You are on page 1of 12

1.

Kuptimi i ofertës dhe kërkesë


- Me oferte duhet kuptuar gjithë sasinë e mallrave dhe shërbimeve te caktuara dhe ne
një moment te caktuar mund te nxirren ne treg.
- Kërkesa shprehet ne sasinë e parave qe kane nevojtaret për blerjen e atyre te mirave
ose shërbimeve qe u nevojiten.

2. Shkaktaret ne rritjen e kërkesës


- Një rritje në të ardhura (për një të mirë normale). Një e mirë normale është një e mirë
për të cilën një rritje në të ardhura shkakton një rritje në kërkesë.
- Një rritje në çmimin e një produkti zëvendësues.
- Një zvogëlim në çmimin e produktit bashkëplotësues.
- Një rritje në numrin e popullsisë
- Një ndryshim i shijes dhe preferencës së konsumatorëve
- Një reklamë e favorshme
- Një pritje e rritjes së çmimeve në të ardhmen

3. Shkaktaret ne rritjen e ofertës


- Çmimi i faktorëve të prodhimit zvogëlohet,
- Një e arritur teknologjike zvogëlon shpenzimet e prodhimit,
- Numri i firmave rritet,
- Prodhuesit presin çmime më të ulëta në të ardhmen,
- Subvencionohen, prodhuesit

4. Ekuilibri i tregut ekziston kur:


- Oferta është e barabartë me kërkesën

5. Ligji i kërkesës paraqet situatën kur:


- sa më i madh që të jetë çmimi, aq më e vogël do të jetë sasia e kërkuar

6. Kërkesa ka elasticitet me te ndjeshëm ndaj çmimeve te:


- Te mira e domosdoshme (konsumit te gjere)

7. Ndërmarrjet individuale, karakteristikat e tyre


- Përparësitë:
- Struktura e thjeshtë organizative;
- Pronari vet përgjegjës për vendimmarrje;
- Pronarit i takon fitimi/humbja;
- Formë e thjeshtë e organizmit me kosto të ulët, kalim i lehte prej një veprimtarie në
tjetër;
- Ndërmarrje fleksibile;
- Kapitali i saj (burimet e financimit) të vogla.
8. Ndërmarrjet ortake, karakteristikat e tyre
- Përparësitë:
- Krijimi i lehtë;
- Kapital më i lartë edhe mundësia më e madhe për burime të mjeteve;
- Kredibilitet i lartë;
- Organizim më i lehtë

9. Korporatat
- KORPORATAT – Formë më e avancuar e organizimit, me një numër të vogël por
me kapital shumë të madh.

10. Kapitali industrial përbehet nga:


- Mjetet e prodhimit, Fuqia punëtore, Malli dhe Paraja

11. Fitimi industrial realizohet nga:


- Faza e prodhimit dhe e qarkullimit

12. Shpenzimet Neto te qarkullimit


- Shpenzimet neto të qarkullimit – hyjnë të gjitha shpenzimet e punës së
materializuar (MP) dhe punës së gjallë (FP) të cilat janë të lidhura me shitblerjen e
mallit. (P - M dhe M – P)

13. Shpenzimet heterogjene (prodhuese) te qarkullimit


- Janë të lidhura me qarkullimin e mallrave pa të cilat nuk mund të realizohet përdorimi
i të mirave materiale.
- Quhen edhe si shpenzime prodhuese të qarkullimit sepse paraqiten si vazhdimësi e
prodhimtarisë në formë të kapitalit prodhues, të ruajtjes, paketimit dhe transportit.

14. Norma e kamatës dhe faktorët qe ndikojnë ne te


- Norma e fitimit e cila rrjedh nga Norma e Kamatës dhe
- Oferta dhe kërkesa për këtë kapital.

15. Kamata është:


- Kamata është çmimi i përdorimit të kapitalit hua.

16. Punët bankare, ndarja e tyre


- Punët bankare pasive
- Punët bankare aktive
- Punët bankare neutrale

17. Punët bankare aktive paraqesin:


Punët bankare aktive – paraqesin aktivitetin e bankës në raport me huamarrësit.
Banka për lejimin e kredisë kërkon: elaborate, pasqyra financiare.

