You are on page 1of 13

Dokumenti i Sistemit

Elita më shumë se 5
Megi Gjyshja, Olsiana Beqaraj ,Arjola Stoceni, Grupi A
Elita më shumë se 5 2

TABELA E PËRMBATJES

PARATHËNIE ....................................................................................................................................... 1
Qëllimi i Dokumentit.................................................................................................................................................... 1
Përdorimi i Dokumentit ............................................................................................................................................... 1
HYRJE .................................................................................................................................................... 1
FJALORTH............................................................................................................................................. 2
KËRKESAT FUNKSIONALE ............................................................................................................... 3
KËRKESAT JO-FUNKSIONALE ......................................................................................................... 5
DIAGRAMA “USE CASE” E SISTEMIT ............................................................................................. 6
DIAGRAMA SEKUENCIALE .............................................................................................................. 8
PËRSHKRIMI ARKITEKTUROR ...................................................................................................... 10
PACKAGES &TEKNOLOGJI NDIHMËSE ....................................................................................... 11
DESIGN PATTERNS ........................................................................................................................... 11
Elita më shumë se 5 1

PARATHËNIE

QËLLIMI I DOKUMENTIT
Ky është një dokument i specifikimit të kërkesave për një sistem blogues të bazuar në
web në përdorim të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. Ky dokument
përshkruan qëllimin, objektivat dhe arkitekturën e sistemit. Përveç përshkrimit të
kërkesave jo funksionale, ky dokument modelon kërkesat funksionale me rastet e
përdorimit dhe diagramet e ndërveprimit . Ky dokument ka për qëllim të drejtojë
dizenjimin dhe implementimin e sistemit të synuar.

PËRDORIMI I DOKUMENTIT
Dokumenti i drejtohet së pari përdoruesit. Këta mund të përdorin dokumentin si një
guidë rreth sistemit dhe si një pikë nisjeje për shtim te funksionaliteteve. Përdoruesit e
sistemit janë përkatësisht studentët e FTI dhe stafi pedagogjik i brendshem. Gjithashtu
, dokumenti i vjen në ndihmë grupit të zhvilluesve për të organizuar me efikasitet punën
e tyre.

HYRJE
Sistemi i përmendur më poshtë është një lehtësi në ndihmë të studentëve dhe pedagogëve te
FTI, i krijuar për të ndërmjetësuar komunikimin mes palëve.
Mundëson komunikimin në masë për njoftime që duhen bërë, artikuj ndihmës përsa i përket
aspektit mësimor dhe aktivitete në kuadër të përmbushjes së nevojave profesionale të cdo
përdoruesi. Duke marrë parasysh se sa i rëndësishëm është bërë komunikimi virtual në situatën
e krijuar nga Covid-19, sistemi i përshtatet kësaj nevoje në rang fakulteti.
Një tjetër faktor që është marrë parasysh dhe ka ndikuar ne krijimin e sistemit ,është fakti se
komunikimi virtual dhe sidomos ai i mundësuar nëpërmjet sistemeve bloguese influencon së
tepërmi dhe është në qendër të vëmendjes pjesën më të madhe të kohës. Kjo do të thotë që
shumica e informacioneve aktuale merren prej aty duke argëtuar përdoruesin në të njëjtën
kohë,cka përbën një nga pikat kyçe të sistemit “Elita më shumë se 5”.
Elita më shumë se 5 2

FJALORTH

Përdorues – Cdo person , student ose pedagog, qe posedon nje email valid të Fakultetit të
Teknologjisë se Informacionit.

Okupacion - Në këtë rast i referohemi aktivitetit kryesor te përdoruesit, nëse është një student
apo pedagog.

Domain – Set unik karakteresh që shfaqet pas ëëë. në adresat ëeb dhe identifikon një ëebsite.

Databazë – Bashkësi të dhënash të strukturuara që ruhen në një pajisje elektronike.

Log in – Faqja e marrjes së të dhënave për përdoruesit që kanë përfunduar procesin e


regjistrimit.

