You are on page 1of 2

Gjuhe

Informacion per Jeronim De Rada

Punoi: Gerald Mekshi


Jeronim de Rada ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo-
arbëresh, themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Biri i një profesor
të greqishtes dhe i latinishtes, Jeronimi mbaroi studimet për letërsi në Universitetin e
Napolit. Në tetor të 1836 u largua nga Napoli duke u kthyer në vendlindje. Më 21
qershor të 1837, pasi u bë pjesë e një grupi revolucionarësh të fshehtë nga miku
Pasquale Rossi, vihet në krye të një grupi prej dhjetë kalabrezësh të cilët shkojnë në një
takim grupesh komplotiste për një kryengritje në Kozencë, por paraqitet vetëm një grup
arbëreshësh kalabrez dhe kryengritja dështon. Në gusht të 1840, u arrestua dhe
burgosur i dyshuar për veprimtari ilegale, por u lirua një muaj më vonë për mungesë
provash. Në vitin 1848 mori pjesë në një demonstratë për kushtetutën dhe nxori
gazetën e parë shqiptare: "L’Albanese d’Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për
ngjarjet e kohës. Mbylli gazetën në të njëjtin vit pas dështimit të revolucionit dhe u kthye
në vendlindje, i vendosur për të mos u përzier më me politikë. Më 1849 u emërua
profesor i arbërishtes në Shën Adrian. Ai organizoi kongresin e parë të arbërishtes
në Corigliano Calabro dhe mori pjesë në kongresin e dytë të gjuhës shqipe në Lungro.
Falë De Gubernati dhe së bashku me Giuseppe Schirò themeloi katedrën e arbërishtes
në Institutin Oriental në Napoli. De Rada ndërroi jetë më 28 shkurt 1903 në Maqi.
Boigrafia
Më 1 dhjetor 1834 nisi studimet për letërsi në Universitetin e Napolit, italisht në shkollën
e Markez Puotit. Nxuri frëngjisht. Verën e 1836 fitoi një laurea franca për letërsi në
Universitetin e Napolit. Në tetor të 1836 largohet nga Napoli, ku kishte rënë kolera, dhe
kthehet në vendlindje. Më 21 qershor të 1837, pasi u bë pjesë e një grupi
revolucionarësh të fshehtë nga Pasquale Rossi - tek i cili ishte mik në Tessano, vihet në
krye të një grupi prej dhjetë kalabrezësh të cilët shkojnë në një takim grupesh
komplotiste për një kryengritje në Kozencë, të planifikuar për ditën e nesërme. Por
paraqitet vetëm një grup arbëreshësh kalabrez dhe kryengritja dështon. Një numri
komplotistësh u pritet koka; nga gushti deri në dhjetor të atij viti jetoi në gjysmë
ilegalitet. Nëntorin e 1838 kthehet në Napoli. Gushtin e 1840, pas një viti të trazuar të
vëllezërve, i dyshuar për veprimtari ilegale, arrestohet dhe burgoset në Santa Maria
Apparente; lirohet një muaj më vonë për mungesë provash. Më 1 nëntor 1840 me
rekomandim nga Cesare Marini u pajtua si mësues privat në familjen e Kavaljer Nicola
Spiriti. Më 8 dhjetor 1840 preket nga tuberkulozi me hemoptizi[3]. Më 1841-1842 janë
vitet më të lumtura të jetës së tij, i dashuruar me Gabriela Spiriti, bijë në familjen ku u
pajtua. I zhgënjyer ka vite nga lëvizjet revolucionare, refuzon më 1844 ftesën e Komitetit
Kushtetues në Napoli për të kryesuar revolucionin kalabrez që do të përfundonte në
dështim. Pranverën e 1847 prishet me Gabrielën, pas një viti më 25 janar 1848 mori
pjesë në një demonstratë për kushtetutën dhe luan rol në politikën e kohës, kur takon
edhe Demetrio Lecca (Dhimitër Leka) të cilit i kushtoi "Milosao A".
Vepra e tij:

1. Poesie albanesi del secolo XVI | Canti di Milosao | figlio del despota di Scutari.
Napoli, 1836.
2. Canti storici di Serafina Thopia | moglie del principe Nicola Ducagino | tradotti in
prosa italiana. Napoli, 1839.
3. Canti di Serafina Thopia | principessa di Zadrina nel secolo XV. Napoli, 1843.
4. L'Albania dal 1460 al 1487, më pas Storie d'Albania, 1848.
5. Principi d'estetica, 1861.
6. Antichità della nazione albanese e sue affinità con gli Elleni e i Latini, 1864.
7. Lettera a G. Stamile. Kozencë, 1865.
8. Rapsodie di un poema albanese | raccolte nelle colonie del Napoletano | tradotte da
Girolamo de Rada | e per cura di lui e di Niccolò de Coronei ordinate e messe in
luce. Firence, 1866.
9. Grammatica, bashkëpunim me të birin Giuseppe. Firence, 1870.
10. Poesie albanesi del secolo XV, që përbën botimin e tretë të Milosaos dhe tre librat e
parë të Skanderbegut, 1873.
11. Quanto di libertà e di ottimo vivere sia negli Stati rappresentativi. Napoli, 1882.
12. Pelasgi e Albanesi. Napoli, 1890.
13. Sofonisba | dramma storico. Napoli, 1892. - ripunim i I Numidi.
14. Autobiologia. Dy fashikuj në Kozencë, 1898; dy në Napoli, 1899.
15. Testamento politico. Katanxaro, 1902.

You might also like