You are on page 1of 21

FAKULTETI EKONOMIK

DEGA:ADMINISTRIM-BIZNESI
LENDA:POLITIKA EKONOMIKE

PRANOI:PROF.DOC. ALTIN HOTI PUNOI: SILVANA NDOJ


MSC. ARMIRA LAZAJ
INTEGRIMI EKONOMIK NDERKOMBETARE
PERMBAJTJE
Hyrje………………………………...............4
Nivelet e integrimit ekonomik……………....5
Zona e tregtise se lire………………………..6
Bashkimi doganor…………………...............7
Tregu i perbashket…………………...............8
Bashkimi ekonomik…………………………9
Argumente mbi integrimin eko……………..10
Perfitimi dhe kosto e integrimit……………..11
Ulja e cmimeve te importit………………….14
Rritja e konkurences………………………...15
Faktori i produktivitetit me te larte………….16
Rajonalizimi dhe nacionalizimi……………..17
Int.ekonomik dhe biznesi nderkombetar…….18
Konkluzione…………………………………19
INTEGRIMI EKONOMIK MIDIS VENDEVE.

Perfitimet nga tregtia e lire dhe stabilizimi i kurseve te


kembimit realizohen vetem nese vendet jane te
gatshme te leshojne dicka nga pavaresia dhe
autonomia e tyre.

Nje forme e kooperimit midis vendeve eshte Integrimi


ekonomik,i cili realizohet nepermjet marreveshjes
midis vendeve per levizjen e te
mirave,sherbimeve,kapitalit dhe punes midis kufijve
kombetar.
NIVELET E INTEGRIMIT EKONOMIK

Nivelet e integrimit ekonomik midis vendeve jane:

Zona e Tregtisë se Lire (ZTL)


Bashkimi Doganor (BD)
Tregu i Perbashket (TP)
Bashkimi Ekonomik (BE)
Bashkimi Politik (BP)
ZONA E TREGTISE SE LIRE
Eshte forma me me pak kufizime dhe me e gjere e
integrimit ekonomik. Tiparet kryesore të ZTL, jane:
Ne kete sistem, te gjitha barrierat e tregtise midis
vendeve anetare janë hapur.
Te mirat dhe sherbimet tregtohen lirshem midis
vendeve anetare njelloj simidis dy qyteteve te
një vendi.
Te mirat dhe sherbimet tregtohen lirshem midis
vendeve anetare njelloj simidis dy qyteteve te
nje vendi.
Shpesh ZTL krijohet vetem per nje klase te caktuar te
mirash dhe sherbimesh si, p.sh, vetem per produktet
bujqesore.
Një tipar tjeter i ZTL eshte se vendi vazhdon te kete
politiken e vet ne raportme jo anetaret.
BASHKIMI DOGANOR
Bashkimi Doganor (BD) eshte nje hap me tej ne
spektrin e integrimit ekonomik te vendeve. Tiparet
kryesore të Bashkimit Doganor, jane:

