You are on page 1of 11

1- Aurele Augustini faqe 95.

2- Toma Akuin faqe 99.


3- Pikpamjet e Platonit faqe 81.
4- Aristoteli faqe 85.
5- Metoda Eksperimetale faqe 69.
6- Metoda e te Vrejturit faqe 61.
7- Romaket per ndryshimin e ligjit faqe 91 - 92.
8- Kodi Hamurabit- Civilizimi i lindjes se lashte faqe 77.

1- Aurelie Agustini
-Me pikëpamjet e tij ka bere një shpjegim tjetër për boten dhe jetën, për
shoqërinë, për mënyrën e organizimit te saj dhe për relacionet ne mes te
jetës reale dhe Zotit duke i dhënë përparësi zotit ,si ne krijimin e botes ashtu
edhe ne organizimin e saj.

-Sipas Agustinit ne mes botes dhe zotit ekziston nje lidhje dinamike sepse
bota eshte krijuar si rezultat i deshires se zotit dhe qendron sipas vullnetit te
zotit ,ne moment kur fuqia e zotit mungon bota kthehet mbrapa dhe
shkatërrohet, qe bota te ekzistoj duhet te jete ne proces te krijimit te
përhershëm ku përherë duhet te jete e pranishme fuqia e zotit .

-Vetem zotit i detyrohen nderimet dhe lavdia e përhershme ..është njohësi


me i madhe i çdo gjeje …është mbi çdo gjë …eshte tërësia dhe pasuria e
pafund e nje mirëqenie te pashkatrrueshme ..sipas tij zoti beri qiellin dhe
token , i plotësoj dhe i krijoj.

-Aureli Agustini kur flet per ligjin dhe drejtësinë për organizimin shoqëror
ne librin e tij ”Rrefimet “ dallon tri lloje te ligjeve:
- ligjin hyjnor,
- ligjin natyror dhe
- ligjin historik pozitiv, i njohur si ‘’lex temporalis’’
-Ligji hyjnor është i përhershëm , i pandryshueshëm, i pavdekshëm sikurse
vet zoti

-Ligji natyral eshte figur apo nje form e ligjit hyjnor te zotit brenda
vetedijes se njeriut. Ligji natyror dallon nga ligji hyjnor ashtu si dallon
shenja e vules se unazes ne enen prej dylli me shenjen e vules ne unazë.
Ligji natyror paraqet nje form te besushme te ligjit hyjnor ne vedijen e
njeriut ose ne shpirtin e tij, ligji natyror eshte ligj per njerzit si rend I
percaktuar (mendohet nga zoti B.S)
-Ligji historik pozitiv i njohur si ‘’lex temporalis’’, eshte niveli me i ulet i
ligjeve sipas Augustinit ne baze te cilit ligjdhënësi përcakton se qka eshte
e lejuar dhe qka nuk eshte e lejuar ne nje periudh kohore. Ligji historik
pozitiv i ka dy trajta te temporalitetit apo kohës: trajtën tokësore ( kohesia
tokesore) dhe trajtën hyjnore ( kohesija hyjnore).
Trajta tokesore ligji qe sherben per rregullimin e marrëdhënieve ne mes te
njerëzve ka per detyre te iu kundërvihet te gjitha veprimeve qe nuk janë
normale dhe qe u kundërvihen zakoneve njerëzore.
Kohesia Hyjnore apo ligji hyjnor i cili e cilëson aspiratën e njeriut nga
hyjnia e përhershme ky ligj përcakton drejtësinë e vërtete.

