You are on page 1of 24

Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr.

Medjon HYSENAJ

Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi

Kufizimi i të drejtave të materialeve

Gjatë ushtrimit të procesit të mësimdhënies shkëmbimi i materialeve midis mësimdhënësit dhe


studentëve dhe anasjelltas është një proces i zakonshëm dhe i vazhdueshëm i cili ndodh me
frekuencë të lartë. Një ndër problematikat më delikate gjatë qarkullimit të materialeve teorike
dhe praktike qëndron në përvetësimin dhe shpërndarjen pa kriter duke kaluar dhe kufijtë e klasës.
Kjo përkthehet në dëm të autorit duke zhvlerësuar punën e arritur në përpunimin e tyre.
Ekzistojnë aplikacione online të cilat mbrojnë materialin përmes insertimit të fjalëkalimeve apo
parandalimit të printimit/kopjimit/modifikimit (figura 1) pa lejen e autorit.

Figura 1

Gjithashtu shumë aplikacione që përdoren për editimin e tekstit si Microsoft Word, etj kanë të integruar
module të cilat rrisin nivelin e sigurisë ndaj të dhënave (Figura 2). Disa nga modulet ofrojnë mundësinë e
kufizimeve të dokumentit në tërësi ose të pjesëve të veçanta të tij. Gjithashtu autori përcakton kategorinë
e individëve që do i nënshtrohen këtyre kufizimeve dhe kush bën përjashtim.

1
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Figura 2

Duhet theksuar që shpeshherë niveli i sigurisë lidhet dhe me ambjentin ku materiali do të shpërndahet.
Ndaj këshillohet që të përdoren nivele të ndryshme sigurie gjatë punës me grupe dhe ambjente që
diferencojnë nga njëri-tjetri.

Regjistrimi i procesit praktik dhe seancave ushtrimore

Shpjegimi online ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Shpeshherë mësimi në auditor


thjeshtëzon punën e mësimdhënësit gjatë procesit të analizës dhe shfaqjes së shembujve
përkundrejt klasës. Përsa i përket dialogut në distancë kjo nuk paraqet problem pasiqë mjafton
prezenca e mikrofonit dhe speaker të integruar në pajisje. Situata ndryshon në momentin kur
mësimdhënësi kërkon të regjistrojë fragmente nga shpjegimi teorik ose praktik. Nëse materiali
është i strukturuar përmes një aplikacioni prezantimi si (Microsoft PowerPoint, Google Slides,
Keynote, Prezi, etj) ne mund të shfrytëzojmë modulet e integruara të cilat mundësojnë
regjistrimin e slideve gjatë analizës. Nëse marrim Microsoft PowerPoint opsioni Record
Narration (figura 3) mundëson regjistrimin e leksionit shoqëruar me analizë audio nga ana e
mësimdhënësit. Simboli tregon që slide po shoqërohet nga një regjistrim paraprak.
Ndërkohë regjsitrimi i seancave praktike paraqet një shkallë më të lartë vështirësie pasiqë
detyrimisht kërkohet përdorimi i aplikacioneve Screen Recording të cilat regjistrojnë të gjitha
lëvizjet e përdoruesit gjatë analizës së instruksioneve praktike.

2
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Figura 3

Ky regjistrimit kryhet në format audio dhe video. Materiali i përfituar më pas i kalohet
studentëve në formatin më të përshtatshëm zakonisht .mp4. Në këtë mënyrë mund të krijohen
tutoriale mjaft të dobishme për studentin duke krijuar mundësi edhe për ata të cilët nuk kanë
qenë prezent gjatë takimit online. Ata mund të konsultohen në çdo kohë me këto materiale të
cilat kthehen në një librari dixhitale me nivel optimal përvetësimi. Disavantazh ngelet mungesa e
ndërveprimit direkt midis studentit dhe mësimdhënësit në lidhje me pyetje apo paqartësi gjatë
shpjegimit të instruksioneve ku në rastin e mësimdhënies në auditor ky handikap nuk do krijohej,
gjithsesi kjo mund të kapërcehet duke shënuar çdo paqartësi dhe konsumin e pyetjeve gjatë
takimit të radhës.

Nëse konsultohemi me Youtube do vërejme se ka një gamë të gjerë tutorialesh të regjistuara


përmes Screen Recording të cilat shërbejnë si guide mjaft e mirë për një numër gjithnjë e në
rritje akademikësh. Nësë shohim figurën 4 kemi një model ku paraqitet rezultati arritur,
aplikacioni i përdorur si dhe tërësia e funksionaliteteve që përmban. Shumica e këtyre
aplikacioneve përmbajnë një gamë të gjërë modulesh të cilat mundësojnë një regjistrimin optimal
të seancës praktike. Videot mund të ndërlidhen me njëri-tjetrin, priten, transformohen,
shoqërohen me efekte vizive dhe zanore. Sa më e gjatë të jetë sekuenca e transmetimit aq më e
madhe do jetë madhësia e formatit video që do gjenerohet në fund. Kjo mund të krijojë problem
gjatë shpërndarjes tek studentët përkthyer në vonesa në ngarkim ose konsum të memories së
pajisjes në përdorim. Këtu mund të bëhet kompromis dhe me cilësinë e regjistrimit ku sa më e

3
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

reduktuar të jetë ajo aq më pak hapësirë do zërë materiali në memorien e kompjuterit. Gjithashtu
përpara momentit të dergimit materiali mund të kompresohet (ngjeshet) përmes aplikacioneve si
WinRAR, WinZip, 7-Zip, etj. Disa nga aplikacionet Screen Recording më të përdorura janë
ActivePresenter, OBS Studio, Camtasia, Bandicam, etj. Ngelet në dorë të përdoruesit të përcaktojë se cili
aplikacion përmban ndërfaqen që më së shumti i përshtatet atij dhe nevojave (qëllimit të regjistrimit).

