You are on page 1of 7

Filozofi politike

Platoni

Trajtohen konceptet e drejtesise; shteti model qe do te thote shtet i qeverisur me ane te njohurive; shteti
i mire qe do te thote qeverisje me ane te ligjeve; shtet i qendrueshem qe do te thote nje forme e perzier
e shtetit.

Te Shteti i Platonit, ngrihet ceshtja se cfare do te thote drejtesi, sinqeritet dhe ndershmeri.

Ne dialog me Trasimakun dhe Glaukonin, Sokratit i paraqiten ide te drejtesise te cilat per Sokratin nuk
jane te arsyeshme dhe te drejta(Trasimaku thoshte se e drejta nuk eshte gje tjeter vecse dobia e me te
fortit). Prandaj, Sokrati iu fut punes per te definuar konceptin e drejtesise mbi te cilin do te gjendej edhe
forma me e mire e qeverisjes se nje shteti edhe menyra me e mire e individit per te qene. Si per shtetin
dhe per individin ne vecanti eshte e rendesishme harmonia e brendshme, prandaj dhe bashkepunimi ne
mes instancave karakterizuese per to.

Njera nga nevojat e pashmangshme eshte nevoja per mbrojtje nga jashte, pra nga armiqte. Nje shtet per
te mbijetuar duhet te kete qeveritare te mire. Keta qeveritare karakterizohen nga zhdervjelltesia, guximi,
menquria, dhe kane nje dhunti filozofike natyrale e cila duhet te zhvillohet ne menyre te drejte.

Gjithsej shoqeria perbehet nga tri klasa: qeveritaret(filozofet), ushtaret dhe tregtaret(pjesa me e madhe e
popullsise). Qeverisesit dhe ushtaret meqenese jane zgjedhur me te miret e shoqerise, duhet te veprojne
ne te mire te pergjithshme te shoqerise dhe jo te interesit vetjak.

Shteti karakterizohet nga kater virtyte: dituria, guximi, vetpermbajtja dhe drejtesia. Dituria eshte
karakterizuese per klasen qeverisese. Guximi eshte karakteristike per klasen ushtarake, fale te ciles shteti
ka aftesi qe ne te gjitha rrethanat tu ruhet rreziqeve. Vetpermbajtja perfshine te gjitha klasat. Drejtesia
eshte gjendja e perkryer, ku secili ka dhe ben ate qe i takon, pra, secili bene pikerisht ate pune per shtetin
qe u pergjigjet aftesive te tij natyrore. Per Sokratin, krimi me i madh eshte padrejtesia, ku zhduken kufijte
mes tri klasave dhe njerezit marrin persiper detyra te cilat nuk iu takojne.

Edukimi luan rol te madh ne ndertimin e shtetit ideal, pasi qe nepermjet tij arrihet vendosja e njerzeve
neper klasa. Keshtu, njerezit lindin te barabarte, sistemi i edukimit eshte i barabarte per te gjithe. Por, aty
vleresohen se cilet njerez ne cfare kohe duhet te ndalojne apo te vazhdojne shkollimin. Filozofet duhet te
shkollohen me shume se dy klasat e tjera, ushtaret me shume se tregtaret, dmth ne forme hierarkike.
Edukimi i filozofit mbret, perfshine zhvillimin e shpirtit dhe te trupit. Per shpirtin arti i muzikes eshte
qendror, pastaj poezia. Ndersa per trupin qendror eshte gjimnastika. Por edhe keto zhvillohen ne forma
te caktuara, muzikes per shembull duhet ti qasen thjeshte sepse vetem ashtu ajo sjelle vetpermbajtje.
Sokrati i kushton rendesi te madhe studimit te matematikes per shkak te zhvillimit intelektual qe ben te
mundur kjo lende. Dhe sigurisht, mendimi dialektik qe eshte aftesia e nevojshme per te arritur te
njohurite pa kushte dhe mbi te gjitha njohjen e idese mbi te miren.

Thelbi i bisedes eshte te zbulohet thelbi i drejtesise dhe i padrejtesise si dhe burimi i tyre. Kjo do te thote
se duhet kerkuar nje model i persosur ku bejne pjese shtete dhe njerez ne ate shkalle qe ata jane te
drejte.