18. Punët bankare pasive paraqesin:


Punët bankare pasive - paraqesin grumbullimin e parave të lira të personave fizik
dhe juridik. Për paratë e marra me hua banka paguan normën e kamatës pasive.

19. Kapitali aksionar


- KAPITALI AKSIONAR – formohet nga shumë kapitalistë të cilët e centralizojnë në
një si të vetëm. Është formë vullnetare e mobilizimit të parasë nga persona fiziko-
juridik.

20. Aksioni dhe Devidenta


- DIVIDENDA – paraqet motivin kryesor pse aksionarët blejnë aksione duke pritur nga
afarizmi i SHA një dividend sa më të lartë.

21. Çmimi i aksionit është i barabartë:


- ÇA= Vn*D’/K

22. Koncentrimi dhe Centralizimi i kapitalit


- Koncentrimi ishte rritje e kapitalit në bazë të akumulimit, përkatësisht kur një pjesë
gjithnjë më e madhe e mbivlerës shkon në akumulim e më vonë në riprodhimin e
zgjeruar.
- Centralizimi është gjithashtu grumbullimi I kapitalit, por nëpërmjet procesit të
bashkimit të shumë kapitaleve të vogla në një kapital të madh.

23. Format e ulëta te lidhjeve monopoliste


- Marrëveshjet xhentëlmenë , Konventat, Ringët dhe Kornerët, Të Pulët

24. Format e larta te lidhjeve monopoliste


- Kartelet, Sindikatat, Trustet, Koncernet

25. Format e monopoleve sipas numrit te pjesëmarrësve


- Monopol, Duopol dhe Oligopol

26. Qëllimet parësore te makroekonomisë


- Prodhimi, Çmimet, te Ardhurat, Punësimi

27. Paraja, historiku


- Parja është mjet ligjor i pagesës e cila ne një kohe dhe vend te caktuar e luan rolin e
ekuivalentit te përgjithshëm apo universal.

28. Teoritë ne lidhje me funksionimin e parasë


- Teoria metalike mbi paranë
- Teoria nominale mbi paranë
- Teoria kualitative e parasë

29. Funksionet e parave


- 1. Paraja si mase e vlerës
- 2. Paraja si mjet këmbimi
- 3. Paraja si mjet kursimi (ruajtëse e vlerës)
- 4. Paraja si mjet pagese

30. Inflacioni - historiku


- Me inflacion duhet te nënkuptuar ato procese ekonomike te cilat krijohen për shkak
te rënies se vlerës se parasë.

31. Metodat e matjes se shkalles se inflacionit


- Ekzistojnë tri mënyra te matjes se normës (shkalles) së inflacionit
- - Indeksi i çmimeve te konsumatorit (CPI)
- - Indeksi i çmimit te prodhuesve te produkteve industriale (PPI) dhe
- - Deflatori i GDP

32. Shkaqet dhe llojet e inflacionit


- Shkaqet:
- Inflacioni i kërkesës
- Inflacioni kostos
- Inflacioni inercial
- Inflacioni monetar
Llojet:
- 1. Sipas intensitetit :
- inflacioni i moderuar (përmbajtur) –3%
- Inflacioni galopant (6-15%) dy shifra
- Hiperinflacioni (mbi 100%)
- 2. Sipas afatit kohore
- 3. Sipas origjinës
- 4. Sipas angazhimit te organeve monetare
-
33. Apreciacioni paraqet:
- Paraqet ngritjen e vlerës ndërkombëtare te valutës se vendit. Ndryshe përdoret edhe
termi Apreciacion.

34. Depreciacioni paraqet:


- Depreciacion- është zvogëlim i kursit devizor ne tregun devizor.
35. Denominimi i monedhës paraqet:
- anulimin ose heqjen e zerove nga ana e shtetit të monedhës së ligjshme

36. Staginflacioni
- Staginflacioni- nënkuptohet ekzistimin e normës se inflacionit me te madh se 3% por
te përcjellë me norme te larte te papunësisë.

