You are on page 1of 34

GRURI

Prof.Asoc.Dr.Bakir Kelmendi Shkelqim


Mujaj
Kushtrim Gashi
Veton Ukaj
Qellimi i studimit
• Çka është gruri?
• Historiku i grurit.
• Shpjego ndertimin anatomik dhe kimik.
• Cilat janë shtetet më të njohura për kultivimin e grurit?
• Cilat janë fazat fenologjike dhe fazat e pjekjes?
• Cilat janë hapat agroteknike të kultivimit të grurit?
• Llojet e grurit sipas fortësisë.
• Llojet e grurit sipas kohës së mbjelljes.
• Kultivarët e lejuar në Kosovë.
• Pesha hektolitare.
• Pesha absolute.
• Lagështia.
• SDS testi
• Krahasimi i kultivarëve(BARBARA,SUPER ZHITARKA,ILIRIA,ZHITARKA,EVROPA 90).
• Deponimi i grurit.
Hyrje

Gruri(Triticum Aestivum) është bimë njëvjeçare


trikotiledone që bën pjesë në grupin e drithërave,
fruti i tij shërben si ushqim.Paraqitet si një ndër
përfaqësuesit më të njohur të dritherave.Përdoret në
masë të madhe nga popullata për shume nevoja.Me
anë të grurit ,njeriu ka arritur të mbuloj nevojat
ditore për energji.Gruri përdoret në shumë
mënyra ,qoftë si kokërr ,por edhe për prodhimin e
shumë produkteve ushqimore ,që përgatiten në ditët
e sotme ,vetëm nga bluarja e grurit në miell.Në
Kosovë ,gruri përdoret më shumë për prodhimin e
bukës ,ku paraqitet si produkti kryesor i
grurit.Populli thotë se : “Kur ka bukë,nuk ka ka uri”.
Gruri përdoret edhe për nevoja tjera ,ku përdoret
edhe si ushqim i kafshëve (si farë apo edhe si i
bluar).

Fig.1 Gruri
Historiku i grurit
• Sipas shkencëtarve Vavilov,Flaksberg dhe De Kandoli mendohet se
prejardhja e grurit rrjedh nga kontinenti i Azise .Ku regjioni i Azise jug-
perëndimore (Pakistani ,Irani dhe Afganistani ) është paraqitur gruri i
butë,kurse te Azia juglindore dhe rajoni i Indokinës ka rrjedhur gruri një
kokërrsh.Ku pra nga format e ndryshme kemi ardhur te gruri i sotëm.

Fig. 2 Historia e grurit


Lista e kultivareve te lejuar ne Kosove

Tab.1 Kultivarët e lejuar ne Kosove


Kultivimi i grurit ne bote dhe Kosove

• Gruri kultivohet në masë të madhe në gjithë botën ,ku sipas statistikave në gjithë botën
kultivohen gjithësej 220 milion hektarë në vit.Kurse në vendin tonë kultivohen gjithësej
70000-80000 hektarë në vit,me rendiment mesatar prej 3.9 t/ha .Nevoja në Kosovë për grur
është 200 kg për kokë banori ,por Kosova nuk arrin ti përmbush nevojat dhe detyrohet të
importon nga jashtë.Sipas FAO ,vendet që kultivojnë më shumë grurin janë :Kina ,India dhe
Rusia.

Tab.2 Prodhuesit më të mëdhenj të grurit


Ndërtimi morfologjik i bimës së grurit
Bima e grurit përbehet nga :
 Rrënjet,
 Kalliri
 Kërcelli
 Gjethja
 Lulesa
 Kokrra
 Rrënja:tek gruri është xhufkor,i përbere nga numër i madh
i kërcejve,me lartësi të ndryshme.
 Kalliri:ka gjatësi 4-8 cm ,ku te gruri i butë përbehet prej
16-22 kallëza ,kurse gruri i fortë nga 14-18.
 Kërcelli:është i përbere nga nyje dhe ndërnyje.Kercelli
është cilindrik ,i lëmuar ,qëndrim vertikal me gjatësi prej
85-95 cm.
 Gjethja:është e gjatë ,ka maje të hollë ,ngjyrë të gjelbër.
 Lulesa:paraqitet në formë të kallirit.
 Kokrra:ka formë vezake ,me madhësi të vogël ,gjatësi 6-
6.5 mm ,gjeresi 2-3.5 mm dhe trashesi 1.5-3 mm.
Fig.3 Ndërtimi morfologjik i bimës
Ndertimi anatomik dhe permbajtja kimike e grurit

