You are on page 1of 3

Drithërat bashkë me pjesët e caktuara të bimve drurore dhe barishtore kanë shërbyer si burim i

ushqimit të njeriut që nga kohërat e lashta. Do theksuar që në fillim se drithërat shërbejnë si ushqim
themelor i shumicës së njerëzimit. Të theksohet këtu vetëm orizi i cili shërben si bukë në 2/3 e
numrit të njerëzve në botë (Kina, India, Japonia, Vietnami, Koreja, Filipinet) dhe një numër i
konsiderueshëm i shteteve të orientit si Afganistani, Pakistani etj.

Drithërat karakterizohen me atë se kanë frytin dhe farën një dhe ai tip i frytit quhet kariopsa. Pjesa
kryesore ushqyese e farave të drithërave është amidoni i cili është një hidrokarbur i ndërlikuar.
Nëse analizohet me mikroskop amidoni është i përbërë prej organizimit kokrrizor-kokërrzave të
amidonit të cilat janë karakteristike për çdo lloj fare të drithit.

Farët e drithërave të kultivuara shërbejnë si lëndë e parë për prodhimin e miellrave pastaj
produkteve ushqimore si: nishesteja, alkooli etilik, birra etj. Përgatitja e bukës, makaronave,
ëmbëlsirave etj, bëhet mu nga mielli i fituar me bluarjen e drithërave. Drithërat dhe miellrat e tyre
karakterizohen me vlerë të lartë ushqyese sepse aty ka proteina, karbohidrate, minerale, vitamina,
posaçërisht ato të grupit B dhe E, etj.
Organizmi i njeriut është i specializuar që produktet e miellit t’i asimiloj me sukses të madh. Do
theksuar këtu se këto produkte janë burim i pashtershëm i energjisë së njeriut (Sinani, A. 2008).

Nëse analizohet sasia e prodhimit dhe konsumimit të drithërave në nivel botërorë, do të konstatohet
se nevojat për banoret fshatrave të Evropës Qendrore në fillim të shekullit XIX ishin 300 kg për
frymë njeriu në vit. Kjo nevojë ka ardhur duke rënë me kohë kështu që sot popujt e shteteve në
zhvillim përdorin afro 166 kg produkte drithërash në vit, ndërsa ato të vendeve të zhvilluara 130
kg në vit (gjithnjë sipas Sinanit A 2008). Gruri paraqet produktin më të rëndësishëm bujqësor
(shihe tabelën 1).

Tabela 1. Të dhënat mbi prodhimin botëror (milion tonë)


Prodhimi 1992/93 1993/94 1994/95 1995/96 1996/97 2003/04 2004/05 2006/07
Botërorë
Gruri 566 564 528 546 581 560.6 626.9 595.4
Drithërat
878 810 890 811 888 939.9 1022.6 985.9
dytësorë
Oriz i
355 356 362 373 380 391.2 405.5 428.7
zhveshur
Oriz i
(530) (531) (539) (555) (566) - - 534.1
pazhveshur
Gjithë
1 799 1 730 1 780 1 731 1 849 1 891.8 2 054.9 2 008.8
drithërat
Vendet në
914 934 929 964 996 1 051.0 1 071.7 -
zhvillim
Vendet e
885 797 851 767 853 840.8 983.5 -
zhvilluara

Gjatë viteve 2006-2007 janë prodhuar 595.4 milion tonë grurë ndërsa sipas tabelës 2, në kuadër të
përdorimit botëror të drithërave gjatë vitit 2006-2007 janë prodhuar 594.4 mijë ton grurë.
Tabela 2. Përdorimi botëror i drithërave (mijë ton)
Emërtimi 1992/93 1993/94 1994/95 1995/96 1996/97 2005/06 2006/07
Gruri 556 563 553 563 575 626.3 594.4
Drithërat
847 841 878 853 871 1 003.7 985.9
dytësorë
Oriz i zhveshur 355 359 368 376 380 424.4 428.6
Gjithë drithërat 1 758 1 763 1 799 1 791 1 827 2 522.5 2 480.9
Vendet në
996 1 017 1 047 1 079 1 097 1 154.3 1 178.7
zhvillim
Vendet e
762 746 752 713 729 854.3 922.6
zhvilluara

Sa i përket rezervave botërore të drithërave në periodën 2006-2007 si rezervë kanë qenë afro
159.000 ton grurë. (Tabela 3).

Tabela 3 . Rezervat botërore të drithërave (mije ton)


Emërtimi 2003/04 2004/05 2005/06 2006/7

Gruri 161.7 173.2 165.3 158.9


Drithëra dytësore 150.0 193.5 181.4 162.2
Orizi i zhveshur 104.6 98.4 97.3 106.7
Drithëra gjithsej 416.3 465.2 444 428

Është interesant evidenca e konsumit të drithërave për banorë. Sipas tabelës 4, vendet në zhvillim
brenda vitit harxhojnë 158 kg për banorë ndërkaq vendet e zhvilluara 130 kg për banorë. Po ashtu
duhet theksuar se përdorimi në nivel botëror i drithërave për ushqimin e kafshëve paraqet 1/3 e
tërë masës së drithërave pra ta marrim nga secili konsum total i drithërave në vitin 2006-2007 ka
qenë 2063 milion ton, zvogëlimi i konsumit të sasisë së drithit në favor të konsumit të mishit është
e lidhur me zhvillimin ekonomik të popullatës së caktuar. Për shembull Kina në kohë të fundit ka
shtuar kërkesat për mishin duke ndryshuar ofertat dhe kërkesat në treguesit botëror të drithërave.
Tabele 4. Konsumimi i drithërave për çdo banor (mijë ton)

2001/02 2002/03 2003/04 2004/05 2005/06 2006/07


Emërtimi
Kg për banor
Vendet në zhvillim 165 164 165 157.3 158 157.6

Vende të zhvilluara 132 131 131 130.3 130 130.1

TOTALI 158 157 157 157.3 157.2 152.6


Vendet me të ardhura të pakta
dhe deficite ushqimore 166 165 165 157 157.5 157.3
(nuk përfshihet Kina dhe India)

Grurë 70 70 70 71 71 70.8

Drithëra dytësore 29 28 29 27 27.5 27.4

Oriz (i zhveshur) 59 59 59 59 59 59.2

You might also like