You are on page 1of 13

POLLY PECK

Në Tetor të 1990, Polly Peck, një kompani publike Britanike u morr nën
administrim. Në fillim të Gushtit të 1990 çmimet e aksioneve u rritën deri në 418
penc, por në 20 Shtator të 1990 ato pësuan një rënie drastike deri në 108 penc. Kjo
përbënte një rënie të vlerës prej 75% vetëm për dy muaj. Në këtë pikë, tregtimi i
aksioneve u ndalua nga Bursa e Londrës dhe Polly Peck falimentoi me një borxh
prej 1.3 miliard pound.

Zyra Anti-Korrupsion pregatiti akuzën kundër Asil Nadir presidentit dhe


drejtorit ekzekutiv, për shpërdorim detyre, vjedhje me paramendim dhe bilanc
të falsifikuar. Por përpara gjykimit Asil Nadir, iku nga Britania dhe fluturoi në
drejtim të Qipros (të Veriut), në vitin 1993. Siç duket deri sa proçesi gjygjësor të
përfundojë plotësisht, shumë pyetje të ngritura për Polly Peck do mbeten pa
përgjigjie.

Jeta e Hershme e Asil Nadir


Asil Nadir u lind në Maj të 1941 në Qipro në familje Turke. Në vitin 1959 familja
e Nadir emigroi në Londër por lidhjet e tij me Qipron do të ishin shumë
domethënëse për biznesin e tij të ardhshëm. Gjatë asaj periudhe Qipro po
kalonte nje konflikt të brëndshëm midis komunitetit Grek dhe Turk dhe pika më
kulmore arriti kur Qipro e Veriut u pushtua nga forcat ushtarake Turke. Edhe
pse mbas një periudhe situata u normalizua, Qipro e Veriut u kundërshtua nga
komuniteti ndërkombëtar dhe ndarjet etnike ishin shumë të theksuara. Ishte gati
e pamundur për sipërmarrësit grekë të manaxhonin pronat e tyre (hotele, shtëpi)
në pjesën veriore të ishullit por dhe investitorët vendas nuk mund të investonin
në objekte që nuk ishin nën pronësinë e tyre. Kjo nuk e ndihmoi zhvillimin
ekonomik të vendit.

Jo shumë mbas ardhjes në Londër, Asil Nadir shkoj drejt Turqisë për të studiuar
ekonomi në Universitetin e Stambollit. Ai nuk i përfundoi studimet e tij por u
martua me Aysegul dhe u kthye në Londër. Asil Nadir ju bashkua biznesit
familjar dhe hapi kompaninë e tij të veshjeve, me emrin Wearwell, ku operonte
në disa qytete të tjera jashtë Londrës, megjithëse kishte një konkurrencë të
frikshme në treg.

1
Nuk kishte dyshim që Asil Nadir ishte një punëtor i madh dhe një figurë
karizmatike, Hindle (1993) e përshkruan atë si një “Makinë-Pune”. Wearwell u
hodh në Bursën e Londrës në 1973 dhe në fund të viteve 1970 filloi të eksportojë
jashtë vëndit. Një pjesë e operimit përfshin dërgimin e materialeve në Qipron e
Veriut, ku përpunoheshin me kosto më të ulët se në Britani.

Fillimet e Polly Peck


Në 1980 Restro Investmens, një kompani private e kontrolluar nga Nadir me seli
në zonën e lirë të taksave në Jersey, bëri një ofertë “kesh” për Polly Peck, një
kompani e vogël që ishte listuar në Bursën e Londrës për vite me rradhë. Polly
Peck ishte në industrinë e veshjes por fitimet nuk ishin shumë të mëdha. Restro
Investments bleu 58 % të aksioneve të Polly Peck me një kosto prej 270’000
pound. Mbas 10 vite punë, Polly Peck pati një rritje të vrullshme nën
manaxhimin e Nadir dhe investimi për blerjen e 58 % të aksioneve kishte kapur
një vlerë prej 1 miliardë pound (Hindle, 1993: 36). Investitorët e paktë që
qendruan tek kjo kompani ishin shumë krenar për bilancin financiar. Analistët e
Bursës po kuptonin efektin pozitiv të Asil Nadir dhe parashikimet e tregut ishin
në favor të tij. Në korrik të 1980 Polly Peck arriti të ketë 1.5 miliardë pound, një
kapital i mjaftueshëm për të blerë Uni-Pac, një kompani nën pronësinë e Nadir,
që paketonte fruta në veri të Qipros. Qeveria e Qipros-Turke, nën presidentin
Rauf Denktash, ishte i interesuar që të rriste investimet e huaja edhe pse nuk
kishte dyshim nga investitorët, se statusi politik i Qipros-Turke dhe problemet
financiare mbeteshin kërcënimet kryesore të biznesit.