37. Inflacioni i brendshëm dhe i jashtëm


- Inflacionin e brendshëm (zvogëlimi i aftësisë blerës të parasë në tregun e
brendshëm) dhe
- Inflacionin e jashtëm (zvogëlimi i aftësisë blerëse të parasë në operacionet e tregtisë
së jashtme d.m.th. zvogëlimi i kursit të këmbimit të valutës).

38. Hiperinflacioni
-Hiperinflacion kuptojmë situatat kur çmimet fillojnë të rriten së paku nga 50% në muaj
dhe kjo rritje zgjat së paku 1 vit.

39. Inflacioni i moderuar


- Inflacioni të moderuar kemi në rastet kur niveli i përgjithshëm i çmimeve ngritet
ngadalë (në mënyrë të qetë). Zakonisht norma vjetore e Inflacionit në këto raste nuk e
kalon numrin një shifror.

40. Deflacioni
- Është dukuri e kundërt me inflacionin dhe paraqet jo ekuilibër monetar. Paraqitet
atëherë kur sasia e parasë ne qarkullim është me e vogël se sa sasia qe është e
nevojshme .

41. Devalvimi
- Devalvimi është zvogëlimi me qellim i vlerës se njësisë monetare te vendit ne
krahasim me standardin e saj. Do te thotë zvogëlimi me ligj i paritetit te saj.

42. Revalvimi
- Revalvimi- paraqet ngritjen e vlerës se ndërkombëtare te valutës se vendit. Ndryshe
përdoret edhe termi Apreciacion.

43. Banka dhe kuptimi i saj


- Bankat janë institucione financiare – kreditore me aktivitet primarë dhënia/marrja e
kredive, ndërmjetësimi në kreditime dhe kryerja e operacioneve me PG.

44. Zhvillimi historik i bankave ne Evrope


- Nga civilizimi klasik i Greqisë dhe romes bankat u përhapen gradualisht ne Evropën
perëndimore dhe veriore.
- Ne mesjete ne Italinë Veriore paraqiten këmbyesit e quajtur “compores”- (këmbim)
dhe bankierët te cilët merreshin me punët e pranimit te parave, ruajtjes se tyre dhe
dhënien e dëftesave te ndryshme.
- Ne shekullin XII dhe XIV, paraqiten tempelaret me dy qendra ne Praise dhe Londer si
dhe shume filiale .
- Ne vitin1407 ne Gjenove themelohet banka e pare ,Casa di san Georgia. Ne vitin
1587 ne Venedik paraqiten bankat shtetërore ; Banka di Rialto dhe Banka del Giro.
Ne Italinë veriore për here te pare paraqitet kambiali- mjet i rëndësishëm i afarizmit te
kreditimit.
-
45. Klasifikimi i bankave sipas mënyrës se si i sigurojnë mjetet financiare
- Banka monetare ( qendrore)
- Banka depozituese
- Bankat afariste
- Banka investive
- Bankat universale

46. Banka Emetuese


- Banka Emetuese ose qendrore rregullon sistemin financiar dhe marrëdhëniet
monetaro-kreditore të një shteti. Ajo kujdeset për njësinë monetare të vendit,
qarkullimin e parasë, likuiditetin e sistemit bankar dhe likuiditetin në vend dhe
ndërkombëtar.

47. Banka Depozituese


- Banka depozituese – që sigurojnë mjetet financiare përmes depozitave afatshkurtra
dhe të kursyera. Këto banka mund të jenë banka komerciale dhe kursimore.

