You are on page 1of 97

KAPITULLI III

GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE

KAPITULLI I PARË

ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPE

LEXOJMË

Bora

Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën.


Vjeshta e trishtueshme erdhi e iku. Tani po hyn dimri edhe qiellin e kanë mbuluar re të
qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë zuri të bjerë bora...
Prapa qelqeve të dritareve, po shikoj. Ngadalë, ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet, bora
fluturon flokë-flokë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreq e të zbukurojë.
Dy çupka të vockëla shikojnë, e në leshrat e arta të tyre, të lëshuara mbi shpatullat, bora
shkruan trëndafila të ërgjënda. Djemtë qeshin, hidhen, lozin e luftojnë me topa. Zogjtë
vërtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, një thërrime bukë! Si në verë, të gjithë bota janë
veshur në të bardha. Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora...

Faik Konica

48
III

PYESIM

 Gjeni zanoret dhe bashkëtingëlloret në fjalinë e parë dhe i vendosni në dy


kolona.
 Sa zanore dhe bashkëtingëllore ka fjalia e parë?
 Sa shkronja ka fjalia e parë?
 Sa zanore e bashkëtingëllore ka gjuha shqipe?
 Sa shkronja ka gjuha shqipe?
 Sa shkronja të thjeshta (njëshe) dhe të përbëra (dyshe) ka në fjalinë e parë?
 Sa shkronja të thjeshta dhe të përbëra ka gjuha shqipe?

MËSOJMË

Gjuha e sotme shqipe ka sistemin e saj të tingujve. Këta tinguj i quajmë fonema ( nga
greqishtja : phone – zë). Çdo gjuhë ka një numër të caktuar fonemash. Gjuha shqipe ka 36
fonema : 7 zanore : a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 bashkëtingëllore : b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll,
m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

Zanoret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës pa hasur asnjë pengesë.


Bashkëtingëlloret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës duke kapërcyer një pengesë.
Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe janë:

1. Të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z dhe zh.


2..Të pazëshme: m,n,nj,j,l,ll,r,rr ,p, t, th , k, q, j ,c, ç, s, dhe sh .
Tingujt (fonemat) shkruhen me shenja grafike. Shenjat grafike që përdoren për të
paraqitur tingujt (fonemat) quhen shkronja. Tingujt (fonemat) i shqiptojmë dhe dëgjojmë, ndërsa
shkronjat i shkruajmë, i shohim dhe i lexojmë. Të gjitha shkronjat që paraqesin tingujt e të
folurit të një gjuhe përbëjnë alfabetin e asaj gjuhe. Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja, të
renditura si vijon: a, b, c, ç, d, dh, e, ë, f, g, gj, h, i, j, k, l, ll, m, n, nj, o, p, q, r, rr, s, sh, t, th, u,
v, x, xh, y, z, zh. Nga këto, 27 shkronja janë të thjeshta dhe 9 të përbëra: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th,
xh, zh. Këto shkronja quhen dyshkronjësha ose diagrame. Në gjuhën shqipe dyshkronjëshat nuk
paraqesin vështirësi të mëdha. Për këtë duhen ditur dhe respektuar disa rregulla. Në rastet kur
një fjalë mbaron me s dhe t dhe fjala tjetër fillon me h, atëherë shkronjat lexohen të ndara: p.sh.
meshollë = mes-hollë, Ethem = Et-hem, shtathedhur = shtat-hedhur etj.

USHTROHEMI

1. Cilat janë fonemat që i kanë të gjitha këto fjalë?


këmbë, shtambë, pëllëmbë, mbrëmje, llambë

49
III

Gjeni katër fjalë që fillojnë me këto fonema.

2. Cilat janë fonemat që shërbejnë për të dalluar fjalët e mëposhtme?


batis – bitis, fal – fall, fat – fut, pulë – pullë,
halë – valë, kokërr – dokërr, qorr – morr.

Ç’fonema janë: zanore apo bashkëtingëllore?

3. Në fjalinë : Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora. fonema që përdoret më shpesh është o-ja.
Gjeni dhe shkruani dy fjali ku fonema që përdoret më shpesh të jetë a-ja.

DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI


I DISA TINGUJVE TË GJUHËS SHQIPE

1. Zanoret y dhe i

Lexoni fjalët në dy kuadratet A dhe B.

A
ai, bilbil,direk, fishek, frikë, gjilpërë, hipi,hipje, krimb, krip, kripë,kripore, qilim,qime,
rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj,rrip etj.

B
byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i,e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lyp, lypës, tym,
vyshket, zymbyl, dy etj.

50
III

PYESIM

 Si shqiptohen fjalët e kuadratit të parë nga ju?


 A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre?
 Si shqiptohen fjalët e kuadratit të dytë nga ju?
 A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre?

MËSOJMË

Gjatë të folurit apo të shkruarit ndodh që në vend të zanores y të përdorim zanoren i si


për shembull di në vend dy, ki në vend ky, si në vend sy, dill në vend dyll, lip në vend lyp, tim
në vend tym etj.

Shkruhen dhe shqiptohen me i dhe jo me y fjalët: ai, bilbil,direk, fishek, frikë, gjilpërë,
hipi,hipje, krimb, kripë, kripore, qilim, qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj,
shqiptar, shqiptoj,rrip etj.

Shkruhen dhe shqiptohen, përkundrazi, me y fjalët: byzylyk, çyryk, dysheme, gjym,


(i,e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl, dy etj.

USHTROHEMI

1 Në vend të pikave vini shkronjën që duhet y, u ose i.


f.shek, fr.kë, gj.lpërë, b.lbil, d.rek, shp.rt, rr.p, s.rtar

2 Korrigjoni gabimet në fjalët e mëposhtme:


a. lyp, lypës, çyryk, dysheme, tym, vyshket, gjym, (i,e) gjymtë

2. Bashkëtingëlloret r dhe rr

Lexoni fjalët në kuadratet A dhe B.

karotë, racë, radhë, resht (pushoj), regjistër, rënkoj, rol, romak, ryshfet, shter, shteroj,
regjim, radhë, rafte rendte, ritëm

51
III

rregull, rresht, rreth, rrënjë, rrip, rrobë, rrogë, rrogozë, rrokje, rrotë, rrudhë, rrufe, rrugë,
rrush, rrymë, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftë, rruaj rrëfim, rreze, rrallë, rrafsh,
rrah

PYESIM

 Si shqiptohen fjalët e kuadratit të parë nga ju?


 A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre?
 Si shqiptohen fjalët e kuadratit të dytë nga ju?
 A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre?

MËSOJMË

Gjatë të folurit apo të shkruarit ndodh që në vend të bashkëtingëllores r të shqiptojmë rr


ose e kundërta. Duhet të kemi kujdes që t’i shkruajmë dhe shqiptojmë drejt tingujt r dhe rr.

Shkruhen dhe shqiptohen me r dhe jo me rr fjalët : karotë, racë, radhë, resht (pushoj),
regjistër, rënkoj, rol, etj. Shkruhen dhe shqiptohen, përkundrazi, me rr dhe jo me r fjalët:
rregull, rresht, rreth, rrënjë, rrip, rrobë, etj.

USHTROHEMI

1. Kopjoni fjalitë e mëposhtme dhe shkruani drejt tingujt r dhe rr.


U mata ta mar, por ish i rrëndë plumb. U përpëlita disa herë duke mbledhur forcat, por as
nga vendi nuk e luajta dot. Xha Lita buzëqeshi ashtu siç e kishte zakon — gjerë plot shend,
hodhi lopatën anësh dhe iu përmblodh gurrit të cilin e vendoi në gjunjë pa kurfarë zori. „Juve
zoti ju ka dhënë mend e neve krahë" — foli ai dhe e rokullisi gurin e themelit mu në këndin e
djathë të godinës së shkollës. „Roftë shkolla sa malet" — urroi ai „dhe ne paçim dorë të
mbarrë"— uroi punën e vet.

2. Gjeni fjalët përgjegjëse që shkruhen me rr dhe thoni kuptimin e tyre.


arë -----
ruaj -----

52
III

birë ------
..... ......
3. Gjeni dhe shkruani disa fjalë që të kenë fonemën –r dhe disa fjalë që të kenë fonemën –
rr.

INTONACIONI, THEKSI, RROKJA

LEXOJMË

Doktori

Kishte vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje.


-Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh!
Dhe plaku i gjorë, e ngarkoi mbi një gomar vajzën gati të vdekur. Dhe rendte i
këputur. Kaloi male dhe fusha. Lumenj e moçale.
-Baba! Vdiqa! Ku është doktori?
E mjera e kishte dëgjuar shumë herë emrin doktor, po nuk e dinte se ç’ishte ai.
Perëndi, engjëll, shpëtimtar... . Ç’ishte ky doktor?
-Doktor! Doktor!
Thërriste vajza, e cila gati po jepte shpirt.
-Edhe pak se arritëm, oj bijë! Duro se « doktori » do ta heq atë dhembje, atë sëmundje
që të treti!
... Ecnin duke përsëritur mijëra herë emrin « e shenjtë » të doktorit....
Petro Marko

PYESIM

53
III

 Fjalët e personazheve janë ato me kursive apo ato me ngjyrë të zezë?


 Vëreni shenjat e pikësimit në fjalitë me kursive. Çfarë vini re?
 Ku dallohen ato nga fjalët e autorit?
 Në cilën fjalë bie theksi i fjalisë në dy fjalitë e para?
 Po në dy fjalitë e dyta?
 Sa rrokje ka fjalia: Kishte vajzën të sëmurë.
 Sa rrokje janë të hapura dhe sa të mbyllura? Argumentojeni përgjigjen.
 Në cilat rrokje bie theksi në fjalët e kësaj fjalie?

MËSOJMË

Kur flasim ose lexojmë, kemi nevojë të marrim frymë dhe të pushojmë. Pushimet
shënohen me anë të shenjave të pikësimit.

Kur flasim ose lexojmë, fjalitë nuk shqiptohen të gjitha me të njëjtin intonacion.

a. Fjalia dëftore mbaron me intonacion zbritës.


Kish vajzën të sëmurë.

b. Fjalia pyetëse mbaron me intonacion ngjitës.

Ku është doktori?

Intonacioni ndryshon edhe kur duam të shprehim ndjenja të tilla si gëzim, zemërim,
shqetësim, dyshim e tjerë : -Shko, bre, në qytet! -Baba! Vdiqa! -Edhe pak se arritëm, oj bijë!

1.Theksi i fjalisë

Kur flasim ose lexojmë, një gjymtyrë e fjalisë që duhet vënë në dukje, shqiptohet më
fuqishëm. Ky quhet theks i fjalisë : Kish vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje. Ku është
doktori? -Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh!

2.Theksi i fjalës

54
III

Kur flasim disa rrokje të fjalëve i shqiptojmë me një fuqi zëri më të madhe se rrokjet e
tjera. P.sh. le të shqiptojmë me zë fjalën emër. Do të vëmë re se rrokja e parë shqiptohet me fuqi
më të madhe, duke u dalluar nga rrokja e dytë. Në këtë rast themi se rrokja e parë (-e) e kësaj
fjale është e theksuar.
Rrokja -e quhet rrokje e theksuar, sepse në të bie theksi. Ndërsa rrokja -mër quhet rrokje
e patheksuar, sepse në të nuk ka theks.
Në gjuhën shqipe theksi mund të bjerë në rrokje të ndryshme, andaj kemi:
1. Theks fundor - lirí, bari, atdhe etj. ( kur theksi bie në rrokjen e parë nga fundi).
2. Theks parafundor - dorë, bimë, shkollë etj.(kur theksi bie në rrokjen e dytë nga
fundi).
3. Theks tejfundor - flutura, kumbulla, populli, pluhuri etj. (kur theksi bie në rrokjen e
tretë nga fundi).
3. Rrokja

Fjalia përbëhet prej fjalësh dhe fjalët prej rrokjesh: /Ecnin / duke përsëritur /
emrin / e doktorit/, /Ec-nin du-ke për-së-ri-tur e-mrin e do-kto-rit/

Rrokja është një grup fonemash të përqendruara rreth një zanoreje : /Ec-nin du-ke për-
së-ri-tur e-mrin e do-kto-rit/. Edhe një zanore e vetme mund të përbëjë rrokje: e-mrin e do-kto-
rit Kur rrokja mbaron me zanore, quhet e hapur: du-, ke-, së-, ri-, e-, më-, e-, do-, kto-. Kur një
rrokje mbaron me bashkëtingëllore, quhet e mbyllur: Ec- nin- , për-, -tur-, -mrin, -rit.

Në gjuhën e folur, për shkak të mosshqiptimit të ë-së së patheksuar, shpesh herë rrokjet e
hapura bëhen të mbyllura: /Ec-nin du-ke për-s(ë)ri-tur e-mrin e do-kto-rit./

USHTROHEMI

1. Lexoni me intonacionin e duhur tekstin e mëposhtëm.


Kur vdiq Skënderbeu, asnjë sy nuk mbeti i papërlotur. Mbretëresha dhe i biri
dymbëdhjetëvjeçar, të gjunjëzuar përpara kufomës së tij, po lebetiteshin. Princërit rreth e
rrotull e vajtonin pas mënyrës shqiptare, me këngë.
Fan Noli
Kujdes theksin e fjalisë! Provoni të ndryshoni theksat e fjalisë, çfarë vini re?

2. Lexoni me intonacionin e duhur tekstin e mëposhtëm.


- O trim Gjergj, zot e mbret, o atë i shenjtë dhe mbrojtësi ynë, qysh na le jetimë dhe të
shkretë si dhentë pa bari? Ku të vemi tani të kërkojmë ndihmën në shtrëngime? E kush do të na
mbrojë tani nga armiqtë dhe nga tërbimi i turqve? Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ne derëzeztë, mjerë
i madh e mjerë i vogël, mjerë krishterimi që humbën një të këtillë kryembrojtës!
Fan Noli
Kujdes intonacionin dhe theksat e fjalisë. Argumentoni vendosjen e theksave.

55
III

3. Thoni çfarë intonacioni kemi në fjalitë e mëposhtme.


Zana shkoi në kinema Kush shkoi mbrëmë në kinema? Sonte do të shoh një film të ri. A do të
mësoni sonte?

4. Nënvizoni fjalët ku, sipas mendimit tuaj, bie theksi i fjalisë.


Lekë Dukagjini si i marrosur nga hidhërimi, rendi në shesh të qytetit e, duke çjerrë
kraharorin e duke shkulur mjekrën dhe flokët, bërtiti:
-Ejani, o shqiptarë! Sot ra kryekështjella e Shqipërisë, fortesat tona u përmbysën; fuqia
humbi, qytetet tona ranë përdhe; tërë shpresa jonë u shua me vdekjen e një burri!
Fan Noli

5. Shkruani çiftet e fjalëve të mëposhtme, duke vënë theksin aty ku duhet.

punë - punoj , qytet – qytetar, luftë – luftëtar, mal – malor, art – artist,
futboll – futbollist,akull – akullore, shkollë – shkollor,fshat-fshatar
6. Gruponi fjalët e mëposhtme në dy grupe , në grupin e fjalëve që mbarojnë me rrokje të
hapur dhe në grupin e fjalëve që mbarojnë me rrokje të mbyllur.

klasa, stadium, rrugë, jug, yll, toka,hëna, perëndim, lindje,

7. Ndani në rrokje këtë fjali dhe thoni se çfarë rrokjesh janë.


Lekë Dukagjini, si i marrosur nga hidhërimi, rendi në shesh të qytetit.

PIKËSIMI

LEXOJMË

56
III

Gjahu i malësorvet

- Mirëmëngjes! Mirëmëngjes!
- Mirë se erdhët! Mirë se erdhët!
- Si u gdhitë?
- Mirë, mirë. Po zotëria juaj?
- Mirë, mirë desh Zoti.
- S'paska ardhë Mark Shalëgjati ?
- Ja tek po vjen.
- Mirëmëngjes, o gjahtarë!
- Mirë se erdhe, o zotëri!
- A jemi mbledhë të gjithë?
- Po zotëri, të gjithë këtu jemi, s'ka mbetur njeri pa ardhë.
- Binuni trumbetave të gjahut të vijnë ata që kanë mbeturë prapa...

Konstandin Kristoforidhi

PYESIM

 Thoni cilat shenja pikësimi janë përdorur në tekstin e mësipërm dhe pse?
 Përse shkronjat me ngjyrë zezë janë shkruar me shkronjë të madhe?

MËSOJMË

Shenjat e pikësimit përdoren që të kuptohet përmbajtja e një teksti. Nga mospërdorimi i


drejtë i tyre mund të ndryshojë a të prishet kuptimi i tekstit. Shenjat kryesore të pikësimit janë:
pika, presja, pikëpresja, dy pikat, pikëpyetja, pikëçuditja, shumëpikëshi, thonjëzat, kllapat, viza.

Pika shënon fundin e një fjalie dëftore dhe ndiqet gjithmonë nga një shkronjë e madhe: -
Ja tek po vjen. - Mirëmëngjesi, o gjahtarë!
Presja shënon një pushim të shkurtër dhe shërben për të veçuar :
- gjymtyrë homogjene të fjalisë: Çdo vijë e fytyrës, çdo lëvizje e dorës, çdo fjalë, çdo
hap i Skënderbeut tregonte njeriun e veprave të mëdha.
- fjalë të veçuara : Vëllai i Blerinës, i madhi, kaloi shkëlqyeshëm. Atë natë binte shi, një
shi i ftohtë.
- fjalët që bashkohen me lidhëzat kundërshtore po, por : Nuk ishte Dritani, po Arditi.
Nuk jeton në qytet, po në fshat.

57
III

- gjymtyrët që lidhen me lidhëzat e përsëritura edhe, as, ose, o : Do të vijë ose Besimi,
ose Hasani. Edhe natyra, edhe qielli, edhe pemët tregonin se pranvera po afrohej. Nuk do të
shkojë as Drita, as Liraku.
- dy e më tepër fjali në periudhë: Edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet. Jo
vetëm që mëson rregullisht, por është edhe shumë i sjellshëm. As nuk erdhi, as nuk u
paraqit. Ditën herë binte shi, herë binte borë. Ç’është ushqimi për trupin, është leximi për
mendjen.
Pikëpresja vendoset brenda fjalisë; ajo ndan dy pjesë të së njëjtës fjali dhe ndiqet nga
një shkronjë e vogël: Rruga ishte plot akull; shoferët i ngisnin makinat me kujdes.
Dy pikat paralajmërojnë një numërim, një shpjegim, një shembull. Dy janë tragjeditë:
të mos kesh ç’të do zemra në jetë dhe t’i kesh të gjitha. Naim Frashëri ka thënë : punë, punë
nat’ e ditë që të shohim pakëz dritë.
Pikëpyetja përdoret në fund të fjalive pyetëse të drejta: -Kush është? -Kur keni
ardhur? -A i sollët mjetet e nevojshme? Pikëpyetja përdoret edhe pas fjalive pyetëse të
paplota që shprehen me përemra pyetës, me ndajfolje pyetëse si edhe pas fjalëve të tjera që
përdoren si fjali pyetëse të paplota: Kush? Cili? Me cilin? Ku? Kur? Pse? Mirë? Ashtu ?
Nesër? Edhe sot? Mot? Nuk vihet pikëpyetje pas një fjalie pyetëse të zhdrejtë : Nuk e di se
ku po shkon dhe çfarë ke në mend të bësh.
Pikëçuditja vihet në fund të fjalive dëftore thirrmore, nxitëse thirrmore dhe dëshirore:
Mos fol ashtu, bre burrë! Ju këndoftë zemra, o bijtë e mi! U lumtë pushka luftëtarëve të
lirisë! Largohu sa më parë! Përjashta!
USHTROHEMI
1. Zëvendësoni vijat e pjerrëta (/, //) me presje, pikë ose pikëpyetje.
Në një nga këto mëngjese / Kako Pinoja / pasi mbylli me kujdes portën / doli në rrugë//
- Ku vete/ moj Kako Pino? -pyeti nga dritarja gruaja e Bido Sherifit//
/Në dasmë//
/Në dasmë? E kush martohet në këtë kohë//
/Martohen/ -tha Kako Pinoja// - Në çdo kohë martohet mileti//
Ismail Kadare
2. Vendosni shenjat e pikësimit që duhen.
/Si je/ Xhexho/ - tha babai/ - ku ke qenë kaq kohë//
Xhexhoja nuk u përgjigj fare// Si gjithmonë ajo iu drejtua menjëherë gjyshes//
- E pe/ moj Salfixhe/ që doli fjala ime// - E pe ç'na dërgoi zoti apo s'e pe// Të thashë/ moj
Selfixhe/ ujë i zi do të dalë nga dheu// Dhe ja/ doli uji i zi// I patë gropat e bombave në
Hazmurat// Po në Meçite// Po në Palortonë e sipërme// Ujë i zi kudo//
Ismail Kadare
3. Shpjegoni përdorimin e shenjave të pikësimit në tekstin e mëposhtëm.
- A s’ma këndoni një këngë, o djem të rinj, të ndihemi të gjallë tek shkojmë udhës, -
thotë Mark Shalëgjati.
Ç’këngë të zëmë? – thonë djemtë.
- Le të këndojmë këngën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

58
III

- - Me zë të lartë apo me zë të ulët ? – pyesin djemtë.


- - Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet.
- Djemtë zënë e këndojnë.
Konstandin Kristoforidhi

4. Vini shenjat e pikësimit në tekstin e mëposhtëm:


//A dalim nesër për gjah//
//Dalim//
//Me të vërtetë//
//Po/besa//
//Në ç’anë//
//Vemi në mal të Tomorit//
//Po/ atje të vemë të gjuajmë/sepse atje ka mjaft egërsira// Atje ka edhe bisha/ atje ka
edhe
derra të egër e ujq/ e çakej/ e arusha / e drerë/ e kaproj/ e dhi të egra/ e dhelpra e lepuj//
Atje ka edhe thëllëza mali// Në marrshin erë qentë e bien në ndonjë tufë të madhe/kemi
për të vrarë shumë prej tyre//Nesër : pra/ dalim për gjah//
Konstandin Kristoforidhi

KAPITULLI I DYTË

STRUKTURA E FJALËS

LEXOJMË

59
III

Rasat Lakimi i emrit punë-a Lakimi i emrit punëtor-i


Emërore pun-a punëtor-i
Gjinore i, e pun-ës i, e punëtor-it
Dhanore pun-ës punëtor-it
Kallëzore pun-ën punëtor-in
Rrjedhore prej pun-ës prej punëtor-it

Vetat Zgjedhimi i foljes punoj


unë puno-j
ti puno-n
Ai/ajo puno-n
ne puno-jmë
ju puno-ni
Ata/ato puno-jnë

PYESIM

1. Në tabelën e parë lakohen emrat punë dhe punëtor në trajtën e shquar njëjës. A
ndryshojnë ata gjatë lakimit?
2. Si quhet pjesa e fjalës që ndryshon?
3. Po pjesa e fjalës që nuk ndryshon si quhet?
4. Në tabelën e dytë zgjedhohet folja punoj në kohën e tashme të mënyrës dëftore. A
ndryshon ajo gjatë zgjedhimit?
5. Si quhet pjesa e fjalës që ndryshon?
6. Po pjesa e fjalës që nuk ndryshon si quhet?

MËSOJMË

Fjala përbëhet nga tema dhe mbaresa. Mbaresa është pjesa e fjalës që ndryshon : pun-a,
i, e pun-ës, pun-ës, pun-ën, prej pun-ës, punëtor-i, i, e punëtor-it, punëtor-it, punëtor-in, prej
punëtor-it; puno-j, puno-n, puno-n, puno-jmë, puno-ni, puno-jnë. Mbaresat tregojnë
karakteristikat gramatikore të fjalës: gjininë, numrin, rasën, shquarsinë; vetën, kohën, mënyrën.
Pjesa e kuptimshme e fjalës që mbetet në qoftë se heqim mbaresën (–a, -i, -j) është tema e
fjalës: punë-a, punëtor-i, puno-j
LEXOJMË TABELAT

Fjalë e parme Tema Mbaresa


Parashtesa Rrënja Prapashtesa

60
III

pun-a ------------- pun(ë) ------------------ -a

Fjalë jo të parme Tema Mbaresa


Parashtesa Rrënja Prapashtesa
puna --------------- pun(ë) ------------------------- -a
puno-j --------------- pun(ë) -o -j
përpuno-j për pun(ë) -o -j

PYESIM

 Çfarë fjale është fjala puna?