Fusha ku përdoruesi përzgjedh nje opsion – Elemente ku shfaqet listë opsionesh dhe përdoruesi
nuk mund te japë input të formuluar vetë.

Caption – Titull përshkrues për një postim.

Case sensitive – Bëhet dallimi ndërmjet shkronjave kapitale dhe atyre jo kapitale.

Function module – Grupime funksionesh që në përgjithesi kryejne funksione për një qëllim të
përbashkët.

Framework – platformë për zhvillimin e programeve.


Elita më shumë se 5 3

KËRKESAT FUNKSIONALE
Në këtë seksion të dokumentit, janë të renditura në mënyrë specifike kërkesat funksionale të
sistemit. Kërkesat janë të orgnizuara në kategori në bazë të faqeve përkatëse ku janë
implementuar.

Regjistrimi

 Përdoruesi regjistrohet duke dhënë informacionet : emër ,mbiemër,


e-mail,password ,okupacioni. Përdoruesi zgjedh nëse është një student apo një pedagog
. Studenti vendos degën dhe vitin ndërsa pedagogu departamentin përkatës.
 Të gjitha fushat e informacionit duhet të plotësohen që të ndodhë regjistrimi. Në rast
të kundërt shfaqet mesazh paralajmërues.
 Emri dhe mbiemri mund të përmbajnë vetëm shkronja .
 Kontrollohet nëse e-maili i vendosur është i domain-it të FTI-së dhe nëse ekziston në
databazë . Në qoftë se ekziston, përdoruesit i shfaqet një tabelë me opsionin per t’u
ridrejtuar tek faqja e log-in.
 Password-i merret i , mund të përmbajë 8-20 karaktere të cfarëdoshme.
 Okupacioni , dega ,departamenti dhe viti janë fusha ku përdoruesi zgjedh një opsion.
 Bëhet kontrolli në bazë të kritereve të përcaktuara.
 Nëse nuk ka shkelje, dërgohet një e-mail konfirmimi drejt adresës së e-mailit të
përdoruesit.
 Nëse linku i dërguar në emailin e përdoruesit klikohet atëherë regjistrimi konsiderohet
i realizuar.

Hyrja

 Përdoruesi vendos e-mail-in dhe passwordin për të aksesuar llogarinë e tij .


 Për secilën nga të dhënat bëhet kontrolli sipas kritereve të percaktuara gjatë regjistrimit.
 Në rast se nuk ka nje e-mail ekzistues në databazë ose password-i i dhënë nuk është i
njëjtë më atë të ndodhur në databazë për e-mailin përkatës, shfaqet një mesazh
lajmërues.
 Përdoruesi ka mundësinë të ridrejtohet te faqja e regjistrimit.
 Nëse të gjitha kriteret përmbushen, përdoruesi ridrejtohet te profili i tij.

User profile

 Përdoruesi ka të ruajtura të dhenat : emër, mbiemër, e-mail, viti e dega(departamenti


per pedagogët) si dhe ka opsionin për të vendosur një imazh identifikues.
 Ai ka mundësinë të përditësojë foton.
 Mund të ndryshojë caption i postimeve, të fshihet postimi dhe komentet përkatëse.
 Jepet opsioni për të parë listën e personave ku përdoruesi është abonuar.
Elita më shumë se 5 4

Faqja e kërkimit

 Përdoruesit i shfaqet një listë sugjerimesh e cfarëdoshme me përdorues që mund të


njohë.
 Përdoruesit i jepet mundësia të kërkojë personat që njeh me anë të emrit e mbiemrit.
 Kërkimi nuk është case sensitive.
 Për cdo përdorues mund të shihet fotoja e profilit, emri dhe mbiemri, dega dhe viti për
studentët dhe departamenti për pedagogët.
 Për cdo përdorues të shfaqur nga kërkimi jepet mundësia me anë të një butoni për t’u
abonuar.
 Duke klikuar te emri, përdoruesi ridrejtohet te faqja e profilit të personit të zgjedhur.
 Te faqja e profilit të personit te dytë përdoruesi ka të drejtë vetëm të shohë të dhënat e
postimet por jo të bëjë ndryshime.