Nje shtet i persosur qe karakterizohet nga dituria, guximi, vetpermbajtja dhe drejtesia realizohet nese
qeveriset nga njeri me te tilla kritere. Cfare e bene nje njeri te drejte?
Sikurse shteti, edhe shpirti i njeriut te drejte perbehet nga tri pjese te tij. Ai ka nje pjese te arsyeshme me
te cilen mendon dhe meson, nje pjese te paarsyeshme qe sherben per kenaqesi, per tu ushqyer etj. Dhe
ne fund eshte pjesa e guximit qe qendron ne mes te ketyre dyjave dhe qe eshte ndihmes i arsyes. Celes ii
drejtesise se individit gjendet te marrdhenia ne mes te ketyre pjeseve, ku arsyeja duhet te zoteroje dhe
guximi ka per detyre te jete sherbyes i saj. Nepermjet nje zhvillimi te drejte edhe lakmia e miraton
drejtimin e arsyes, dhe keshtu shpirti karakterizohet nga vetpermbajtja. Ne vartesi te kesaj, secila pjese e
shpirtit zbaton detyren e tij, si pasoje shpirti karakterizohet nga drejtesia.

Sokrati ngrit pyetjet se cfare i karakterizon format e padrejta dhe te paplotesuara te shtetit, ne simetri me
pershkrimin e llojit perkates te personalitetit. Problemi eshte se cfare ndodh kur arsyeja nuk eshte me
force levizese. Sokrati paraqet kater forma te paplotesuara te shtetit: timokracia( qeversije qe ka per
parim ndershmerine); oligarkia(sundimi i pakices se pasur ku parim i qeverisjes eshte lakmia);
demokracia(qeverisje popullore ku nuk mbizoteron as arsyeja, as ndershmeria, as lakmia, pra gjendje
anarkike); tirania(qeveriset nga lakmia e shfrenuar e sundimtareve, nga ide te gabuara). Ai tregon se si
keto forma nuk jane te drejta dhe as te qendrueshme. Per shembull, demokracia e ka nje faze te mire ne
te cilen karakterizohet nga dalja ne drite e problemeve nga debati publik, qe mundesonte vendime te
argumentuara. Sokrati pershkruan nje demokraci ne renie ne te cilen ndodhin mashtrime te padenuara,
hedhja e dyshimit ne ata qe protestojne, nxjerrja e shtetasve ne gjyq me akuza te rreme etj. Keshtu
tirania rrin ne pergjim.

Nje burre shteti zoteron artin e te mbreteruarit, rrjedhimisht edhe artin e ligjvenies. Por, a duhet nje
burre shteti te qendroje permbi ligje? Pergjigja e Sokratit eshte jo, per shkak se rrezikon te shnderrohet
ne tiran. Ne nje forme te duhur qeverisjeje, edhe ligjvenesi duhet te qeverise brenda kuadrit ligjor. Shteti
i mire duhet te krijoje respekt te plote per ligjet. Format e qeverisjes qe e plotesojne kete kerkese jane:
monarkia qe qeveriset nga nje njeri; aristokracia qe qeveriset nga disa njerez; demokracia qe qeveriset
nga shume njerez. Keto lehte mund te degjenerojne, po te mos respektohen ligjet. Monarkia kalon ne
tirani, aristokracia ne oligarki, demokracia ne nje forme me te keqe te saj.

Te ligjet diskutohet qellimi dhe roli qe luajne ligjet dhe legjislacionet ne nje shtet. Sipas Sokratit,
legjislacioni nuk ka te beje vetem me mbrojten e shtetit nga armiqte e jashtem, dhe per kete merr
shembull luften civile dhe luften e individit me vetveten. Keshtu, qellimi kryesor i nje ligjvenesi per te
qene i dobishem duhet te jete virtyti me i madh. Virtyt do te thote me shume se guxim dhe zgjuarsi ne
lufte, ai ngerthen ne radhe te pare gjykimin e mire ose arsyen, pastaj vjen vetpermbajtja. Nderthurja e
ketyre dy virtyteve me guximin nxjerr drejtesine.