 A vjen fjala punë nga ndonjë fjalë tjetër?
 Si quhen fjalët që nuk vijnë nga ndonjë fjalë tjetër?
 Çilat janë pjesët përbërëse të fjalës puna?
 Çfarë fjalësh janë foljet punoj, përpunoj?
 Nga cila fjalë vjen folja punoj?
 Po folja përpunoj nga cila fjalë vjen?
 Si quhen fjalët që vijnë nga një fjalë tjetër?
 Cilat janë pjesët përbërëse të tyre?
MËSOJMË
Fjala pun-a që nuk vjen nga një fjalë tjetër quhet fjalë e parme. Ajo është edhe rrënjë e
fjalës sepse nuk mund të ndahet në pjesë përbërëse. Fjalët punoj e përpunoj janë fjalë jo të
parme sepse rrjedhin, e para nga punë > pun-o-j, e dyta nga punoj >për-punoj. Fjalët jo të
parme përveç temës (punë, puno-j) kanë edhe parashtesa (përpunoj) ose prapashtesa (pun-o-j)
ose të dyja së bashku përfundo-j. Tek fjalët jo të parme rrënjë është pjesa e fjalës që mbetet po
të heqim parashtesat dhe prapashtesat. Për shembull te fjalët pun-oj, për-pun-o-j rrënja është
pun(ë). Pjesa e kuptimshme e fjalëve që mbetet në qoftë se heqim parashtesat, prapashtesat
dhe mbaresat është rrënjë.
Parashtesa janë elemente që vendosen para temës së një fjale: buzë > përbuz; punë >
punoj > ripunoj. Ato ndryshojnë kuptimin e temës dhe krijojnë një fjalë me kuptim të ri:
paaftësi, i paditur, i pafund; mosbesim, mosbindje; përforcoj, përpunoj, përshpejtoj;
mbingarkesë, mbivlerësoj, rishkruaj, ripunoj.
Prapashtesat janë elemente që vendosen pas temës së një fjale: punë > puno-j > punim.
Prapashtesat i japin fjalës kuptim të ri : nxënës, ndihmës, vendës; notar, shqiptar, udhëtar;
dimëror, leshtor; i lëvizshëm, i rrjedhshëm, barkas, barazi; miqësisht, zyrtarisht.
PËRMBLEDHIM

Përbërësit e fjalës janë tema, rrënja, mbaresa, parashtesa dhe prapashtesa. Mbaresë
quhet pjesa e ndryshueshme e një fjale. Temë e fjalës quhet pjesa e fjalës që mbetet po
të heqim mbaresën. Rrënja e fjalës është ajo pjesë e temës që mbetet pasi të hiqen
parashtesat e prapashtesat. Parashtesa është ajo që vendoset para temës së një fjale.
Prapashtesa është ajo që vendoset pas temës së një fjale. Parashtesat dhe prapashtesat
61
shërbejnë për të formuar fjalë të reja.
III

USHTROHEMI

1. Gjeni në fjalët me shkronja të zeza temën, parashtesat dhe prapashtesat.


Aeroplani merr lartësinë me shpejtësi. Zemra më rreh me forcë. Përpara meje një mori
instrumentesh. Disa lëvizin si të gjalla disa vështrojnë të palëvizshme numrat, shigjetat dhe
akrepat e tyre. Ja, me këto instrumente piloti bën vazhdimisht një dialog të gjatë, këtu, lart në
qiell. Gjuha e tyre është e saktë, e përpiktë. Mos u beso syve, thonë ata, kur përreth është
errësirë. Na beso neve, tani je në këtë lartësi. Po mua më duket se jam më ulët? Jo, të gënjejnë
dritat e tokës. Më duket sikur motori po pakëson xhirot. S'është e vërtetë. Të gënjejnë veshët.
Motori punon në rregull. Instrumentet luftojnë vazhdimisht me iluzionet që mund t’i lindin
pilotit në fluturim, sidomos në fluturimet e natës. Piloti duhet t’u besojë gjithmonë
instrumenteve. Kur humbet besimin në to, atëherë rrezikun e ke mbi kokë, ai fluturon bashkë
me ty.
Ismail Kadare
2. Gjeni parashtesat në fjalët e grupit të parë dhe prapashtesat në ato të grupit të dytë.
a) përmbledh, nënkryetar, zbardh, skuq, i paplotë, rindërtoj, mbingarkoj,
b) urdhëroj, tregtar, vendos, traktorist, lumturi, hyrje, nisje, i kapshëm, shtëpizë.

3. Ja tri rrënjë punë, komb, anë, besë. Gjeni dhjetë fjalë duke i bashkuar me këto
parashtesa e prapashtesa : sor, im, ësi, tor, im, tar, ndër, mos

4. Formoni fjalë të reja duke u shtuar fjalëve argjend, central, dritë, peshk, akull, Prishtinë, i
egër, plak, frikë këto prapashtesa atar, ore, as, is, tar, acak, ëri, are, si.

5. Plotësoni fjalët që vijojnë me parashtesat pa, mos, para, jo, sipër, për.
barazi, i banueshëm, i pijshëm, mirënjohje, besim, normal, shkollor, faqe, caktoj, forcoj, buzë.

6. Me ndihmën e parashtesave ç/sh-/zh- formoni fjalët që tregojnë të kundërtën e fjalëve të


mëposhtme :
organizoj, vulos, qep, dredh, thur, orientoj
Kujdes!

 Parashtesa zh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: f, k,
p, q, t, th.
 Parashtesa zh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: b,

62
III

d, g, gj, v.
 Parashtesa ç- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: l, ll,
r, rr, m, n, nj, j.
_________________________________________________________

EMRI

LEXOJMË

Bagëti e bujqësia

O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë,


fushat e gjera me lule, q'ju kam ndër mend dit’ e natë,
ju bregore bukuroshe e ju lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruara.
Do këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni:
o vëndëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më jep nderë më jep emrin shqipëtar...!
Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Naim Frashëri

PYESIM

 Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë?


 Cila është fjala bërthamë në grupet emërore me shkronja të zeza?
 Çfarë dallimi vini re ndërmjet emrave mal, lis, fushë dhe emrit Shqipëri?
 Çfarë tregojnë emrat e përveçëm?
 Gjeni emrat konkretë dhe cilët abstraktë në tekstin e mësipërm? Argumentojeni
mendimin tuaj.

MËSOJMË

Emri, zakonisht, është pjesë e grupit emëror dhe përbën bërthamën e tij: lisat e gjatë,
fushat e gjera, lumenj të kulluar etj.
Emrat janë të përgjithshëm dhe të përveçëm. Emrat e përgjithshëm emërtojnë qenie,
objekte dhe ide të të njëjtit lloj ose kategori: mal, lis, fushë lule, lumë, kodër, pyll, bagëti,

63
III

shqiptar, zemër, dëshirë, zjarr. Emrat e përveçëm emërtojnë një qenie, objekt ose ide të
vetme, të dalluar nga të gjitha të tjerat : Shqipëri, Maqedoni, Tiranë, Shkup, Manastir,
Gostivar, Kumanovë.
Emra të përveçëm mund të jenë: emra njerëzish (Hasan, Ardit, Krenar, Mirlind,
Majlinda), emra kafshësh (Laro, Tonka, Balash), emra vendesh, malesh, fushash, ishujsh,
gadishujsh, detesh, liqenesh, lumenjsh, yjesh planetësh (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Shkup,
Korab, Pollog, Korfuz, Karaburun, Adriatik, Treska, Drin, Harusha e Madhe, Marsi,
Merkuri ), emra veprash letrare, gazetash, revistash, shkollash, ndërmarrjesh, fabrikash,
rrugësh, sheshesh (“Lumi i vdekur”, gazeta “Fakti”, revista “Jehona” shkolla “ Liria” ,
ndërmarrja “ Renova” , rruga “ Hasan Prishtina”,sheshi “ Skënderbeu”).
Emrat që emërtojnë objekte që mund të shihen, të preken, të dëgjohen, të numërohen, të
shijohen ose të nuhaten janë emra konkretë: mal, lis, fushë, lule, lumë, kodër, pyll, bagëti,
zemër, zjarr. Emrat që emërtojnë ide, ndjenja, dhe çdo gjë tjetër që nuk mund të perceptohet
nga shqisat tona janë emra abstraktë : dëshirë, miqësi, lumturi, egërsi, mendim, keqkuptim,
gënjeshtër.

Kujdes! Të gjithë emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe.


PËRMBLEDHIM

.Emri është bërthama e një grupi emëror. Ai shërben për të emërtuar qenie, objekte dhe
ide. Ekzistojnë dy kategori emrash : emra të përgjithshëm dhe emra të përveçëm.
Ekzistojnë disa kategori emrash të përgjithshëm : emra konkretë dhe emra abstraktë.
Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës
USHTROHEMI
1. Nxirrni nga poezia « Sulltani » e Çajupit emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm dhe i
vendosni në dy kolona.
Jam sulltan, mbret i vërtetë, vrava, preva e shkretova,
shoq të tjerë s'kam në jetë; botën me gjak e mbulova!
gjakatar e zemërderr, Kur zaptova Anadollë,
nga frika më bëjnë nder! erdha mora dhe Stambollë,
Dola nga fund’ i Azisë, njerëzit i shkova në thikë
si rrebesh i perëndisë; dhe, kush mbeti, rron me frikë... .
Andon Zako Çajupi
2. Nxirrni nga poezia « Sulltani » e Çajupit emra frymorësh dhe jofrymorësh dhe i vendosni në
dy kolona.
Thera grekër e bullgarë, Të mbetej dheu i shkretë,
thera armenët e mjerë, si të doj' të rroja vetë:
thera sa munda të tjerë! me egërsira të rroja,
Pse s'u bë nga Perëndia pa frikë të mbretëroja,
me një kokë njerëzia, se më duan. e i dua,

64
III

që ta prisja menjëherë?! se jemi një gjak e një sua*!


Të mos mbeteshin të tjerë! Andon Zako Çajupi
*Sua- soj, fis

3. Nxirrni nga poezia «  Sulltani » e Çajupit dhe i vendosni në dy kolona emrat konkretë dhe
abstraktë.

S'lashë njeri pa te keq! Kudo shkela, u tha bari


Gra, burra, djem e pleq Ç'la pushka e dogji zjarri!...
dridhen kur më kujtojnë, Egërsirë si ariu,
mëmatë më mallëkojnë, hëngra dhe u’ mish njeriu!
më mallkojnë të vatë* Si kam dashur, kam punuar,
edhe qajnë ditë e natë! pse nuk jam i gëzuar?
Qajnë! Po cili nuk qan? I lig jam, të liga dua,
Qajnë burra, qajnë gra, nga kush më vjen frika mua?
qajnë maletë për pyje,
qajnë fushatë për lule!...:
Andon Zako Çajupi
*Të vatë - të vejat
4. Shkruani një tekst duke përdorur sa më shumë nga emrat e mëposhtëm :
spital, mjek, infermiere, urgjencë, nxënës, shok, shoqe, vizitë, aksident, dhembje.

Nënvizoni grupet emërore që keni përdorur dhe emrin bërthamë.

TRAJTA DHE GJINIA E EMRIT

LEXOJMË

65
III

Trutë e gomarit

Luani dhe dhelpra shkuan të gjuanin së bashku. U vërtiten sa andej këtej, por gjahu nuk
u eci që nuk u eci. Dhelpra, kur luani ishte ne kulmin e dëshpërimit i foli diçka në vesh dhe ai i
dërgoi lajm gomarit se kishte vendosur të lidhte miqësi. Gomari, sapo mësoi se luani, mbreti i
kafshëve kishte vendosur të lidhte miqësi me gomarin, erdhi në vendin e takimit. Ndjehej i
gëzuar që më në fund do te jetonte këtej e tutje mes kafshëve të tjera pa frikë. E kush do të
guxonte ta prekte një gomar që kishte mik luanin. Sapo arriti në sheshin e takimit, luani u hodh
dhe e zuri nga gryka gomarin.

PYESIM

 Gjeni emrat në këtë tekst.


 Emrave luani dhe dhelpra në fjalinë e parë u vini një përpara. Çfarë vini re?
 Tani zëvendësoni një-në me ca ose disa përpara. Çfarë vini re?
 Provoni t’i përdorni në njëjës dhe në shumës si kryefjalë. Çfarë vini re?

MËSOJMË

1. Trajta e emrit

Në gjuhën shqipe emrat përdoren në trajtën e pashquar (luan, dhelpër) dhe në trajtën e
shquar( luan-i, dhelpr-a). Për të gjetur trajtën e pashquar të një emri, mjafton t'i vëmë përpara
fjalën një për numrin njëjës dhe fjalën ca ose disa për numrin shumës.

Gjinia mashkullore Gjinia femërore


E pashquar e shquar e pashquar e shquar

Njëjës (një) luan luan - i (një) dhelpër dhelpr - a


Shumës (ca) luan – ë luanë- t (ca) dhelpr - a dhelpra - t

Për ta vënë emrin në trajtën e shquar, e përdorim me mend si kryefjalë në fjali, pa fjalë të
tjera përcaktuese: Luani dhe dhelpra shkuan të gjuanin së bashku. Luanët dhe dhelprat
shkuan të gjuanin së bashku

66
III

Emrat e gjinisë mashkullore edhe ato të gjinisë femërore që dalin në trajtën e pashquar
me togjet -ël, -ëm, -ër dhe -ërr në trajtën e shquar e humbasin zanoren –ë : vegël – vegla,
dasëm – dasma etj.

LEXOJMË

Bukuria që vret

Dhe agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerzit me trupnat e mpimë
dhe me kujtim në ndërgjegje se u ka kalue edhe një natë e vështirë. U çuen, por nuk çohet nji
vocrrak! Dora e s'amës shtrihet mbi të dhe m'at çast nji britmë e tmerrshme i çpoi zemrat e
kasollës. Dhima e nanës i shkrin zemrat në vaj, por çe do, kur nuk shkrin zemrën e ngrime të
vocrrakut.
Po, ishte ngrimë, lokja e nanës. Gjaku i kuq e i purpurt ish ngri ndër dej dhe në zemër, ish
bamë kristal, që të bahet një servis për milionarin… . E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte
bamë një shtatore e ngurët, shtatore e gurët e zhgulun nga gjini i nanës.
-Merrnie dhe çonie në qytet kët shtatore! Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore
kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka ma shumë merita për këtë vend! Po, ndoj ministrit e
deputetit o ndokujt tjetër...
Migjeni

PYESIM

 Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë?


 Cila është fjala bërthamë në grupet emërore me ngjyrë të zezë?
 Në ç’gjini janë emrat bërthamë?
 Po fjalët që shoqërojnë emrat bërthamë, çfarë janë?
 Në ç’gjini janë mbiemrat e grupeve emërore me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

2. Gjinia e emrave dhe e mbiemrave

Emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Emrat
që mbarojnë me m -i dhe -u, janë të gjinisë mashkullore. Emrat që mbarojnë me -a dhe -ja , janë

67
III

të gjinisë femërore. Emrat që mbarojnë me t ( të ose it : të zitë , të ecurit), janë të gjinisë


femërore.

Mashkullore Femërore Asnjanës


agim-i bukuri-a të ftohtë-t
trup-i natë-a të kuq-të
kujtim-i dorë-a të folur-it
vocërrak-u britmë-a
gjak-u zemër-a
njeri-u dhembje-a

Mbiemrat kanë dy gjini, mashkullore dhe femërore. Gjinia e mbiemrit ndryshon sipas
emrit që e përcakton : djalë i dashur/vajzë e dashur. Gjinia e mbiemrave ndryshon sipas klasës
së mbiemrave në të nyjshëm dhe të panyjshëm. Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë
femërore :
-duke ndryshuar nyjën e përparme –i në - e (i mirë - e mirë);
-duke ndryshuar nyjën e përparme –i në – e dhe duke marrë mbaresën -e ( i madh - e
madhe, i pathyeshëm – e pathyeshme, i kalueshëm – e kalueshme).
Mbiemrat e panyjshëm gjininë femërore e bëjnë:
- duke marrë mbaresë – e (faqekuq – faqekuqe, fisnik – fisnike, dinak – dinake, armik –
armike);
- duke mos e ndryshuar formën : sy bojëkafe – rroba bojëkafe, plak shpirtmirë – plakë
shpirtmirë etj.).

PËRMBLEDHIM
Në gjuhën shqipe emrat përdoren në trajtën e pashquar (luan, dhelpër) dhe në trajtën e
shquar( luan-i, dhelpr-a). Ato kanë tri gjini : mashkullore, femërore dhe asnjanëse.
Emrat që mbarojnë me -i dhe -u , janë të gjinisë mashkullore . Emrat që mbarojnë me
-a dhe -ja , janë të gjinisë femërore. Emrat që mbarojnë me -t ( -të ose -it : të zitë , të
ecurit) , janë të gjinisë asnjanëse. Mbiemrat kanë dy gjini, mashkullore dhe femërore.

USHTROHEMI

1. Thoni trajtën e shquar dhe gjininë e këtyre emrave:


laps, libër, fletore, klasë, shkollë, tavan, dritare, bankë, dysheme, djalë, nxënës, nxënëse, burrë,
grua , pulë, gjel, pelë, kalë.

2. Formoni gjininë femërore të emrave të mëposhtëm (trajta e pashquar):

68
III

fshatar, qytetar, artist, tetovar, gjysh, profesor, mësues, drejtor, plak, ari, kunat

Thoni çfarë i shtuat emrit të gjinisë mashkullore për të formuar gjininë femërore.
Shembull: fshatar (m.) - fshatare (f.)

3. Emrat e mëposhtëm shkruani në trajtën e shquar dhe shënoni në kllapa gjininë:


moshatar, motor, nxitim, notë, vatër, dushk, punë, ndryshk, peshk, pullaz, rreze.

Shembull : moshatari

4. Emrat e mëposhtëm shkruani në trajtën e pashquar:


burri, djali, kali, gjalpi, mjalti, gruri, uji, dhjami, brumi, dylli, balli.

Shembull : kalë

5. Emrat në vijim përdorini si kryefjalë dhe i shkruani fjalitë.


shkollë, Vardar, kopsht, qytet

Shembull: Vardari buron në fshatin Vrutok.

6. Shkruani në trajtën e shquar emrat në vijim:


vatër, çadër , kokërr, ëndërr , lodër, motër, kodër , urdhër, vegël, pupël, gjarpër,numër , libër.

Pasi t’i shkruani emrat e mësipërm në trajtën e shquar , thoni gjininë e tyre.

7. Në çfarë gjinie janë emrat e mëposhtëm:


burrë, gjumë, kalë, atë, lumë, ballë, brumë, gjalpë, dhjamë, dyllë, grurë, djathë,ujë,
mjaltë.

Kujdes!

Emrat e mësipërm, edhe pse janë në gjininë mashkullore, shkruhen me ë në trajtën e


pashquar.

8. Në çfarë gjinie janë emrat :


Lekë-a, Dedë-a, Kolë-a? Po emrat : Nermin-i, Antigon-i, Iris-i?

Provoni t’u shtoni prapa nga një mbiemër. Në çfarë gjinie janë mbiemrat që shtuat?

69
III

9. Si e formojnë shumësin këto emra :


pus, artist, oficer, dru, kushëri, mulli, krua, kufi, budalla, shkëmb, gisht, nip, shi,bujk,
akull,portokall, shkak, bllok, lëng, shteg, mashkull, gardh.

NUMRI I EMRAVE DHE MBIEMRAVE

LEXOJMË

Tani, të shtrirë nëpër bodrumet me lagështirë, me veshin të mbështetur në tokë, njerëzit


tanë ndjekin hap pas hapi udhën e tyre nën dhe. Ata gërmojnë vazhdimisht, gjithmonë e me
kujdes. Tani e kanë ndarë llagëmin në dy degë si gjarpër me dy kokë. Ai zvarritet, zvarritet
vazhdimisht poshtë nesh. Ne, me dhjetëra, duke zëvendësuar njëri-tjetrin, përgjojmë natë e
ditë. Veshët na gjëmojnë pa pushim.
Ismail Kadare

PYESIM

 Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza dhe kursive?


 Në çfarë numri janë emrat me shkronja të pjerrëta ? Argumentojeni
përgjigjen.
 Në çfarë numri janë emrat me shkronja të zeza ? Argumentojeni përgjigjen.
 Si është formuar shumësi i këtyre emrave ?

MËSOJMË

Si formohet numri shumës i emrave?

Shumësi i një emri, i shkruar në cilëndo formë, mund të gjendet duke i vënë përpara
fjalën një e pastaj fjalën ca dhe mandej shkruhen të dyja format: (një ) shkollë – (ca ) shkolla.

70
III

I krahasojmë këto dy forma dhe mësojmë se si është formuar shumësi i emrit shkollë. Në këtë
rast duke i shtuar formës së numrit njëjës mbaresën –a.

Të shohim si e kanë formuar numrin shumës disa nga emrat e pjesës së mësipërme:
bodrumet , veshët, degë.

Shfrytëzojmë udhëzimin e mësipërm:

1. (nj ë) bodrum -(ca) bodrume. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –e.
2. (një) vesh– (ca) veshë. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –ë.
3. (një) degë – (ca) degë. Forma e shumësit është e njëjtë me formën e numrit njëjës.

MBANI MEND ___________________________________

A.. Numri më i madh i emrave në shumës marrin mbaresa të ndryshme, si:

mbaresën –e: (një) qytet mbaresën -nj (një) bari


(ca) qytete (ca) barinj

mbaresën –ë : (një) profesor mbaresën –ra (një) fshat


(ca) profesorë (ca) fshatra

mbaresën –a (një) vatër


(ca) vatra

B. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj:

(një) ujk – (ca) ujq (tingulli –k është shndërruar në -q)


(një) zog - (ca) zogj (tingulli –g është shndërruar në –gj)
(një) dash – (ca) desh (tingulli –a është shndërruar në –e) etj.

C. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj dhe njëkohësisht duke marrë mbaresa:

(një) varg – (ca) vargje (tingulli –g është shndërruar në-gj, është shtuar edhe mbaresa – e)
(një) hark – (ca) harqe (tingulli -k është shndërruar në –q, është shtuar mbaresa –e) etj.

Ç. Disa emra numrin shumës e bëjnë si njëjësi:

71
III

(një) nxënës- (ca) nxënës; (një) mësues - (ca) mësues ; (një) vendas – ( ca) vendas,
(një) rrugë – (ca) rrugë, (një) fole – (ca) fole etj.

Trajtën e shquar në numrin shumës shumica e emrave e bëjnë me – t. Por kemi


disa emra që trajtën e shquar e bëjnë me – të: bari – barinjtë, mulli – mullinjtë, dru –
drunjtë, pe – penjtë, djalë – djemtë, plak – pleqtë, qen – qentë etj.

Si formohet numri shumës i mbiemrave?

Edhe mbiemrat e kanë kategorinë gramatikore të numrit. Numri shumës i mbiemrave


ndryshon sipas grupeve të mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm.
Mbiemrat e nyjshëm shumësin e formojnë:
-duke ndryshuar nyjën – i në – të për gjininë mashkullore (një lis i gjatë – ca lisa të
gjatë dhe –e në – të për gjininë femërore (një çantë e kuqe – ca çanta të kuqe);
-duke ndryshuar tinguj në temë (i keq – të këqij, i lig – të ligj, i ri - të rinj,
i zi - të zinj (por edhe të zezë, i vogël – të vegjël etj.).
Mbiemrat e panyjshëm shumësin e formojnë:
-duke marrë mbaresë –ë (një shok besnik – ca shokë besnikë, një shok bujar – ca shokë
bujarë);
-duke e ruajtur trajtën e njëjësit edhe në shumës (një njeri liridashës – ca njerëz
liridashës, një shpend vrapues – ca shpendë vrapues).

Emrat që e bëjnë shumësin me mbaresën – e dhe me mbaresën –ra në numrin shumës e


ndërrojnë gjininë. Në këtë gjini vihen edhe fjalët që i përcaktojnë.
ky vend i bukur këto vende të bukura
ky qytet i madh këto qytete të mëdha

USHTROHEMI

1. Në çfarë trajte, gjinie dhe numri janë emrat me të zeza në poezinë « Sulltani » të
Çajupit.
Nukë e di se ç'kam i ziu,
nga frika gjaku më ngriu...

