You are on page 1of 11

REGJISTRIMI DHE IDENTIFIKIMI NE WEBSITE

Para se të filloni mësimin, duhet të regjistroheni në faqen e internetit në mënyrë që të mund të


gjurmojmë progresin tuaj pas kalimit të moduleve të kursit dhe në mënyrë që ju të
shpërbleheni me certifikatën pasi të keni kaluar me sukses të gjitha modulet. Ju do të duhet të
regjistroheni vetëm herën e parë që hyni në faqen e internetit dhe çdo herë që ktheheni në
kurs ju duhet të identifikoheni. Të dy opsionet janë të disponueshme në anën e djathtë të
faqes së internetit, të shënuara me drejtkëndëshin e kuq në imazhin më poshtë. Për të
naviguar më lehtë dhe më shpejt në këtë faqe, sidomos nëse nuk keni njohuri të gjuhës
angleze, klikoni në shenjën e gjuhës, të shënuar me drejtkëndëshin e verdhë, ku do të keni
mundësi të zgjidhni gjuhën tuaj dhe të ndryshoni gjuhën e përmbajtjes së paraqitur në faqen e
internetit.

SI TË REGJISTROHEM?

Në mënyrë që ju të regjistroheni, klikoni në butonin Regjistrohu në faqen hyrëse të internetit.


Do të hapni një faqe që përmban një formë si ajo e paraqitur në imazhin më poshtë. Ju do të
duhet të plotësoni informacionin e kërkuar në formë, të gjitha fushat janë të detyrueshme.

Ju lutemi t'i kushtoni vëmendje të veçantë drejtshkrimit të emrit dhe mbiemrit tuaj pasi këto
do të shkruhen në çertifikatën që do të merrni pasi të keni përfunduar kursin. Formulari në
imazhin më poshtë është plotësuar si një shembull.

Do t'ju kërkohet të vendosni adresën tuaj të e-mailit dhe të krijoni emrin e përdoruesit, pasi
këto do të jenë të nevojshme kur të doni të futeni më vonë për të vazhduar mësimin tuaj.
Gjithashtu, këto janë shumë të rëndësishme në rast se ne duhet të komunikojmë me ju në
lidhje me harrimin e fjalëkalimit, çështjet me kursin dhe me certifikatën etj.
1
Gjatë krijimit të fjalëkalimit, sigurohuni që të përdorni kombinimin e shkronjave të mëdha dhe
të vogla, numrave dhe shenjave të pikësimit në mënyrë që fjalëkalimi juaj të jetë i fortë. Këtu
janë disa shembuj të fjalëkalimeve të forta:

Spring2019. (Pranverë2019.)
iLearn2019. (unëMësoj2019.)
2019Course. (2019Kurs.)

Sigurohuni që të mos përdorni këto shembuj pasi janë të dukshëm për të gjithë, por krijoni
fjalëkalimin tuajin personal. Poshte kutisë së fjalëkalimit, do të keni një lajmërim ku do të
tregohet nëse fjalëkalimi juaj konsiderohet i fortë.

Ju lutem mbani mend fjalëkalimin tuaj ose shkruajeni atë diku ku do të jeni në gjendje ta
aksesoni lehtësisht kur të vi koha për t'u futur në faqen e internetit.

Ju do të duhet të përsërisni fjalëkalimin përsëri në mënyrë që sistemi të konfirmojë se ju e


mbani mend fjalëkalimin tuaj. Poshtë kutisë ju do të merrni një njoftim nëse fjalëkalimet tuaja
përputhen ose jo. Në rast se fjalëkalimet tuaja nuk përputhen, thjesht rishkruajini ato në të dy
kutitë.

Për të ruajtur sigurinë e të dhënave tuaja, ne kemi vendosur një hap përfundimtar që
konfirmon se po plotësoni vetë të dhënat tuaja dhe kërkon të konfirmoni që nuk jeni robot. Ju
do të klikoni mbi kutinë e vogël në anën e majtë të fjalisë "Unë nuk jam robot" dhe ju do të
plotësoni një detyrë në mënyrë që të përfundohet proçesi juaj i regjistrimit. Dy shembuj të
detyrës janë paraqitur më poshtë.