Platoni argumenton domosdoshmerine e nje legjislacioni te perzier. Jane dy legjislacione meme nga te
cilat derivojne legjislacionet e te tjera(monarkia dhe demokracia). Ne qofte se duan ta gezojne lirine dhe
miqesine te nderthurur me forcen e gjykimit, nje sistem politik duhet ti nderthure keto dy legjislacione.
Monarkia karakterizohet nga autoriteti dhe demokracia nga liria. Nje monarki qe funksinon mire duhet ti
jape mases liri ashtu qe te karakterizohet nga miqesia; nje demokraci qe funksionon mire karakterizohet
nga respekti per autoritetin e ligjit dhe autoritetet e ligjshme te vendit. Nje vend kalon me se miri kur
autoriteti dhe liria ushtrohen bashke.

Platoni nenvizon se liria duhet te nderthuret me autoritetin, shtetasit duhet ta respektojne ligjin dhe
autoritetet ligjore. Sa i perket struktures se autoriteteve ligjore, ai shikon si mundesi pozitivie nje forme
te perzier qeverisje, ne mes monarkise dhe demokracise.
Shteti dhe religjioni ishin dicka e pandashme deri kur erdhen sofistet dhe e bene ndamjen e gjerave
natyrore nga ato njerezore dhe rrjedhimisht mohuan mbeshtetjen e rendit shoqeror ne ekzistimin e
zoterave antropomorfik. Ne mbeshtetjen e mendimit te tyre, veprimet nuk mateshin nga ndonje force
me e larte per shkak se cdo forme hierarkie u shemb dhe u krijua gjendje anarkia ku njerezit vepronin
sipas kenaqesise se tyre, sipas momentit dhe jo sipas arsyes. Per Sokratin kjo ishte forme e gabuar sepse
nuk kishte vend per organizim, per rend shoqeror. Ai u orvat te bente nje reforme shoqerore duke u
bazuar ne pastrimin dhe forcimin e qytet-shtetit, qe do te thonte po ashtu reformim i ideve te njeriut per
natyren e realitetit. Kthimi ne besimin e shtetit ne zotera nuk ishte as i mundshem as i nevojshem, por
besimi ne dicka me te larte ishte i domosdoshem per qellime praktike. Filozofia e Platonit quhet
idealizem objektiv dhe mbeshtetet ne ekzistimin e ideve si format me te larta te njohjes te cilat ekzistojne
pavaresisht nga njeriu dhe levizja. Ideja me e larte nen te cilen duhet te zhvillohet shteti ideal dhe shpirti
i persosur njerezor, eshte ideja e se mires nga e cila dalin ne drite te gjitha gjerat. Keshtu, virtyti me i larte
per njeriun eshte njohja. Ashtu si ne shpirtin njerezor duhet te qeverise arsyeja, ashtu edhe ne shtet ne
hierarki gjendet arsyeja, nous-i ng ai cili realizohet mundesia e organizimit, e rregullit dhe rendit
shoqeror. Me tutje ai thekson se qellimi i nje shteti eshte e mira e pergjithshme, se ciles duhet ti
subordinohet individi.

Duke u nisur me arsyen si karakteristiken qendrore te nje gjendjeje te shkelqyeshme shoqerore dhe
individuale, Sokrati organizoi te gjithe shoqerine ne menyre hiearkike. Ne shtetin ideal qeverisin filozofet
te cilet karakterizohen nga aftesia per te menduar dhe arsyetuar, ne radhe te dyte vjene klasa ushtarake e
cila karakterizohet nga guximi dhe e fundit eshte klasa ekonomike qe perben masen e shoqerise dhe qe
merret me tregtine, ekonomine e vendit. Shteti ideal karakterizohet nga arsyeja, guximi, vetpermbajtja
dhe drejtesia. Arsyen dhe guximin pra, e karakterizojne klasa qeverisese dhe ushtarake ku, e para ka per
detyre te vendose per rregullin e gjerave dhe e dyta ti zbatoje vendimet e te pares dhe te mbaje rregull,
t’i percaktoje anes lakmitare se cfare mund dhe cfare s’mund te beje, keshtu fitohet vetpermbajtja.
Rrjedh qe secili te kete detyren e vet sipas funksioneve natyrore, psikologjike qe do te thote, drejtesi.
Gjeja me e tmerrshme qe mund t’i ndodh nje shteti eshte te arrije ne gjendje padrejtesia ku
vetpermbajta shkaterrohet dhe njerezit kryejne funksione te cilat nuk jane paracaktuar per ta.

