You are on page 1of 1

Rregullore e autobusit

Lejo udhëtarët e tjerë të zbresin , mos krijo pengesa në kalimin e tyre.


Hip gjithnjë në derën me mbishkrimin “Hyrje”.
Pajisu me biletën e udhëtimit nëpërmjet faturinos. Nëse ky I fundit nuk ju jep biletën keni
të drejtë ta kërkoni , madje edhe të denonconi rastin.
Fëmijët mbi moshën 6 vjecare janë të detyruar te pajisen me biletë.
Ke të drejtë të ulesh në cdo ndenjëse të lirë. (Përjashtohen ndenjëset e dedikuara
moshës së tretë , invalidëve dhe grave shtatëzana , të cilat kanë parësorë këto grupe
specifike.)
Nuk lejohet në mënyrë kategorike transportimi I kafshëve ,të cilat rrezikojnë jetën e
udhëtarëve të tjerë.
Nuk lejohet konsumimi I ushqimeve apo pijeve të cilat mund të ndosin ambjentin rrethues.
Respekto udhëzimet e faturinos dhe të shoferit.
Ndalohet kategorikisht thyerja e kodit të etikës kundrejt udhëtarëve të tjerë dhe
punonjësve.
Nuk lejohet hedhja e mbeturinave në dyshemenë e autobusit.
Ndalohet rreptësisht nxjerrja e gjymtyrëve jashtë autobusit.
Mos I flit shoferit gjatë kohës që autobusi është në lëvizje.

Sindi Dallashi XIII

You might also like