Në shembullin e parë ju kërkohet të klikoni të gjitha imazhet që përmbajnë një urë dhe
shembulli tjetër ju kërkon të klikoni të gjitha imazhit ku tregohen dritat e trafikut.

Ofruesi i këtij shërbimi nuk mund të përkthejë detyrat, prandaj do të jenë gjithmonë në
anglisht, vetëm hidhni një sy në pjesën e shembujve të shënuar me drejtkëndëshin e kuq. Kur
keni një imazh, shikoni për të njëjtin objekt në imazhet më poshtë, në këtë rast ne jemi duke
kërkuar për një urë. Në shembullin e dytë keni fjalën "dritat e trafikut" me gërma të zeza. Në
rast se nuk i kuptoni fjalët në anglisht, ju lutemi përdorni Google Translate ose ndonjë produkt
tjetër të ngjashëm për përkthim në internet.

Pasi të keni përfunduar detyrën, klikoni në butonin “VERIFY”.

2
Pasi të keni plotësuar fushat e kërkuara, të keni vendosur fjalëkalimin tuaj dhe të keni provuar
se nuk jeni robot, mund të klikoni në butonin e madh në fund të faqes që thotë REGJISTROHU.

Pranë formularit, do të gjeni informacion të rëndësishëm në lidhje me mbrojtjen e të dhënave


dhe privatësinë tuaj. Sigurohuni që ta lexoni atë para se të regjistroheni për këtë dhe çdo faqe
tjetër interneti.

SI TË IDENTIFIKOHEM?

Në rast se nuk mund të përfundoni menjëherë të gjithë kursin në internet, do t'ju duhet të hyni
në llogarinë tuaj për të vazhduar aty ku keni ndalur.

Në mënyrë që të hyni në llogarinë tuaj, ju duhet të gjeni butonin LOG IN në faqen hyrëse të
internetit lart. në këndin e djathtë, të shënuar me drejtkëndësh të kuq në imazhin më poshtë.

Pasi të klikoni butonin LOG IN, do të hapet një faqe që duket si ajo në imazhin më poshtë.

Ju do të duhet të shkruani e-mail ose emrin e


përdoruesit të krijuar gjatë regjistrimit në kutinë e
parë dhe fjalëkalimin që ju kujtohet ose keni
shkruar diku.

Pas plotësimit të kredencialeve, do t'ju duhet të


plotësoni procesin që provoni që nuk jeni robot, i
përshkruar me detaje në sektorin "SI TË
REGJISTROHEM?”.

Pasi të gjitha fushat janë plotësuar, thjesht klikoni


në butonin LOG IN dhe do të mund të filloni ose
vazhdoni plotësimin e kursit.

3
KENI HARRUAR FJALËKALIMIN TUAJ?

Mund të ndodhë që gjatë proçesit të regjistrimit të mbani mend emrin tuaj të përdoruesit ose
e-mailin e regjistruar, por nuk mund të kujtoni fjalëkalimin tuaj. Mos u shqetësoni! Ju mund të
ndryshoni fjalëkalimin tuaj duke ndjekur udhëzimet e paraqitura këtu.

Hapi 1

Shkoni në faqen hyrëse të internetit.

Hapi 2

Në faqen hyrëse, nën butonin ‘LOG IN’


(Identifikohu), do të gjeni dy linke. Do të klikoni
fjalët “Keni harruar fjalëkalimin tuaj?” të
shënuar me drejtkëndëshin e kuq në
shembullin në të majtë, më pas do të dërgoheni
në një faqe tjetër ku mund të ndryshoni
fjalëkalimin tuaj.

Hapi 3

Pasi të jeni në faqjen ku do të rivendosni fjalëkalimin


tuaj, do të duhet të shkruani e-mailin tuaj ose emrin e
përdoruesit të krijuar më parë gjatë regjistrimit. Kemi
vendosur këtu një shembull e-mail, por ju duhet të
shkruani tuajin. Klikoni Submit dhe ju do të merrni një
e-mail me udhëzime se si të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.