Platoni thekson se mbrojtja nga armiqte e jashtem nuk eshte kushti i vetem per nje legjislacion te duhur,
dhe per kete merr shembull luften civile dhe luften e individit me vetveten. Qellimi kryesor i nje ligjvenesi
duhet te jete mbizotrimi i harmonise ne shoqeri i cili kerkon njohjen si virtytin me te madh, nga i cili
pason vetpermbajtja dhe drejtesia. Bashkveprimi i njohjes me guximin na jep gjendjen e drejtesise.

Shyqrtohet gjithashtu vendosja e regjimit me te mire, ku mirren parasysh format e padrejta te qeverisjes.
Keto forma jane: timokracia(qeverisja ne baze te ndershmerise); demokracia(karakterizohet nga nje
gjendje anarkie ngase nuk ka norma te paracaktuara); oligarkia(sundon pakica e pasur) dhe
tirania(sundojne tirane te shfrenuar). Ai po ashtu thekson se forma te mira te qeverisjes jane monarkia,
aristokracia dhe demokracia, por qe keto te dytat jane me vese sepse nuk jane te qendrueshme dhe te
parat, pra kane lindur me vese. Qe te arrihet nje gjendje e mire shoqerore por edhe e qendrueshme,
nevojitet nje perzierje e formave qeverisese. Te Platoni format baze jane monarkia dhe demokracia nga
te cilat derivojne format e tjera, ku e para karakterizohet nga autoriteti dhe e dyta nga liria. Qe nje popull
te jete edhe i lire, por edhe i permbajtshem rreth zbatimit te ligjeve, duhet te nderthuren keto dy forma.
Nje monarki qe funksionon mire duhet te permbaje elemente miqesie; nje demokraci qe funksionon mire
duhet te karakterizohet nga zbatimi i ligjeve.

Aristoteli
Cdo shtet eshte nje bashkim, dhe cdo bashkim synon te miren e pergjithshme. Bashkesia e bashkimeve
qe synojne te arrine edhe me lart, ne me te miren e te gjitha te mirave, quhet shtet apo bashkim politik.

Mendimi i Aristotelit per vendosjen e rendit per shkallet e shoqerise eshte hiearkik. Ai mendon se te
poshtmit duhet te iu sherbejne te sipermeve dhe te sipermit duhet ti drejtojne te poshtmit.

Bashkimi me i persosur, qe perbehet nga njerez te lire dhe nga shume fshatra formon polisin, qytet-
shtetin, shtetin. Aristoteli nenvizon se shteti i perket sistemit natyror(vetorganizim i plote) ndersa njerezit
nga natyra jane qenie shoqerore. Arsyetimi i tij eshte teologjik. Sipas tij, cdo qenie apo send ka ne vetvete
nje mundesi qe te aktualizohet dhe te realizohet telosi apo qellimi i gjerave dhe qenieve.

Njerezit, ndryshe nga qeniet e tjera jane ne gjendje ta kuptojne te miren dhe te keqen, te drejten dhe te
padrejten. Bashkepjesmarrja ne keto gjera krijon familjen dhe shtetin.

Aristoteli i pershkruan njerezit e vecante si pjese te shtetit, pra te teresise. Sipas sistemit natyror shteti
qendron perpara familjes dhe individt, andaj dhe teresia qendron perpara pjeses. Njerezit jane me te
miret e qenieve te gjalla kur e ndjekin pas natyren e tyre, por kur vecohen nga ligji dhe drejtesia jane me
te keqijte e te gjitheve.

Per te kuptuar karakteristikat e legjislacioneve duhet njohur shteti, polisi, ndersa per te njohur polisin
duhet njohur shtetasit.

