You are on page 1of 1

2.

4 SEO-Search engine optimization SEO është një disiplinë e marketingut digjital që ndan bizneset apo
marketerët në mes tyre. Kjo disiplinë është shumë e rëndësishme për kompaninë e cila dëshiron të
përdorë strategjitë digjitale për të promovuar produktet apo shërbimet. SEO apo ndryshe optimizimi i
motorëve të kërkimit është në rritje progresive përderisa ekzistojnë njerzit dhe kompanitë të cilët do të
optimizojnë faqet e tyre. Optimizimi i faqeve në internet është me të vërtetë i rëndësishëm për
marketingun digjital, gjithmonë duke e përmisuar renditjen e faqes së biznesit tek motorët e kërkimit siç
janë Google, Bing, Yahoo, etj. Por, çfarë kërkohet për optimizimin e faqes? Për ta renditur faqen e
biznesit tonë lartë te makinat e kërkimit duhet të përzgjedhim fjalët kyçe të cilat përkojnë me
veprimtarinë e biznesit, duhet hulumtuar konkurencën, të 10 përshkruajmë kode të përkryera për sajtin,
të krijojmë përshkrimin e duhur të informatave të biznesit si dhe përfshirjen e biznesit në makinat e
kërkimit. (Monahan, 2011) Figura 3-SEO dhe disa nga motorrët kërkimor Nëse një kompani ka
anagazhuar ndonjë agjension digjital apo një SEO, sigurisht që bashkëpunimi mes tyre duhet të jetë i
shkëlqyer pasi duhen të dhëna dhe udhëzime për të krijuar një faqe të mirëfilltë. Por, cilat janë pesë
kompanitë teknologjike më të mëdha në botë? Pesë ndërrmarjet e mëdha teknologjike janë Facebook,
Amazon, Apple, Microsoft dhe Google. Se pse është e rëndësishme historia e pesë kompanive të mëdha
të teknologjisë është çështja tek blerjet e tyre të mëdha, si në kosto, famë apo rëndësinë e tyre historike.
Në pjesë të ndryshme të botës motorët e kërkimit shfrytëzohen nga kompanitë dhe njerzit në bazë të
sjelljes konsumatore dhe personalizimit të kanaleve digjitale. (Osterloh, a.d. Osterloh, R. (n.d.). Retrieved
from https://growthrocks.com/blog/big-five-tech-companiesacquisitions/

Motori kryesor i kërkimit për momentin vlen të theksohet se është Google, e cila zotëron një treg të
gjerë. Motori i kërkimit Google është deri tani motori i kërkimit më i përdorur në kompjuter dhe pajisjet
mobile. Shfrytëzimi i pajisjeve të cilat ndihmonin për kërkim në vitin 2017 ishte rreth 90% të tregut
global. (gs.statcounter, 2019) gs.statcounter. (2019, August). Retrieved from statcounter global
stats:
Source:

SEO mund të synojë lloje të ndryshme të kërkimeve, duke përfshirë kërkimin e figurave, videove,
kërkimeve akademike, kërkimet e lajmeve, informacioneve dhe kërkime të ndryshme nga klienti. SEO si
strategji e marketingut në internet, pohon se si funksionojnë motorët e kërkimit, algoritmet kompjuerike
të programuara në atë formë që të diktojnë sjelljen e konsumatorëve, fjalët kyçe të shtypura, preferencat
si dhe cilët motorë kërkimi preferohen të përdoren. Një faqe e cila është më e kërkuar nga një motor i
kërkimit renditet në faqen e rezultateve të motorit të kërkimit(SERP) dhe shumë lehtë këta vizitorë
shëndrrohen në klient të asaj kompanie. Poashtu, motorët e kërkimit përdorin algoritme komplekse
matematikore për të interpretuar se cilat faqe në internet kërkohen nga një përdorues. Një faqe në
internet mund ketë lidhje me uebfaqet tjera që supozohet të jenë të rëndësishme për përdoruesit dhe
në atë se çfarë kërkon . (Monahan, 2011 Monahan, M. (2011). Search Engine Optimization.
MediaWorksPublishing

You might also like