAH , janar 2018
72
Intervist me Milaim Ramadani, drejtor në Organizatën PRAM, janar 2018
73
Të dhëna për programet e tyre organziatat CBM, Diakonia, Mundësia, Mëhar, tetor 2017

36
shqiptare të Mitrovicës Jugore, ku kryesisht e ka inkuadrua komunitetin serb nëshoqërinë
shqiptare.
Ajo se çka ka mbetur gjithmonë sfiduese organizmi i aktiviteteve me pjesëmarrjen e shqiptarëve
në aktivitete e pjesës veriore, pikërisht nga mungesa e sigurisë, Organizata CBM dhe Mundësia,
kanë shprehur se: “Kemi mbajtur aktivitete në pjesën veriore por që nuk kanë qenë të shpeshta,
në kohën e situatave të tensionuar, kemi mbajtur aktivitete në zonën neutrale siçështë tek Lagjja
Boshnjak Mahllalla”74
Shpesh herë kur aktivitete e parapara të organizohen në pjesën veriore, ato janë bartë në
kompetencat e OSBE-së duke i organizuar ato në ambientin e tyre si në një zonë neutrale.
Disa prej personave të intervistuar të komunitetitserb, kryesisht nga sektori i shoqërisë civile,
deklaruan se edhe ata vetë i ndjejnë pasojat e presionit brenda komunitetit. Ata gjithashtu thanë
se i janë nënshtruar reagimeve negative, frikësimeve, kërcënimeve e edhe sulmeve nga anëtarët e
komunitetit të tyre sepse kishin marrë pjesë në aktivitete rinore si faktor stabilizimi të situatës në
Mitrovicë. Një aktivisti serb të Kosovës i angazhuar në bashkëpunimin ndëretnik i është thënë në
rrugë, nga një grup serb, “që të ketë kujdes për atë që ishte duke bërë, duke e kërcënuar me fjalët
“mos të ndodhë ta djegim veturën”75
Organizatat shpesh kanë qenëkritikuese më tëmëdha nga qytetarët, për shkak të mos përpjekjeve
për paqe dhe stabilitet me komunitetin serb, madje edhe shpeshherë edhe kërcënuese, apo edhe
duke penguar tërinjtë të marrin pjesë në aktivitete ku janë tëpërfshire edhe serbët. Valdete Idrizi
si themeluese e Organizatës CBM , shprehet “ Shpesh herë ndoshta kam rrezikuar vetë jetën
time, me tëvetmen arsye që ti dalë në ndihmë humanitare shumë shqiptarëve të pjesës veriore,
kam folur për stabilitet dhe qetësi shqiptarëve të pjesës veriore në kohën kur armiqësia me serbët
ka qenë ende e theksuar”76.
Pa marrë parasysh këto përvoja frikësuese dhe kërcënimeve, njerëzit kishin vazhduar të punon
pasi që vërehet se besojnë në atë që po e bënin. “Nëse ke një cak dhe gjatë rrugës një qen fillon
të lehë, nëse do të kthehesh secilën herë ta frikësosh, nuk do të arrish te caku asnjëherë. Nëse
nacionalistët do të më duartrokisnin, atëherë diçka nuk është në rregull.”77

74
Të dhëna nga CBM dhe Mundësia, Janar 2018
75
Intervist me aktivistë të shoqëris Civile sërbe Milan Stajovic, Mitroivcë e Veriut Dhjetor 2017
76
Intervist me Valdete Idrizi, aktiviste në Shoqërin Civile, dhe Nobeliste e Qmimit për Paqe, Janar 2018
77
Po aty

37
2.5 Ndikimi i Shoqërisë Civile ne lirin e lëvizjes dhe sigurisë

Gjatë hulumtimeve të ndryshme për punim të temës, vërejmë se shoqëria civile-konkretisht OJQ-
tëkanë pasur ndikim në ofrimin e disa shërbimeve dhe programeve të ndryshme si: rini dhe
edukim, shëndetësi, qasje në shërbime publike, mirëqenie sociale, liritë kulturore dhe fetare, liri
të lëvizjes dhepunësim, të gjitha këto kanë qenë indikatorë kryesorë të ndërtimit tëpaqes dhe
mirëqenës sëshqiptareve në pjesën veriore.
OJQ-të kanë shërbyer si urë lidhëse në mes institucioneve, dhe përfaqësimit te të drejtave të
shqiptarëve në pjesën Veriore, ato kanë arritur të ofrojnë shërbime të ndryshme si në:
 Mirëqenie sociale– Shqiptarët dhe serbët përmes “Qendrës për Punë Sociale QPS të
pjesës veriore të vendosur në lagjen “Boshnjak Mahalla” pranojnë shërbime si pagesa për
mirëqenie sociale, pensione, si dhe shërbime tjera të cilat i pranojnë përmes bankës NLB
në pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës”78. Përmirësimet në lirinë e lëvizjes ua
mundësojnë shqiptarëve të Kosovës që të kenë qasje në mënyrë më të lirshme në
shërbime të ndihmës sociale, duke u lejuar qasje më të mirë në institucionet përkatëse.
Shoqëria Civile ka qen zëri i shqiptarëve në pjesën veriore, në periudhën e pasluftës
nëpërcjelljen KFOR-it, ka vizituar familjet shqiptare në pjesën Veriore, ku ka siguruar
ndihma Humanitare të ndryshme, si dhe ka paraqitur çfarëdo kërkese të tyre
nëinstitucione. Tani është një ndërlidhje më e fortë ndërmjet OJQ-ve dhe Qendrës për
punë sociale, të cilat kanëbashkëpunim të ngushtë në ofrimin e shërbimeve gjatë trajtimit
të ndonjë rasti, pavarësisht se cilës etni i përket asaj shqiptare apo serbe. Sigurimi i
Mirëqenës për grat ka qenë një ndër prioritet e shumë Organizatës e ndërto ajo e CBM ,
ku ka hapur Qendrën multietnike e grave në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën
Veriore dhe projekti Gratë së Bashku për të Drejtat e Njeriut vazhdojnë të jenë elementet
bërthamë lidhur me të drejtat e grave, barazinë gjinore dhe dialogut ndër-etnik përmes
shtrirjes bashkiake. Qendra e grave ndodhet në zonën multietnike të Kodrës së
Minatorëve në Mitrovicën Veriore.

78
Të dhëna nga Qendra Për Punë Sociale në Mitrovicën Jugore, Janar 2018

38
 Rinia dhe edukimi Mitrovica e ka një popullatë relativisht të re, ku shumica e qytetarëve
të saj janë në grupmoshën prej 15 deri në 24 vjeç. Kjo pasqyrohet në politikën e OJQ-ve
për ndërtimin e paqes, e cila e vë një theks të veçantë në rininë dhe në projektet rinore.
Në qasjet e veta drejt rinisë, OJQ-të përpiqen ta rrisin pjesëmarrjen rinore në përgatitjen
dhe zbatimin e projekteve, dhe punojnë për së afërmi me vullnetarët e rinj për t’i aftësuar
për përmbushjen e nevojave të tyre. Ndër aktivitete që ka kontribuar direkt në ndërtim
tëpaqes, bashkëpunim ndëretnik, involvim i tërinjve serbë dhe shqiptarë nga pjesa veriore
në atë jugore, ka qenë si: “Shkolla multietnike e Rokut, e cila u themelua nga CBM-it në
vitin 2008. Kjo shkollë ka plan mësimor të rok muzikës për përgatitjen e bandave
muzikore. Aktualisht, shkolla është duke vepruar në dy degë, në Mitrovicën veriore dhe
në atë jugore, ku nxënësit e kësaj shkolle shqiptarë dhe serbë formohen në 4 grupe dhe
marrin pjesë për çdovite në shumë programe multi etnike si shkolla verore në Shkup të
Maqedonisë e cila mbahet për çdo vit, pjesëmarrës në Amsterdam në vitin 2013,serbë dhe
2 shqiptarë, në një koncert”79. “NDI në kuadër të programit Lidershipi, ka ofruar trajnime
me grupe të përzgjedhura të etnive shqiptarë dhe serbë, për të ndjekur aktivitet sëbashku
për 6 muaj, në këto aktivitet janëpërfshirë si vizita monumenteve kulturore dhe fetare në
Kosovë, trajnime për lidership dhe projekte të përbashkëta, si dhe punime grupore me ide
të ndryshme”80.
Pas kësaj rol tëveçanet ka luajtur edhe Qendra Rinore “Diakon Youth Center”, e cila plan
të tyre kanëpërfshirjen multietnike, si formimi i grupit “Dance”81, ku janë tëpërfshirë të
rinj shqiptarë, serbë, dhe romë.

Foto nr 18.Të rijnë Shqiptar dhe Serb duke vallëzuar

79
Të dhëna nga Afërdita Syla CBM Mitrovicë , Janar 2018
80
Të dhëna nga Lulzim Hakaj, Kordiantor i Programit në vitin 2013, Janar 2018
81
Të dhëna nga Miradin Bajri Diakonia Mitrovicë Janar 2018

39
Punësimi i shqiptarëve në këtë qendër dhe serbeve ka pasur rol tëveçantë në rritjen e
numrit tëpjesëmarrësve nga të dy komunitetet, por rëndësi të madhe ka pasur ndërtimi i
kësaj qendre pranë urës që e lidh pjesën Veriore me atë Jugore, dhe në këtë formë ka
krijuar fillimisht liri të lëvizjes nga komunitetiserb, shoqërizimin dhe shkëmbimin e
përvojave me komunitetin shqiptarë. Shumë aktivitete të ngjashme me tërinjëjanë
zhvilluar edhe nga OJQ-të e tjera ku kanë pasur për qëllim ndërtimin e paqes, dhe të
zhvillojnë energji të reja për përmirësimin e jetës së të rinjve të Mitrovicës, ndër
aktivitete me rëndësi dhe nëvazhdimësijanë edhe ato të pikturës.

