You are on page 1of 3

Biologji

Numri I te vdekurve nga droga alkooli dhe nga duhani

Gerald Mekshi

Nga droga:
Raporti Evropian i Drogave 2017 tregon se Estonia është vendi me numrin më të madh të
vdekjeve të shkaktuara nga drogat, për milion banorë në Evropë. Në 103, 82 mbi mesataren
e BE-së, Suedia vjen afër me 100 vdekje. Në anën tjetër të shkallës, Portugalia, ku droga u
dekriminalizua në vitin 2001, kishte vetëm 6 për 1 milion njerëz. Sipas raportit, prevalenca e
vdekjeve të shkaktuara nga drogat, në vendin tonë është në nivele më të ulëta. Shqipëria ka
një normë më pak se 10/ për 1 milion banorë të vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i
drogave. Në të njëjtin grup duket se futen statistikisht edhe Italia, Spanja, Greqia, dhe një
pjesë e madhe e vendeve të Europës Lindore. Në Ballkan, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia
dhe Bosnja e Hercegovina kanë një normë më të lartë, ata përfshihen në grupin e dytë.
Përkatësisht 10-30 vdekje për 1 milion banorë shkaktohen nga përdorimi i drogave në këto
shtete. Në Europë, shteti me më normë më të ulët të humbjes së jetës nga ky shkak, e ka
Portugalia, Italia dhe Franca. Raporti thekson se shpenzimet publike për përgjigjet ndaj
problemit të drogës janë vetëm pjesë e kostos që përballet shoqëria në lidhje me drogën e
paligjshme. Për këtë mund të shtohen shpenzimet që përballohen individi,të tilla si
kontributet private në kujdesin mjekësor, dhe kosto të jashtme, të tilla si humbjet e
produktivitetit dheshpenzimet financiare për shkak të vdekjeve të parakohshme, shpenzimet
për sëmundjet të lidhurapër përdorimin e drogës etj.
Nga alkooli:
Më shumë se 3 milion njerëz vdiqën si pasojë e përdorimit të dëmshëm të alkoolit në
2016, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) së
fundmi. Kjo përfaqëson 1 në 20 vdekje. Në përgjithësi, përdorimi i dëmshëm i alkoolit
shkakton më shumë se 5% të barrës globale të sëmundjes. Sipas shifrave në
databazën e OBSH, në Shqipëri konsumohet 7.5 l alkool /njeri, për vitin 2016.
Konsumin më të lartë për frymë të alkoolit në rajon e ka Serbia, ku sipas të dhënave
është 11.1 litra. Më pas renditet Mali i Zi, ku konsumi i alkoolit për frymë për grup-
moshën mbi 15 vjeç, me 8.0 litra për frymë dhe Bosnja me 6.4 litra për frymë (rreth 1
litër më shumë se në Shqipëri). Mesatarja e Bashkimit Europian për konsumin e alkoolit
është 10.6 litra, ndërsa e vendeve me të ardhura të larta është 9.3 litra. Nga të gjitha
vdekjet që i atribuohen alkoolit, 28% vijnë për shkak të lëndimeve, të tilla si ato të
trafikut, vetëdijes dhe dhunës ndër-personale, thekson OBSH në raport. Pjesa tjetër, në
të gjithë botën, ndodhin përkatësisht 21% për shkak të çrregullimeve të tretjes; 19% për
shkak të sëmundjeve kardiovaskulare, dhe pjesa e mbetur për shkak të sëmundjeve
infektive, kancerogjene, çrregullimeve mendore dhe kushteve të tjera
shëndetësore.Globalisht rreth 237 milionë burra dhe 46 milionë gra vuajnë nga
çrregullimet e përdorimit të alkoolit.
Nga duhani:

Përdorimi i duhanit është tani shkaku i parë i vdekjeve në botë. Drejtori i Qendrës
amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se jo të gjitha vendet e botës po
marrin masat e nevojshme për ndalimin e duhanit. Dr. Thomas Frieden, po ashtu
përmendi kërcënime të tjera për shëndetin global kohët e fundit në Qendrën për
Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington.Më tepër se 5 milionë
njerëz vdesin çdo vit ngaqë pijnë duhan, shumë prej tyre në vendet në zhvillim.
Doktor Thomas Frieden përmend vende si Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji,
programet e të cilëve kundër duhanit kanë pasur sukses. Ai thotë se shembullin
e tyre duhet ta ndjekin edhe vende të tjera. "Duhani është tani shkaku kryesor i
vdekjeve në botë. Ai shkakton më tepër vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe
malaria të marra së bashku. Dhe ndryshe nga këto sëmundje, të cilat janë duke u
pakësuar, duhani po bëhet tani më tepër shkak i vdekjeve", thotë doktori. Por
pirja e duhanit është jo vetëm një nga problemet kryesore të botës, thotë Dr.
Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet në trafik po bëhen si epidemi. Ai
thotë se çdo vit në trafik humbin jetën më tepër se 1 milionë vetë, mes tyre edhe
njerëzit që ecin më këmbë dhe me biçikletë: “Ajo që do të ndodhë në 20-25 vjetët
e ardhshëm, në se nuk marrim masa urgjente, është se vdekjet në trafik do të
shtohen nga 2 për qind të të gjitha vdekjeve që përbëjnë tani, në 3 për qind e
gjysmë. Ato do të bëhen shkaku i 5-të i vdekjeve në mbarë botën”. Dr. Frieden
thotë se infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, si tuberkulozi, vazhdojnë të jenë
një tjetër problem kyç. Ai thotë se një miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe
dy miliardë e gjysmë jetojnë në kushte jo të mira sanitare.

You might also like