Figura 4

Menaxhimi i motorëve të kërkimit dhe veçorive të browser

Institucionet akademike operojnë mbi bazën e informacionit si dhe besueshmërisë e saktësisë së


tij. Në kohën kur interneti është kthyer në burimin kryesor të informacionit duke zëvendësuar
format tradicionale libri, revista, tv, rritet nevoja e shfrytëzimit optimal të aplikacioneve online të
cilat mundësojnë akses në informatat që kërkohen. Baza e kërkimit të informacionit janë motorët
e kërkimit dhe platforma e shfrytëzimit të tyre janë browser që ne shfrytëzojmë. Motorët kërkues
si Google apo Bing shërbejnë si indeks të fuqishëm të ueb faqeve. Përdoruesit shfrytëzojnë
motor kërkues për të gjetur ueb faqe me informacione rreth një teme apo subjekti të caktuar, dhe
motorë kërkues kthejnë rezultatet me një listë që renditet në bazë të ngjashmërisë dhe autoritetit
të secilës ueb faqe që ndërlidhet me atë temë apo subjekt që po kërkon përdoruesi. Sa më
specifik të jetë një ueb faqe në lidhje me termin e kërkuar, aq më të mëdha janë gjasat që të
paraqitet në maje të rezultateve të kërkimit. Ueb faqja duhet që gjithashtu të ketë një autoritet të
mirë për tu paraqitur në pjesën më të lartë të listës, dhe zakonisht ndodh që shumë ueb faqe të
jenë të lidhur me të në raport me subjektin apo temën e kërkuar.

4
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Figura 5

Google ofron udhërrëfyesin e saj për të demonstruar sesi ueb faqet mund të punojnë me motor
kërkues dhe të sigurojnë se përmbajtja indeksohet ashtu si duhet.

Procesi SEO (Search Engine Optimization) bëhet më konkurrues kur shumë ueb faqe tentojnë të
paraqiten në maje të listës së rezultateve për një term të popullarizuar. SEO mund të jetë
veçanërisht i rëndësishëm për menaxhim të reputacionit përreth një termi specifik, siç është një
emër. Nëse brendi dëshiron të kontrollojë se çfarë informacioni paraqitet kur njerëzit kërkojnë
për atë emër, ata duhet të sigurojnë që faqja e tyre të paraqitet mbi ato të tjerat që janë në
rezultatet e motorit kërkues. Ato duhet të shtyjnë para gjërat pozitive dhe të largojnë ato
negative.

Një faktor i madh i gjërave mund të ndikojnë në renditjen e një ueb faqeje në listat e rezultateve
të kërkimit, duke përfshirë lidhjen dhe autoritetin. Motorë kërkues si Google përdorin algoritëm
sekret për të renditur listën e tyre të rezultateve, dhe profesionistët e SEO shpenzojnë kohë të
gjatë duke tentuar të kuptojnë se cilët janë këta faktorë dhe si mund t‟i shfrytëzojnë më së miri
për sistemin e tyre.

Kur flitet për motorë kërkimi, mendimi shkon menjëherë te Google, i cili është padyshim një
ndër më të mirët. Numri i faqeve që shikohen nëpërmjet Google shkon në dhjetëra miliarda në
ditë. Dhe është pikërisht kjo një ndër pikat e forta të Google: aftësia e tij për të ndryshuar
vazhdimisht. Por ekzistojnë edhe shumë alternativa të tjera, që krahasuar me Google, kanë
funksione “të veçanta”. Ekzistojnë motorë kërkimi alternativë, nëpërmjet të cilëve ju mund të
merrni rezultate shumë më të mira.

5
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Kiddle është një motor kërkimi i sigurt për fëmijë. Bëhet fjalë për një version të personalizuar të
Google që lejon të kërkohen vetëm informacione të përshtatshme për fëmijët, duke bllokuar
rezultatet e papërshtatshme për të vegjlit. Motori i kërkimit përfshin katër kategori: web, imazhe,
lajme dhe video. Megjithatë, Kiddle nuk është versioni zyrtar i Google për fëmijë.

Giphy, siç mund të kuptoni edhe nga emri, është një motor kërkimi i specializuar në GIF. Giphy
ju lejon të gjeni vetëm imazhe të animuara dhe funksionon duke shkruar fjalën kyçe në motorin e
kërkimit. Ju mund të lundroni në kategoritë e shumta ku janë mbledhur GIF.

Nasa Images është padyshim, mbi të gjitha për ata që janë të pasionuar pas astronomisë, një ndër
motorët më të mirë për të kërkuar imazhe të shkrepura në hapësirë. Nasa Images mbledh mijëra
foto, video dhe file audio nga National Aeronautics and Space Administration gjatë misioneve të
saj.