Foto nr18, Të rinj Shqiptar dhe Serb duke pikturuar

 Qasje në shërbimet Administrative Shqiptarët dhe serbëttë cilët jetojnë në pjesën


Veriore të Mitrovicës kanë qasje në shërbime komunale përmes zyrës përkatëse
komunale në veri ku ata pajisen me dokumente personale. Në periudhat e pasluftës,
shqiptarët e pjesës veriore janë detyruar që gjitha dokumentet ti marrin në pjesën Jugore,
ndikimi i shoqërisëcivile, ka mundësuar shpesh që ta sigurojnë transportin përmes
veturave të organizatave, dhe duke lobuar që të ketë një zyre për shërbime administrative
edhe në pjesën Veriore, ku kjo kërkesëështë realizuar.
 Qasje ne ArsimNxënësit shqiptarë të Kosovës që jetojnë në pjesën Veriore vazhdojnë të
kenë qasje të papenguar në arsim, në “Kodrën e Minatorëve” (pjesa veriore e
Mitrovicës), deri në vitin 2012 kanë mësuar në një “Barakë”, Të gjithë, përfundimisht
duhet të udhëtojnë në pjesën jugore të Mitrovicës për të pasur qasje në arsimin e mesëm
në gjuhën shqipe, organizata kanë ofruar mbështetje me mjete didaktike dhe
ndihmëdirekete, por sfidë më e madhe mbete transporti i këtyre nxënësve, për në pjesën

40
Jugore për shkollim të mesëm. Ajo ç’farështë më tepër shqetësues për nxënësit që jetojnë
në veri te lagjja e “Boshnjakëve”, mungesa e klasave me nxënës shqiptarë në shkollat
fillore tëpjesës Veriore, ku të gjithë fëmijët detyrohen tëvijojnë shkollën fillore në pjesën
Jugore, transporti i këtyre fëmijëve sigurohet vetëm nga familjarët, shkollat fillore për
nxënës të pjesës Veriore njihet si Shkolla “Eqrem Çabej”, si dhe “Nënda Bulka” të cilat
gjenden në një objekt, dhe pran Urës kryesore të Lumit Ibër.
OJQ Mundësia, në programin e tyre ka pasur fokusin kryesorë“shkollimin e vajzave, ku
shpesh herëkanësiguruara mjete të nevojshme për shkollim dhe transportin e tyre në
pjesën Jugore”82
 Qasja ne shërbimeshëndetësore Shqiptarët e Kosovës nuk ndihen të qetë për t’i
shfrytëzuar shërbimet shëndetësorë siçështë spitali kryesor në qendër të pjesës Veriore,
dhe qëvizitat bëhen kryesisht nga serbët, qëpërveçfinancimit nga qeveria e Kosovës kanë
financim edhe nga Serbia, mirë po në lagje ku janë shqiptarët funksionojnë Qendrat e
Mjekësisë Familjare, që në baza tëudhëzimitmjekësorë preferojnë të bëjnëkontrollenë
zonat ku shumicë janë shqiptarët e Kosovës për tu ndjerë mësigurte. Kjo gjë ndodh
veçanërisht në rastet lidhur me qasjen në mjekësinë familjare dhe reproduktive, që ka
ndikim veçanërisht te gratë shqiptare të Kosovës që jetojnë si pakicë.Shqiptarët e
Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës shkojnë në pjesën jugore për t’i shfrytëzuar
shërbimet e spitalit. Në pjesën veriore ekziston Qendra e Mjekësisë Familjare, e cila
shpeshherë në mungesë të barnave a po mjeteve të tjera higjienike ka kërkuar ndihmë
edhe tek Organizata, të cilat në shumicë e rasteve i kanë ofruar ndihmëdirekete, qysh nga
periudhat e pasluftës. OJQ “CBM”, shprehet se “kërkesa për mjete higjienike dhe ilaçe
ka qenëe madhe në periudhën e pasluftës, ku edhe i kemi furnizua me barna e mjete
higjenike, tani kërkesat janë më të vogla, dhe se nuk janë vetëm familjet shqiptare të
cilave i dalim nëndihmë por ka edhe të komunitetit romë, shpesh kemi pasur kërkesa edhe
nga vetë Qendrat e Mjekësisë Familjare për furnizim me mjete higjienike dhe barna
esenciale, ku i kemi ofruar këto shërbime nëbashkëpunim edhe me organizata tjera”83

82
Të Dhëna nga Hasime Tahiri, Drejtoreshë në OJQ Mundësia Janar 2018
83
Intervist me Afërdita Syla Drejtoresh në CBM, Mitrovicë Janar 2018

41
 Qasje në shërbimet Publike dhe Infrastrukturë

Qasja në pronë dhe banim për shqiptarët e pjesës Veriore tëMitrovicës ende mbetët e pa
zgjidhur. Pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës nuk mund të ketë qasje në pronat e
tyre dhe kanë mbetur të vendosur përkohësisht në pjesën Jugore, mire po shpesh herë
iniciativat e organizatave nëbashkëpunim me institucionet komunale kanëinkurajuar
qytetarët që të kthehen duke i siguruar kështundërtimin e shtëpive, zhvillim te bizneseve
qe kanë qenë kryesisht te financuara nga organizata.Në pjesën Veriore të Mitrovicës
është bërë rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve të Kosovës në Lagjen e Doktorëve ku në
vitin 2009, dhjetë familje të zhvendosura janë kthyer në shtëpitë e tyre të sapo
rindërtuara. Për më tepër, në pranverën e vitit 2009, një numër i banorëve të dikurshëm
shqiptarë të Kosovës kanë filluar rindërtimin e shtëpive të tyre të shkatërruara në lagjen
Kroi i Vitakut. Një seri e protestave të dhunshme të banorëve serbë lokalë të Kosovës dhe
incidente të sigurisë e shoqëruan rindërtimin e pronave që solli deri te ndërhyrja e pranisë
ndërkombëtare. Deri më sot, janë kthyer 20 familje në shtëpitë e tyre të rindërtuara
rishtazi. Ndërtimi i shtëpive vazhdon ende shqiptarët që dëshirojnë t’i rindërtojnë
shtëpitë e tyre në vendbanimin Kroi i Vitakut, në pjesën Veriore të Mitrovicës duhet të
aplikojnë për leje në komunën e Zveçanit sepse pronat e tyre janë në zonën kadastrale të
kësaj administrate. Shqiptarët të cilët kanë banuar në pjesën Veriore, ndihen të zhgënjyer
ku ende nuk dinë për fatin e banimit të tyre të mëhershëm, dhe e nuk kanë aspak qasje në
pronën e tyre, madje as për ta vizituar dhe OJQ-të nuk kanë pasur ndikim aspak sa i
përket pronës së shqiptarëve. Mirë po ato kanë pasur ndikim në zhvillim të
infrastrukturës. Njëshembull për këtëështë ku CBM-aktivisht i përfshirë në punën me
bashkësinë serbe, përmes programeve stabilizuese bashkiake, në të cilën ky mbante
takime të rregullta me pjesëtarët dhe udhëheqësit e ndryshëm bashkiak të bashkësisë së
serbëve të Kosovës, me qëllim që ta rriste nivelin e ofrimit të shërbimeve publike për t’i
plotësuar nevojat themelore, të tilla si ndërtimi i rrugëve,i pajisjeve për furnizim me
energji dhe i kanalizimeve. Këto veprimtari japin një kontribut të mëtutjeshëm për
rintegrimin e bashkësisë së serbëve të Kosovës në rajonin e Mitrovicës dhe në shoqërinë
kosovare në përgjithësi.

42
 Liritë kulturore/fetare Në përgjithësi, nuk ka probleme lidhur me mbrojtjen e
trashëgimisë kulturore dhe fetare për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në pjesën veriore.
OJQ-të në aktivitete e tyre gjithmonëkanëpërfshirë vizita objekteve tëtrashëgimi
kulturore dhe fetare, “në vitin 2013 nga organizata NDI u bë një vizitë në Xhamitë dhe
Kishat në Prizren, pastaj vizitë në Manastir dhe kullave nëDeçan. Numri i pjesëmarrëse
ishte 10 të rinjëserbë dhe 15 shqiptarë të gjithë në një autobus ku isha edhe unë
pjesmarrse”84.

Foto nr 19, visit Xhamisë “Sinan Pashës”, Prizren Foto nr 20, visit Manastirit tëDeçanit
OJQ-të pamvarsisht ngritjes së zërit të tyre për mbrojtjen e trashëgimisë fetare, ato nuk
kanë mundur të ndikojnë në një objekt të rëndësishëm sic është Xhamia e ndërtuar nga
Otomanët në vitin 1778 e njohur si Xhamia e Ibrit që gjendet në pjesën veriore të
Mitrovicës si objekti më i vjetër në rajon. Kjo xhami është shkatërruar në vitin 1999 dhe
ka vite qe është bërë objekt diskutimi nga Bashkësia Islame e Mitrovicës per te rindertuar
po te njejtin vend Xhamine. OJQMundësia nëProjektin e tyre “Promovimi i Diversiteteve
Kulturore te Kosovës, përkrahur nga Këshilli i Evropës dhe BE, përgjatë 4 viteve ka
regjistruar objektet kulturore në pjesën jugore dhe Veriore të Mitrovicës, ku në këtë
mënyrë ka përfshi edhe organizata serbe si ËBA, dhe kanë arritur ti involvojnë shumë të
rinjë shqiptarë dhe serb në projekt dhe aktivitete të parapara“85.

84
Të dhëna nga Lulzim Hakaj, Kordiantor i Programit në vitin 2013, Janar 2018
85
Të Dhëna nga Hasime Tahiri, Drejtoreshë në OJQ Mundësia Janar 2018

43
 Liria e Shprehjes dhe lëvizjes Shqiptarët dhe serbët janë tëlirë në përgjithësi që
tëpërdorë gjuhën e vet si privatisht ashtu edhe në publik. OJQ-të ndër prioritet kryesore
kanë pasur lirinë e shprehjes, ofrimin e ndjenjës së sigurisë, dhe lëvizjes, ato gjithmonë
gjatë aktiviteteve të tyre ku janë përfshirë tërinjtë shqiptarë dhe serb, kanë siguruar
përkthyes. Në Komunën e Mitrovicës si gjuhë zyrtare njihet“Gjuha Shqipe dhe Serbe të
përcaktuara me ligjin e Kosovës”86, dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident sa i
përket përdorimit të gjuhës, shpesh dëgjojmëserbët në pjesën jugore duke komunikuar
nëgjuhën e tyre në publik, emërimi i dyqaneve në pjesën veriore nëBoshnjak
Mahallaështë krejtësisht i lirë, ku shqiptarët emrin e biznesit të tyre e vunë në gjuhën
shqipe, ndërsa serbët në atëserbe.
“Qendra Rinore Diakoniaofrojnë kurs për gjuhën serbe ku kanë shprehur interesim
shumë të rinjë shqiptarë, veçanërishtpjesëmarrësit aktiv nëorganizata, të cilët edhe
kanëbashkëpunim me organizataSerbe”.87
Ndër sfidat që ende vazhdon të mbetët është liria e lëvizjes, për shqiptarët e Pjesës
Jugore, serbët e pjesës Veriore mund të lëvizin lirshëm në pjesën Jugore, e po ashtu të
komunikojnë në gjuhën e tyre. Incidentet më tëshpeshtë qëkanë ndodhë janë ato të
shqiptarëve në pjesën Veriore, dhe kjo në një formë ose tjetrën ka ndikuar që shqiptarët
ne qendrëkryesore tëpjesës Veriore të ju shmangën, apo të kenë frikë ta vizitojnë, pervec
se tani ekziston nje liri e levizjes me teper prej kohes qe eshte vendosur Gjykata ne veri.
Shpesh shqiptarët kanë përdorur rrugë alternative kur ura kryesore e Ibrit ka qenë e
barikaduar, në periudhat e pasluftës rreziku për të lëvizur në pjesën Veriore ka qenë
shumë i shfaqur. Të gjitha aktivitete qëkanë pasur të bëjnë me pjesën veriore si
tëmedieve, institucioneve, organizatave, kanë qenë nën përcjelljen e KFOR-it, tani
gjendja për liri të lëvizjes është më stabile, Policia e Kosovës duke i përfshirë edhe
policëtserbë, janë gjithmonë në terren duke përcjellur situatën dhe duke ofruar siguri për
të dy palët,qoftë ata shqiptarë apo serbë, veçanërisht në rastet kur ka tensione politike
rreth diskutimit per urën e Ibrit, ku në një formë ose tjetrën pengojnë lirinë e lëvizjes
nëpërmjet urës, apo që edhe shpesh ndodh që duhet dhënëarsye policisë për çfarë dalin në
Veri.