48. Dallimi ne mes bankave dhe institucioneve te tjera financiare jo bankare


- Edhe pse ne aspektin teorike është vështirë qe te behet ndonjë ndarje e saktë
(demarkacionit) ne mes te bankave dhe institucioneve te tjera financiare është e mundur
qe përmes këtyre kritereve te definohet bankat nga institucionet tjera (bursat, entet
kliringe, instutuionet e brokereve e tj):
1. ai institucion ndikon ne krijimin e parave
2. veprimtari e saj është marrja dhe dhënia e kredive
3. është institucion qe mbështet politiken ekonomike te vendit dhe
4. ndihmon ne zhvillimin e qarkullimit te pagesave dhe shpejtësinë e qarkullimit te
parave.
Këto janë katër kriteret te cilat duhet te plotësohen për te konsideruar një institucion si
banke.
49. Likuiditeti i bankave dhe funksionet e likuiditetit
- Esenca e likuiditetit te bankave është qe te kemi para kur te na nevojiten ato ose ne
mënyrë me formale, aftësia qe te sigurohen mjete te mjaftueshme financiare per te
kryer obligime me një çmim te arsyeshëm ne çdo kohe.
- Funksionet kryesore te likuiditetit janë :
- 1. Sigurimi i besimit te kreditoreve
- 2. Aftësia e pagimit te borxheve
- 3. Sigurimi i aftësisë se dhënies se huasë
- 4. Shmangia nga shitja e detyruar e mjeteve
-
50. Solventiteti dhe rreziqet qe mund t’ju ekspozohen bankave
- Solvenitet është parim qe siguron veprimtarinë e sigurte dhe kontinuele te bankës ne
afate te gjate. Bankat gjate ruajtjes se solveniteti te tyre ju ekspozohen rreziqeve te
ndryshme si :
- 1. rreziku nga humbjet
- 2. rreziku nga tërheqja e depozitave
- 3. rreziku nga norma e kamatës
- 4. rreziqet nga fluktuimet e pavolitshme te kurseve devizore.

51. Rentabiliteti
- Përveç mbajtjes se solvenittit dhe likuiditetit bankat duhet te realizojnë edhe te
ardhura tjera plotësuese për ti paguar shpenzimet e afarizmit dhe për te siguruar
kthimin kompetitiv te kapitalit te investuar ne ndonjë ndërmarrje.
- Duke kërkuar te ardhura menaxhmenti përherë duhet te ketë parasysh nevojën për
ruajtjen e likuiditetit dhe solvenitetit . Ndjekja e politikes agresive vetëm ne realizim
te te ardhurave mundet bankën ta shpie ne kolaps te tere.

52. Teoria kuantitative (sasiore) e parasë


- Teoria me e njohur e fuqisë blerëse te parasë është teoria kuantitative e parasë.
Sipas kësaj teorie fuqia blerëse e parasë rrjedh nga sasia e parasë ne qarkullim.

53. Banka me e vjetër, ne kuptimin e plote te fjalës është paraqitur ne:


- Si bankë më e vjetër në kuptimin e plotë të fjalës llogaritet se është Banka Casa di
San Giorgio, e themeluar në vitin 1407.

54. Klasifikimi i inflacionit sipas intensitetit te zhvillimit


- inflacioni i moderuar (përmbajtur) –3%
- Inflacioni galopant (6-15%) dy shifra
- Hiperinflacioni (mbi 100%)

55. Fazat e ciklit ekonomik


- Faza e krizës (depresionit)
- Faza e amullisë
- Faza e gjallërimit (rimëkëmbjes)
- Faza e prosperitetit ekonomik

56. Shkaqet e cikleve ekonomike


- Në grupin e parë bëjnë pjesë teoritë sipas të cilave shkaqet e cikleve ekonomike nuk
duhet kërkuar në sistemet ekonomike. Këto shkaqe burojnë nga fenomenet natyrore.
P.sh. Xhevns krizat ekonomike i ndërlidhë me lëvizjen e diellit.
- Në grupin e dytë bëjnë pjesë teoritë që krizat ekonomike i ndërlidhin me proceset
ekonomike në kuadër të sistemeve ekonomike. D.Rikardo mendon se kriza nuk
mund të paraqitet nga fakti se çdo blerje njëkohësisht është edhe shitje. R. Maltus
thekson se krizat janë të pashmangshme nga mos ekuilibri në mesë të ofertës dhe
kërkesës.
- Në grupin e tretë mendohej se krizat ekonomike janë rezultat i emetimit të tepërt të
parave (Kejnsi).

57. Determinantet e ofertës se punës ne tregun e punës


- Popullsia
- Efekti i të ardhurave
- Efekti i substituimit
- Shtesat kompensuese

58. Forca prodhuese

- Koncepti i forcat prodhuese ai përfshin të gjitha ato forca që zbatohen nga njerëzit
në procesin e prodhimit (trupi dhe truri, mjetet dhe teknikat, materialet, burimet,
pajisjet dhe bashkëpunimi midis punëtorëve), duke përfshirë funksionet inxhinierike
dhe të menaxhimit që janë teknikisht të domosdoshme për prodhimin. Mjetet dhe
makineritë janë forca prodhuese, siç janë fabrikat, mjetet e transportit dhe
komunikimit, teknologjia dhe shkenca.

