You are on page 1of 10

RAPORTI PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM - Drafti

Programe Studimore

Matematika Financiare në Banka dhe Sigurime

Dorëzuar nga:

Departamenti i Matematikës, Fakulteti i Shkencave Matematike


Natyrore

Riakreditim

VLERËSIM I JASHTËM

Prof. Dr. Patricia Kotnik

Prof. Dr. Felix Breitenecker

Porositur nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK)

Qershor 2012
1. Hyrje

Ky raport përmbledh rezultatet e procesit të shqyrtimit për Programin e studimeve në


nivelin Bachelor

Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime

Dorëzuar për riakreditim nga Departamenti i Matematikës, Fakulteti i Matematikës


dhe Shkencave Natyrore, Universiteti i Prishtinës (më tej në këtë raport UP-DMA).
Synimi i këtij raporti është t’i mundësojë AAK dhe Autoriteteve në nivelin ministror
dhe/ose politik të përfshira që të marrin një vendim në lidhje me riakreditimin e
drejtimit Bachelor të ofruar nga UP-DMA.

Ekspertët e përfshirë do të vlerësojnë dokumentacionin e cekur më lart në dritën e


përvojës së fituar:

Universiteti i Teknologjisë i Vjenës (A), Fakulteti i


Prof. Dr. Felix Breitenecker
Matematikës

Prof. Dr. Patricia Kotnik Universiteti i Lubjanës, Fakulteti i Ekonomisë

2. Baza Informative e këtij raporti

Gjetjet, sugjerimet dhe rekomandimet e ekspertëve (EE) janë të bazuara në:

• Raportin e Vetë-Vlerësimit (RVV) të 2012 për riakreditim të Programit


Bachelor Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime nga Departamenti
i Matematikës, Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave Natyrore, Universiteti i
Prishtinës (i referuar si RVV-UP-DMA 2012)
• Raportin e Vetë-Vlerësimit (RVV) të 2011 për riakreditim të Programit
Bachelor Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime nga Departamenti
i Matematikës, Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave Natyrore, Universiteti i
Prishtinës (i referuar si RVV-UP-DMA 2011)
• Përgjigjen e UP-DMA ndaj raportit paraprak të shqyrtimit (i referuar si RESP-
UP-DMA)

Ky vlerësim përmban disa rekomandime sa i përket zhvillimit të programit, këto janë


mendime personale të autorëve të raportit.

Rekomandimet reflektojnë atë se çfarë autorët i vlerësojnë si standarde ose praktika


të mira në një numër sistemesh arsimi në Evropën Perëndimore, pa dashur të
paragjykojnë kushtet e veçanta të arsimit në Kosovë. Për këtë arsye, vendimi
përfundimtar në lidhje me aplikimin e Institucionit për akreditim, do të merret nga
autoritetet e përfshira relevante. EE është i vetëdijshëm sa i përket periudhës së
vështirë nëpër të cilën po kalon arsimi në Kosovë, por e ardhmja e cilësisë së arsimit
në Kosovë, plotësimi i standardeve që në përgjithësi mbizotërojnë në BE është një
obligim që duhet përmbushur.

3. Programet Akademike dhe menaxhimi i Studentëve

Vlerësim i Përgjithshëm

Programi i studimeve Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime synon të


arrijë edukimin në fushën e bankave dhe sigurimeve të bazuar në metodat
matematikore. Nismëtarët dhe mbështetësit e këtij programi janë pjesëtarë të
Departamentit të Matematikës dhe si rrjedhojë programi vë theks në arsimin
matematikor.

Përderisa Matematika Financiare paraqet një degë të re të Matematikës Aplikative,


në anën tjetër arsimimi në Matematikën e Sigurimeve ka një traditë të gjatë në
Matematikë. Matematika Financiare dhe ajo e Sigurimeve janë të ndërlidhura
ngushtësisht dhe të dyja fushat merren me llogaritjen e riskut. Matematika klasike e
Sigurimeve merret me llogaritjen e modeleve për kufizimin e rrezikut. Në parim
modelet Matematikore për kufizimin e riskut janë prezantuar në fund të viteve 90’ta
duke filluar me Çmimin Nobel për Merton dhe Scholes në vitin 1997 (Opsioni Black-
Scholes – formula e çmimeve).

Në SER-UP-DMA 2012, f. 18, mbështetësit e këtij programi pretendojnë që synimi


është:

‘të përgatisë ekspertë të gatshëm të zgjidhin probleme që hasen ne banka dhe


në sektorin e sigurimeve, në aktivitetet tregtare të bursave dhe në menaxhimin
e fondeve shëndetësore dhe pensionale’.