Chat

 Në rezultatin e faqes së kërkimit për një person të caktuar dhe në faqen përkatëse të
profilit jepet opsioni për t’i dërguar një mesazh, duke e ridrejtuar përdoruesin te faqja e
chatit.
 Te faqja e chatit shfaqet në të majtë lista e personave të cilët ka kontaktuar.
 Duke klikuar te një nga bisedat , shfaqet biseda e plotë bashkë me mundësinë për të
dërguar një mesazh të ri.
 Në bisedë bëhet dallimi nga ana vizuale mes mesazheve që ka dërguar secili përdorues.
 Te cdo mesazh përfshihet përmbajtja dhe ora e dërgimit.
 Mesazhi mund të përmbajë tekst, foto ose dokument.
 Fshirja e mesazheve bëhet automatikisht nga sistemi 30 ditë pas dërgimit.

Faqja kryesore

 Përdoruesit i shfaqet faqja kryesore ku mund të bëjë një postim.


 Postimi mund të përmbajë tekst dhe bashkëngjitur foto dhe dokumente.
 Përdoruesi sheh postime të renditura nga më të rinjtë te më të vjetrit ku prioritet kanë
postimet e personave të ndjekur.
 Për cdo postim shfaqet emri dhe mbiemri i personit që e ka postuar, data dhe ora e
postimit , caption, përmbajtja dhe komentet. Duke klikuar mbi numrin e komenteve
shfaqet lista e tyre dhe mundësia për të shtuar një koment.
 Në qoftë se klikohet te emri i personit , përdoruesi ridrejtohet te profili i tij.
 Kur përdoruesi arrin në fund të faqes , shfaqen postime të reja.

Tjeter

 Menuja e navigimit ripërdoret në cdo faqe që përdoruesi të zgjedhë faqen ku do të


kalojë: Profili , kërkimi, chat dhe faqja kryesore.
 Nën profil ndodhet opsioni për të bërë log out.
Elita më shumë se 5 5

KËRKESAT JO-FUNKSIONALE

Përdoren teknologjitë:
 -Html
 -CSS
 -Javascript
Zhvillimi  -AJAX
 -Bootstrap 5
 -MySql
 -WebSockets

 Sistemi duhet të jetë i aksesueshëm


24/7
Besueshmëria  Koha e rënies së sistemit pas një
dështimi nuk duhet të kalojë 2 orë.

 Për të rritur sigurinë e përdoruesit


bëhet hashing i passwordit me
Siguria sha256.

 Përdoruesi i ri të mund të përdori


sistemin lehtësisht nën 15 minuta.
Përdorimi

 Madhësia max. e përmbajtjes së


një postimi: 16MB
 Madhësia max. e një
Kapaciteti mesazhi:64KB
 Madhësia max. e nje dokumenti
apo fotoje të ngarkuar: 16MB

 Për foto: .jpg , .jpeg , .png


 Për dokumente: .pdf , .doc/x ,
Formate të pranueshme
.ppt/x , .xlsx

 Sistemi duhet të jetë i aksesueshëm


nga broësera duke filluar nga IE
Suportimi
4.0 e më të vonshëm.
Elita më shumë se 5 6

DIAGRAMA “USE CASE” E SISTEMIT


Seksioni përfshin diagramën Use Case të sistemit si dhe përshkrime tabelore për use case.

Use Case Sign Up


Aktorë Përdorues i paregjistruar
Përdoruesi jep të dhënat të cilat do të validohen dhe do të dergohen në
Përshkrim databazë. Dërgohet e-mail për verifikimin e llogarisë.

Parakushte -
Përdoruesi akseson të dhënat e veta dhe i modifikon ato, shikon të dhënat
Paskushte
e përdoruesve të tjerë.

Use Case Log In


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përdoruesi jep e-mail dhe password. Bëhen verifikimet për të parë nëse
Përshkrim ekziston një përdorues me ato kredenciale.