86
Ligji për përdorim të gjuhëve, neni 2.1 shih: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2440
87
Të dhëna nga Miradin Bajri Diakonia Mitrovicë Janar 2018

44
Pengesa për liri të lëvizjes është kryesisht nëqendrën e pjesës veriore.Bashkëpunimi
ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që janë pjesë e OJQ-ve, apo institucioneve, shpeshkanë
shprehur shqetësim për liri të lëvizjes, kanë ndodhur edhe raste ku ata kanë ndërprerë
aktivitete qëkanë pasur ti realizojnë për shkak tëtensionimit të situatës, apo mungesës ë
lirisë së lëvizjes dhe ofrimit të sigurisë.
Gjatë Intervistës me një aktivist serbshpreht se: “Unë ndihem i lirë në pjesën Jugore, dhe
shpesh shopingun e bëj në pjesën Jugore, apo edhe në Qendrën Tregtare Albi
Mall”88.Tërinjtë shqiptarë shprehin dëshirën e tyre për të vizituar të paktën edhe pronat se
ku kanë banuar prindërit e tyre, por deri më tani kjo ka qenë e pamundur, si pasoj e
mungesës sësigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Një aktivist shqiptarë shprehet: “ Kam plot 7
vite që jam pjesë e aktiviteteve të organizatave, por të gjithëhezitojmë kur bëhet fjalë të
mbajmë ndonjë aktivitete në pjesën Veriore, mendoj qëçështja e sigurisë në veri nuk është
ende në nivelin e duhur”89
Organizata coftë ato vendore apo ndërkombëtare, kanë luajtur një rol tëjashtëzakonshëm
në aktivitet tëbashkëpunimit mes shqiptarëve dhe serbëve, organizimi i këtyre
aktiviteteve bëhet kryesisht në pjesën Jugore, madje shpesh të organizuara nëhapësira që i
përkasin Zonës neutrale. Dhe kjo na len të kuptohet se disa organizata me ndikim, ende
nuk guxojnë të marrin përgjegjësin për aktivitete më të shpeshta të organizuar në qendër
te pjesës veriore apo jugore të cilat do ti përfshijnë të dy grupet ato shqiptarë dhe serb,
veçanërisht kur ka tensione politike.

88
Marijana Kitanovic, Aktivistë serb i shoqërisë Civile, Mitroivcë Veriore Nnëntor 2017
89
Erzen Isufi, Aaktivist shqiptarë në shoqëri Civile, Mitroivcë Jugore nëntor 2017

45
2.6 Interesi reciprok i Qytetareve OJQ-ve dhe Bizneseve si motiv për paqe

Aktivitetet ekonomike janë pjesë e rëndësishme e qasjes së bazuar në interes, në një mënyrë qe ti
zbusin vijat ndarëse, që zakonisht janë shumë strikte. Punëtorët shqiptarë shkojnë në vend-
punishte në Pjesën veriore të Kosovës për të punuar për serbët. Biznesi funksionon vetëm kur
bazohet në një interes. Dhe kjo i bën biznesmenët që të mos ju intereson përkatësia etnike e
dikujt, por biznesi, profiti, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi. Zhvillimi ekonomik dhe
krijimi i vendeve të punës do të kishin një ndikim pozitiv të madh në relacionet ndër-etnike.Disa
OJQ punojnë në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit te të ardhurave, duke
bashkëpunuar kështu edhe me organizata të pjesës veriore, dhe duke regjeneruar kështu vende të
punës, shume prej OJQ-ve kanë pasur projekte që punësonin punëtor të komuniteteve të
ndryshme, punëtorët jo vetëm që punojnë në grupe të përziera pa asnjë problem, por “ata, edhe
privatisht, pas pune, rrinë bashkë, shkojnë në kafene bashkë, flasin serbisht edhe në pjesën jugore
të Mitrovicës, gjë që është bërë e zakonshme”90. Është vështirë të vlerësohet i gjithë interaksioni
në mes të anëtarëve të komuniteteve të ndryshme bazuar vetëm në interesin personal, siç është
kërkesa për pajisje me dokumente të Kosovës, ose relacionet afariste ose tregtare, sepse ato
shpeshherë vetë-iniciohen, janë sporadike dhe të natyrës private.
Me këtësupozojmë se ekzistimi i një interesi dhe përfitimi të përbashkët ështëmjaftueshëm i
fuqishëm për të tërhequr njerëz nga komunitetet e ndryshme.
NjëHulumtim tëbërë nga KIPRED për bizneset në Veri, gjatë intervistave një shitës serb ka
deklaruar “Mua më intereson vetëm profiti në biznes. Nuk më intereson nëse dikush shkon në
kishë apo xhami, se a jeton në veri apo jug”91.
Aktivitetet e biznesit duket se janë më pak problematike për angazhimin ndëretnik, marrëdhëniet
biznesore janë duke funksionuar mjaftë mirë, kryesisht duke iu referuar tregtisë në Lagjen e
Boshnjakëve si një treg i madh shumëetnik dyqanet ushqimore mbahen kryesisht nga shqiptarët
e Kosovës, ndërsa klientët janë kryesisht serb të Kosovës, nga cilado pjesë e Ibrit e jo patjetër
banorë të Lagjes së Boshnjakëve.
Nuk ka shifra se sa kompani bashkëpunojnë “përtej linjave etnike”, pasi që shumë prej tyre
angazhohen në aktivitete biznesore të profilit të ulët. Është e njohur gjerësisht se tregtia dhe
bashkëpunimi biznesor kryesisht ka një ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike dhe se

90
Të dhena nga Afërdita Syla Organizta CBM, Mitrovicë Jugore Janar 2018
91
Dorcak i Shpërndarë nga KIPRED, fq 12 Vitin 2017

46
bashkëpunimi është përmirësuar dukshëm gjatë viteve të fundit.“Biznesi nuk njeh nacionalitet”
dhe “tregtia lidhë njerëzit”92
Bashkëpunimi në sektorin biznesor dhe të OJQ-ve funksionon mirë, biznesi sjell përfitim për të
gjithë ata që janë përfshirë: biznesmenët janë të interesuar në fitim, jo në prejardhje etnike,
njerëzit donë të gjejnë vende pune, po ashtu edhe interesi i OJQ-ve për tëbashkëpunuar mes veti
si ato serbe dhe shqiptare, ështëbashkëpunimi i një interesi reciprok fillimisht për vet organizata,
pastaj edhe për komunitetin, si për qëndrushmërin e projekteve, besueshmëria tek donatorët, dhe
sjellja e rezultateve të arritshmëris gjatë aktiviteteve.
Po e citoj thënien e njëSerbi, pronar në një dyqan ushqimor në veri “Interesi për shëndet dhe
paraja i pajton njerëzit, jo flamuri”93.
Lehtësirat që kanë organizata dhe bizneset janë tëndryshme, p.sh ajo se çfarë ka krijuar
lehtësira për qarkullim të lirë të mallrave, dhe njerëzve në pjesën veriore ështëlagjja “Boshnjak
Mahalla”, që përdorët si urë lidhëse e qarkullimit të lirë tëmallrave dhe njerëzve,, dhe çmimi i
lirë për produkt, e po ashtu lirimi nga tatimi për bizneset në pjesën veriore.
Vështërsit qëkanë Organizata, është gjetja e hapësirave të sigurta, të cilat hapësira janë nëqendër
të pjesës veriore, dhe gjithmonë hasin në pengesa sigurie, ku edhe vet organizata e pjesës veriore
nuk marrin përgjegjësi për sigurinë e pjesëmarrësve shqiptar. Gjë për të cilën individët apo
grupet serbekanë lirin, dhe sigurinë që të marrin pjesë nëçfarëdo aktiviteti në pjesën Jugore.
Por duhet kuptuar, se krahas kësaj Shoqëria civile prapë se prap është i vetmi instrument social,
që ndikon në kultivimin e përgjegjësisë qytetare, të ndjenjës së respektit të çdo qytetari, pa
dallim gjuhe, feje, race, apo kombi. Bizneset, sado të mira të jenë, duke u involvuar edhe shteti
që të sjellë fonde publike, strategji të përpunohen dhe të zbatohen, pa përgjegjësinë qytetare, pa
angazhimin e ndërgjegjshëm të tij, për ta konsideruar veten qytetar, që ka jo vetëm të drejta
përballë shtetit, por edhe përgjegjësi obligative, ligjore e morale përballë tij, ajo është e dështuar.
Sjellja me përgjegjësi të qytetarëve, do të zhduk dallimet etnike.
Krijimi fondeve tëmëdha qoftë BE-së, Ambasadave, të cilat kanë qenë për Organizata e Veriut të
Kosovës, ka bërë që shumë Organizata Shqiptare dhe Serbe të ulën në njëtrysë dhe
tënënshkruajnëmarrëveshjebashkëpunimi, pasi që ka qenë parakusht i kërkuar nga donatorët për
financim të tyre. Kjo ka bërëqe të lidhet një interes reciprok për të arritur besushmërin tek

92
Mishkin Frederic. “Tregjet dhe instituconet”, pjes e pare, botues, kolegji Victoria 2009,
93
Dyqani Ushqimor ne Veri “Crashi”

47
donatorët, por edhe qëdrushmërin e projekteve,përfitimet finacare, si dhe zbutjen e papunësisë,
duke i punësuar shumë të rinjë në organizata e tyre, ku qëndrushmërin më afatgjate kanë pasur
CBM dhe Mundësia.
“Organizata Mundësia, ka gjetur edhe forma të tjera të rigjenerimit të vendeve të punës, si
nëpërmjet QendrëspërKomunitet – Biznese dhe Rini i implementuar ne bashkëpunim me OJQ
serbe ËBA- Ëomen-s Business Association, përkrahur nga UNMIK dhe Qeveria Belge, ne
qendërjanë organizuar aktivitete multietnike për gra dhe rini te komuniteteve te ndryshme qe
jetojnë ne Lagjen e Boshnjakeve, dhe janëpërkrahur për Start UP biznese“94
Njëjtin mendim e ndajnë edhe Organizata Serbe “Ne duhet tëkalojmë përtej urrejtjes dhe viave
etnike, tani interesi i përbashkët nuk është vetëm ajo sociale, por edhe ekonomike, rigjenerimi i
vendeve të punës përmes organizatave, zhvillim i bizneseve, idetë inovative, të cilat
kërkojnëbashkëpunim mes dy komuniteteve do të jetë një hapë që do të ndihmoj vet shtetin e
Kosovës, e jo vetëm pjesëtarët e Organizatave shqiptare dhe serbe“ 95

94
Të dhëna nga Hasime Tahiri Drejtoresh në OJQ Mundësia, Mitroivcë Jugore Janar 2018
95
Intervist me Dusan Radkovic, Drejtor në Organizatën MDA, Mitroivcë Veriore dhejtor 2017