59. Llojet e papunësisë


- Papunësia ciklike
- Papunësia strukturale
- Papunësia frikcionale
- Papunësia sezonale
- Papunësia e vullnetshme
- Papunësia e pavullnetshme
- Papunësia e fshehtë
- Papunësia kronike
- Papunësia zyrtare

60. Shkaqet e pa punësisë


- Shkaqet e papunësisë janë të llojllojshme si më të shpeshta janë ndërrimi i
vendbanimit, hyrja për herë të parë në kontingjentin e punës, ndërrimi i teknologjisë,
recesionet ekonomike dhe politike si dhe politikat joadekuate makroekonomike.

61. Papunësia strukturore


- Papunësia strukturale shfaqet si rezultat i mospërputhjes ndërmjet ofertës dhe
kërkesës agregate për forcë punuese dhe atë për disa profesione të caktuara (për
kuadro deficitare ose edhe zëvendësim të produkteve).

62. Norma e papunësisë paraqet raportin ne mes:


- Norma e Papunësisë paraqet normën e forcës punuese që është e papunë por që është
e evidentuar se kërkon punë dhe se është e gatshme për punë.

63. Organizata ndërkombëtare e punës (ILO)


- Sot rol të rëndësishëm në koordinimin e veprimeve dhe organizimeve sindikale luan
Organizata Botërore e Punës (ILO) me seli në Gjenevë.
Qëllimi parësor i saj është promovimi i kushteve të drejta të punës për gratë dhe
burrat dhe sigurimi i kushteve të drejta e dinjitoze të punës.

64. Faktorët kryesor te zhvillimit ekonomik


- Zhvillimi ekonomik varet nga katër faktor:
- 1.Faktori prodhues njerëzor;
- 2.Faktori prodhues natyror (toka, xehet, klima);
- 3.Formimi i kapitalit (makinat, uzinat, impiantet, infrastruktura) dhe
- 4.Teknologjia (shkenca, inxhinjeringu, menaxhmenti, ndërmarrësia).
-
65. Dallimet ne mes te zhvillimit ekonomik dhe rritjes (shtimit) ekonomik
- Zhvillimi ekonomik është proces i ndërlikuar dhe cilësor, i cili zhvillohet në kohë
dhe hapësirë gjatë të cilit pjesëmarrësit e ndryshëm arrijnë rezultate të ndryshme (disa
përparojnë dhe disa ngecin).
- Zhvillimi ekonomik është një garë e përhershme ndërmjet kërkesave dhe mundësisë,
për plotësimin e tyre.
- Shtimi ekonomik paraqet normën e ndryshimit të ardhurave reale ose prodhimit real.

66. Periudha e tranzicionit


- Kjo periudhë nënkupton kalimin nga ekonomia shtetërore (etatiste) në ekonominë
demokratike (nga ekonomia. e planit në ekonomi e tregut).

67. Konceptet kryesore te zbatimit te reformave ekonomike ne periudhën e tranzicionit


- Periudha e tranzicionit duhet t’u japë këtyre pyetjeve përgjigjeje:
- Çfarë masash duhet ndërmarr dhe në çfarë rezultatesh na shpien ato masa?
- Cila alternativë duhet të zgjidhet në fillim?
- Në çfarë drejtimi mund të kërkohet zgjedhja e problemeve ekonomike?

68. Masat parësore qe duhet te ndërmerren gjate periudhës se tranzicionit


- Përshtatja makroekonomike – stabilizimi dhe liberalizimi;
- Aplikimi i sistemit të ri juridik dhe ekonomike;
- Rivendosja e tregut;
- Liberalizimi i rrjedhave të tregtisë së jashtme – modeli i ekonomisë së tregut të hapur.
- Ndërtimi i rrjetit të sigurisë sociale;
- Transformimi pronësor dhe privatizimi.