72
III

Me punëra që kam bërë,


më duken armiq të tërë,
mysliman‘ e të krishterë;
sa dhe trimat shqiptarë
zun‘ e më punojnë varrë!
Si është formuar shumësi i emrave në poezinë e dhënë?
2. Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe, po të jetë e nevojshme, bëni ndryshimet e duhura
tek emrat në kllapa.

Lum ai që lufton e vdes për truallin e vet, për fisin e vet, për liri! (Emër) i tij rron për
jetë. Atij i falen e do t’i falen gjithë (breza) e pastajmë, do t’i këndojnë trimëritë e do t’ia marrin
si shëmbëlltyrë.
(Vend) ynë ka nxjerrë shumë (burrë) të këtillë që rrojnë dhe do të rrojnë në zemrën e
popullit. Midis burrave luftëtarë shquhej Pjetër Shini, apo zoti Pjetër, siç i thoshin arbrit. Ky u
kish kallur tmerrin (turk)...
Mbreti i turkut dëgjonte gjithnjë të qarat e ulërimat e turkeshave.
Niste e dërgonte ushtri të reja, nga më të mirat. Këto ushtri kishin urdhër ta zinin të gjallë
a të vdekur Pjetër Shinin. Ato niseshin, po nuk ktheheshin prapë. I grinte Shini me shokë, i
përpinte varri në tokën e Arbrit.

3. Emrat në kllapa të ushtrimit 2 shkruani në fletore në trajtën e pashquar njëjës dhe


trajtën e pashquar shumës. Thoni si e formojnë shumësin.

Shembull: (një) emër - (ca) emra (shumësin e bën me mbaresën –a)

4. Emrat e mëposhtëm i vini në shumës dhe mandej vendosni në tabelën e mëposhtme:


mësues, flutur, arë, mjek, vizatim, shtet, gjysh, mbret, krushk, shtog, shkak, trung, flamur, atë,
vëlla

Numri shumës formohet

vetëm me mbaresë vetëm me ndërrim me ndërrim tingujsh njësoj si njëjësi


tingujsh + mbaresë

73
III

5. Në vijim japim një listë emrash që e formojnë shumësin me ndërrim tingujsh. Thoni cili
emër nuk e ka vendin në këtë listë.
fik, vokal, peshk, akull, djall, bir, lepur, portokall, ujk

6. Cili prej emrave në vijim është futur gabimisht?


pupël, vegël, çadër, drapër, ëndërr, djalë,

7. Ndërtoni nga një fjali në të cilat grupet emërore të mëposhtme të përdoren si kryefjalë
në numrin shumës.
libër shkollor, pushim dimëror, shikim miqësor, proces mësimor

8. Emrat në vijim shndërroni në numrin shumës të pashquar, kur dini se ata që tregojnë
frymorë marrin në shumës mbaresën –ë, ndërsa ata që tregojnë jofrymorë marrin në
shumës mbaresën –e.
kanal, vokal, duel, tunel themel, gjeneral, admiral, dembel, kriminel, elefant, laborant, student,
portier, klient

9. Ndryshoni gjininë e mbiemrave në vijim:


e athët, i mençur, e drejtë, i kulluar, i sotëm , i jashtëm, fisnik, malor

10. Shkruani në numrin shumës mbiemrat e mëposhtëm:


i vogël , i madh, absurd, votues, e re, e ve, faqebardhë,fukara,përparimtar, sypishë

LAKIMI I EMRAVE
LEXOJMË

Foletë e zogjve

Kopshti im është i bukur. Sa shumë zogj që ka! Në dimër, gjethet e pemëve bien dhe
nëpër degë mbeten foletë e zogjve si shkarpa. Vetëm atëherë duket se sa shumë fole
zogjsh ka. Dhe zogjtë e dinë se aty nuk i prek kush. T'i prishësh folenë një zogu, është më
keq se të godasësh gjyshin, që aq fort e do.
Gaqo Bushaka

PYESIM

74
III

 A ndryshon emri zog gjatë përdorimit të tij në fjali?


 Përse ndryshon forma e këtij emri nga një fjali në tjetrën?
 Çfarë roli luan ai në secilin rast?
 Si quhen format e ndryshme që merr emri duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali?

MËSOJMË

1. Rasa e emrit

Në vartësi nga roli që luan në fjali, emri përdoret në forma të ndryshme.


1. Sa shumë zogj që ka! ----- > kundrinor i drejtë i foljes ka.
2. Në dimër, gjethet e pemëve bien dhe nëpër degë mbeten foletë e zogjve si shkarpa. -->
fjalë përcaktuese e emrit foletë në grupin emëror foletë e zogjve.
3. Vetëm atëherë duket sa shumë fole zogjsh ka. ----> përsëri fjalë përcaktuese e emrit
fole në grupin emëror fole zogjsh.
4. Dhe zogjtë e dinë, se aty nuk i prek kush - ----- > kryefjalë e foljes dinë.
5. T'i prishësh folenë një zogu, është më keq se të godasësh gjyshin, që aq fort e do. ->
kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë i foljes t'(i) prishësh.
Format e ndryshme që merr emri duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali, quhen rasa.
Gjuha shqipe ka pesë rasa : emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren. Ndryshimi i
emrit nëpër rasa, në numrin njëjës dhe shumës, quhet lakim.

2. Lakimi emrave

Emrat ndahen në tre lakime sipas mbaresës që marrin në trajtën e shquar njëjës : lakimi i
parë : emrat mashkullorë që mbarojnë me –i : djal-i, lis-i, burr-i, fto-i, vëlla-i, zër-i, libr-i;
lakimi i dytë : emrat mashkullorë që mbarojnë me –u :mik-u, zog-u, dhe-u; lakimi i tretë emrat
femërorë që mbarojnë me –a ose me –ja : vajz-a, dhi-a, fush-a, motr-a, lul-ja, del-ja etj.
Emrat lakohen në trajtën e shquar dhe trajtën e pashquar; në numrin njëjës dhe në numrin
shumës.

A. Lakimi i parë ( emrat që mbarojnë me –i).

Trajta e pashquar
Rasa Numri njëjës Numri shumës
Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emrit
E. cili? (një) lis cilët? (ca) lisa
Gj. i, e cilit? i, e (një) lisi i, e cilëve? i, e (ca) lisave
Dh. cilit? (një) lisi cilëve? (ca) lisave

75
III

K. cilin? (një) lis cilët? (ca) lisa


Rrj. prej cilit? (prej) (një) lisi prej cilëve? prej (ca) lisash

Trajta e shquar
Rasa Numri njëjës Numri shumës
Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emrit
E. cili? lisi cilët? lisat
Gj. i, e cilit? i, e lisit i, e cilëve? i, e lisave
Dh. cilit? lisit cilëve? lisave
K. cilin? lisin cilët? lisat
Rrj. prej cilit? prej lisit prej cilëve? prej lisave

B. Lakimi i dytë (emrat që mbarojnë me – u)

Trajta e pashquar
Rasa Numri njëjës Numri shumës
Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emrit
E. cili? (një) shok cilët? (ca) shokë
GJ. i, e cilit? i, e (një) shoku i, e cilëve? i, e (ca) shokëve
Dh. cilit? (një) shoku cilëve? (ca) shokëve
K. cilin? (një) një shok cilët? (ca) shokë
Rrj. prej cilit? prej (një) shoku prej cilëve? prej (ca) shokëve
Trajta e shquar
Rasa Numri njëjës Numri shumës
Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emrit
E. cili? shoku cilët? shokët
GJ. i,e cilit? i, e shokut i, e cilëve? i, e shokëve
Dh. cilit? shokut cilëve? shokëve
K. cilin? shokun cilët? shokët
Rrj. prej cilit? prej shokut prej cilëve? prej shokëve

C. Lakimi i tretë (emrat që mbarojnë me – a,-ja)

Trajta e pashquar
Rasa Numri njëjës Numri shumës
Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emrit
E. cila? (një) vajzë cilat? (ca) vajza
GJ. i, e cilës? i, e (një) vajze i, e cilave? i, e (ca) vajzave
Dh. cilës? (një) vajze cilave? (ca) vajzave
K. cilën? (një) vajzë cilat? (ca) vajza

76
III

Rrj. prej cilës? prej (një) vajze prej cilave? prej (ca) vajzash
E. cila? (një) lule cilat? (ca) lule
GJ. i,e cilës? i, e (një) luleje i, e cilave? i, e (ca) luleve
Dh. cilës? (një) luleje cilave? (ca) luleve
K. cilën? (një) lule cilat? (ca) lule
Rrj prej cilës? prej (një) luleje prej cilave? prej (ca) luleve

Trajta e shquar
Rasa Numri njëjës Numri shumës
Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emrit
E. cila? vajza cilat? vajzat
GJ. i, e cilës? i, e vajzës i, e cilave? i, e vajzave
Dh. cilës? vajzës cilave? vajzave
K. cilën? vajzën cilat? vajzat
Rrj. prej cilës? prej vajzës prej cilave? prej vajzave
E. cila? lulja cilat? lulet
GJ. i, e cilës? i, e lules i,e cilave? i, e luleve
Dh. cilës? lules cilave? luleve
K. cilën? lulen cilat? lulet
Rrj. prej cilës? prej lules prej cilave? prej luleve

Emrat e gjinisë asnjanëse lakohen si emrat e lakimit të parë, vetëm se emëroren dhe kallëzoren e
trajtës së shquar i kanë të njëjta (marrin mbaresat t/të, it).

PËRMBLEDHIM

Format e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit në fjali quhen rasa. Ndryshimi i
emrit nëpër rasa, në numrin njëjës dhe shumës, quhet lakim. Gjuha shqipe ka pesë
rasa : emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren. Emrat kanë tre lakime :
lakimi i parë, lakimi i dytë, lakimi i tretë. Lakimit të parë i përkasin emrat që në trajtën
e shquar marrin mbaresën –i (lis-lisi, djalë-djali, ftua-ftoi, vëlla-vëllai, zë-zëri, libër-libri).
Lakimit të dytë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresën –u (mik-miku,
dhe-dheu). Lakimit të tretë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresat –a,
-ja (fushë-fusha, dele-delja, motër-motra, rrufe-rrufeja

USHTROHEMI

77
III

1. Në dy tekstet e mëposhtme thoni lakimin e emrave me shkronja të zeza.

Sami Frashëri (1850-1904)

Filozof, dijetar, shkrimtar dhe gazetar i shquar. Lindi në fshatin Frashër të Përmetit.
Së bashku me Naimin i kreu mësimet në Janinë. Jetoi në Stamboll duke iu kushtuar luftës për
çlirimin e atdheut dhe punimeve shkencore e letrare. Ka shkruar libra të rëndësishëm si në
gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën turke.
Libri i tij " Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet" i mësonte shqiptarët se si duhet ecur
përpara.

Naim Frashëri (1846 - 1900)

Është poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Frashër të Përmetit.


Shkollën e mesme e kreu në Janinë. Jetoi në Stamboll ku krijoi, punoi e luftoi për çlirimin e
atdheut. Botoi shumë vepra të shquara: "Lulet e Verës", "Bagëti e bujqësi", "Historia e
Skënderbeut" etj.

1. Në vendet bosh shkruani lakimin e emrit ftua.

E. (një) krua ( ) kroi ( )


GJ. i,e (një) kroi ( ) i,e kroit ( )
Dh. (një) kroi ( ) kroit ( )
K. (një )krua ( ) kroin ( )
Rrj. prej (një) kroi ( ) prej kroit ( )

2. Në vendet bosh shkruani lakimin e emrit vëlla.

E. (një) baba ( ) babai ( )


GJ. i,e (një) babai ( ) i,e babait ( )
Dh. (një ) babai ( ) babait ( )
K. (një) baba ( ) babain ( )
Rrj. pre (një babai ( ) prek babait ( )

3. Vazhdoni të plotësoni lakimin e emrit pe.

78
III

E. (një) pe peri
GJ. i,e (një) peri ( )
Dh. ( ) ( )
K. ( ) ( )
Rrj. ( ) ( )

4. Vazhdoni të lakoni emrin atdhe.

E. (një) atdhe atdheu


GJ. ( ) ( )
Dh. ( ) ( )
K. ( ) ( atdheun )
Rrj. ( ) ( )

5. Vazhdoni të lakoni emrin rrufe.

E. (një) rrufe rrufeja


GJ. i,e (një ) rrufeje i,e rrufesë
Dh. ( ) ( )
K. ( ) ( )
Rrj. ( ) ( )

6. Vazhdoni të lakoni emrin bukuri.

E. (një) bukuri bukuria


GJ. i,e (një ) bukurie i,e bukurisë
Dh. ( ) ( )
K. ( ) ( )
Rrj. ( ) ( )

7. Emrat në kllapa i veni në rasën e duhur dhe thoni rasën në të cilën e keni vënë.

Tregime të moçme shqiptare

Siç thotë vetë titulli (libër), kjo përmbledhje e vogël përmban balada dhe rapsodi
popullore, të cilat (shkronjës) është munduar t'i kthejë në (tregim). Lënda përkatëse është marrë

79
III

nga dy qerthuj të mëdhenj: nga ai (malësi) sonë (veri) dhe nga ai (arbëreshë). Dy qerthuj, por një
burim i vetëm: populli shqiptar.
Aty përfshihen legjenda të moçme dhe ngjarje historike, ashtu siç i këndon (këngëtar)
ynë popullor pa emër.
(Këngë) legjendare janë shumë të lashta, mbase me prejardhje ilire, të ndryshuara gjatë
(shekuj), por me bërthamën e tyre të mbetur të pacenuar nga (mbishtresa) e mëvona.
Të gjitha bashkë, si (këngë) legjendare, ashtu dhe këngët me pikënisje historike, nxjerrin
në shesh (virtyt) e larta të popullit tonë: (trimëri) dhe qëndresën e papërkulur kundër (armik) për
të mbrojtur vendin dhe (nder)
Mitrush KUTELI

8. Përshkruani me disa fjali një ngjarje të kohëve të fundit. Veçoni emrat dhe thoni rasën e
tyre.

PËREMRAT PRONORË

LEXOJMË

Krim kundër kulturës...

Zakonisht dera e birucës hapej dhe hetuesit kërkonin me këmbëngulje të njëjtën gjë: të
pranoja dhe të firmoja veprimet e mia dhe të shokëve, të paqena. Ata përsëritnin: Ky është
interesi i Partisë!
Në një ditë të tillë u hap dera dhe rojet shtynë brutalisht në birucën time një plak… Ai
nuk ishte leckë, ai ishte njeri. Ngriti kryet ashtu siç ishte përdhe i shtrirë, më pa dhe shqiptoi:
Petro Marko këtu?! Unë shpresoja te ju. Kam dashur t’ju drejtohem me një letër, që të sqaroni
lart pozitën time. Jam i pafajshëm. E pyeta: « Kush jeni ju? ». Ai e fliste shqipen me theks të
huaj.
-Jam profesor Zyberi... Petro Marko

PYESIM

 Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë?


 Cila është fjala bërthamë në këto grupe?
 Çfarë tregojnë fjalët e mia, time në këto grupe?
 Si quhen ato?

MËSOJMË

80
III

Fjalët e mia, time që tregojnë se sendi ose veprimi i dhënë i përket një vete të caktuar,
janë përemra pronorë: veprimet e mia, birucën time, pozitën time. Përemrat pronorë mund të
përdoren:
- si përcaktorë të një emri (veprimet e mia, birucën time, pozitën time);
- si pronorë në vete (Shkolla jonë është më e re se juaja).

1. Format e përemrit pronor


Veta e parë Veta e dytë Veta e tretë
(shoku) im, ynë (shoku) yt, juaj (shoku) i tij, i saj, i tyre
(shoqja) ime, jonë (shoqja) jote, juaj (shoqja) e tij, e saj, e tyre
(shokët) e mi, tanë (shokët) e tu, tuaj (shokët) e tij, e saj, e tyre
(shoqet) e mia, tona (shoqet) e tua, tuaja (shoqet) e tij, e saj, e tyre
Përemrat pronorë të gjinisë mashkullore kur përdoren më vete marrin mbaresën – i : im –
imi , ynë-yni, yt – yti, juaj –juaji, i tij – i tiji; i saj – i saji; i tyre – i tyri,.
Përemrat pronorë të gjinisë femërore marrin mbaresën –a: ime – imja , jonë - jona, jote
– jotja, juaj –juaja , e tij – e tija , e saj – e saja , e tyre – e tyrja.
Përemrat pronorë në numrin shumës marrin mbaresën – t(ë), disa prej tyre edhe nyjën e
përparme – të ; e mi – të mitë, e mia – të miat , tanë – tanët, tona – tonat, e tu – të tuat, tuaj –
tuajt, tuaja – tuajat, i tij – të tijtë, i saj – të sajtë, e tij - të tijat, e saj – të sajat, e tyre – të
tyret.
Përdoren zakonisht pas emrit që përcaktojnë. Përpara emrave mund të vendosen vetëm
përemrat pronorë të vetës së parë dhe të dytë të numrit njëjës. Përemrat pronorë të vetës së tretë
njëjës dhe shumës nuk mund të përdoren para emrave. Kur përcaktojnë emra farefisnie, mund të
përdoren edhe para këtyre emrave: im bir, ime bijë, yt bir, yt bijë etj.
Në vend të përemrave të vetës së tretë, njëjës dhe shumës, mund të përdorim edhe
përemrin pronor vetvetor: i (e, të) vet: djali i vet, djemtë e vet; vajza e vet, vajzat e veta.
Përemrat pronorë kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

PËRMBLEDHIM

Përemrat pronorë tregojnë pronarin .Përdoren zakonisht pas emrit që përcaktojnë, po


edhe më vete. Ato kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të
rasës.
USHTROHEMI

1. Nënvizoni përemrat pronorë.

Fëmijët ishin mbledhur rreth mësueses, Verës, dhe po dëgjonin me vëmendje fjalët e saj.
-Dje pashë krijimet tuaja. Vjersha jote, Bona, është e bukur. Më pëlqen. Tregimi yt,
Fatmir, është i mirë. Do t’ia dërgojmë revistës “Bota e fëmijëve”. Edhe Astriti shkruan mirë.
Puna e tij është për t’u lavdëruar. Kurse vjersha jote, Nora, duhet shkurtuar. Ka zgjatje të

81
III

panevojshme. Nuk i ke zbatuar këshillat e mia... Ja, le t’i shohim së bashku dhe le të shfaqin
edhe shokët mendimet e tyre.

Thoni cilës vetë i përkasin përemrat që i nënvizuat.

2. Lexoni tekstin e mëposhtëm, gjeni përemrat pronorë dhe thoni në ç’vetë , numër dhe
gjini janë përdorur.
Nuk është e vërtetë që gjithë mësuesit e fizkulturës kanë qenë nxënës të dobët.
Sigurisht- tha ai. – Çdo rregull ka dhe përjashtime. Po ti mbaje mend këtë këshillën time:
mësimet, dija para së gjithash. Po u pengove në rrugën e dijes, flake tej pengesën, qoftë sporti
ose tjetër gjë. Prirjet e tua nuk humbasin.
Mësuesi mbathi galloshet dhe doli në oborr. Vesonte shi. Hapi çadrën. Nga një vrimë në
kulmin e saj , u duk llamba elektrike që ndriçonte në shkallët e gurta.
Para se të mbyllte portën , Vasili që e ndiqte si hije, i pëshpëriti, por ai mbajti mend
vetëm fjalët e tij të fundit:” Mendoni sikur të ishte fëmija juaj...
...Si fëmijët tuaj... Hm” “ Fëmijët e tij! Kishte pasur zhgënjime mësuesi i vjetër i
historisë me fëmijët e tij! ... Djali i tij , Antoni, duhej të bëhej mjek. mjek i shquar! Dhe në
portën e tyre të ngjitej një pllakë e re tunxhi: “ Anton Radi –okulist”! në krye fati u printe
dëshirave të tij... Dhe Antoni përparonte si asnjë tjetër! Ç’gjë delikate të jesh mësues dhe të kesh
edhe fëmijët e tu nxënës! Dhe ç’kënaqësi e jashtëzakonshme pastaj, kur të gjithë të thonë se janë
pikërisht fëmijët e tu më të mirët!

3. Plotësoni fjalitë me përemrat pronorë që duhet.


a) Erdhën dhe herë të tjera në këto anë dhe dora-dorës edhe unë u binda që ... atë kishte të
drejtë.
b) Siç më rrëfente ... gjyshe, kështu e ka pasur ...atë edhe ... gjysh.
c) -Ç’ke që i thërret kështu ...bije, more Met?

4. Plotësoni lakimin e grupeve emërore: shoku im, shoqja ime, shoku ynë, shoqja jonë, shokët
tanë, shoqet tona, shokët e mi, shoqet e mia, (veta e parë)

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore


E. shoku im shoqja ime
Gj. i, e shokut tim i,e shoqes sime
Dh. shokut... shoqes ...
K. shokun... shoqen ...
Rrj. prej shokut ... prej shoqes ...
E. shoku ynë shoqja jonë
Gj. i, e shokut tonë i, e shoqes sonë
Dh. shokut... shoqes ...

82
III

K. shokun... shoqen ...


Rrj. prej shokut ... prej shoqes ...

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore


E. shokët tanë shoqet tona
Gj. i, e shokëve tanë i, e shoqeve tona
Dh. shokëve ... shoqeve ...
K. shokët ... shoqet ...
Rrj. prej shokëve ... prej shoqeve ...
E. shokët e mi shoqet e mia
Gj. i, e shokëve të mi i, e shoqeve të mia
Dh. shokëve ... shoqeve ...
K. shokët ... shoqet ...
Rrj. prej shokëve ... prej shoqeve ...

5. Plotësoni lakimin e grupeve: shoku yt, shoqja jote, shoku juaj, shokët tuaj, shoqet tuaja,
shokët e tu, shoqet e tua (veta e dytë).

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore


E. shoku yt shoqja jote
Gj. i, e shokut tënd i, e shoqes sate
Dh. shokut... shoqes ...
K. shokun... shoqen ...
Rrj. prej shokut ... prej shoqes ...
E. shokët tuaj shoqet tuaja
Gj. i, e shokëve tuaj i, e shoqeve tuaja
Dh. shokëve ... shoqeve ...
K. shokët ... shoqet ...
Rrj. prej shokëve ... prej shoqeve ...

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore


E. shoku juaj shoqja juaj
Gj. i,e shokut tuaj i,e shoqes suaj
Dh. shokut... shoqes ...
K. shokun... shoqen ...
Rrj. prej shokut ... prej shoqes ...
E. shokët e tu shoqet e tua

83
III

Gj. i,e shokëve të tu i,e shoqeve të tua


Dh. shokëve ... shoqeve ...
K. shokët ... shoqet ...
Rrj. prej shokëve ... prej shoqeve ...

6. Lakoni me gojë grupet emërore: lapsi yt, detyra jote, lapsi juaj, detyra juaj, lapsat tuaj,
detyrat tuaja, lapsat e tu, detyrat e tua.
7. Lakoni me gojë grupet emërore: lapsi i tij, detyra e tij, lapsi i tyre , detyra e tyre, lapsat e
tyre , detyrat e tyre, lapsi i saj, detyra e saj, ( veta e tretë).
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

PËREMRI I PACAKTUAR

LEXOJMË

Njeriu që ndiqte kuajt

Disa pleq me takije të bardha ishin mbledhur rreth një arixhiu dhe diçka bisedonin.
Përjashta ishte edhe Lam Sollapi. Ai s’ishte në qejf, pasi kishte humbur tri lojë radhazi....
- E solla, - i tha Vlashi, duke treguar kalin e lidhur... .
- Mirë, mirë, - i tha Lami pa interes... dhe u fut në dyqan. Vlashi e ndoqi prapa.
- Ç’do? - e pyeti Lami, gati me inat.
- Ndonjë okë oriz, - u lut Vlashi, se kam dhe gruan sëmurë.
Lami u kujtua dhe e pyeti kot, sa për të shuar kureshtjen:
- Ç’të tha doktori?
- Më tha se do të vijë nga java... .
- Pse, si thua ti, nuk do të vijë?
- Kushedi, edhe mund të vijë, po qe se i bie rruga.
Lami hapi grykën e një thesi, shtiu në një qese letre dy grushte oriz dhe ia zgjati
Vlashit. ...
- Si pak, o Lame, - i tha ngadalë, duke ia zgjatur qesen që tregtari të kujtohej e t’i hidhte
edhe ndonjë dorë tjetër.
Naum Prifti

PYESIM

 Gjeni grupet emërore ku bëjnë pjesë fjalët me ngjyrë të zezë.

