You are on page 1of 1

Berati

Berati (quajtur ndryshe dhe si qyteti i një mbi një dritareve) është qyteti i nëntë për nga popullsia në
Republikën e Shqipërisë me një popullsi prej, 69,000 banorë. Qyteti është qendra e Qarkut të
Beratit. Gjendet në jugun e vendit, 70 km në vijë ajrore në jug të Tiranës, përshkohet nga lumi Osum
dhe rrethohet nga kodra dhe male, ku spikat Tomorri, i deklaruar park kombëtar.

Emri i qytetit ndonëse omonim me natën e Beratit, ndoshta vjen nga zbutja e emrit në sllavisht
Belgrad - Beograd. Dokumentet zyrtare osmane deri në shek. XV-XVI e quanin der medine-i
Beligrad.[2]
Sipas udhëpërshkruesit britanik William Martin Leake, bazuar mbi përshkrimet e Tit Livit, njësoi
Beratin me Antipatrean antike. Sipas historianit të antikitetit Sozomenos, Antipatrea njihej ndryshe
edhe Veritos. Sipas ndarjeve baritore të Krishtërimit të hershëm, prej fillimit të shek. VI qyteti si
qendër ipeshkvie njihej Pulcheriopolis, emër i cili u përdor deri në shek. XII.[3]

You might also like