Kokrra e grurit në ndërtimin e saj ka mbështjellësin ,embrionin dhe


endospermën.

Tab.3 Ndërtimi i kokrrës

Fig.4 Ndërtimi i kokrrës


Perberja kimike

Kokrra e grurit në përberjen kimike të saj ka proteina,celulozë,yndyrë,amidon,uji


dhe materie minerale.

Tab.4 Përberja kimike e kokrrës


Agroteknika

Te kultura e grurit ,kemi mbjelljen e cila paraqet masen më të rëndesishme të


masave agroteknike .Si masë tepër me rendësi kemi leverimin e tokës e cila duhet
të bëhet me shumë kujdes dhe me thellësi prej 15-30 cm .Më pas kemi plehërimin
e tokës e cila bëhet me qëllim të furnizimit të tokës me materie minerale.Si materie
minerale në plehërim kemi :Azotin (N),Fosforin(P2O5),Kaliumin(K2O),Nitrat amoni
gëlqeror(NAG) dhe Kalciumin(Ca).Pastaj kemi mbjelljen e farës e cila realizohet
në stinën e vjeshtës ,thellësia e mbjelljes është 2-5 cm,mbjellja bëhet me makina
universale.Pas mbjelljes bëhet riplehërimi i tokës.Ku më pas për mbirjen e grurit
duhet te plotësohen kushtet e dritës ,ujit dhe temperaturës.Mbirja mund të arrihet
ne 3.4 ℃.
Fig.5 Punimi i tokës
Fig.6 Urea 46% N
Fazat fenologjike

Tab.5 Fazat fenologjike


Fig.7 Shpjegimi i fazave
Fazat e pjekjës

Dallohen katër faza të pjekjes të kokrrës së grurit:


• Pjekja qumështore,
• Gjendja e butë e kokrrës,
• Pjekja dyllore,
• Pjekja e plotë.

1. Pjekja qumështore: paraqet kokrrën e butë dhe të dobët ,ku njihet si pjekja e
gjelbër,pasi kokrra ka ngjyrë të gjelbër.
2. Gjendja e butë e kokrrës :paraqet kokrrën me lagështi 40 %,zgjat 6-10
ditë,mund të ndërprehet me dhunë duke e ulur lagështinë në 40 %.
3. Pjekja dyllore: paraqet kokrrën me lagështi 20% ,ku kokrra ka fortësi dhe
mbështjelles të thatë,zgjat 6-12 ditë.
4. Pjekja e plotë :paraqet kokrrën e fortë ,ku ka lagështi 14%, zgjat 45-55 ditë dhe
bëhet me temperaturë 14-24 ℃.Në fund kokrra ka shkëlqim dhe fortësi.
Fig.8 Faza e vëllazërimit
Korrja e grurit

Korrja e grurit realizohet atëherë kur kokrra e grurit ka një fortësi të


lartë,shkëqim dhe kur e arrin lagështinë14 %.Korrja e grurit realizohet në
muajt korrik-shtator,kur bima e grurit është e tharë.Korrja realizohet me
makina të avansuara të cilat e ndajnë kokrrën prej bimës.Kokrra dërgohet në
silose kurse materiali i mbetur i quajtur kashtë përdoret si ushqim për kafshë.
Gruri ne silose duhet të ruhet në parametra të kontrolluar ,ku nuk guxon të
ndryshohet temperatura dhe lagështia sepse dërgon deri të shkatërrimi i grurit
dhe mykjes e tij,ku gruri mund të merr sëmundje të ndryshme që shkaktojnë
humbjen e vetive të grurit.
Fig.9 Korrja e grurit
Fig.10 Bartja e grurit
Llojet e kultivarëve

