You are on page 1of 1

GJENEVË (AA) - Numri i të papunëve në botë deri në vitin 2019 mund të rritet në 212 milion,

është nxjer në pah në raportin vjetor "Trendet globale për punësim", i publikuar nga Organizata
Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Në raportin për vitin 2015 ILO paralajmëron se papunësia dhe pabarazia e të ardhurave në botë
në pesë vitet e ardhshme do të jetë në rritje, raporton Anadolu Agency (AA).

Kur është në pyetje numri i të papunësuarve në vitin e kaluar, ai ka qenë 201 milion. ILO
vlerëson se në vitin 2015 rreth tre milionë të tjerë do të "hipin në anijën e të papunëve".

Si rezultat i krizës ekonomike që filloi në 2008 deri më sot, 61 milionë njerëz kanë mbetur pa
punë.

You might also like