Si ne ZTL, anetaret e BD i heqin barrierat per tregtine


e mallrave dhe sherbimeve midis vendeve anetare.
Parashikon nje politike tregtare te perbashket ne
raport me jo-anetaret.
Zakonisht keto marrin formen e tarifave te
perbashketa te jashtme per tregtine me jo-anetaret.
Ndarja e te ardhurave nga tarifat e perbashketa,
ndahen sipas ne formule te percaktuar
ne marreveshjen e Bashkimit Doganor midis vendeve
anetare.
Tregu i Perbashket (TP) eshte nje hap me tej se
bashkimi doganor ne spektrin e integrimit ekonomik te
vendeve. Tiparet kryesore te TP-se, jane:
Nuk ka barriera tregtare midis vendeve anetare dhe ka
një politike te jashtme te perbashket.
Jane te lira te levizin edhe faktoret e prodhimit
midis vendeve anetare.
Nuk ka kufizime për investimet direkte dhe indirekte.
Rendesia e levizshmerise se faktoreve te prodhimit
per rritjen ekonomike eshte e pazevendesueshme.
Kur faktoret e prodhimit levizin lirshem, atehere
kapitali, puna dhe teknologjia mund te shfrytezohen
me variantin me produktiv.
Pavaresisht nga perfitimet e dukshme, anetaret e TP-
se duhet te jene te pergatitur per te bashkepunuar
ngushtesisht ne politikat monetare, fiskale dhe te
punesimit.
BASHKIMI EKONOMIK
Krijimi i Bashkimit Ekonomik (BE) te vertete kerkon
integrimin e politikave ekonomike, perveç levizjes se
lire te mirave, sherbimeve dhe politikave te
prodhimit ndermjet kufijneve te vendeve anetare.
Tiparet kryesore të Bashkimit Ekonomik, jane:
Vendet anetare aplikojne politika te harmonizuara
fiskale, monetare dhe te punesimit.
Perdoret nje monedhe e perbashket midis anetareve.
Vendet qe antaresohen ne Bashkimin Ekonomik,
pranojne te heqin dore nga nje pjese e sovranitetit të
tyre kombetar.
Sistemi politik global eshte ndertuar me autonomi ne
fuqi supreme të kombeve dhe synimet per te kufizuar
autoritetin e shtetit, pa dyshim, qe gjithmone do
te hasin kundershtime.
ARGUMENTE MBI INTEGRIMIN EKONOMIK
Ka nje numer argumentesh rreth integrimit ekonomik.
Ato perqendrohen ne:

a) Perfitimet dhe kosto e integrimit ekonomik per nje


vend te veçante kur nje grupvendesh tregton lirshem
midis anetareve te grupit, por mban barriera te
perbashketa tregtie ne raport me jo-anetaret.

b) Efekti i integrimit ne çmimet e importit,


konkurenca dhe ekonomia e shkalles dhe faktoret e
produktivitetit.

c) Perfitimi nga rajonizimi kundrejte nacionalizimi.


PERFITIMI DHE KOSTO INTEGRIMI
Ekonomisti Jackob Winner ishte i pari, qe formuloj
koston dhe perfitimet e integrimit ekonomik.
Teoria klasike e tregtise predikon fitim per te gjitha
vendet qe marrin pjese ne tregtine e lire. Rasti i
ekzaminuar prej J.
Winner ishte nje bashkim doganor. Mund te priten
rezultate pozitive ose negative kur një grup vendesh
tregtojne lirisht midis tyre, por mbajne pengesa
tregtare te perbashketa kundrejte jo-anetareve.
Argumenti i Winner mund te shihet qarte me nje
ilustrim të thjeshte. Le te supozojme se jane tre vende
A, B, C qe prodhojne te njejtin produkt Y me koston
ne dollare si ne tabelen e meposhtme:

Vendi Kosto ne USD


A 1,0
B 0,9
C 0,8
Vendi A ka vendosur një tarife doganore 0.15 USD
per njesi te produktit te importuar nga jashte. Duket qe
vendi B ka epersi ne kosto per prodhimin e produktit,
por nuk mund te konkuroje efektivisht produktin me
vendin A (0.9 + 0.15=1.05 USD). Ne kushtet e
tregtise jo te lire midis vendit A dhe vendit B,
prodhuesi me kosto me te ulet (vendi B) zevendesohet
nga ai me kosto me te larte (vendi A). Tani supozojme
se te dy vendet (vendi A dhe vendi B)krijojne nje
Bashkim Doganor dhe heqin te gjitha pengesat
tregtare midis tyre, por ruajne keto pengesa me jashte
bashkimit doganor, pra me vendin C ne rasti tone. Per
shkak te epersise ne kosto prodhimi i produktit do te
perqendrohet ne vendin B, prandaj burimet prodhuese
do te zhvendoset ne vendin B ku industrite kanë epersi
krahasuese. Te dyja vendet do te perfitojne.
Ky perfitim quhet perfitim nga integrimi.Por, çfare ndodh
me vendin C qe eshte jashte bashkimit doganor? Ai e
prodhon produktin me 0.8 USD, pra ka nje epersi ne kosto,
ne krahasim me vendin A dhe vendin B.
Ne kushtet e bashkimit doganor produkti eksportuar ne
vendet e bashkimit doganor arrin vlerën 0.95 USD (0.8 +
0.15). Ai nuk mund te konkuroje vendin B qe e prodhon
produktin me 0.90 USD por nuk paguan me tarifat
doganore si anetare i bashkimit doganor. Pra, prodhuesi me
kosto me te ulet u zevendesua nga ai me kosto me te
larte.Pra, nuk eshte e vertete qe formimi i bashkimeve
doganore eshte gjithmone fitimprurës dhe kedo.. Winner
tregoj se gjate formimeve te bashkimeve doganore do te
perfitojne te gjithe anetaret, ne qofte se perfitimet e
integrimit tejkalojne koston e integrimit.
ULJA E CMIMEVE TE IMPORTIT
Kur nje vend vendos tarifa doganore mbi importet, çmimi i
mallrave zakonisht rritet,sepse shitesi do te rrise çmimin per te
mbuluar koston dhe tarifat.Kjo rritje e çmimit do te sjelle nje
kerkese me te ulet per produktet e importuara.Keshtu, ne qofte se
nje bllok vendesh vendos tarifa, renia e kerkeses per produkte
importi do te jete e ndjeshme. Per kete, vendet eksportuese, mund
te detyrohen te ulin çmimin e produkteve.
Mundesia e çmimeve me te uleta te importit mund te vije
nga nje fuqi me e madhe tregu ne nje grup vendesh, sesa nga nje
vend i vetem.

Rezultati mund te jete nje permiresim i pozicionit tregtar te


vendeve te bllokut.
Çdo fitim ne pozicionin tregtar te anetareve te bllokut eshte
humbje per pozicionin tregtar te vendit eksportues.
Perseri situata fitim-fitim, qe rezulton nga tregtia e
lire, zevendesohet me fitim-humbje.
RRITJA E KONKURRENCES EDHE EKONOMIA E SHKALLES

Integrimi zgjeron permasat e tregut dhe pastaj mund te rezultojne


me nivel me te ulet monopoli dhe ne prodhimin e mallrave dhe
sherbimeve të caktuara.
Kjo eshte arsyeja qe nje treg tashme i gjere do te priret te rrise
numrin e firmave konkuruese duke rezultuar me efektivitet me te
larte dhe me çmime me te uleta per konsumatoret.
Kostot me te uleta te arritura nga prodhimi me i madh ne nje treg
me te gjere, si rezultati integrimit nderkombetare, quhen ekonomi
shkalle nderkombetare.
Ne Tregun e Perbashket mund te jete e pranishme edhe ekonomia
e shkalles se jashtme, sepse TP lejon punetoret e prodhimit te
levizin lirshem midis kufijve.
Firma tani mund te gjeje kapital me te lire, fuqi punetore
me te kualifikuar, teknologji me te larte.
Keta faktor çojne ne cilesi me te larte te prodhimit dhe sherbimeve
te firmave ose do te sigurojne kosto me te ulet.
FAKTORI I PRODUKTIVITETIT ME TE LARTE
Kur faktoret e prodhimit levizin lirshem, pasuria e vendeve
te agreguara ne TP do te rritet.
Teoria, nga kjo pikepamje, na sugjeron:
Levizjet e punes dhe te kapitalit nga zonat
me produktivitet me te ulet, ne zonat me produktivitet me te
larte. Levizja e lire e punes nxit nivel te larte komunikimi
midis kulturave.
Keshtu, ne qofte se levizin njerezit, do te thote te levizin
idete, shprehit, etniteti, traditat dhe kulturat. Nga faktori i
levizshmerise nuk do te thote te perfitojne te gjitha vendet e
TP-se pa perjashtim. Vendet shume te varfera mund te
humbasin mundesine per te plotesuar nevojat e tyre per
kapital, i cili “fluturon” ne vendet e pasura ku ka te ngjare
te jete fitimprures.
Nje tjeter disavantazh eshte dukuria e“emigrimit te
trurit.Vendet me te varfera mund te humbasin punonjesit
me te talentuar kur ata jane te lire te kerkojne jashte
mundesite e tyre.
RACIONALIZMI DHE NACIONALIZMI

