You are on page 1of 7

Abstrakti

Bandwidth i limituar, distanca dhe më e rëndësishmja, mungesa e sigurisë dhe cilësisë së


shërbimit(Qos) e kanë kufizuar përdorimin e rrjetave Wi-Fi vetëm te rezidencat,
bizneset e vogla dhe zona të tilla si aeroporte apo kafene.
Teknologjia WiMAX IEEE 802.16 i tejkalon limitimet që ka Wi-Fi. Mund të
transmetojw të dhwna deri në 75Mbps dhe të arrijë distanca deri në 30 milje. Me aftësi
tejet superiore si aplikimi në version fiks dhe të lëvizshëm, mbulimi “line-of-sight” dhe
“non-line-of-sight” si dhe me aftësi mjaft kritike për cdo biznes si siguria dhe QoS,
WiMAX ka premisat të sjellë një revolucion në botën e komunikimit wireless.
Në këtë punim do të hedhim një vështrim mbi çështjet kryesore të rrjetave wireless dhe
WiMAX. Çfarw është WiMAX, si funkionon, ku qëndron në lidhje me rrjetat e tjerë
dhe cilat janë pritshmëritë në lidhje me këtë teknologji.

WiMAX, Wi-Fi, line-of-sight, non-line-of sight, bandwidth, stacion bazë, marrës, radio,
antena, QoS, DSL, VoIP, LAN, WLAN, MAN.

”E drejta e autorit për punim është subjekt i mbrojtjes të së drejtës së autorit sipas
legjislacionit në fuqi. Këtë punim e kam bërë vet dhe çdo burim dhe citim e kam pasqyruar në
brendësi të tij.”

ii
KY PUNIM I KUSHTOHET FAMILJES TIME PËR GJITHË

MBËSHTETJEN E OFRUAR

NJË FALENDERIM SHKON DHE PËR PROFESORESHË VALENTINA

SINAJ PËR SUPORTIN GJATË KËSAJ PUNE DHE PËR GJITHË

STAFIN E FAKULTETIT TË EKONOMISË

Tabela e përmbajtjes Nr faqe


Abstrakti.....................................................................................................................................II

iii
Mirënjohje.................................................................................................................................III
Hyrje.........................................................................................................................................VI
Lista e figurave.......................................................................................................................VIII
Kreu 1.............................................................................................................1
Njw vështrim mbi arkitekturat wireless........................................................1
 1.1 Karakteristikat e komunikimeve wireless.................................................................1
 1.2 Topologjia e arkitekturave wireless..........................................................................2
 1.3 Llojet e teknologjive wireless...................................................................................4
 1.4 Problemet me rrjetat wireless....................................................................................4
Kreu 2...............................................................................................................6
Teknologjia WiMAX....................................................................................6
 2.1 Çfarë është WiMAX.................................................................................................7
 2.2 Po përse duhet përdorur WiMAX.............................................................................8
 2.3 Qëllimet e WiMAX...................................................................................................9
Kreu 3...........................................................................................................12
Aspekte teknike të rrjetit WiMAX..............................................................12
 3.1 Pajisjet e një sistemi WiMAX.................................................................................12
o 3.1.1 Radiot WiMAX........................................................................................12
o 3.1.2 Antenat WiMAX.....................................................................................,13
o 3.1.3 CPE-ja e jashtme......................................................................................16
o 3.1.4 CPE-ja e brendshme.................................................................................16
 3.2 WiMAX ofron dy tipe shërbimi bazë.....................................................................17
Kreu 4..........................................................................................................20
Aplikimet e teknologjisë WiMAX...............................................................20
 4.1 Triple Play (lojë e trefishtë)....................................................................................20
 4.2 Aplikimet për WiMAX...........................................................................................21
o 4.2.1 Vizioni IMS (IP Multimedia Subsistems).............................................21
o 4.2.2 Aplikimet fikse Wireless (IEEE 802.16-2004).....................................21
 4.2.2.1 VoIP-i WiMAX.........................................................................21
 4.2.2.2 WiMAX dhe IPTV...................................................................22

iv
 4.2.3 Aplikimet mobile WiMAX...................................................................23
 4.2.3.1 WiMAX si një alternative celularësh........................................23
Kreu 5.........................................................................................................24
Krahasimi i WiMAX me teknologjitë e tjera.............................................24
 5.1 A do të jetë WiMAX kompetitiv me Wi-Fi ?.........................................................24
 5.2 A do ta zëvendësojë WiMAX teknologjinë DSL dhe Kabllin ?............................25
 5.3 Hapësira e operimit WiMAX..................................................................................25
 5.4 Faktorët ndikues në hapësirën e transferimit..........................................................25
 5.5 Shkalla e transferimit të të dhënave e WiMAX.....................................................26
 5.6 Frekuencat RF (radio frequency) të operimit WiMAX..........................................26
Konkluzione..............................................................................................................................28
Fjalori........................................................................................................................................29
Bibliografia...............................................................................................................................32

v
Hyrje
Përpara se të flasim për cilësitë e WiMAX dhe avantazhet e tij krahasuar me teknologjitë
ekzistuese, është e rëndësishme të kuptohet gjendja aktuale e fragmentimit teknik e industrisë
të ëireless-it fiks. Sistemet e mëparshem të bandës së gjerë wireless filluan si zgjerim i
teknologjise LAN-it të brendshëm (Local Area Network) i njohur si Wi-Fi ose protokolli
802.11b. Ky standart është i përdorur gjerësisht në hotspote me shtrirje të shkurtër në të gjithë
globin. Megjithatë, specifikimet e kontrolluesit të aksesit të medias (MAC) dhe të shtresës
fizike (PHY) për këtë protokoll nuk janë optimale për rrjetat wireless në qytete të mëdha ose
rrjetat e hapësirës metropolitane (MAN). Përmiresimet e fundit dhe standartet e reja si
802.11g dhe 802.11a i kane zhvilluar këta elemente.
Megjithatë, keto teknologji janë konfiguruar për performancën më të mirë në vende me
shtrirje të vogël. Duhet theksuar se zhvillimet e fundit në miratimin e standartit të protokollit
të IEEE 802.11n ofrojnë premtime për përmiresime të rëndësishme të Wi-Fi që do të
mjegulloje kufirin qe ndan WLAN dhe WMAN.
Por një mangesi e teknologjisë Wi-Fi është mungesa e ndërveprimit të produkteve të
kompanive të ndryshme prodhuese. Dy produkte të kompanive të ndryshme nuk do të punojnë
me njeri tjetrin. Sistemet WiMAX mobile të bazuar në teknologji të reja si OFDMA ofrojnë
premtimin për shperndarje më të shpejta, efektive të sistemeve wireless të levizshem të
broadbandës.
WiMAX - Nderveprim Botëror për Akses Mikrovalësh
WiMAX (Worldwide Interoperability for Microwave Access) është një standart i Institutit të
inxhinierisë elektrike dhe elektronike (IEEE) i dezinjuar si 802.16 në vitin 2004 për aplikimet
fikse pa tela dhe si 802.16e në vitin 2005 si ëireless i levizshem(wireless). Grupi industrial
WiMAX ForumTM e ka përcaktuar WiMAX-in si një alternativë e aksesimit pa tela ndaj
shërbimit të modemit kabllor, DSL-së (Digital Subscriber Line) ose sherbimit T1/E1.
WiMAX eshte nje sistem komunikimi dixhital wireless (pa tela), e njohur ndryshe si IEEE
802.16, qe nenkupton MAN- Metropolitan Area Network pa tela. WiMAX mund të sigurojë
një akses bande wireless ( BWA) mbi 50 km për stacione fikse dhe 5-15 km për stacione të
lëvizshme. Në të kundërt, Wi- Fi/802.11 standard i LAN- it pa tela eshte i kufizuar në
shumicen e rasteve në vetëm 30- 100m. Me WiMAX, shkalla e të dhënave Wi-Fi mund të
suportohen lehtësisht, ndërsa problemi i interferencës minimizohet. WiMAX operon në
frekuenca të licensuara, por gjithashtu edhe në ato të palicensuara, duke siguruar një mjedis te
rregulluar dhe nje model ekonomik të suksesshem për transportuesit pa tela. WiMAX mund të

vi
perdoret për rrjetin pa tela pothuajse në të njëjtën mënyre si protokolli i zakonshem Wi-Fi.
WiMAX është një protokoll i gjenerates së dytë që lejon një perdorim gjerësie valësh me
shumë efikasitet, shmangie interference, i nënkuptuar për të lejuar sasi të dhenash më të
medha në distanca të largëta. Standarti IEEE 802.16 përcakton tipare teknike të protokollit të
komunikimit.
WiMAX ka potencialin të ndikojë në të gjitha format e telekomunikacionit
WiMAX ka potencialin për të zëvendesuar një numër infrastrukturash ekzistuese të
telekomunikacionit. Në një konfigurim fiks pa tela, ai mund te zëvendesojë rrjetet me tela
bakri të një kompanie telefonie, infrastrukturën me kablla koaksiale të televizionit duke ofruar
ndërkohë shërbime ISP (Internet Service Provider). Në një variant mobile (te levizshem),
WiMAX ka potencialin të zevendësojë rrjetet celulare.

Nqs Wi-Fi mbulon një zyrë, WiMAX mbulon një qytet


Një ndër përshkrimet më të zakonshme për WiMAX është ―Wi-Fi me steroide. Në të vërtetë,
është më shumë se aq. Ndryshe nga Wi-Fi, WiMAX ofron cilësi shërbimi (QoS) dhe siguri.
Wi-Fi është i njohur për mungesen e sigurisë. Varianti b i 802.11 nuk ofron prioritet të
trafikut të të dhënave duke mos qënë kështu ideal për tinguj dhe video. Shtrirja e kufizuar e
Wi-Fi nënkupton që siguruesit e sherbimit Wi-Fi duhet të përhapin pika aksesi të shumëfishta
në mënyrë që të mbulojnë të njejten hapesirë dhe numër klientesh që mund ta siguronte vetëm
një stacion bazë WiMAX.

vii
Lista e figurave Nr faqe

1. Figura 1-1……………………………………………………………………………...1
2. Figura 1-2……………………………………………………………………………...2
3. Figura 1-3……………………………………………………………………………...3
4. Figura 1-4……………………………………………………………………………...3
5. Figura 3-1…………………………………………………………………………….12
6. Figura 3-2…………………………………………………………………………….14
7. Figura 3-3…………………………………………………………………………….14
8. Figura 3-4…………………………………………………………………………….15
9. Figura 3-5…………………………………………………………………………….15
10. Figura 3-6…………………………………………………………………………….16
11. Figura 3-7…………………………………………………………………………….17
12. Figura 3-8…………………………………………………………………………….18
13. Figura 3-9…………………………………………………………………………….19
14. Figura 4-1…………………………………………………………………………….20

viii

You might also like