Synimi i dytë i formuluar më parë në SER-UP-DMA 2011

dhe t’i arsimojë studentët ashtu që ata “të kenë njohuritë e nevojshme teorike
për të përcjellë ciklin e dytë të studimeve (master) – Matematikë Financiare në
Banka dhe Sigurime”

Është riformuluar për të paraqitur një cilësi të programit në nivelin bachelor, së


bashku me një theks të shtuar në aplikimin e njohurive, në këtë mënyrë studimet e
nivelit bachelor tashmë janë në përputhje me udhëzimet e Bolonjës.
Viti i parë – Semestri i Parë

Orë
Nr. Lënda ECTS Obligative Mësimdhënësi
(L+U+L)

1. Analizë I 3+3 6 Oblig.. Dr. sc. Naim Braha

2. Algjebra I 4+4 7 Oblig.. Dr. sc. Rexhep Gjergji

3. Matematikë Diskrete I 2+2 5 Oblig. Dr. sc. Qamil Haxhibeqiri

4. Procese Stokastike 2+2 6 Oblig. Mr. sc. Ramadan Limani

5. Laborator Kompjuterik 1+0+3 6 Oblig.

Total 12+11+3 30

Viti i parë – Semestri i Dytë

Orë
Nr. Lënda ECTS Obligative Mësimdhënësi
(L+U+L)

1. Analizë II 3+3 6 Oblig.. Dr. sc. Muhib Lohaj

2. Algjebër II 2+2 5 Oblig.. Dr. sc. Rexhep Gjergji

3. Mikroekonomi 3+3 5 Oblig.. Dr. sc. Ramiz Livoreka

4. Metodat e Optimizimit 3+3 5 Oblig.. Mr. sc. Ramadan Limani

5. Hyrje në Programim 1+1+1 4 Oblig. Dr. sc. Faton Berisha.

Lënda Orë ECTS Zgjedhore Mësimdhënësi

1. Matematikë aplikative
2+2 5 Z Dr.sc. Minir Efendija
në biznes dhe Ekonomi

2. Menaxhimi i Bizneseve
2+2 5 Z Dr.sc. Justina Pula
të Vogla dhe të Mesme

Total 14+14+1 30

Matematika ende paraqet theksin e programit. Por, orari i ri i ligjëratave i dhënë në


SER-UP-DMA 2012 (viti i parë – shih më lart) tregon se janë dhënë më shumë kredi
ECTS për fushën aplikative, hyrje në arsimin stokastik, se sa në aplikimin SER-UP-
DMA 2011 siç është sugjeruar më herët. Veç kësaj, ofrohen edhe aftësitë
kompjuterike, p.sh ushtrimet laboratorike, ose arsimi i bazuar në internet.

Oraret e përshtatura për vitin e dytë dhe të tretë theksojnë tendencën e përgjithshme
për një vëmendje që i kushtohet matematikës, por vënë më shumë theks në
Matematikën Aplikative, veçanërisht në Matematikën Financiare dhe në aftësitë
kompjuterike dhe ato të llogaritjes. Veç kësaj, është përshtatur balanca në mes
arsimit në Kufizim të Riskut dhe në Riskut të Sigurimeve.

Viti i parë i programit që është ofruar në 2011/2012 me 80 studentë, mund të


konsiderohet se ka qenë i suksesshëm.

Vlerësimi i Kritereve

Raporti në mes misionit të programit të institucionit dhe të parimeve të punës

Qartësisht që Programi Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime është


brenda misionit të Departamentit të Matematikës në një Universitet. Ndonjëherë
Departamentet Matematikore kanë më shumë metoda të mësimit dhe të operimit të
orientuara ndaj teorisë. Kurrikula e adoptuar siç është cekur në SER-UP-DMA 2012,
vjen me një orientim më të shprehur ndaj aplikimit dhe aftësive kompjuterike, fakt ky
që vlerësohet.

Kurrikula e përshtatshme për diplomë akademike

Kurrikula e propozuar është adekuate për nivelin akademik – Bachelor. Kurrikula


përcakton një kërkesë relativisht të lartë në fushën e matematikës, por tashmë edhe
me një kërkesë të mjaftueshme në fushën e aplikimit.

Programet e bazuara në konceptin didaktik kryesor


(I komunikuar personelit mësimor në mënyrë adekuate dhe i pranuar nga ky i fundit)

Në ligjëratat themelore të ndërlidhura me Matematikën, mund të haset një koncept


kryesor, tashmë ligjëratat në fushën aplikative dhe në aftësitë kompjuterike dhe të
llogaritjes janë të integruara dhe të përshtatura ndaj arsimit matematikor.

