You are on page 1of 11

1.

DASHI
(20 mars – 19 prill)

DASHI është shenja e parë e Zodiakut, është shenjë zjarri. Mashkullore,


themelore, pozitive dhe sundohet nga planeti Mars. Është shenjë
krejtësisht misterioze sepse në të përmblidhen të gjitha tipologjitë
parësore të zodiakut dhe prandaj është shumë e vështirë të kuptohet.
Dashi konsiderohet si shenja e fillimit të jetës dhe që buron nga dy
tendenca të vecanta një materialiste dhe një krijuese.Karakteristika të
përgjithshme (mashkulli, femra)
Të lindurit në këtë shenjë janë persona alegro, të gjallë, aventuerierë, energjikë,
sypatrembur, të aftë të merren me aktivitete të lodhshme pa treguar lodhje. Janë
shumë të fortë dhe të guximshëm, më të guximshmit nga të gjitha shenjat e tjera.
Janë ngulmues kur vendosin një qëllim duan ta arrijnë atë me çdo kusht.
Dashi është shenja e parë dhe të lindurit në këtë shenjë janë pothuajse gjithmonë të
parët. Shpesh herë ata janë udhëheqës. Doni të filloni një projekt? Merrni në punë
një Dash. Ai do t’i mbledhë të gjitha energjitë dhe do t’a verë punën në vijë. Të
lindurit dash quhen pionierët e Zodiakut, janë aventurierë dhe s’kanë frikë nga e
panjohura. Ngaqë sundohen nga planeti Mars që është planeti i luftës ata janë si
Zoti i tyre energjik dhe luftarak, agresiv dhe gjithmonë gati për t’u hedhur në sulm,
për të sfiduar këto dhe për të fituar. Të lindurit e kësaj shenje duan të bien në sy. Të
nisë diçka kjo është dëshira e madhe e Dashit, se si përfundon ai s’e çan kokën,
sepse ata janë shpesh herë optimistë. Janë tipa krenarë të ndjeshëm, të pavarur,
tolerues, të gjallë, të vendosur, sundues, zotërues, të qeshur, tërheqës, të
padjallëzuar shpesh herë naivë. Janë njerëz origjinalë, aktivë, rezistentë, kapadai,
entuziastë, të nxituar, të thjeshtë. Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë besim në
vetvete. E duan lirinë janë njerëz të veprimit dhe i frymëzojnë të tjerët me veprat e
tyre. Të lindurit në këtë shenjë nganjëherë janë të rreptë deri në ashpërsi.
Preferojnë ndryshimet dhe zbavitjet. Duan gjithnjë të përmirësojnë dhe të
reformojnë gjithçka; u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes së përgjithshme dhe
duan të kenë poste drejtuese.
Nganjëherë impulsiviteti i tyre mund të jetë shkak zhgënjimesh dhe mossuksesesh.
Natyra e tyre luftarake i lejon ata ta luajnë lojën me zell dhe gjallëri me dominancë
dhe arrogancë. Por ata kanë edhe një të metë shpesh herë e nisin një projekt dhe
mund ta lënë përgjysëm për të filluar një tjetër. Në pozicionin e vartësit nuk ndihen
mirë dhe s’kanë qejf të urdhërohen por duan të sundojnë vetë. Janë inisiatorë të
ideve të reja sepse kanë idenë të shprehen lirisht. Veprojnë gjithnjë instiktivisht.
Kanë një anë negative në veprimet e tyre me njerëzit. Shpesh irritohen shpejt nga
cektësia e miqve të tyre duke mos kuptuar ndjenjat e tyre. Në nivelin mendor të
lindurit dash janë të zgjuar e objektivë. Ju pëlqen gara, sfida, aksioni, por hera
herës iu futen sfidave të kota ku pësojnë veç humbje. Shumë nga veprimet e tyre
mund të jenë të nxituara por ata nuk pendohen lehtë. Ata janë egoistë duan të jenë
gjithnjë të parët pra mos harxhoni kot frymë me ta, janë shumë të paduruar. Ata
janë po aq entuziastë në lojë sa edhe në punë. Të lindurit në këtë shenjë s’duhet të
kenë frikë, të jenë autoritarë sepse kjo është natyra e tyre. Nëse një dash ndihet i
ndrojtur ka mundësi që ndaj tij në fëmijëri të jetë ushtruar dhunë. Këto ngjarje
mund ta kenë frenuar atë. Nga ana tjetër këto forca mund të krijojnë një dash
autoritar dhe intolerant, pëlqejnë aksionin, sfidat, spontanitetin, ta arrijnë të parët.
Urrejnë: të presin, dështimin, tiraninë.#1
DEMI
(20 prill – 20 maj)

Demi është shenja e dytë e zodiakut, është shenjë e tokës, femërore, e qëndrueshme, mohuese dhe që
udhëhiqet nga planeti Venus (Venera). Është shenja e bukurisë, e natyrës, e artit dhe e muzikës. Është
shenjë e qartë që kuptohet lehtë. Demi është shenja e jetës ku ndikimi i edukimit familjar të fëmijërisë
ndjehet në mënyrë të veçantë. Si pak shenja të tjera ka një hijeshi të rrallë.Karakteristika të përgjithshme
(femra, meshkuj)
Njerëzit e lindur nën shenjën e Demit janë të duruar, të kujdesshëm, të qëndrueshëm, të vendosur, të qartë,
të besueshëm, të qetë, të dashur dhe praktik. Të lindurit nën këtë shenjë e duan natyrë, tryezën e mirë,
qetësinë, ambientin e pastër kështu që nuk ambientohen lehtë në qytetet e mëdha, të ndotur që shkaktojnë
stres. Janë të admirueshëm të dhënë pas familjes dhe miqësive të gëzueshme. Bëhen baballarë dhe nëna të
lidhur pas fëmijëve. Respektojnë shumë personat e vjetër dhe ëndërrojnë një familje patriarkale. Të lindurit
Dem priren drejt një ushqimi të mrë, janë konservatorë, janë materialistë dhe shumë të dashuruar pas
parasë. Gjithashtu ata janë kuriozë, kokëfortë, korrektë, të pastër u pëlqen vetja, janë të ndershëm dhe
shumë xhelozë. Të lindurit nën shenjën e Demit janë njerëz të papajtueshëm që e mbajnë inatin shpesh herë
ata janë ziliqarë dhe të gatshëm për të ndryshuar. Shumë nga këta njerëz janë të ndjeshëm dhe pak të
ndrojtur, posesivë dhe egoistë. Janë tipa artistikë dhe kur i hyjnë një pune e çojnë deri në fund gjallë a
vdekur ngaqë kanë qejf të zhyten në të mira materiale dhe e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë punuar si
qen për t’ia arritur. Pra ata kërkojnë shpërblimin e çdo pune. Shenja e Demit kanë pothuajse gjithnjë një
memorie të shkëlqyer. Janë të mirëdashur nga miqtë e tyre, për mirësjelljen, bujarinë dhe tolerancën që i
karakterizon. Shpesh herë ata janë naivë dhe duhet të kenë kujdes nga mashtrimet. Demat shikohen me sy
të keq nga eprorët e tyre për shkak të rreptësisë që tregojnë. Janë tipa shakaxhinj dhe kanë shumë nevojë
për shoqëri. Nganjëherë nuk kanë fantazi dhe imagjinatë, ata kërkojnë mirëqenie materiale sesa shpirtërore
dhe nuk thellohen në kulturën e tyre. Nëpërmjet tyre spikasin persona me karakter të kundërt ka prej tyre
kërkues shkencor të aftë e me intuitë të madhe, artistë origjinalë të pajisur me sens të thellë kritik. Një
ndjenjë e thellë përgjegjësie i dallon pothuajse të gjithë sidomos gratë. E duan pronën edhe paranë, kanë
solidaritet dhe forcë vullneti. Demat janë tepër praktikë sesa intelektualë dhe janë të fiksuar në idetë e tyre
duke bërë skllevër të ideve të tyre. Ka raste kur ata ngulin këmbë si mushka në të tyren dhe bëhen të ngurtë,
ultra konservatorë dhe grindavecë. Nëse dikush i plagos ata bien pre e dhimbjes dhe duan që dikush t’ju
bëjë qejfin vazhdimisht për të dalë nga kjo gjendje. Kur dikush prek telat e tyre të humorit ata qeshin si të
çmendur, kanë ndjenjë estetike, duan artin për të cilin mund të kenë talent. Shpesh janë fetar dhe ndjekin fe
të rralla. Janë xhentilë dhe me humor konstant, por nëse i provokon shpërthejnë me zemërim dhe humbin
kontrollin. Janë punëtorë dhe artizanë të mirë, të ngadaltë në vendime. Janë realistë sepse jetojnë me
këmbët në tokë ngaqë i përkasin shenjave të tokës. Janë romantikë dhe kërkojnë lumturi familjare. Hera –
herës përfshihen në zënka por qetësohen shpejt. Shpesh herë janë të pangopur si në tryezë ashtu dhe në
seks. Pëlqejnë stabilitetin, luksin, gjërat natyrale, konfortin, bukurinë, kënaqësinë, urrejnë imponimin,
shkatërrimin, gjërat e paqarta, të jenë nën presion.