Zhvendosja nga industria e veshjes drejt paketimit të frutave, përbënte një risk të
madh biznesi. Polly Peck bleu një kompani të vogël që ishte listuar në bursë,
Cornell Dresses. Menjëherë mbas blerjes të Cornell Dresses, çmimi i aksioneve u
rrit me 400 %, dhe lidhej me besimin që kishte krijuar tregu për suksesin e
manaxhimit të Nadir.

Në 1982 Nadiri u përqëndrua në shtetin e Turqisë dhe vendosi që të hapte një


fabrikë uji në Niksar për të dominuar tregun e ujit mineral për vëndet e Lindjes
së Mesme. Në 1983 Nadir bleu një kompani tjetër në Turqi që ishte e përfshirë në
paketimin dhe përpunimin e frutave. Në të njëjtin vit ai hyri në një bashkpunim
Joint-Venture me kompaninë Britanike, Thorn-EMI. Vestel do të prodhonte
televizorë dhe video kaseta për të bindur korporatën që ishte pjesë fitimprurëse e
Polly-Peck group. Megjithëse shumë nga bashkëpunimet e Polly Pec ishin
fitimprurëse, disa prej tyre kishin vështirësi, por Bursa e Londrës vazhdonte të
ishte optimiste për fitimet e ardhshme, - mbase dhe jo realiste.

Në fillim të 1980, disa gazetarë financiarë filluan të ngrinin pikëpyetjet e para për
cilësinë e informacionit të gjëndjes financiare të Polly Peck. Hindle i referohet
artikullit të Observer në 1983 për progresin e ngadaltë të fabrikës të ujit në

2
Niksar dhe për bashkëpunimin e Thorn-Emi në fushën e elektronikës. Michael
Gillard, një gazetar i Observer, ngriti një sërë pikëpyetjesh nqs auditi i Polly
Peck, Stoy Hayward (një kompani lokale), po kontrollonte siç duhej llogaritë
bankare në Qipro.

Përse nuk kishte një ndarje gjeografike të fitimeve dhe xhiros në llogaritë
e kompanisë? Bursa e Londrës kërkon që kompanitë e listuara të
paraqesin të ndara të gjitha indikatorët financiarë sipas rajoneve, por
Polly Peck nuk i paraqiste në këtë formë me pretendimin se kjo do të
ishte e dëmshme për biznesin. Sipas Observer, ky vakum i krijuar nxiti
spekullimet dhe rriti dyshimin e kompanisë. Nadir nuk ndihmoi në
zgjidhjen e këtij problemi duke refuzuar takimin me z.Gillard (Hindle,
1993: 52).

Megjithatë, këto komente negative kishin një impakt të vogël në performancën e


aksioneve. Një nga shpjegimet e kohës ishte se ekziston një frymë e re
sipërmarrje e gatuar nga qeveria Konservatore e Kryeministres Margaret
Thetcher. Ishte e qartë se Asil Nadir e kishte tepër të lehtë që të financohej nga
banka për projektet e tij.

Është shumë e mundshme që privatizimet Konservatore në vitet 1980


influencuan pozitivisht në mjedisin e biznesit. Privatizimi i kompanisë publike
British Telecommunications solli një rritje të aksioneve në të gjithë Bursën e
Londrës. Në këtë mjedis, Polly Peck u pa nga shumë investitorë si aksione që
mund të gjeneronin fitime të kënaqshme në një të ardhme të shpejtë.

Gjatë 1980 shumë analistë nënvizuan se operimi i Polly Peck në Qipro kishte risk
si pasojë e gjëndjes politike. Asil Nadir ishte në gjëndje që të negocionte disa
privilegje për kompaninë e tij në Qipron e veriut (me presidentin Rauf Denktash)
por gjithmonë kishte një rezervë se do të cënonte favoret e krijuara. Ndërkohë
gjatë gjysmës të parë të vitit 1980 projektet e mëdha të Polly Peck, fabrika e ujit
mineral në Turqi dhe fabrika elektoronike e Vestel, nuk po jepnin fitimet e
pritura. Megjithatë, Polly Peck kishte një tendencë për të vazhduar me blerjet e
bizneseve të ndryshme dhe kishte mbështetjen e investitorëve duke e parë nga
pikpamja e çmimit të aksioneve.

Polly Peck Zgjerohet Jashtë Vëndit


Në 1985, Cornell Dresses dhe Wearwell u bashkuan me Polly Peck Group, nga
ku emri ndryshoi në Polly Peck International . Zyrat qëndrore ishin në Berkely
Square, një pjesë ekskluzive e distriktit Mayfair në Londër. Në 1986 aksionet e

3
Polly Peck mund të tregtoheshin dhe në SH.B.A ku një pjesë e analistëve të
bursës vazhdonin të forconin idenë se Polly Peck ishte një kompani në ritje.