2- Toma Akuini
Pikëpamjet e tij mbi shtetin i përzien (i ndikohen) me ato te Aristotelit dhe te
Augustinit, ku iu jep ngjyrime fetare ideve te tije.
Koncepcioni i Toma Akuinit për shtetin- Shteti sipas tij nuk bazohet ne
natyrën e njeriut por është bashkësia me e larte dhe me e persosur, e ndertuar
ne baze te arsyes se njeriut dhe shërben si institucion për zbatimin e jetës
morale.
Mendimin e Aristotelit se njeriu eshte kafshe politike Toma Akuin e zgjeroi
duke shkruar se njeriu eshte “kafshe shoqerore dhe politike” e perveq kesaj
ndryshe nga kafshet e tjera ka edhe arsye. Zoti i krijoj te gjithe njerzit te
njejte e te barabarte. Skllaveria nuk buron nga natyra por eshte rezultat i
zhvillimit te mëvonshëm si denim per mekatin e pare.
Ligji, thotë Akuini, ka të bëjë në radhë të patë me arsyen. Drejtuese dhe
matëse e veprimit është arsyeja, sepse i takon arsyes të drejtojë të gjithë
aktivitetin e njeriut drejt qëllimit të tij. Ligji natyror është i diktuar nga
arsyeja.
Sipas Toma Akuinit “ ligji është një norme dhe mase e veprimeve
nëpërmjet te cilit njeriu bindet ose pengohet te veproj ..... sepse ligji e
detyron njeriun te veproj”
Akuini argumenton se përderisa Zoti krijoi të gjitha sendet, natyra njerëzore
dhe ligji natyror kuptohen më mirë si produkte të urtësisë ose të arsyes së
Zotit. Nga kjo pikëpamje Akuini dalloi katër lloje të ligjit:
Ligji i përjetshëm – Ky ligj i referohet faktit se “i gjithë universi drejtohet
nga Arsyeja hyjnore. Konceptet e Arsyes Hyjnore për sendet nuk ndryshojnë
në kohë, por janë të përjetshme…atëherë këto ligje do të quhen të
përjetshme”, ligji i përjetësohem eshte shprehje e vullnetit te Zotit.
Ligji natyror – Ky ligj eshte produkt i vullnetit hyjnor i cili ka të bëjë me
atë pjesë të ligjit të përjetshëm, të amshuar, që i përket në mënyrë të veçantë
njeriut. Ky ligj ne njeren ane përfaqëson ligjin e perjeteshem kurse ne anën
tjetër e shpreh fuqin natyrore ne arsyeshmerine e mendjes se njeriut.
Akuini thotë se “Pjesmarrja e arsyes njerezore ne ligjin e përjetshëm quhet
ligj natyror” dhe se “ligji natyror nuk është gjë tjetër veçse pjesëmarrja e
krijesave racionale në ligjin e përjetshëm”.
Ky ligj permban ne vete parimet themelore te pegjitheshme si: Bere ate qe
eshte e mire, largohu nga ajo qe eshte e keqe, sillu ne menyre te
arsyeshme.
Ligji njerëzor – Këto ligje njerëzore rrjedhin nga parimet e përgjithshme të
ligjit natyror. Ky ligj eshte krijes e arsyes se njeriut dhe shërben “per
drejtimin e veprimeve njerëzore”, ky ligj per te qene i drejt sipas
Akuinit duhet te perputhet me ligjin natyror dhe hyjnor per ndryshe ky
ligj nuk do ta fitonte besimin as nuk do te ndihmonte ne disipline”
Akuini argumenton se ajo që i jep një rregullsi karakterit të ligjit është
dimensioni moral; është përputhja e tij me parimet e ligjit natyror; është
pajtueshmëria e tij me ligjin moral. Akuini thotë se “çdo ligj njerëzor ka aq
drejtësi nga ligji natyror sa ai rrjedh prej ligjit natyror”.
Ligji hyjnor – Ky ligj vjen nga autoriteti hyjnor i cili eshte i nevojshëm per
njeriun sepse përmes këtij ligji njeriu përmbush qëllimin mbi natyror te
botes tjeter si dhe nuk e lejon njeriun te gaboj ne qëndrimet e tij.
Ligji hyjnor është shkalla me e larte e te menduarit dhe mënyra me e drejte e
te konceptuarit te cilit gjithmonë duhet ti përmbahemi.
Arsyeja hyjnore eshte e sakte dhe per ate edhe njohuritë e saj janë te vërteta,
te Toma Akuin kemi pikpamjen demokratike ku udhëheqësi sipas tij duhet te
jete i kufizuar dhe mbreti mund te shkarkohet nga populli.