Në praktikë dallojmë dy lloje kultivarësh:


1. Kultivarët dimëror
2. Kultivarët pranveror

 Kultivarët dimëror : kultivar ky i cili mbillet gjatë vjeshte, ku afati optimal i mbjelljes
është nga fillimi i tetorit deri tek mesi i nëntorit. Si të tillë këta kultivarë ju rezistojnë shumë
mirë temperaturave të ulta, pastaj japin rendimente më të larta dhe po ashtu kanë një
vegjetacion më të gjatë, si dhe është e rëndësishme të ceket fakti se këta kultivarë dominojnë
në prodhimtarinë Kosovare.
 Kultivarët pranveror : janë kultivarë te cilët mbillen në pranverë dhe janë më
rezistencë më të mirë ndaj nxehtësisë dhe thatësisë , nuk durojne aspak temperaturat e
uleta dimerore si dhe karakterizohen me kualitet më të lartë sesa kultivarët dimëror,
mirëpo tek ne nuk janë dominant sa janë kultivarët dimëror.
Fig.11 Gruri pranveror Fig.12 Gruri dimëror
Klasifikimi botanik i grurit

Sipas studimeve të shumta ,speciet e grurit ndahen në dy grupe kryesore:


1. Gruri i butë (Triticum Aestivum)
2. Gruri i fortë (Triticum Durum)

 Gruri i butë(Triticum Aestivum):është specia më e përhapur e grurit në botë,në të


përfshihen me mijëra kultivarë.Gjendet në tipe biologjike :dimërore ,pranverore dhe të
ndërmjetëm.Ka aftësi të larta prodhuese,ku kokrrat i ka miellore.Përdoret më shumë në
teknologjinë e bukës dhe më rallë te makaronat dhe produkte tjera.

 Gruri i fortë(Triticum Durum):emrin grurë i fortë e ka marrë nga natyra e kokrrës që


është e fortë,qelqore.Përdoret për prodhimin e makaronave ,pastave etj.Kështu ndryshe quhet
gruri i makaronave.Kokrrat kanë formë të zgjatur me përmbajtje të lartë të proteinave.
Fig.13 Triticum Aestivum (gruri i butë) Fig.14 Tritcum Durum (gruri i fortë)
Cilësia e grurit

Kokrra e grurit ka peshë prej 30-45 mg ,me ngjyrë të verdhë-


kafe,me konsistencë miellore.
Parametrat më të rëndësishëm që përcaktojnë cilesine e kokrrës së
grurit kontrollohen në mënyrë: organoleptike duke i përcaktuar
ngjyrën, shkëlqimin, erën, vjetërsinë dhe dëmtimin e kokrrave dhe
në mënyrë laboratorike, me përcaktimin e peshës hektolitrike dhe
peshës absolute (1000 kokrrave), lagështisë dhe përbërjes kimike.
Parametrat laboratorik

Pesha hektolitare:Është pesha e një hektolitri grurë në kilogram.


Përcaktohet me peshore speciale. Pesha hektolitare e grurit lëvizë
prej 65-88 kg. Gruri i kualitetit të mirë patjetër duhet të ketë peshë
hektolitare mbi 75 kg, ndërsa gruri me peshë hektolitare nën 73
është me kualitet të dobët.

Fig.15 Aparatura
Pesha absolute :është pesha e 1000 kokrrave grurë e shprehur në
gram. Më tepër çmohet gruri me peshë absolute me të madhe
meqenëse kokrrat më të mëdha kur të bluhen japin më tepër miell.
Pesha e 1000 farave (pesha absolute) lëviz prej 30.5 deri 60g.Pesha
absolute matet me peshore analitike.