84
III

 Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë?


 Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Fjalët disa, diçka, ndonjë, tjetër, që tregojnë frymorë ose sende në mënyrë të
papërcaktuar, janë përemra të pacaktuar.

1. Pasqyra e përemrave të pacaktuar

-Kush, dikush, ndokush, çdokush, askush, kurrkush, gjithkush, kushdo,


shumëkush;
-Cilido, cilado, secili, secila, gjithë, i, (e) gjithë, të gjithë, të gjitha, gjithsecili,
Gjithsecila, gjithçka, i, (e) tërë, të tërë, të tëra;
-Një, ndonjë, njëri, njëra, ndonjëri, ndonjëra, asnjë, asnjëri, asnjëra, asgjë;
-Disa, ca, pak, shumë, mjaft, aq, kaq;
-Diçka, çdo, çfarëdo, kurrgjë

Përemrat e pacaktuar mund të jenë të parmë (kush, disa, ca, pak, shumë, mjaft, aq, kaq
etj.).)dhe të përngjitur (dikush, ndokush, çdokush, askush, kurrkush etj.). Gjatë lakimit lakohet
vetëm pjesa e përngjitur, ndërsa pjesa e parme është e ngurosur.

Çfarë funksioni mund të kryejnë përemrat e pacaktuar?

Përemrat e pacaktuar mund të përdoren si kryefjalë ose si kundrinorë kur përdoren të


vetëm, ndërsa kur shoqërohen me emra përdoren si përcaktorë : Dikush përvjel, dikush qeth
sheleknë, dikush mjel dhitë, dikush dhentë. (Këtu dikush përdoret si kryefjalë). I shëtiti të
gjitha qytetet. (të gjitha- përcaktor). Secilit duhet t’i përgjigjet mësuesi. (Secilit – kundrinor i
zhdrejtë pa parafjalë).

Kujdes drejtshkrimin!

Shkruhen si një fjalë : gjithçka, gjithkush, gjithsecili (gjithsecila), gjithsekush, kurrfarë,


kurrgjë, shumëkush, gjësend, gjëkafshë, dikush, asnjë, asnjëri (asnjëra, cilido (cilado).
Shkruhen me vizë në mes : njëri-tjetri (njëra-tjetra), shoqi-shoqin.
Shkruhen pa ë fundore : gjithkush (<gjithë+kush), gjithsekush, gjithsecili (gjithsecila),
gjithfarë, kurrkush (<kurrë+gjë), kurrgjë, kurrfarë,

85
III

USHTROHEMI
1. Në tekstin e mëposhtëm, gjeni përemrat e pacaktuar.
Është pranuar nga të gjithë se, sado i mençëm dhe i zoti që të jetë një njeri, ai kurrë nuk
mund t’i dijë të gjitha. Shoqëria është një grumbullim individësh me mendime të ndryshme....
Po qe se një njeri i vetëm kërkon t’i zhvendosë gjithë të tjerët, atëherë rruga të çon në mënyrë të
pashmangshme tek pushteti njëdorësh. Besoj se ju nuk keni për qëllim që të arrini një gjë të tillë,
prandaj duhet të merrni të gjitha masat, duke ndërprerë të gjitha ato veprime organizative që
çojnë në drejtimin që thamë më sipër.
Kasem Trebeshina
2. E njëjta kërkesë
Bariu plak, kërrabën në dorë , edhe urdhëron të rinjtë,
E ata të gjithë punojnë ngritur në brez pëqinjtë:
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tendën e stanë.
Dikush sjell gjeth e karthij e shkrapa, secili ndihmon më njanë
Dikush përvjel, dikush qesh sheleknë, dikush mjel dhitë, dikush dhent
Njëri merr ushqen këlyshnë, tjetri përgëzon qentë:
Stopani bër’i zi sterrë shikon bulmetin e bekuar
Tund, bën gjalpë, djathë, gjizë, edhe punon pa përtua;
Udhëtar’e gjahtarë, q’u bie udha ndër male,
U ep mish , qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvalë...
(Naim Frashëri)

3. Zëvendësoni pikat me përemrin e pacaktuar që duhet (ndonjë, tjetri, asnjë, asgjë, tjetër).
DITKA - (Shkëputet prej saj) Për Lonin thua?
AFROVITI - Po për kë...?
DITKA- Shumë mirë. Nuk ka ... të keqe në këtë mes. Loni interesohet për mua. E kam kuptuar.
Ka kohë që e kam kuptuar. Po unë nuk kam dhënë ... shenjë, as atij, as ..., se kam ndërmend të
martohem. Loni është i mirë dhe i ndershëm. Po ja që s’ish e thënë të bashkohen fatet tona.
Spiro Çomora
4. Plotësoni fjalitë me këto përemra: gjithë, askush, asnjeri, asnjë, kush, tjetri, njëri.
a) Që të merremi vesh dhe të mos i biem ... gozhdës dhe ... patkoit, duhet të dimë ... jemi
dhe ... kemi qenë.
b) ...nuk fliste, sepse ... s’kishte parë ndonjëherë një kërcënim të tillë.
c) Errësira sundon kudo edhe ... zë nuk dëgjohet, thua se ... qyteti ka rënë në zi

5. Formoni fjali me përemra të pacaktuar.

PËREMRI PYETËS

86
III

LEXOJMË

Po ti ç’ke? Pse s’flet? E shkunda nga supet. Ai uli kokën.


- Andre, - tha, - kur po niseshim ... shokët më lajmëruan...
- Çfarë? - i thashë. - Fol!
- Sonja...
I kapa të dy duart.
- Mos! Iu luta. - Mos!
- Po, Andre. Sonja vdiq.
Sonja vdiq. Kush e tha këtë fjalë. Kadriu, jo se jo. Po atëherë kush e tha?
Petro Marko

PYESIM

 Përse shërbejnë fjalët me ngjyrë të zezë?


 Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Fjalët kush, cili, cila, cilët, cilat, ç’, çfarë, sa, i sati, se (me, nga, për), që përdoren për të
pyetur, janë përemra pyetës.
Kush përdoret për të pyetur për njerëz ose qenie të paraqitura si njerëz (të
personifikuara): Kush e ka shkruar poemën “Lahuta e Malësisë”? -Gjergj Fishta. Kush është
më e fortë se unë? - tha kuçedra. Përdoret vetëm në njëjës dhe nuk shoqërohet me emra.
Cili përdoret për të pyetur për njerëz, kafshë ose sende. Ai mund të shoqërohet me emra:
Cili sportist zuri vendin e parë? Cili roman fitoi çmimin e parë? Cili përdoret edhe me
parafjalë : Më thuaj me cilin rri, të të them se cili je.

Kujdes!
-Cili sportist zuri vendin e parë. (Përdorim i drejtë)
-Kush sportist zuri vendin e parë. (Përdorim i gabuar).
Përemri pyetës cili ka kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

Pasqyra e lakimit të përemrit cili?

Njëjës Shumës
mashkullore femërore mashkullore femërore
E. cili cila cilët cilat
Gj. i,e cilit i,e cilës i,e cilëve i,e cilave

87
III

Dh. cilit cilës cilëve cilave


K. cilin cilën cilët cilat
Rrj. prej cilit prej cilës prej cilëve prej cilave

Përemri pyetës kush ndryshon vetëm sipas rasës.

Rasa Vetëm në njëjës për të dy gjinitë


E. kush
Gj. i, e kujt
Dh. kujt
K. kë
Rrj. (prej) kujt

Përemrat ç’ dhe çfarë nuk ndryshojnë formë, pra, kanë vetëm një formë pavarësisht nga
numri,gjinia dhe rasa.
Përemri pyetës se përdoret gjithnjë i shoqëruar me parafjalë (nga, me, për) : Me se rrojnë
foshnjat ? /Ç’i rrit çiliminjtë? /Dashuri e mëmës dhe përkdhelitë...(Çajupi)
Në fjalitë pyetëse përemrat pyetës kush, cili, ç’, çfarë, përdoren :
- si kryefjalë: Kush bleu veturë? Cili shkoi? Çfarë (Ç’) u doli?
- si kundrinor i drejtë: Kë mori në veturë? Cilin porosite? Çfarë (Ç’) i porosite?
- si kundrinor i drejtë pa parafjalë: Kujt i kundërshtove? Cilit iu afrove?
- si kundrinor me parafjalë: Me kë u takove? Me cilin erdhe? Për çfarë bisedove?

USHTROHEMI
1. Plotësoni vendet bosh me një nga këta përemra pyetës: cila, ç? kush?

______________ je ti? Me ______________ ke ardhur?

_____________ veturë përdorët sot? ________________ veturë është më e mirë?

_______________ mësimi do të merrni nesër? në _____________ shkollë do të shkoni?

___________ është udhëheqësi juaj?

2. Për çdo fjali në vijim shkruani fjalinë pyetëse dhe nënvizoni përemrin pyetës.
a) Mësimin e parë e shpjegoi mësuesi.
b) Ky këtu është përgjegjësi.
c) Arditit i pëlqejnë shumë pemët?
d) Livadhi i Hasanit u kosit me kosë.
e) Këto mollë do t’ia çoj gjyshit.

88
III

f) Po merreshin vesh për ndarjen e roleve.

3. Shkruani nga një përgjigje për secilën fjali pyetëse dhe thoni se përse përdoren?
a) Kush e ka shkruar komedinë katërmbëdhjetë vjeç dhëndër?
b) Cili nga të dy tregimet të pëlqeu më shumë?
c) Ç’i dërgove mësueses tënde për festën e shkollës?
d) Çfarë bisedove me mësuesin sot?

4. Formoni katër fjali me përemra pyetës.

NUMËRORI

LEXOJMË

Tre qetë dhe ujku


Tre qe kishin dalë në bjeshkë dhe po kullotnin bashkë. Kështu ndenjën gjithë verën. Më
në fund humbën rrugën dhe s’ ditën të kthehen në shtëpi.
Vjeshta i zuri në mal.
Një ditë prej ditësh, tre qetë i hetoi ujku:
- Të punoftë bafti! - tha ai. - Më paska ardhur fati në derë!
Ujku iu soll rreth e rrotull tre qeve për t’i ngulur dhëmbët ndonjërit. Po ja, kaloi një ditë
dhe s’bëri asgjë, sepse të tre, sapo shikonin ujkun, afroheshin kokë më kokë dhe i drejtonin atij
brirët.

Bedri Dedja

PYESIM

 Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë?


 Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?
 Çfarë dallimi vini re ndërmjet numërorëve tre dhe të tre të përdorur në tekstin e
mësipërm?

89
III

MËSOJMË

Fjalët tre, një, të tre që tregojnë numër të caktuar qeniesh ose sendesh janë numërorë
Numërorët një, dy, tre ... , kur janë të shoqëruar me emra, tregojnë numrin e
frymorëve ose të sendeve për të cilët flasim: tre qe, pesë lopë etj.
Kur nuk shoqërohen me emra, sidomos në veprimet aritmetike, tregojnë numra :
5+5=10, 6x4=24
Kur tregojnë sasi për të cilën është folur më parë, para numërorit vihet nyja të.
Ujku iu soll rreth e rrotull tre qeve, për t’i ngulur dhëmbët ndonjërit. Po ja, kaloi një
ditë dhe s’bëri asgjë, sepse të tre, sapo shikonin ujkun, afroheshin kokë më kokë dhe i drejtonin
atij brirët.

Numërorët ndahen në tri grupe:


-numërorë të thjeshtë: një, dy, tre, tri, katër deri dhjetë
- numërorë të përngjitur: njëmbëdhjetë deri njëzet dhe pesëdhjetë, shtatëdhjetë deri njëqind,
dyqind etj.
- shprehje numërore : njëzet e një, njëzet e shtatë, katër qind e shtatë, njëmijë e shtatëqind e
dyzet e katër etj

Me përjashtim të numërorit tre, numërorët e tjerë nuk e kanë kategorinë e gjinisë : katër
djem, katër vajza, po tre djem dhe tri vajza.
Numërorët me kuptim përmbledhës të dy, të tre etj. e kanë kategorinë e gjinisë: Sa djem
erdhën? Të tre ( të katër etj.). Sa vajza erdhën? Të tria (të katra etj.) dhe të rasës : të dy, i (e)
të dyve, të dyve, të dy, (prej) të dyve etj.
Thyesat janë një lloj i numërorëve që tregojnë në sa pjesë ndahet një njësi e plotë.
1 2 4
; ; etj.
2 4 8

Kujdes drejtshkrimin!
Numërorët shkruhen zakonisht me shifër, po mund të shkruhen edhe me fjalë p.sh. kur
plotësojmë një çek.
Numërorët e përngjitur 11-19 shkruhen njësh: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj; si edhe ata
që tregojnë dhjetëshe: tridhjetë, pesëdhjetë etj.
Shkruhen ndaras shprehjet numërore: tridhjetë e një, pesëdhjetë e dy etj., si edhe ato që
kanë në përbërje mijë, milion, miliard : pesë mijë, gjashtë mijë; katër milionë, tetë miliardë etj.
Datat në gjuhën shqipe shkruhen kështu: 7.03. 1887; 22.11.1908; 1.01. 2009 etj.

90
III

PËRMBLEDHIM
Numërori tregon sasi të caktuar frymorësh ose sendesh. Numërorët janë të thjeshtë, të
përngjitur dhe shprehje numërore ose lokucione. Numërorët e përngjitur shkruhen
njësh, ndërsa shprehjet ( lokucionet) ndaras. Datat në gjuhën shqipe shkruhen
kështu: 7.03. 1887; 22.11.1908; 1.01. 2009 etj.

USHTROHEMI
1. Gjeni numërorët në poezinë popullore të mëposhtme.
Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia!
Qe nandë vjet, nandë varë n’shtat m’i ka;
veç nji motër, natë e ditë te kryet;
ia lanë varrat me ujt t’gurrës nandvjeçe;
ia lan varrat me ata flokët e ballit;
shtatin vllaut ia shtrëngon m’ruba t’nanës;
n’petka t’babës trupin ia hijeshon;
armët e brezit ia rëndon mbi krye.
Populli
2. Shkruani me fjalë numërorët në tekstin e mëposhtëm.
Një njeri, gjatë 50 vjetëve të jetës së tij, kalon në gjumë rreth 6000 ditë, punon rreth 6500
ditë, ecën rreth 800 ditë, ha rreth 1500 ditë, pushon rreth 4000 ditë dhe sëmuret rreth 500 ditë.
Gjatë kësaj kohe, njeriu ha mbi 8700 kg bukë, mbi 2000 kg vaj, vezë, peshk dhe pi,
afërsisht, 3000 litra ujë, qumësht, kafe etj.
3. A e dini se si shkruhen datat?
Shembull : 26.11.1912 ose 28. XI. 1912
Shkruani datëlindjen tuaj ose të njerëzve tuaj të afërm.
4. Formoni fjali me numërorët të dy, të tre, të katër në rasa të ndryshme.

91
III

KAPITULLI I TRETË
FOLJA

LEXOJMË

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo


Dikur kam shkruar shpesh nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej nga lexuesit. Por tani
nuk shkruaj dot. E ndjej që nuk shkruaj dot dhe ka çaste që më pushton një trishtim i
hidhur. Pse vallë, nuk shkruaj? Jam po ai që kam qenë, është po ajo mendje, janë po ato
duar. Çuditem me veten time. Harrova të shkruaj! Mos i ka fajet mosha? Pse mosha? Unë
nuk jam plakur. Dyzet vjet ende nuk i kam mbushur. Dyzetvjeçarët janë njerëz me energji të
madhe. Ku shkuan energjitë e mia? Kush i përpiu, ë?
Rri, pi kafe me pak sheqer në tavolinën e kuzhinës sime dhe mendoj. Përpara kam një
tufë me letra të bardha që duhet t’i nxi. Në ministri më kërkojnë pasnesër një raport. Duhet ta
shkruaj nga e para. Kush do ta mbajë nuk e di. Di një gjë : raportin duhet ta shkruaj unë dhe
ai do të mbahet në një mbledhje të madhe.
Dritëro Agolli

PYESIM

 Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?


 Cilat tregojnë gjendje dhe cilat veprime?
 Çfarë ndryshimesh vini re gjatë përdorimit të foljes shkruaj, të përdorur në
tekstin e mësipërm?
 Si quhet ndryshimi që pëson folja në vetë numër dhe kohë?
 Sa zgjedhime kanë foljet?

92
III

MËSOJMË

Fjalët kam shkruar, ndiqej, ndjej, ka, pushton, jam etj, që tregojnë një veprim ose
gjendje, janë folje.
-Folje që tregojnë gjendje : jam, emëroj, shpall, bëhem, dukem, mbetem
-Foljet që emërtojnë veprime: eci, ngjitem, punoj etj.

I. Kategoritë gramatikore të foljes

Foljet kanë  kategorinë gramatikore të vetës, të kohës, të numrit, të mënyrës dhe të


diatezës.

1. Vetat

Vetat e foljes tregojnë se kush e kryen veprimin. Foljet janë në vetën e parë, kur flet
folësi, janë në vetën e dytë kur flet bashkëbiseduesi dhe në vetën e tretë kur folësi nuk merr
pjesë në bashkëbisedim: Unë po flas, ti po më dëgjon kurse ai po fle.

2. Kohët

Kohët tregojnë se kur kryhet veprimi: në të tashmen, në të shkuarën ose në të


ardhmen. Në bazë të përbërjes kohët e foljeve në gjuhën shqipe ndahen në kohë të thjeshta dhe
në kohë të përbëra.
Kohët e thjeshta ndërtohen vetëm prej një foljeje. (shkoj, shkoja, shkova). Kohë të
thjeshta janë: koha e tashme (unë punoj), koha e pakryer (unë punoja), koha e kryer e thjeshtë
(unë punova), koha e ardhme (unë do të punoj).
Kohët e përbëra ndërtohen me ndihmën e kohëve të thjeshta të foljeve ndihmëse kam
dhe jam dhe pjesores së foljes (unë kam mësuar, ti ke mësuar, unë kam lexuar, ti ke lexuar, unë
jam mësuar, ti je mësuar etj.)
Kohët e përbëra janë : koha e kryer (unë kam lexuar, ti ke lexuar, ai ka lexuar... ), koha
më se e kryer (unë kisha lexuar, ti kishe lexuar, ai kishte lexuar...), koha e kryer e tejshkuar
(unë pata lexuar, ti pate lexuar, ai pati lexuar...), koha e ardhme e përparme: ( unë do të kem
lexuar, ti do të kesh lexuar, ai do të ketë lexuar... ).

3. Mënyrat

Mënyrat e foljes shërbejnë për ta paraqitur veprimin si të vërtetë, si të mundshëm, si


dëshirë, si urdhër etj. Folja ka gjashtë mënyra. Ato janë: mënyra dëftore (unë punoj), mënyra
lidhore (unë të punoj), mënyra kushtore(unë do të punoja), mënyra habitore (punuakam),

93
III

mënyra dëshirore (punofsha), mënyra urdhërore (puno). Veç këtyre mënyrave, ka edhe forma
foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as vetë, as numër, as kohë dhe këto janë pjesorja
(punuar), forma e pashtjelluar mohore (papunuar), paskajorja (për të punuar), përcjellorja
(duke punuar).

II .Klasifikimi i foljeve në zgjedhime

Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit,
mënyrës, e kohës si edhe e formave të pashtjelluara. Në gjuhën shqipe foljet ndahen në tri
zgjedhime. Si kriter për ndarjen e foljeve në zgjedhime merret tingulli fundor i temës së foljes
dhe mbaresa vetore e foljes në mënyrën dëftore, koha e tashme veta e parë, numër njëjës, forma
veprore. Duke u mbështetur në temën dhe mbaresën, foljet i ndajmë në tri grupe zgjedhimi:
- zgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe
marrin mbaresën j : shkrua-j, mba-j, kthe-j, lye-j, mendo-j, trego-j etj.
- zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në
bashkëtingëllore dhe nuk marrin mbaresë : kap, qep, vendos, mat etj.
- zgjedhimi i tretë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe
nuk marrin mbaresë : vë, zë, fle, di etj.

PËRMBLEDHIM

Foljet kanë  kategorinë gramatikore të vetës, të kohës, të numrit, të mënyrës dhe të


diatezës. Vetat e foljes tregojnë se kush e kryen veprimin. Kohët tregojnë se kur kryhet
veprimi: në të tashmen, në të shkuarën ose në të ardhmen. Në bazë të përbërjes kohët e
foljeve në gjuhën shqipe ndahen në kohë të thjeshta dhe në kohë të përbëra. Mënyrat
tregojnë se si paraqitet veprimi , si real, si i mundshëm, si i dëshirueshëm, si urdhër etj.
Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit,
mënyrës, e kohës si edhe e formave të pashtjelluara. Në gjuhën shqipe foljet ndahen në tri
zgjedhime.

USHTROHEMI

1. Çfarë dini për foljet me shkronja të zeza?

94
III

Të nesërmen ia dhashë diskutimin shokut Q, të pasnesërmen filloi mbledhja e madhe.


Raportin do ta mbante shoku Zylo. Shoku Shemshedin rrinte i vrenjtur në një nga karriket e
para. Unë rrija pranë Adiles, gruas së shokut Zylo. Shoku Zylo e shoku Q ishin në presidium.
Fjala iu dha shokut Zylo. Unë dëgjoja frazat e mia. Zyloja lexonte me një ton të qetë,
qartë dhe bukur. Të gjithë dëgjonin dhe e ndiqnin me interes. Gruaja e shokut Zylo herë pas
here afronte gojën tek veshi im e thoshte :
-Dy javë të tëra u sfilit Zyloja me këtë raport. Gjer më dymbëdhjetë të natës ka
punuar. Por nuk më vjen keq se e ka bërë të mirë
Dritero Agolli
2. Folja rrëfej është përdorur në fjalitë e mëposhtme në kohë të ndryshme dhe në veta të
ndryshme , në njëjës dhe në shumës.

- Dritani po u rrëfen bashkëvendësve të vet për pushimet verore.


- Arditi u rrëfeu shokëve për ngjarjen e djeshme në shkollë.
- Besa dhe Blerina po i rrëfenin arsimtarit të tyre për ngjarjen në shkollë.
Thoni në ç’kohë, në ç’vetë dhe në cilin numër është përdorur folja rrëfej
në secilën fjali.

3. Foljet e mëposhtme i gruponi sipas zgjedhimeve.

pata shkëlqyer, je ndarë, hapa, do të kem pirë, tregonit , fjetët, bëfsh, poqa, zura, zgjidhni.

Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

shkëlqej ... ...

... ... ...

... ... ...

... ... ...

Sqarim!
Për të dalluar zgjedhimin, e vini foljen në kohën e tashme , në vetën e parë dhe në vetën
e dytë njëjës.

P.sh. pata shkëlqyer – unë shkëlqej., ti shkëlqen ( zgjedhimi i parë).

4. Shkruani një tekst dhe analizoni foljet e tekstit që krijuat.

95
III

FOLJET KALIMTARE DHE FOLJET JOKALIMTARE

LEXOJMË

Gjahu i malësorëve

-Lëshoni qentë e langonjtë të prijnë përpara,…shpejtoni këmbët të zëmë malin pa


zbardhur dita.
-Udhë e mbarë! - Udhë e mbarë!
-A s'ma këndoni një këngë, o djem të rinj, të ndjehemi të gjallë tek shkojmë udhës, -
thotë Mark Shalëgjati.
-Ç'këngë të zëmë? - thonë djemtë.
-Le ta këndojmë këngën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
-Me zë të lartë apo me zë të ulët? - pyesin djemtë.
-Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet. Djemtë zënë e këndojnë.
-Ashtu, pra, ju lumtë goja, o djem, e u hëngërshim dasmat! Këndoni dhe shpejtoni
këmbët se arritëm, s'mban edhe pakëz dhe zëmë rrezen e malit. Mark Shalëgjati thërret:
- Qëndroni aty, o burra shqiptarë, se arrimë. Rrini përdhe e prehuni pakëz, se tashti po
zëmë e po gjujmë. Gjahtarët u ulën përdhe e prehen.
Konstandin Kristoforidhi

PYESIM

 Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza?