Në fund të vitit 1987 Polly Peck mori një kredi financiare në Zvicër për investime
të reja. Kjo nuk ishte një strategji e mirë pasi financimi nga një valutë e
qëndryshme drejt një valute të dobët sjell pasoja negative. Një problem financiar
i Polly Peck ishte se një pjesë e të ardhurave krijoheshin nga Turqia dhe veriu i
Qipros, ku valuta vëndase ishte Lira Turke.

Gjatë 1988 Polly Peck filloi të blinte ose të bashkpunonte me kompani të


ndryshme nga shumë vënde të botës si: Hollanda, Spanja, Hong Kong dhe
SH.B.A. Për më tepër, Polly Peck po blinte pjesë të kompanive në Britani si
Borthwick (në industrine e ushqimit). Gjithashtu investimet e reja u bënë edhe në
transport ku në vitin 1988 kishte 10 anije me kargo dhe pajisje frigoriferike. Si
rezultat i një rritje natyrale të kombinuar me blerje të kompanive të ndryshme,
korporata u dyfishua për nga madhësia nga viti 1987 deri më 1988.

Ekzistonte një rrezik se kompania po zgjerohej më tepër se kapaciteti i saj dhe


ishte shumë e vështirë që të kontrolloheshin aktivitet në vënde të ndryshme të
botës.

Edhe pse ishte presidenti dhe drejtori ezekutiv i Polly Peck International, Asil
Nadir nuk mundi të bindë bordin e tij në blerjet e reja, por ndërkohë përdori
financat e tij personale për të investuar në kompani të reja.

Në 1989, Del Monte, e cila përpunonte dhe shiste fruta të freskëta, hyri në treg.
Vitin e kaluar, RJB Nabisco e shiti kompaninë duke lënë pas një borxh të madh
financiar dhe e shiti tek një kompani tjetër për të reduktuar borxhet e saj.
Ndërkohë, Polly Peck e cila operonte në këtë industri pagoi $875 milion për
blerjen e Del Monte (nga RJB Nabisco). Si rezultat i kësaj marrëveshje, çmimet e
aksioneve u rritën me 20% dhe e çuan Polly Peck në indeksin e 100 korporatave
më të mëdha të Bursës së Londrës. Blerja e Del Monte u pagua pjesërisht nga
aksionet dhe kryesisht nga borxhet. Për më tepër, marka e Del Monte u përfshi
tek bilanci i Polly Peck.

Në 1989 Polly Peck kërkoi të blinte 51% të Sansui, një kompani Japoneze në
fushën e elektronikës, e kuotuar në Bursën e Tokios, dhe ishte e qartë se edhe kjo
blerje e shtoi borxhin e Polly Peck. Për ta reduktuar borxhin, kompania filloi të
shesë disa nga shërbimet e biznesit dhe u përpoq që ta vendoste Del Monte në
bursën e New Yorkut, por fatkeqësisht dështoi. Kjo nxiti që të gjitha kompanitë e
Polly Peck Group të ndihmonin në reduktimin e borxhit të përgjithshëm.

4
Nadir Përpiqet të Marë Polly Peck në Privat
Në Gusht të 1990, grupi i manaxhimit të Asil Nadir po analizonte mundësinë që
ai të blinte Polly Peck International më qëllim për të kthyer në një korporatë
private. Të premten e 10 Gushtit 1990, Asil Nadir mblodhi bordin e drejtorëve në
një seancë të jashtë zakonshme. Mbas pesë orësh diskutime me antarët e bordit,
drejtori i financës në Polly Peck, David Fawcus, parashtroi mundësinë e blerjes
nga Asil Nadir për ta kthyer atë në një korporatë private. Dukej qartë se Nadir
po shqetësohej me bindjen se çmimet e aksioneve të korporatës në bursë ishin të
ulëta.

Për një periudhë të gjatë ai argumentonte se raporti i çmim fitimit (PE –


multiplikatori i fitimeve) ishte shumë i ulët. Raporti i çmimit me fitimin është
çmimi i aksioneve të kompanisë kundrejt fitimeve.

Kompanitë që operojnë relativisht në një mjedis ekonomik të sigurt kanë


tendencën që të kenë të lartë raportin e çmim fitimit (P/E) në krahasim me
kompanitë që kanë fitime të paqëndrueshme dhe që konsiderohen me “risk”. Në
Gusht të 1990, raporti i çmim fitimit të Polly Peck ishte 8, sepse një pjesë e madhe
e të ardhurave të Polly Peck gjeneroheshin nga veriu i Qipros (ku statusi i tij
ndërkombëtar ishte i pa qartë) dhe ishte e mundshme që tregu i aksioneve ti
vlerësonte me një çmim më të ulët. Në vitin 1990 kishte një element shtesë tek
risku. Në 2 Gusht të 1990, forcat Irakiane pushtuan Kuwaitin, duke sjellë një
destabilizim në rajonin e Lindjes të Mesme – dhe një pjesë e fitimit të Polly Peck
gjenerohej nga Turqia, dhe kishte një influencë negative në çmimet e aksioneve.