Parakushte Të jetë i regjistruar.


Përdoruesi akseson të dhënat e veta dhe i modifikon ato , shikon të dhënat
Paskushte
e përdoruesve të tjerë.
Elita më shumë se 5 7

Use Case Create Post


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përdoruesi shkruan nje tekst bashkë me caption-in që do të
Përshkrim shpërndajë.Mund të jetë nevoja që të shpërndajë foto ose dokumenta.

Parakushte Të ketë hyrë në sistem.


Paskushte Postimi me materialet përkatëse ruhen në databazë e afishohen në UI

Use Case Edit User Profile


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përdoruesi hap profilin personal ku mund të zgjedhë të ndryshojë
Përshkrim password-in ose foton a profilit.

Parakushte Të ketë hyrë në sistem, të ketë hapur profilin personal.


Paskushte Të dhënat e përdoruesit përditësohen.

Use Case View Subscriptions


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përdoruesi kontrollon listën e personave ku është abonuar.
Përshkrim

Parakushte Të jetë abonuar të paktën një herë.


Paskushte Përdoruesi shikon të dhënat e përdoruesve të tjerë.

Use Case Edit User Post


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përdoruesi mund të ndryshojë caption, fshijë komente dhe të fshijë vetë
Përshkrim postimin.

Parakushte Të ketë hyrë në sistem, të ketë hapur profilin personal.


Paskushte Të dhënat e postit përditësohen.

Use Case Search Person


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përdoruesi mund të kërkojë një përdorues tjeter me anë te emrit dhe
Përshkrim
mbiemrit. Mund të abonohet te përdoruesi.
Parakushte Të ketë hyrë në sistem.
Paskushte Përdoruesi shikon faqen e profilit të personit tjetër.
Elita më shumë se 5 8

Use Case Message User


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përshkrim Përdoruesi mund të dërgojë nje mesazh personal dikujt tjetër duke
aksesuar faqen e chat-it ose duke klikuar mbi opsionin për t’i dërguar
mesazh nga rezultati i kërkimit.
Parakushte Të ketë hyrë në sistem.
Paskushte -

Use Case View Blog Posts


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përshkrim Përdoruesi mund të shohë detajet e një postimi , të shohë komentet
përkatëse dhe të shtojë një koment.
Parakushte Të ketë hyrë në sistem.
Paskushte -

Use Case Log Out


Aktorë Përdorues i regjistruar
Përshkrim Përdoruesit i fshihen të dhënat nga sesioni.

Parakushte Të ketë hyrë në sistem.


Paskushte -

DIAGRAMA SEKUENCIALE

Për shkak se sistemi është koduar në mënyrë proceduriale, është bërë një paralelizëm midis
klasave që do të kishim në rastin e orientuar nga objekti me modulet e funksioneve që përbëjnë
programin.Konkretisht në Validation Functions Module gjenden funksionet që kryejnë
validimin e të dhënave dhe ato që realizojnë komunikimin midis client side dhe server side. Në
Database Functions Module gjenden funksionet që kryejnë cdo veprim lidhur me databazën
dhe ruajtjen e të dhënave. Në Email Functions Module gjenden funksionet që menaxhojnë
dërgimin e email-eve të konfirmimit.
Dy diagramat sekuenciale të mëposhtme janë krijuar për demonstrimin e procesit të regjistrimit
të përdoruesit dhe të kërkimit për një person tjetër përkatesisht.
Elita më shumë se 5 9
Elita më shumë se 5 10

PËRSHKRIMI ARKITEKTUROR

Në varësi të kërkesave inxhinierike projektohet implementimi dhe dizenjimi i


sistemit. Arkitektura e sistemit bazohet në MDV (Model View Controller).
Në bazë të trajtimit të këtyre tre komponenteve përcaktohet roli që ato luajnë si dhe
komunikimi midis tyre për të krijuar një sistem të mirëfilltë.

