You are on page 1of 66

Duhani

DUHANI(Nicotiana spp. L)
Rëndësia ekonomike
Vlera ekonomike e kësaj bime qëndron në gjethet e saj.
Nga gjethet e duhanit nxirret nikotina e cila, gjen përdorim të
gjërë në mjekësinë veterinare për luftimin e parazitëve
të kafshëve dhe për luftimin e dëmtuesve në disa
kultura të ndryshme bujqësore.
Farërat përmbajnë 25-35% vaj, I cili përdoret në
industrinë e sapunit, të bojrave, vernikut etj. Bërsitë
që mbeten pas përpunimit industrial të farës,
përmbajnë 23-28% proteina dhe 34-46% Lepa.
Kërcejtë përmbajnë azot, fosfor dhe potas. Ato përmbajnë
gjithashtu 17-23% fibër, e cila mund të përdoret në
industrinë e celulozës, të letrës, të mëndafshit artificial e të lëndëve
plastike.
Për nxjerrjen e proteinës nga gjethet e duhanit.
ORIGJINA DHE PËPHAPJA
• Duhani e ka origjinën nga vendet e nxehta tropikale dhe ka qenë I
panjohur ne Europë para zbulimit te Amerikës. Banorët e ishullit
Santa Domingo dhe zona të tjera fqinje e kanë përdorur gjethen e
duhanit për pirje si mjet dëfrimi , që në atë kohë quhej me emra
te ndryshëm si Petum ose Betum etj. Gjethet për pirje
mbeshtilleshin në disa kallama në formë puro ose në llulla nga ku
rrjedh edhe emri I dhënë nga europianët. Rreth një gjysëm
shekulli mbas zbulimit të Amerikës duhani është përhapur në
Europë. Në 1560 u përhap në Portugali, Francë, Spanjë, Itali etj.
Dhe në fund të shekullit XVII u përhap ne Angli, Austri dhe më
vonë Turqi. Në 1649 u vendosën taksa për ndalimin e pirjes së
duhanit. Në Shqipëri ka hyrë në shekullin e XVII si dhe në të
gjithë vendet ballkanike.
Sistematika e duhanit
• Gjinia : Nicotiana
• Familja : Solanaceae
• Tribuja : Cestrae
• Nëntribuja : Nicotiana
Përfshihen gjithsej 58 specie, nga të cilat vetëm 3 janë të përhapura: Nicotiana
Tabacum, duhani I zakonshëm, N. Rustica, Mahorka dhe N. Debnei, duhani
australian, rezistent ndaj vrugut. Nicotiana Tabacum përfihen 4 grupe duhani:
I-Duhanet e Kubës, Indonezisë, Malajzisë.GJM.
II-Duhanet gjethemëdhenj Virginia,Amerikane, Kina dhe Europa qëndrore
(duhanet e verdha).
III-Përfshihen duhanet gjysëmorientale, të Ballkanit. Në Shqipëri mbillen në
pjesën veriore.
IV-Duhanet orientale, përfshihen duhanet aromatikë e luksozë. Duhanet e
Ballkanit (basma) me përmbajtje të ulët të nikotinës.
Prodhimi i duhanit në vendet e BE-së sipas viteve.

N/ Vendet Prodhimi në mije Ton / Vitet


R prodhuese 2006 2007 2008 2009 2010

1 Belgjika 196 116 131 122 135


2 Bullgaria 30 678 30 516 36 272 48 609 50 550

3 Franca 19 111 15 688 14 983 15 648 15 450


4 Greqia 22 092 21 994 20 535 22 556 21 150
5 Gjermania 8 524 7 767 8 365 8 223 8 110

6 Hungaria 8 836 7 509 9 032 8 170 8 256

7 Italia 96 600 90 941 92 556 97 798 100 120

8 Polonia 40 517 39 560 41 159 41 968 41 850


9 Portugalia 2 559 1 496 1 345 1 842 1 960

10 Spanja 32 688 29 368 31 852 35 106 36 770


11 Rumania 1 049 1 355 1 228 1 831 2 110
Evolucioni i prodhimit, importit dhe eksportit të duhaneve bruto totale të pafabrikuar në BE

N Vitet Prodhimi i Në % Importet e Në % ndaj Eksportet e Në %


/R duhanit bruto ndaj vitit duhaneve të vitit 2000 duhanit të ndaj vitit
2000 pafabrikuar pafa-brikuar 2000

1 2000 335,5 100 520,1 100 185 100


2 2001 327,9 97,7 543,1 104 186,5 101
3 2002 324,4 96,7 491,7 94,5 189,3 102
4 2003 312,9 93,3 511,3 98,3 192,5 104
5 2004 344,2 102,6 525,5 101 198 107
6 2005 345,6 103 555,3 107 191,7 104
7 2006 232,4 69,3 549,9 106 198 107
8 2007 246,7 73,5 621,5 120 224,6 121
9 2008 306,2 91 597,6 115 219,6 119
10 2009 281,9 84 612,5 118 212,5 115
11 2010 308,6 92 604,5 116 221,4 120
Tipet dhe nëntipet e duhanit të kultivuar në Botë.