Per Aristotelin shtetasi eshte ai qe merr pjese ne ushtrimin e drejtesise dhe ne drejtimin e shtetit si dhe ai
qe perdor te drejten per te marre pjese ne kuvende debatesh. Aristoteli e vlerson shume njeriun qe merr
pjese ne shoqeri, e konsideron si njeri te lire, te arsyeshem. Njeriu ka nje impuls te natyrshem per tu
marre me pune te shtetit. Njekohesisht njerezit terhiqen nga nje interes i perbashket sa me shume qe
marrin pjese ne jeten politike.

Te gjitha bashkesite karakterizohen nga interesa te perbashketa, megjithate ato ndryshojne per nga
parimet e udheheqjes. Aristoteli ben ndarjen e legjislacioneve ne te drejta dhe te gabuara. Legjislacioni i
drejte ka parasyshe interesin e pergjithshem dhe keshtu matet me standardin absoulut te drejtesise. Te
gjitha legjislacionet tjera qe per qellim kane interes me te ngushte jane te gabuara, despotike. Ndersa
shteti(polisi) eshte nje bashkim njerezish te lire. Nje shtet i mire mundeson jete te mire, nepermjet
zhvilllimit te potencialit te njeriut, si qenie e arsyeshme dhe meqe bashkimet perfshijne vetem njerez te
lire, qellimi nuk mund te u sherbeje interesave te ngushta te qeveritareve. Ketu, Aristoteli dallon nga
Platoni, sepse Platoni si kriter per legjislacionin e drejte ka qeverisjen me ligje.

Klasifikimi i legjislacioneve nga Aristoteli behej sipas numrit te anetareve ne organin e larte te shtetit.
Ndarja eshte:nje, disa, shume, pasi qe sklleverit nuk kishin te drejte shtetesie.

Gjithsej kemi gjashte lloje legjislacionesh, tri prej tyre te drejta dhe tri te gabuara. Te drejtat jane:
monarkia(mbreteri), aristokracia dhe politeia. Te gabuarat: tirania, oligarkia dhe demokracia. Ne kete
klasifikim numri eshte karakteristike pothuajse fare e rastesishme, ndersa me rendesi jane marrdheniet e
prones per menyren se si vendosin drejtimin e politikes.

Aristoteli flet per ndarjen e drejte te pergjegjesive ne shtet. Ai krahason legjislacionin demokratik me ate
olgarkik. Demokratet thone se edhe ata qe nuk kane ndonje detyrim, duhet te kene ndikim. Oligarket
thone se ndikimi i shtetasve duhet te jete ne raport me kontributin e tyre financiar ne arken e shtetit. E
dyta do te bente nese shteti do te ishte vetem aleance per perparesi ekonomike dhe e para nese do te
ishte ndonje lidhje miqesie apo familjare. Por, shteti nuk eshte asnjera nga keto. Qellimi i shtetit eshte pra
bashkimi i familjeve dhe fiseve per nje jete te perkryer e te pavarur. Ata qe ndihmojne me shume ne
realizimin e nje bashkimi te tille, kane pjesen me te madhe te tyre ne shtet. Kjo do te thote se ata qe
ndihmojne me shume ne shtet shperblehen ne formen e ndereve dhe te detyrave. Pasuria dhe liria jane
kushte te domosdoshme per ekzistimin e shtetit, ndersa drejtesia eshte karakteristika kryesore e shtetit
pa te cilin nuk mund te zhvillohet jeta e mire.

Qe legjislacioni te jete i mire eshte nje kusht i domosdoshem. Duhet vepruar ne menyre te tille qe asnje
person apo klase te mos kete pushtet te tille kushtetues, qe te mund ta vere legjislacionin ne sherbim te
interesave te pjesshme ne vend te atyre te pergjithshme.

Ceshtja e formes se perkryer te qeverisjes ze nje vend qendror ne filozofine e Aristotelit. Ai u orvat te
analizonte formen e demokracise dhe oligarkise . Pastaj kerkohet se cili nga legjislacionet eshte me i
pranueshem dhe me i vlefshem pergjithssisht. Ai merr ate lloj legjislaioni ku vemendja gjendet te klasa e
mesme, qe i jep emrin politeia. Karakteri i pergjithshsem i legjislacionit bashkohet me strukturen social-
ekonomike. Jane disa kushte per nje legjislacion te duhur, si metoda e ndarjes se detyrave e funksioneve
ne shtet te jete e percaktuar dhe autoriteti me i larte te jete ligji, ku qytetaret duhet te merren vetem me
zbatimin e tij.