BINJAKËT
(20 maj – 20 qershor)

Binjakët janë shenja e tretë e zodiakut. Është shenjë ajri, e paqëndrueshme, pozitive, mashkullore, shenjë e
drejtuar nga Mërkuri. Është një shenjë që ka simbol njerëzor të tjerat janë Virgjëresha dhe Ujori. Kjo është
shenja e gjallërisë, e lëvizjes, e paqëndrueshmërisë. Sipas astrologjisë ezoterike, shenja e Binjakëve
përfaqëson natyrën dyfishe të qenies: shpirtin dhe materien.Karakteristika të përgjithshme (femra,
meshkuj)
Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve janë shpesh herë nervozë, inteligjentë, të lëvizshëm, shumë të
shoqërueshëm, aktivë, të mprehtë, kuriozë, të hapur, fjalëshumë, të komunikueshëm, të sipërfaqshëm, të
shkathët, të pavendosur, energjikë, të këndshëm, të paduruar dhe shumë bujarë e zemërgjerë. Ata duan
ndryshimet, udhëtimet, profesionet jo të zakonshme. Shpesh herë gjallëria e tepruar i bën të
paqëndrueshëm. Binjakët janë të përshtatshëm për të gjithë rrethanat e jetës dhe duan ta shijojnë 100% atë
që u jep jeta. Kanë aftësi drejtuese dhe shumë dëshirë për të mësuar. Tek ata arsyeja kontrollon ndjenjat.
Bien shpesh në pesimizëm, u pëlqen shumë t’i përkëdhelin dhe mund të influencohen në këtë drejtim.
Duke qenë se nuk ngurojnë është shumë lehtë të njihesh me ta. Binjakët janë tipa që flasin shumë,
llafazanë të pashoq, por nuk është se flasin për thashetheme të kota, prapa llafazanerisë së tyre fshihet një
mendje inteligjente, e hapur për informacion. Binjakët preferojnë shkëmbimin e informacionit dhe janë të
zgjuar, hazër – xhevap dhe janë shpirti i çdo feste. Kanë gjithashtu intuitë dhe imagjinatë të fortë. Shpesh
marrin përsipër shumë gjëra njëherësh dhe nuk i çojnë deri në fund. Një karakteristikë e Binjakëve është se
e ndryshojnë shumë shpejt gjendjen shpirtërore, ata shkojnë nga fryn era. Përshtaten mirë me situatat dhe
mund të merren me shumë probleme njëkohësisht. Në shkollë shumë nga Binjakët japin shumë por
nganjëherë rrezikojnë të rrëzohen, të humbasin. Binjakët përshtaten më shumë me jetën sesa me emocionet
dhe i përshtaten objekteve me situata të reja. Ata janë këmbëshpejtë, elokuent, të cekët, të shpërndarë, të
pandjeshëm, të dashur, mendjehollë, të aftë dhe kanë gjithmonë një shpirt rinor. Binjakët janë egoistë dhe
intelektualë dhe i duan sfidat intelektuale. Ata kurrë s’i marrin gjërat seriozisht dhe janë flirtues.
Megjithëse flasin shumë ju pëlqen gjithashtu të dëgjojnë e të mësojnë. Në punë ata dallohen për mendime të
qarta dhe japin mendime dhe sugjerime llogjike. Ata janë valutë për çdo kolektiv, freskia e tyre mendore i
bën të duken gjithmonë të rinj dhe fëmijënorë (të papjekur).
Si fëmijët edhe binjakët janë të lumtur nëse iu ecën por mund të jenë dhe imoralë dhe nevrikë, kur nuk iu
ecën punët mirë. Për të jeta e tyre është një festë dhe s’ju pëlqejnë punët e rënda dhe rutina. E kanë shumë
të vështirë të japin premtime dhe t’i mbajnë ato. Janë të ngrohtë, xhentilë dhe ndihmojnë të varfrit. E
përdorin mirë pamjen e tyre të jashtme dhe janë gati të përdorin çdo armë edhe gënjeshtër për të arritur
qëllimet. Shpesh për dështimet e tyre ua hedhin fajin të tjerëve. Në momentet e tyre më të mirë arrijnë të
jenë dhe të ndershëm, por në çdo rast venë në plan të parë interesin personal. Ju pëlqen intriga dhe janë
plot batuta humori. Pëlqejnë: të flasin, lajmet e reja, variacioni, të lexojnë, të ndjekin shumë projekte
njëkohësisht, urrejnë: punën në një vend, edukimin, budallenjtë.