48
2.7 Programet e organizatave jo-qeveritare për krijimin e paqes

Shpërthimet e dhunës, incidentet e shpeshta, mungesa e lirisë së lëvizjes, mungesa e qasjes në


pronat e tyre nga ana e shqiptarëve, qështjet rreth barikadave, gjëgjëgjsisht i atribuohen
programeve tëshoqërisë civile , se a kanë qenë ato adekuate?
Gjatë intervistave si me Organizata Shqiptare ashtu dhe me ato serbe, kanë shprehur se ndër
programet e Organizatave janë: “Bashkëpunim dhe ndërtim i paqes ndërmjet komuniteti
shqiptarë dhe serb”96.
Pak organizata kanë shqyrtuar shkaktarët kyç të konfliktit nëkohën kur kanë ndodhur ato,
mungesa e iniciativave për të adresuar nëinstitucioneçështjen e shqiptarëve në pjesën veriore, si
zgjidhja e punësimit të tyre, zgjidhja e shkollimit, si dhe zgjidhja për pronat e tyre ka qenë
pjesëkyçe e programeve të Organizatave.
Shumica e programeve kanë punuar për krijimin e paqes përmes përmasimit tëbashkëpunimit
praktik për interesa të përbashkëta, si për bashkëveprim pozitiv shoqërorë, qëndrime
tëpërgjithshme për tolerancë, por duke iu shmangur qartëmarrjes me çështje të pengesave për
bashkëjetesë në komunitete.
“OSBE-ja deklaroi se kishin punuar “shkëlqyeshëm” kur rinia ishte bashkuar ndërmjet vijave
etnike, por nuk ka përpjekje për t’i shtyrë që të bisedonin për konfliktin ose për çështje prapa
tij”97
Shumë organizata nëbashkëpunim me OSBE-n frikësoheshin që në programet e tyre fillimisht të
përfshiheshin bisedime për çështje politike të ndjeshme, duke konsideruara se do të rrezikonin
‘marrëdhënie” ndëretnike që po lindeshin. “Ne kurrë nuk bisedojmë për politik, për arsye se ajo
gjithmonë shpie në grindje”98
Shmangia nga çështja që ka të bëjë me politikën ose me emocione, reflekton motivimin e
vetëpjesëmarrësve për të marrë pjesë në këto programe,mungesa e interesimit edhe nga ana e
pjesëmarrësve për të biseduar për konfliktin, reflekton faktin se i mungon fuqia për të zgjidhur
konfliktin.
Nga kjo kuptojmë se OJQ-të duke iu shmangur trajtimit tëçështjes së konfliktit, dëshirojnë të
arrijnëbashkëpunimin dhe dialogun mes komuniteteve.

96
Objektivat e Organizatave CBM, Mundësia, Diakonia, Mitroivcë 2018
97
Johnson Jessica “International assisteance to Democratisation and Reconciliation in Kosovo”, Universiteti Upsal
Suedi 2004, fq 28
98
Intervist me Afërdita Syla Drejtoresh në CBM, Mitrovicë Janar 2018

49
Çështja e trajtimit të temës për konflikt, pasqyron edhe tek disa OJQ të cilat kanë mungesë dhe
aftësi të stafit qëndërmjetëson për këto programe, të cilat shpesh nuk kanë përvojë tëmjaftueshme
për ti menaxhuar bisedimet e tilla të vështira, apo të cilave nuk iu është dhënë rasti tëmerreshin
me këto çështje para se t’u jepej detyra për tëndërmjetësuar në dialogun ndëretnik në komunitet.
Në intervistë me pjesëmarrës shqiptarë dhe serb, ndajnë të njëjtin mendim : “Se çështja e kaluar
është e ndishme, dhe se ne gjatë aktiviteteve ku janë pjemsarrës shqiptarë dhe serb nuk e
diskutojmë asnjëherë të kaluarën, sepse kem frik që do të shpiem në konflikt, dhe prishje të
raporteve që kem tani”99
Projektet jo tëqëndrueshme të OJQ-ve kanë ndikuar shpeshherë që të ndërpritet aktivitete që janë
me rëndësi për qytetarët e pjesës veriore.
Nga ajo që pamë gjatë punimit mungesa e shkollave fillore dhe të mesme në pjesën veriore e
vështerson rrjedhën e të jetuarit tëfamiljeve shqiptare në pjesën veriore, dhe se Organizata kanë
dhënë kontribut human për këtëçështje, por jo që e kanë adresuar dhe ngritur nëinstitucione si
gjë shqetësuese.
Strategjitë e artikuluar nga shumë organizata duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, OSBE-
në, dhe shumë OJQ, për transformimin e marrëdhënieve ndëretnike përfshijnë “Çdo gjë që i lidhë
njerëzit sëbashku”, “Çdo gjë që i nxit ata të komunikojnë”,100 për të promovuar bashkëpunimin,
sjelljen e fqinjit tëmira po që i nxitë serbët dhe shqiptarët të qeshin së bashku, dhe këto mund të
jenë rezultat i shumë aktiviteteve të Organizatave.

99
Intervistë me aktivistë shqiptar dhe serb në Mitroivcë, dhjetor 2017
Projekt për mësime të përbashkëta i CDA-së “Aka sjell ndryshime Krijimi i paqës në Kosovë”, Korrik 2006.grafo
100

print prishtine, fq 143

50
KAPITULLIIII

ROLI I INSTITUCONEVE VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE NË PËRKRAHJËN E


OJQ-ve PËR NDËRTIM PAQËJE

3.1 Roli i Institucioneve Vendore

Ky kapitull analizon pikëvështrimin e qeverisëse Kosovës në drejtim të zhvillimit të


shoqërisëcivile si faktorkyçpërndërtimtëpaqes.
Kosova gjendet në një pikë kthese të rëndësisë historike, në fazat e mëhershme, kanë qenë dy
përpjekje të mëdha për të arritur paqen dhe marrëdhëniet paqësore midis dy vendeve ne përmjet
bisedimeve: “Bisedimet paqësore në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999 dhe bisedimet për
statusin e pavarësisë së Kosovës në Vjenë (2006-2007). Të dy proceset dështuan për shkak të
faktit se Serbia dështoi të nënshkruajë marrëveshjen edhe pse ka qenë pjesë e bisedimeve në të
dy rastet. Në këtë kontekst, marrëveshjet e tanishme të arritura përmes dialogut (teknik dhe
politik) janë një zhvillim historik për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Marrëveshja për Normalizimin e marrëdhënieve ofron një mundësi për të mbyllur kapitullin e
konflikteve dhe të hapë kapitullin e paqes në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, dhe madje
edhe në mes të dy kombeve, shqiptarëve dhe serbëve. Dialogu për Normalizimin e
Marrëdhënieve është paraprirë dhe mundësuar nga Dialogu Teknik. Dialogu Teknik mes
Kosovës dhe Serbisë u zhvillua më 2011-2012, i lehtësuar nga BE-ja dhe me praninë e SHBA-së
në tryezën e negociatave. Ai rezultoi me shtatë marrëveshje të arritura. Në fakt, marrëveshjet e
para të arritura dhe të nënshkruara ndonjëherë në mes të Kosovës dhe Serbisë rezultuan nga ky
dialogu teknik dhe çështjet e zgjidhura përfshijnë: lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave,
tregtinë e lirë, menaxhimin e integruar të kufirit ndërshtetëror, eliminimin e pengesave për
bashkëpunim rajonal, kthimin në Kosovë të dokumenteve kadastrale dhe të gjendjes civile të
marra nga Serbia gjatë luftës, dhe njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare”101.
Këtomarrëveshje ishin më tepër politike, pasi që për ti vu në praktikë kishte
mungesëbashkëpunimindërmjetshoqërisë civile dhe Institucioneveveçanërishtmungesë e fondeve

101
Shih: http://www.kryeministri-
ks.net/repository/docs/RAPORT_MBI_GJENDJEN_NE_ZBATIMIN_E_MARREVESHJEVE_TE_BRUKSELIT_J
anar_-Shtator_2014-signed.pdf

51
për Organizata të cilat janë të thirrura për paqe, dhe kjo ka ndodhë pikërisht për shkak të
mungesës së kuptimit të rolit të shoqërisë civile dhe mungesës së kapacitetit të Organizatave
brenda vet qeverisë.
Ndonëse nuk ekziston ndonjë mekanizëm që qeveria të ofrojë financim të qëndrueshëm për OJQ-
të, ka pasur disa iniciativa nga ministritë e caktuara për financimin e OJQ-ve. Departamenti i
rinisë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, së bashku me disa donatorë, çdo vit kanë
mbështetur deri 5 organizata tëshoqërisë Civile nëMitrovicë, të cilat kanë pasur të bëjnë më
dialog dhe paqe
Kanalet e komunikimit në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile mbesin të dobëta.Shumica varen
nga individët.Nëse një individë në një institucion qeveritar ka përvojë nga sektori i shoqërisë
civile, ajo mund të ndihmojë në ushqimin e një qasjeje pozitive në drejtim të OShC-ve.
Qeveria e Kosovës, tani ka vendosur në Qendër të pjesës veriore të Mitrovicës, Gjykatën e
Qarkut, Komunale dhe atë për Kundërvajtje, këto gjykata, shërbejnë edhe për shqiptarët e pjesës
Jugore coftë adiministrata, apo edhe veprat penale si kundërvajtje etj.
Për dallim nga vendet me demokraci të zhvilluara ku institucionet qeveritare punojnë në
partneritet me shoqërinë civile dhe me sektorin privat në fushat si hartimi dhe zbatimi i
politikave publike, ofrimi i shërbimeve publike për qytetarët dhe ndihma në problemet
ekonomike dhe sociale, në Kosovë ky potencial akoma nuk ka filluar të përmbushet.

3.2Institucionetdhe Organizatat ndërkombëtare qe veprojnë në Komunën e Mitrovicës

Institucionet dhe Organizata Ndërkombëtare të cilat kanë vepruar në Komunën e Mitrovicës qysh
në vitin 1999 janë OKBE,BE, KFORI, EULEXI, OSBE të cilat i referohen një sistem formal me
rregullave dhe objektivave, dhe kanë pasur rol paqeruajtës dhe paqëndërtues jo vetëm në
Mitrovicë por edhe në Kosovë në përgjithësi. “Organizatat ndërkombëtare janë bashkësi e
përhershme me karakter qeveritar ose jo qeveritar të krijuar mbi bazë të një marrëveshje
ndërkombëtare me qëllim bashkëpunimi në zgjidhjen e problemeve të një vendi, gjithashtu
veprimtaria e tyre është e shtrirë brenda kompetencave që janë përcaktuar në marrëveshje”102.

Nëvijim do tëshohim përshkrimin e secilës nga Institucionet dhe Organizata të cilat kanë vepruar
në Komunën e Mitrovicës, roli dhe qëllimi i tyre.