N Tipet dhe nëntipet Sipërfaqja e Sasia e Sasia e


/R e mbjellë në prodhimit prodhimit
duhaneve. Ha. në Ton. në %.

1 - Duhanet Orientale. 594 000 594 000 9

2- Duhanet Burlei 477 000 858 000 13


3- Duhane të Errëta 88 000 132 000 2
4- Duhane Virgjinia 2 290 000 3 894 000 59
5- Duhane të tjera. 935 000 1 122 000 17
6- TOTALI 4 384 000 6 600 000 100
Karakteristikat botanike
• Sistemi rrënjor, I zhvilluar tek N.Rustica.
• Kërcelli, I rrumbullakët ose lehtësisht me kënde, në bazë është më I
trashë kurse në majë vjen më I holluar.
• Gjethja, gjatësia e saj në gjethet e mesit mund të arrijë 50-60 cm e më
shumë. Forma mund të jetë vezake, elipsoidale, zemre dhe shtize.
• Bishti, kur ky ekziston paraqet një strukturë si të kërcellit.
• Lulesa dhe lulja, 5,5,5,1 me dy karpela.
• Fruti dhe fara, fruti kapsulë përmban 3000 fara, në 1 gram ka 9-13000
fara.
• Përmirësimi gjenetik edhe kultivarët, puna gjenetikoseleksionuese
për kulturën e duhanit.
• Arbëria
• Roskovec
• Argjiro
Përbërja kimike e gjetheve të duhanit
• Nikotina
Nikotina është alkaloidi kryesor që përfshihet në grupin e
alkaloideve peridinik me fomulë C10H12N2 , që luhatet nga
0.5 deri në 13% të lëndës së thatë. Ndërmjet faktorëve që
ndikojnë në përmbajtjen e nikotinës mund të përmendim:
a) Kultivari
b) Klima
c) Plehërimi
d) Dendësia e bimës
e) Prerja e lules
f) Tharja dhe fermentimi
VAZHDIM
• Karbohidratet
• Lëndët azotike
a) Pigmentet
b) Polifenolet
c) Vajra eterike dhe rrëshira
d) Lëndët minerale
Veçoritë biologjike
• Kërkesat ndaj klimës e tokës
• Kërkesat ndaj temperaturës, mesatarisht 27° c; në
temperaturë nën 15° c, zhvillohet shumë ngadalë. Ai mund të
durojë një ulje temperature deri -3 °c, por me kusht që kjo
periudhë të mos zgjatë shumë. Temperatura minimale për
mbjellje në fushë është10-12 °c. Shuma e temperaturave
aktive të nevojshme , zhvillimin e duhanit është rreth 3300° c.
Nga kjo sasi rreth 2300°c nevojiten për periudhën e fushës
dhe 1000°c bë farishte.
Duhani me cilësi të mirë, prodhohet vetëm atëherë kur
temperatura gjatë kohës së pjekjes së gjetheve është mbi 20°c,
kurse ulja e saj gjatë kësaj kohe prish cilësinë e tij.
Kërkesat ndaj lagështirës
• Kufiri 60-80%
• Koefiçienti i transpirimit të duhanit është i ulët,
146-313 dhe si i tillë, konsiderohet i
qëndrueshëm ndaj thatësirës.
Kërkesat ndaj dritës
• Efekti i hijezimit është njaft i dukshëm në bimën
e duhanit. Gjethet e poshtme që rriten nën hijen
e gjetheve të sipërme kanë cilësi më të ulët.
• Shpërndarja e reshjeve ka ndikim të ndryshëm
në bimën e duhanit.
Kërkesat ndaj tokës
• Tokat jakat e kuqe me përmbajtje të lartë të
hekurit.
Kërkesat ndaj lëndëve ushqyese
• Duhani oriental për çdo kv/ha lëndë të thatë merr nga
toka 5.5 kg azot, 1.3 kg P2O5 dhe 12.1 kg K2O, ndërsa
duhanet e tipit gjethemadh marrin nga toka sasi më të
mëdha nga këto elementë.
• N, P, K, Ca dhe më pak Mg, S.
• Azoti
• Fosfori
• Potasi
• Kalçiumi
• Magnezi
• Squfuri
Fazat e zhvillimit të duhanit
1. Mbirja e farës. Në këtë fazë fara bymehet dhe dalin dy gjethet e para
(kotiledonet).
2. Nga dukja e dy gjetheve të para deri në daljen e gjethes së parë të
vërtetë (fillimi i kryqëzimit).
3. Rrënjëzimi I fidanit fillon nga dalja e gjethes së parë të vërtetë deri
në ngritjen e veshëve.
4. Ngritja e veshëve deri në formimin e fidanit të gatshëm për mbjellje.
5. Mbjellja në fushë deri në çastin kur bimët kalojnë krizën e zënies
(rozetkëa).
6. Rritja intensive e bimëve deri në gonxhimin e plotë.
7. Faza e lulëzimit.
8. Nga fillimi I lulëzimit deri në pjekjen e plotë të farës.
Mbirja kryhet në dy etapa
• Etapa e parë fillon me thithjen e ujit deri sa të
arrijë 30-32% e peshës, fillojnë të treten lëndët
rezervë.
• Etapa e dytë fillon nga ky proçes deri sa thithja e
ujit arrin 65-70% të peshës së farës. Në
temperaturë optimale 25-38 °c ky proçes
shpejtohet dhe zgjat 5-7 ditë. Kjo fazë mbaron
me dukjen e pikës së bardhë në farë.
Kryqëzimi-ngritja e veshëve dhe pjekja
Periudha e dytë kryesore e zhvillimit të duhanit
Periudha e dytë kryesore e zhvillimit të
duhanit
• Periudha e frenimit (rozetës)
Periudha nga mbjellja deri në lulëzim të
plotë
Rritja e fidaneve të duhanit
• Zgjedhja e vendit
• Përgatitja e farishtes
• Mbjellja e farës
• Përkujdesjet
• Kalitja e fidanit
• Shkulja e fidanit
• Banjëzimi
Përgatitja e shtretërve të zakonshëm të
mbuluar me plasmas
• Shtretërit ose tunelet
Përgatitja e shtretërve gjysëm të nxehtë e
të nxehtë.