Një raport, menjëherë mbas Asil Nadir publikoi se ai dëshironte që ta merrte


Polly Peck në privat, thuhej se:

Mënyra se si grupi po gjeneronte këto fitime të jashtzakonshme nuk ishin


tepër të qarta si në fillim ashtu dhe në ditët e sotme. Në institucionet
financiare të City (Londër) filluan të qarkullonin zëra se z.Nadir ka disa
armiq, ku pjesa më e madhe ishin Qipriotët Grek të cilët ishin përjashtuar
nga suksesi i plantacioneve të tyre. Fjalët se autoritetet Turko Qipriote do
të hiqnin taksat brënda ishullit krijuan një panik dhe rënie drastike tek
çmimet e aksioneve.

Mosbesimi i z.Nadir u amplifikua nga një fushatë kundër tij nga disa gazeta
Britanike (Financial Times, 14 Gusht 1990:15).

Në fillim, komentatorët shprehnin simpati për vendimin e Nadirit për ta kthyer


Polly Peck në një kompani private. Kur Turqia dhe veriu i Qipros ishin të
rëndësishme për operacionet e Polly Peck, të ardhurat e përbashkëta në pjesën
lindore të Mesdheut ishin vetëm 30% e totalit të kompanisë. Shqetësimi i Nadirit

5
me vlerësimin e ulët për çmimet e aksioneve të tij justifikonin vendimet për ta
kthyer në kompani private. Megjithatë, pesë ditë mbas publikimit të tij se do ta
kthente kompaninë në organizatë private plani u ndryshua rrënjësisht dhe
publikoi se do të ndryshonte planin e tij.

Ky ndryshim drastik i Nadir nuk u prit mirë nga tregjet e bursave. Çmimet e
aksioneve filluan të bien brënda një jave. Përpara publikimit, çmimi i aksioneve
ishte 393p, më një vlerë kapitale të tregut prej 1.9 miliard pound, ndërsa mbas
deklaratës të tij të fundit, çmimi i aksioneve ishte 307p, me një vlerë kapitali prej
1.3 miliard pound. Vetëm gjatë një jave, rreth 600 mil pound u humbën nga vlera
e korporatës. Kjo ngjarje ishte dhe kthesa kryesore e fitimeve të Polly Peck.

Investigimi i Bursës
Nadir pretendonte se hoqi dorë nga plani i tij për ta kthyer kompaninë në një
organizatë private mbasi mori mendimin e disa “investitorëve institcionalë dhe
privatë” që dëshironin që Polly Peck të vazhdonte si korporatë publike.

Menjëherë Bursa e Londrës ishte e interesuar të investigonte rrethanat e dy


deklarimeve të Asil Nadir, veçanërisht nga pikpamja e ndryshimit të çmimit të
aksioneve. Ai pretendonte se me burimet e tij financiare mund ta blinte
kompaninë. Aksionet e tij personale në Polly Peck ishin 26% dhe i duheshin edhe
64% nga aksionerë të tjerë për të arritur nivelin e duhur që të blinte kompaninë.
Në një deklaratë të publikuar nga Bursa e Londrës, menjëherë mbas investigimit
të saj, u vu re mungesa e vlerësimit nga z.Nadir për blerjen e Polly Peck.

Gjithashtu i referohej faktit që mbledhja emergjente e 12 Gushtit të 1990 ishte


kërkuar në një lajmërim tepër të shkurtër, ku u vu re edhe në mungesën e
pranisë të vetëm 7 drejtorëve ekzekutivë nga 13. Duke pasur një lajmërim kaq të
shkurtër, bordi nuk kishte akses të mjaftueshëm për vendime kaq të
rëndësishme të cilat ishin propozuar nga z.Nadir. Në mënyrë anonime, Bursa e
Londrës raportoi se kishte fakte dhe dokumenta për autoritetet përkatëse.
Kishte një dyshim të vogël se shqetësimi kryesor i Bursës të Londrës ishte për
ndonjë person që kishte informacion të privilegjuar që dëshironte të përfitonte
nga ndryshimi i çmimit të aksioneve. Në fillim të Shtatorit 1990, Polly Peck nuk
u morr me mbledhjen e debatuar të Gushtit por në 3 Shtator të 1990 publikoi
rezultatet financiare për gjysmën e vitit të parë që ishin më mirë nga
parashikimet e tregut.

Polly Peck publikoi 21% rritje në dividentët e tij, por në mbledhjen me analistët,
gjatë përgjigjes të pyetjeve, Asil Nadir ishte i detyruar të përgënjeshtronte në
mënyrë kategorike se po investigohej. Më vonë, në 20 Shtator 1990, Asil Nadir u

6
intervistua nga Zyra Anti-Korrupsion dhe u pyet për disa orë. Në 19 Shtator
Komisariati i Policisë po kërkonte në zyrën e South Audley Management, pronë
e një kompanie e cila kishte lidhje indirekte me Nadir. Dukej që South Audley
Management dhe ish-drejtorët e tij ishin investiguar nga një grup i brëndshëm
tregtar nga Bursa e Londrës.

Gjithashtu u raportua se qeveria Turke i paraqiti Kryeministrit Britanik,


shqetësimin e fushatës kundër Nadir, e manipuluar nga Qipriotët Grek. Në 20
Shtator të 1990, çmimi i aksioneve të Polly Peck pësoi një kolaps total dhe
tregtimi i aksioneve u ndalua tek çmimi prej 108p. Rënia e çmimeve konçidoi me
marrjen në pyetje të Nadirit nga zyra Anti-Korrupsion. Rënia e çmimeve të
aksioneve tek Polly Peck arriti një vlerë tregu prej vetëm 468 mil pound, vetëm
çereku i asaj që ishte dy muaj përpara.

Në 23 Shtator 1990, gazeta Sunday Times publikoi një artikull të gjatë që


pretendonte se kishte parregullsi në tregtinë e aksioneve tek Polly Peck. Artikulli
citoi Jason Davies, një broker Zvicerian që punonte për kompanitë private të Asil
Nadirit. Artikulli vazhdonte të shpjegojë:

Për disa javë, shumë përpara se Zyra Anti-Korrupsion të vinte në skenë,


skuadra e Sunday Times po investigonte Nadirin, Davidin dhe
bashkpuntorët e tij. U zbulua se si: për katër muaj Davies dhe të tjerët
operuan duke blerë aksione që të përkrahnin fitimet e Nadir dhe Polly
Peck. Një rrjet kompleks me disa kompani dhe llogari të bankave të huaja
po përdoreshin për të fshehur skemën nga rregullatorët financiarë të City
(Sunday Times, Shtator 1990)

Artikulli i Sunday Times i referohet dhe incidentit të Maj 1989, ku David Fawcus,
drejtori i financës të Polly Peck dhe Tom Reading manaxheri gjeneral, ishin
suprizuar kur mësuan se një pjesë e stafit të rëndësishëm ishin pushuar nga Asil
Nadir. Stafi i pushuar përfshinte Martin Helme, drejtorin e financës të Sunzet
(pjesë e Polly Peck), Vi Jensen kontrollorin financiar, Martin Brown, pjesë e
ekzekutivit të Sunzest dhe sekretarin e tij personal David Fawcus. Kur lajmi
mbërriti në bursë, aksionet e Polly Peck pësuan një ulje prej 10% si rezultat i
frikës të shkarkimit të Tony Reading. Një muaj më vonë Tony Reading dha
dorëheqje, ndërsa David Fawcus vazhdoi deri më 1991.

Artikulli i gazetës Sunday Times të 23 Shtatorit 1990, ngriti çështjen se ekziston


mundësia që paratë e Polly Peck përdoreshin për të blerë aksionet po tek Polly
Peck. “Nqs ata po ndiqnin këtë rrugë, atëherë është e dukshme se po jepnin
sinjale për të manipuluar tregun financiar. Fondet e pensioneve, që kujdeseshin
për kursimet e miliona njerëzve, investitorëve privat dhe spekulatorët, besonin
në çmimet e aksioneve për investimet e tyre. Ata supozonin se çmimi

7
reflektonte vendimet e pavaruara të miliona personave që blinin apo shisnin
aksione. Asistenca financiare e kompanisë për blerjet e aksioneve të saj ishte e
jashtëligjshme.

Në 24 Shtator të 1990, u raportua se disa institucione financiare kërkonin


emërimin e një presidenti të pavarur. Gjithashtu u kërkua një raport kontabiliteti
i pavarur, së bashku me auditin e Stoy Hayward.

Në 26 Shtator të 1990, Paneli i Blerjeve zbuloi se tregtimin e aksioneve tek Polly


Peck International prej 2 milino pound, nuk ishin deklaruar për gjashtë javë
duke thyer Kodin e Blerjeve. U raportua se shitja e aksioneve të Polly Peck me
vlerë prej 417p dhe 410p u realizua në pikën më kulminante kur Asil Nadiri po
publikonte blerjet e kompanive të tjera. Gjithashtu nënvizohet qartë në rregullin
8.3 të Kodit të Blerjeve se të gjitha transaksionet (shitje/blerje) e çdo investitori
që kontrollon 1% të aksioneve duhet të zbulohet gjatë mbasdites, një ditë përpara
ofertës formale. Aksionet e dyshimta u shitën vetëm dy ditë mbas publikimit të
Polly Peck se Asil Nadiri do të blinte aksionet e mbetura të kompanisë.