102
Alexander Thompson and Duncan Snidal, “International Organization”, University of chicago, 1999, fq 706

52
3.3Roli i UNMIK‐ut KFOR-it, dhe EULEX-it

Roli i UNMIK-ut
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) i cili udhëhiqej nga “Autoriteti i
Pёrfaqёsuesit Special te Sekretarit te Pёrgjithshёm teOrganizatës sё Kombeve te Bashkuaraqysh
prej viti 1999 iu dha autoriteti për ta administruar Kosovën e pasluftës dhe për t’i ndërtuar
institucionet e saj politike dhe administrative, shoqëria civile e Kosovës ka qenë një nga çështjet
më të rëndësishme të vëmendjes ndërkombëtare”103. Sipas bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë,
një shoqëri civile e fuqishme dhe vitale është e domosdoshme për paqe, demokratizim dhe
zhvillim shoqëror dhe ekonomik.
UNMIK-u de factou themelua me qëllim të përfundimit të mizorive të luftëssë Kosovës të vitit
1999, dhe, kësisoj, qëllimi tij parësor nuk ishtezhvillimi demokratik, ekonomik apo politik i
Kosovës. Zhvillimi i Kosovës UNMIK-ut i mbeti në duar rastësisht fare, si një urgjence të
jashtëzakonshmepër ndërprerjen e një vuajtjeje të jashtëzakonshme njerëzore.
Problemi i kësaj vuajtjeje të jashtëzakonshme njerëzore ishte zgjidhur me përfundimin e vrasjeve
dhe dëbimeve, prandaj, sa i përket UNMIK-ut, qëllimi tij parësor ishte përmbushur. Ndërkaq,
nëse Kosova do të bëhej demokratike, ekonomikisht e zhvilluar, dhe nëse do ta ndërtonte një
shoqëri civile të fuqishme, sa i përket UNMIK-ut kjo do të kishte qenë e mrekullueshme, por,
megjithatë, kjo nuk çonte peshë edhe aq shumë. Për aq kohë sa nuk kishte luftime – për aq sa
njerëzit të mos vriteshin dhe të mos spastroheshin etnikisht – UNMIK-u ishte i suksesshëm.
Veprimtaria e UNMIK-ut është ndarë në katër shtylla: “Shtylla e parë - Policia dhe Drejtësia, të
cilat janë udhëhequr nga OKB-ja, shtylla e dytë- Administrimi civil, e drejtuar po ashtu nga
OKB-ja, Shtylla e tretë – Demokratizimi dhe ngritja e institucioneve, ishte nën përgjegjësinë e
OSBE-së si dhe shtylla e katërt – Restaurimi dhe zhvillimi ekonomik, e cila ishte e udhëhequr
nga Bashkimi Evropian”104.
Në përgjithësi, kosovarët e kanë pranuar UNMIK-un, por më tepër e shikuan atë si politike, të
fshehtëdhe të papërgjegjshme në çfarëdo mënyre ndaj komunitetit lokal. “Ideja e udhëheqjes
ndërkombëtare mbi një territor të huaj mund të jetë legjitime vetëm nëse ajo udhëheqje ushtrohet

103
Shih: (http://www.unmikonline.org/Pages/about.aspx).
103
UNSC Resolution 1244/ 1999, The strukture of UNMIK, ‘’ UNIMIK as a International Governance , Post – Ëar
Kosova; Nato Intervention, UN Administration, Kosovar Aspirations’’ Blerim Reka. Botimi Logos-a 2003, Shkup,
f. 141

53
në emër të, ose për të mirën e popullatës lokale”105.Nëse mbështetemi në këtë definicion,
legjitimiteti i UNMIK-ut është i dyshimtë, për shkak të mandatit të imponuar nga lart, por
gjithashtu edhe për shkak të mënyrës se si është implementuar. Disa kosovarë madje kanë filluar
t’i etiketojnë disa veprime të UNMIK-ut si neo-koloniale.
Pavarësisht vlerësimeve si “çlirimtarë” pas mbërritjes së tyre në Kosovë në vitin 1999,
marrëdhëniet në mes të zyrtarëve të UNMIK-ut dhe popullatës lokale janë bërë gjithnjë e më të
tensionuara gjatë viteve.Këto tensione janë reflektuar në rritjen e nivelit të pakënaqësisë nga
popullsia në Kosovë lidhur me punën e UNMIK-ut.
Një nga publikimet më të mira në këtë aspekt, është ai i Ian King dhe Ëhit Mason, i titulluar “Si
dështoi bota në Kosovë”106
Duke u ndalur në fushën e sigurisë së vështirë, sidomos sigurinë e personelit, King dhe Mason
argumentojnë se UNMIK-u ka treguar paaftësinë e saj ose mungesa e vullnetit për të ndryshuar
kulturën politike Kosovare, si dhe e ka neglizhuar mbretërinë e fuqisë së butë, e cila është jetike
në përpjekjet e shtet-ndërtimit

Roli i KFOR-it –NATO-


KFOR janë një trupë e armatosur ndërkombëtare e drejtuar nën komandat e NATO-s e cilat
njihet “ Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior - e cila u themelua me një sistem mbrojtjeje
kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e
jashtme e formuar nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të armatosur të
Kosovë”107
Sipas mandatit fillestar KFOR-ri kishte për detyrë tëpengojë çdo armiqësi dhe kërcënim të
krijuar ndaj Kosovës nga forcat Serbe, të krijojë dhe të mbajë një ambient të sigurte në Kosovë,
duke përfshirë sigurinë publike dhe rendin civil, të çarmatosë UÇK-në, të mbështesë misionet
humanitare ndërkombëtare.
Detyrat e KFOR-it sot: “ndihma me kthimin apo zhvendosjen e personave të zhvendosur dhe
refugjatëve; rindërtim; asistencë mjekësore; siguria dhe rendi publik; siguria e minoriteteve;

Të dhëna nga: Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KDI“Administrimi dheQeverisja në
105

Kosovë”, Prishtinë, 2016, f.6.


106
Ian King dhe Vhit Mason, “Peace at Any Price: Hov the Vorld Failder Kosovo”, 2006, Cornell University Press
107
Shih: https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Kosovo_Force

54
siguria e kufirit; zbatimi i një programi për armët, armatimin dhe eksplozivët; shkatërrimi i
armëve”108
Fokusi kryesor pas periudhës së pasluftësishte përmirësimi i situatës së sigurisë në pjesën
veriore të Kosovës. Me fjalë të tjera, “nevoja për praninë e KFOR-it dhe rolin e tij ishte e
deomsdoshme, e cila edhe sot vazhdon të ketë po të njëjtin rol, mirë po është duke i kaluar disa
kompetenca më çështjet qëndërlidhën me sigurinë, veçanërisht ato të sigurisë publike, tek
Policisë së Kosovës”109
OJQ-tëkanë pasur mbështetje nga KFOR-i për ofrimin e sigurisë, hartim të revistave dhe
broshurave, si dhe projekteve të ndryshme humane, veçanërisht në kontributin e ndërtimit të
paqes në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, në mbështetje të përpjekjeve të gjera
ndërkombëtare për siguri, paqe dhe stabilitetin në Kosovë.

Roli i EULEX‐it
Më vonë, pasi që Kosova e shpalli pavarësinë, UNMIK-u u zëvendësua nga EULEX-i, “Misioni
për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian, i cili përbëhet nga një personel prej rreth 3.200 vetash
2.000 ndërkombëtarë, kryesisht nga Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe 1.200
vende”110. Edhe pse i përqendruar para së gjithash në zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë
(personeli i tij përbëhet kryesisht nga policë, prokurorë dhe gjykatës), EULEX-i ka kompetenca
të gjera që i mundësojnë të ushtrojë ndikim të madh edhe në qeverisjen e Kosovës.
Edhe ky mision i ri është duke bërë përpjekje të mëdha për të bashkëpunuar me sektorin e
shoqërisë civile, dhe këto përpjekjeshpesh shoqërohen me përkrahje ndërkombëtarepër
organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht për ato organizata që objektiv të tyre kanë ndërtimin e
paqes, dhe bashkëpunimin me organizata e pjesës veriore.
Përveç kësaj Misioni I EULEX-it mban disa përgjegjësi ekzekutive në fushat siç janë:“krimi i
organizuar, krimet e luftës dhe krimet e rënda financiare, llogaridhënies, zbatimit të standardeve
të njohura ndërkombëtarisht, dhe përputhjes me praktikat më të mira evropiane”111. Personeli i
drejtësisë i EULEX-it është aktiv në gjykatat e të gjitha shkallëve në Kosovë.

108
Pllana Nusret, “Intervenimi i Nato-s në Kosovë”, Prishtinë, press 2010, f. 294
109
Mentor Vrajolli, Pëllumb Kallaba, “Rruga e Kosovës drejt programit të NATO-s Partneriteti për Paqe (PPP)”,
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Prishtinë, 2012, f. 15
110
Shih: https://en.Wikipedia.org/ëiki/European_Union_Rule_of_Laë_Mission_in_Kosovo
111
EULEX Raporti për Programet 2010, 01 Prill 2010. I disponueshëm në: (http://ëëë.eulex-
kosovo.eu/docs/tracking/EULEX-MMA-ACTIONS-20102904- ALB.pdf).

55
Që nga vendosja e misionit të EULEX-it e deri më sot ka pasur kritika nga institucionet vendore
mbi punën e këtij misioni dhe rezultatet e tij, veçanërisht të ati të llogaridhënies. Puna e deri
tanishme e EULEX-it nuk ka qenë edhe aq efektive sa duhet. Arsye mund të jetë edhe mos-
koordinimi i Komuniteti Ndërkombëtarë dhe ndërmarrja e hapave konkrete në vënien e planeve
dhe strategjive të këtij misioni në praktikë

3.4 OKB dhe rezoluta 1244

OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare,
zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo vepron në bazë të një sistemi i cili është:
 Asambleja e Përgjithshme
 Këshilli i Sigurimit
 Këshilli Ekonomik dhe Social
 Këshilli i Kujdestarisë
 Sekretariati
 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – Haga
 Programet apo agjensit e specializuara
Në Kosovëkanë qenë dy pikat kyçe të veprimit në bazë të sistemit ai i: “Këshillit tëSigurisë dhe
Programet apo agjensit e specializuara”112
Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër organet me të rëndësishme të Organizatës së Kombeve
të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet
e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme, e cila në Kosovë ishte rezoluta 1244.
“Objektivat kryesore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me miratimin e Rezolutës 1244 ishin”113
1. Ndalja e luftës dhe konfliktit të armatosur midis UÇK-së dhe forcave militare dhe paramilitare
të Serbisë
2. Vendosja e administrimit ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë, nëpërmjet prezencës civile dhe
ushtarake ndërkombëtare
3. Përcaktimi i një statusi të përkohshëm për Kosovën në shkallë të një vetëqeverisje substanciale
brenda RF të Jugosllavisë
4. Përgatitja për zgjidhjen e statusit final të Kosovës si dhe kalimi i të gjitha përgjegjësive në
organet e Kosovës, të cilat do të themelohen pas zgjidhjes finale për Kosovën.
112
Shih: https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Organizata_e_Kombeve_t%C3%AB_Bashkuara#Këshilli_i_Sigurimit
113
Stavileci Esat, “Për kosovën dhe Çështjen Shqiptare”, Prishtinë press 2001, f. 97