Fig.17.-Shtrat i nxehtë
a.Gurë 6 cm. b. Shkarpa 5 cm. c. Pleh të freskët stalle 10 cm. d. Dherishte 6 cm. e. Pleh i imët 3 cm.
Përgatitja e shtretërve të nxehtë
• Me pleh organik të pa kalbur (fresket)
Foto farishtja
Përkujdesjet
• Ujitja
• Herja
• Rrallimi
• Masat mbrojtëse
• Hijezimi
• Kalitja e fidanit
Agroteknika e duhanit në fushë
• Vendi në qarkullimin bujqësor
• Përgatitja e tokës
• Punimet përgatitore
• Plehërimi I duhanit
• Plehërimi organik
• Plehërimi I gjelbër
• Pleherimi mineral
Afati I mbjelljes
• Për zonën e ngrohtë bregdetare, është periudha
25 mars-25 prill, ndërsa për zonën e ftohtë 1
prill-10 maj. Është marrë shtesë rendimenti dhe
përmirësim cilësie përkatësisht 20% dhe 8-10%.
Dendësia e mbjelljes
• Gjethe madh 36000bimë/ha virginia 80 x 35-40 cm
• ½ fjethe madh 110000bimë/ha 60x15 cm
• Gjethe vogël 180000 bimë/ha 40x10-15 cm
Mbjellja në fushë
• Fidanat mbillen në thellësi pak më të madhe në
krahasim me ato që gjendeshin në farishte. Pas
mbjelljes fidanat shtrëngohen mirë me tokën,
ujiten me 0.5 litër ujë duke treguar kujdes që
gjatë ujitjes të mos lagen gjethet e tyre.
Përkujdesjet
• Prashitja
• Ujitja
• Prerja e lules
• Prerja e kërcellit
Pjekja dhe vjelja e duhanit
1. Vjelja tradicionale e gjetheve në disa duar,
sipas pjekurisë.
2. Prerja e bimëve dhe tharja e tyre me gjithë
kërcell.
3. Vjelja mikse (vjelja e përzier).
Tharja e duhanit
1. Tharja në diell me anë të kornizave.
2. Tharja e duhanit në diell në serra prej
plastmasi.
3. Tharja në ajër (tharja në hije).
4. Tharja në ajër (ajër dhe diell).
5. Tharja e duhanit me nxehtësi indirekte (tharja
artificiale).
Tharja e duhanit në sera
Duhanet gjethemëdhenj
Kombajna e vjeljes së duhanit
Kombajna e vjeljes së duhanit në proces
Kombajna në proces
Gjethja e duhanit gjethemadh
Duhani dhe i vjelë dhe I korrur në tokat ranore
Pamje pas korrjes së duhanit
Manipulimi I duhanit
• Kur duhani ka fituar lagështi normale gjatë qëndrimit të tij
në hangar-depo (14-15%), bëhet vendosja e vargjeve në stiva.
• Përdoren dy mënyra: Varg dhe pastall. Me mënyrën e parë
vargjet zgjidhen të një ngjyre e të një dore dhe me to
përgatiten dengje.
• Mënyra e dytë e manipulimit pastall, e cila konsiston në
çfletosjen e gjetheve dhe palosjen e tyre njëra mbi tjetrën në
bazë të madhësisë, ngjyrës dhe dorës. Dorëzat e formuara
me rreth 60 gjethe vendosen përkohësisht në stivë për 10-15
ditë dhe me to përgatiten dengje të veçanta ku të
predominojë një klasë e vetme.

You might also like