GAFORRJA
(21 qershor – 22 korrik)

Gaforrja është shenja e katërt e zodiakut. Gaforrja është shenjë e ujit, kryesore, femërore, e drejtuar nga
Hëna; është shumë komplekse dhe kuptohet me vështirësi, sepse natyrat e ndryshme të saj bien vazhdimisht
në kundërshtim me njëra tjetrën. Është shenja e amësisë dhe e lindjes… logjika e saj është krejtësisht e
veçantë.Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres në përgjithësi janë të urtë (si femra dhe meshkuj). Janë shumë të
ndjeshëm, emocionalë, imagjinarë, të sjellshëm, intuitivë, romantikë, mikpritës, simpatik, të këndshëm, të
duruar, të butë dhe dorështrënguar. Ata janë të kujdesshëm dhe të pashqitur, nuk hidhen me kokëposhtë
lehtë me aventura dhe nuk duan ndryshimet e improvizuara. Janë njerëz me fantazi, me humor të qetë dhe
mbrojtës. Kjo shenjë është më e vështira për t’u përcaktuar, përsa i përket karakteristikave të individëve. Në
fakt në shenjën e Gaforres shpesh gjejmë njerëz të ndrojtur, pa personalitet dhe të vetmuar. Të gjithë e duan
shtëpinë dhe natyrën, vlerësojnë vetitë që kanë të bëjnë me lidhje me njerëzit. Në shkollë që në fëmijëri janë
të parët shpesh herë sepse studiojnë me ngulm dhe kanë një mendje të zhvilluar, ndërsa në punë kënaqen
me vende të qeta dhe lënë profesionet e lira. Gaforret në dukje janë të qetë dhe të gëzuar por në brendësi
janë shpesh të shqetësuar dhe vuajnë nga rënia e shpeshtë në melankoli. Janë me ndjenja delikate plot takt
dhe të përmbajtur, kanë ndjeshmëri emotive dhe imagjinatë të zhvilluar. Janë kryelartë dhe u pëlqejnë
shumë lavdërimet, duartrokitjet dhe mirënjohjet. Shpesh janë të pavendosur, të dyshimtë dhe të
paqëndrueshëm.
Të lindurit e shenjës së Gaforres janë shtëpiakë dhe gjejnë kënaqësi të madhe në shtëpi dhe në gjirin e
familjes. Ata kënaqen nëse ka qetësi dhe harmoni në shtëpi. Gjithashtu respektojnë traditat dhe marrin
pjesë aktive në jetën e komunitetit. Të lindurit Gaforre janë gati të tërhiqen në strofkullën e tyre nëse e
shohin të arsyeshme, dhe kur futen në strofkull s’ka herkul që t’i nxjerrë. E vetmja gjë që mund të bësh
është tu japësh atyre kohë, ata do të dalin përsëri dhe do të përzihen në shoqëri. Ata janë edhe kokëfortë kur
duan dhe vullnet të fortë dhe duan të çajnë në rrugën e tyre. Nëse me vullnet s’ja arrijnë qëllimit atëherë
përdorin fuqinë emociale. Nëse dhe kjo s’i ndihmon mbyllen përsëri në grackën e tyre dhe reflektojnë meqë
sundohen nga Hëna që është e lidhur me pjellorinë shumë Gaforre duan të kenë shumë fëmijë ata duan një
familje të madhe. Preken lehtë dhe kanë shumë gjendje shpirtërore mund të kalojnë fare lehtë nga njëra tek
tjetra. Gaforret e kanë të lehtë t’ju tregojnë simpatinë dhe dashurinë të tjerëve. Preferojnë të planifikojnë
punë, dashuri, udhëtime, pushime e fitime. Të lindurit në këtë shenjë kanë një kujtesë të hekurt, kujtojnë
edhe histori dhe detaje të së kaluarës dhe emocionohen nga to. Kush i do surprizat nuk merr shumë prej
tyre, si shpërblim dijnë të ofrojnë një qëndrueshmëri ekonomike në familje. Nganjëherë të lindurit e
Gaforres duken aventurierë, të pabesueshëm, të aftë të eksplorojnë ambiente krejt të veçantë ose të
dashurojnë persona krejt të kundërt me idealin e tyre. Janë të gatshëm të çmojnë me optimizëm dhe
objektivitet çdo situatë por mund të bien dhe në kriza depresioni. Dinë ta përdorin mirë paranë, janë
kursimtarë megjithëse disa i quajnë dorëlëshuar.
Pëlqejnë: romantizmin, fëmijët, shtëpinë, festat, fshatin.
Urrejnë: dështimin, kundërshtimin, këshillat, imponimin.

LUANI
(22 korrik – 22 gusht)

Luani është shenja e pestë e Zodiakut, është shenjë zjarri, mashkullore, pozitive. Këtë shenjë e sundon
Dielli. Luani është shenjë e vendosmërisë dhe udhëheqjes. Luani në simbolikën e përgjithshme përkon me
ardhjen në botë të njeriut ndërsa me lindjen e krishtërimit u shndërrua në simbol të rilindjes. Shenja
paraqitet me bishtin e Luanit.Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit e shenjës së Luanit (femra dhe meshkuj) janë dashamirës dhe zotërues të jashtëzakonshëm.
Shpesh janë persona me fantazi, energjikë, bujarë, entuziastë, besnikë, ambiciozë dhe simpatikë. Janë
kurajozë dhe luftojnë çdo ditë për idealet e tyre dhe për të mbrojtur ata që kanë nevojë për ndihmë apo
mbrojtje. Nuk i durojnë padrejtësitë dhe pandërshmëritë, janë dominues, të sigurtë në vetvete, optimistë, të
pavarur dhe me vullnet të hekurt. Ata janë sundues dhe udhëheqës siç është Luani mbreti i kafshëve. Kanë
dëshirë për të mësuar dhe janë të pasur me influencë dhe inteligjencë të qartë në sensin e përgjegjësisë, me
një imagjinatë të madhe poetike me pasion. Nganjëherë janë kryelartë, ngacmues, fjalëshumë dhe shumë
ambiciozë, gjejnë me vështirësi mirëkuptimin që kërkojnë, megjithatë dinë të bëhen të dashur dhe zakonisht
janë të lumtur në jetën bashkëshortore. Bëhen prindër shumë të mirë dhe fëmijët e tyre i admirojnë sepse
dinë të jenë miq të të vegjëlve të tyre dhe tërheqin besimin e tyre. Janë tolerantë por shpesh edhe s’mund të
jenë, bëhen arrogantë tiranik dhe rrallë zemërohen por kur zemërohen bëhen të rrëmbyer dhe ofendues. Të
lindurit nën këtë shenjë janë tipa magentikë që i tërheqin të tjerët siç tërheq magneti grimcat e hekurit, pra
Luanët s’rrinë kurrë pa shokë apo edhe pa të dashur. Luanët janë largpamës, diplomatë, të kuptueshëm,
krenar, të matur dhe të vendosur për t’ia arritur qëllimit me çdo kusht dhe kanë shumë arritje në jetë. Janë
tipa krijues me plot shooqëri dhe kripa e muhabetit. Të shoqërohesh me to është kënaqësi e vërtetë. Ashtu si
Luanët janë mbretër ashtu edhe të lindurit në këtë shenjë e konsiderojnë veten si sundues të universit, kjo
sepse i sundon dielli, më i madhi nga të gjitha planetet. Të kesh një Luan në skuadër është një gjë e mirë
sepse ato i zbatojnë me përpikmëri rregullat e punës dhe e çojnë punën deri në fund. Luanët janë të
ndershëm, romantikë, filantropë, të qëndrueshëm, të fuqishëm, ekstravagant, të lëvizshëm dhe të
zhdërvjellët. Janë tipa që u pëlqen jeta mondave, të vetësigurt dhe me dashuri të madhe për jetën. Kanë një
pamje interesante dhe janë simpatikë që i tërheqin fort të njohurit e tyre. Janë dhe mëndjemëdhenj,
imponues dhe priren për intriga. Shpesh kanë një mënyrë shkëlqimi të gjërave dhe tregohen të drejtë, të
vendosur në veprimet e tyre dhe dallohen për frymë iniciative. Luanët nuk e çajnë kokën se ç’thonë të tjerët
për ta dhe vazhdojnë të ecin përpara me hap mbretëror. Megjithëse janë vanitoz, egocentrik,
mendjemëdhenj duhet pranuar se bota pa Luanin s’ka shkëlqim. Është e lehtë të njihesh me ta. Janë shumë
realistë, njerëzorë dhe të ngrohtë. Ata i përballojnë me madhështi situatat më të vështira që të tjerët tërhiqen
prej tyre. Janë dinamikë dhe të zjarrtë, marrin flakë nga zemërimi por nuk duan t’i bëjnë keq kujt. Pëlqejnë
komplimentat dhe përdorin vartësit si gurë shahu për të arritur qëllimet e tyre. Në lidhje me të tjerët janë të
thjeshtë, të hapur të sinqertë, të veçantë e të besueshëm (dhe spontanë). Luani janë të preferuarit e
Zodiakut. Ata pëlqejnë jetën luksoze, madhështinë, spekullime të reja, fëmijët, dramën, urrejnë: kujdesin,
kursimin, njerëzit e këqinj e të mbyllur, monotoninë.