3- PLATONI
Platoni dhe pikepamjet e tij per te drejten dhe ndikim e saj ne organizimin e
jetes shoqerore

-Platoni kerkonte nje menyr tjeter te organizmit te shtetit per te dal nga keto
korniza te ngurta shoqërore.
-Ai modeloi shtetin ideal duke i perdorur dhe shfrytëzuar njohurit e tij te
shumta qe i kishte per rregullimet shtetrore te Athines, Spartes dhe sirakuzes
Platoni edhe pse mbeshtetej ne njohurite e organizimit te shteteve reale ai
shtetin ideal e mbeshtet ne pikpamjet filozofike e sidomos ne filozofin e
idealizmit objektiv ku boten njerzore e barti ne boten e ideve
-Platoni e kundershtoj demokracin "shteti ideal i tij ishte aristokracia ,ku
elementi racional, i mishëruar me mbretin filozof , ishte suprem dhe ku
arsyja e personit kontrollonte deshiren e tij.
-Interesimi i Platonit per nje form te re te organizimit te shtetit shihet sepse
veprat e tij me te rëndësishme kane te bejne me shtetin, me ligjin dhe format
e organizimit e te qeverisjes , ku ai shpreh pakënaqësinë me gjendjen reale,
konkrete, shoqërore -politike te kohes se tij
-Shteti i se drejtes sipas Platonit "do te jete ai ne te cilin do te kënaq
interesat e te gjithve e jo vetem te nje pjese shoqerore”
“Drejtësia nuk mund te kuptohet mire nëse mbetet ne rrafshin e cilësive
individuale te njeriut nëse nuk e vendosim ate brenda marrëdhënieve
shoqërore”
-Platoni gjithashtu ndrron mendimin per bashkesin e grave (grate e
perbashkta) dhe femijet e perbashket, per ta punuar token bashkerisht dhe
per te udhhequr te gjithe se bashku, per grat thotë se duhet te lirohen prej
disa punëve ,dhe te jetojn jeten ne mënyrë aktive, te mos nënçmohen.
-Platoni duke folur per te drejtën polemizon edhe me Sofistet te cilët
drejtësinë e konsiderojnë “ dobi e me te fortëve” apo si “interes i
sunduesve”.
Origjinën e te drejtës Platoni e gjen ne relacionet ne mes te mirës e te keqes.
Veprat e Platonit: “SHTETI”, “KRITON” dhe “LIGJET”.

4 - ARISTOTELI
Aristoteli për organizimin shoqëror dhe te drejtën

Aristoteli (384-322 para krishtit) eshte njeri nder mendimtaret i cili ne


mënyrë te gjithanshme, sistematike, analitike, komperative dhe ne thellesi i
studoi, analizoi dhe shpjegoi rrethanat shoqerore te kohes dhe jeten e
qytetarve ne bashkesi shoqerore, ne qytet apo ne shtet, Aristoteli tha se
:njeriut nuk i mjafton vetvetja

-Aristoteli jeten me te mire e ka konsideruar ne bashkesi shoqerore, ne shtet,


sepse vetëm bashkesia shoqerore apo shteti krijon kushte per te jetuar ne
mënyrë te bukur e te lumtur.
Veprat e Aristotelit janë: “Etika e Nikomahut”, “Politika”, “Kushtetuta e
Athines”
-Per Aristotelin e drejta eshte nje mes ne mes te skajsive, ne mes te asaj qe
eshte shumë e madhe dhe asaj qe eshte shum e vogel, kete mes ai e kerkon
çdo her , ne çdo rast dhe ne cdo organizim shoqeror

-Aristoteli te njeten gje e kerkon edhe per shtetin ku thot se shteti nuk duhet
te jete as i madhe as i i vogel per nga popullesia sepse eshte veshtir ne mos
e pamundur te japesh ligje te mira ne nje qytet shume te populluar por edhe
"qyteti qe ka numër shumë te vogel qytetaresh nuk mjafton ne vetvete”
-Aristotelin mund ta kuptojm se ai ishte adhurues i mesit si per virtytet per
te cilat flet siç jane: fisnikeria, bujaria, krenaria, drejtesia, shkathesit po
ashtu mesin e don edhe te shteti , ekonomia , shtimi i popullsisë.