56
Programet a po agjensit e specializuara vepronin në kuadër të organizatave ndërkombëtare si:
 Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) Programi për Zhvillim i
Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka qenë aktiv në Kosovë që nga viti
1999. Ai ka ndihmuar qeverinë e Kosovës në zhvillimin e institucioneve lokale dhe i
është bashkuar përpjekjeve në rindërtimin e Kosovës.
 Fondi Ndërkombëtar për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) Fokusi kryesor i
UNICEF është mbrojtja dhe zhvillimi i fëmijëve në Kosovë. Përmes projekteve të tij,
angazhohet në promovimin e qasjes së barabartë në shërbime zhvillimore, posaçërisht në
shkollimin e djemve dhe vajzave, pa dallim gjuhe, etnie, apo race.
 Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) zbatimi i politikave
të mbrojtjes së refugjatëve, dhe viktimave të luftës veçanërisht është mjaft i angazhuar në
nevojat specifike të grave dhe vajzave në të gjitha nivelet.
 Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) ky program fokus kryesor kishte
Përmirësimi i Shëndetit të Gruas dhe Fëmijëve në Kosovë.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit u miratua më 10 qershor 1999 pas marrëveshjes për
tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo rezolutë kishte për qëllim: “Pengimin e ripërtëritjes së
armiqësive, ruajtjen dhe stabilitetin në Kosovë, sigurimin e tërheqjes dhe parandalimin e kthimit
në Kosovë të forcave ushtarake Serbe, krijimin e një ambienti të sigurisë në të cilin refugjatët
dhe personat e zhvendosur mund të kthehen të siguritë në shtëpitë e tyre, ku mund të funksionojë
prania civile ndërkombëtare, ku mund të krijohet një administratë kalimtare, dhe ku mund
tëshpërndahen ndihma humanitare,sigurimi i lirsë sëlëvizjes dhe ndërtimi i paqes përmes
organizatave ndërkombëtare”114. Fazat e implementimit të Rezolutës 1244 fillonin në këtë
mënyrë:
1. Faza e parë- e cila përfshinë periudhën nga miratimi i Rezolutës 1244, fazë kjo e cila shënoi
vendosjen e prezencës tëinstitucioneve ndërkombëtare – UNMIK dhe asaj ushtarake/sigurisë
NATO me misionin e saj KFOR.
2. Faza e dytë- fillon pas ndërtimit të institucioneve vendore demokratike, fazë kjo e cila
karakterizohet nga bartja e kompetencave nga administrata ndërkombëtare tek institucionet
vendore.

114
Shih: http://ëëë.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/Res1244ALB.pdf

57
3. Faza e tretë- e cila përbën njëkohësisht fazën e fundit të implementimit të Rezolutës 1244
është përcaktimi i statusit final të Kosovës”115
Këto faza patën një rëndësi tëveçantë në secilën periudhë për shtetndërtimin e Kosovës, e
poashtu edhe për stabilizimin e vendit, duke i vë fokus edhe Shoqërisë Civile, ku interesi kryesor
ishte zhvillimi ekonomik përmes OJQ-ve dhe ndërtimi i paqes mes komuniteteve. Në këtë
mënyrëInstitucionet ndërkombëtare nuk e kishin as një kriter tëvetëm për themelimin e një OJQ-
je, i kanë financuar pa pasur ndonjë objektiv të caktuar dhe pa kërkuar raportim financiar.
Nëse ndalemi pak te faza e tretë i cili është përcaktimi i statusit final të Kosovës, në këtë fazë
përfshihet Plani i Ahtisarit. Marti Ahtisari ish - Presidentit finlandez ishte i thirru në rolin e
negociuesit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë,
që nga 24 Korrik 2006 me anë të vizitave që bëri Ahtisari filluan bisedimet zyrtare ndërmjet
Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës të cilët
përfaqësoheshin nga Delegacioni i Kosovës që ndryshe quhej “Grupi i Unitetit”116i cili udhëhiqej
nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, dhe Presidenti i Serbis Boris Tadiq ku kishin qëndrime
diametralisht të kundërta dhe rezultojë pa sukses.
Roli kryesor i ndërmjetësit Ahtisari konsistonte në përcaktimin e një gjuhe bashkëpunimi në mes
të palëve e cila do të ishte e domosdoshme për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët, e
cila kërkonte lënien e të kaluarës, steriotipeve dhe metodave tjera për zgjidhjen e kontestit nga
palët. Në këtë fazë rol të rëndësishëm kishte komunikimi i përhershëm me palët respektive.
Republika e Kosovës konsiderohet si rast Sui-Generis jo vetëm në aspektin politik por edhe në
atë të trajtimit dhe garantimit tejet të veçantë të drejtave të minoriteteve. Plani i Ahtisarit i ofron
minoriteteve, në veçanti atij serb të drejta të cila nuk i gëzon asnjë minoritet tjetër në Evropë.
“Në vazhdim ky plan rreth 70 % të përmbajtjes së tij i kushton të drejtave, garantimit dhe masave
mbrojtëse për minoritetet, specifikisht atij serb”117. Mirë po Kosova me shpalljen e Pavarësisë
garantoj respekt dhe trajtim tëbarabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Pakoja e Ahtisaarit, kishte paraparë që Kosova, si shoqëri e organizuar edhe në fushën e sigurisë,
ta krijonte sistemin e vet të sigurisë në të gjitha aspektet e funksionimit të saj, duke filluar me
policinë, me sigurimin kufitar, me shërbimin e inteligjencës, me shërbimin për situatat

115
Veller Marc, “Shtetësia e kontestuar”, Botimet Koha, mars 2009, fq 25
116
Ahtisari Marti, “Detyra në Beograd”, Prishtinë, 2008, f. 165 – 167
117
Hoxhaj, Enver “Politika Etnike”, Pejë Dukagjini, 2008, f. 388.

58
emergjente, si dhe me fushat e tjera të nevojshme, të cilat duhet të jenë nën mbikëqyrjen e plotë
demokratike të shoqërisë civil.

3.5Roli i BE-së dhe OSBE në Kosovë

Bashkimi Evropian BE është i pranishëm në Kosovë përmes Zyrës së Bashkimit Evropian në


Kosovë që nga viti 1999, duke luajtur një rol të madh në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
Be-ja ka një rol kyç në implementimin e politikave përmes: “shpërndarjes së të gjitha mjeteve të
zgjerimit sipas Procesit të Stabilizim Asocimit, siç janë raportet e rregullta të progresit dhe
Partneritetit Evropian, dialogut të përhershëm teknik dhe politik me autoritetet kosovare për të
ofruar politika të shëndosha, këshilla dhe udhëzime për përpjekjet e tyre për reforma, sigurimit të
mbështetjes së konsiderueshme financiare (2 miliard Euro deri më sot) për të ndërtuar dhe
përmirësuar institucionet kosovare, për të nxitur zhvillimin socio-ekonomik dhe për të avancuar
më tej integrimin rajonal. BE-ja është tashmë donatori më i madh në Kosovë”118.
BE fokusin kryesor ka pasur fuqizimin e shoqërisë Civile si faktor kyç për ndërtimin e paqes në
Mitrovicë. BE-ja jo vetëm që ka ndihmuar me fonde tëmëdhashoqërinë civile, por ka financuar
edhe projekte tëmëdha për Komunën e Mitrovicës, duke harmonizuar një ambient që mund të
paraqet liri të lëvizjes mes shqiptarëve dhe serbëve, si rregullimi i shëtitoreve në pjesën jugore,
ndërtimi i qendrave tregtare dhe sportive, ku të gjitha këto janë pranë lumit Ibër, investimet në
infrastrukturë si rregullimin e rrugëve përgjatë lumit ibër në anën veriore dhe atë jugore, ku këto
rrugë janë alternative që lidhin pjesën jugore me atë veriore.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni i OSBE-së në Kosovë
është themeluar nga Këshilli i Përhershëm i OSBE-së si komponentë e veçantë e UNMIK-ut në
korrik 1999.OSBE ka një varg aktivitetesh të ndryshme, duke filluar nga zhvillimi i
institucioneve demokratike dhe pjesëmarrja qytetare në vendim-marrje, deri te promovimi i të
drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.Në veçanti angazhohet për“mbrojtjen e të drejtave të
komuniteteve, monitorimin e gjyqësorit, reformën e qeverisjes lokale, dhe zhvillimin e

118
Shih: https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/7629/p%C3%ABr-zyren-e-be-s%C3%AB-n%C3%AB-
kosov%C3%ABppbe_sq

59
institucioneve të pavarura, siç janë Institucioni i Avokatit të Popullit, Komisioni i Pavarur për
Media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Policia e Kosovës”119
OSBE-ja në Mitrovicë ka luajtur një rol tëjashtëzakonshëm nëmonitorimine aktiviteteve
tëshoqërisë civile, monitorimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, e po
ashtu ka mbështetur edhe shumë organizata me financim dhe ide të reja.
Vendi gjeografik se ku ndodhët OSBE-ja është në Zonën neutrale që lidh Mitrovicës e Veriut me
atë të Jugut, ku shumicën e rasteve në aktivitete qëpërfshihen akterë institucional organizohen
nëhapësirat e objektit të tyre, me qëllim të ofrimit të sigurisëdhe atë tëshprehjesbrenda atyre
hapësirave.

119
Shih: http://.osce.org/sq/mission-in-kosovo

60
KAPITULLI IV
4.1 Prezentimi i pyetjeve dhe përgjigjieve të intervistave me OJQ shqipetare
dhe serbe
Metodat dhe teknikat
Në këtë punim jan përdor medodat dhe teknikat kualitative me intervista të thella për: OJQ-të e pjesës
Jugore dhe Veriore të Mitrovicës, të cilat veprimtarinë e tyre e bazojnë në ndërtimin e paqes, si dhe për
pjesmrrësit apo përfituesit shqiptarë dhe serb ku kanë qenë pjesë e aktiviteteve që kan pasur të bëjnë me
pajtimin etnik apo ndërtim të paqes.
Mostrat
Mostrat janë të zgjedhura pra: OJQ-të, Përfituesit, Nga mostra e përzgjedhur intervistat do të zhvillohen
përmes pyetësorëve që do të përmbajnë rreth 15 pytje, dhe 19 intervista ku prej tyre do të jenë:
 6 (gjashtë) nga OJQ, 4 (katër) nga Pjesa Jugore, 2 (dy) nga Pjesa Veriore.
 10(dhjetë) Përfitues që prej tyre do të intervistohen 6 (gjashtë) shqiptarë, 4 (katër) serb.
 Intervist me 4 organizata shqiptare CBM, MVHA, Mundësia, Diakonia,
 Intervist me 2 organizata Serbe MDA dhe Santa Maria
 Intervist me 5 Pjesmarrës në Aktivitete të organizatave në pjesën Jgore
 Intervist me 4 Pjesmarrës në Aktivitete të organizatave në pjesën Veriore

Pyetjet dhe Përgjigjet të përmbledhura nga intervistat me Organizata

ORGANIZTAT
SHQIPTARE ORGANIZTAT
MUNDWSIA SERBE
CBM MDA
DIAKONIA SANTA MARIA
MVHA

61
Objektivat dhe misoni i organizatave janë?

Objektivat dhe misoni i këtyre organizatave në bazë të përgjigjes së tyre janë: Pajtimi
dhe integrimi i komuniteteve etnike, Pjesëmarrja aktive dhe fuqizimi i të rinjve, Rritja
e efektivitetit të punës së organizatave të shoqërisë civile përmes iniciativave të
përbashkëta.