VIRGJËRESHA
(23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha është shenja e gjashtë e zodiakut, është shenjë toke, femërore, e lëvizshme dhe drejtohet nga
Mërkuri. Është shenjë e dytë njerëzore dhe është shenjë e kritikës, e analizave dhe e përdorimit të shkëlqyer
të arsyes. Tipari më i dallueshëm i saj është sensi praktik.Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në këtë periudhë kanë një personalitet të butë por në realitet shumë volitiv. Janë të
rezervuar modestë, të kujdesshëm, të ndërgjegjshëm, të arsyeshëm dhe vëzhgues. Njerëzit e lindur nën
shenjën e Virgjëreshës janë gjithashtu të ndrojtur (sidomos në dashuri) praktikë, inteligjentë, analitikë,
pedantë dhe kritikë por jo më kot këtë e bëjnë për të ndihmuar të tjerët dhe janë urdhërues të përsosur. Ata
nuk përshtaten lehtë në mjedise të jashtëzakonshme, sepse duan zakonet e tyre. Të lindurit Virgjëreshë
merren shumë me veten e tyre dhe merren me kënaqësi me punët e të tjerëve sepse kanë dëshirë të bëhen të
dobishëm, pra ju shërbejnë gjithë zell të tjerëve. Janë të prerë për punë meqë janë metodikë dhe eliçentë.
Ata kanë cilësitë e një Virgjëreshe si modestia ashtu dhe njerzillëku, në vendin e tyre të punës janë valutë
sepse i zbatojnë projektet me përpikmëri dhe deri në hollësinë më të vogël, janë shumë punëtorë dhe të
gjindshëm. Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të organizuar mirë dhe perfeksionistë, ndonjëherë ata
mendojnë se janë të vetmit që i bëjnë gjërat ashtu siç duhen por s’është kështu. Virgjëreshat ju shërbejnë
shumë mirë shoqërisë, ata janë të ftohtë, të paafrueshëm dhe nuk u pëlqejnë shumë komplimentat dhe nëse
i pëlqejnë nuk gënjehen lehtë prej tyre. Ata kërkojnë të penetrojnë në të tjerët për t’i kuptuar deri në fund,
kërkojnë kuptim dhe dashuri edhe nga ata që nuk mund t’ua japin, prandaj bëhen subjekt e deziluzion në
miqësi dhe dashuri. E marrin përsëri veten në takime me fat që u sigurojnë pothuajse gjithnjë një të ardhme
të lumtur. Virgjëreshat e ndryshojnë shpesh mendimin e tyre për kur duan ata janë kokëfortë dhe të
panënshtruar. Rrallë i pranojnë të metat e tyre dhe janë shpesh të ndrojtur dhe të paqëndrueshëm. Çdo gjë
që bën Virgjëresha e bën shpejt dhe gjithmonë është gati të analizojë gjendjen dhe të gjykojë. Mësojnë
shpejt dhe me cilësi sepse janë inteligjentë. I pëlqen ti tregojë gabimet e të tjerëve dhe e entuziazmon
mendimi tallës i një shoku. Ata janë njerëz konkurrentë të rregullt dhe urrejnë shpesh shfaqjet publike dhe
bashkimin me shumë njerëz. Virgjëresha ul zakonisht kokën deri sa të bëhet drejtuese dhe mund të bëhet
ziliqare për sukseset e të tjeëve. Janë të pastër dhe realistë, intelektualë, metodikë dhe me llogjikë. Janë
njerëz të urtë e plot ide, nuk janë fare pompozë në çdo punë dhe kur nuk e arrijnë këtë ata dekurajohen
lehtë. Kanë një shpirt të shquar kursimi dhe duhet të kenë kujdes mos të bëhen kopracë. Nuk e duan
rrezikun. Ata mendojnë se konceptet filozofike janë të vështira për t’u kuptuar dhe shpesh vetbesimi i tyre
sfumohet dhe s’janë kurrë të sigurtë për konkluzionet ku arrijnë. Janë të ftohtë dhe evitojnë miqësitë e
thella, mbajnë më shumë miqësi të cekëta. Ata janë më të aftë për vartës sesa për shefa, përgjegjësia i bën
nervoz. Janë njerëz të matur dhe të lidhur me familjen, duan status kuonë. Ata kanë dhe anë negative:
bëhen të padëgjueshëm, ziliqarë, tradhëtarë, dhe qëllojnë gjithnjë prapa shpine. Mund të bëhen
mosmirënjohës, interesaxhinj dhe shpesh herë kanë dëshirë të merren me thashetheme dhe duan të minojnë
superiorët janë të pamëshirshëm dhe mosbesues, pëlqejnë: të bëjnë lista, ushqimet natyrale, rregullin,
higjienën, urrejnë: rrëmujën, kopracinë, varfërinë, paqartësinë dhe kur shëndeti u vihet në rrezik.

PESHORJA
(23 shtator – 22 tetor)