-Aristoteli duke folur për te drejtën ai flet për dy lloje te drejtash:


1-Te drejtën Komutative dhe
2- Te drejtën Distributive.

-E drejta komutative anëtareve te bashkësisë u rregullon raportet dhe u


ndante te drejtën jo ne bazë te vullnetit te tyre por ne interes te mbajtjes se
drejtpeshimit te mirave shoqërore.

-E drejta distributive anëtareve te bashkësisë u ndante te mirat dhe nderin


sipas vlerave dhe meritave te tyre ne bashkësi, thënë ndryshe kjo mbështetej
ne autoritetin e anetareve te bashkesis dhe kontributit te tyre.
Koncepti i Aristotelit ka disa karakteristika te përbashkëta me konceptin e
Platonit por prap ndryshon prej tij. Dy elemente qe i merr bazë Aristoteli
janë:
1- Elementi i empirizmit (praktik-provoja) dhe
2- Elementi i metafizikes (thelbi me i thelle).
Ai u murr edhe me ndarjen e shoqeris ne klasa si klasa qytetare ku
kryesisht jan shum te pasurit ,te mesmit dhe shum te varfunit. Njeriu eshte
kafsh politike. Aristoteli kishte qendrim armiqsor ndaj te pasurve shum dhe
te varfunve shum, ndersa shtresen e mesme e shikonte me simpati. Aristoteli
e mbroiti pronen private.

5 - EKSPERIMENTI NE SOCIOLOGJI
Experimenti ne sociologji- Me eksperimentin ne sociologji kuptohet krijimi
artificial i situatave te caktuara per te kundruar se si njerezit ne situata te reja
artificiale shprehin sjelljet e tyre. Si mënyrë gjurmuese experimenti ben te
mundshme qe te konstatohen ne menyre ekzakte dhe te plote marredheniet
shkakore te cilat gjurmohen.

Eksperimentimi i legjislacionit ka per qellim qe ta tejkaloj ligjin e vjetër dhe


ne kete menyre ligji i ri ose reformua mund te perdoret vetëm ne nje pjese te
territorit.

Eksperimenti ne soc juridike- Te eksperimenti dukuria duhet te krijohet


artificialisht sipas dëshirës te hulumtuesit. Eksperimenti nuk eshte treguar aq
i suksesshëm sepse krijon kushte artificiale per hulumtimin e qeshtjeve
shoqerore meq rast rezultatet e hulumtimit nuk jane te sakta ngase reagimet
nuk janë normale.

6 –TE VREJTURIT
Te vërejturit si metode

Te vërejturit ndihmon qe informatat te merren nga dora e pare ku ne kete


proces hulumtuesit "largohen nga librat, shkojnë ne teren dhe pa vështirësi
futen ne boten e argumenteve dhe gjejnë fakte te cilat deri ateher nuk ishin
te shfrytëzuara.
Te vërejturit eshte proces i krijimit te dhenave dhe zhvillimit te hulumtimit
pa asfare ndërmjetësimi, çka do te thot se hulumtuesi merr pjes
drejtpërsëdrejti ne procesin e hulumtimit dhe procesi eshte i shoqeruar me
hulumtime kreative

-Te vërejturit e ka te kufizuar sferen e hulumtimit sepse gjerat nuk mund te


verehen nese kan qene ne te kaluaren apo ato qe do vijne ne te ardhmen, por
vetem ato qe ekzistojn apo qe ndodhin ne kohen kur zhvillohet procesi i te
vërejturit