Politeia eshte nje perzierje mes formes demokratike dhe oligarkike, ku qendra e rendeses vihet te klasa e
mesme. Nje tipar i rendesishem qe Aristoteli e huazon nga demokracia eshte qe shteti te jete per te
gjithe, duke marre parasysh nje nderthurje te mire dhe te qendrueshme. Aristoteli tregon tri metoda per
ti perzier demokracine me oligarkine. E para, ne fusha te njejta mund te perdoren rregulla si nga
demokracia ashtu dhe nga oligarkia. E dyta, mund te gjendet nje pike e mesme midis tyre. E treta, mund
te merren elemente te rregullave nga te dy anet.

Theksojme se Aristoteli e shihte te rendesishme zgjedhjen e nje legjislacioni te pershtatshem, te vyer per
shumicen e shteteve dhe shumicen e njerzeve, pra nuk kishte ne fokus nje standard te larte.

Aristoteli niset nga parimi se e mira ose virtyti gjendet ne mes te dy pikave te skajshme. Eshte nje bekim i
madh per nje shtet te mbizoteroj klasa e mesme, sepse jane me te arsyeshem dhe tjetra jane ne gjendje
te qeverisen dhe te qeverisin. Shteti synon sa me shume qe te jete i barabarte per te gjithe njerezit.
Njerezit e barabarte jane me karakteristike te klases se mesme.

Per problemin se si te arrihet nje shtet i qendrueshem, pergjigja e Aristotelit eshte qe sasia dhe cilesia
duhet te shkojne ne baraspeshim. Aty ku numri i klases se mesme balancon te dyja klasat e tjera, kemi
politeia, qe eshte legjislacioni me i pershtatshem.

Shen Augustini

Shen Augustini ishte i krishtere, dhe keshtu mendonte se natyra e njeriut eshte mekatare, me vese te
keqija etj. Sipas tij, shpirti njerezor nuk bene pjese ne te verteten, andaj i duhet nje drite tjeter per ta
ndricuar. Qyteti i Zotit eshte nje koncept per nje qytet utopik ku gjithcka eshte ne vend te vet, ndersa ne
njerezit jetojme ne Qytetin e Botes ne te cilen banojme si lakmitare, te rreme, dhe te pafe.

Edhe pikepamja e Augustinit per shtetet dhe jeten shoqerore njerezore duket te ngjaje po aq e erret, pasi
ai thote se shtetet krijohen ne perpjekje per te fituar pushtet, nderim dhe pasuri, dikush duke nenshtruar
dike tjeter e keshtu me rradhe. Banoret e nje shoqerie bashkohen vetem duke e percaktuar nje armik te
jashtem te perbashket(motivi eshte frika nga vdekja). Natyra njerezore ka frike nga lufta, prandaj pranon
te nenshtrohet me kusht te ofrimit te cfaredo lloj paqeje. Sipas tij, nje porcion i pershtatshem frike, do te
ishte mjeti me i mire per ti mbajtur qytetaret nen fre.

Por, Augustini mendon pergjithesisht, se zoti u ka dhene mundesi njerzeve qe te jetojne ne paqe me
njeri-tjetrin. Ai ndan paqen ne te drejte dhe te padrejte. Djalli karakterizon paqen e padrejte, ku te
dobetit vihen nen zgjedhen e te forteve. Ndersa, paqja e drejte karakterizohet me besimin e njerzeve te
zoti. Mbi kete baze, njerezit mund te jene te barabarte perpara Zotit.

Machiavelli

Kemi dy lloje te qeverisjev, lloji i mire perfshine: monarkine, aristokracine dhe demokracine e
ndergjgjshme; lloji i keq: tiranine, oligarkine, dhe demokracine pa fre. Por, te gjashta format jane te
mangeta, te parat sepse jane jeteshkurtra, te dytat sepse kane lindur me vese. Froma me e mire eshte
forma e perzier qeverisese e tri formave te para. Republika pra, eshte nje legjislacion i perzier, qe
karakterizohet nga ndarja e pushteteve.