Ekonomistet kane perpunuar argumente interesante ne


favor te niveleve te ndryshme te integrimit ekonomik.Eshte
veshtire sidoqofte te kthesh ne teze keto argumente ne
kushte te nje nacionalizimi te ashper.
Pengesa me e madhe e integrimit ekonomik mbetet
mungesa e deshires se kombeve per te leshuar persa i perket
autonomise dhe sovranitetit te tyre ne interes te perfitimeve
perspektive te ndersjellta.
INTEGRIMI EKONOMIK DHE BIZNESI
NDERKOMBETARE
Ashtu si faktoret e tjere qe ndikojne ne biznesin
nderkombetare, integrimi ekonomik mund te shihet si
kanosje ose si mundesi. Efektet e integrimit ne biznesin
nderkombetare do te diferencohen ne varesi me faktin qe
firma vepron brenda apo jashte aleances. Kur nje firme
operon ne nje vend qe eleminon barrierat tregtare me
vendet e tjera, te dyja, perfitimet dhe kostot jane te
pranishme.
Ndikimi eshte me i dukshem kur firma zoteron nje treg te
gjere per te mirat dhe sherbimet e saj. Nje rritje e numrit te
klienteve te mundshem ne treg paraqet mundesi per firmen
qe prodhon nje produkt konkurues. Gjithashtu, nje treg
i gjere do te lejoje firmen te zgjerohet, per te perfituar
ekonomine e shkalles ne prodhim dhe marketing.
Natyrisht, tani firmes do t’i duhet te konkurojne me firmat e
vendeve të tjera qe bejne pjese ne aleance. Keshtu, firmat
qe nuk do te mund te konkuroje me cilesi dhe çmim do t’a
shikoje integrimin si kanosje. Industrite dhe firmat
jokonkuruese jane kundershtare te mundshme te tregtise se
lire ne pergjithesi dhe integrimit ekonomik ne veçanti.
Shume firma, sidoqofte, do te perfitojne nga faktori i
levizshmerise se faktoreve te prodhimit.
Firma eshte nje shites i produktit, por, njekohesisht edhe
bleres i kapitalit dhe i punes.
Si bleres, firma do te perfitoje nga konkurenca
me e madhe. Firmat jashte aleances,gjithashtu do te
ndikohen nga integrimi ekonomik. Firmat eksportuese
jashte aleances ka te ngjare t’i shohin te kercenuara pozitat
e veta, sepse tani veprojne ne disavantazh konkurues ne
krahasim me firmat e vendeve anetare.
Konkluzione
Avantazhi i ketyre perfaqeson nje ligj,sipas te cilit nje
vend mund te specializohet ne prodhimin dhe
eksportin e atyre mallrave qe mund te prodhoje me
kosto relativisht me te ulet dhe te importoje ato mallra
qe mund ti prodhoje me kosto relativisht me te larte.
Ekziston vetem nje imput –puna ne nje sasi te caktuar
ne cdo vend,kjo sasi imputi e kufizuar percakton
maksimumin e kombinimeve te produkteve qe mund
te prodhohen.
Nuk ka kosto transporti apo kosto te tjera trasaksioni
te tregtise.
Tregjet jane konkuruese.
FALEMINDERIT PER VEMENDJEN!

You might also like