-Kjo metodë me keto parime i ndihmon sociologjis se drejtes ne


hulumtimin dhe studimin e dukurive juridike veçmas duke i percjelle
ndikimet shoqerore ne te drejten dhe zbatimin e saj.
Kjo metodë përcjell gjithashtu se a ka ndikime ne ndonje ligj te caktuar, ne
ndonje norme apo rregullore te caktuar si dhe llojet e sjelljeve te grupeve te
ndryshme shoqerore siq jane: te miturit, familja, delikuentet dhe te
burgosurit.
Te vërejturit mund te na ndihmoj edhe ne hulumtimin e procedurave
gjyqësore dhe procedurave tjetra juridike siq jane procedurat e nxjerrjes se
ligjeve dhe rregulloreve te ndryshme dhe ne procedurat e zbatimit te
drejtësisë
Me metoden e te verejturit ose observacionit ne sociologji ne kuptimin
shkencore kuptohet perfshirja ndijore ne menyre te planifikuar dhe
sistematike e fakteve. Qellimi kryesor i te verejturit eshte konstatimi i
rregullave te caktuara dhe perseritje ne suazat e nje dukurie shoqerore e cila
hulumtohet.
Dallojme disa forma te te verejturit sociologjik: Te verejturit direkt, Te
verejturit me pjesemarrje, Te verejturit masovik, te verejturit e rasteve te
veqanta etj.

7- E drejta Romake dhe jeta Reale varshmëria ne mes tyre


-Mendimi romak ishte i ndikuar nga mendimi grek e sidomos nga Greqia e
antike ku ne menyre te vecant ndikimi verehej ne sferen e filozofis nga
Platoni dhe Aristoteli
-Romaket me shum ishin te interesuar per çështje ushtarake, per luftrat dhe
per te drejten se sa perfilozofin qe e konsideronin si persiatje abstrakte dhe
pa ndonje lidhje te drejtperdrejt me praktiken.
-Prandaj derisa nxensit romak ne shkolla kane mesuar permendesh ligjin e
12 tabelave , femijet grek e kanë cituar Homerin.
Greket e kan vlersuar filozofin , kurse te drejten e kan shikuar nga lartesia,
qe per romaket eshte e kunderta

-E drejta romake na meson per te drejten ne te kaluaren e lashte dhe me


shembullin e saj mund te shohim se si eshte krijuar nje rend politik dhe
juridik dhe me cilet mekanzima e drejta i pershtatet jetes si dhe raportin ne
mes te drejtes dhe ekonomis.
-E drejta romake ka krijuar nje teknik te mire juridike dhe nje terminologji te
përsosur me ane te se cilave ka arritur ti zgjidh problemet qe paraqiteshin ne
çdo sistem juridik, si dhe ka arritur ti definoj fenomenet shoqerore dhe
juridike, ne kete menyr e drejta romake është shkolla e madhe e logjikes
juridike

-Romaket te drejtën e kane përshtatur per organizime te ndryshme


shoqerore, te qyteteve te vogla, te sistemeve te ndryshme juridike, deri te
perandoritë e mëdha.
Justiniani evitoj dallimet ne mes te IUS VETUS ose se drejtës se lashte dhe
IUS NOVOUM apo te drejtës se re.
Ciceroni eshte nje nder mendimtarët me te shquar te mendimit Romak me
profesion jurist, orator i madh dhe i famshëm i shkroi disa vepra veqojme
veprat: “Mbi Shtetin” dhe Mbi replikën”, ky ka njohur 4 vyrtyte kryesore:
Menquria, Guximi, vetëpërmbajtja dhe e drejta apo drejtësia.
Mark Aureli romak qe shkroj veprat: “ mendime vetvetes” dhe “porosi
vetvetes”, “qdo shtet duhet te udhëhiqet nga ligji ku te gjithë qytetaret duhet
te jene te barabart para ligjit”.