69. Proteksionizmi ekonomik


- Themelues i teorisë moderne të proteksionizmit konsiderohet Hamilton i cili
angazhohej për aplikimin e doganave.

70. Format e integrimeve ekonomike


- Zona e tregtisë së lirë
- Bashkimi doganor
- Tregu i përbashkët
- Bashkimi ekonomik
- Disa nga format e integrimeve ekonomike janë: EFTA,OPEC,CACM.

71. Zona e tregtisë se lire


- Zona e tregtisë së lirë - marrëveshje ndërmjet dy e më tepër shteteve për eliminimin
e barrierave tarifore të tregtisë (EFTA).

72. GATT
- GATT është shkurtimi që përdoret gjerësisht për General Agreement on Tariffs and
Trade dhe ka qenë fillimisht krijuar nga Bretton Woods Conference si pjesë e një
plani me të gjerë për rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i
kryesor i GATT ishte të reduktonte barrierat në tregtinë ndërkombëtare. Kjo do të
arrihej nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore, kufizimeve sasiore dhe
subvencionimeve në tregti nëpërmjet një serie marrëveshjesh të ndryshme. GATT-i
ishte vetëm një marrëveshje dhe jo një organizatë. Fillimisht, GATT-i ishte menduar
të shndërrohej në një organizatë ndërkombëtare si Banka Botërore apo FMN, duke u
quajtur Organizata Ndërkombëtare e Tregtisë (International Trade Organization), por
marrëveshja përkatëse nuk u ratifikua dhe kështu që GATT-i mbeti vetëm një
marrëveshje. Funksionet e GATT-it u zëvendësuan nga Organizata Botërore e
Tregtisë - OBT (World Trade Organization - WTO) e cila u themelua përmes një
raundi negociatash në fillim të viteve 1990.

73. Organizata botërore e tregtisë


- OBT u themelua pas LDB pas themelimit të BB dhe FMN, por shumë shtete
nënshkruan edhe Marrëveshjen e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (MPTT) e
cila angazhohet për zvogëlimin e doganave dhe heqjen e restrikcioneve.
- OBT është themeluar në janar të viti 1995 e cila përfshin me kompetencën e saj,
tregtinë me shërbime, pasurinë intelektuale etj.

74. Bashkimi Evropian


- Formimi i institucioneve të BE-së ka filluar në vitet 50 të shek. XX.
- Organizimi institucional ka filluar me nënshkrimin e marrëveshjes së Romës në vitin
1951 nga 6 shtete evropiane (Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe
Holanda) të cilat formuan bashkësinë Evropiane për thëngjill dhe çelik.

75. Damping
- Damping paraqet rastet kur prodhuesit e huaj e shesin mallin në tregjet e huaja nën
çmimin e shpenzimeve margjinale të prodhimit, përmes krijimit të humbjeve ose
ndihmës nga subvencionet.

76. Kufizimet tarifore dhe jo tarifore


- Masë jo-tarifore konsiderohet çdo veprim që kufizon tregtinë e lirë, përmes aplikimit
të veprimeve tjera e që nuk janë tarifore. Kjo nënkupton që aplikimi i këtyre
barrierave bëhet jo përmes vendosjes së ndonjë tatimi të ri në import, por duke
aplikuar veprime tjera që e vështirësojnë apo e bëjnë më të shtrenjtë importin e atyre
produkteve
- Kufizime Tarifore janë tatimet e llojeve te ndryshme

77. Subvencionet eksportuese


- Subvencionet eksportuese – me të cilat stimulohet eksporti nëpërmes kredive të lira
ose lirimit nga disa tatime shtetërore.

78. Tregu i përbashkët evropian


- Tregu i përbashkët – nuk parasheh barriera tregtare në mes të shteteve të
anëtarësuara.

79. Ligji i Shermantit dhe i Klejtonit mbulojne fushen e konkurrences (antimonopolet)


- Ligji i Shermanit – ligj anti damping me të cilin ndalohet kombinimi dhe marrëveshja
për kufizimin e tregtisë.

80. Ligjet anti monopol për here te pare janë paraqitur ne:
- Ligji i Shermanit (Sherman Act) – 1890 dhe i plotësuar më 1914 me Ligjin e
Klejtonit (Clayton Act)

You might also like