You are on page 1of 38

AUDITIMI I

PASQYRAVE
FINANCIARE
Pergatiti
Prof dr. Hysen CELA
VËSHTRIM I SHKURTËR MBI HISTORINË E LINDJES DHE TË ZHVILLIMIT TË
AUDITIMIT

▪ Ndonese për historinë më të hershme të kontabilitetit dhe auditimit nuk ka shumë


dokumentacion, mund të thuhet se ajo daton më përpara se të shpikej shkrimi ose rreth 8500
vjet para Krishtit.
▪ Regjistrat më të hershëm, sipas sistemit të partisë dyfishe, të cilët kanë arritur të mbijetojnë
deri në ditët tona, janë ato të vitit 1397 të familjes Medici në Firence, Itali.
▪ Epoka moderne e kontabilitetit daton rreth vitit 1494, kur murgu italian Luca Pacioli (1445 -
1517) publikoi librin e parë në fushën e kontabilitetit.
▪ Libri i tij nuk trajton vetëm kontabilitetin, por përfshin edhe disiplina të tjera siç ishte për
shembull, matematika.
▪ Në këtë libër Pacioli përshkroi dhe shpjegoi për herë të parë parimet kontabël.
Vështrim i shkurtër mbi historinë e lindjes dhe të zhvillimit të
auditimit

▪ Auditimi, si proces dhe profesion konsiderohet shumë i hershëm, aq sa mund të thuhet se


shkrimi u shpik pikërisht për të kënaqur nevojën për auditime.
▪ Regjistri i dorëshkrimeve të Zenonit tregon se auditimi ka qenë përdorur rreth 2500 vjet më
parë për të kontrolluar administrimin e pasurive, që sunduesi grek Ptolemy Philadelphus II
zotëronte në Egjypt.
▪ Shkrimtarët e hershëm Grekë dhe Romakë, përmendin në shkrimet e tyre kontabilistët,
audituesit, auditimin e llogarive dhe dhomat (sot zyrat) e auditimit.
▪ Në Mesjetë ka ekzistuar edhe një formë tjetër e auditimit të brendshëm që përdorej nga
familjet çifligare (të land lordëve) në Angli ku lordi ka luajtur rolin e menaxherit në funksionin
e auditimit.
Pak histori për auditimin e jashtëm

▪ I pari auditim i jashtëm është kryer në vitin 1720 nga Charles Schnell, një kontabilist publik i pavarur
(sot auditues i çertifikuar i pavarur)
▪ Objekti i auditimit – verifikimi I falimentimit te kompaninë britanike South Sea Bubble [Fluska e Detit të Jugut
(1711-1850)], e cila sipas një traktati të nënshkruar midis Anglisë dhe Spanjës, kishte marrë të drejtën të
bënte tregti në Amerikën e Jugut.
▪ Për shkak se vlera e tregut e kësaj kompanie tejkalonte pothuaj vlerën e të gjithë thesarit të Mbretërisë së
Bashkuar, falimentimi i saj u vlerësua për kohën si një ngjarje publike me pasoja të konsiderueshme për të
gjithë ekonominë e Anglisë.
▪ Nga kontrollet e bëra pas shpalljes së falimentimit, u zbulua se librat e llogarive të kësaj kompanie përmbanin
mjaft regjistrime fiktive.

▪ Gjithë rruga e zhvillimit të auditimit, ndryshimet ligjore rregullatore, përfshirë përmirësimet e


vazhdueshme, zhvillimet dhe ndryshimet në standardet dhe procedurat e auditimit, duket se kanë
ndjekur ose kanë qenë të kushtëzuara nga pasojat apo ekspozimi publik i skandaleve dhe/ose
mashtrimeve.
Pak histori për auditimin e jashtëm

▪ Revolucioni industrial (1750- 1850), shërbeu si katalizator i një periudhe zhvillimi të madh
ekonomik për Mbretërinë e Bashkuar
▪ çoi në ngritjen e sistemit të fabrikave të financuara nga aksionarët (apo pronarët e kapitalit).
▪ I pararendi edhe zhvillimeve të mëvonshme të sistemeve të mirëqeverisjes së kompanive, ku gjithnjë e
më shumë menaxhimi transferohet nga pronarët tek menaxherët profesionistë.
▪ rritja e kërkesës së drejtuesve të kompanive për auditues të pavarur, të cilët u angazhuan në zbulimin
jo vetëm të gabimeve administrative, por edhe të mashtrimeve të punonjësve dhe të anëtarëve të
organeve të drejtimit.
▪ audituesit nisen te raportojnë periodikisht tek pronarët e entiteteve.
Pak histori për auditimin e jashtëm
▪ Për të mbrojtur interesin publik, me ligjin Britanik të shoqërive tregtare të vitit 1844, auditimet u shpallën
të detyrueshme.
▪ Në vitin 1853 në Skoci u krijua organizmi i kontabilistëve të miratuar (të certifikuar)
▪ ICAS – Instituti më i vjetër profesional në fushën e kontabilitetit dhe të auditimit në botë.

▪ Në vitin 1880, pesë organizata profesionale të ngjashme të kësaj fushe u shkrinë në një organizëm të
vetëm duke krijuar Institutin e Bashkuar të Kontabilistëve të Certifikuar të Anglisë dhe Wellsit (ICAEW),
▪ në vitin 1881 ICAEW numëronte më shumë se 1000 anëtarë.