Veç kësaj, është përmirësuar balanca në mes L-Ligjëratave në klasa, U-ushtrimeve


laboratorike, si dhe L-mësimit në laborator. Si rrjedhojë mund të thuhet se koncepti
didaktik është i qëndrueshëm.
Korrespondenca e nivelit akademik me standardet ndërkombëtare

Siç është theksuar në “Kurrikulën e duhur për nivelin akademik”, kurrikula nga
aspekti matematikor është sfiduese, si dhe e mjaftueshme në fushat tjera.

Mundësi të mjaftueshme për studime të pavarura, reflektim dhe analizë

-koha e studimit kundrejt mësimit online si dhe mësimi në distancë kundrejt atij në
klasa mësimi.

Megjithëse koncepti didaktik me L – ligjërata në klasa, U – ushtrime dhe Lab – orë në


Laboratorë me kreditë ECTS të dhëna në SER-UP-DMA 2012 mbështet një arsimim
më teorik dhe nuk mundëson shumë fleksibilitet dhe mundësi për punë të pavarur
dhe reflektim, mund të thuhet se mjediset për punë kompjuterike janë të mjaftueshme
(SER-UP-DMA 2012, faqe 16).

ECTS të duhura dhe kuptimplota

Vlerësimi i ECTS dhe klasifikimi i ECTS duket të jetë i duhur, siç vihet re nga
krahasimi me kurrikulën e cekur në universitetet tjera. Megjithatë, sa i përket arsimit
teorik ECTS duket të jetë paksa tepër e ngarkuar.

Rekomandohet që të balancohet më mirë ECTS (duke i zhvendosur disa ECTS dhe


orë mësimi në mësim aplikativ).

Menaxhimi i ngarkesës së studentëve

Në parim ngarkesa e studentëve është e menaxhueshme. Ligjëratat në fushën


teorike në mësimet aplikative kanë nevojë për ushtrime më fleksibile, kjo me qëllimin
që të balancojnë ngarkesën dhe fitimin e njohurive të nevojshme.

Në lëndët teorike, nuk duhet të teprohet me ngarkesën, programi nuk ka për synim
dhe nuk është i përshtatshëm të ofrojë një kuptim të thellë të strukturave
matematikore.

Metodat e mjaftueshme mësimore dhe përmbajtja adekuate e njësive mësimore


për arritjen e suksesshme të synimeve të programit

Dokumenti SER-UP-DMA 2012 ofron një përshkrim preciz dhe të plotë të ligjëratave
në Matematikë dhe atyre në Ekonomiks. Këto lëndë mësimore ofrojnë një përmbajtje
adekuate për arritjen e synimeve të programit.
Përshtatshmëria e rregulloreve të testimit

Rregulloret e testimit për lëndët mësimore të përshkruara në detaje në SER-UP-DMA


2012 janë precize, të përshtatshme dhe të mjaftueshme.

Mbivendosja transparente dhe kuptimplote në mes kurrikulave

Duke qenë se matematika duket të jetë theksi kryesor në kurrikulë, mbivendosja e


pjesës matematikore është e përgjithësuar dhe paraqet një përparësi. Lëndët në
Ekonomiks jepen nga një departament tjetër, në të cilin rekomandohet një
mbivendosje e përgjithshme dhe transparente.

Standardet ndërkombëtare të kritereve të pranimit dhe të procesit të pranimit

Kriteret e pranimit për kurrikulën në vitin e parë dhe kriteret e pranimit për vazhdimin
në vitin e dytë dhe të tretë janë precize, adekuate, të mjaftueshme dhe janë në
përputhje me standardet ndërkombëtare.

Raporti numerik adekuat në mes personelit akademik/artistik dhe studentëve

Raporti numerik në mes personelit akademik ndaj studentëve në programin


Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime është adekuat përderisa numri i
studentëve mbetet brenda limiteve të caktuar.

4. Personeli

Personeli akademik në lidhje me programin e studimeve Matematikë Financiare në


Banka dhe Sigurime përbëhet nga 26 ligjërues me përvojë dhe asistentë nga
Departamenti i Matematikës dhe nga Fakulteti i Ekonomisë, siç është cekur në CV-të
e dorëzuara. Veç tyre, 24 asistentë të jashtëm garantojnë një mbikëqyrje të mirë në
mes studentëve dhe mësimdhënësve.

Personeli adekuat i përhershëm kundrejt personelit të jashtëm

Bazuar në dokumentin SER-UP-DMA 2012 dhe në CV-të e ofruara, 13 pjesëtarë të


përhershëm të UP-DMA dhe 7 profesorë të jashtëm nga UP – Fakulteti i Ekonomisë
paraqesin një numër të mjaftueshëm të personelit të përhershëm që garanton një
program të suksesshëm të nivelit bachelor.