Hapi 4

Pasi të aksesoni kutinë e postës


PSmith
elektronike, do të gjeni një mesazh nga
kursi që përmban një adresë URL, të
theksuar me drejtkëndëshin e kuq në
imazhin në të majtë. Ju do të duhet të
klikoni në linkun ose ta kopjoni atë ne një
faqe të re në internet dhe të klikoni
PSmit
Enter. Ju do të dërgoheni në një faqe ku
h
ju thjesht duhet të klikoni butonin LOG IN
(Identifikohu). Kini parasysh se linku në e-
mail ka një datë skadimi dhe nëse në rast
se harroni fjalëkalimin tuaj përsëri, do të
duhet të përsërisni këtë proçes.

Hapi 5

Ju do të dërgoheni në një faqe ku të gjitha të dhënat tuaja janë gati tashmë dhe ju vetëm
duhet të përsërisni proçesin e krijimit të fjalëkalimit tuaj, përshkruar në pjesën e manualit "SI
TË REGJISTROHEM?" dhe klikoni butonin SAVE (Ruaj) në fund të faqes kur të keni mbaruar.
4
RRETH KURSIT ONLINE PËR MICRO:BIT

Kursi Online për Micro:bit përbëhet nga 12 module. Secili modul ka një video me
pyetje interaktive që do të shfaqen gjatë kursit. Gjithashtu, të gjitha videot kanë një
përmbledhje të shkurtër të përmbajtjes së tyre nën dritaren e medias dhe më shumë
informacion duke klikuar linkun për tu lidhur me faqe të tjera të internetit dhe kanalet
e medias për ju që të eksploroni më tej. Në video, eksperti jonë për micro:bit do t’ju
shpjegojë hap pas hapi bazat dhe do t’ju japë detyra shtesë për të plotësuar.

Temat e modulve janë:

1. Njohja (prezantimi) me micro:bit dhe block code editor (modifikuesin e ‘block


code’).

2. Komandat bazë.

3. Input dhe output

4. Loops, variablat, logjika ‘boolean’

5. Audio

6. Ikona dhe animacione

7. Matematika, variablat dhe përpunimi i të dhënave

8. Lojërat

9. Bluetooth dhe radio

10. Kapëset dhe pajisjet e jashtme

11. Për përdorimin tuaj

12. Përdorimi i Python

Ju do të duhet të shikoni çdo video të moduleve video dhe t'i përgjigjeni pyetjeve
direkt në ekran. Për të kaluar një modul ju duhet të përgjigjeni saktë për 70% ose më
shumë të pyetjeve. Pasi të keni kaluar të gjitha modulet, çertifikata juaj e përfundimit
do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar në faqen e programit të të Mësuarit.

PYETJET E QUIZ-IT

Pyetjet e kuizit do të shfaqen në ekran gjatë videove dhe do të duhet të klikoni pyetjen
që të jeni në gjendje për t'iu përgjigjur asaj. Pikat e verdha në afatin kohor
përfaqësojnë pyetjet e kuizit që do të shfaqen në video.

5
Pyetjet do të shfaqen në ekranin tuaj. Ju duhet të klikoni mbi to për të qenë në gjendje
që të përgjigjeni. Disa do të ndalojnë videot dhe disa do të shfaqen vetëm ndërkohë
që videoja vazhdon të luaj. Ju mund t’i riktheheni prap këtyre pyetjeve duke klikuar në
pikën e verdhë në linjën kohore.

Ka disa lloje pyetjesh që do të shfaqen gjatë videove.

Pyetje me zgjedhje - janë pyetje që kanë vetëm një përgjigje të saktë. Mund të
përgjigjeni duke klikuar në rrethin përpara përgjigjes që dëshironi të zgjidhni. Më pas,
klikoni opsionin ‘Check’ (Kontrollo).

Pytje të tjera me zgjedhje mund të vendosen në sekuencë si dy ose më shumë pytje të


lidhura me njëra-tjetrën. Ju do të duhet të klikoni përgjigjen, që të mund t’i përgjigjeni
pyetjes tjetër.
6
Pyetje me alternativa – jane pyetje që kanë një ose më shumë përgjigje të sakta. Mund
të përgjigjeni duke klikuar në kutitë përpara përgjigjeve që ju doni të zgjidhni. Më pas,
klikoni opsionin ‘Check’ (Kontrollo).

7
Pyetje “Tërhiq dhe hiq” - janë pyetje ku keni një sërë fotosh nga ku ju duhet të zgjidhni
një përgjigje të saktë. Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duke përdorur mouse, ju duhet
të zgjidhni dhe tërhiqni përgjigjen e saktë në zonën gri dhe ta lëshoni atë, më pas
klikoni mbi butonin ‘Check’ (Kontrollo).

