You are on page 1of 6

Si të krijojmë klasë virtuale në classroom

Krijimi i një klase virtuale duke përdorur platformën Google Classroom

Për të krijuar një klasë virtuale së pari na duhet që të kemi email aktiv nga email shërbimi Gmail.
Duhet theksuar se Classroom mund të përdoret nga email privat pra si Gmail ose me email zyrtar nga
institucioni shkollor, por nëse përdoret nga institucioni shkollor atëherë edhe nxënësit duhet të
posedojnë një email nga i njëjti domen.
Këtu përshkruhet krijimi i klasës virtuale nga shërbimi privat, pra me gmail profil.
Si hap fillestar duhet të logoheni në email adresën tuaj në gmail.com ku duhet të shënoni emailin
tuaj dhe fjalëkalimin (passwordin). Si duket faqja mund ta shihni në fotografinë në vijim.

Fig. 1. Faqja e për logim në Gmail


Pasi të jeni loguar në email, klikoni në menynë që ndodhet në këndin lartë nga ana e djathtë si
në figurën 2 që është paraqitur më poshtë. Nga menyja që paraqitet zgjidhet Classroom. Këto hapa i
keni të paraqitura në figurat 2 dhe 3 në vijim.

Fig. 2. Menyja e aplikacioneve të paletës së Google

Përgatitur nga Gzim Ibraimi


Si të krijojmë klasë virtuale në classroom

Fig. 3. Menyja e aplikacioneve te Google

Pasi të kemi zgjedhur Classroom, do të na paraqitet dritarja e Classroom, ku duhet të krijohet


klasa virtuale. Për të krijuar klasë së pari klikojmë mbi butonin Add ose shenjën “+” që gjendet në
këndin e djathtë lartë, shih figurën 4.

Fig. 4. Dritarja e Classroom

Në menynë që na paraqitet zgjedhim Create class (Krijo klasë). Pas këtij hapi, paraqitet dritarja
dialoguese në të cilën duhet të pajtohemi me deklaratën, se kjo klasë do të përdoret si klasë private

Përgatitur nga Gzim Ibraimi


Si të krijojmë klasë virtuale në classroom
jashtë domenit të shkollës. Në qoftë se jeni i loguar me profil nga shkolla, atëherë ky hap nuk ju
paraqitet. Për ndihmesë shihni në figurën 5 dhe 6.

Fig. 5. Krijimi i klasës virtuale

Fig. 6. Deklarata për përdorim privat të kësaj klase


Pasi të klikohet Continue paraqitet dritarja dialoguese tek e cila japim të dhënat e përgjithshme
të klasës si: emërtimi, katedra, lënda, hapësira ose klasa etj. Në figurën 7 keni të paraqitur edhe
shembull si të plotësohet dhe cilat fusha ju duhen patjetër. Pasi të plotësohen këto fusha klikohet te
butoni Create.

Përgatitur nga Gzim Ibraimi


Si të krijojmë klasë virtuale në classroom

Fig. 7. Të dhënat gjenerale të klasës


Me këtë hap edhe përfundon krijimi i klasës dhe paraqitet klasa e sapo krijuar. Si hap tjetër i
rëndësishëm, është kyçja e nxënësve në klasë, e cila bëhet nga nxënësi duke shkruar kodin e klasës.
Kodi i klasës paraqitet poshtë emrit të klasës si kod i gjeneruar nga vetë Classroom. Ky kod edhe mund
të ndërrohet nëse kemi dëshirë. Figura 8 tregon se si duket klasa e sapo krijuar dhe ku paraqitet kodi.

Fig. 8. Pamja e klasës virtuale

Në figurën 9 keni të paraqitur me shigjeta se çka përmbajnë fletët e klasës. Stream është vendi
i komunikimit të gjithë klasës, këtu mund të publikohen materiale, linqe etj. Classwork paraqet
hapësirën punuese të klasës, ku do të paraqiten punimet e nxënësve, krijimi i testeve, dërgimi i
materialeve etj. Ndërsa në faqen People do të paraqiten nxënësit që janë të kyçur në klasë.

Përgatitur nga Gzim Ibraimi


Si të krijojmë klasë virtuale në classroom

Fig. 9. Klasa virtuale dhe fletët e klasës

Nëse krijojmë më shumë klasa, gjë që mund ta bëjmë pa asnjë kufizim, për të kaluar në klasën
tjetër atëherë nga menyja që e kemi në këndin e majtë lartë (butoni me vija) zgjedhim se në cilën klasë
do të kalojmë.

Fig. 10 Kalimi në klasë tjetër

Përgatitur nga Gzim Ibraimi


Si të krijojmë klasë virtuale në classroom

Fig. 11. Shembull I një klase me punimet e nxënësve.

Përgatitur nga Gzim Ibraimi

You might also like