Niveli adekuat akademik dhe didaktik i personelit

CV dhe ligjëratat e pjesëtarëve të personelit që ata i japin në programet tjera


dëshmojnë për një nivel të lartë akademik, veçanërisht në lidhje me lëndët në
matematikë dhe në Ekonomiks.

5. Puna kërkimore dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Dokumenti SER-UP-DMA 2012 jep informata në lidhje me aktivitetet ndërkombëtare


në përgjithësi sa i përket programit të dorëzuar të studimeve. Seksioni 6 dhe 7 i
referohen anekseve me aktivitete të shumta hulumtuese, publikime, etj që
dëshmojnë për një nivel shumë të mirë në punë kërkimore dhe në bashkëpunim
ndërkombëtar.

6. Financat dhe Infrastruktura/Hapësira dhe Pajisjet

Duke qenë se njësia akademike aplikuese paraqet një departament brenda


Universitetit të Prishtinës, mund të hipotetizohet në mënyrë implicite që UP-DMA ka
një plan buxheti adekuat për programin, si dhe që UP-DMA ka ndërtesa të
përshtatshme dhe infrastrukturë të specializuar për kërkesat e programit. Shifrat në
faqe 15 tregojnë të dhënat në lidhje me shpenzimet e buxhetit për një periudhë 3
vjeçare në bazë të së cilave ne mund të supozojmë se burimet financiare janë të
mjaftueshme.

Sa i përket infrastrukturës, në SER-UP-DMA 2012 është cekur fakti se hapësira e


vënë në dispozicion për mësim është bërë e pamjaftueshme, veçanërisht në lidhje
me laboratorët kompjuterikë. Megjithatë, kjo çështje tashmë është adresuar duke
qenë se është ngritur një laborator kompjuterik me 30 kompjuterë që nga koha e
dorëzimit të raportit të vetë vlerësimit (kjo sipas RESP-UP-DMA).

7. Menaxhimi i Cilësisë

Programi i nivelit Bachelor Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime i


dorëzuar nga UP-DMA ndjek menaxhimin e cilësisë dhe kontrollin e cilësisë të
zbatuar përmes direktivave dhe instruksioneve të dhëna nga Rektorati i Universitetit
të Prishtinës. Këto udhëzime, të cekura në mënyrë precize në SER-UP-DMA 2012,
Seksioni 4, përmbushin standardet vendore dhe ndërkombëtare. UP-DMA përdor
pyetësorët për personelin akademikë, personelin mbështetës dhe studentët, si dhe
vlerësimin që studentët ia bëjnë lëndëve, për këtë arsye bazat e një sistemi vlerësimi
që do të ndihmonte në ngritjen e programeve cilësore mund të thuhet se ekzistojnë.

8. Përmbledhje/Përfundim

Fushat e matematikës financiare dhe asaj të sigurimeve janë bërë gjithnjë e më të


ndërlidhura dhe paraqesin një shembull të shkëlqyeshëm të ndërlidhjes në mes
punës kërkimore bazike dhe aplikimit praktik. Teknikat korresponduese matematike
janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme në punën e përditshme të bankave dhe të
kompanive të sigurimeve, që japin një mundësi të shkëlqyer për punësim për
specialistët në këtë fushë.

Si rrjedhojë, programi i nivelit bachelor në Matematikë Financiare në Banka dhe


Sigurime paraqet një program studimesh që është i rëndësishëm për të tashmen
dhe të ardhmen e arsimit në këtë fushë – një fushë që po bëhet gjithnjë e më e
rëndësishme. Për këtë arsye, në përgjithësi rekomandohet zbatimi i programit të
studimeve në këtë fushë dhe në vitin 2011 programi Matematikë Financiare në
Banka dhe Sigurime i dorëzuar për akreditim nga UP-DMA është rekomanduar për
akreditim dhe zbatim.

Aplikimi SER-UP-DMA 2012 për Riakreditim të programit në Matematikë


Financiare në Banka dhe Sigurime dokumenton një zbatim të suksesshëm të
programit dhe një performancë të mirë të vitit të parë të kurrikulës. Dokumenti
poashtu paraqet një plan për zbatimin e rekomandimeve për zhvillim dhe përmirësim
të programit (faqe 41), me përgjegjësi të definuara dhe me afate kohore, që në fakt
është fakt për t’u vlerësuar shumë.

Si përfundim, rekomandohet që të bëhet riakreditimi i programit Matematikë


Financiare në Banka dhe Sigurime i dorëzuar për akreditim nga UP-DMA.
Prof. Dr. Patricia Kotnik

Prof. Dr. Felix Breitenecker,

Qershor 2012

You might also like