 Veprimi i treguar prej cilave folje bie mbi një frymor a send tjetër?
 Me se është i shprehur frymori ose sendi mbi të cilin bie veprimi i foljes?
 Çfarë funksioni kryejnë ato në fjali ?
 Si quhen foljet që marrin ose mund të marrin kundrinor të drejtë ?
 Si quhen foljet që nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë ?

MËSOJMË

96
III

Në gjuhën shqipe foljet ndahen në folje kalimtare dhe jokalimtare. Foljet kalimtare
marrin ose mund të marrin kundrinorë të drejtë, kurse foljet jokalimtare nuk mund të marrin
kundrinorë të drejtë. Foljet kalimtare emërtojnë veprime që nuk mbeten te ai që i kryen, por bien
mbi një person a një send tjetër: Gjahtarët lëshuan qentë. Veprimi i gjahtarëve bie mbi qentë.
Emri qentë kryen funksionin e kundrinorit të drejtë.

Që të dallojmë foljet në janë kalimtare ose jokalimtare, shikojmë a marrin këto folje
kundrinor të drejtë. Folje kalimtare janë : dua, hap, kërkoj, marr, mbyll, nderoj, përshëndet, qep
etj.
Foljet jokalimtare emërtojnë veprime, që mbeten te ai që i kryen veprimin, pra, që nuk
mund të marrin kundrinor të drejtë: Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë
malet.. Foljet ulërij dhe gjëmoj janë folje jokalimtare, sepse, sado që të përpiqemi nuk arrijmë
të krijojmë me to fjali që të marrin kundrinor të drejtë. Folje jokalimtare janë ato që tregojnë
gjendje, lëvizje etj. : fle, dremit, rri, dal, eci, hyj, shkoj, vrapoj etj.

Disa folje në gjuhën shqipe përdoren herë si folje kalimtare, herë si folje jokalimtare dhe
ndërmjet tyre nuk ka kufi të prerë. Një folje në një fjali mund të jetë kalimtare, ndërsa në një
tjetër jokalimtare. Kjo varet nga kuptimi i foljes në fjali. P.sh. Zana filloi punën. Mësimi filloi në
orën shtatë. Në fjalinë e parë folja filloi merr një kundrinor të drejtë, ndërsa në fjalinë e dytë
folja filloi nuk merr kundrinor të drejtë.

PËRMBLEDHIM

Foljet mund të jenë kalimtare dhe jokalimtare. Folje kalimtare janë foljet që marrin ose
mund të marrin kundrinorë të drejtë si hap, mbyll etj. Folje jokalimtare janë foljet që
nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë si qëndroj, rri etj.

USHTROHEMI

1. Shpjegoni nëse folja e secilit grup fjalësh është apo jokalimtare.

mësoj vjershën, shkoi në shkollë, eci mbi trarin e përshëndet cilindo, dolëm në shëtitore, luaj me
shokët, rri pranë dritares, shkruaj hartimin, e dëgjoj atë, veruam- në plazh, i dua gjithë.

2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme dhe pastaj i ndani në fjali me folje kalimtare dhe në fjali
me folje jokalimtare

97
III

1. Bardhi qeshi ...


3. Gjyshi bleu ...
5. Bardhi takoi ...
7. Burri hyri ...
2. Djali vështroi ...
4. Kalorësi i hipi ...
6. Postieri solli ...

98
KAPITULLI I

3. Nënvizoni me një vijë foljet kalimtare dhe me dy vija jokalimtare në tekstin e


mëposhtëm.

Më pyesje a do të vij në Tiranë për pushimet verore. Babai nuk mund ta marrë lejen
vjetore , sepse ende nuk ka mbushur një vit në punën e re këtu. Ai kërkon të dërgojë nënën dhe
mua në Tiranë. Por s’është vendosur , sepse nëna nuk dëshiron të shkojë pa babanë. Po të
vijmë, do të banojmë në shtëpinë e hallës. Natyrisht, do të vij të të shoh ty.

4. Me foljet e mëposhtme formoni nga një fjali. Shënoni në kllapa nëse foljet janë
kalimtare ose jokalimtare.

vrapoj , shëtis, ndreq, vizatoj, flas, mbaroj, shkoqit,shkrij, ngrij, mbaj.

Shembull : Gjyshi po e shëtit nipin. (Folje kalimtare)


Futbollistët po ushtrojnë pasdite. (Folje jokalimtare)

5. Shkruani nga një fjali për secilin nga ndërtimet e mundshme të foljes që është dhënë në
tabelën në vijim:

Llojet e fjalive
Folja Kryefjala+folja+kundrinor Kryefjala+folja+kundrinor Kryefjala+folja+kundrinor
i i drejtë i i zhdrejtë i i drejtë+kundrinori i
zhdrejtë
shpjego
j

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE TË FOLJEVE


4
I

LEXOJMË

Fshati im

...Është fshati im, fshati ku u linda, ku u rrita, fshati i nënës, i atit, i fshatarëve të mi!
Ç’kujtime ... aty u lëkunda për herë të parë në djepin e vogëlisë, aty u përkëdhela nga
duart e nënës, aty qava në varrime, aty qesha në gëzime.
Aty u rrita, në fshatin tim, mbi kodrën me plepa, rrëzë shkëmbit maja-maja; aty ujita me
djersë arat, luadhet, kopshtet; aty ngava qetë e lërova tokën; aty ruajta e rrita dhentë e dhitë, aty
në fshatin tim, në bregun e hijshëm, në malin e lartë, në fushën e gjerë.
Petro Marko

PYESIM

 Cila është forma përfaqësuese të foljeve me kursive?


 Kush e kryen veprimin e treguar nga foljet me kursive?
 A marrin prapa kundrinor të drejtë? Çfarë foljesh janë?
 Cila është forma përfaqësuese të foljeve me ngjyrë të zezë?
 Kush e pëson veprimin e kryer nga foljet me ngjyrë të zezë?
 A marrin prapa kundrinor të drejtë?
 Çfarë foljesh janë ato me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Foljet qava, qesha, ujita, ngava, lërova, ruajta, rrita, që tregojnë veprim, janë veprore.
Foljet u linda, u rrita, u lëkunda, u përkëdhela, që tregojnë pësim, janë joveprore. Pra, foljet
kanë dy forma: formën veprore dhe formën joveprore. Kur veprimi i treguar nga folja mbetet tek
kryefjala, folja është joveprore :Është fshati im, fshati ku (unë) u rrita. Kur veprimi i treguar
nga folja kalon te një kundrinor i drejtë, folja është veprore. Aty (unë) rrita dhentë e dhitë.

Formën veprore Formën joveprore


rrita u rrita
qava u linda
qesha u lëkunda
ujita u përkëdhela etj.

5
I

Zgjedhimi i foljeve në formën veprore dhe joveprore

E tashme E pakryer
Veprore Pësore Veprore Pësore
unë laj unë lahem laja lahesha
ti lan ti lahesh laje laheshe
ai, ajo lan ai, ajo lahet lante lahej
ne lajmë ne lahemi lanim laheshim
ju lani ju laheni ju laheni laheshit
ata, ato lajnë ata lahen ata, ato lahen laheshin

E kryer e thjeshtë E kryer Më se e kryer E kryer e tejshkuar E ardhme


Veprore Pësore Veprore Pësore Veprore Pësore Veprore Pësore Veprore Pësore
unë lava u lava kam larë jam larë kisha larë isha larë pata larë qeshë larë do të laj do të lahem
ti lave u lave ke larë je larë kishe larë ishe larë pate larë qe larë do të lash do të lahesh

Në kohën e tashme, të ardhme dhe të pakryer format veprore dhe joveprore dallohet
nga mbaresat e ndryshme.
Në kohën e tashme të mënyrës dëftore foljet veprore marrin mbaresa të ndryshme
sipas zgjedhimeve kurse foljet joveprore marrin mbaresat :-(h)em, -(h)esh, -(h)et, -(h)emi, -
(h)eni, -(h)en : lahem, lahesh, lahet, lahemi, laheni, lahen; rritem, rritesh, rritet, rritemi,
rriteni, rriten.
Në kohën e pakryer të mënyrës dëftore foljet veprore marrin këto mbaresa : -ja, -je, -te
(-nte), -nim, -nit, -nin kurse foljet joveprore marrin mbaresat : -(h)esha, -(h)eshe, -(h)ej, -
(h)eshim, -(h)eshit, -(h)eshin: lahesha, laheshe, lahej, laheshim, laheshit, laheshin
Në të kryerën e thjeshtë të dëftores foljet veprore marrin këto mbaresa : -a, -e, -I (-u),
-më (-m), -të (-t), -në (-n), kurse foljet joveprore marrin u përpara : u rrita, u rrite, u rrit, u
rritëm, u rritët, u rritën.
Në kohën e kryer dhe në kohët e tjera të përbëra format veprore dhe joveprore
dallohen nga njëra-tjetra nga foljet ndihmëse kam për formën veprore dhe jam për formën
joveprore. : kam larë/ jam larë; isha larë, do të jem larë etj.

PËRMBLEDHIM

6
I

Foljet kanë: formën veprore dhe formën joveprore. Foljet veprore tregojnë se kryefjala
vepron, kurse foljet joveprore tregojnë se kryefjala pëson veprimin e një tjetri. Foljet
në formën joveprore kanë këto mbaresa:
a) në kohën e tashme: - (h)em, -(h)esh , -(h)et, -(h)emi, - (h)eni, - (h)en.
b) në kohën e pakryer: -(h)esha, -(h)eshe, - (h) ej, -(h)eshim, - (h)eshit, -(h)eshin.
Foljet në formën joveprore në të kryerën e thjeshtë marrin përpara pjesëzën u. Kohët e
përbëra të foljeve formohen:
- në formën veprore , me ndihmën e foljes kam.
- në formën joveprore me ndihmën e foljes jam.

USHTROHEMI

1. Foljet e mëposhtme gruponi në folje të formës veprore dhe të formës joveprore.


shkuan, mbahesha, u përgatita, shikoja, jam kthyer, u frenua, kishte pranuar, ndaloi, mbërritët,
do të shikoj, isha lodhur, u la, bredh, do të krihem, mburrem,vonohej, u vonua.

1. Nënvizoni me një vijë foljet veprore dhe me dy vija foljet joveprore.


Autobusi u ndal. Vendet e zbrazëta u mbushën deri te karrigia e fundit. Kundruall meje u ul
një plakush i thinjur e gati i perënduar. Pranë tij u ulën dy djelmosha dhjetë e dymbëdhjetë vjeç.
I madhi qe i hajthëm, kurse i vogli trashaluq. Autobusi u ndal. Plakushi kundronte ndër valët e
kujtimeve të veta. Dukej se shikonte në thellësi të hapësirës, po ai, siç merret vesh shkonte në
thellësi të kohës.
A. Islami
3. Gjeni foljet e formës veprore dhe shkruani format përkatëse të tyre joveprore.
Skënderbeu u varros në katedralen e Shën-Kollit në Lezhë. Të gjithë princërit, oficerët
dhe ushtarët e tij me gardën mbretërore, e përcollën në banesën e fundme. Gjëmimi i topave dhe
kërcëllimi i pushkëve lajmëruan që kufoma e tij zbriti në varr dhe, bashkë me të, edhe Shqipëria
e lirë.
Shqipëria e qau, e vajtoi me radhë, Evropa derdhi lot të hidhur. Të gjitha oborret anembanë
Evropës mbajtën zi, se fama e tij ishte aq shumë e përhapur në botë, sa edhe armiqve u vinte keq
për vdekjen e tij.
Kur dëgjoi sulltan Mehmeti, tha :
« Një luan të tillë s’do të lind më dheu kurrë! »
Fan Noli
4. Ktheni fjalitë veprore të mëposhtme në fjali joveprore.
Ndue Shqiptari mbante si emblemë të familjes shqiponjën me dy krerë të Gjegj Kastriotit,
Skënderbeut.
Thoni çfarë ndryshimesh gramatikore vini re.

7
I

5. Zgjedhoni foljet joveprore lodhem, turpërohem, përkatësisht në kohën e pakryer dhe të


kryer të thjeshtë.

(unë) lodhesha (unë) u turpërova


( ti) .................... (ti) .......................
............................. ..............................

6. Kopjoni fjalitë e mëposhtme duke i përdorur fjalët e shkruara me të zeza si kryefjalë. A


ndryshon dhe si ndryshon forma e foljeve?
Fëmijët hapën derën. Mësuesi përshëndeti nxënësit. Fëmijët i kanë nxjerrë fletoret. Zamira
lexoi detyrën .
Shembull: Fëmijët hapën derën. Dera u hap nga fëmijët.

7. Shkruani disa fjali me folje veprore. Përpiquni t’i ktheni fjalitë që formuat në pësore.
Çfarë vini re ?

KOHËT E FOLJES

LEXOJMË

Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër

TANA: Dëgjo, burrë...


VANGJELI: Ç’ ke moj grua?
TANA: Jam sëmurë.
VANGJELI: Që kur? Ç’thua?
TANA: Ç’të them? Ja, them që jam sëmurë!
Koka më digjet si furrë,
s’e kisha pësuar kurrë.
VANGJELI: Po tani vallë ç’pësove?
Më duket se u ftove
gjithë natën u zbulove,
dhe s’më le fare të flërë!
TANA: Gjithë ditën ç’kishe bërë?
Ti për bar e për dru s’vete
dhe qahe se nuk fjete?
Çajupi

PYESIM

8
I

 Cila është forma përfaqësuese e foljeve me ngjyrë të zezë?


 Krahasoni format përfaqësuese që gjetët me ato që gjenden në tekst.
 Kur kryhet veprimi i treguar prej tyre?
 Në çfarë kohe janë foljet me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Foljet ndryshojnë sipas mënyrave dhe kohëve. Mënyra dëftore ka numrin më të madh të
kohëve: të tashmen, të shkuarën (e pakryera, e kryera e thjeshtë, e kryera, më se e kryera, e
kryera e tejshkuar) dhe të ardhmen (e ardhmja, e ardhmja e përparme).
Forma përfaqësuese e foljeve nuk tregon kohë. P.sh. Forma përfaqësuese e foljes mësoj
nuk tregon kohë. Ajo tregon kohë po të vihet në lidhje me mësoja ( e shkuar) dhe do të mësoj ( e
ardhme).

mësoja mësoj do të mësoj

E tashmja tregon se veprimi kryhet në çastin që flasim.

VANGJELI: Ç’ ke moj grua?


TANA: Jam sëmurë.
Tregon veprime që kanë vlerë për çdo kohë ose që përsëriten.
Ti për bar e për dru s’vete
dhe qahe se nuk fjete.
E tashmja mund të përdoret edhe me kuptimin e së ardhmes ose të së shkuarës: Vera dhe
Zana nesër nisen për Durrës. Kemi dy ditë e dy net që ecim pa pushuar. Krujë, o qytet i bekuar,
prite, prite Skënderbenë, po vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtojë mëmëdhenë.
E shkuar ka pesë kohë : të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën,
të kryerën e tejshkuar.

E pakryera tregon :
- veprime të zakonshme në të shkuarën: Agroni punonte shumë.
-veprime që janë përsëritur herë pas here në të shkuarën: Gjatë verës, çdo të diele, djemtë
shkonin te pishinat. E pakryera shërben për të përshkruar ose komentuar rrethanat, personazhet,
dekorin, sfondin etj. : Dëgjohej kudo jehona e këmborëve... Dëgjoheshin blegërima, lehje,
fyej... . Herë-herë ia behte... ndonjë shtrëngatë e zemëruar që rrokulliste... ortekë... dhe ndizte
shkreptima rrufesh, derdhte rrëkera shiu.... .

E kryera e thjeshtë tregon :


-një veprim që ka përfunduar në të shkuarën: Më duket se u ftove/gjithë natën u
zbulove.
-veprime me vlerë mbarëkohore: Punove, gëzove.
9
I

-një veprim që do të kryhet në të ardhmen: Ja, ta lexoj edhe këtë faqe dhe erdha.

E kryera tregon :
-një veprim të përfunduar në të shkuarën, po që ruan lidhjet me çastin kur flasim:
VANGJELI: Përse të kam marrë grua?
Gratë për punë janë.
-Përdoret edhe me kuptimin e së kryerës së thjeshtë: Lasgush Poradeci ka lindur më
1899.
-dhe me kuptimin e së ardhmes: Po m’i gjete këto ilaçe, më ke shpëtuar.

Më se e kryera tregon :
- një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në të shkuarën: Dikush kishte kaluar
para nesh dhe kishte lënë gjurmë mbi dëborë.

E kryer e tejshkuar tregon, gjithashtu :


- një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në kohën e shkuar: Po e pate bërë
edhe këtë të mirë, qofsh i bekuar. Kjo formë përdoret rrallë, më shpesh përdoret koha më se e
kryer.

E ardhmja tregon:
-një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim: Nesër do të nisem për Paris.

E ardhmja e përparme tregon:


- një veprim që pritet të kryhet në të ardhmen, përpara një veprimi tjetër, edhe ky në të
ardhmen: Kur do të arrijmë ne, ato do të kenë ikur.
Kjo formë përdoret më shumë për të shprehur veprime të mundshme në kohën e shkuar:
A do të ketë mbërritur tani Vera në Paris?

PËRMBLEDHIM

Mënyra dëftore ka tetë kohë : të tashmen, të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se


të kryerën, të kryerën e tejshkuar, të ardhmen, të ardhmen e përparme. Kohët e mënyrës
dëftore, përveç kuptimeve kryesore, kanë edhe përdorime të veçanta.

USHTROHEMI
1. Thoni në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza dhe çfarë tregojnë.
ABDYLI : —E dëgjova. Është turp të më bëni provokime të këtilla me dëshmitarë të rremë.

10
I

Nëse vazhdoni kështu, nuk do t’i përgjigjem asnjërës prej pyetjeve tuaja. (Për një çast

gjyq mbretëron qetësia. Mexhid beu i thotë diçka me ngadalë Tursun beut).
TURSUN BEU: —Nuk mundem pa jua thënë këtë në fytyrë, loja juaj gjatë gjithë kohës ishte
kundër nesh... Në fillim edhe ju luftuat për programin e Kararnames, por tash
është
fare e qartë se tërë këtë e paskëshit bërë vetëm sa për sy e faqe, të na hidhnit pluhur
syve.
ABDYLI: Perandoria Osmane kurrë nuk ka qenë për zgjidhjen e drejtë të çështjes
shqiptare.
Eqrem Kryeziu

2. Në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza?


Atë natë treni arriti me vonesë në qytetin « F ». Kur zbrita , frynin erërat e jugës.
Ngrita jakën e pardesysë dhe u futa në një rrugicë. Ishte një natë pa yje e pa hënë. Ecja kuturu.
Më udhëhiqte intuita. Në këtë qytet kisha kaluar fëmijërinë. Ecja pa vetëdije, i rrëmbyer nga
rrjedha e kujtimeve. Nuk e mbaj mend sa brodha e në sa rrugica u futa, por, kur shkova për të
zënë vend, hoteli qe mbyllur.
Bedri Myftari
3. Vendosni foljet në kllapa në kohën e tashme të dëftores.
Në vendet e veta (ulem) Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Të dy kësaj herë (jam)
më të zbehur se herët e kaluara. Nga ana tjetër e sallës (dëgjoj) zëri i Tursun beut.
TURSUN BEU -Po e (keqpërdor) mëshirën që (kam) ky gjyq ndaj jush dhe po
(përpiqem) të zhvilloni propagandë armiqësore kundër nesh, edhe këtu? Kini mendjen, punë të
tilla nuk i (duroj)..
Eqrem Kryeziu

4. Vendosni foljet në kllapa në kohën e ardhme të dëftores


TURSUN BEU -E patë këtë njeri... (dënohem) me vdekje, se ka bashkëpunuar me ju... se nuk
ka
lajmëruar se kah silleni. E, të atillë ka mjaft... Mund të them se ju jeni fajtor kryesor për
vdekjen e tyre...
SULEJMANI - ... Shkopi dhe arma... janë dy gjëra që ju duhen aq shumë, po dijeni se edhe me
to
nuk (kam) gjumë të qetë. (dal) në ëndrra Mic Sokoli, Sef Kosharja e shumë e shumë të
pafajshëm nga fshatrat e djegura që i latë pas.

Eqrem Kryeziu

5. Gjeni foljet në këto dy fragmente dhe thoni në çfarë kohe janë.


I. Qëndroj pranë porit të ndezur edhe ngrohem për shtatë palë qejfe. Përjashta natyra
duket shumë e zemëruar : era fryn me rrëmbim edhe toka mbulohet dalëngadalë me një shtresë
11
I

të bardhë vende-vende e trashë edhe vende-vende e hollë. Errësira sundon kudo edhe asnjë zë
nuk dëgjohet, thua se gjithë qyteti ka rënë në zi.
II. Oh çfarë dëfrimi bëja atëherë! E kuptoja të tallurit e babait, prandaj i hidhesha në qafë
e me pëllëmbët e mia të vogla i jepja shpulla pa numërim. Ai i pranonte shpullat e mia të vogla
me njëfarë gëzimi, por edhe më shikonte si me dëshpërim. Atëherë unë, sikur e kuptoja
dëshpërimin e tij : ikja i penduar prapë te vëllezërit për të vijuar lodrën.
Sterjo Spasse
Çfarë vini re? Përse shërben koha e tashme? Po e pakryera?

6. Shndërroni këtë tekst duke përdorur veten e tretë dhe të pakryerën e dëftores.
Ja : jam i vogël edhe endem andej-këndej nëpër dhomën e shtëpisë duke murmuritur fjalë
pa kuptim. Kur më teket, shkëputem prej krahëve të nënës dhe turrem tek ato të babës ose të
motrës më të madhe. Herë-herë u jap shuplakë vëllezërve të mëdhenj edhe rend te babai për t’u
ankuar...

MËNYRA LIDHORE

LEXOJMË

12
I

AJKUNA QAN TË BIRIN

Yjtë shtangën në qiell dhe dëgjojnë vajin që bën Ajkuna duke ngjitur bjeshkët; kur del
lart në Lugjet e Verdha, ajo nis e mallkon hënën:
T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... të dilja shpejt në këto
lugje e të hyja në varr bashkë me djalin! Ndofta varri do të na nxinte të dyve. E po të qëllonte
të mos na nxinte, do të kisha hapur vetë me duart e mia një varr të ri, përbri varrit të djalit, do
të hyja brenda; do t’i lutesha ahut të malit, do t'i falesha gurit të shkrepit, do t’i bija në gjunjë
rrahut të zi që të më jepnin një truall për varr. Bjeshka është mjaft e madhe. Ahu, guri e rrahu
i zi mund të zinin vend gjithkund a të ngushtoheshin pak, po atyre do t’u dhimbsej një zemër
nëne e do të më falnin ndonjë copë truall sa të hapja një varr e të hyja pranë Omerit tim.
Mallkuar qofsh, moj hënë, që e le nënën të pavarr!
Mitrush KUTELI

PYESIM

 Foljet me kursive janë në mënyrën dëftore. Si e shprehin ato veprimin si të vërtetë


apo si të mundshëm?
 Po foljet me ngjyrë të zezë si e shprehin veprimin si të vërtetë, si të mundshëm, si
urdhër apo si dëshirë?
 Vëreni formën e foljeve me ngjyrë të zezë. Çfarë vini re?

MËSOJMË

Me anë të mënyrës dëftore folësi e paraqit veprimin si të vërtetë : Yjtë shtangën në qiell
dhe dëgjojnë vajin që bën Ajkuna duke ngjitur bjeshkët; kur del lart në Lugjet e Verdha, ajo nis
e mallkon hënën: T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë...

1. Mënyra lidhore

Foljet në mënyrën lidhore tregojnë një veprim a ose gjendje të dëshirueshme, të


detyrueshme ose të mundshme, por të pasigurt. Me anë të mënyrës lidhore folësi e paraqit
veprimin si të mundshëm : T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... të
dilja shpejt në këto lugje e të hyja në varr bashkë me djalin! …atyre do t’u dhimbsej një zemër
nëne e do të më falnin ndonjë copë truall sa të hapja një varr e të hyja pranë Omerit tim.