▪ Për herë të parë audituesit përtej Atlantikut u dërguan në vitin 1887 nga firma britanike Price
Waterhouse.
▪ Disa vite më vonë në New York hapën zyrat e tyre firmat britanike Price Waterhouse; Peat MarWick &
Company dhe Arthur Young & Company.
▪ Ishin Britanikët ata që themeluan profesionin dhe ndërtuan infrastrukturën për auditimin profesionist në
SHBA.
Pak histori për auditimin e jashtëm
▪ Një nga ngjarjet më kulmore në historinë e profesionit të auditimit në SHBA ishte themelimi në
vitin 1887 i atij organizmi qe do te pasohej nga Instituti Amerikan të Kontabilistëve Publikë të
Çertifikuar (AICPA).
▪ Në vitin 1896, në ligjin e shtetit të New Yorkut u parashikua dhënia e çertifikatave për Kontabilistin
publik të çertifikuar (CPA), për ata individë që do të kalonin një provim kualifikimi.
▪ Nismëtarët e profesionit apo udhëheqësit e tij, u bënë profesionistët më me eksperiencë të fushës
kontabël - “baballarët”, të cilët u pajisën me çertifikatën profesionale të kontabilistit publik të
çertifikuar, pa ju nënshtruar asnjë provimi.
▪ Nën shembullin e ligjit të New York-ut, procesi në SH.B.A, u pasua me hartimin e akteve të
ngjashme ligjore edhe nga shtetet e tjera, të cilat aprovuan ligje për kontabilistët publikë të
çertifikuar, ku parashikohej që çdo shtet të përgatiste provimin e tij për këtë profesion.
▪ Në vitin 1917, Instituti Amerikan i Kontabilistëve Publikë të Çertifikuar përgatiti një test provimi
uniform, i cili do të mund të përdorej nga të gjithë shtetet në Amerikë.
Pak histori për auditimin e jashtëm

▪ Auditimet e fundit të viteve 1800 dhe të fillimit të viteve 1900, e vendosnin theksin kryesisht
në saktësinë e detajeve të regjistrimeve kontabël.
▪ Auditimi konsistonte në ekzaminimin e të gjithë kuponëve (dëftesave) të pagesave dhe në
verifikimin e të gjithë pagesave të kryera nga kompania (shoqëria tregtare).
▪ Vëmendja kryesore tek elementet apo transaksionet qe nuk ishin regjistruar (nuk ishin
përfshirë në regjistrat përkatës).
▪ Rezultati – lindja e profesionit dhe e funksionit të auditimit, i cili duhet thënë se fillimisht
shihej si një veprimtari rutinë dhe jo profesionale.
Pak histori për auditimin e jashtëm

o Hapi vendimtar për zhvillimin e auditimit modern në UK - miratimi i ligjit për shoqëritë tregtare i
vitit 1900 i pasuar nga ligji i vitit 1948.
o Audituesve ju kërkohej të shprehnin një opinion në lidhje me llogarinë humbje fitime dhe bilancin
kontabël,
▪ Opinioni duhej të paraqitej përpara aksionarëve në mbledhjen e përgjithshme vjetore.

o Ligji kërkonte që audituesit të zotëronin një kualifikim profesional të njohur.

o Ligji rregulloi detyrat, fuqitë dhe përgjegjësitë e audituesit.

o Zhvillimet në ligjin britanik të vitit 1948 u konsoliduan me ndryshimet e mëvonshme ligjore në


vitet 1985, 1989 e më vonë.
Pak histori për auditimin e jashtëm
o Roli i profesionit pësoi ndryshime gjatë viteve 1900 e 1917,
o krahas individëve (aksionarëve individualë), financues të rëndësishëm të bizneseve filluan të bëhen edhe bankat,
o Bankierët, të cilët nuk shqetësoheshin aq për saktësinë zyrtare, se sa për cilësinë e paraqitjes së bilancit, u bënë edhe përdoruesit
kryesorë të pasqyrave financiare të audituara.
o praktika po synonte të arrinte ate cka kërkonte edhe literatura apo zhvillimet teorike në fushën e auditimit.

o Objektivi i auditimit ishte dhënia e gjykimeve në lidhje me vlerësimin e bërë për aktivet e paraqitura në bilanc.

o Në vitin 1917 u publikua teksti Kontabiliteti i Uniformizuar, një publikim i përbashkët i Institutit Amerikan dhe Komisionit
Federal për Tregtinë në SH.B.A, i cili u aprovua nga Bordi i Rezervës Federale, njohur si “Metodat e Provuara për
Përgatitjen e Pasqyrave të Bilancit”.
o Perfaqeson deklaratën e parë zyrtare të parimeve kontabël përgjithësisht të pranuara dhe të standardeve të auditimit
në SHBA.
o Behej një përshkrim i plotë i programeve të auditimit, jepeshin instruksione për auditimin e llogarive specifike si edhe
paraqitej një formë e standardizuar e raportit të auditimit.
o Me rishikimin e vitit 1929, theksi u vendos më tepër në pasqyrën e të ardhurave dhe në kontrollet e brendshme.
o Ndërsa rishikimi tjetër i vitit 1936 bëri që të konsiderohej vlerësimi si për pasqyrën e rezultatit ashtu edhe atë të bilancit
kontabël.
o Kontabiliteti i uniformizuar i vitit 1917 dhe rishikimet e tij të mëvonshme, shërbyen si bibël në zhvillimin e profesionit të
auditimit për më shumë se dy dekada.
Pak histori për auditimin e jashtëm
▪ Auditimi jashtem vijon të jetë orientuar më shumë nga pasojat e ngjarjeve që ndodhin,
▪ zhvillimet vijojnë të ndjekin reagimin kundrejt pasojave negative të disa ngjarjeve të caktuara.

