You are on page 1of 3

PUNE ME PROJEKT

LENDA : FILOZOFI

KLASA : XIIB

SHKOLLA : MUHAMET KONDI

TEMA : NJEREZIT NE SHEK XX

PUNOI : ERIOLA BAKERRI


Winston Churchill

Nofka e tij, “Fitimtari”, ka të bëjë edhe me arsyen pse kryeministri i Britanisë së Madhe është futur në listën e heronjve.
Mundja e fashizmit evropian në Luftën e Dytë Botërore i dedikohet edhe atij. Churchilli lindi në 30 nëntor të vitit 1874 në
Angli, në një familje aristokrate. Ai u pranua në Akademinë Mbretërore në Sandhurst (atje ku është diplomuar edhe Princi
Leka I), ku studioi për t’u bërë oficer.

Në vitet ‘1896-‘98 punon në kalorësi dhe si gazetar. Në vitin 1900 ai futet në politikë. Në vitin 1940 Çërçill emërohet
kryeministër i qeverisë së koalicionit të luftës, dhe njëkohësisht ministër i Mbrojtjes. Pas mbarimit të luftës, Partia
Konservatore humbet dhe Churchilli kryeson opozitën. Në vitin 1951 zgjidhet për herë të dytë kryeministër. Në ’53-shin
fiton çmimin Nobel për letërsinë. Kongresi amerikan i jep për nder shtetësinë amerikane. Në vitin 1965 ai vdes nga një
goditje në zemër.

Nënë Tereza

Nënë Tereza është një nga njerëzit më të famshëm në botë dhe është shenjtëruar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003. Ajo
ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu), me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i
vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, më datën 26 gusht 1910. Nënë Tereza u largua nga më 26
shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Më pas ajo u vendos në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese
dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

Nënë Tereza e Kalkutës e quajtën kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve
dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë planetit. Në vitin 1979, mori çmimin Nobel për paqe. Ajo ishte nënë
e kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja
në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20
shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmije ilegjitim e bonjake. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Vdiq në vitin 1997.

Nelson Mandela

Mandela ishte presidenti i parë i Afrikës së Jugut, i zgjedhur në mënyrë demokratike. Ai është një nga liderët më
frymëzuesit e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të dhe vetëm falë tij aparteidi në Afrikën e Jugut mori fund. Para se të
merrte presidencën, Mandela ishte një aktivist kundra racizmit dhe lider i Kongresit Kombëtar Afrikan. Ai ishte burgosur
me 27 vjet burg për sabotazh, pasi luftoi me armë për lëvizjen e rezistencës. Gjatë 27 viteve të tij të burgut, Mandela u bë
figura më e njohur në luftën ndaj aparteidit. Ai u bë një ikonë e lirisë dhe krahasohej me Gandhin.

Mandela ka shpjeguar më vonë se i përdori armët si burimin e fundit, kur represioni dhe dhuna e bindi se protestat
paqësore prej vitesh nuk kishin dhënë asnjë rezultat. Ai del nga burgu në vitin 1990, dhe pas fundit të aparteidit, ai është
vlerësuar shumë, madje dhe nga kundërshtarët e tij. Mandela ka marrë mbi 100 çmime në 4 dekada, si dhe çmimin Nobel
për paqe. Vdiq më 5 dhjetor 2013.

Mikhail Gorbachev

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik është ndoshta njeriu më i famshëm i shekullit XX. Gorbachev ishte njeriu që në sajë të
vullnetit të tij i dha fund njëherë e mirë luftës së ftohtë. Fitues i çmimit Nobel për paqen në vitin 1990, ai ishte edhe
sekretar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik nga viti 1985 deri në vitin 1991. Gjithashtu, Gorbachev ishte edhe
nismëtari për procesin reformues të Perestrojkës duke qenë edhe dëshmitar i fundit të supremacisë së Partisë Komuniste
të Bashkimit Sovjetik. Në sajë të tij, ndryshimet politike në Rusi u bënë pa gjakderdhje.

Martin Luther King Jr.

Martin Luther King, ishte lideri i famshëm i të drejtave të afrikano-amerikanëve dhe një aktivist i politikës. Në vitin 1964,
King u bë një nga njerëzit më të rinj i vlerësuar me çmimin Nobel për paqen për punën e tij si pajtues duke promovuar
paqen dhe trajtimin e barabartë për racat e ndryshme. Në vitin 1951, King mbrojti doktoratën në Universitetin e Bostonit
për teologji.

Në moshën 24-vjeçare u bë pastor. Në vitin 1955 organizoi bojkotin e madh të autobusëve, pas arrestimit të një vajze
afrikane, e cila nuk pranoi t’i lëshonte vendin në autobus një njeriu të bardhë. Bojkoti zgjati 382 ditë dhe situata u
tensionua aq shumë saqë Kingu u arrestua. Gjykata Supreme vendosi të nxirrte jashtë ligjit ndarjet raciale në transportin
publik. Pas kësaj ngjarjeje ai do të bëhej një nga figurat kryesore të të drejtave civile.
King spikaste si një orator i mirë. Veprimtaria e tij do zgjerohej dhe do të bëhej shembull edhe për komunitete të tjera, por
edhe do të bëhej shënjestër e njerëzve racistë. Më 4 prill 1986, u vra në Memfis, në ballkonin e dhomës së hotelit. Pesë
ditë më vonë presidenti amerikan Lindon Johnson shpalli ditë zie për humbjen e liderit të të drejtave të njeriut.