Problemet e Likuiditetit tek Polly Peck


Në 1 Tetor të 1990, Polly Peck International deklaroi mbi krizën që po kalonte
kompania që kur Asil Nadiri propozoi të blinte pjesën tjetër të kompanisë në 12
Gusht të 1990. U nënvizua qartë se kolapsi i aksioneve i lidhur me publikimet
negative nxiti problemet financiare të kompanisë. Bordi theksonte se problemet e
likuiditetit lidheshin me kompaninë bazë dhe jo me shërbimet e tjera që bordi
pretendonte se kishin një rekord tregtar pozitiv. Bordi vazhdonte duke thënë se
një nga detyrat më emergjente ishte restaurimi i besimit të klientëve për
kompaninë.

Z.Nadir informoi bordin se i hidhte poshtë të gjitha pretendimet e ngritura dhe


se kishte filluar një proçes legal kundër gazetës Sunday Times dhe Observer.

Në fillim të Tetorit 1990, gazeta The Guardian raportoi se Asil Nadir po


fluturonte rreth botës duke u përpjekur që të shpëtonte perandorinë e tij nga
kaosi financiar që po përfshinte Polly Peck dhe që rrezikonte të shtrihej në
kompani të tjera të dominuara nga individë karizmatikë. Në një artikull
interesant, Roger Cowe i referohet Rupert Murdoch dhe Robert Maxwell si
përpjekje e listës të bizneseve të mbuluara me borxhe, që u zhvilluan së tepërmi
gjatë viteve 1980 dhe ishin në rrezik kolapsi në vitet 1990.

Ky ishte një koment tepër instiktiv që iu bë kolapsit të perandorisë së Maxwell-it


vetëm një vit mbas borxheve të mëdha. Cowe ishte veçanërisht i shqetësuar për

8
kritikën e pavarur që i duhej bërë presidentit, i cili dominonte bordet e
drejtorëve në kompanitë e listuara, “është e dobishme që të kemi drejtorë,
ekzekutivë dhe jo-ekzekutivë, që kundërshtojnë eprorët e tyre pa interesa
personale, dhe që e sfidojnëatë me drejtësi dhe fakte reale”.

Arsyeja e kolapsit të aksioneve ishte e qartë vetëm dy javë më vonë. U raportua


se bankat që zotëronin aksionet e Polly Peck, si kolateral i kredive të Asil Dadir,
humbën 10 milion aksione në 20 Shtator të 1990 dhe kjo nxiti kolapsin e
aksioneve të kompanisë. Kur çmimi i aksioneve po pësonte rënie, kolaterali i
Nadirit ishte i pamjaftueshëm dhe duhej që të siguronte më tepër burime
finaciare për të siguruar bankën. Në 21 Shtator të 1990 zyra e Zurich e Warburg
shiti 2.5 milion aksione të tjera. Në total, mbi 16 milionë aksione u shitën nga
institucionet financiare përpara se të pezullohej tregtimi i aksioneve në bursë.
Shitja e vetme, që ishte dhe transaksioni më i lartë, ishte shitja e 7.9 milion
aksioneve nga banka investimeve Citicorp, në 20 Shtator të 1990.

Në 3 Tetor të 1990, Polly Peck deklaroi se kishte ndaluar pagesat për kreditorët.
Një këshilltar i Asil Nadir pretendonte se problemi i likuiditetit të Polly Peck u
shkaktua si pasojë e ndërtimit të Sheraton Voyager Hotel në bregdetin Turk të
Antalias që kushtoi 70 milionë pound, i cili u financua jo nga borxhet por nga
likuiditeti i kompanisë.

Në 5 Tetor, u caktua një mbledhje me bankat kryesore dhe kishte një bindje se
institucionet finaciare turke do të ndihmonin Polly Peck që të anashkalonte
krizën e likuiditeteve. Ndërkohë u mësua se kompania kishte vështirësi të
theksuara financiare në veriun e Qipros.

Në 4 Tetor 1990, Asil Nadir ishte i sigurt për pozicionin e tij financiar dhe
pretendoi se pasuria e tij personale ishte 8-10 herë më e madhe se vlera e 24% të
aksioneve që zotëronte tek Polly Peck. Megjithatë, nuk dihej së në çfarë mënyre
kjo kompani garantonte tek bankat e saj. Kur çmimi i aksioneve u pezullua,
fitimi personal i tij ariti në 1 miliard pound. Ai pretendonte se kishte asete të
mjaftueshme në Turqi dhe në veri të Qipros.