Yippy është një motor kërkimi që kombinon rezultatet e kërkimit në grupe: mjaft që të shkruani
fjalën çelës dhe motori do t‟ju përgjigjet duke ju shfaqur një listë faqesh. Diferenca është që në
pjesën e majtë janë të dukshëm „cluster‟ të ndarë në kategori. Në këtë mënyrë, Yippy ju
mundëson një kërkim më të thelluar.

Qwant cilësohet si motori i kërkimit që respekton privatësinë. Ngjan pak me DuckDuckGo. E


veçanta e Qwant është që nuk përdor cookie apo instrumente të tjerë për të përgjuar përdoruesit.
Përveç shiritit të kërkimit, Qwand shfaq edhe një sërë informacionesh të ndara në kategori.

Figura 6

Çdo motor kërkimi ka listën e tij të moduleve të cilat mundësojnë kërkim të thelluar mbi bazën e një ose
disa kritereve të përcaktuara nga përdoruesi (figura 7). Aty mund të kontrollohet numri i rezultateve të
kthyera për kërkim, zona ku do kryhet kërkimi, fjalët kyçe mbi të cilat do të zhvillohet kërkimi (duhet
theksuar që mënyra si renditen fjalët, kombinohen apo dhe shkuhen është thelbësore në kategorinë e
rezultateve të kthyera). Një ndryshim i vogël në fjalët kyçe mund të ndryshojë rrënjësisht përgjigjen e

6
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

kthyer nga motori i kërkimit, shpeshherë kjo nënkupton tentativa të shumëfishta derisa të arrihet
finalizimi më optimal. Gjithashtu koha e postimi të materialit filtron kërkimin duke u përqendruara në
postime të reja apo të së kaluarës dhe tipi i materialit që kërkohet e fokuson kërkimin vetëm në formatin e
insertuar p.sh., .ppt, .pdf, .xls apo dhe çfarëdo formati i mundshëm.

Figura 7

Browser ose shfletuesi i informacion që qarkullon onlin është një software i cili mund të
konsiderohet si porta që ju lejon të keni akses në internet. Është platforma e përdorur për të
mbështetur kërkimin, hulumtimin e të dhënave, aksesin në faqet e internetit, shkarkimin e

7
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

skedarëve, shkëmbimin e informacionit, etj. Disa nga browser me përdorim më të gjerë janë
Mozilla Firefox, Google Chrome, Microsoft Edge , Apple Safari, Opera, etj. Ato mund të
evoluojnë dhe të përshtaten ndryshimeve të kohës. Ndërfaqet e tyre vazhdimisht shfaqin
funksionalitete të reja dhe algoritmet mbi të cilat ato funksionojnë vazhdimisht perfeksionohen
për të optimizuar shkallën e performancës me qëllim rritjen e gamës së përdoruesve. Përzgjedhja
e gjithsejcilit prej tyre varet nga kërkesat e përdoruesit, familjarizimi që ai ka me ndërfaqen e
aplikacionit dhe perfomanca e ofruar. Meqenëse faqe të ndryshme reagojnë në mënyra të
ndryshme përkundrejt browserave këshillohet të instalohen të paktën dy variante të tyre. Sejcili
prej tyre ka dritaren të pajisur me module të cilat ofrojnë funksionalitete të ndryshme. Google
Chrome ngelet apikacioni më i përdorur nga përafërsisht 2/3 e përdoruesve. Disavantazhet e këtij
aplikacioni ngelen konsumi i madh i RAM të pajisjes gjatë përdorimit si dhe Privacy ngelet e dyshimtë
pasiqë Google vazhdimisht grumbullon t ë dhëna në lidhje me aktivitetin e përdoruesve. Figura 8 ofron
mundësinë për të kontrolluar historikun e kërkimit (History) të ndarë sipas datave kur është
realizuar aksesi, ambjenti (Downloads) ku shkarkohen automatikisht skedarët (tekst, audio,
video, etj) vetëm nëse ne zgjedhim një direktori tjetër, Bookmarks funksionon si shënjues i
faqeve të cilat paraqesin interes për përdoruesin dhe ruan një lidhje të drejtpërdrejtë me to kurdo
të jetë e nevojshme pa patur nevojë të kërkohen apo të shkruhet adresa në address bar.

Figura 8

Kontrolli në distancë (Remote Desktop Control)

Remote Desktop është aplikacion client side. Ai mundëson përdoruesit të kenë akses në një ose
disa pajisje të tjera në distancë përmes internetit. Në kushet aktuale shpeshherë gjendemi të
papërgatitur në lidhje me skedarët dhe aplikacionet që disponojmë. Krijojmë një ambjent pune të

8
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

përshtatshëm por jemi në lëvizje të vazhdueshme dhe kërkojmë që të kemi akses tek i njëjti
ambjent pune pavarësisht distancave të krijuara. Një mësimdhënës kërkon të shfrytëzojë të gjitha
burimet dhe facilitetet që ofron pajisja bazë në çdo kohë, apo vend në të cilin ndodhet. Gjithashtu
asistenca ndaj përdoruesve edhe pse në distancë është një nevojë e vazhdueshme. Kjo mund të
arrihet fare mirë thjesht përmes një tableti apo smart phone që ai disponon. TeamViewer,
AnyDesk, Chrome Remote Desktop, Remote Desktop Manager, janë disa nga aplikacionet në
qarkullim të cilat mundësojnë shfrytëzimin e ambjentit të punë së pajisjeve në distancë.