Cilat aktivitete kan ndikuar sipas organizatave në ndërtim të paqës, si dhe sa


keni pasur përkrahje instituconale për organizimin e këtyre aktiviteteve?
Aktivitete të cilat kan ndikuar në ndërtimin e paqes si dhe kan rritur numrin e
pjesmarrsëve: Trajnime të përbshakëta, vork-shope, promovimi i drejtave të njeriut,
avokim, dialogu për një të ardhme të përbashkët dhe ndërtim i paqës, pastrami i lumti
ibër me pjesmarrës shqiptar dhe serb. Interesimi për mbështetje të organizatave, ka
qen më tepër nga ai ndërkombëtare se sa vendor, veqanërisht kur u bë fjalë për
aktivitete të përbashkëta serb dhe shqiptar, donatorët nuk kan hezitur të na financojn
projektin.

Vështërsit e organizatave në organizimin e aktiviteteve me pjesmarrës


shqipetarë dhe serb, si dhe në krahasim me vitete parapraka a është shtuar
numri i pjesmarrsëve në aktivitete ku jan shqipetarët dhe serbet?
Gjer në vitin 2013 kemi pasur vështërsi në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta
shqipetar dhe serb, ku ndër sfidat kryesore kan qen mos pjesmarrja e serbeve në
aktivitete ku kan qen shqiptarët, apo shqiptarët në aktivitete ku kan qen serbet, tani
kemi mjaft aktivitete të përbashkëta, me numër me të madhë jo vetëm si vullnetarë
por edhe pjesmarrës tjerë të rinjë.

62
Gjatë implementimit të projektit, a keni paraparë që ndonjë aktivitet ta mbani në pjesën
Veriore, ku do të ishin pjesëmarrës të komunitetit shqiptar dhe serb?
Organiztata serbe: Deri më tani kemi pakë
Organizatat shqipëtare: Po kemi organizuar aktivitete të organizuara në pjesën veriore
aktivitete në veri, por nuk kan qen te ku kan qen edhe shqiptarët, përshkak të
shpeshta, për shkak të sigurisë , kur kan qen situatave të tensionuara në veri, por që të
ne situat te tensionuar kryesisht rinjët serb nuk hezitojn të marrin pjes në
organizohën në lagje të përziera ose zona aktivitete në pjesën jugore dhe me
neutrale ku perfshihen edhe komunitetet shqiptarët, përshkak edhe të ambinetit më të
tjera. sigurt që ofrojn organizatata shqipetare në
pjesën jugore.

A ka pasur te interesuar të rinjë Shqiptarë/Serb që të marrin pjesë në aktivitete e


pjesës Veriore?

Organizatat Shqipetare: Ne fillim te rinjet kan Organizatat Serbe: Kuptohët se në përiudhat e


hezituar te marrin pjes, ku eshte dashur nje pasluftës, as që është bërë fjalë për organizmë
pergaditje me egjate kohore qe ti bindim se të tilla, apo bashkpunime, të rinjët kan qenë të
vetem permes dialogut, aktiviteteve te ndikuar edhe nga e kaluar edhe nga familjarët
perbashketa mund te arrihet paqe, madje që të mos marrin pjesë në aktivitete me
shpesh kemi gjetur edhe forma stimuluese që shqiptarët, por tani nuk kan hezitim, madje
të marrin pjesë në aktivitete, kurse tani kanë krijuar edhe raporte miqësore me të rinjë
interesimi eshte ne nivel me te mire. shqiptarë.

A keni bashkpunim me ndonjë organizatë serbe/shqipëtare të pjesës


Veriore/Jugore, dhe si e mirpresin inciativën tuaj për bashkpunim?

Organizatat serbe: në përgjithsi kemi


Organizatat shqipetare: Bashkpunimi me bashkpunim në organizim të aktiviteteve
organizatat serbe, egziston në vazhdimsi, edhe kur sjem në partneritete ne
kohën e fundit organizata serbe kan shprehur inplementim te ndonjë projekt, por që hasim
më tepër interesim për të bashkpunuar, me në mrikuptim me organizata shqipëtare, tani
objektiva kryesore ndërtimi i paqës, thyerje e një faktor më i rëndësishëm që na shtyen për
paragjykimeve, liri e shprehjës dhe lëvizjes. të bashkpunuar, është qëndrushmëria e
projekteve.

63
4.2 Prezentimi i pyetjeve dhe përgjigjieve te të rinjëve shqipetarë dhe serbe

Çka do të thotë për juve ndërtimi i paqes?

Disa përgjigje të intervistuarve shqiptarë dhe serb: Ndërtimi i paqes është


bashkejetesa e te gjitha komuniteteve në një vend, paqe do të thotë të jesh mirë me
vetën dhe të tjerët, ndërtim i paqës është të mos paragjykosh të tjerët dhe ti
ndihmosh të ngritën, ndërtim paqe është mos diskriminim racor, etnik, gjuhësor.

Cili është motivi juaj për pjesëmarrje në aktivitete që kanë të bëjnë me paqen?

Disa përgjigje të intervistave shqiptarë dhe serb: Motivi kryesor është qe te rinjet te
bejne paqen pavaresisht te kalueares se dhimbshme qe ata mund të kenë pasur gjatë
historisë. Më bën të kem vetbesim që mund të jem një kontribues i mirë për shoqërin
që të kem jetë tolerante. Ndriqimin e të ardhmës e shof përmes paqes, prandaj kam
motiv të merrëm me të. E dua jetën pa kufizime dhe toleranc.

A mendoni se pjesëmarrja juaj në këto aktivitete mund t’iu shërbej juve,


organizatës, institucionit apo rrethit ku jetoni?

Po, mjaft shume! Sespse kur te tjeret te shohin qe je pjese e aktiviteteve te ndryshe
qe kane per qellimin paqen ne komunitetin ku ti jeton. Pjesmarrja në aktivitete me
karater të tillë mund të jete faktor qe qytetarët ti thejn paragjykimet dhe të
bashkangjiten keytre aktiviteteve dhe te jene bashkendertues te paqes

64
Sa shpesh merrni pjesë në aktivitete ku janë prezent shqiptarët/serbet, dhe a keni shok-
shoqe shqiptare/serbe
Përgjigjiet e shqipëtarëve: Pothujase c'do
aktivitete kur organizohen, kryesisht është grupi Përgjigjiet e serbeve: tani jemi më aktiv
i njëjt i të rinjëve serb që marrin pjesë, ku edhe në pjesmarrje në aktivitete ku jan edhe
kemi kontakte të vazhdushme me ta, i kem shqiptarët, varet edhe nga tematika e
edhe në rrjete Sociale Facebook, instagram, cila na ndihmon ne të fitojm ide të reja,
kam plot 7 vite qe marr pjes ne aktivitete ku jan por edhe miqësi kemi krijuar, shpesh
pjesmarres edhe serbet, çështja e kaluar është shkëmbejm ide apo informata të
e ndishme, dhe se ne gjatë aktiviteteve ku janë ndryshme që kan të bëjn më tepër me
pjemsarrës shqiptarë dhe serb nuk e tematikat e aktiviteteve apo trajnimeve.
diskutojmë asnjëherë të kaluarën, sepse kem
frik që do të shpiem në konflikt, dhe prishje të
raporteve që kem tani.

Ç’far mendimi keni për shqipetarët/serbët pas mbajtjës së aktivitetev?


Përgjigjiet e shqipëtarëve: Ne fillim jam
ndier shume keq kur kam qendru ne nje
Përgjigjejet e serbeve: Kryesisht mendim të
aktivitete ku kan qen edhe serbet, por tani
mirë, nuk është që hyjm shumë në
kam kuptu se nuk jan faktor ata per te
muhabete vecanërisht me të kaluarën apo
kaluaren e hidhur qe kemi pasur. Eshte e
qështjen e Mitrovicës. aktivitete jan
vështir të kemi mendim të mirë kur e di të
kryesisht relaksuese kështu që nuk mund të
kaluarën, por prap e di që ata jan të rinjë
them se lihet ndonjë hapsir për mendime
dhe nuk është që kan ndikuar ata që të ketë
negative.
luft.

Si e shihni marrdhënien tuaj me një shqiptar/serb pas disa viteve?

Përgjigjet e Shqipëtarëve: Dojm ose jo Përgjigjejet e serbeve: Mendoj që më me


duhet të jenë të mira, pasi që tani edhe na shumë miq shqipëtarë, madje edhe me
lidhin shumë gjera coft organizatat, raporte më të mira, pasi që c'do ditë po na
bizneset, studimet, puna, gjuha zyrtare, lidh edhe interesi i përbashkët e drejta për
lëvizja etj. Mendoj që do jen të mira por punë dhe lëvizje. Nësë nuk do vihen
vetëm me grupe të caktuara që i lidh puna barikada apo tensione politike që lidhen
apo aktivitete, . edhe me të kaluarën, do te jen raporte me
te mira.

65
A endjeni vetën të diskriminuar gjatë zhvillimit të ndonjë aktiviteti ku jan
pjesmarrës shqiptarë/serb?
Përgjigjiet e serbeve: kur marrim pjes në
Përgjigjiet e shqipetarëve: po ndodh ndonjë aktivitete që jan më shumë
shpesh, mendoj që organizatat i shqiptarë ndihem i diskriminuar pasi që
favorizojn më tepër serbët në aktivitete, sdi të flas gjuhën shqipe. Asniher nuk jam
apo trajnerët i japin përparsi më tepër ndje i diskriminuar, madje edhe kur kemi
shprehjes së mendimit serbeve. vork-shope, behemi do shqiptar do serb,
ku permes gjuhes angleze apo me
perkthyes shkembejme dhe hajgre.

Nga miqtë tuaj, aka prej atyre që hezitojnë të marrin pjesë në aktivitete që janë
pjesmarrës serb?
Përgjigjiet e shqipetarëve: Ka shumë,
shpesh ndodhë kur ne nuk deklarojm hiq Përgjigjejt e serbeve: shume shok te mi
se jan pjesmarrës edhe serbet përshkak hezitojn shumë kan frik nga ofendimet
të paragjykimeve. Kam marr mjaft kritika apo kercnimet. Unë jam vet 5 e shoqëris
pse unë marr pjes në aktivitete ku janë serbe që marr pjes rregullisht në
serbet. Ka prej atyre qe sdojn me ni për aktivitete me shqipetarët, por shpesh jo
ta, madje as ti përmend që egzistojnë, vetëm që na kan thënë fjalë ofenduese
por kam edhe prej atyre që i intereson në shkollë, por edhe kan nxit urrejtje për
trajnimi apo aktiviteti i organizatës, jo ne tek njerzit e komunitetit tim.
edhe kush është pjesmarrës.