Në 8 Tetor dukej e pamundur që Presidenti Turk, Turgut Ozal, të ndihmonte


financiarisht Polly Peck, por Nadiri shpresonte që të anulonte pagesat e
interesave bankare dhe të ri-paguante borxhin afat-shkurtër. Ai deklaroi se po
negocionte për shitjen aseteve dhe në këtë mënyrë do reduktonte borxhet e
kompanisë. Në 10 Tetor 1990, Asil Nadir fluturoj për në Turqi që të negocionte
me institucionet qeveritare dhe bankare për të shpëtur kompaninë nga kriza
financiare.

Ai deklaroi nga Turqia se do të ishte në gjëndje të ofronte “një zgjidhje serioze


me evidenca të plota që siguronte fonde të nevojshme nga Turqia dhe Qipro”.

9
Nadiri duhej që të siguronte me prova konkrete kreditorët e Polly Peck se ishte
në gjëndje që të gjallëronte biznesin dhe do të paguante interesat bankare. Edhe
pse ai ishte tepër i interesuar që të shiste pronat e tij, kishte shumë pak interes
për blerjen e aseteve të tij si në Turqi ashtu dhe në Qipro. Në 23 Tetor një bankier
i Stambollit citoi se “z.Nadir nuk ka asnjë sukses në shitjen e aseteve personale
dhe siç duket nuk ka asnjë rrugë zgjidhje”. Ndërkohë, Polly Peck reduktoi 100
punonjës në Qipro. Duke konsideruar faktin që kompania ishte punëdhënësi më
i madh me 8’000 vënde pune, ekzistonte frika për reduktime të mëtejshme.

Gjykata Emëron Administratorët


Polly Peck u ri-administrua në 25 Tetor të 1990 pasi kompania nuk ishte në
gjëndje që të plotësonte kërkesat e bankës për të reduktuar borxhin. Për më
tepër edhe vetë Asil Nadiri po ballafaqohej me falimentimin personal kur
Barclays de Zoete Wed po nënshkruante një peticion falimentimi kundër tij, për
3.6 mil pound borxh të papaguara gjatë blerjeve të Polly Peck.

Duke qënë një nga simbolet e 36 individëve më të pasur të Britanisë dhe të


gjunjëzohet nga falimentimi, vetëm për disa javë, tregon qartë se disa nga
strategjitë e kompanisë ishin të keq manaxhuara. Kjo ishte dhe si rezultat i
blerjeve përsëritëse të aksioneve tek Polly Peck gjatë vjeshtës kur çmimi i tyre
arriti në shifra astronomike. Duke marrë të gjitha së bashku, blerja e tij e fundit
ishte midis 40 milionë pound dhe 50 milionë pound. Përveç këtyre ishin dhe
detyrimet karshi zyrës të Tatim Taksave që kapnin shifrën e 20 milionë pound.
Nqs duket e mrekullueshme se Asil Nadir po blinte në shkallë të gjërë, kur
kompania e tij po lëkundej rreth tij, duket edhe më shokuese se si kompanitë e
sigurimit që ai bashkëpunonte e lejuan atë që të përfshihej në transaksione kaq të
rezikshme (Barchard, 1992:247).

Në 30 Tetor zyra Anti-Korrupsion i lejoi poicisë dhe kontabilistëve që të


kërkonin në zyrat qëndrore të Polly Peck në Londër dhe u raportua se detyrimi
kreditor karshi bankave arinte deri në 1.3 miliardë pound. Situata u rëndua edhe
më tepër në 17 Dhjetor të 1990 kur Asil Nadir u akuzua me 18 shkelje ligji për
vjedhje dhe falsifikim të kontabilitetit. Ai u arrestua më 15 Dhjetor në aeroportin
e Heathrow (Londër), kur po kthehej nga vizita disa mujore e Turqisë dhe e
Qipros që kishin si qëllim shitjen e aseteve të tij.

Dukej që kishte një diferencë midis administratorëve dhe zyrës të Anti-


Korrupsionit. Administratorët vazhdonin të paralajmëronin se arrestimi i
Nadirit mund të cënonte punën e tyre. Ata u ankuan kur Anti-Korrupsionit
kërkonin në zyrat qëndrore të Polly Peck në 30 Tetor dhe morën dokumenta e
tyre. Mbas arrestimit të Nadirit në 15 Dhejtor të 1990, u kërkua një garanci prej
3.5 mil pound dhe ndërkohë ai u detyrua që të qëndronte në burgun e Brixton
deri sa të sigurohej garancia bankare. Gjithashtu, Nadiri duhej të dorëzonte

10
pasaportën e tij. Kushtet e garancisë dukeshin nga disa analistë si tepër të rrepta.
Në Nëntor të 1991, Asil Nadir nënshkroi falimentimin personal, që do të thotë se
ai hiqte dorë nga drejtimi i kompanisë të tij në Britani, duke lënë dhe postin e tij
të presidentit dhe të drejtorit ekzekutiv.

Në Shkurt 1992, Nadiri u përball me një proçes gjyqësor në Old Bailey. Në fillim
administratorët vendosën që të bashkëpunonin me Asil Nadir pasi ata besonin
se investitorët dhe kreditorët do të përfitonin më tepër nga ky bashkpunim se sa
nga veprimet gjyqësore , por në Tetor të 1991 administratorët e akuzuan atë për
dëmet e shkaktuara. Në Maj të 1991 administratorët parashikuan se investitorët
dhe kreditorët do të përfitonin 52 cent për çdo 1 pound të humbur. Në 1993,
dukej që kreditorët do të përfitonin vetëm 4 cent. Në Qershor të 1991 kostot e
administrimit ishin rreth 8.4 mil pound.

Së fundmi, administratorët gjykonin se çfarë mund të shpëtonin për kreditorët


dhe investitorët. Rasti i Polly Peck ishte tepër flagrant pasi për herë të parë
kostot e administrimit të kompanisë gjatë falimentimit ishin më të mëdha se
përfitimet e mbetura (Hindle, 1993: 224).

Asil Nadir Fluturon në Qipro


Në Maj të 1993, Asil Nadir vendosi që të paguante garancinë dhe të zhdukej në
veri të Qipros. Menjëherë mbas zhdukjes për në Qipro, gazeta The Independent
spekulloi se Asil Nadir vendosi që të “kërcente mbi garancinë”. Përveç akuzës
kriminale, ai u akuzua nga gjykata civile për 378 milionë pound nga
administratorët e Polly Peck dhe nga kreditorët për 80 milion pound.

Nadir arriti të përfitonte nga azili politik i Qipros së veriut që nga Maji i vitit
1993 e deri në ditët e sotme, si rezultat i statusit legal ndërkombëtar të Qipros së
veriut arriti të shmangte ekstradimin drejt gjykatave Britanike. Megjithëse në
vitin 2003 Nadiri deklaroi se dëshironte që të kthehej në Britani për të mbyllur
çështjen ligjore me gjykatat, zyra e Anti-Korrupsionit mbante akuzën e tij për 66
vjedhje me paramendim.

Sipas opinionit të Nadirit ai me siguri që do të arrestohej që nga çasti që shkel


shtetin Britanik. Gjygji i Nadirit vazhdon të mbetet i hapur dhe mund të
proçedohet vetëm kur veriu i Qipros do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Deri në atë kohë shumë pyetje dhe vendime gjyqësore do të mbeten të pa
zgjidhura.

Tabela 1. Polly Peck: Ngjarjet Kryesore

11
1941 Asil Nadir u lind në Qipro
1959 Familja e Nadir emigroj në Londër
1973 Wearwell u vendos në Bursën e Londres
1980 Nadir mori kontrollin e Polly Peck
1982 U ndërtua fabrika e përpunimit të ujit në Turqi
1983 U krijua joint-venture me Vestel
1985 Polly Peck Intl me zyra qëndrore në Berkeley të Londrës
1989 Polly Peck ble Del Monte dhe 51% të pjesës të Sansui
1990, Shtator Nadir intervistohet nga zyra e Anti-Korrupsionit
1990, Tetor Polly Peck meret nën administrim
1990, Dhjetor Nadir arestohet
1993 Asil Nadir fluturon drejt veriut të Qipros

Pyetje për Diskutim

1 Diskuto avantazhet dhe disavantazhet e lejimit të postit të presidentit


dhe drejtorit ekzekutiv të një kompanie publike në duart e një individi.

2 A duhej që bankat të ishin më të kujdesshme gjatë kreditimit të Polly


Peck dhe Asil Nadir?

3 Cilat janë mësimet që mund të meren nga kolapsi i Polly Peck?

4 Evidento pretendentët (aktorët, grupet e interesit) që ishin në


disavantazh më të madh nga kolapsi i Polly Peck.

5 Diskuto propozimin se nuk është në interesin e kompanisë së listuar që


drejtori të zotërojë pjesën më të madhe të kapitalit.

6 Si interpretohet teoría e agjensisë në këtë rast? Si mund të zgjidhen


problemet që evidentohen në këtë rast?

Referencat
Accounting Standards Board, SSAP 20, “Foreign Currency Translation”, London:
ASB

Barchard D (1992), “Asil Nadir: The Rise and Fall of Polly Peck”, London: Victor
Gollancz

Gwilliam D and Russell T (1991), “Polly Peck: Where were the analysts?,
Accountancy, January: 25-6

12
Hindle T (1993), “Asil Nadir: Fugitive from Injustice?, London:Pan Books

Smith T (1996), “Accounting for Growth”, 2nd edn, London: Century Business

13

You might also like