You are on page 1of 1

1.Databazat relacionale dhe operacionet kryesore me to .

Ne databazen relacionale perdoren tre operacione baze per te zhvilluar sete te dobishme te te dhenave:
select, join and project”. Operacioni Select krijon një pjesë tabele “subset” që konsiston në te gjithe
rekordet ne nje file qe plotësojnë një kriter të caktuar . Operacioni Join kombinon tabelat e nderlidhura,
relacionale per t’u ofruar perdoruesve me shume informacion sesa gjendet ne tabelat individuale.
Operacioni Project krijon një subset që konsiston ne kolonat ne një tabele qe u lejon perdoruesit te
krijojë tabela te reja qe permbajne vetem informacionin e kerkuar.

2. Databazat jorelacionale dhe databazat ne cloud

Ofruesit e teknologjisë Cloud Computing ofrojne sherbime te manaxhimit te databazës por keto
sherbime kane me pak funksionalitete se sherbimet e tjera. Sherbimet Amazon Web Services perfshijne
të dyja si databazen e thjeshtë “non-relational” qe quhet SimpleDB dhe një Relational Database Service
bazuar në një implementim online të një DBMS “open-source” MySQL. Kërkimi i zgjidhjes në Cloud i
detyron kompanitë të lëvizin drejt teknologjisë Cloud që i ndihmon të shkallëzojnë burimet
kompjuterike për t’ju përgjigjur kërkesave në kohën e duhur ndërsa mbajnë kosto të ulura.

3.Disenjim I databazave , cfare duhet te kemi parasysh ?

Databaza kerkon si dizenjimin konceptual edhe dizenjimin fizik. Dizenjimi konceptual ose logjik i
databazes eshte nje model abstrakt i databazes nga prespektiva e biznesit.Ndersa dizenjimi fizik tregon
se si databaza aktualisht manaxhohet ne pajisjet e ruajtjes me kapje direkte “direct-access”.
Dizenjimi konceptual i databazes pershkruan se si jane te grupuara elementet e te dhenave ne databaze.
Procesi i dizenjimit identifikon marredheniet ndermjet elementeve te te dhenave dhe menyres me
eficente te grupimit te elementeve te te dhenave bashke per tiu pershtatur kerkesave te biznesit për
informacion. Procesi gjithashtu identifikon elementet e te dhenave tepricë dhe grupimin e elementeve
te te dhenave te kerkuara per programe aplikative specifike.Grupet e te dhenave jane organizuar,
rradhitur dhe përshtatur deri në një pamje llogjike të përgjithshme të marrëdhënjeve mes të gjithë të
dhënave në databazë.

4.Cfare kuptojme me normalizim databazash ?

Me normalizim databazash kuptojme procesin e krijimit te strukturave te te dhenave te vogla, të


qëndrueshme, akoma fleksibile dhe adaptive nga grupet komplekse te te dhenave.

5.Shpjegoni konceptin e Datawarehouse

Një Datawarehouse është një bazë të dhënash që ruan të dhënat aktuale dhe historike me interes
potencial për vendimmarrësit në të gjithë kompaninë. Të dhënat vijnë nga disa sisteme operacionale
thelbësore, dhe mund të përfshijne të dhëna nga transaksionet e Website-t. Datawarehouse konsolidon
dhe standardizon informacionin nga databaza të ndryshme operacionale në mënyrë që informacioni të
mund të përdoret në të gjithë ndërmarrjen për analizën e manaxhimit dhe vendim-marrjen.

You might also like