▪ Një nga këto ndodhi dhe ndoshta më e hershme dhe me impakt në fushën e auditimit është
ajo e vitit 1931, e cila lidhej me korporatën amerikane Ultramares Corporation v. Touche, Niven
& Company, e cila në vitin 1924 i kishte dhënë hua kompanisë Fred Stern and Company, duke u
bazuar në pasqyrat financiare të kësaj të fundit të përgatitura nga Touche.
▪ Në këto pasqyra llogaritë e arkëtueshme (debitorët) paraqiteshin të mbivlerësuara.

▪ Nga ky mbivlerësim, në vitin 1925 kompania Fred Stern and Company u detyrua të shkojë drejt
falimentimit.
▪ Një gjykatë e një niveli të ulët e shpalli fajtore shoqërinë Touche për neglizhencën e treguar në
përgatitjen e pasqyrave financiare.
Pak histori për auditimin e jashtëm
▪ Kriza e thellë ekonomike (1929-1933), e cila i dha tronditje të madhe bursës amerikane, nuk la pa
prekur as profesionin e audituesit.
▪ Pasojat e kesaj ngjarje “kontribuan” për zhvillimin e një profesioni të standardizuar në fushën e auditimit

▪ Për faktin që përdoruesit kryesorë të pasqyrave financiare të shoqërive tregtare ishin bankierët, auditimi
kryhej vetëm nga ato shoqëri tregtare, të cilat kërkonin të merrnin financime nga bankat.
▪ Shoqëritë tregtare që e bazonin financimin e tyre në kontributin e aksionarëve individuale nuk kryenin në
mënyrë të detyrueshme auditimin.
▪ Ndryshimi i kësaj gjendje i dedikohet Ivar Kreuger-it – që përfaqëson një nga mashtruesit më të mëdhenj
që ka njohur ndonjëherë bota.
Pak histori për auditimin e jashtëm
▪ Letrat me vlerë që zotëroheshin më shumë gjatë viteve 1920-të në SHBA dhe në botë, ishin fondet dhe obligacionet e
Kreuger & Toll, Inc., një konglomerat suedez i prodhimit të shkrepseve.
▪ Kreuger & Toll, Inc - ishte nje shoqëri e themeluar dhe drejtuar nga Ivar Kreuger, që supozohej se ishte njeriu më i pasur i
kohës në botë.
▪ Letrat me vlerë të Kreuger-it ishin shumë popullore sepse ato shiteshin në prerje të vogla dhe ju jepnin mbajtësve të tyre
dividendë dhe interesa të larta (shpesh 20% në vit).
▪ Raportimi financiar, siç e njohim sot, në atë kohë ishte në hapat e parë; dhe aksionarët i merrnin vendimet e tyre vetëm
bazuar në treguesit e pagesës së dividendëve.
▪ Por dividendët e Kreugerit, nuk lidheshin aq shumë me rezultatin, pasi siç u provua më vonë, ato paguheshin më teper nga
kapitali se sa nga fitimet e kompanisë.
▪ Kreuger në fakt kishte ngritur një skemë gjigande piramidale, të cilës i mungonte transparenca.

▪ Ai insistonte që pasqyrat financiare të shoqërisë së tij të mos auditoheshin, duke argumentuar se suksesi i korporatës
lidhet midis të tjerash me ruajtjen e sekretit financiar, ndërsa kryerja e një auditimi mund të dëmtonte një sekret të tillë.
▪ Vite më vonë u arrit të zbulohej se shumë nga aktivet e kompanive të tij ishin në trajtën e aktiveve të paprekshme, që
lidheshin pikërisht me monopolet.
Pak histori për auditimin e jashtëm
▪ Në vitin 1933 Kongresi ne SHBA miratoi Ligjin e Letrave me vlerë dhe Bursa e New Yorkut publikoi
rregulla, të cilat e bënin të detyrueshëm auditimin për shoqëritë tregtare të listuara.

▪ Edhe lëvizja drejt uniformitetit në parimet kontabël e ka zanafillën tek “këmbët” e Kreugerit.

▪ Në fakt disa studiues, nisur nga përmirësimet e mëvonshme që ndodhin në raportimin financiar, do të
thoshin se Kreugeri, me gjithë dëmtimin e komunitetit financiar, ne një farë mënyrë “kontribuoi” në
përmirësimin e arkitekturës së raportimit financiar.

▪ Nga ana tjetër, një person i tillë “nevojitej” për t`i treguar botës së audituesit janë të domosdoshëm dhe
se ata mund të kontribuojnë për një treg letrash me vlerë të rregulluar.
Pak histori për auditimin e jashtëm

▪ Deklarata e re e përbashkët e vitit 1936 e Institutit Amerikan dhe Komisionit Federal për
Tregtinë lidhur me standardet e auditimit, publikuar fillimisht në vitin 1917, sugjeronte që
audituesit të kryenin, edhe vëzhgimin e inventarëve dhe të konfirmonin debitorët
▪ Nga një investigim i Komisionit të Bursës të SHBA-së (SEC) u arrit në përfundimin se Price Waterhouse &
Company kishte përdorur procedurat e auditimit përgjithësisht të pranuara që ishin rekomanduar në
deklaratat e Institutit të vitit 1936.

▪ Megjithëse firma e auditimit kishte respektuar procedurat e auditimit përgjithësisht të pranuara,


verifikimet e bëra nga SEC-u treguan se ato në vetvete si procedura nuk kishin qenë të mjaftueshme për
të dhënë siguri për inventarët.
Pak histori për auditimin e jashtëm
▪ Nisur nga këto përfundime, në vitin 1939 AICPA, publikoi Deklaratën Nr. 1 mbi Procedurën e Auditimit,
ku kërkohej që audituesit të vëzhgonin inventarët dhe të konfirmonin debitorët.

▪ Audituesi nuk ishte më përgjegjës vetëm për auditimin e llogarive të drejtimit; përgjegjësia e tij ishte
zgjeruar në një auditim të biznesit në vetvete.
▪ Koha kur profesioni nisi te hartoje deklaratat dhe standardet e procedurat specifike të auditimit.

▪ Konkluzioni më i përgjithshëm i të gjithë këtij zhvillimi historik - profesioni i auditimit (të jashtëm) ka
qenë kryesisht reagues dhe jo veprues.

▪ Në tërësi historia moderne e auditimit, që përfshin dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe vitet e
fillim shekullit të ri (shekullit të XXI) ka pasur në qendër të saj reagimin ndaj ngjarjeve negative me
ndikim të madh tek profesioni.
▪ Aktualisht zhvillimi i auditimit të jashtëm, pas viteve 2000, i njohur si post Enron era, duke vijuar traditën
e reagimit pas pasojave të ngjarjeve të konsiderueshme,
▪ Kulmon me forcimin e rregullave te mbikëqyrjes ne të dy anët e atlantikut por edhe në mbarë botën
NJË VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK MBI FUNKSIONIN DHE
PROFESIONIN E AUDITIMIT TË BRENDSHËM
▪ Disa lloje të auditimit të brendshëm e kanë zanafillën e tyre mijëra vjet me parë.

▪ Në të vërtetë Grekët, Romakët dhe Egjiptianët e lashtë kanë kryer auditime përpara lindjes së
Krishtit.
▪ Keto përfshinin një ekzaminim të korrektësisë së regjistrimeve kontabël dhe një vlerësim të
drejtësisë së aktiviteteve të reflektuara në llogaritë e raportuara nga bizneset.
▪ Theksi këtyre auditimeve, i cili ishte vendosur në përmirësimin e kontrollit të menaxhimit mbi veprimtaritë
e organizatës/kompanise, vazhdoi të mbetet i tillë për një kohë relativisht të gjatë, deri në periudhën pas
mbarimit të Luftës së dytë Botërore.

▪ Kongresi i parë i SHBA-ve i vitit 1789 aprovoi një ligj, i cili përmbante një dispozitë që detyronte
emërimin në entitetet qeveritare, të një sekretari të thesarit, një kontrollori dhe një audituesi.
▪ Puna e audituesit, si një funksion zyrtar, konsistonte kryesisht në marrjen e të gjitha llogarive
publike, në ekzaminimin e tyre dhe në çertifikimin e tepricave (bilanceve).
Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e
Auditimit të brendshëm
▪ Për herë të parë angazhimi i audituesve te brendshem u bë nga shoqëritë e hekurudhave, të cilat konsiderohen edhe si
punëdhënësit modernë të audituesve.
▪ Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të XIX-të, veprimtaria e audituesve të brendshëm u bë diçka e zakonshme.

▪ Keta punonjes njiheshin si audituesit shëtitës. Detyra e tyre ishte të vizitonin agjentët e biletave hekurudhore dhe të
rishikonin nëse ishin bërë regjistrimet e duhura kontabël për të gjithë paratë e arkëtuara nga shitja e biletave.
▪ Audituesit e brendshëm u përfshinë edhe në vende dhe industri të tjera të hershme siç ishte për shembull Gjermania ku
shoqëria Krupp në vitin 1875 punësoi disa auditues të brendshëm, të cilët kishin për detyrë të zbatonin kërkesat e një
manuali auditimi të miratuar në Janar të atij viti, në të cilin ishte parashikuar dispozita e mëposhtme:
▪ “Audituesit duhet të vlerësojnë nëse ligjet, kontratat, politikat dhe procedurat kanë gjetur zbatimin e duhur dhe faktin nëse
të gjitha transaksionet e biznesit janë kryer në pajtim me politikat e vendosura dhe me sukses.
▪ Lidhur me këtë audituesit duhet të bëjnë sugjerime për sa i përket përmirësimit të aftësive dhe procedurave ekzistuese, të
vlerësojnë në mënyrë kritike kontratat duke dhënë sugjerime për përmirësimin e tyre, etj..”


Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e
Auditimit të brendshëm

▪ Ekspansioni i vërtetë i këtij funksioni nuk ndodhi deri në gjysmën e parë të shekullit të XX, kohë kur mori
hov të madh edhe zhvillimi e organizimi i biznesit ne formën e korporatës.
▪ Faktori kryesor që kontribuoi në rritjen e nevojes per auditimin e brendshëm ishte zgjerimi i hapësirës së kontrollit
me të cilën duhet të përballeshin drejtuesit e bizneseve që punësonin mijëra njerëz dhe veçanërisht fakti që
veprimtaritë e biznesit realizoheshin në shumë vendndodhje, ne distancë të largët nga njëra tjetra.
▪ Mashtrimet dhe mbajtja jo si duhet e regjistrave kontabël ishin disa nga problemet kryesore objekt i punës së
audituesve të brendshëm, ndërsa rritja e volumit të transaksioneve që rezultonin në fatura të konsiderueshme për
shërbimet kontabël publike për organizatën, ishin ato që sugjeruan për organizimin dhe mbajtjen e kontrollit
nëpërmjet formave të vazhdueshme e tradicionale të auditimit nga kontabilistët publike.
▪ Objektivat e audituesit të brendshëm në fillimet e këtij funksioni, lidheshin kryesisht me mbrojtjen e aktiveve dhe
zbulimin e mashtrimeve.
▪ Audituesit i përqendruan përpjekjet dhe vëmendjen e tyre më shumë në ekzaminimin e regjistrave kontabël dhe
në verifikimin e atyre aktiveve të cilat mund të përvetësoheshin apo shpërdoroheshin më lehtë.
▪ Qëllimi kryesor i një programi auditimi ishte të shërbente si një frikësues psikologjik ndaj gabimeve që mund të
bëheshin nga të punësuarit.
Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e
Auditimit të brendshëm
▪ Para vitit 1941, funksioni i auditimit të brendshëm ka qenë i ekuivalentuar me funksionin e një të
punësuari në zyrë (nëpunësi), i cili nuk mund të thuhet se ishte i organizuar dhe zbatonte standarde të
përcaktuara të sjelljes.
▪ E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gjendjen e funksionit të auditimit të brendshëm në vendin tonë
gjatë viteve të komunizmit (1945-1990).
▪ Për shkak të natyrës së regjistrimeve kontabël të kësaj periudhe dhe mbajtjes së regjistrimeve
kontabël në mënyrë manuale (me dorë), audituesit duhet të kontrollonin regjistrimet e bëra nëse ato
ishin të sakta, pra për të gjetur gabimet në regjistrime apo në kalimet nga njëri libër i llogarive tek
tjetri.
▪ Audituesit shqetësoheshin edhe për te zbuluar mashtrimet faktike dhe te mundshme.

▪ Pra në këtë kohë audituesi ishte një verifikues ose një “polic” në shërbim të mbrojtjes së aktiveve të
organizatës.
▪ Objektivi kryesor ishte zbulimi i mashtrimit përpara se një gjë e tillë të bëhej.
Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e
Auditimit të brendshëm

▪ Koncepti modern i auditimit të brendshëm parashikon vendosjen e këtij funksioni në krah dhe
në mbështetje të drejtimit të lartë të entitetit.
▪ Sot audituesit e brendshëm janë një hallkë integrale në procesin e menaxhimit dhe
interesohen njëlloj si për të mos lejuar shpërdorimin, shmangur jo efiçencën ashtu edhe për
të zbuluar mashtrimet.
▪ Rol te madh po luan avancimi në fushën e teknologjisë së informacionit.

▪ Viti 1941 mund të thuhet se shënoi pikën e kthesës në zhvillimin e auditimit të brendshëm.

▪ U publikua libri i parë për auditimin e brendshëm me titull “Auditimi i Brendshëm”, me autor
Victor Z. Brink, dhe nga bashkimi i 24 individëve të angazhuar ne këtë fushë, u krijua Instituti i
Audituesve të Brendshëm (The IIA)
Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e
Auditimit të brendshëm
▪ Gjatë viteve 40-të të shekullit të kaluar, audituesit e brendshëm e zgjeruan më tej objektin e
auditimit duke përfshirë fusha që shkonin përtej auditimit tradicional, atij financiar.
▪ Rikonsiderimi i zhvillimit ekonomik të kësaj periudhe dhe përshtatja e orientimi saj drejt një
ekonomie në funksion të luftës (Lufta e dytë botërore), mund të konsiderohet shkaku kryesor që çoi
në zgjerimin e fushës së veprimit të auditimit të brendshëm.
▪ Drejtimi i entiteteve po shqetësohej gjithnjë e më shumë për çështje të tilla si planifikimi dhe
realizimi i grafikëve të prodhimit, mungesa e materialeve dhe e fuqisë punëtore, dhe nevoja për
respektimin e ligjeve dhe rregullave.
▪ Gjithashtu, raportimi i kostos u bë më i rëndësishëm se raportimi i jashtëm.

▪ Si rrjedhojë, audituesit e brendshëm nisën t`i orientojnë përpjekjet e tyre gjithnjë e më shumë drejt
ndihmesës për menaxhimin.
▪ Përfitimet që morën drejtuesit nga audituesit e brendshëm gjatë periudhës së luftës ishin kaq të
mëdha sa që nuk mund të mendohej, që pas përfundimit të saj, objekti i auditimit të zvogëlohej për
të shkuar përsëri në nivelet që ai kishte qenë para Luftës.
Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e
Auditimit të brendshëm

▪ Roli i ri i audituesve të brendshëm gjeti pasqyrim në publikimin në vitin 1957 nga Instituti i
Audituesve të Brendshëm, të Deklaratës së Përgjegjësive të Auditimit të Brendshëm
▪ Audituesi duhet të shqetësohet për çdo fazë të veprimtarisë së biznesit.

▪ Në mënyrë të veçantë për audituesit e brendshëm përcaktoheshin këto detyra:


• Rishikimet dhe vlerësimi i saktësisë, mjaftueshmërisë dhe i zbatimit të kontrolleve financiare e
operacionale;
• Vlerësimi i shkallës së pajtueshmërisë me politikat, planet dhe procedurat e vendosura;
• Vlerësimi i procesit të njohjes së aktiveve dhe i procedurave që përdoren për ruajtjen e tyre;
• Shqyrtimi dhe vlerësimi i besueshmërisë së kontabilitetit dhe i të dhënave të tjera të hartuara nga
brenda organizatës;
• Vlerësimi i performancës lidhur me kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive të caktuara.
Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e
Auditimit të brendshëm
▪ Instituti i Audituesve të Brendshëm e nisi veprimtarinë e tij në vitin 1941 me vetëm 24 anëtarë. Ai u rrit me shpejtësi, duke arritur në vitin
1957 në 3700 anëtarë, ku rreth 20 % ishin nga jashtë SHBA-së.
▪ Për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e anëtarëve të rinj, në Shtator 1944, IIA publikoi revistën “Auditimi i Brendshëm”, dhe e zgjeroi
shtrirjen e anëtarësisë së tij në New York, Detroit, Çikago, Los Anxhelos, Filadelfia, etj., për t`u pasuar me shtrirjet e para edhe jashtë SHBA-
ve siç ishte Toronto (Kanada). Gjeografia e shtrirjes së IIA-së në vitin 1948 u pasua nga Londra dhe Manila për të vazhduar në vitet e
mëvonshme edhe në shumë vende të tjera në epokën e ndërkombëtarizimit të vërtetë.
▪ Zhvillime të tjera do ta fokusonin më tej auditimin e brendshëm në auditimin e operacioneve. Në vitin 1963 Bordi i Konferencës Kombëtare
Industriale të SHBA-së studioi objektivat e 177 organizatave në lidhje me programet e tyre të auditimit të brendshëm, ku u evidentuan si
prioritete pesë objektivat e mëposhtme:
• Vlerësimi i mjaftueshmërisë së sistemit të kontrollit të brendshëm.
• Investigimi i pajtueshmërisë me politikat e procedurat organizative.
• Verifikimi i ekzistencës së aktiveve, garantimi i vendosjes së masave për mbrojtjen e aktiveve dhe parandalimin e zbulimin e mashtrimit.
• Kontrolli mbi besueshmërinë e sistemit kontabël dhe të atij të raportimit.
• Raportimi për drejtimin i fakteve të gjetura dhe kur paraqitej nevoja edhe dhënia e rekomandimeve për kryerjen e veprimeve korrigjuese.
Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e
Auditimit të brendshëm

▪ Një ndryshim tjetër i madh në funksionin e audituesit të brendshëm ndodhi në SHBA në vitin 1987
dhe lidhet me disa konstatime që u përfshinë ne raportin e Komisionit të Tregtisë.
▪ Komisioni ishte organizuar nga pesë organizata – respektivisht IIA, AICPA (Instituti i Kontabilistëve të
Çertifikuar të Amerikës (Audituesve të autorizuar)), AAA (Shoqata e Kontabilistëve të Amerikës); IMA
(Instituti i Kontabilistëve të Drejtimit) dhe FEI (Drejtuesit e Financave Ndërkombëtare) – i njohur
ndryshe si COSO (Komiteti i Organizatave Sponsorizuese).
▪ Ky komision, i cili u krijua për të studiuar shkaqet e raportimit financiar mashtrues, arriti në
përfundimin se
▪ (i) në çdo korporatë publike (aksionet e të cilës tregtohen në bursë) duhet të ketë një funksion të auditimit të
brendshëm dhe
▪ (ii) këto organizata duhet të kenë një komitet auditimi në përbërje të cilit të ketë drejtorë që nuk merren me
menaxhimin e korporatës.
Një vështrim i shkurtër historik mbi funksionin dhe profesionin e Auditimit të
brendshëm

▪ Konkluzionet e COSO-s jo vetëm që ndikuan në përmirësimin e funksionit të audituesit të brendshëm,


por ato bënë që mashtrimi të jetë në fokusin kryesor të ketij funksioni, sikurse ai kishte qenë edhe para
vitit 1941.
▪ Puna e audituesit të brendshëm në ditët e sotme ka në qendër të saj më shumë auditimin për efiçencën
dhe efektivitetin përkundër auditimit për situatën financiare.
▪ Sot audituesi i brendshëm është bërë pjesë integrale e grupit të menaxhimit.

▪ Në vitin 1990, u vu re një prirje e re, e cila çoi në ndryshimin e organizimit të funksionit të audituesit të
brendshëm.
▪ Për shumë entitete të biznesit funksioni i auditimit të brendshëm po kryhej edhe nëpërmjet
kontraktimit të grupeve të jashtme (oursourcing services).
▪ Një rol të madh në përmirësimin e këtij funksioni kanë standardet dhe deklaratat e IIA-së, të cilat
gjithashtu, kanë evoluar më tej duke vënë në qendër të vëmendjes vlerësimin e rrezikut.
Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator I auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH

▪ Auditimi i jashtëm si një instrument i dhënies se sigurisë se pavarur për informacionet financiare
historike, i dhe profesioni I audituesit ne vendin tone, e ka fillesën e tij në dekadën e fundit të
shekullit te kaluar
▪ Paralelisht me hartimin dhe miratimin e akteve te para ligjore dhe rregullatore te organizimit dhe te
funksionimit te shoqërive tregtare
▪ 1992- Ligji per shoqerite tregtare, modifikuar ne vitin 1995

▪ 1993 – ligji per kontabilitetin

▪ 1994 – Plani kontabel I pergjithshem

▪ Kryerja e auditimeve apo kontrolleve financiare te jashtme, u realizua për here te pare ne vitet 1994/95.

▪ U be certifikimi i te dhënave financiare nga individë me eksperience ne fushën kontabël te pajisur edhe me
njohuritë e para në fushën e auditimit,
▪ Transformimi i ndërmarrjeve te mëdha shtetërore te dikurshme nga nd/je ne entitete te reja ne formën e bashkësive
ekonomike, me struktura dhe skema organizimi e qeverisje krejtësisht te ndryshme.
Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator I auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH

▪ historia e profesionit te audituesit ligjor, zë fill aty nga viti 1995, dhe lidhet me amendimet dhe përmirësimet qe
ju bënë ligjit për shoqëritë tregtare,
▪ Hartimi i akteve te tjera nënligjore qe do te shërbenin për krijimin, zhvillimin dhe organizimin e një profesioni te ri
(Ekspertit kontabël te regjistruar, ose audituesit ligjor).
▪ 1995 – Urdheresa Nr.1, 10/1995 e KM, e cila rregullonte:
▪ hyrjen ne profesion,
▪ provimet e aftësisë profesionale,
▪ trajnimin,
▪ testimet,
▪ eksperiencën, e deri
▪ aspektet e rregullave te para te deontologjisë dhe etikes e sjelljes profesionale.
▪ Urdhëresa përmbante dispozita te caktuara qe rregullonin edhe detyrimin për auditimin ligjor te shoqërive tregtare, duke
shkuar me tej deri ne përcaktimin e procedurave dhe te standardeve te punës se audituesve.
▪ urdhëresa e KM i hapi rrugën krijimit me 24 nëntor 1997 te organizimit profesional – Instituti i Eksperteve Kontabël te
Autorizuar te Shqipërisë (IEKA).
▪ Misioni i IEKAs ishte krijimi dhe zhvillimi i profesionit të Ekspertit kontabël të autorizuar ose të audituesit ligjor - një
profesion i ri që do angazhohej ne kryerjen e verifikimit dhe kontrollit te pavarur të llogarive vjetore (pasqyrave financiare)
të bizneseve shtetërore e atyre private që po lindnin dhe organizoheshin në kushtet e reja të ekonomisë të tregut.
Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator I auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH
▪ Ne vitin 2000, për t`u sjelle ne pajtim me kërkesat e Kushtetutës se re te Shqipërisë Urdhëresa
Nr.1 e Këshillit te Ministrave u ri konsiderua me objektivin e transformimit te saj ne një
vendim te Këshillit te Ministrave (VKM Nr. 150 date 31.03.2000).
▪ Vendimi beri disa amendime/ rregullime shtese te diktuara nga zhvillimet ne fushe
▪ Liberalizimi i shërbimeve te auditimit ligjor edhe për shoqëritë audituese te huaja,

▪ Ky process u pasua me një veprimtari intensive e IEKAs ne drejtim te hartimit te rregullave dhe
udhezimeve dytesore te funksionimit, te procedurave te punës se anëtareve, dhe te trajnimit intensiv
dhe ekstensiv te anëtareve dhe kandidateve për EKR.

▪ Asistence nga BE-ja


Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator I auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH

▪ Në vitin 1996, u hartuan rekomandimet e para teknike, të cilat përfaqësonin ne te vertete


procedurat dhe standardet e para te auditimit,

▪ Rekomandimet teknike jane paketa e parë referuese të standardeve të profesionit, te cilat u


perdoren nga audituesit ne vendin tone për kryerjen e angazhimeve të auditimit në Shqiperi
për me shume se një dekade.

▪ Rekomandimet teknike, te fazës se pare u pasuan nga një pakete e re e procedurave te auditimit për
ndermarrjet e vogla dhe te mesme (SCAP)
Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator i auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH

▪ Procedurat e auditimit, në vitin 2003 u zëvendësuan me Standartet Ndërkombëtare të


Auditimit, të publikuara nga Bordi i Standardeve te Auditimit e Dhenies se Sigurise i Federatës
Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC), të cilat u përkthyen dhe publikuan në gjuhën shqipe
nga Instituti i Eksperteve kontabël te Autorizuar.
▪ Standardet ndërkombëtare te auditimit (SNA) u ribotuan ne janar te vitit 2007, duke përfshire
në një tekst te vetëm te gjithë paketen e standardeve ndërkombëtare te auditimit dhe të
direktivave te praktikave te auditimit te IFAC.
▪ Ne vitin 2011 Organizmi profesional i audituesve ligjore ne Shqiperi perktheu dhe publikoi te
gjithë standardet ndërkombëtare te auditimit të qartësuara të IFAC-ut (edicionin 2010 te
IAASB-se).
Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator i auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH
▪ Hyrja ne profesionin e audituesit ne vendin tona ka njohur dy etapa te rëndësishme.

▪ Ne etapën e pare, për t`ju përgjigjur nevojës qe kishte vendi për te siguruar brenda një afati kohor
te shkurtër, një numër te mjaftueshëm ekspertesh kontabël te autorizuar, hyrja u bazua ne
procedura te përshpejtuara,

▪ te gjithë kontabilistet qe përmbushnin kushtin e edukimit arsimor, te vjetërsisë ne pune dhe


moshës (ne kohen e aplikimit duhet te ishin mbi 25 vjeç), ju nënshtruan një procesi trajnimi e
kualifikimi paraprak ne te gjitha disiplinat e lidhura me profesionin, siç ishin, kontabiliteti financiar
e i kosto drejtimit, analiza e pasqyrave financiare, kontrolli i brendshëm, auditimi, etj.,

▪ Aplikantët me pas ju nënshtruan testimeve për aftësitë teorike e praktike, te parashikuara ne


Urdhëresën e Këshillit te Ministrave Nr.1, 10/1995.
▪ Ne gjeneratën e pare nga rreth 500 aplikime u kualifikuan gjithsej 58 individë. Me tej ne vitin 1999, 25
ekspertë dhe ne vitin 2000, 44 ekspertë.
Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator i auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH

▪ Në etapën e dyte, hyrja ne profesion u bë duke zbatuar procedurat e normalizuara, te rregulluara me


dispozitat ne Vendimin e Këshillit te Ministrave Nr. 150, “Për Miratimin e rregullave për organizimin e
profesionit të EKA”.
▪ Kryerja e detyrueshme e stazhit profesional përpara se kandidatet për eksperte kontabël te autorizuar t`i nënshtroheshin
procesit te testimit për njohuritë dhe zotësitë profesionale.
▪ Stazhin profesional konsistonte ne kryerjen e një praktike profesionale prej te paktën tre vjetësh pranë një eksperti
kontabël/audituesi apo një firme auditimi.