8- Idet dhe pikpamjet per te drejten ne Civilizimin e Lindjes se lashte –


Kodi i Hamurabit
Prej shumë sundimtarëve të Babilonisë dhe Mesopotamisë së lashtë,
Hamurabi  mbahet mend jo vetëm se ishte sundimtar 42 vjet (1792 – 1750
p.e.s.) dhe e zgjeroi shtetin e tij përgjatë lumit Eufrat, por më tepër për
përmbledhjen e ligjeve, me të cilat rregulloheshin marrëdhëniet juridike në
fusha të ndryshme: pronësore, civile, penale, detyrime, familjare,
trashëgimore, e që të përmbledhura dhe sistemuara në një vend quhen Kodi i
Hamurabit. 
Qe nga koha e lashte ne shtete te ndryshme si Egjipti, Babilonia, Asiria,
Persia, India dhe Kina janë konsideruar vende me sistem despotik, prej asaj
kohe ne këto shtete me territor te madh e drejta konsiderohej si e nevojshme
per te rregulluar jetën shoqerore dhe marrëdhëniet shoqëroro- ekonomike sic
jane: qarkullimi i mallerave, tregetia, prona private, familja, dhe ne te njëjtën
kohe ishte e nevojeshme te krijohen dhe mbahen shtete centraliste qe te
kryhej udhehqeja e sukseseshme.
Dhe per ti plotësuar këto kërkesa dhe per te bere organizimin e shtetit
rendesi te veqante ka Kodi i Hamurabit, me kete Kod te ligjeve Hamurabi
krijoj nje Burokraci per tatimet dhe qeverinë e centralizuar duke e bere
Babiloninë.
Duke lexuar Kodin e Hamurabit vërejmë se si ai “thirret ne fuqinë Hyjnore
te cilat e kan zgjedhur qe te sundoj dhe veten e quan me prejardhje hyjnore”
Hamurabi urdhëron qe ligji i tij te zbatohet gjate jetës dhe pas vdekjes se tij.
- Pas Kodit te Hamurabit organizimi i jetes shoqerore behet ne baze te
ligji te shenjet te Iranianve te vjetër i quajtur “AVESTA” ne te cilin
janë mësimet religjioze te ZARATUSTRES, ne këtë i gjejmë
parimet juridike te rregullimit shoqërorë te asaj kohe, kontratat,
pasojat e dënimit etj.
- Te menduarit Juridik ne Kinen e Vjeter dallohet nga shtete tjera te asaj
kohe sepse e karakterizojnë veti specifike si demitologjizmi, dhe
racionaliteti. Ne Kine ishte e njohur Shkolla legale e FAH-ut, Fjala
FA ne Kinezishte do te thotë MODEL apo LIGJ.
Nenet (paragrafet)

1 – 5 veprat e dënueshme për mohimin e të drejtave të tjetrit

Nenet 6 – 25 veprat penale kundër pasurisë

Nenet 26- 87 toka dhe shtëpia

Neniet 88 – 107 punët kreditore dhe tregtare

Nenet 108 – 111 punët hoteliere (të kafeneve)

Nenet 112 – 126 arrestimi për shkak të borxheve

Nenet 127 – 194 martesa, familja, prona

Nenet 195 -214  shpifjet, fyerjet dhe ligji i hakmarrjes (“talionit”)


Nenet 215 – 233 puna e mjekëve dhe arkitektëve

Nenet 234 – 240  detarët dhe barkat

Nenet 241 – 271  bujqësia

Nenet 272 –  277 tarifat (pagat minimale) për nëpunësit dhe tregtarët, dhe

Nenet 278 – 282 skllavët,

Fjala sociologji rrjedh nga fjala latine socius qe dmth shoqerore dhe prej
fjales greke logos qe dmth shkence, dijeni etj. Kete disipline shkencore
Konti se pari e ka qujtur “fizika sociale” qe ka si lende te veten llojin njerzor
qe duhet te studioje dukurite sociale Sociologjia si shkence e veqante e
mori emrin dhe u inkuadrua ne vitet e 40-ta te shek. XIX. Ogyst Konti. Te
qenet modern do te thote te gjeme veten tone ne nje ambient I cili na
premton avanture, fuqi, kenaqesi, rritje, transformim te vetvetes dhe botes
dhe ne te njejten kohe kercenon per te shkaterruar qdo gje qe kemi, qe
dijme dhe qdo gje qe jemi.

You might also like