Peshorja është shenja e shtatë e zodiakut. Është shenjë themelore mashkullore, shenjë e ajrit pozitive, e
qeverisur nga planeti i Afërditës (Venera). Në jetën e të lindurve në shenjën e Peshores periudhat më të
rëndësishme janë prej 14 – 20 dhe nga 36 – 42 vjeç. Ky rregull vlen vetëm për këtë shenjë. Peshorja është
shenjë e estetikës dhe finesës me të cilën nuk është e lehtë të kuptohesh pasi është disi e paparashikueshme
në sjelljen e saj.Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shpesh kanë si ideal drejtësin. Janë të ndershëm, të ekuilibruar, të
rregullt, të sjellshëm dhe jo gjithmonë bujarë. Dinë të ndihmojnë ata që u adresohen dhe arrijnë tëfitojnë sa
herë që e lyp nevoja. Janë diplomatë, romantikë, të shoqërueshëm, idealist, të dashur dhe paqësorë. Forca e
vullnetit është e madhe tek këta persona sepes janë mësuar të peshojnë atë që e kanë pro apo kundra kur
duan të marrin një vendim. Të lindurit e Peshores si meshkujt dhe vajzat i urrejnë punët e rëndomta dhe të
papastra, e urrejnë ashpërsinë, vrazhdësinë dhe gjakderdhjen. Janë tërheqës, energjik, mendimtarë dhe
bëjnë shpesh kështjella në ajër. Janë pa paragjykime dhe objektivë e të drejtë në gjykimin e gjërave. Janë të
paduruar por zemërohen rrallë, ka raste kur tregohen dominues por në përgjithësi janë të sjellshëm e të
dashur. Të lindurit në këtë shenjë nuk duan të rrijnë kurrë vetëm. Për një Peshore çdo gjë është mirë të
bëhet çift. Janë tipa të balancuar harmonikë dhe bëjnë lojë të ndershme. Në punë janë shumë punëtorë dhe
nuk e kuptojnë jetën pa martesë. Ata i duan të mirën të gjithëve. Nuk e durojnë konfliktin dhe bëjnë
gjithçka që ta shmangin megjithëse shpesh herë janë ngatërrestarë pa e kuptuar. Janë strategë dhe
organizatorë të fortë. Janë të kulturuar dhe të rafinuar dhe vdesin për gjërat e bukura. Ata pëlqejnë
bukurinë tek njerëzit dhe tek sendet (sepse i sundon planeti i bukurisë, Venusi). Janë tipa estetikë u pëlqen
të krijojnë një botë të bukur, të shoqërohen. E vënë mjaft në përdorim mendjen dhe pëlqejnë kur u
komunikojnë mendimet e tyre të tjerëve. Duan ta zgjedhin gjithçka me bisedim dhe kompromis dhe s’duan
të zihen. Kur ndeshin në kundërshtar të fortë s’e humbin mendjen por marrin frymë thellë dhe vazhdojnë
bisedën saqë s’dinë të ndalen kurrë, nuk ta lenë dalë lehtë. Janë të pavendosur dhe shpesh herë naivë,
flirtues, fjalëshumë e të habitur. Janë gjithashtu shumë aktiv, inteligjentë dhe ambiciozë. Shpesh shumë të
lindur në këtë shenjë janë të pashëm dhe elegantë (sidomos vajzat). Shumë astrologë mendojnë se Peshorja
është shenja më e mirë sepse përfaqëson zenitin e vitit, vjeshtën ku njerëzit marrin frytet e punës së kryer në
pranverë. Janë tipa kritikë dhe gjykatës të paanshëm të çdo çështje. Janë dhe shumë njerëzore, ndihesh
mirë t’i kesh pranë. Të dy sekset e kësaj shenje pëlqejnë thashethemet dhe kurioziteti i pangopur mund të
bëjë që të ngatërrohen me skandale. Shpesh herë ata mund të jenë dhe përtacë, harraqë dhe ta ndërrojnë
shpesh mendimin e tyre. Janë modestë, të pastër dhe duan paqen. Ju pëlqen puna në skuadër. Gjendja
ekonomike është solide, ndoshta s’do të kenë shumë surpriza të mëdha por edhe rreziqet e mëdha do të jenë
larg rrugës së tyre të qetë e të sinqertë. Nuk i pranojnë kritikat dhe duan vetëm aprovima nga të tjerët. Nuk
tërheqin simpatinë për herë të parë por më në fund arrijnë të çmohen e të vlerësohen nga të gjithë. Jeta
bashkëshortore edhe në momente të vështira i gjen të përgatitur e të organizuar dhe martesat në përgjithësi
shkojnë mirë. Pëlqejnë: bashkjetesën, harmonia, xhentilesa, gjërat fine të jetës, urrejnë: dhunën,
padrejtësinë, vetminë, vulgaritetin, të qënit skllav të modës.
AKREPI
(23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi është shenjë e tetë e zodiakut, simboli i të cilit është një m që përfundon me një shigjetë, është shenjë
e ujit, femërore, fikse dhe negative që drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. Është një një shenjë shumë
sekrete dhe misterioze, është simbol i formave sekrete të njeriut. Pikërisht tek Akrepi ka vend konflikti
ndërmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do të jetë gjithmonë shumë i vështirë për tu
interpretuar.Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit e shenjës së Akrepit (si femra dhe meshkuj) janë imagjinarë, kuriozë, tërheqës, të vendosur,
intuitivë, pasionantë dhe kurajozë. Meqë janë kuriozë dhe hetues të lindur atë i shkojnë në fund problemit
dhe duan t’i mësojnë gjërat gjër në hollësinë më të vogël. Në këtë aspekt intuita i ndihmon shumë. Akrepët
janë gjithashtu plot vullnet, emocionalë, të sjellshëm, të këndshëm, të veçantë dhe emotivë. Të lindurit në
këtë shenjë kanë simbol Akrepin dhe jo më kot ata pëlqejnë më mirë të vrasin veten sesa të vriten. Akrepët e
kanë nën kontroll fatin e tyre dhe kanë aftësi të mëdha rigjeneruese. Pra tamam si Akrepi, kur humb bishtin
lind një të ri. Janë kokëfortë për të arritur suksesin. Të lindurit e Akrepit janë të durueshëm, kanë ndjenjën
e bisnesit, u pëlqen luksi dhe janë kursimtarë. Janë xhelozë në dashuri dhe dyshues, tiranik, agresiv, dinak,
tinzar dhe në përgjithësi janë krenarë. Harrojnë shpesh premtimet dhe takimet dhe u zënë shumë vend
lajkat. I ruajnë shumë mië sekretet e tyre, prandaj mos u bëni shumë pyetje se s’keni për të nxjerrë gjë. Kur
çiftohen dy planetet Marsi dhe Plutoni iu japin shumë energji Akrepit dhe e bëjnë atë shumë hakmarrës dhe
ekstremist dhe në dashuri. Akrepët janë radarë të vërtetë dhe kur dikush ju zë rrugën bëhen nevrikë dhe të
rrezikshëm. Janë sypatrembur dhe për ta një humbje sot është thjeshtë një fitore nesër. Njerëzit e lindur nën
Akrepin janë shpesh të heshtur, të rezervuar, por fshehin pas një karakter të mbyllur, një shpirt ironik e
therës (thumbues) që shfaqet në momentet më të rëndësishme. Janë vullnetfortë dhe kanë aftësi për të
treguar diplomacinë, shijen për misterin dhe tendencën për të gërmuar në gjërat dhe situatat. Janë
emocionalë poër kurrë nuk i tregojnë emocionet e tyre, i fshehin ato nën koracë. Janë shumë hakmarrës
dhe brutal me ata që i zemërojnë dhe i mashtrojnë. Të miturat e kësaj shenje bëhen amvisa të mira kur
rriten por shpesh bëhen edhe qaramane që kanë zakon të ankohen gjithnjë. Në familje shkaktojnë ndonjë
grindje nga sjelljet e ashpra. Janë profesionistë të përkryer dhe vënë vazhdimisht në provë veten e tyre dhe
personat që i rrethojnë. Pleqtë e kësaj shenje nuk kanë influencë prandaj duhet ti lemë të veprojnë vetë
sepse kështu dëshirojnë të ndihen të lirë. “Thëngjilli i mbuluar, djeg e përvëluar” kjo është motoja e
Akrepit. Akrepët kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë.
Akrepët kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur. Gjithashtu Akrepët janë njerëz
të papajtueshëm dhe nuk ta lënë dalë kollaj, inatçorë dhe të fshehtë, sadomazokist. Shpesh janë besnik,
dinjitozë dhe zbavitës në rolin e drejtuesit (shefit). Fatmirësisht arsyetimet e tyre të thella janë temperuar me
fantazi dhe intuitë dhe këto dhunti bashkë në një sens autokritik i bëjnë të analizojnë mirë veten. Nga të
gjitha shenjat ata kanë mundësi të bëhen gjenij. Shpesh kanë sy depërtues dhe kjo i bën njerëzit që të rrinë
me ta dyshues dhe të pambrojtur. Janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh edhe të ndjeshëm. Një anë
natyrës negative të tyre është se eleminojnë miqtë për të cilët s’kanë nevojë. Shpesh në dashuri mund të
zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Pëlqejnë: të vërtetën, të
bindin të tjerët, çështjet e drejta dhe të jenë në ngjarje. Urrejnë: cektësinë, të tallen nga të tjerët, një punë pa
kuptim, lajkat, lidhjet e cekëta