Sa e vlersoni punën e organizatave në organizimin e aktivitete e tyre?

Mendoj qe organizata po deshtojn kur po


funksionojn me nje grup te vetin Mjaft mirë, ka shumë arsye, e para që na
vullnetaresh, dhe nuk po i len hapsir me ndihmon në integrim , por edhe në
u involvu edhe te rinj te tjere, kan marrjën e ideve të reja, njoftimin e
munges te ideve kreative te cilat i
shoqëris të re, në avancimin për punsim.
ndihmojn te rinjet qe te fitojn edhe pune
praktike.

66
PËRFUNDIMI

Qënga periudha e pasluftës Mitrovica mbetët e ndarë përmes urës së lumit “Ibër” mbi të cilën
urëkanë qëndruar barrikada ndërvite, të cilat kanë penguar lirinë e lëvizjes, dhe largimi i këtyre
barrikadave është shënuar me incidente të shumta ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet ndëretnike, komunikimi dhe bashkëpunimi me Organizata
është përmirësuar. Njerëzit pamvarsisht barrikadave të vendosura ndër vite prapë kalojnë urën e
“Ibrit” në Mitrovicë, por që është e lirë vetëm për këmbësor, dhe liri të lëvizjës kanë më shumë
serbët në pjesën Jugore, se sa shqiptarët në atë Veriore, mirëpo tregtia në “Lagjen e
Boshnjakëve” është duke luajtur një rol të jashtzakonshëm në qarkullimin më të madh të
njerëzve si shqiptarë dhe serbë në atë pjesë.
Sektori i shoqërisë civile, në veçanti ato të angazhuara në bashkëpunimin, pajtimin, ndërtimin e
paqes dhe dialogun ndëretnik, në përgjithësi është aktive dhe ka arritur që të mbajë
bashkëpunime dhe raporte miqësore mes të rinjve shqiptarë dhe serb në Mitrovicë.
Përqendrimi kryesor i Organizatave Vendore dhe Ndërkombëtare, është në aktivitete të cilat kanë
të bëjnë me paqen dhe dialogun ndëretnik, të cilat edhe kanë shënuar rezultat në krijimin e
partnirtitete mes organizatave shqiptare dhe serbe, bashkëpunimi në mesin e kolegëve,
bashkëpunim mes pjesëmarrësve. Tregtia, biznesi dhe punësimi shihen si çështjet kryesore në
krijimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndëretnik.
Themelimi i komunave paralele nga Qeveria e Serbisë dhe ushtrimi i ndikimit në funksonimin e
arsimit sipas ligjit të tyre, shkelin Rezolutën 1244 të OKB-së.
Qeveria e Kosovësvazhdimisht ka qenë e udhëhequr nga BE-ja sa i përket dialogut me serbinë,
vecanërisht kur bëhet fjalë për pjesën Veriore të Mitroivcës, një hapë konkret ka ndërrmarr në
muajin mars të vitit 2018 për të pasur qasje në pjesën Veriore shqiptarët e pjesës Jugore, ka
vendosur që Gjykata e Qarkut, ajo Koumnale, dhe ajo për kundërvajtjetë jenë në Qendër të
pjesës Veriore, ashtu sic kan qenë para vitit 1999, mirëpo zakonisht qytetarët janë duke përdorur
rrugët alternative për të shkuar deri tek gjykata, dhe se deri më tani nuk është shënuar ndonjë
incident.
Në mënyrë që të arrihet sa më shumë paqe dhe të rritet ndikimi potencial që bashkëpunimi
ndëretnik mund ta ketë në procesin e pajtimit, është qenësore që të përfshihen sa më shumë
akterë që të jetë e mundshme.

67
REKOMANDIMET

OJQ-ve
 Organizatat te dalin me ide inovative, te cilat i mundesojn te rinjeve nje jete me
bashkpunuese dhe tolerante mes komuniteteve.
 Të përfshijnë më tepër të rinjë jo vetëm në aktivitete e tyre, por edhe në punë vullnetare,
praktike, si dhe profesionale.
 Të krijohet një bashkpunim më i ngusht me organizatat serbe te pjesës veriore, në mënyrë
që të depërtojn me aktivitete të rregullta edhe në pjesën veriore.
 Të themelojnë një rrjet/platformë (formale apo joformale) te të gjitha OJQ-ve dhe
iniciativave të përfshira në bashkëpunimin ndëretnik, në punën brenda komunitetit, në
ndërtimin e paqes, në të drejtat e njeriut, në media, në çështjet e komunitetit për të
zhvilluar një synim dhe plan të përbashkët strategjikisht për zonën; të shkëmbejnë
informata, të kordinojnë aktivitetet për të shtuar interesin e qytetarve per pjesmarrje, të
zbatojnë projekte të përbashkëta kur një organizatë e vetme mund të mos jetë në gjendje
ta bëjë; ky rrjet/platformë duhet të lobojë tek institucionet, donatorët, publiku i gjerë;
duhet gjithashtu të zhvillojë një politikë të përbashkët avokuese ndaj institucioneve dhe
nivelit politik për ta forcuar ndikimin e sektorit të shoqërisë civile
 Të forcojnë punën brenda-komunitetit për ti rritur kapacitetet dhe resurset përbrenda
komuniteteve,
 Të përfshihen në zonat 'mono-etnike' edhe me projekte brenda-komunitetit, ti
identifikojnë “hapësirat e përbashkëta” të cilat janë të qasshme për pjesëtarët e
komuniteteve të ndryshme për takime/aktivitete, të zbatojnë projekte dhe aktivitete të
bazuara në nevojat dhe çështjet e interesit – dhe jo për hir të zbatimit vetëm të projekteve
ndëretnike
Bizneseve:
 Të jenë të vetëdijshëm të rolit pozitiv që biznesi mund ta luaj për të nxitur kontaktet dhe
bashkëpunimin ndëretnik, të promovojë këtë rol dhe ta aplikojë një qasje përfshirëse, të
arrijë dhe të ofrojë shërbime ndaj pjesëtarëve te të gjitha komuniteteve

68
 Institucionet të ndihmojnë në qarkullim të mallrave dhe tatimeve për ta forcuar pozitën e
biznesit për të punuar “përgjatë vijave etnik” dhe t‟i inkurajojë të tjerët me shembuj të
mirë.
Donatorët:
 Të zhvillojnë një strategji afatgjate dhe të përfshihen në projekte afatgjata; aktivitetet
afatshkurta dhe të vetme duhet të përcillen dhe të integrohen në një strategji kryesore në
mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmëri
 Të mbështesin iniciativa/aktivitete në zona të përziera ku funksionon bashkëjetesa edhe
nëse duket si “super e lirshme” në shikim të parë pasi që njerëzit tanimë takohen në
shtëpi, në rrugë, në dyqane, pa probleme; por të ofrohet një hapësirë më publike dhe të
institucionalizohen marrëdhëniet ndëretnike, të lehtësohen diskutimet, bërja e hapësirës
së takimit më e qasshme për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë zonë, do
të ketë një efekt stabilizues, do të përmirësojë besimin qytetar dhe do ti forcojë aftësitë
për tu ballafaquar me konfliktet dhe në situata delikate
 Të mos përqendrohen në vetëm disa akterë të cilët njihen përgjithësisht; t‟i identifikojnë
disa liderë (të mundshëm) politikë, aktivistë dhe organizata, të përfshihen në ndërtimin e
kapaciteteve dhe në forcimin e resurseve për të zgjeruar bazën e organizatave dhe
personave të përfshirë.

69
LITERATURA

1. Agani Fehmi: Për Shoqërin Civile, Pejë 2002


2. Osmani Jusuf: Vendbanimet e Kosovës, Prishtinë 2004
3. Kullashi Muhamedin: Pushteti dhe Dija te Michael Foucault, Prishtinë 2008,
4. Marks Karl:Punime të hershme, Prishtinë 1982
5. Kopecky, Peter:Uncivil Society, London, 2003
6. Demjaha, Arsime: The Development of Civil Society in Kosovo after the Kosovo Conflict,
Neë York, 2004
7. Giddenes Anton: Sociology,Press, 1990
8. Ritzer George, Goodman J. Douglas : Teoria Sociologjike, Tiranë 2008
9. Bashkurti, Lisen: Krizat ndёrkombёtare, Tiranё 2008
10. Cava La Gloria, perkthyer Salihu Astrit: Konfliktet dhe Ndryshimet në Kosovë, Prishtinë
2000
11. Beshka, Violeta: Konfliktet, Shkup 1995
12. Collins Alan, Studime Bashkëkohore të Sigurisë, Tiranë 2003
13. Projekt për mësime të përbashkëta i CDA-së, Aka sjell ndryshime Krijimi i paqës në
Kosovë, Prishtinë 2006
14. Myung MOON: Si Qytetar Global Paqedashës, Tiranë 2011
15. Pula Besnik: Shoqëria në ndryshim, Sektori i OJQ-ve në Kosovën e pas luftës, Prishtinë
2004
16. Vrajolli Mentor, Kallaba Pëllumb: Rruga e Kosovës drejt programit të NATO-s
Partneriteti për Paqe, Prishtinë, 2012
17. Marc Ëeller, “Shtetësia e kontestuar”, Prishtinë 2009,
18. Marti Ahtisaari, “Detyra në Beograd”, Prishtinë, 2008
19. Hoxhaj, Enver “Politika Etnike”, Pejë 2008,
20. Pllana Nusret,: Intervenimi i Nato-s në Kosovë , Prishtinë 2010

70
Burimet nga Interneti

 Trzirat e Marsit 2004:


https://ëëë.google.com/search?q=trazirat+e+marsit+2004&tbm=isch&source=iu&ictx=1
&fir=4-rUqzs0bËNgFM%253A%252CgreZ-
 ligji për kufijt administrativ të komunave,
ttps://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2518
 Lajmi për barikada shih: http://zeri.info/aktuale/36967/parku-i-paqes-dhe-paqja-e-brishte/
 Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSCE, shih http://ëëë.osce.org
 Të dhëna statistikore në: http://ask.rks-gov.net/search-
results/?q=regjistrimi%20i%20popullsis&p=1
 Statutin e Mitrovicës Jugorehttps://kk.rks-
gov.net/mitrovice/getattachment/Municipality/Statut/Statuti-i-Komunes-se-Mitrovices---
2011-(1).pdf)
 Shih statutin e Komunës së Veriut
https://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=12573
 Ligji për përdorim të gjuhëve, neni 2.1
https://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2440

Të dhënat dhe Intervistat nga Instituconet dhe Organizatat

 Qendra për Punë Sociale


 Drejtoria e Kulturës Rinis dhe Sportit
 Zyra e të Drejtave të Njeriut
 Të dhëna nga KIPRED, USAID, KDI, NDI
 Intervist me 4 organizata shqiptare CBM, MËHA, Mundësia, Diakonia,
 Intervist me 2 organizata Sërbe MËDA dheSanta Maria
 Intervist me 5 Pjesmarrës në Aktivitete të organizatave në pjesën Jgore
 Intervist me 4 Pjesmarrës në Aktivitete të organizatave në pjesën Veriore

71

You might also like