Mënyra lidhore ka katër kohë themelore : të tashmen, të pakryerën, të kryerën dhe më se të


kryerën :

13
I

E tashme E pakryer E kryer Më se e kryer

(unë) të dëgjoj të dëgjoja të kem dëgjuar të kisha


dëgjuar
(ti) të dëgjosh të dëgjoje të kesh dëgjuar të kishe dëgjuar
(ai) të dëgjojë të dëgjonte të ketë dëgjuar të kishte dëgjuar
(ne) të dëgjojmë të dëgjonim të kemi dëgjuar të kishim dëgjuar
(ju) të dëgjoni të dëgjonit të keni dëgjuar të kishit
dëgjuar
(ata) të dëgjojnë të dëgjonin të kenë dëgjuar të kishin dëgjuar

Foljet në mënyrën lidhore kanë gjithmonë përpara pjesëzën të.


Mbaresat e së tashmes së lidhores janë si ato të së tashmes së dëftores; ndryshojnë
vetëm:
- mbaresat e vetës së dytë: ti dëgjon/ti të dëgjosh;
- mbaresat e vetës së tretë: ai dëgjon/ ai të dëgjojë.
Në të pakryerën e lidhores foljet dalin me të njëjtat mbaresa si në të pakryerën e
dëftores: dëftore: dëgjoja, dëgjoje / lidhore: të dëgjoja , të dëgjoje etj.
E kryera dhe më se e kryera ndërtohen duke vënë para pjesores së foljeve format e
kohës së tashme dhe të pakryer të mënyrës lidhore të foljes kam: unë të kem dëgjuar…/ unë të
kisha dëgjuar…
Foljet në mënyrën lidhore shoqërohen shpesh nga foljet gjysmëndihmëse mund, duhet,
filloj, zë, nis, vazhdoj, vijoj, bëj, është e nevojshme etj. P.sh. Ahu, guri e rrahu i zi mund të zinin
vend gjithkund … . Duhet të mësoj sa më shumë. Hasani filloi të vrapojë. Bëri të hynte, por
nuk mundi.

PËRMBLEDHIM

Mënyra lidhore tregon një veprim ose gjendje që mund të ndodhë, pra, të mundshme. Kohët e
mënyrës lidhore janë : e tashmja, e pakryera, e kryera, më se e kryera.

USHTROHEMI

1. Në çfarë mënyre kohe dhe vete janë foljet me të zeza.

I. Ajkuna pyet Omerin:


- Mor Omer i nënës-o! A thua të të sjell gjokun këtu te varri? Dil, o bir, të lodrosh
shesheve, siç lodroje dikur. Shko nëpër gurra të freskohesh, ngjitu majave bashkë me zanat e

14
I

malit, se varrin tënd ta ruan nëna... Varri s'është për të rinjtë, po për të moshuarit. Nëna do të
hyjë brenda në varr të zi, që ti të rrish në dritë, të gëzosh jetën. Oh, i miri i nënës!
Nga vaji i saj ushtojnë gjithë lugjet, tunden bjeshkët sikur të paskësh kaluar mbi to,
fryma e shkulmit. Orët e malit drithërohen e s'kanë më fuqi ta dëgjojnë…
Mitrush KUTELI

II. Arsyeja që po të shkruaj është frymëzimi që gjeta tek një letër e juaja drejtuar zonjës L.
B. Kjo letër me kujtoi emocionet dhe shpresat që kishim në vitin '91-'92 kur lexonim "Rilindjen
Demokratike". Ishim me të vërtetë optimistë se drejtësia do të vendosej në një farë mënyrë pas
asaj që kishim kaluar. Ndershmërisht prisnim drejtësi jo hakmarrje. Koha vërtetoi që ishim
gabuar, shpresat tona ishin të rreme. Shpejt do të zhgënjeheshim.

Gazeta “Tema”

2. Foljet në kllapa i vendosni në kohën dhe vetën e duhur të mënyrës dëftore dhe lidhore.
... Pas vdekjes së Skënderbeut, si edhe në të gjallë të tij, turku (dërgoj) ushtri pas ushtrie në
truallin e Arbrit që (shtyp), (pushtoj), (bëj) të vetën. Po arbrit (qëndroj, luftoj).
Midis burrave luftëtarë (shquaj/shquhem) Pjetër Shini, apo zoti Pjetër, siç i thoshin bërit.
Ky u kish kallur tmerrin turqve. (Zë) pritë, me shokë dhe qëllonte si rrufeja në të kthjellët. Kur
ndodhte (rrethoj), hidhej shpatëzhveshur, (çaj) shteg e dilte tejpërtej, duke lënë prapa stiva
kufomash. Sepse Pjetër Shini e (dua) Arbërinë të lirë, pa zgjedhë; sepse ai e (urrej) pushtuesin e
huaj.
Mitrush KUTELI

3. Shkruani një tekst të shkurtër ku të tregoni se çfarë studimesh të larta do të dëshironit


të ndiqnit dhe pse. Analizoni foljet në mënyrën lidhore të tekstit që shkruat.

15
I

KAPITULLI I KATËRT
GRUPI EMËROR

LEXOJMË

Agroni, shkrimtar i talentuar, recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit.

PYESIM

 Cila është kryefjala dhe kallëzuesi i kësaj fjalie?


 Çfarë janë grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar - poezitë e tij dhe në sheshin
e qytetit?
 Çfarë janë emrat shkrimtar, poezi dhe shesh të grupeve emërore të mësipërme?
 Po fjalët që i shoqërojnë ato çfarë janë?
 Çfarë funksioni kryejnë në fjali grupet emërore shkrimtar i talentuar, poezitë e tij
dhe në sheshin e qytetit?

Agroni, shkrimtar i talentuar recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit.

kryefjalë përcaktor kallëzues kundrinor rrethanor

MËSOJMË

Grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar, poezitë e tij, në sheshin e qytetit janë
grupe emërore. Emrat shkrimtar, poezi, shesh janë bërthama të këtyre grupeve emëror.
Grupet emërore të mësipërme përbëhen: nga emër + mbiemër (shkrimtar i talentuar),
nga emër + përemër (poezitë e tij), nga emër + grup emëror (Agroni, shkrimtar i talentuar) dhe
nga emër+emër (në sheshin e qytetit).
Pra , grupet emërore përbëhen nga një emër që është bërthama e grupit emëror dhe
përcaktuesit e bërthamës.

16
I

Grupi emëror
shkrimtar i talentuar

Bërthama e grupit Përcaktuesi i bërthamës


shkrimtar i talentuar

Në një grup emëror përcaktuesit e tij mund të jenë mbiemra (nxënës i mirë), përemra,
(djali i tij), emra me ose pa parafjalë ( inxhinier Bardhyli, libër për fëmijë), emra në rasën
gjinore ( fletorja e gjuhës),ose rrjedhore ( fletore ushtrimesh), numërorë (radha e parë).
Përcaktuesit e grupit emëror zakonisht qëndrojnë pas emrit, në raste të veçanta
qëndrojnë edhe para tij

PËRMBLEDHIM
Grupi emëror përbëhet nga bërthama dhe përcaktuesi i bërthamës. Bërthama është emër
kurse përcaktuesi i bërthamës mund të jetë mbiemër, përemër, emër dhe numëror. Grupi
emëror mund të kryej funksionin e kryefjalës, të kundrinorit dhe të rrethanorit.

USHTROHEMI
1. Në fjalitë e mëposhtme nënvizoni grupet emërore.
Fëmijët ishin mbledhur rreth mësuese Verës dhe po dëgjonin me vëmendje fjalët e saj.
-Dje pashë krijimet tuaja. Vjersha jote, Bona , është më e bukur. Më pëlqen. Tregimi yt,
Fatmir, është i mirë . Do t’ia dërgoj revistës “Bota e fëmijëve”. Edhe Astriti shkruan mirë. Puna
e tij është për t’u lavdëruar. Kurse vjersha jote, Nora, duhet shkurtuar. Ka zgjatje të
panevojshme. Nuk i ke zbatuar kërkesat e paraqitura në orën e mësimit. Ja le t’i shohim së
bashku dhe le të shfaqin edhe shokët mendimet e tyre.

2. Si janë ndërtuar grupet emërore që nënvizuat?

3. Ç’funksione kanë grupet emërore që nënvizuat?

4. Në grupet emërore që vijojnë nënvizoni përcaktuesit e bërthamës dhe thoni me se janë


shprehur.
dy nxënës
dëshirat tona
të katër vajzat
shtëpinë tënde
drutë e njoma
17
I

libri e shkrimtarit
këpucët e vjetra

5. Cila nga strukturat e mëposhtme nuk është grup emëror, nënvizojeni.


emër + mbiemër
emër + parafjalë
emër +grup emëror
emër+folje
emër + emër
emër + ndajfolje
emër + numëror

6. Ndërtoni fjali me grupe emërore që kanë bërthamë emrat: shkollë, klasë nxënës

KRYEFJALA DHE KALLËZUESI

LEXOJMË

UJKU

Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte
me shqetësim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar.

PYESIM

 Sa fjali ka ky tekst?
 Çfarë fjalish janë, të thjeshta apo të përbëra? Argumentojeni.
 Çfarë pjesë e ligjëratës janë fjalët me ngjyrë të zezë?
 Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë?
 Me cilat pyetje gjenden?
 A është e mundur të hiqen?
 Çfarë funksioni kryejnë në fjali?
 Çfarë pjesë e ligjëratës janë fjalët me shkronja kursive?
 Çfarë tregojnë fjalët me shkronja kursive?
 Me cilat pyetje gjenden?
18
I

 A është e mundur të hiqen?


 Çfarë funksioni kryejnë në fjali?

MËSOJMË

Kryefjala (ujqit) dhe kallëzuesi (shqyenin) janë gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala
tregon një a më shumë njerëz, kafshë ose sende, të cilat kryejnë një veprim ose kanë një gjendje
të caktuar : Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i
shikonte me shqetësim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar.
Kallëzuesi tregon një veprim a gjendje të kryefjalës : Ujqit e vegjël po shqyenin trastën
time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me zemërim të vegjlit. Ai ishte i
zemëruar. Kryefjala (ujqit) dhe kallëzuesi (shqyenin) përbëjnë bërthamën e fjalisë.

Si ta dallojmë kryefjalën dhe kallëzuesin?

Për të gjetur kryefjalën e një fjalie mund të bëjmë pyetjet : cili? kush? : Ujkonja nuk
ndërhynte. … Kush nuk ndërhynte …? Ai ishte i zemëruar. Kush ishte i zemëruar?
Për të gjetur kallëzuesin e një fjalie mund të bëjmë pyetjet : ç’bën? ç’është? si është?:
Ujku i madh i shikonte .... . Ç’bënte ujku i madh? Ai ishte i zemëruar. Si ishte ai ?

Kallëzuesi foljor dhe emëror

Kallëzuesi i shprehur me një ose dy folje është kallëzues foljor: Ujqit e vegjël po
shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh filloi të shikonte të vegjlit.
Kallëzuesi i shprehur me foljen jam dhe një emër, mbiemër, përemër ose numëror është
kallëzues emëror : Ujku është kafshë. Ujku është i zemëruar. Çfarë është ujku?Ujqit ishin dy.

Përshtatja e kryefjalës me kallëzuesin

Kryefjala përshtatet me kallëzuesin në numër dhe në vetë : Ujku i madh i shikonte me


zemërim të vegjlit. Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Unë shikoj me zemërim. Ata
shikojnë me zemërim.
Kur kallëzuesi është emëror kryefjala përshtatet me pjesën emërore të kallëzuesit edhe në
gjini : Ai ishte i zemëruar. Ajo ishte e zemëruar.

PËRMBLEDHIM

Kryefjala dhe kallëzuesi janë gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala tregon një a më shumë
njerëz, kafshë ose sende, të cilat kryejnë një veprim ose kanë një gjendje të caktuar.
Kallëzuesi tregon një veprim a gjendje të kryefjalës. Kryefjala gjendet me pyetjet cili?, kush?.
Kallëzuesi gjindet me pyetjet ç’bën?, ç’ është?, si është?. Kallëzuesi mund të jetë foljor ose
emëror. Kryefjala përshtatet me kallëzuesin.
19
I

USHTROHEMI

1. Nënvizoni kryefjalët në fjalitë e këtij teksti.


Gratë qajnë mesatarisht pesë herë në muaj. Meshkujt më së shumti qajnë disa herë në vit.
Shumë meshkuj pohojnë se kurrë nuk qajnë.. Ndoshta këtu qëndron arsyeja se gratë së paku
mesatarisht janë më te shëndosha. …Lotët e grave janë të një përbërjeje tjetër, "qendra e lotëve"
në tru te këto është më e ndjeshme.
Njerëzit e rinj qajnë më shumë se të moshuarit. Kur plakemi "prodhimi" i lotëve
pakësohet te të gjithë njerëzit.
Gazeta « Bota sot »

2. Nënvizoni kallëzuesit në fjalitë e këtij teksti.

Një tufë bletësh zuri vend në zgavrën e trungut të një molle të egër. Bletët e mbushën
zgavrën me mjaltin e tyre të mrekullueshëm. Që atë ditë, molla u bë krenare. Ajo diti t'i përbuzte
të gjitha drurët e tjera. Atëherë një rrënjë trëndafili i tha : “Nëse dëshiron të jesh e bekuar prej
njerëzve mundohu ti vetë të bëhen frutat e tua te ëmbla si mjalti i bletëve”.

3. Nënvizoni kallëzuesin e këtyre fjalive. Afroni kryefjalën tek folja.

1. Qyteti, i larë nga shiu i natës, shkëlqente nën rrezet e diellit.


2. Sumbullat e vesës, shtruar mbi fletët e barishteve, përkulnin fijet e holla të barit.
3. Peshkatarët, duke vozitur nga njëra rrjetë tek tjetra, e mblodhën gjahun pa ndonjë vështirësi të
madhe.
Shembull: I larë nga shiu i natës, qyteti shkëlqente nën rrezet e diellit.

4. Nënvizoni me një vijë kryefjalët dhe me dy vija kallëzuesit në fjalitë e këtij teksti.
Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë pa dashur dhe pa ditur,
do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjithë shelgjeve të
nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpive.
Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin
një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djemuria
dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije
poetike të hollë e të rrallë.
Faik Konica

5. Shkruani disa fjali me kryefjalë si këto : unë dhe ti, unë dhe ata, ti dhe ajo, ai dhe Agimi,
ne dhe ju, ju dhe ai. Kujdes përshtatjen e kryefjalëve me foljet.

20
I

KUNDRINORI I DREJTË

LEXOJMË

DIMËR NË JUTBINË

Dimër acar. Dielli ndrit shumë e ngroh pak. Era e marrë tund rrapin e moçëm të
Jutbinës. Maleve ka rënë borë e madhe. Ahet janë të rënduara, sa mend thyhen. Pishave u
kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat... .Vashat e Jutbinës kanë dalë bregut të lumit. Ato
kërkojnë ujë për gjënë e gjallë. Po tërë lumi ka ngrirë akull.
Sa të mbyllësh e të hapësh sytë, moti ndryshon. Dynden retë e zënë diellin. Nga lartë
nis e endet një pëlhurë shumë e gjerë e shumë e gjatë që fshin përnjëmend gjithë majat rreth
e rrotull. Shtrohet dëborë e re mbi të vjetrën. Trimat nuk e njohin më shoku-shokun. Dëbora
e re i ka veshur të gjithë me petk të bardhë. Era e thëllime ua merr frymën.
Mitrush Kuteli

PYESIM

 Nga cilat fjalë varen fjalët me ngjyrë të zezë?


 Çfarë kategorie gramatikore i përkasin fjalët me ngjyrë të zezë?
 Në çfarë rase janë?
 Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë?
 A është e mundur të hiqen ato?
 Me çfarë pyetjesh drejtuar foljeve mund të gjenden fjalët me ngjyrë të zezë?
 Çfarë funksioni kryejnë ato?

MËSOJMË
21
I

Fjalët rrapin, borë, kreshtat etj. që tregojnë sende mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga
folja (tund, ka rënë, kanë mbetur etj.) janë kundrinorë të drejtë. Kundrinori i drejtë është
gjymtyrë e dytë që plotëson kallëzuesin foljor. Ai tregon objektin (sendin a qenien) mbi të cilin
bie veprimi i shprehur nga folja:
Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës.
Objekti mund të jetë frymor ose jofrymor.
Dynden retë e zënë diellin
Trimat nuk e njohin më shoku-shokun.

Kundrinori i drejtë është përbërës i grupit foljor dhe plotës kryesor i foljes. Ai nuk mund të
hiqet.
Era e marrë tund... (?!).

Me se shprehet

Kundrinori i drejtë shprehet me:

a. me emër në rasën kallëzore pa parafjalë:


Pishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat... .
Askush s’e njeh Lulin.

b. me grup emëror:
Artani bënte çdo punë.
Ne i kujtonim vazhdimisht ato ditë.
Nga larg fëmijët shikonin me kënaqësi Liqenin e Ohrit.

c. me përemër në rasën kallëzore:


Ne do ta kujtojmë atë me respekt.
Dëbora e re i ka veshur të gjithë me petk të bardhë.

Kundrinori i drejtë i shprehur me emër, grup emëror ose përemër shënjohet dhe me trajtën e
shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë (njëjës ose shumës) në rasën kallëzore.
E pashë shfaqjen e re.
Do ta lajmëroj vetë Zanën për datën e provimit.
Do ta takoj vetë atë.

Në qoftë se fjalia ka kundrinor të drejtë të shprehur edhe me përemër edhe me trajtë të


shkurtër trajta e plotë mund të mungojë.
Më falënderoi (mua) duke më shtrënguar dorën.

Kundrinori i drejtë lidhet vetëm me foljet në formën veprore. Po të kthehet folja e formës

22
I

veprore në formën joveprore, atëherë kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë dhe kryefjala kundrinor.
Bora mbuloi çatitë e shtëpive.
Çatitë e shtëpive u mbuluan nga dëbora.

Si ta dallojmë kundrinorin e drejtë?

Për të gjetur kundrinorin e drejtë të një foljeje bëjmë pyetjet : kë?, cilin? çfarë? drejtuar
foljes:
Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Çfarë tund era ...? Rrapin.

Në fjalinë dëftore kundrinori i drejtë zakonisht vendoset menjëherë pas foljes:


Era tund rrapin.

Nuk mund të themi: Rrapin era tund. Era rrapin tund. Rrapin tund era.

PËRMBLEDHIM

Kundrinori i drejtë shënon zakonisht objektin tek i cili kalon drejtpërdrejtë veprimi i
shprehur nga folja. Kundrinori i drejtë është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet.
Kundrinori i drejtë është një emër, përemër ose grup emëror në rasën kallëzore pa parafjalë.
Lidhet me folje kalimtare. Gjendet me ndihmën e pyetjeve kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes.

USHTROHEMI

1. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza.


Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu. Sapo më shkeli këmba në truallin tuaj, sapo
dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të
kishit dëgjuar se u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj. Ju më mbytët me shërbime aq të
mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, saqë duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe
të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua
solla unë, po ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në
shpatat e në ushtat tuaja.
Marin Barleti

2. Gjeni foljet që kanë kundrinorë të drejtë.


Na ishte njëherë një mbret. Këtij mbreti i pëlqenin shumë rrobat e reja. Të gjithë
pasurinë e tij e shpenzonte për veshje. Sa herë që kalonte përpara ushtarëve, sa herë që shkonte
në teatër ose në shëtitje, nuk bënte gjë tjetër veçse u tregonte njerëzve rrobat e reja. Ai i

23
I

ndërronte rrobat çdo orë. Nëse për mbretërit është bërë zakon të thuhet se "mbreti gjendet në
këshill", për këtë thoshin zakonisht: "mbreti ndodhet në gardërobë".
Hans Kristian Andersen (shkrimtar danez)

3. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza dhe thoni kategorinë


gramatikore të tyre.
Të gjithë besojnë Perëndinë, secili e do fenë e vet, por e respekton edhe fenë e tjetrit. Ai
para së gjithash është shqiptar dhe e ka vëlla çdo shqiptar të cilësdo fe qoftë ai... Por, shqiptarët
myslimanë nuk e mohojnë të vërtetën historike se të parët e tyre kanë qenë katolikë... Me rastin
e festave të mëdha, siç janë Kërshëndellat, Pashkët etj. kishat katolike mbushen edhe me rininë e
besimit mysliman, ku dëgjojnë këngë, uratë, predikim në gjuhën e tyre, duke mos cenuar në
asnjë mënyrë përkatësinë e tyre islame.
Mark Krasniqi

4. Vendosni kundrinorët e drejtë aty ku duhet: punën, këmbët, folenë, qimen, atdheun,
folenë, gunën.
Duaje … si shqiponja ….
…e sotme mos e lër për nesër.
Mos i shiko…, po shikoji punën.
Shqiponja fluturon në qiell, po … e bën në tokë.
Ujku … e ndërron, po zakonin s'e harron.
Gënjeshtra i ka …e shkurtra.

5. Ndërtoni një tekst të shkurtër që të ketë kundrinorë të drejtë.

24
I

KUNDRINORËT E ZHDREJTË

LEXOJMË

MBANI NGAHERË LART NDERIN E ARBËRIT

Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të
përzier me pluhurin e tymin e luftës dhe u tha:
- 0 ushtarët e mi të pathyer! Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me
trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve... Treguat se dardha bie nën dardhë. Ju e urreni
armikun, sepse armiku sjell zi e robëri. Kështu të bëni dhe paskëtaj. Shpatën ta mbani
gjithnjë pranë e ta dini gjithmonë se, kush bëhet dele, e ha ujku...Pra, mbani ngaherë lart
nderin e Arbrit.

Mitrush Kuteli

PYESIM

 Nga cilat fjalë varet fjala ushtarëve?


 Çfarë kategorie gramatikore i përket?
 Në çfarë rase është ?
 Çfarë tregon?
 A është e mundur të hiqet?
 Me çfarë pyetjes drejtuar foljes mund të gjendet ajo?
 Çfarë funksioni kryen ajo?

MËSOJMË

1. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë

25
I

Fjala ushtarëve që tregon sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja (hodhi),
është kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë është plotës kryesor i
foljes. Ai nuk mund të hiqet: Skënderbeu u hodhi një vështrim... (?!).

Si ta dallojmë kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë?

Për të gjetur kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë bëjmë pyetjet : kujt?, cilit? cilës?
drejtuar foljes: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij. Kujt u hodhi (një vështrim
Skënderbeu)? Ushtarëve.
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë vendoset para dhe pas foljes : Skënderbeu u hodhi
një vështrim ushtarëve të tij., por edhe : Ushtarëve të tij Skënderbeu u hodhi një vështrim.
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë shoqërohet gjithmonë nga trajta e shkurtër që
zakonisht qëndron para foljes. Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij. Kundrinor i
zhdrejtë pa parafjalë zakonisht është një grup emëror në rasën dhanore (Skënderbeu u hodhi një
vështrim ushtarëve të tij.), një përemër në rasën dhanore (Atyre do t’u mjaftojnë këto para.),
një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore: Ti, Shqipëri më jep nder, më jep emrin
shqiptar.

2. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë

LEXOJMË

Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të
përzier me pluhurin e tymin e luftës dhe u tha:
- O ushtarët e mi të pathyer! Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me
trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve...

PYESIM

 Nga cilat fjalë varet fjalët me ngjyrë të zezë?


 Çfarë kategorie gramatikore i përkasin?
 Çfarë tregojnë?
 A është e mundur të hiqen?
 Me çfarë pyetjes drejtuar foljes mund të gjenden ato?
 Çfarë funksioni kryen ato?

MËSOJMË

26
I

Fjalët me pëllëmbë, me zemrën, me trimërinë, me shëmbëlltyrën … që tregojnë qenie ose


sende që kanë lidhje me veprimet e shprehura nga foljet (fshiu, fituat) janë kundrinorë të
zhdrejtë me parafjalë. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon qenie a sende me të cilat ka
lidhje veprimi i shprehur nga folja: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me
pëllëmbë djersën e ballit... Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë
tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve....
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë nuk është plotës kryesor i foljes. Ai mund të hiqet :
Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu … djersën e ballit të përzier me pluhurin
e tymin e luftës…

Si ta dallojmë kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë?