SHIGJETARI
(22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. Është shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme),
mashkullore pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari është gjithmonë një e mesme midis më të mirës
dhe më të keqes midis vesit dhe virtytit: në fakt simboli i kësaj shenje është centauri, domethënë një figurë
gjysëm njeri – gjysëm kafshë. Kjo është shenja e njerëzve që qëllojnë drejt e në shenjë.Karakteristika të
përgjithshme
Të gjithë të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë optimistë, të pavarur, liridashës, të mirë, energjikë, të
ndershëm dhe kurajozë. Janë të zgjuar dhe japin gjithnjë mendim, janë të rregullt e të kujdesshëm sidomos
në çështjet financiare, kursimtarë por kurrë nuk janë kopracë shpesh herë ata janë bujarë e zemërgjerë. Një
nga të metat e tyre është se ata janë shumë nevrikë dhe nevrikosen shpejt për probleme të dorës së dytë. Të
lindurit e Shigjetarit janë të gjallë, tipa sportivë, entuziastë, të sjellshëm, të drejtë, shpirtpastër, të sinqertë
dhe të arsyeshëm. Shpesh janë pretendues dhe prepotentë. Në diskutime tregohen aq të drejtë (shpesh saqë i
largojnë bashkëbiseduesit me të vërtetat e hidhura që thonë). Shigjetarët janë tipa të gëzuar, intuitivë,
kundërshtimorë dhe kuriozë dhe kërkojnë me çdo kusht të vërtetën. E vërteta dhe dituria janë karburant i
trurit të tyre. Janë të interesuar gjithashtu në filozofi dhe fe. Natyra vetë i ka falur filozofë dhe intelektualë
në botën moderne. Ata kërkojnë qëllimin e jetës dhe nëse ia arrijnë aq më mirë. Janë mendimtarë të pashoq,
kanë argumenta të forta por e dëgjojnë dhe kundërshtarin. Janë konsumatorë, entuziastë të informacionit
dhe duan patjetër përgjigjen e çdo pyetje. Njerëzit e lindur Shigjetar në përgjithësi janë atletë liberal e të
pavarur dhe nuk njohin kufij. Janë ambiciozë por kanë ambicie të shfrenuar, janë të shkujdesur, të
shpërndarë, shumë të lëvizshëm dhe shpesh iu hyjnë rreziqeve sepse kanë një optimizëm të verbër dhe nuk
bëhen merak fort, pra janë ku rafsha mos u vrafsha. Me optimizëm dhe vetëbesim përballojnë
kundërshtarët dhe vështirësitë dhe jam pothuajse të gjithë me fat sepse i sundon Jupiteri planeti i fatit të
mirë. Në qoftëse takojnë ndonjë pengesë në vend që të shmangen përpiqen të luftojnë me çdo forcë dhe
pothuajse dalin gjithmonë fitimtarë sepse janë dominues me inteligjencë të çastit. Në fëmijëri janë
kapriçiozë dhe kanë shpesh një joshje (magjepse) të papërballueshme dhe me një buzëqeshje bëjnë tu falen
gabimet. Janë guximtarë, praktikë dhe e mësojnë çdo gjë shpejt. Të lindurit e Shigjetarit si meshkujt dhe
femrat janë tipa aventurierë, iu pëlqejnë udhëtimet dhe jeta mondane. Janë tipa shakaxhinj dhe zbavitës
prandaj i gjen të rrethuar gjithmonë me njerëz. Shigjetarët janë të dashur, të hapur, spontan dhe tentojnë të
kapërcejnë kufijtë e tyre, pra edhe mund të zhgënjehen. Nuk janë shumë të qëndrueshëm dhe e ndërrojnë
shpesh mendimin e tyre. Frenohen me urtësi para se të kombinojnë ndonjë prapësi. Në fund janë
mirënjohës ndaj atyre që u tregojnë udhën e mbarë dhe i nderojnë të tjerët. Ju pëlqen të kenë një pamje të
mirë fizike dhe shumë nga Shigjetarët lindin të tillë dhe të hijshëm (të pashëm). Shigjetarët janë të çiltër, të
padjallëzuar, idealistë por utopistë. Janë besnikë të qartë në mendime dhe kanë pasion të madh drejtësinë.
Duan të udhëtojnë dhe të eksplorojnë dhe të njohin gjëra të reja. Janë organizatorë të fortë dhe mendja e
tyre është e hapur për miliarda ide. Janë origjinalë dhe punojnë mirë me njerëz të ngjashëm me ta. I
karakterizon modestia dhe shpesh janë dhe fetarë por e interpretojnë fenë sipas mënyrës së tyre duke
krijuar vetë kode etike. Kanë vullnet të fortë që lejojnë të përfundojnë dhe projektet e vështira. Nëse
zhgënjehen tek ajo që besojnë ndërrojnë shpesh ideologji, aq më tepër ku nga kjo mund të kenë përfitime
personale. Pëlqejnë: udhëtimet, lirinë, ligjet, të kuptojnë thelbin e problemit. Urrejnë: kështjellat në ajër,
jetën shtëpiake, të mërziten nga të tjerët, të jenë të lidhur.

BRICJAPI
(22 dhjetor – 20 janar)

Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet nga
Saturni. Kjo është shenjë e të menduarit, e druajtjes, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit
është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e
veta.Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë praktikë, ambicioz, të matur, të heshtur, të duruar, të vëmendshëm, të
rezervuar dhe tipa të mbyllur. Janë punëtorë të palodhur dhe e kuptojë se duhet shumë punë për t’ia dalë
mbanë. Gjithashtu të lindurit e Bricjapit janë të vendosur për t’ia arriur qëllimit, realistë, të ftohtë, të
disiplinuar, të turpshëm, pesimistë, të ngurtë, seriozë dhe të pagopur në gjithçka. Janë mjeshtër për biznes,
pragmatikë, të fshehtë, të besueshëm dhe besnikë. Bricjapët në përgjithësi janë pak të ndjeshëm dhe të
mendueshëm. Janë të pajisur me fantazi dhe kanë një karakter të mbyllur që nuk u lehtëson miqësitë, janë
shpesh të vetmuar, por kur arrijnë të komunikojnë bëhen dhe simpatikë, duke u tërhequr vëmendjen atyre
që u afrohen. Janë të sjellshëm, dashamirës dhe të shoqërueshëm. E duan lirinë dhe pavarësinë dhe nuk
tolerojnë që të huajt të merren me problemet e tyre. Nuk kanë qejf të bëjnë punë të rëndomta por preferojnë
diçka që kërkon reflektim dhe studim. Nuk entuziazmohen lehtë, preferojnë një profesion të lirë që nuk i
lidh shumë. Janë herë ekonomiqarë të zellshëm, herë plot shpresa, herë të sigurtë për fitoren por shpesh
janë dhe pesimistë. Shumë prej tyre kanë tendenca të shquara artistike dhe shpesh herë kanë dhe fat.
Simboli i kësaj shenje është cjapi që i pëlqen të ngjitet në majë ku ajri është i pastër. Po kështu të lindurit e
Bricjapit synojnë majat, suksesin, famën dhe paratë. Por të arrish majat është vështirë dhe mund të
humbasin gjatë rrugës. Bricjapët janë intuitiv, eficientë, të organizuar, veprojnë me pjekuri dhe arsye të
shëndoshë, dy cilësi që i ndihmojnë drejt suksesit, kur arrijnë suksesin s’i harrojnë njerëzit që i kanë
ndihmuar në qëllimin e tyre. Janë tipa tradicionalistë dhe rrallë qeshin si të thuash qeshin së brendshmi.
Meqë janë shenjë e tokës ata jetojnë me këmbë të mbështetura fort në tokë. Ata çohen herët çdo mëngjes
dhe e kanë mendjen tek puna, a e kanë bërë mirë punën sot dhe si do ta bëjnë nesër. Hera herës janë pak
materialistë dhe grykës por nuk e teprojnë e duan traditën dhe shoqërinë duan të duken të sjellshëm dhe
shoqërore. Ju pëlqen të bëjnë Pazar por ta marrin çdo gjë sa më lirë. Janë pak konservatorë dhe kurrë nuk
rrezikojnë. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë nder, respekt, dhe kanë tendencë të jenë shumë të
emocionuar në lidhjet personale. Bricjapët duan të jetë udhëheqës por e dinë që këtë titull s’jua dal kush
dhe duhet ta fitojnë vetë. Bricjapi është shenja më e qëndrueshme dhe serioze e zodiakut janë të pastër, të
pakorruptueshëm, me shumë veti të çmuara. Zakonisht janë dhe të sigurt në vetvete me vullnet të fortë, por
jane dhe të ngathët dhe s’iu pritet, fatalistë, tepër konvencionalë dhe sanguinë. Janë këmbëngulës dhe çojnë
me çdo kusht punën në fund por kur arrijnë sukseset bëhen dhe mendjemëdhenj. Dinë të kursejnë pa u bërë
kurnacë dhe arrijnë rezultate të mira pa shumë energji dhe shpenzime. Ndryshimet e humorit janë një nga
arsyet pse të lindurit në këtë shenjë bëhen kapriçiozë. Shumë Bricjapë janë të prirur drejt botës okulte.
Gjithashtu kanë një kujtesë të mirë dhe dëshirë të pafund për të mësuar. Por ka dhe Bricjapë që janë
inatçorë, egoistë, arrivistë, krenarë që u japin rëndësi zgjidhjeve sociale që kanë të bëjnë me atë vetë. Nëse
pesimizmi i tyre arrin në ekstrem mund të bien edhe në depresion. Pëlqejnë: besnikërinë, profesionalizmin,
të kenë një qëllim, themele të forta, të bëjnë fotografi. Urrejnë: projekte të parealizuara, punët pa bereqet,
turpin, fantazi të kota, gjërat qesharake.
Sweety el, 1 Jan 2011
#10

2.
Sweety elLocus omnem

UJORI
( 21 Janar – 19 Shkurt )

Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe
që udhëhiqet nga Urani, por që preket edhe nga Saturni, i cili në lashtësi, ende pa u zbuluar Urani, ai
udhëhiqte Ujorin. Ujori është shenjë e pavarësisë dhe origjinalitetit dhe jeton me vështrimin drejt së
ardhmes. Ai është konsideruar si shenja e shoqërisë e miqësisë.Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë një natyrë të qetë, të drejtë, të mirë e simpatike. Janë miqësorë,
njerëzorë, të pamvarur, indiferentë, origjinalë, shpikës dhe intelektualë.. Të gjithë të lindurit e Ujorit janë
njerëz që zemërohen rrallë dhe kanë qëllim të përmirësojnë botën. Janë zbulues, filantropë, të
paparashikueshëm dhe hera-herës idealistë,por kanë një idealizëm të temperuar fort nga një sens praktik.
Ujorët janë pionierë të mendimit, vizioneve dhe progresivë dhe duan t’i përmirësojnë gjërat. Gjithashtu janë
të aftë t’i përfshijnë të tjerët në këtë proçes, prandaj kanë shumë shokë dhe të njohur. Shenja e Ujorit
simbolizohet nga ujëmbajtësi.
Po kështu të lindurit e kësaj shenje i bëjnë dush botës me mendimet dhe idetë e tyre të reja. Fatmirësisht për
ta (dhe për ne) ata janë gjenij dhe truri i tyre nxjerr ide nga më fantastiket. Ata janë të kënaqur me idetë e
tyre, por janë akoma më të kënaqur kur bota bie dakord me ta, kur një gjë e tillë s’ndodh bëhen nervozë.
Ujorët janë tipa që kërkojnë liri të madhe veprimi dhe iu pëlqejnë udhëtimet. Janë ngulmues, të
qëndrueshëm, të qetë, altruistë, të duruar, analitikë, individualistë dhe besnikë në ndjenja. Sensi i punës dhe
dinamizmi i çon ata drejt aktivitetit komercial. Nganjëherë mungon tek ata aftësia e të menduarit dhe e
organizimit praktik. Janë ëndërronjës, flirtues dhe aventurierë, por së fundi tërhiqen me durim drejt
pjekurisë. Shumë Ujorë janë tepër motive, të veçantë, largpamës e të ndershëm, entusiazmohen si fëmijë
edhe kur janë të rritur, bëhen edhe simpatikë në shoqëri. Kanë një shpirt ironik dhe janë të ftohtë, por
shpesh janë me fat në dashuri sepse dinë të dhurojnë bujari dhe nuk jane agocentrikë. Shpesh u japin tepër
rëndësi ndereve, u pëlqejnë titujt, të cilët i përdorin shpesh dhe vënë re gjithmonë se ç’thonë të tjerët për ta.
Kanë një dhunti të mrekullueshme, prania e tyre në një ambient ka efekte qetësuese dhe siguruese. Fakti që
këta njerëz janë shpikës dhe krijues ua rrit shumë vlerat.
Në familje janë paksa të egër, të ashpër dhe mizorë, sidomos me fëmijët por mund të ndodhë dhe me të
tjerët. Ujorët janë progresistë dhe pëlqejnë shumë kompjuterat dhe teknologjitë e reja, janë tipa llogjikë dhe
mund të bëhen lehtë shkencëtarë. Në lojë pëlqejnë të rrethohen nga shumë miq, mundësisht nga familjarë
dhe shokë. Një difekt i tyre është se, nga një gjendje entusiazmi ekzaltimi, kalojnë shpesh në pesimizëm dhe
depresion. Ujori mund të ndahet në dy grupe: Në grupin e parë hyjnë njerëzit e ndjeshëm, të turpshëm, të
duruar dhe xhentilë; ndërsa në grupin e dytë, hyjnë individët që janë gjithë jetë, më të ashpër,
egzihibicionistë. Por të dy grupet kanë një vullnet të hekurt, kërkojnë me çdo kusht të vërtetën dhe janë gati
të ndryshojnë mendimet e tyre, kur e shohin që e kanë gabim. Ujorët janë pa paragjykime, mendjendritur,
seriozë e të hapur por mund të bëhen dhe kontradiktorë, perversë, mospërfillës e të vështirë. Janë mjaft
vigjilentë, aktivë dhe këmbëngulës për të arritur objektivat por pa u bërë egoistë, duke shprehur kështu
arsye moderne dhe hera-herës humor. Të lindurit e ujorit janë inteligjentë, mëndjemprehët, konçizë e të
qartë. Shumë prej tyre kanë një imagjinatë të spikatur dhe janë intuitivë, edhe në nivelin psiqik. Nga njera
anë Ujorët janë të dobishëm për shoqërinë dhe kur iu ecën ters bëhen të rrezikshëm, s’mbajnë premtimet,
sillen keq, shpërthejnë në zemërim. Armiqtë e tyre i urrejnë me gjithë shpirt. Kur gjejnë një punë që i
frymëzon ata i jepen me mish e me shpirt duke harruar dhe shëndetin e tyre. Spiritualiteti dhe dashuria për
filozofinë janë të rrezikshëm për ta sepse mund t’i mbyllë në kullën e fildishtë. Pëlqejnë: Të luftojnë për
çështjet e drejta, të ëndërrojnë të ardhmen, miqtë e mirë, variacioni, të mendojnë të kaluarën. Urrejnë:
Premtimet e thyera, vetminë e madhe, rregullin, imitimet.