Makiavelli mendon se formimi i legjislacionit duhet te niset nga fakti se te gjithe njerezit kane natyre te
keqe, e cila eshte gjithehere gati per te celur. Ai mendon se institucionet dhe ligjet duhet te formohen
ashtu qe te kete sa me pak hapesire per perfitime personale te cilat shkojne ne dem te interesit te
pergjithshem.

Ligjet, sipas Makiavellit kane rendesi te madhe per zhvillimin e karakterit njerezor dhe menyres se
veprimit. Por, mundesite e ligjeve jane te kufizuara andaj ai e sheh te arsyeshme perdorimin e fese per ti
bindur masat. Makiavelli nuk ishte aspak fetar, por fene e shihte si instrument te pushtetit.

Ne filozofine e Makiavellit liria ka nje vlere qendrore dhe karakterizohet nga termi „mungese shteti
arbritrar“. Qeverisja ne baze te ligjit mjafton per te eleminuar shtetin arbritrar. Percaktimi se ne baze te
cilit ligj duhet te drejtosh varet nga rrethanat. Nje popull qe ka jetuar nen nje prince, e ka te veshtire ta
mbaje lirine nese ate nuk e ka fituar vet. Ky formulim na jep shkak te mendojme se vetqeverisja apo te
pakten pjesmarrja ne vendime eshte nje element ne konceptin e Makiavellit per lirine.

Republika ne analizen e tij karakterizohet nga liria per dy shkaqe: e para sepse qeverisja bazohet ne ligje
dhe e dyta sepse vendimet per ligjet, kushtezohen midis senatit dhe popullit nepermjet perfaqesuesve te
tij.

Mund te themi se Makiaveli rijeteson tezen e Trasimakut(ne Shtetin e Platonit) per drejtesine e cila
thoshte: e drejta nuk eshte gje tjeter vec se dobia e me te fortit. Prandaj, filozofia makiaveliste
konsiderohet si ne kundershtim me ate platoniste, ku tanime ligjet dhe normat shoqerore nuk
mbeshteten ne ide te lartesuara metafizike statike, perkundrazi ato vihen varesisht nga rrethanat e
caktuara. Filozofia makiavelsite konsiderohet si imorale apo amorale, ku Princi ben thirrje per permbysjen
e vlerave morale te caktuara nga platonizmi dhe krishterizmi(drejtesia, meshira, maturia, dashuria). Ai
keshillon udhheqesit te shmangin keto vlera, duke iu dhene perparesi perdorimit te mizorise, dhunes,
frikes dhe mashtrimit. Me fjale te tjera keshillat e Makiavelit nuk i pergjigjen me botes si ashtu si do
duhej te ishte, por botes ashtu sic ne fakt eshte.

Makiaveli riperpunon konceptin e virtytit, qe te Platoni nenkuptonte njohjen e se mires. Tani virtyti
nenkupton krenari, trimeri, aftesi, force dhe nje aftesi e pamsheirshme per te bere keq kur te jete nevoja.

Filozofia politike eshte dege e vecante e filozofise, qe merret me aspektin teorik te ceshtjeve politike, si
dhe me zberthimin e koncepteve dhe nocioneve te cilat perdoren gjithandej ku praktikohet politika. Me
ceshtje politike merren fusha te ndryshme studimi, kryesisht shoqerore dhe juridike. Ajo cka e dallon
studimin filozofik te politikes nga studimi i zakonshem eshte shqyrtimi dhe zberthimi i thelle i koncepteve,
te cilat jane te domosdoshme per te na e hapur rrugen e duhur per persiatje. Filozofia politike studion
teorite nga teoricientet me te famshem te cilet kane lene gjurme te medhaja ne historine politike
boterore. Ajo merr parasysh teorine, dhe kontekstin ne te cilin ato jane zhvilluar. Disa nga temat kyce te
cilat i hasim qe nga Sokrati e tutje jane: perkufizimi i drejtesise, virtytit, lirise, kalimi i njeriut nga gjendja
natyrore ne gjendjen shoqerore, kerkimi i sistemit qeverises me te mire, raportet e individit me
shoqerine dhe shtetin, raportet e popullit me sovranin, te drejtat dhe detyrat e individeve etj.

You might also like