Fig.16 Matja e mases absolute me peshore analitike


Lagështia:përmbajtja e lagështisë në grurë të kualitetit të dobët nuk duhet të jetë më
e madhe se 16%, ndërsa në atë me kualitet të mirë jo më tepër se 15%. Lagështia
përcaktohet me terjen e sasisë së grurit të matur saktësisht në temperaturë prej 105
deri 110 ℃ gjithnjë deri sa të merr peshë konstante. Prej dallimit të matjes së parë
dhe asaj të fundit përcaktohet lagështia në përqindje.

Fig.17 Matja e lageshtise


Tretshmeria e proteinave

Tretshmëria e proteinave sipas klasifikimit tradicional


të OSBORN ndahet në katër grupe:
• Albumine të tretshëme në ujë,
• Globuline të tretshëme në kripë(10% Nacl)
• Glijadine të tretshëme në 70-90% metanol,
• Glutenine të tretshëme në acide të ndryshmë.
SDS testi i sedimentacionit të proteinave
Testi i sedimentacionit të proteinave është një metodë e cila përcakton në
mënyrë indirekte sasinë dhe cilësinë e glutenit.Parimi i këtij testi bazohet
sipas Zelenit,është i bazuar në principin se proteinat me cilësi të lartë
bymehen më shumë kur janë të tretura në acid sesa proteinat me cilësi te
ulët.

Fig.18 SDS test


Krahasimi i parametrave të disa varieteteve të hulumtuar

Tab.6 Parametrat e hulumtuar te kultivarët e grurit


Tab.7 Përmbajtja e proteinave, glutenit dhe sedimentimit tek kultivarët e grurit
Deponimi i grurit

Pas pjekjës së grurit dhe arritjes së lagështisë e nevojshme prej


14-16%,bëhet korrja e grurit.Ku pas korrjes ,gruri drejtohet për
ruajtje në depo të quajtura silose.Siloset parashihen të jenë me
kushte optimale për ruajtjen e vetive të kokrrës.Gjithmonë
duhet të bëhet ajrosja e siloseve në mënyrë që të mos ndodh
ndezje e kokrrës dhe të mos bëhet mykja e kokrrës.Gjatë
deponimit duhet bërë matjen e lagështisë e cila duhet të jetë
14-16 %.
Fig.19 M&Sillosi
Konkluzione
Në bazë të hulumtimeve në literaturë kemi arritur në konkluzione rreth grurit që:
• Gruri është bimë tepër e njohur dhe tepër me rëndësi për popullatën,përdoret si kokërr dhe si i bluar.
• Gruri ka prejardhje nga Azia ,ku daton shumë vite para erës tonë.
• Gruri kultivohet më shumë në Kinë,Indi dhe Rusi.Në Kosovë kultivohet rreth 70000-80000 hektarë në vit.
• Në përbërjen e kokrrës së grurit hynë: mbështjellsi ,embrioni dhe endosperma.
• Gruri në përbërjen e saj kimike përbëhet nga : uji ,yndyra,amidoni,lëndet minerale,celuloza dhe proteina.
• Thellësia e mbjelljes është 2-5 cm ,poashtu duhet të bëhet plëherimi i tokës dhe mbajtja e kushteve të nevojshme.
• Gruri i butë përdoret më shumë se gruri i fortë.
• Varësisht nga koha e mbjelljes kemi dy lloje kryesore të kultivarëve:
1. Gruri pranveror,
2. Gruri dimëror.
• Cilësia e grurit kontrollohet në aspekt organoleptik dhe laboratorik.
• Gruri i cilësisë së mirë duhet të ketë:
1. peshë hektolitare prej 65-88 kg ,
2. peshë absolute prej 30.5-60 gr dhe
3. lagështi prej 14-16 %.
• Në bazë të hulumtimeve ,kultivari BARBARA ,ka cilësine më të lartë në krahasim nga kultivarët tjerë.
• Kokrra e grurit duhet të jetë 30-45 mg,me ngjyrë të verdhë-kafe,me shkëlqim të lartë.
• Gruri pas korrjes drejtohet drejt siloseve për ruajtje,ku bëhet kontrollimi i parametrave të vetive të grurit.

You might also like