Pasi të përgjigjeni saktë, duke shtypur butonin ‘Vazhdo’, ju mund të vazhdoni pjesën e
mbetur të videos.

8
Pasi të mbaroni një modul, do të shfaqet një ekran ku do të mund të kaloni në një
modul tjetër ose të provoni përsëri të njëjtin modul (nëse dëshironi të përmirësoni
rezultatin final).

Kur të përfundoni të gjitha modulet me sukses, do të keni mundësi të shkarkoni


certifikatën tuaj. Një buton ‘Shkarko Çertifikatën’ do të shfaqet në ekran poshtë tekstit
të Programit mësimor.

9
Çfarë është Këshilli Britanik?

Këshilli Britanik është organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për


marrëdhëniet kulturore dhe mundësitë në arsim. Ne krijojmë njohuri miqësore dhe
mirëkuptim midis njerëzve të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera. Ne e
arrijmë këtë duke bërë një kontribut pozitiv në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet me
të cilat punojmë - ndryshojmë jetë duke krijuar mundësi, duke ndërtuar lidhje dhe duke
fituar besim.

Për kë është kursi online Micro:bit?

Kursi Online Micro:bit është për çdo mësues: nëse doni të mësoni bazat në kodim ose
për të gjetur mënyra për të përmirësuar klasat tuaja. Ju nuk keni nevojë të jeni një
mësues me përvojë në ICT, pasi ne kemi përmbajtjen, idetë dhe materialet për ju.
Ndërsa përparoni përmes videove, ju do të merrni atë njohuri që ju duhet për të
qëndruar përpara.

A duhet të krijoj një llogari?

Ju nuk mund të filloni kursin online për Micro:bit pa krijuar një llogari. Nëse doni të
informoheni më shumë për materialet tona ekskluzive, dhe të mësoni më tepër,
atëherë do t'ju duhet të hapni një llogari. Regjistrimi është i lirë, dhe gjithashtu i
shpejtë dhe i lehtë.

Si mund të regjistrohem në kursi online Micro:bit?

Regjistrimi është i lehtë dhe i thjeshtë. Ju mund të regjistroheni duke zgjedhur një
emër përdoruesi dhe duke vendosur një email. Mund të gjeni më shumë informacion
për këtë temë në seksionin Regjistrimi dhe Identifikimi.

Kur mund ta marr çertifikatën?

Kur të përfundoni të gjitha modulet me 70% pyetje të sakta ose më shumë, çertifikata
juaj do të jetë në dispozicion për t'u shkarkuar. Në çertifikatë do të vendoset emri që
ju keni dhënë në proçesin e regjistrimit. Do të shfaqet në formatin PDF dhe mund ta
printoni nëse dëshironi.

Si është mënyra më e mirë për të parë një video në një pajisje telefonike?

Ne rekomandojmë përdorimin e pajisjes në mënyrë horizontale, pasi do të mbulojë


pjesën më të madhe të ekranit tuaj dhe pyetjet interaktive do të jenë më të qarta. Pra,
nuk është nevoja për të vendosur ekran të plotë.

A do të ruhet puna ime?

Pas të regjistroheni, do të keni një llogari unike që gjurmon progresin tuaj nëpër të
gjitha modulet, dhe regjistron sa module keni kaluar, si dhe rezultatet tuaja nga
përgjigjja e saktë e pyetjeve. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për humbjen e punës
suaj.

Mund të përsëris pyetjet?

10
Sigurisht! Kursi Online për Micro:bit është një platformë fleksibël, e cila lejon të
rishikoni videot, ose të përsërisni pyetje specifike, për të siguruar që mund të mësoni
dhe bashkëveproni në ritmin tuaj.

A duhet të përdor pajisje të veçanta për të hyrë në faqen e internetit?

Ju mund të aksesoni kursin online Micro:bit në laptopë, smartphones dhe tableta; duke
përfshirë pajisjet Android dhe iOS. Për të patur një përvojë sa më të mirë si përdorues,
ne rekomandojmë të përdorni Chrome, Mozilla ose Safari.

11

You might also like