Për të gjetur kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë bëjmë pyetjet : nga kush  ? nga se ? me
se  ? me kë  ? me çfarë  ? për kë ? për se ? prej kujt ? drejtuar foljes: Skënderbeu ..., fshiu me
pëllëmbë (Me çfarë ?) djersën e ballit.. .. Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj,
me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve...(Me çfarë?).
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ngjanë shumë me rrethanorët, po dallohet prej tyre se
u përgjigjet pyetjeve me përemra me parafjalë (Me kë? Me çfarë? Me cilin?) : Fshiu djersën me
pëllëmbë. Me çfarë fshiu... ? Me pëllëmbë. Për të gjetur rrethanorët bëhen pyetje me ndajfolje:
E fshiu djersën shpejt ? Si e fshiu djersën ? Shpejt.
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë vendoset zakonisht pas foljes: Skënderbeu u hodhi
një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e
luftës… .
Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë është zakonisht : një emër ose një përemër në rasën
emërore, kallëzore, rrjedhore të paraprirë nga një parafjalë: Atë natë unë po rrija me shokët e
djalit, po bisedoja me ta.

PËRMBLEDHIM

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë tregon qenien a sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur
nga folja. Është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet. U përgjigjet pyetjeve kujt ?, cilit ?,
cilës ? etj. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon qenie a sende me të cilat ka lidhje
veprimi i shprehur nga folja. Nuk është plotës kryesor i foljes, ai mund të hiqet. U përgjigjet
pyetjeve me përemra me parafjalë.

27
I

USHTROHEMI

1. Thoni funksionin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve me shkronja të zeza.

Shqiptarët u kanë mbetur besnikë zakoneve të paraardhësve të tyre. Tre objektet


kryesore te përkushtimit të shqiptarëve janë: nderi i tij, familja e tij dhe atdheu. Koncepti i
nderit i ngulitet që në moshën më të njomë. Ai preferon vdekjen përpara një çnderimi që nuk
është larë. Asnjë gjë e rëndësishme ose me interes në opinionin e tij, nuk e kalon besën ose
fjalën e dhënë. Në prezencë të kufomës së babait ose të vëllait, ai do të respektojë atë vrasës, të
cilit i ka dhënë besën, duke e pritur në shtëpi. I huaji do të gëzojë mbrojtjen solidare të gjithë
banorëve të një fshati, nëse një nga këta banorë, dhe më i ulëti, do t’i ketë dhënë fjalën e
nderit.
Ismail Qemal Vlora

2. Thoni funksionin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve me shkronja të zeza dhe foljet me të
cilat lidhen.
Aeroplani merr lartësinë me shpejtësi. Zemra më rreh me forcë. Përpara meje një mori
instrumentesh. Disa lëvizin si të gjalla , disa vështrojnë të palëvizshme numrat, shigjetat dhe
akrepat e tyre. Ja, me këto instrumente piloti bën vazhdimisht një dialog të gjatë, këtu, lart në
qiell. Gjuha e tyre është e saktë, e përpiktë. Mos u beso syve, thonë ata, kur përreth është
errësirë. Na beso neve, tani je në këtë lartësi. Po mua më duket se jam më ulët? Jo, të gënjejnë
dritat e tokës. Më duket sikur motori po pakëson xhirot. S'është e vërtetë. Të gënjejnë veshët.
Motori punon në rregull. Instrumentet luftojnë vazhdimisht me iluzionet që mund t’i lindin
pilotit në fluturim, sidomos në fluturimet e natës. Piloti duhet t’u besojë gjithmonë
instrumenteve. Kur humbet besimin në to, atëherë rrezikun e ke mbi kokë, ai fluturon bashkë
me ty.
Ismail Kadare

3. Cilat nga fjalitë e mëposhtme përmbajnë kundrinorë të zhdrejtë pa dhe me parafjalë?


Mësuesi i drejtohet Benit:
-Detyra jote me shkrim për macen ngjan fjalë për fjalë me detyrën e vëllait tënd.
-Sigurisht, mësues, që do t’i ngjajë detyrës së vëllait, sepse është shkruar për të njëjtën
mace.

4. Vendosni fjalët ose grupet e fjalëve që vijojnë aty ku duhet. Thoni funksionin e tyre :
jetën, pistën e gjatë prej betoni të aeroportit, një portë dhe një copë rrugë përpara saj, me
shokët.

Eci (…)e mi aviatorë nëpër pistën e aeroportit.


28
I

Të gjithë kemi (...), me anë të së cilës dalim përditë nga shtëpitë tona dhe po nëpër të
kthehemi përsëri në të. Kjo copë rrugë të kujton (...). Nëpër të aviatorët dalin në qiell dhe me anë
të saj zbresin përsëri në tokë, në shtëpi. Këtë rrip të gjatë të betonuar ata e kanë parë shumë herë
të rrëshqasë me shpejtësi ndenë krahët e avionit. E kanë parë që lart, të ndriçuar nga dielli e të
buzëqeshur, si një "mirëseardhje" e ngrohtë të tokës mëmë, por e kanë parë edhe në kohë të
keqe, të lagur e kërcënuese, kur një gabim i vogël në ulje të kushton (…).
Ismail Kadare

5. Plotësoni fjalitë që vijojnë me një plotës kryesor.


1. Ky pallat i përket …
2. Vera dhe Aleksandri tallen …
3. Studentët shpërndanë …
4. Motra ime e madhe interesohet …
5. Jemi njoftuar …
6. Fëmijët ëndërronin…
7. Vjedhësit u kapen …

6. Ndërtoni një tekst të shkurtër që të ketë kundrinorë të zhdrejtë me dhe pa parafjalë.

RRETHANORËT

LEXOJMË

LUFTËTARI KOMBËTAR

Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në
Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë,
fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe. Në ato ditë, ne kalamajtë këndonim kudo
këngën "Për mëmëdhenë" dhe dinim shumë gjëra për komitët.
Në mëhallë u përhap lajmi se kaloi Nexhip Bënja i dëgjuar. "Nexhip Bënja" përsëritnin
gratë nëpër porta.
Unë e pashë nga brenda portës sime. Më la përshtypje të thellë dhe m'u ngul në fantazinë
fëmijërore ajo figurë e luftëtarit që kishte edhe forcën, edhe bukurinë.
Odise Paskal

29
I

PYESIM

 Lexoni tekstin duke hequr grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Teksti që mbetet, a
është i saktë dhe i kuptueshëm?
 Zhvendosni grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Cili nga ata zhvendoset më lehtë ?
Pse?
 Çfarë tregojnë fjalët ose grupet e fjalëve me ngjyrë blu?

MËSOJMË

Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim
etj., pra një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rrethanorin mund ta zhvendosim
sepse nuk është i lidhur me foljen :
Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në
Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë,
fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe.

Një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e
opinga me xhufkë të madhe kaloi i vetëm në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në
rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet.

Rrethanorin mund ta heqim sepse nuk është i domosdoshëm në fjali : Kaloi i vetëm një
komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me
xhufkë të madhe.

1. Kuptimi i rrethanorëve

Kuptimet e rrethanorit varen nga informacioni që jep. Ai mund të tregojë kohë, vend,
shkak, qëllim, mënyrë, sasi ose krahasim.
Rrethanori i kohës vendos ngjarjet e treguara në kohë (Më 28 nëntor 1912...), tregon
kronologjinë e ngjarjeve (Në mëngjes… Në drekë… Në mbrëmje… Të nesërmen...), tregon
datën, shtrirjen në kohë, përsëritjen (Më 28 nëntor 1912... Gjatë dy ditëve... Gjithë javën...).
Rrethanori i vendit tregon vendin ku jemi (Në shesh... Nga një trotuar në tjetrin...),
vendin e origjinës (Ata vinin nga thellësitë e maleve.), drejtimin (Ata shkonin drejt portit.),
vendin ku kalojmë (Ata ecnin përmes fushave dhe livadheve.). Kur rrethanori i vendit përdoret
pas foljeve që tregojnë zhvendosje ai nuk mund as të zhvendoset as të hiqet : Ata u ngjiten në
skenë.
Rrethanori i shkakut tregon atë që shkakton një veprim (Kërcisnin trarët e shtëpisë nga
pesha e rëndë e borës.), jep një shpjegim (Për shkak të borës së madhe, puna u ndërpre.)
30
I

Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit:Treni ecte me shpejtësi të


madhe.
Rrethanor i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit : Kemi punuar shumë për
zbukurimin e qytetit.
Rrethanori i sasisë tregon sasi : Mic Sokoli bëri katër hapa dhe u gjind para topit
armik.
Rrethanori i krahasimit tregon krahasim: Më mirë të jetosh një ditë në liri se sa
njëqind vjet në robëri.
Rrethanor mund të jetë : një grup emëror pa parafjalë (Ne kalamajtë këndonim ditë e
natë këngën "Për mëmëdhenë”…), një grup emëror me parafjalë (Në muzgun e një dite vjeshte
të vitit 1910… kaloi vetëm…), një ndajfolje (Ne kalamajtë këndonim kudo këngën "Për
mëmëdhenë”…), një formë e pashtjelluar foljore (Ne kalamajtë këndonim pa pushuar këngën
"Për mëmëdhenë”…).
Vendosja e rrethanorëve është e lirë. Shumica e rrethanorëve qëndron pas foljes.
Rrethanori i vendit dhe i kohës, më shpesh, qëndrojnë para foljes, po mund të qëndrojnë edhe
pas saj. Vendosja e rrethanorëve në fillim të fjalisë shpjegohet shpesh me nevojën për ta lidhur
fjalinë me fjalinë para saj: Eskili ka shkruar pjesën teatrale „Prometeu i lidhur“. Më poshtë do
të lexoni një përmbledhje të shkurtër të kësaj pjese teatrale. Disa rrethanorë mund t’i vendosim
në fillim të fjalisë edhe për të realizuar një paraqitje progresive që vjen duke e saktësuar
situatën: Papritmas, atje, para pallatit, në bulevard bërtiste një grua.

PËRMBLEDHIM

Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim etj.,
pra, një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rerthanori mund zhvendosetz
brenda fjalisë dhe mund të hiqet. Rrethanori i vendit përcakton vendin e ngjarjeve.
Rrethanori i kohës i vendos ngjarjet në kohë. Rrethanori i shkakut jep një shpjegim duke
treguar arsyen e një veprimi. Përveç këtyre ka edhe rrethanor mënyre (Mjellmat fluturonin pa
pushuar.), qëllimi dhe sasie.

USHTROHEMI
1. Në tekstin e mëposhtëm gjeni rrethanorët dhe kundrinorët. Argumentojeni mendimin
tuaj.
Para katër ditësh, kur ata filluan serinë e re të sulmeve, ushtarët e tyre, që mundën të
ngjiteshin në të çarat e mureve dhe në bedena, lëshuan shumë kafshë të sëmura, kryesisht minj,
të cilët u shpërndanë brenda kështjellës. Në pusin e tretë, që porsa po jepte kovat e para të ujit,
ranë minjtë e sëmurë. Dy puset e tjera i shpëtuan rojet, që rrinë ditë e natë te gryka e tyre. Ata
porsa dëgjuan britmën "minj", "minj" i mbyllën menjëherë grykat me kapakët e hekurt. Një
pjesë e ushqimeve gjithashtu është infektuar. Kovaçët tanë, duke punuar ditë e natë, bënë disa

31
I

qindra çarqe, që u vendosën kudo nëpër kështjellë. Ditë e natë dëgjohet krisma e tyre e thatë, që
nuk i lë ushtarët të vënë një sy gjumë.
Ismail Kadare
2. Thoni kuptimin e rrethanorëve që gjetët në tekstin e mësipërm.

3. Gjeni rrethanorët e kohës dhe të vendit dhe thoni nëse mund t’i zhvendosim ose heqim.
Pastaj u mendua ca dhe shtoi: " Kostandin Makariçit". I kënaqur që nuk e kishte penguar
njeri kur shkruante, ai vuri kapelën në kokë dhe, pa pallto, ashtu siç ishte në këmishë, vrapoi në
rrugë.
Shitësit e dyqanit të mishit të cilët i kishte pyetur një ditë më parë, i kishin treguar se
letrat hidheshin në kutitë e postës dhe prej kutive shpërndaheshin në gjithë botën me trojkat
postare. Vanjka rendi deri te kutia e parë postare dhe e futi letrën e shtrenjtë në të çarën e saj...
I përkundur nga shpresa të ëmbla, një orë më vonë, ai ra të flinte...
Anton Çehov
4. Thoni kuptimin e rrethanorëve që gjenden në tekstin që vijon.
Anës grykave të frikshme e të radhëve të shtrënguara të maleve, ndodhesh papritmas në
oaze të gjallëruara që të kënaqin me gjelbërim të madh. Burime buçitëse uji, që bien poshtë nga
të çarat e maleve, transformohen në përrenj të pastër e të qetë që dredhojnë gjatë lëndinave me
erë të këndshme, ku grupe drurësh gjithnjë të gjelbër e gëmushat janë shpërndarë mbi relieve
ngjyrë smeraldi. Gjatë bregut të detit gjire të kaltërta e të qeta, gjire të thella vizatohen në këmbë
të maleve, majat e të cilave janë zhytur përjetësisht në retë e shtyra nga era.
Ismail Qemal
Vlora
5. Rindërtoni tekstin e mëposhtëm duke vendosur si duhet rrethanorët e vendit dhe të
kohës : të nesërmen në mëngjes, nga malet, natën, në gjithë krahinën e Katarit
Është e vërtetë se …ka një lloj guri të zi që nxirret …dhe që digjet si dru, por që e
ruan zjarrin më shumë e më mirë se druri. Kështu që po ta ndizni…, …keni për ta gjetur zjarrin
të pashuar. Këta gurë janë aq të mirë, saqë në tërë krahinën nuk digjet gjë tjetër. Është e vërtetë
që atje ka shumë pyje, po banorët nuk i djegin, sepse gurët janë më të mirë dhe kushtojnë më
pak nga drutë.
Marko Polo

6. Shkruani një tekst të shkurtër ku të përdoren rrethanorë të vendit, të kohës dhe të


shkakut.

PËRCAKTORI I SHPREHUR ME MBIEMËR, PËREMËR DHE


NUMËROR

LEXOJMË

32
I

Princi i mjerë

Një njeri punonte në arë duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës
që përkëdhel grunajat e pjekura, i ngjante këngës së bilbilit, i cili sheh duke ardhur pranverën;
ishte këngë e zemrës së gëzuar.
Princi i brengosur u afrua dhe përshëndeti njerëzisht. Fshatari la shatin dhe çoi të
panjohurin në shtëpinë e vet. Fliste plot gaz dhe e nderonte mikun me përzemërsi të madhe.
Princi u habit: "Pse ky njeri është kaq i lumtur?"
-… Ma merr mendja se nuk ke ndonjë begati të madhe si unë! Mirëpo, në arë të gjeta
me këngë. . . Në shtëpi plot gaz. . . Të lutem, më trego pse je kaq i lumtur?
Fshatari ishte mendar i madh.
- Ti je princ, unë jam fshatar i thjeshtë, - tha ai. - Ti banon në pallat, unë kam shtëpi të
vogël. Por, mik i dashur, unë jam në zemrat e të gjithë banorëve të fshatit. A ka gjë më të
bukur se të të dojë zemra e njeriut? A ka më lumturi?
Vehbi Kikaj

PYESIM

 Në tekstin e mësipërm gjeni grupet emërore.


 Në grupet emërore që gjetët shënoni emrin bërthamë.
 Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë në grupet emërore që gjetët?
 Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?
 Çfarë funksioni kryejnë ato?

MËSOJMË

Emri bërthamë i një grupi emëror shpesh herë shoqërohet nga një mbiemër, përemër,
numëror, ndajfolje, emër ose një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja). Fjalët që
shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë në një grup emëror janë përcaktorë: Një njeri
punonte...duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës.... Dëgjuam dy këngë
nga një këngëtare e re. Shtëpia përtej është shumë e vjetër. I ngjante këngës së bilbilit. Banonte
pranë një parku mbushur me lule. Përcaktori, pra, është një gjymtyrë e dytë e fjalisë që
përcakton gjymtyrën prej së cilës varet.
Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër të nyjshëm (një princ i brengosur),
të panyjshëm (një princ madhështor), një përemër dëftor (këto këngë), pronor (këngët tona),
pyetës (cilën këngë), i pacaktuar (çdo këngë), një numëror (dy këngë), një ndajfolje (pylli aty
pranë), një emër pa parafjalë në rasën gjinore (këngët e fëmijëve), në rasën kallëzore (një
shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë miqësie), një emër me parafjalë në rasën emërore
33
I

(këngë nga Kosova), në rasën kallëzore (shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej
qerpiçi), një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja) : Puna është rruga për të
fituar para. Banonte pranë një parku mbushur me lule.

1. Përcaktori i shprehur me mbiemër

Mbiemri përcaktor shpreh një cilësi të sendit, të dukurisë ose të frymorit të treguar nga
emri i përcaktuar: Mjekra e gjatë, pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë i jepnin Abdylbeut një
hije me të vërtetë madhështore.
Mbiemri përcaktor mund të jetë: i nyjshëm (mjekra e gjatë ) dhe i panyjshëm (hije
madhështore ). Përcaktori i shprehur me mbiemër mund të jetë përcaktor i paveçuar (vjen
menjëherë pas emrit) (Abdylbeu kishte dy sy të mëdhenj e të thellë.) ose përcaktor i veçuar (i
ndarë nga emri nga fjalë të tjera ose me anë të një pushimi): Flokët e ndritshëm të vajzës, të
mpleksur si një kurorë e argjendtë, i jepnin fytyrës së saj një pamje të mrekullueshme.
Futbollistët, të gëzuar nga fitorja, përqafonin njëri-tjetrin. Mbiemri përcaktor i veçuar ndahet
gjithmonë me presje: I lodhur nga puna, mjeku ndezi një cigare. Mjeku, i lodhur nga puna,
ndezi një cigare. Mjeku ndezi një cigare, i lodhur nga puna.
Përcaktori i shprehur me mbiemër të nyjshëm përshtatet me emrin në numër, gjini dhe
rasë: Uji rrëshqiste mbi faqen e lëmuar të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi faqet e lëmuara të
shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi xhamin e lëmuar të dritares. Uji rrëshqiste mbi xhamat e lëmuar
të dritares.
Përcaktori i shprehur me mbiemër të panyjshëm përshtatet me emrin në numër dhe gjini:
Hapet dera dhe hyn brenda një luftëtar fisnik dhe madhështor. Hapet dera dhe hyjnë brenda
disa luftëtarë fisnikë dhe madhështorë. Përcaktori i shprehur me mbiemër, zakonisht qëndron
pas emrit.
Kur duam të shprehim më me forcë cilësinë, pra, ta theksojmë, mbiemri mund të dalë
edhe para emrit: Të vendosura drejt, njëra pas tjetrës, shtyllat e tensionit të lartë dukeshin si
një shtyllë e vetme.

2. Përcaktori i shprehur me përemër

Përcaktori i shprehur me përemër mund të jetë: përemër dëftor (Ky vend kaq i bukur,
këto male, këto kodra, këto fusha kaq të këndshme janë tonat.), përemër pyetës (Cili shkrimtar
e ka shkruar poemën “Bagëti e bujqësi”? Ç’moshë kishte?), përemër i pacaktuar (I ftuari i bëri
të gjithë fëmijët për vete.). Përcaktorët e shprehur me përemër përshtaten sipas rastit me emrin
që përcaktojnë në gjini, numër dhe rasë: ky djalë/këta djem, djali im/vajza ime, cili djalë/cila
vajzë, cilit djalë/cilës vajzë, cilin djalë/cilën vajzë.
Kur përcaktori është përemër dëftor, zakonisht qëndron para emrit të përcaktuar (ky
djalë/kjo vajzë). Përemrat dëftorë i këtillë, i atillë, i tillë qëndrojnë zakonisht pas emrit (Djalë të
tillë nuk kemi parë.). Kur përcaktori është përemër pronor, zakonisht qëndron pas emrit të
përcaktuar (djali im/vajza ime). Kur është përemër pyetës qëndron përpara (Çfarë prodhimesh

34
I

kishte në treg?). Kur është përemër i pacaktuar, zakonisht qëndron përpara, por ka raste që
qëndron edhe pas emrit (të gjithë fëmijët, ne të gjithë).

3. Përcaktori i shprehur me numëror

Përcaktori i shprehur me numëror shpreh sasinë e sendeve, dukurive ose frymorëve të


treguar nga emri që përcakton: Në fushë dolën trembëdhjetë futbollistë, dy futbollistë ishin
rezervë. Ndeshja vazhdoi edhe dy minuta më shumë, pra, dyzet e shtatë minuta.
Përcaktorët numërorë janë të pandryshueshëm, vetëm numërori tre ndryshon në gjini
duke marrë formën tri (Erdhën tre djem. Erdhën tri vajza.). Po kështu përshtaten edhe
numërorët e përbërë që kanë si pjesë të fundit numërorin tre /tri (Erdhën njëzet e tre djem dhe
njëzet e tri vajza. Përcaktori i shprehur me numëror qëndron para emrit që përcakton.

PËRMBLEDHIM

Përcaktorët shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë të një grupi emëror. Përcaktori
mund të jetë i shprehur me një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë të
pashtjelluar të foljes (pjesore ose paskajore).

USHTROHEMI
1. Gjeni grupet emërore dhe nënvizoni përcaktorët.
Një herë tjatër, …dy kalorës persianë, të quajtur Jahja dhe Zampa, ardhë për të hyrë në
shërbim të sulltanit dhe, për të provuar zotësinë e tyre, duallë në shesh, dhe ftuan ata më të mirët
kalorës të ushtrisë turke në dyel. Të gjithë sytë u drejtuan nga Skënderbeu. Ky s’priti shumë. I
hipi kalit dhe doli në shesh që t’u bënte ballë të dyve, njërit pas tjetrit…
Fan
Noli

2. Tregoni se çfarë janë fjalët me shkronja të zeza dhe me çfarë janë shprehur?
Kur vdiq Skënderbeu, asnjë sy nuk mbeti i papërlotur. …Princërit rreth e rrotull e vajtonin
pas mënyrës shqiptare me këngë:
-O trim Gjergj, zot e mbret, o atë i shenjtë dhe mbrojtësi ynë, qysh na le jetimë dhe të
shkretë si dhentë pa bari? Ku të vemi tani të kërkojmë ndihmën në shtrëngime? E kush do të na
mbrojë tani nga armiqtë dhe nga tërbimi i turqve? Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ne derëzeztë, mjerë
i madh e mjerë i vogël, mjerë krishtërimi që humbën një të këtillë kryembrojtës!
Fan Noli

3. Gjeni përcaktorët mbiemra, përemra dhe numërorë në tekstin e mëposhtëm.

35
I

Atje tej dëgjohej hingëllimi i dëshpëruar, i mallëngjyer, i ngjirur, i këputur i një kali. Ishte
kali luftëtar i Skënderbeut, që vajtonte të zotin e tij. Mihte dhenë me tërbim, rënkonte si i
plagosur për vdekje, drithërohej e ngjethej si nga e ftohta e etheve, shfrynte avull e lëshonte lot
si njeri. Që kur u shtri Skënderbeu në shtrat u sëmur edhe ai dhe, kur vdiq, u egërsua, s'qaste
njeri tjetër që t'i hipte, s'donte më të hante, s'donte më të rronte e u shtri e vdiq dy ditë pas të
zotit.
Fan Noli

4. Gjeni përcaktorët në grupet emërore të kësaj poezie. me çfarë pjese të ligjëratës janë
shprehur.
Kish leshra ngjyrë ari, sy të mëdhenj të zes,
Ia krihte flokët era, si nën’ e mirë, shpesh;
Kur hidhej nëpër valle, kur thyhej si purtekë,
I ndrinte nën gushë gjerdani me fyshekë,
Edhe kur ngrihej lart, kurrizit të një malit
Një pe flori prej djerse ç’mi derdhej çurkë ballit,
Po kish shikim pa re, vështrim plot kthjelltësi
Ndaj gjithë tok ia ngjitëm emrin:
Ofeli!
Vehbi Skënderi

PËRCAKTORI I SHPREHUR ME EMËR

LEXOJMË

Dita e verës

Ç’është dita e verës? Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur ende
krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër perënditë e luleve, të
shelgjeve. Kur shkrin dimëri, kur qaset vera ....zemra e njeriut çngarkohet nga një barrë,
shijon një qetësi, një lumtësi të ëmbël. Ne këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë
t'u falen perëndive që sillnin këto mirësi. Dhe ashtu leu festa hiroshe, që e quajmë Dita e
Verës.