▪ Me vone, me miratimin e ligjit 10091 date 5.3.2009 “Për auditimin ligjor dhe profesionin kontabël EKR e KM,
ky proces njohu përmirësim te dukshëm.
▪ Monitorim e vleresim cdo 6 muaj te performancës se stazhit
▪ paraqitja e një punimi te pavarur ne përfundim të stazhit, përpara se individët që kalojnë me sukses stazhin t`i
nënshtrohen testimit nga një autoritet i pavarur siç ishte Autoriteti i certifikimit


Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator i auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH

▪ Gjate dekadës se fundit, ne fushën e auditimit ligjor dhe te organizimit te profesionit kane
ndodhur ndryshime te konsiderueshme, te cilat janë imponuar si nga zhvillimet kombëtare
ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.
▪ U rishikua kuadri rregullator i profesionit, me objektiv primar - përafrimin me kuadrin e
zbatueshëm rregullator ne vendet e BE-se - te rregulluar nga Direktiva e auditimit ligjor te
modernizuar (2006).
▪ Miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i Ligjit 10091 date 05.03.2009, beri te mundur qe për here
te pare rregullimi i profesionit te ekspertit kontabël te regjistruar te behet ne mënyrë ligjore.
▪ Rruga nëpër të cilin ka ecur profesioni i audituesit ligjor ka ndjekur jo vetëm ecurinë dhe zhvillimin e
biznesit në vendin tonë, por edhe zhvillimet Evropiane e ato ndërkombëtare ne fushën kontabël dhe te
auditimit.
Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator i auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH
▪ Qysh prej vitit 2008, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuari është anëtar me të drejta të plota në IFAC,

▪ Kerkea per pajtueshmërinë me Deklaratat e Detyrimeve të Anëtarësisë të IFAC-ut (SMO- Statement Membership
Obligations 1 -7
▪ IEKA ka qene pjese përbërëse e organizmave te tilla si : SEEPAD - Partneriteti i vendeve të Evropës Juglindore për
Zhvillimin e profesioneve kontabël; FIDEF - Federata e Ekspertëve Kontabël Frankofonë, FCM - Federata e Ekspertëve
Kontabël të Mesdheut dhe se fundi EFAA – Federata Evropiane e Kontabilisteve dhe Audituesve te Entiteteve te Vogla
dhe te mesme
▪ Me ndryshimet me te fundit ne ligjin e auditimit (Ligji 46/2016) mund te thuhet se funksionimi i Institutit të
Ekspertëve Kontabël të Autorizuar bazohet ne një ligj modern, që vlerësohet pothuaj në pajtim te plote me
Direktivën e Auditimit Ligjor të BE-së.
▪ Profesioni mbikëqyret nga një autoritet i pavarur mbikëqyrje, Bordi i Mbikëqyrjes Publike të EKR-ve, i cili shërben si
një garanci më shumë për cilësinë dhe besueshmërinë e raportimit financiar të entiteteve të biznesit.
▪ Kombinohet veterregullimi me mbikeqyrjen e jashtme
▪ rregullimet e brendshme perfshijne një seri tjetër e plotë e akteve të nevojshme vete rregullatorë të përgatitura nga vetë
organizmi profesional, ku mund të përmenden kodi i etikës; rregullorja dhe procedurat e kontrollit të cilësisë së angazhimeve,
rregullorja e investigimit e disiplinës, rregullorja e edukimit dhe kualifikimit të vijueshëm, etj.


Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator i auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH

▪ objekti i veprimtarisë se IEKAs është te siguroje për mirë ushtrimin e profesionit, mbrojtjen e
pavarësisë dhe te nderit te anëtarëve te tij, si dhe mbikëqyrjen dhe formimin profesional te
anëtareve; te gjitha këto ne funksion te shërbimit cilësor ndaj interesit publik.
▪ Nevoja per te te zgjeruar spektrin e shërbimeve profesionale te audituesve ligjore, krahas
shërbimit të auditimit ligjor, edhe me shërbime të tjera siç janë ato të rishikimit, te dhënies së
sigurisë, konsulencat, shërbimet e tjera të lidhura dhe shërbimet e hartimit të pasqyrave financiare
e te informacioneve financiare historike, etj., kerkojne qe
▪ audituesi te zgjeroje dhe shtoje njohuritë e tij profesionale dhe te shkoje përtej kërkesave tradicionale të
njohjes dhe kuptimit te kuadrove te zbatueshëm të raportimit financiar,
▪ ai kërkohet te kontribuojë edhe me shërbime te tjera te tilla si: vlerësimi dhe raportimi mbi kontrollin e
brendshëm, mbi rreziqet e biznesit, rreziqet e sektorit, e kështu me radhe, të cilat do të ishin një vlerësim
dhe një vlerë e shtuar jo vetëm për publikun por edhe për vete bizneset.
Kuadri kuadrin ligjor dhe rregullator i auditimit te jashtëm dhe
profesioni ne RSH

▪ Ndryshimet me te fundit ligjore kane hapur rrugën qe organizmi profesional i audituesve ligjore te angazhohet
ne hartimin e programeve te pershtateshme te edukimit të kandidatëve,
▪ në të njëjtën linjë me direktivën e 8 -te, te modernizuar të BE-se dhe me standardet ndërkombëtare te
edukimit të IFAC-ut të rishikuara,
▪ t`i përgjigjen nevojave dhe stadit të tanishëm të zhvillimit ekonomiko-social të vendit tonë.

▪ Ndryshimet e mëdha qe kane ndodhur ne bote gjate dy dekadave të fundit, të cilat nuk ishin pare qe nga koha
e krizës se viteve 1929-33, kane imponuar ndryshime e përmirësime edhe ne fushën e rregullimit profesional
te audituesve dhe kontabilisteve.

▪ Ligji SOX ne SHBA (2001),


▪ Direktivën e tete te BE-se (2006, 2014),
▪ rregullimet e Komisionit Evropian,
▪ ndryshimet ne direktivat e kontabilitetit ne BE,
▪ Faleminderit

You might also like