PESHQIT
( 19 Shkurt – 20 Mars )
Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që drejtohet nga
Jupiteri dhe Neptuni. Peshqit janë shenjë e ndjeshmërisë së madhe gjithmonë në kërkim të idealeve;
tërhiqet gjithmonë nga çdo gjë e re dhe njëkohësisht largohet gjithmonë. Është Shenja e ëndërrimtarëve dhe
e njerëzve që janë jashtëzakonisht të gatshëm për të ndihmuar të afërmit.Karakteristika të përgjithëshme.
Të lindurit në Shenjën e Peshqve janë të sjellshëm, të ndjeshëm, ëndërrimtarë, altruistë, bujarë, simpatikë,
intuitivë dhe me plot fantazi. Peshqit janë tipa shpirtërorë të fokusuar në botën e tyre të brendëshme, i japin
shumë rëndësi ndjenjave të tyre dhe janë të mëshirshëm. Të gjithë të lindurit e kësaj Shënje janë njerëz të
drejtë, të mirë, imagjinativë, impresionues, mistikë, të mirëkuptueshëm dhe romantikë. Janë idealistë me
shumë intuitë dhe jetojnë në një botë iluzioni. Fakti që këtë Shenjë e simbolizojnë dy peshq në drejtime të
kundërta dhe kjo tregon se ata mund të kenë dy personalitete, mund të kalojnë nga ndërgjegja tek jo
ndërgjegja (këtë e bëjnë më shumë edhe për të provokuar njerëzit), prandaj është vështirë të kesh të bësh me
ta. Ata konsiderohen si kameleonët e zodiakut. Të lindurit Peshq ndihmojnë të tjerët dhe venë shpesh
interesat e të tjerëve mbi ato personale. Kombinimi i Planeteve Jupitaer dhe Neptun i bën Peshqit me
energji unikale. Janë të orientuar shpirtërisht, janë të devotshëm, të duruar, zemërdlirë, të ndershëm,
krijues, modestë, të thjeshtë, autokritikë, besnikë dhe të ndrojtur. Ata kanë ideale te larta dhe hera-herës s’e
ndajnë fantazinë nga realiteti dhe vazhdojnë të ëndërrojnë me sy hapur dhe kur shohin që ëndërrat e tyre
nuk realizohen, bien në pesimizëm dhe letargji, gjatë kësaj kohe reflektojnë mirë.
Shumë Peshq janë fetarë, të ndjeshëm dhe kanë dëshirë të ndihmojnë të varfërit e të vobektit. Pëlqejnë të
konfondohen dhe rrallë i ndërrojnë mendimet e tyre. Janë disi të lehtë dhe shpesh veprojnë në mënyrë të
pamenduar dhe të tepruar.. Pëshqit janë emocionalë, artistikë dhe pëlqejnë gjithçka që është e bukur,
fisnike, u pëlqen natyre, lluksi, kënaqësia dhe udhëtimet në vendet ezoterike. Të lindurit e kësaj Shënje janë
të paqëndrueshëm kur realizojnë projekte që nuk i tërheqin dhe janë ngulmues për të çuar në fund atë që iu
pëlqen. Në familje nuk është e lehtë t’i kuptosh, nganjëherë mbyllen në vetvete dhe nuk duan të konfidohen.
Nuk duan të shqetësohen sepse preken lehtë dhe nuk durojnë kollaj. Në qoftë se trajtohen me butësi dhe
ëmbëlsi përgjigjen me dashuri të sinqertë. Peshqit nuk janë të dhënë shumë pas punës por megjithatë
arrijnë të sigurojnë një pozicion të mirë ekonomik në saje të këmbënguljes dhe forcës së vullnetit. Kalojnë
periudha lodhjeje dhe plogështie por nuk nxiten shumë, sepse për ekuilibrin e tyre psikofizik kanë nevojë
për këto periudha qetësie, për të gjetur energji te reja. Nuk iu pëlqen rutina dhe orari fiks i punës, por
kërkojnë një farë pamvarësie.
Peshqit jetojnë me kokën në re (nuk kënaqen kurrë plotësisht) dhe meqë kanë talent artistik, kërkojnë punë
që mund t’iu sjellë sukses dhe para. Të lindurit e Shenjës së Peshqve janë respektues, vëzhgues të mirë,
konservatorë, kryeulët dhe shumë mikpritës për njerëzit e dashur. Janë tipa teorikë, me imagjinatë dhe
rrallë herë kanë sensin praktik. Kuptojnë shpejt dhe i thithin shpejt idetë dhe tendencat e reja. Shumë Peshq
janë të prirur drejt arteve dhe janë shumë të talentuar sidomos në muzikë, letërsi apo pikturë. Në lidhjet
personale s’janë kurrë egoistë dhe janë shumë bujarë me ato që duan dhe respektojnë dhe kur ia venë syrin
dikujt duan ta bëjnë sa më shpejt atë për vete. Pëshqit janë irracionalë, misteriozë,plot sekrete dhe
nganjëherë u pëlqejnë dhe thashethemet, mund të bëhen naivë dhe gënjeshtarë (për të mbrojtur interesat e
veta). Me që janë shenjë e ujit ata janë të paparashikueshëm si uji. Gjithashtu ata nuk ndërhyjnë shumë për
të zgjedhur probleme. Janë ta adaptueshëm në shoqëri dhe kërkojnë qetësi dhe simpati nga të tjerët.
Pëlqejnë vetminë për të ëndërruar misterin, gjërat “qesharake”, ripërtëritjen, të humbasin, urrejnë
mburravecët të kritikohen, vështirësinë, pedamterinë, qartësinë.

You might also like