Faik Konica

36
I

PYESIM

 Në tekstin e mësipërm gjeni grupet emërore.


 Në grupet emërore që gjetët shënoni emrin bërthamë.
 Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë në grupet emërore që gjetët?
 A mund t’i heqim ose t’i zhvendosim fjalët me ngjyrë të zezë?
 Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Përcaktor mund të jetë edhe një emër. Edhe përcaktorët e shprehur me një emër
shërbejnë për të përcaktuar një emër tjetër: Zemra e njeriut çngarkohet nga një barrë, shijon një
qetësi, një lumtësi të ëmbël.
Përcaktorët e shprehur me një emër mund të jenë emra pa parafjalë në rasën gjinore
(dita e verës, zemra e njeriut), në rasën kallëzore (një shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë
miqësie) ose emra me parafjalë në rasën emërore (këngë nga Kosova), në rasën kallëzore
(shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej qerpiçi).
Përcaktori i shprehur me një emër tregon përkatësi, pra, se kujt i përket diçka, (shtëpia e
Gencit), lloj (burra të fjalës, fjalë burrash, shpejtësi drite), vend (tavolina e zyrës, tokë nën
ujë), emër të përveçëm sendi (mali i Korabit, lumi i Bunës), lëndë (enë druri, shtëpi guri),
destinacion (dhoma e ndenjës, shtëpia e pritjes, shtëpi pushimi), përmbajtje (tufë dhensh,
grumbull njerëzish, një gotë ujë, një thes miell, pjatë me oriz).
Përcaktori mund të varet edhe nga një përemër, nga një mbiemër, një numëror dhe një
ndajfolje (Disa nga miqtë e mi u nisën për në Kanada. I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde.
Është krenar për sukseset e tij. Është i lindur në Amerikë. Është i njohur për romanet e tij.
Edoni është i fortë në matematikë dhe i zoti në kompjuter. Kjo makinë është e mirë për
udhëtime të largëta. Dy nga miqtë e mi u nisën në Afrikën e Jugut. Nuk është mirë nga sytë.
Shumë prindër janë të shqetësuar për fëmijët e tyre.).
Marrin përcaktorë vetëm përemrat dëftorë, pyetës dhe të papërcaktuar: Djali i Bardhit
nuk sillet mirë. Ai i Gencit është i mrekullueshëm. Cili nga fëmijët erdhi? Disa nga fëmijët
duhet të nisen menjëherë.

PËRMBLEDHIM

Përcaktorët e shprehur me emër mund të jenë pa parafjalë ose me parafjalë. Përcaktorët e


shprehur me emër mund të përcaktojnë një emër, një përemër, një mbiemër, një numëror
dhe një ndajfolje.

37
I

USHTROHEMI

1. Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza?

Me trimërinë që tregoi në beteja të ndryshme, u bë oficer i lartë kur ishte


gjashtëmbëdhjetë vjetsh, dhe dy a tre vjet më vonë, Sulltan Muradi e emëroi Sanxhak Bej dhe i
dha kumandën e një trupi kalorsie prej 5000…Skënderbeu ishte gjeneral kalorsie. Mori pjesë
në disa fushata në Azi e n’Evropë, dhe kudo doli i nderuar. Në rrethimin e një fortese
n’Anadoll, si Alexandri i Math një kohë në Indi, u ngrit në mur, ku ngriti flamurin, dhe hyri i
pari në qytet, Sulltan Muradi ia rriti shkallën dhe e dërgoi si kumandar në disa ekspedita të
rënda.
Fan Noli

2. Gjeni përcaktorët e shprehur me emër ose mbiemër.

Skënderbeu mezi merrte frymë kur i sollën lajmin e mirë të fitores së fundme. Kur i
thanë mjekët që s'kishte më asnjë shpresë për shërim, thirri princërit shqiptarë dhe bajlozët e
Venetisë, të cilëve u la shëndet dhe i këshilloi të vazhdojnë luftën e përbashkme kundër turqve.
Mbretërinë e tij ia la të birit Gjon Kastriotit, me mbretëreshën si regjente.
Fan Noli

3. Gjeni përcaktorët e shprehur me emra ose mbiemra.

Kam shpresë t’i marrim edhe fortesat me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse
garnizonet turke janë të forta dhe kështjellat janë vendosur në shkëmbinj të ashpër e të
paafruarshëm. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s’i kanë mbetur veç muret e fortesave.
Fan Noli

4. Plotësoni tekstin me fjalët në kllapa dhe thoni çfarë janë ato.


Mjekra ...(i gjatë) pak... (i thinjur), balli...(e lartë), dhe... (e gjerë) i jepnin Abdylbeut një
hije me të vërtetë ...(madhështor). Po sytë, (dy) sy ...(i madh) e ... (i thellë), që kishin shkëlqimin
e yjeve dhe forcën e çelikut, dëftenin më shumë, (gjithë) flakën, (gjithë) fuqinë e këtij burri.
Faik Konica

5. Ndërtoni nga një tregim të shkurtër ku të përdoren sa më shumë përcaktorë.

NDAJSHTIMI

38
I

LEXOJMË

Çajupi

Andon Zako Çajupi, poet, atdhetar e demokrat i shquar, lindi në fshatin Sheper të
Zagorisë. Kreu studimet e larta jashtë atdheut dhe jetoi në Egjipt, ku edhe vdiq. Poezitë e tij,
poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomori ». Ka shkruar edhe pjesët
teatrore « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër », « Pas Vdekjes » dhe « Burri i dheut ». Ka
përkthyer bukur fabulat e La Fontenit. Poezia e Çajupit të tërheq me gjallërinë dhe frymën e
saj popullore.

PYESIM

 Në tekstin e mësipërm, a mund t’i heqim fjalët me ngjyrë të zezë?


 Me cilat fjalë lidhen?
 Çfarë emërtojnë fjalët me ngjyrë të zezë?
 Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit. Emri ndajshtim shënon të njëjtën qenie ose të
njëjtin send që shënon edhe emri që plotëson: Andon Zako Çajupi… lindi në fshatin Sheper të
Zagorisë.
Emri ndajshtim, kur nuk veçohet me pushim ose me presje, quhet ndajshtim i paveçuar:
Andon Zako Çajupi lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.
Ndajshtimi i paveçuar është një emër, në rasën emërore të pashquar, që ndodhet para ose
pas emrit bërthamë: Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba
Tomorri ». Nënë Tereza është me origjinë shqiptare.
Ndajshtimi i paveçuar është gjithmonë në rasën emërore të pashquar, pavarësisht se në
ç’rasë është emri bërthamë: Shtëpinë botuese “Onufri” e kam vizituar shumë herë. Ky është
edhe një kriter për të vërtetuar se cili nga dy emrat e pranëvënë kryen funksionin e ndajshtimit:
Profesor Martini është shkodran. Profesor Martinit i erdhi vajza nga Shkodra. Profesor
Martinin e takuam në Konferencë.
Ndajshtimi i paveçuar që tregon emrin e përveçëm të një vepre, të një rruge, të një
ndërmarrjeje a institucioni, vihet midis thonjëzash dhe fillon me shkronjë të madhe: Poezitë e tij,
39
I

poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomori ». Ka shkruar edhe pjesët
teatrore « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër », « Pas Vdekjes » dhe « Burri i dheut.
Ndajshtim mund të jetë edhe një përemër i pacaktuar ose emër në gjinore: S’le gjë për
ne të tjerët. Na ndihmoni edhe ju të shtëpisë.
Ndajshtimi, kur veçohet nga emri që plotëson me një pushim ose me një presje, quhet
ndajshtim i veçuar. Ndajshtimi i veçuar është një emër ose grup emëror që vihet pas emrit ose
përemrit bërthamë për ta sqaruar ose saktësuar atë: Andon Zako Çajupi, poet, atdhetar e
demokrat i shquar, lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.

PËRMBLEDHIM

Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit. Ndajshtimi, zakonisht, është një grup emëror
ose një emër që shënon të njëjtën qenie ose të njëjtin send që shënon edhe emri që
plotëson. Ndajshtimi mund të jetë i paveçuar dhe i veçuar.

USHTROHEMI

1. Gjeni ndajshtimet në fjalitë e mëposhtme dhe nënvizoni emrin a përemrin që


plotësojnë
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar.
Thimi Mitko, tregtar korçar në Egjipt, mblodhi dhe botoi në veprën “Bleta shqiptare” me
këngë dhe përralla.
Ai nuk fliste, as me ne, shokët e tij të ngushtë.
Ju, studentët, duhet të jepni shembull.
Është bela me ne, pleqtë.

2. Nënvizoni me një vijë ndajshtimin e paveçuar dhe me dy vija ndajshtimin e veçuar në


fjalitë e mëposhtme.
Anija “Durrësi” çante me shpejtësi valët e detit.
Onufri, piktor i shquar i shek. XVI, ishte nga Elbasani.
Shtëpia botuese “Onufri” ka botuar vepra me vlerë.
Agronom Bujari erdhi sot nga Amerika.
Profesor Nekiu është autori i librit për mjedisin.
Dajë Mimi ishte shumë i shqetësuar atë mbrëmje.
Operën “Traviata” e ka shkruar Xhuzepe Verdi.

40
I

3. Vendosni në vendin që duhet grupet e fjalëve që pasojnë :


djalë pa fjalë, lumin Drin, “Lahuta e Malësisë”, plakut të maleve, student i vitit të dytë,
dragoit të Dragobisë, Bajram Currit, djali i sjellshëm dhe gazmor,
Hidrocentrali i Komanit është ndërtuar mbi ....
Fishta ka shkruar veprën ... .
Qytetit të ri i kanë vënë emrin e njeriut më të shquar të atyre anëve, .... .
Goni, ...., është shumë shok me vëllanë tim.
Takova një shokun e Gonit, ... .
Nënvizoni ndajshtimet në fjalitë që plotësuat

4. Ndërtoni fjali me ndajshtime të paveçuara dhe të veçuara. Komentoni mënyrën e


ndërtimit të tyre.

KAPITULLI I PESTË
FJALIA E PËRBËRË

LEXOJMË

41
I

Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia...


Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin.
Kishte luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të ardhur nga deti e nga toka …
Por në luftëra të shumta me dhunues të shumtë, trimi ynë kishte marrë nëntë plagë në
shtat dhe tani kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Atë e kishin harruar të gjithë dhe e kishin
lënë në dorë të fatit. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye, ia
lante plagët me ujët e gurrës nëntë vjeçe, ia shpëlante me lotët e syve, i terte gjakun me flokët
e ballit, ia lidhte shtatin me shamitë e nënës, ia hijeshonte me petkat e moçme të tatës, ia
hijeshonte armët e brezit mbi krye. Sepse kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente
zemrën ende të ngrohtë, i ngjallej një fill shprese.
Mitrush Kuteli

PYESIM

 Sa folje ka fjalia me shkronja kursive?


 Çfarë fjalie është?
 Sa folje ka fjalia me shkronja të zeza?
 Çfarë fjalie është?
 Sa pjesë ka?
 Si lidhen pjesët përbërëse të fjalisë me shkronja të zezë?
 Çfarë lloj fjalie e përbërë është?

MËSOJMË

Fjalitë mund të jenë dy llojesh, të thjeshta dhe të përbëra. Fjalia e thjeshtë ka vetëm një
folje në një nga mënyrat e zgjedhimit të saj.
Kishte luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të ardhur nga deti e nga toka …

Fjalia e përbërë ka më shumë se një folje në një nga mënyrat e zgjedhimit të saj.
Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin.

Fjalitë e përbëra përbëhen nga dy ose më shumë pjesë. Në fjalitë e përbëra në të cilat
pjesët lidhen me lidhëza bashkërenditëse, pjesët janë të pavarura nga njëra tjetra. Këto quhen
fjali të përbëra me bashkërenditje.
Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin.

Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje mund të qëndrojnë edhe si fjali më vete.

42
I

Ardiani vërtetë po lodhet, po ju mos u shqetësoni. (Ardiani vërtetë po lodhet. Ju mos u


shqetësoni.)

Por ka edhe fjalitë të përbëra pjesët e të cilave nuk mund të qëndrojnë si fjali më vete,
pra, njëra pjesë është e varur nga një pjesë tjetër. Këto quhen fjali të përbëra me nënrenditje.
Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë.
Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… .
Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… .

Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura. Të
pavarura janë pjesët përbërëse të një fjalie me bashkërenditje.
Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin.

Kryesore është pjesa e fjalisë së përbërë me nënrenditje që mund të qëndrojë më vete


edhe po të hiqet pjesa e nënrenditur.
Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë.
Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… .
Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… .

Të nënrenditura janë pjesët përbërëse të një fjalie të përbërë me nënrenditje që nuk mund
të qëndrojnë më vete dhe që varen nga një pjesë tjetër.
Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë.
Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… .
Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… .

PËRMBLEDHIM

Fjalia e thjeshtë përmban vetëm një folje të zgjedhuar. Fjalia e përbërë përbëhet nga dy ose
më shumë pjesë që kanë secila një folje të zgjedhuar. Fjalia e përbërë përbëhet nga pjesë të cilat
mund të jenë të bashkërenditura ose të nënrenditura. Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të
pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura.

USHTROHEMI

1. Në tekstin që vijon dalloni fjalitë e thjeshta dhe të përbëra.


Një e keqe që kudo përhapi tmerr, po bënte kërdinë midis kafshëve.

43
I

Nuk vdisnin të gjitha, por që të gjitha ishin goditur. Dhe asnjë nuk po përpiqej t'i bënte derman
jetës që po i shuhej.
Asnjë ushqim nuk nxiste më oreksin e tyre. Tani as ujku, as dhelpra nuk gjurmonin gjahun e
pafajshëm. Të gjithë i shmangeshin njëri-tjetrit. Nuk kish më dashuri, nuk kish më gëzim.
Zhan dë la Fonten

2. I njëjti ushtrim.
Kantieri detar Durrës-Kurum ka mbetur në udhë-kryq. Punonjësit gjatë gjithë kësaj jave kanë pritur me
shpresë se problemi i tyre do të zgjidhet. Por, ndonëse të mërkurën atyre iu premtua se të premten do të vinte
përgjigjja nga Ministria, lidhur me kërkesën e tyre kryesore për pagimin e sigurimeve shoqërore, askush nuk është
bërë i gjallë. Të mërkurën punonjësit e këtij kantieri kishin vendosur ta bllokonin rrugën kombëtare në dalje të
portit. Por ata u ndaluan duke iu premtuar se problemi do të merrte zgjidhje shumë shpejt. Megjithatë e premtja që
ishte caktuar si afati i fundit i pritjes prej tyre, ka kaluar. Tashmë punonjësit kanë vendosur ultimatumin që, në rast
se ditën e hënë nuk do të ketë asnjë zhvillim pozitiv, atëherë kërcënimi për bllokimin e rrugës do të kthehet në
realitet. Por ata nuk kanë vendosur ende nëse protesta do të nisë që të hënën apo jo. Greva e tyre tashmë ka hyrë në
muajin e katërt.
Gazeta shqiptare
3. Dalloni fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe fjalitë e përbëra me nënrenditje.

Kur erdhi radha, Gjergji e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qëlloi Bajlozin në shteg të
ballit. Ky u përkul e u gremis i vdekur. Kur u shemb përdhe, u tund tërë fusha! Kali mori
arratinë. Gjergji nxori menjëherë shpatën e mprehtë dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari
në mollë të shalës, trungun ia hoqi zvarrë për këmbe, nëpër fushë, përmes ferrash e drizash dhe
ia hodhi në një përrua. Gjaku i Bajlozit të Zi rrodhi nëpër përrua, nxiu gjithë burimin. Tre vjet
rresht vendi rreth e qarku kundërmoi erë kërme...
Si e vrau Bajlozin e Zi, trimi u kthye fitimtar në shtëpi…
Mitrush Kuteli
4. Zëvendësoni pikat me një nga këto mjete lidhjeje : po, sapo, sikur, se, saqë. Ndonjëra do
të përdoret disa herë.
Lirinë nuk ua solla unë, (…) e gjeta këtu. (…) më shkeli këmba në truallin tuaj, (…)
dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, (…) të
kishit dëgjuar (…) u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj. Ju më mbytët me shërbime aq
të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, (…) duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa
edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, (…) ju ma dorëzuat mua. Armët nuk
jua solla unë, (…) ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në
shpatat e në ushtat tuaja. Përpara tani, për të shtënë në dorë edhe çka mbetet. Pjesën më të
madhe të punës e keni mbaruar. Kruja është fituar, krahina e gjithë është jona.
Marin Barleti

44
I

FJALIA E PËRBËRË ME BASHKËRENDITJE

LEXOJMË

Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur.


Ulërimat e tyre u përhapën mbi Lumin e Madh dhe u shtinë frikën banorëve të tij.
Njerëzit u tremben nga kjo ulërimë, kurse majmunët bërtisnin si të lajthitur. Më
pas luanët vazhduan rrugën. Meshkujt hapnin flegrat, kurse femrat nuhatnin tokën.
Papritmas, njëra prej tyre ndjeu erë njeriu dhe me zvarritje arriti deri te kasollja.
Dy shoqet e saj e ndoqën ndërsa meshkujt qëndruan prapa.

PYESIM

 Çfarë fjalish janë ato me shkronja të zeza?Argumentojeni mendimin tuaj.


 Dalloni pjesët e fjalive të përbëra me ngjyrë të zezë?
 Si janë lidhur ato?
 Si quhen fjalitë e përbëra të lidhura me lidhëza bashkërenditëse?

MËSOJMË

Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një folje të zgjedhuar në një nga
mënyrat vetore, është fjali e përbërë.
Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur.

Fjalitë e përbëra janë dy llojesh : me bashkërenditje dhe me nënrenditje. Fjalitë e përbëra


nga dy pjesë të pavarura që lidhen me lidhëza bashkërenditëse janë fjali të përbëra me bashkërenditje
45
I

Ulërimat e tyre u përhapën mbi Lumin e Madh dhe u shtinë frikën banorëve të tij.
Njerëzit u trembën nga kjo ulërimë, kurse majmunët bërtisnin si të lajthitur.

1. Llojet e fjalive të përbëra me bashkërenditje

Fjalia e përbërë me bashkërenditje mund të jenë fjali të përbëra me bashkërenditje


shtuese, veçuese, përmbyllëse dhe kundërshtore.

Fjali të përbëra me bashkërenditje shtuese. Pjesët e bashkërenditura të këtyre fjalive të


përbëra lidhen me lidhëza bashkërenditëse shtuese : e, dhe, edhe, as, si edhe, edhe…edhe, as…
as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm që …por as, le që…por edhe etj. Pjesët e fjalisë
bashkërenditëse shtuese nuk ndahen me presje kur përdoren lidhëzat e, dhe, edhe, as. Kur
përdoren lidhëzat e përsëritura : edhe…edhe, as…as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm
që …por as, le që…por edhe para pjesës së dytë vihet presje.
Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur.
As pushkë nuk dëgjoheshin, as flakë nuk shiheshin më.

Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese. Pjesët e fjalive të përbëra me


bashkërenditje veçuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose…ose, o…o,
ja…ja, qoftë…qoftë, herë…herë. Para lidhëzave bashkërenditëse veçuese nuk vihet presje. Kur
përdoren lidhëzat e përsëritura para pjesës së dytë vihet presje.
Ose ia arrijmë qëllimit, ose vdesim.
Ja i arrijmë shokët, ja plasim.

Fjali të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse. Pjesët e fjalive të përbëra me


bashkërenditje përmbyllëse lidhen me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, ndaj,
prandaj, pra. Para lidhëzës bashkërenditëse përmbyllëse vihet gjithmonë presje..

Vera kishte ditëlindjen, prandaj i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e klasës.

Fjali të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese. Pjesët e fjalive të përbëra me


bashkërenditje kundërshtuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse kundërshtuese: po, por, kurse,
mirëpo, megjithatë, megjithëkëtë, ndërsa, teksa, porsa, veç, veçse, vetëm se. Para lidhëzës
bashkërenditëse kundërshtuese vihet gjithmonë presje.
Meshkujt hapnin flegrat, kurse femrat nuhatnin tokën.
Dy shoqet e saj e ndoqën, ndërsa meshkujt qëndruan prapa.
Fustani ishte shumë i bukur, po nuk më rrinte mirë.

46
I

PËRMBLEDHIM

Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një folje të zgjedhuar në një nga mënyrat
vetore, është fjali e përbërë. Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore,
dhe të nënrenditura. Pjesët e pavarura dhe pjesa kryesore mund të qëndrojnë më vete, kurse
pjesa e nënrenditur nuk mund të qëndrojë më vete, as nga ndërtimi, as nga kuptimi. Ajo është
e varur nga pjesa kryesore. Fjalitë e përbëra me bashkërenditje janë shtuese, veçuese,
përmbyllëse dhe kundërshtore.

USHTROHEMI

1. Gjeni fjalitë e përbëra dhe dalloni mjetet lidhëse të tyre.

Nuk kemi shumë kohë që jemi njohur, megjithatë jemi bërë miq. Bashkë kemi qëndruar shumë
herë e kemi pirë kafe në kafene të ndryshme, po biseda jonë në qiell është pak e ndryshme nga
ajo e kafenesë.
Poshtë shtrihen konturet e maleve, rrudhat e thella mbi ballin e tokës, qetësia e butë e
luginave, dhe tutje një re e vogël, e bardhë, si një dele e shkëputur nga kopeja, që bën t’i ngjitet
një brinje mali e nuk ngjitet dot.
Kjo është toka amtare, ajo tokë për të cilën kemi lexuar vjersha që në vegjëli, në abetaret
e thjeshta, të lyera pak me bojë. Relievi i saj i shqetësuar shtrihet e hapet nën krahët e avionit.
Gjymtyrët e saj herë tendosen, sa gjatë gjerë, herë mblidhen e bëhen kruspull sikur t'u kujtohet
një dhembje e vjetër. Mbi këtë tokë të paqetë kanë jetuar dhjetëra milionë shqiptarë. Jeta e tyre
ishte e ashpër si toka dhe e varfër si shkrepat.
Ismail Kadare

2. Ndani pjesët e këtyre fjalive të përbëra dhe nënvizoni lidhëzat. Thoni ç'lloj fjalish të
përbëra janë.

1. Grupi i të rinjve u nis shpejt, por bora e zuri rrugës. E akullt, e me shi dhe me erë, ajo
pengonte pamjen dhe vështirësonte ecjen. 2. Dimri ose bënte ngricë, ose sillte shi. 3. Tigri mihu
nja tri herë rërën dhe u sul gojëhapur . Bisha e rrëzoi Baton, por nuk e vuri dot poshtë. 4. Fshati
kishte shumë gjelbërime dhe këto ngjyra të shtëpive dhe të fushës i jepnin atij një bukuri të
veçantë. Bën shaka ti, Luli, apo e ke me gjithë mend? 6. Kjo zonë quhet alpine, kurse ajo e
pyllit malor quhet subalpine. Pyjet e Korabit vende-vende janë të dendura, por ka dhe shpate
malesh me drurë të rrallë.

Komentoni përdorimin e presjes.

47
I

3. Gjeni fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe thoni llojin e tyre.

Unë kisha shitur gazeta, kisha punuar në shtypshkronja, kisha prodhuar lodra, kisha
punuar si fryrës qelqi, si shërbëtor te një mjek etj., por asnjëherë gjatë këtyre aventurave në
mjeshtëri të ndryshme nuk e kisha harruar qëllimin tim të fundit, të bëhesha aktor. Në këtë
mënyrë, në çdo kohë të lirë midis dy mjeshtërive, lustroja këpucët fshija rrobat nga pluhuri, vija
një jakë të pastër dhe shkoja në agjencinë teatrore "Blekmor". Këtë punë e bëra deri ditën kur
veshja ime nuk ma lejonte më të bëja vizita të tilla.
Çarli Çaplin

4. