You are on page 1of 1

Detyre klase

Më 8 dhjetor të 1990 një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, në “Qytet


Studenti” u bënë iniciatorë të protestave që sollën pluralizmin, rënien e komunizmit dhe lindjen e
demokracisë në vend. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë marshuan nga “Qyteti
Studenti” drejt qendrës së Tiranës, ky ishte veprimi i parë i cili solli edhe reagimin e qeverisë së
kohës. Fillimisht ata vendosën të bojkotonin mësimin dhe të protestonin për ndërprerjen e
energjisë elektrike, kushtet e vështira ekonomike dhe kushtet e vështira që kishin studentët.
Shumë studentë nga minuta në minutë i bashkoheshin protestës, por sistemi komunist u përpoq
t’i ndante me dhunë atë ditë. Kjo solli edhe irrimin e tyre dhe ata menjëherë rritën edhe kërkesat
ndaj qeverisë. Ata kërkuan rikthimin e pluralizmit në vend dhe dënimin e dhunuesve.

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ishte shprehja kyçe e 8 dhjetorit, kur të rinjtë kërkuan
ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Evropë dhe
garantimin e pluralizmit politik. Për 3 ditë me rradhë studentët u shfaqën të vendosur.

Edhe sot Shqiperia ka nje dallese te madhe me Shtetet e tjera Europiane. Ku dallohet gjendja e
keqe ekonomie e popullit tone. Krimi dhe korrupisoni eshte I madhe dhe sjell qe shqiptaret qe te
dalin ne protesta me Fjalimin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

You might also like