Model

Sistemi i menaxhimit të databazës është MySQL, në të cilin organizojmë informacionin e


marrë nga përdoruesi. Komponenti Model bën të mundur marrjen dhe ruajtjen e të dhënave nga
databaza që është e organizuar në tabela specifike . Cdo kërkesë që dërgohet nga komponeti
Controller , Model e trajton duke vendosur të dhënat në view. Ashtu si dhe komponentët e tjerë
, Model është i pavarur që do të thotë se përgjigjet e kërkesave janë disa herë të përdorshme
nga komponenti View.

View

Ky është komponenti që përdoruesi shikon ose ndryshe “interface”. Roli kryesor është të shfaqë
të dhënat që i vijnë nga komponenti Model dhe ti përgjigjet ndryshimit që përdoruesi kërkon
të bëjë. Teknologjitë e implementuara ne këtë component janë: HTML, CSS, Javascript me anë
të të cilave krijohet ndërfaqja dhe responsiviteti i saj. Projekti eshte i përbërë nga disa faqe , ku
secila ka funksionin e saj. Që përdoruesi te aksesojë blog-un do të duhet të regjistrohet si fillim,
prandaj ai do të ndërveprojë me faqen Sign in, ku do të bëhet regjistrimi dhe më pas kalohet ne
faqe profil.Në të kundërt ai ndërvepron me faqen Log-in ku kalon më pas në faqen
kryesore.Pasi është bërë regjistrimi ose thjesht hyrja në blog nga përdoruesi, në secilën faqe
gjendet menuja e navigimit e cila kalon përdoruesin nga njëra faqe te tjetra.
Faqja profil do të përmbajë të dhënat e përdoruesit , postimet e tij si dhe mundësinë për ti
ndryshuar ato. Faqja kërkim ofron mundësinë që me anë të emrit , mbiemrit përdoruesi të gjejë
anëtarë të tjerë të blog-ut. Faqja kryesore ka postimet e fundit të hedhura, si dhe mundesinë
për të bërë një postim. Faqja e mesazheve ku përdoruesi ka bisedat me anëtarë të tjerë të blog-
ut ofron mundësinë e shpërndarjes së informacioneve të tipit : text, imazh,document në përmasa
të caktuara.
Elita më shumë se 5 11

Controller

Interpreton cdo kërkesë të përdoruesit në ndërfaqe duke ia komunikuar këtë ndryshim


modelit. Pasi ky ndryshim ndodh,controller duhet të komunikojë modelin e ri të të dhënave
me komponentin View që të mund të paraqitet. Është përdorur PHP
për realizimin e këtj komponenti sipas të cilit bëhet lidhja me bazën e të dhënave (MySQL)
realizohen të gjitha kërkesat e nevojshme që vijnë nga Controller dhe mbyllet lidhja me
databazën.

PACKAGES &TEKNOLOGJI NDIHMËSE

Bootstrap - Open source CSS framework, i përdorur për thjeshtësimin e procesit të stilizimit
të user interface, duke përdorur klasa të gatshme.

Ajax – Grup teknologjish për zhvillimin e programeve ëeb, përdor kërkesat XMLHttp për të
transferuar të dhëna.Të jep mundësinë e rifreskimit të vetëm një pjese të faqes, arsye për të
cilën është përdorur dhe në sistemin në fjalë.

Xampp – Paketë open-source që mundëson krijimin e një serveri lokal, në mënyrë që të testohet
mënyra si funksionon ëebsite përpara se të kalohet në remote web server.

DESIGN PATTERNS

Design pattern që haset në sistem është Singleton, i cili përdoret për të realizuar lidhjen me
databazën. Gjatë një kohe të caktuar mund të ekzistojë vetëm një lidhje e tillë, në momentin që
ne duam të hapim një tjetër vetë klasa nuk lejon krijimin e një instance të re. Meqënëse
programit i duhet të komunikojë shpesh me databazën Singleton pattern u mendua të ishte më
i përshtatshmi duke shmangur kështu dhe error-et që vijnë si pasojë e disa lidhjeve në të njëjtën
kohë me të njëjtën databazë.

You might also like