Vaclav Havel

Kreu i lëvizjes për demokraci dhe çlirimit të Çekosllovakisë nga regjimi komunist, është një nga heronjtë e shekullit të 20-
të. I ardhur nga një familje intelektuale, e lidhur ngushtë me ngjarjet politike dhe kulturore të Çekosllovakisë në vitet
’20-’40, atij iu mohua arsimi i lartë nën regjimin komunist. Megjithatë ai arriti të studiojë dramë dhe njëkohësisht t’i
kushtonte kohë letërsisë. Nga viti 1968, ai u bë një aktivist i njohur politik e për këtë u burgos disa herë.

Gjatë kohës së qëndrimit në burg, ai shkroi pjesë brilante, të cilat janë vlerësuar me çmime. Mbështetës i pasionuar i
rezistencës paqësore, një rol me të cilin u krahasua me Bill Clinton, Gandhin e Mandelën, Havel u bë lideri i revolucionit të
vitit 1989, i cili i dha fund regjimit komunist pa gjak në Çekosllovaki (tani Çeki).

Si lider i forumit civil, Havel u zgjodh unanimisht President. Në vitin 1992 pas ndarjes së Çekisë dhe Sllovakisë ai jep
dorëheqjen, por zgjidhet më pas President i Çekisë. Haveli e lë zyrën e Presidentit në vitin 2003, pasi përfundoi edhe
mandatin e dytë si kreu i Çekisë. Havel është një figurë e spikatur kundër luftës ndaj terrorizmit.

Yuri Gagarin

Astronauti i famshëm rus është quajtur ndryshe edhe “Kristofor Kolombi i hapësirës”. Ai do mbahet mend në historinë
botërore si njeriu i parë që ka fluturuar në hapësirë. I apasionuar mbas fluturimit, Juri ishte regjistruar në vitin 1957 në
shkollën aeronautike sovjetike në Orenburg, ku falë rezultateve të larta ai përzgjidhet midis shumë pilotëve të tjerë për të
kryer fluturimin e parë në hapësirë me anë të një anije kozmike.

Më 12 prill 1961,0 në orën 9 të mëngjesit, Yuri Gagarin niset për të kryer të parin fluturim në hapësirë në bordin e anijes
kozmike “Vostok 1”. Ai kreu një udhëtim prej 108 minutash në atmosferën e tokës, duke hyrë në histori. Në orën 10.20,
Gggarin zbret me anë të një kapsule në tokë, duke realizuar kështu të parin udhëtim të njeriut në hapësirë.

Por, 7 vjet pas misionit të tij të parë hapësinor, më 27 mars 1968, “Kristofor Kolombi i hapësirës” vdes në një aksident të
mistershëm me një avion MiG – 15.

Neil Armstrong

Por, nëse Yuri Garin hyri në historinë e njerëzimit si njeriu i parë që fluturoi në hapësirë, astronauti amerikan Neil
Armstrong ka hyrë në histori si njeriu i parë që shkeli me këmbë në Hënë. “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një
hap i madh për njerëzimin”, këto ishin fjalët e para të thëna prej tij në momentin kur ishte duke hedhur hapin e parë në
Hënë.

Armstrong është padyshim një nga njerëzit më të rëndësishëm të Tokës. I zgjedhur nga NASA si astronaut në sajë të
cilësive të tij, piloti i Forcave Ajrore amerikane, Armstrong mori pjesë në shumë misione në hapësirë. Në vitin 1969 ai
drejtoi misionin “Apollo 11” drejt uljes në sipërfaqen e Hënës, duke u futur në histori. Madje një krater i vogël në
sipërfaqen e Hënës mban emrin e astronautit të famshëm.

Rosa Parks

Afro-amerikania është ikona e lëvizjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në SHBA. Ishte viti 1955, kur Rosa Parks hyri
në histori duke mos pranuar t’i lëshonte vendin në autobus një të bardhi, duke mos iu bindur ligjeve të asaj periudhe në
SHBA, megjithëse e dinte se do dënohej me burg. Por, gjesti i saj ndaj atij ligji absurd dhe diskriminues për afro-
amerikanët bëri që në SHBA të nisnin lëvizjet në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me ngjyrë. Si shenjë solidariteti me
veprimin e Rosa Parks, miliona amerikanë bojkotuan autobusët për 381 ditë, derisa gjykata supreme e SHBA-së e shpalli
Rosa Parks të pafajshme dhe ligjin jo të drejtë. Rosa Parks vdiq më 24 tetor 2005 në moshën 92-vjeçare.

You might also like