Figura 9

Figura 10

9
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Aplikacioni ndërlidhës duhet të jetë i instaluar në të dy anët e komunikimit. Pasiqë të plotësohen


parametrat e kërkuar (ID, password) procedohet me shfrytëzimin e resurseve kompjuterike.

Brenda profilit të Remote Desktop gjithnjë e më tepër po gjejnë përdorim aplikacione të cilat
përdoren në laboratore dhe mundësojnë pedagogut kontrollin e të gjithë njësive kompjuterike që
shfrytëzohen nga studentët. Këto aplikacione kanë module mjaft specifike të cilat jo vetëm
lejojnë kontrollin e aktivitetit të studentit në kohë reale (remote control) por gjithashtu
mundësojnë ndërveprim aktiv në qarkullimin e materialeve (shpërndarjen dhe grumbullimin e
detyrave), komunikimi mund të zhvillohet në grup ose me studentë specifik, gjithashtu pedagogu
gezon të drejtën e "përvetësimit" të periferikëve (hardware) si tastiera, mouse, camera, etj.

Figura 10/1 model ilustrimi (a)

Aplikacione të profilit classroom management kanë evituar mjaft problematika që lidhen me


kontrollin fizik i cili nuk është efikas pasi lejon hapësira për manipulim gjatë detyrave të shpërndara,
gjithashtu për pedagogun krijon vështirësi zhvendosja nga njëra njësi në tjetrën përkthyer në humbje

10
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

kohe. Këto platforma unifikojnë metodologjinë e mësimdhënies dhe krijojnë një bosht të përbashkët i cili
shërben si urë lidhëse midis pedagogut dhe studentit si dhe midis studentëve me njëri-tjetrin.

Figura 10/1 model ilustrimi (b)

Përditësimi dhe sinkronizimi i të dhënave

Jeta e një personi modern është e tillë që ai ka nevojë për një kompjuter kudo që të jetë: në
shtëpi, në punë ose në shkollë, në rrugë dhe me pushime. Disa njerëz mbajnë një laptop me vete
kudo, por kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe jo shumë e përshtatshme. Prandaj, një mundësi
tjetër praktikohet më shpesh: një kompjuter desktop në shtëpi dhe në punë, një kompjuter
portativ ose notebook në rrugë. Sidoqoftë, në këtë drejtim, lind një problem tjetër: duhet të
transferoni të dhënat e përdorura nga një kompjuter në tjetrin, pastaj përsëri (dhe me një rritje të
numrit të pajisjeve, detyra bëhet edhe më e komplikuar).

Figura 11

11
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Zakonisht përdoruesit e bëjnë atë manualisht nga rrjeti lokal ose duke përdorur një flash drive,
por ruajtja e të dhënave në depot "re" - Dropbox, SkyDrive dhe të tjerët - po bëhet gjithnjë e më e
popullarizuar. Opsioni i fundit është i përshtatshëm kur bëhet fjalë për sasi të vogla informacioni,
deri në disa gigabajt. Në rast se dhjetëra e qindra gigabajt përdoren në aktivitetet e përditshme,
është më e përshtatshme të përdorësh mjete të specializuara për sinkronizimin e të dhënave. Ato
ju lejojnë të mos mendoni fare se cili nga kompjuterët në të cilët janë bërë ndryshimet e fundit të
skedarit - kështu, ju gjithmonë mund të punoni në një mjedis të vetëm informacioni, kudo që të
jeni për momentin. Në këtë përmbledhje, disa nga aplikacionet më të njohura janë Microsoft
OneDrive, FreeFileSync, GoodSync, etj.

Përkthimi i materialeve online

Grumbullimi i materialeve mësimore është një proces i vështirë dhe kërkon kohë dhe aftësi
organizative. Në të kaluarën shfrytëzoheshin biblioteka dhe burime në gjuhën shqipe. Tashmë
falë aksesit në rrjet gjithnjë e më tepër mësimdhënësi i referohet burimeve të marra përmes
portaleve online.

Figura 12

Artikuj, revista dhe botime të shprehura në gjuhë të ndryshme mund të kthehen në pengesë në
rast se nuk interpretohen në mënyrë të duhur. Përveç aftësive individuale njohëse të gjuhës
ekzistojnë aplikacione të cilat ndihmojnë përdoruesin të tilla si Google Translate, Bing
Translator, Babylon, etj. Databaza e këtyre aplikacioneve jo vetëm ka ardhur duke u zgjeruar në
gjuhë të ndryshme por gjithashtu duke u përmirësuar në cilësinë e interpretimit duke arritur në
rezultate mjaft të kënaqshme. Gjithsesi niveli i vigjilencës duhet të jetë gjithmonë prezent në
vërtetësinë e përkthimit të realizuar pasiqë nuk përjashtohet mundësia i devijimit nga kuptimi i
saktë i fjalës/togfjalëshit. Përdoruesi mund të shkruajë direkt në hapësirën e lejuar ose mund të
bëj upload dokumentit që përmban materialin.

Ekzistojnë gjithashtu enciklopedi/fjalorë të cilët ofrojnë ilustrime, shpjegime dhe nënkuptime të


terminologjive të caktuara të cilat lidhen me fusha dhe displina të ndyshme (figura 13). Disa nga
aplikacionet më të njohura janë Oxford Learner's Dictionaries, Cambridge Dictionary,
WordReference, etj.

12
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Figura 13

Konvertimi i tipeve të ndryshme të materialeve

Sasia e informacionit që qarkullon në rrjet është aq i larmishëm saqë shpeshherë krijohen


vështirësi në menaxhimin e tij. Pavarësisht gamës së gjerë të të dhënave numri i aplikacioneve që
mund të instalohen në kompjuter mbetet i kufizuar. Kjo shkakton pengesë në aksesin e materialit
pasi shumë formate (tipe) skedarësh tekstual/imazhe/audio/video etj nuk suportohen nga
aplikacioni i instaluar.

Tipet e të dhënave Prapashtesa


.doc dhe .docx
.odt
.pdf
Tekst .rtf
.tex
.txt
.wpd

13
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

.xlsx
.xls
Numër .xml
.ods
.xlsm
.jpeg
.png
.gif
Grafikë
.tiff
.psd
.eps
.mp3
.wav
.wma
Audio
.aac
.avi
.mkv
.swf
.fli
Animacion .ani
.webp
.eva
.3gp
.m4v
Video .amv
.flv
.mp4
.7z
.rar
Skedarë të Kompresuar
.tar.gz
.zip
.db ose .dbf
.mdb
Baza të dhënash
.sql
.xml
.bin
.bat
Skedarë të
.exe
ekzekutueshëm
.jar
.cgi
.asp
Skedarë të lidhur me .php
internetin dhe .html
programimin .xhtml
.js

14
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

.dll
.ini
Skedarë të lidhur me
.msi
sistemin kompjuterik
.sys
.tmp
.key
.ppt
Skedarë prezantimi .odp
.pptx
.pps
Tabela 1

Ndaj shpeshherë për të patur akses në këtë gamë të gjerë tipesh të ndryshme skedarësh lind
nevoja e konvertimit të tyre nga njëri format në tjetrin në përshtatje me aplikacionin e instaluar
në pajisje. Në ndihmë vijnë mjaft faqe online të cilat mbështesin kalimin e skedarëve nga njëri
format në tjetrin duke siguruar kështu të njëjtin material (informacioni ruhet) por në trajtë të re
tashmë të aksesueshme nga aplikacioni ynë. Figurat 14, 15 paraqesin ndërfaqen e disa
aplikacioneve online të cilat suportojnë konvertimin e skedarëve në formate të ndryshme.
Logjika është e njëjtë, si fillim ngarkohet skedari burim dhe pas një intervali kohor përfitohet
skedari i dëshiruar.

Figura 14 - model ilustrimi 1

15
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Duhet patur kujdes pasi shumë aplikacioni kanë limit në madhësinë e skedarit që mund të
ngarkohet, gjiashtu jo të gjitha format e konvertimeve janë të mundura ndaj duhet bërë një
hulumtim paraprak mbi mundësinë e realizimit të procesit. Gjithashtu në raste specifike gjatë
konvertimit mund të humbasë/prishet struktura e materialit duke arritur në një produkt jo efikas.
Ndaj duhet kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme i gjithë procesi i konvertimit deri në
përfundim.

Figura 15 - model ilustrimi 2

Verifikimi i dokumentacionit

Shpeshherë gjatë punës parapërgatitore me materialet e mësimdhënies punohet në njësi të


ndryshme kompjuterike, madje materiali ruhet në hapësira dhe pajisje të ndryshme. Kjo sjell
krijimin e versioneve të reja të të njëjtit material të cilat në një moment të caktuar mund të
paraqesin problem për mësimdhënësin pasiqë humbet referimi ndaj dokumentit bazë si dhe ndaj
ndryshimeve të reja të aplikuara në dokument. Në situata të tilla lind nevoja e të kuptuarit se ku
janë ato zona ku është ndërhyrë dhe çfarë modifikimiesh ka patur materiali në të rësi.
Aplikacionet e editimit të tekstit të tilla si Microsoft Word në përgjithësi kanë të integruar
module të cilat e suportojnë këtë proces.

Figura 16 paraqet një situatë të shfrytëzimit të këtij moduli. Në të majtë kemi dritaren Summary e
cila përmbledh të gjitha ndryshimet e identifikuara si numër dhe vendndodhjen ekzakte të tyre.
Në të djathtë paraqitet dokumenti burim (original), dokumenti i krahasimit (compared) si dhe
produkti final (revised). Ndryshimet e identifikuara shënjohen (highlight) për efekt të
optimizimit të procesit ku përdoruesi vendos në lidhje me analizën e kryer.

16
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Figura 16

Figura 17

17
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Gjithashtu mund të shfrytëzojmë dhe aplikacionet online ose mund ti bëjmë download të cilat
ofrojnë module akoma më specifike për të përmirësuar procesin e përvetësimit të materialit dhe
të ndryshimeve të kryera. Figura 17 paraqet ndërfaqen e një aplikacioni të tillë ku siç shikohet
gama e moduleve të ofruara është më e zgjeruar se në rastin e mësipërm pasi profili i aplikacionit
(qëllimi - target) është enkas për të menaxhuar ndryshimet midis versioneve të skedarëve.
Aplikacione të tilla përdoren kryesisht në fushën e programimit ku përcaktimi i ndryshimeve në
kod është thelbësor në mbarëvajtjen e procesit. Gjithashtu ato ofrojnë krahasim dhe identifikim
ndryshimesh dhe në nivel direktorie dhe të përmbajtjes së tyre.

Ruajtja e materialeve online - Cloud

Historikisht një ndër problematikat më komplekse që shoqëron ndërveprimin e përdoruesit me


kompjuterin është dhe menaxhimi i një sasie gjithnjë e në rritje të informacionit në shfrytëzim.
Shoqëruar kjo me zhvendosje gjeografikisht gjithnjë e më të shpeshta ndërkohë që nevoja për të
qenë në kontakt të vazhdueshëm me materialet e punës sa vjen e rritet. Mësimdhënësi mund të
ushtrojë aktivitetin e tij akedemik në kushte shtëpie, në zyrë, në laborator, apo në lëvizje e sipër.
Ai përpunon leksione, detyra kursi, artikuj shkencorë, projekte, etj. Gjatë punës krijohen
versione të ndryshme të materialeve (disa më të vjetra, disa më të përditësuara). Mundësia për të
krijuar konfuzion, duke anashkaluar modifikimet më të fundit të kryera apo dhe mungesa e
materialit në një kohë të caktuar rrit nevojën e ngritjes së një sistemi të unifikuar i cili të rrëzojë
përfundimisht barrierat fizike dhe gjeografike të përvetësimit të të gjithë "infrastrukturës së
punës" krijuar nga mësimdhënësi (përdoruesi). Ditët kur posta elektronike ishte e mjaftueshme
për të lëvizur skedarët pasi bashkëngjitjet kanë kaluar tashmë.

Bazuar mbi këtë princip dhe nevojë termi Cloud po gjen gjithnjë e më shumë terren në
terminologjinë e menaxhimit të dokumentacionit. Termi "cloud" është thjesht se si mund të
arrihen një rrjet ose servera të largëta nëpërmjet një pajisje të lidhur në rrjet dhe të menaxhojnë
informatat. Me fjalë të tjera, është një vend tjetër përveç kompjuterit që mund t'i përdorni për të
ruajtur materialet tuaja të punës.

Para se të kishim shërbime të ruajtjes në cloud , duhej të ruanim të gjitha dosjet tona në
kompjuterët tanë, në hard disqet tona lokale. Këto ditë, ne kemi kompjutera të shumta desktop,
kompjutera laptopë, tableta dhe smartfonë që mund të kenë nevojë të hyjnë në dosjet tona.
Metoda e vjetër ishte që ta ruante skedarin në një çelës USB dhe ta transferonte atë në një
kompjuter tjetër ose të dërgonte e-mail skedarin te vetja, në mënyrë që ta hapje në një tjetër
makinë. Por sot, cloud computing na lejon thjesht të ruajmë një skedar në një server të largët
kështu që mund të arrihen nga çdo makinë (pajisje) që ka një lidhje interneti.

18
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Figura 18

Gjithashtu duhet theksuar formati (cilësia) gjithnjë e në rritje e materiterialeve në qarkullim


(foto, video, grafikë, aplikacione etj) të cilat konsumojnë memorien e kompjuterit duke bërë që
një përdorues i vetëm të ketë në përdorim disa pajisje ruajtëse për të suportuar përfshirjen e tyre.
Nga ana tjetër prania e programeve të dëmshme kompjuterike (virus) të cilët sulmojnë pajisjen
në tërësi dhe përmbajtjen e saj përkthehet shpeshherë në humbje të pazëvendësueshme
dokumentacioni i cili humbet duke sjellë dëme konsistente tek përdoruesi. Kjo sjell nevojën e
krijimit të back-up (kopje rezervë) në mbrojtje të informacionit i cili mund të shfrytëzohet në
raste të tilla si ri-strukturues i humbjes së materialeve.

Situatat e larpërmendura sjellin nevojën e krijimit të nje platforme unifikuese e cila të krijojë një
ambjent të përbashkët për dokumentacionin më thelbësor (përdorim më të shpeshtë) e cila të
ruhet në një hapësirë të sigurtë (të mbrojtur) por gjithashtu e aksesueshme nga çfarëdolloj
pajisjeje, nga cilado vendndodhje gjeografike si dhe në çdo kohë e mundshme pa hasur asnjë
vështirësi, thjesht duke u regjistruar me një emai dhe fjalëkalim i cili është unik për çdo
përdorues. Llogaritë e lira, ofrojnë një hapësirë të paracaktuar e cila zakonisht varion (5 - 15
GB). Llogaritë Premium kërkojnë informacion mbi kartën e kreditit dhe ju ngarkojnë një tarifë të
përsëritur, por nga ana tjetër ofrojnë hapësira shumë herë më të mëdha si dhe module ekstra për
menaxhimin e të dhënave.

Nëse përdorni internetin në mënyrë aktive dhe krijoni dhe ruani skedarët në kompjuterin tuaj, kjo
është e gjitha që ju duhet të kuptoni se si të përdorni një shërbim cloud. Nëse dëshironi të ruani,
menaxhoni ose merrni fotografi nga reja, pothuajse gjithmonë keni nevojë për një llogari
personale për arsye sigurie. Telefoni, laptopi, kompjuteri ose tableta juaj do t'ju kërkojë të krijoni

19
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

një, nëse nuk e keni. Disa prej shërbimeve më popullore që përdorin taknologjinë Cloud janë
Dropbox, OneDrive (në të kaluarën njihej me emërtimin SkyDrive), Google Drive, iCloud, etj.

Nuk ka dyshim që Microsoft është mbreti si në Sistemet Operative ashtu edhe në aplikimet e
biznesit. Për shkak të këtij sistemi të fuqishëm, mund të jetë tepër joshëse të punosh me
OneDrive për Biznes, veçanërisht kur bëhet fjalë për një integrim kaq të mirë në shumë produkte
të Microsoft si Windows dhe Office. Ai gjithashtu mundëson karakteristikat kryesore të biznesit
si ndarja dhe bashkëpunimi, të gjitha të siguruara nga enkriptimi që përputhet me nevojat e
sigurisë që kanë shumica e organizatave.

Figura 19 - Ambjent brenda OneDrive

-1- Tregon që skedari aktualisht është disponibël vetëm online dhe jo në pajisjen e punës. Kjo
sigurohet më së shumti në rastet kur kërkohet të ruhet e parekur memoria e kompjuterit.
-2- Nënkupton që skedari është në status share me individë të tjerë, dmth kategori personash të
cilët ne i kemi dhënë nundësinë të aksesojnë në një ose më shumë skedarë
-3- Përcakton procesin e sinkronizimit i cili është në zhvillim e sipër. Nëse zgjat, do të thotë që
skedari që po tentohet të sinkronizohet ka përmasa të mëdha dhe si rezultat kërkon më shumë
kohë për të përfunduar.
-4- Skedarë të cilët janë të ruajtur në pajisjen tuaj por gjithashtu ndodhen dhe në Cloud. Me këtë
kategori ne mund të punojmë edhe kur jemi offline.

20
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

(1)
(2)
(3)
(4)

Figura 20 - Statusi (gjendja) e skedarëve në OneDrive

Duhet të kuptojmë se çdo ofrues shërbimi Cloud ka trajtën e vet të organizimit të gjërave. Me
këtë nënkuptojmë dritare (ndërfaqe) të ndryshme, ikona dhe module që variojnë, por gjithsesi
logjika e veprimit mbetet konstante dhe një njohës i mirë i internetit dhe konceptit Cloud arrin të
familjarizohet në pak kohë me cilindo shërbim që do përzgjedhë për t`i besuar materialet e veta.

Hapësirë Skedari
Sistemet Desktop Sistemet Mobile
e lirë Maksimal
Android, iOS, Windows
Google Drive 15 GB 5 TB Windows, Mac
Phone
Android, iOS, BlackBerry,
DropBox 2 GB 10 GB Windows, Mac, Linux
Kindle Fire
iCloud 5 GB 15 GB Windows, Mac iOS, Android, Kindle Fire
iOS, Android, Windows
One Drive 15 GB 10 GB Windows, Mac
Phone
Tabela 2

Çfarë duhet të kemi parasysh kur zgjedhim një shërbim Cloud ?

Për shkak se ka kaq shumë ofrues të shërbimeve Cloud që do të dëshironin biznesin tuaj, mund të
jetë konfuze kur filloni të kërkoni një. Shikoni disa faktorë për çdo shërbim që po shqyrton duke
përdorur:

Siguria. Të dhënat tuaja duhet të jenë të koduara për ta mbajtur atë privat.

21
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

Çmimi. Kjo përcaktohet nga sa hapësirë keni parashikuar të keni nevojë. Shumë shërbime ju
japin një periudhë prove ose një sasi të lirë magazinimi për t'ju lejuar të provoni shërbimet e tyre.
Nëse jeni në një periudhë prove, mos ngarkoni asnjë të dhënë të ndjeshme.

Lehtësia e përdorimit. Ngarkimi dhe qasja në dosjet tuaja në Cloud duhet të jetë i qartë dhe i
lehtë për t'u kuptuar. Nëse nuk është, shikoni diku tjetër.

Disavantazhet kryesore të teknologjisë Cloud ngelet varësia ndaj internetit d.m.th pajisja duhet të
jetë vazhdimisht online për të suportuar sinkronizimin e vazhdueshëm të të dhënave si dhe
pranimi i faktit që të dhënat personale do të menaxhohen nga një palë tjetër (ofruesi i shërbimit)
nga e cila duhet të pranojmë kushtet e sigurisë që ajo ofron.

Smartphone

Gjithnjë e më shumë përdorimi i pajisjeve teknologjike portabël po kthehet në një rutinë për
shumë përdorues kryesisht e lindur nga nevoja për të qenë në lëvizje të vazhdueshme.
Pavarësisht pozicionit gjeografik kërkesa për të vazhduar punën në çfarëdo rrethane si dhe për të
qenë në kontakt të vazhueshëm me kolegët/ përdorues të tjerë krijoi terren të favorshëm për
zhvillimin e smartphone. Kompanitë më të mëdha teknologjike si Google, Microsoft, Apple, etj
kanë përshtatur tashmë tërësinë e flotës së aplikacioneve të tyre për pajisjet mobile. Motorët e
kërkimit si Google, Bing, Yahoo, etj kanë krijuar algortime të posaçme konform pajisjeve
mobile. Statistikat tregojnë se në rrethanat e reja të krijuara studentët po përdorin smartphone e
tyre si mjeti kryesor për të ndjekur seancat teorike dhe praktike. Edhe pse nuk arrijnë të kenë të
njëjtin rendiment dhe prakticitet si laptop apo desktop përsëri pajiset mobile ngelin zgjedhje e
parë në realizimin e detyrave të kursit, projekteve apo dhe hulumtimeve të ndryshme.

Në përgjithësi, një smartphone do të bazohet në një sistem operativ që lejon atë të kandidojë
aplikacionet. IPhone i Apple drejton iOS , dhe smartfone BlackBerry drejtojnë BlackBerry OS .
Pajisjet tjera drejtojnë Android OS të Google, webOS të HP dhe Windows Phone të Microsoft.
Mbështetur mbi statistikat e fundit Sistemi i operimit me përdorim më të gjerë në Europë është
Windows me afërsisht 40% të tregut, ndjekur nga Android me 32%, iOS me 16% dhe OS X me
9%. Pjesa tjetër zë një rol mjaft të vogël. Ndërsa në rang global dhe krahasuar vetëm me familjen
e mobile operating systems Android zë afërisisht 71.18% dhe iOS 28.19% duke mbuluar
praktikisht pjesën më të madhe të tregut të telefonisë. Përzgjedhja se cili është sistemi operativ
më i përshtatshëm varet nga një sërë faktorësh duke filluar kostoja, familjarizimi, markat e
telefonive celulare që i përdorin, etj.

Kur flitet për smart phone nuk mund të anashkalojmë dhe koncepte si shpejtësia dhe konsumi i
internetit. Në telekomunikacion, 5G është standardi i teknologjisë së gjeneratës së pestë i rrjeteve
celulare me bandë të gjerë,kompanitë telefonisë celulare filluan të zbatonin në të gjithë botën në
2019-ën dhe është pasardhësi i planifikuar i rrjeteve 4G i cili ofron lidhje me shumicën e
telefonave celularë aktualë. Teknologjia 5G mundëson shpejtësi të lartë interneti dhe reagim deri

22
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

në 10 herë më shpejt, krahasuar me 4G, që do të thotë se përdorimi i teknologjisë 5G do të hapë


siparin e përdorimit të një larmie teknologjish, duke përfshirë, robotikën e kontrolluar në
distancë, makinat autonome, zhvillimin e bujqësisë, operacionet kirurgjikale në distancë etj.
Avantazhi kryesor i rrjeteve të reja është se do të kenë një gjerësi më të madhe, duke dhënë
shpejtësi më të larta shkarkimi, deri në 10 gigabit për sekondë (Gbit / s). Për shkak të gjerësisë së
shtuar të bandës, pritet që rrjetet e reja të mos shërbejnë vetëm celularëve si rrjetet ekzistuese
celulare, por gjithashtu të përdoren si ofrues të përgjithshëm të shërbimit të internetit për laptope
dhe kompjuterë desktop, duke konkurruar me ISP-të ekzistuese siç janë interneti kabllor, dhe
gjithashtu do të të bëjë të mundur aplikime të reja në internetin e gjërave (IoT). Telefonat
celularë aktualë 4G nuk do të jenë në gjendje të përdorin rrjetet e reja, të cilat do të kërkojnë
pajisje të reja 5G.

Figura 21

Download - është procesi i transferimit të informacioni nga një faqe web ose server i aksesuar në
internet drejt kompjuterit tuaj (p.sh. ju kryeni download kur aksesoni një faqe web, kur shkarkoni
audio/video, kur dëgjoni radio online etj).

Upload - Ndërsa upload është procesi i transferimit të informacionit në drejtim të kundërt, pra
nga komjuteri juaj drejt faqeve web apo serverave të ndryshëm në internet.

Figura 22

Në përgjithësi shpejtësia e download është më e madhe se ajo e upload pasiqë për përdoruesin
paraqet më tepër interes shkarkimi i materialeve sesa ngarkimi i tyre. Ky raport
(dwonload/upload) mund të shkojë dhe në disa herë (shumëfish) më i madh. Në rastet kur ju

23
Platforma menaxhimi informacioni dhe komunikimi Dr. Medjon HYSENAJ

shikoni një film, apo hapni një faqe inerneti po procedohet me download, ndërsa kur ju ngarkoni
një foto apo video në një rrjet social po procedoni me upload.

Shpejtësia e internetit që nevojitet (download/upload) si dhe kapaciteti në dispozicion varen


tërësisht nga qëllimi i përdoruesit. Kuptohet që sa më intensiv të jetë aktiviteti i ushtruar dhe sa
më e madhe të jetë madhësia e të dhënave të trajtuara aq më të larta do të jetë dhe paramatrat që
nevojiten. Më poshtë kemi një listë të disa aplikacioneve dhe konsumit të internetit:

Aplikacioni Konsumi
1 orë përmbajtje SD (Standart Definition) ~ 1GB
Netflix
1 orë përmbajtje HD (High Definition) ~ 3GB
1 orë përmbajtje @ 480p (paracaktuar) ~ 240MB
YouTube
1 orë përmbajtje @ 1080p (HD) ~ 720MB
Google Maps 1 orë ndërveprim ~ 2.2 MB
Facebook 1 orë ndërveprim ~ 100 MB
1 orë ndërveprim në grup audio + video ~ 225 MB
Microsoft Teams
1 orë ndërveprim në grup audio + video (HD) ~ 450 MB
Tabela 3

Duhet theksuar se vlerat e paraqitura në tabelën 3 janë përafrime dhe varen nga një sërë
rrethanash dhe faktorësh, duke filluar nga kategoria e informacionti dhe materialeve të
shkëmbyera, cilësia e përzgjedhur gjatë procesit si dhe pjesëmarrësit në komunikim.

24

You might also like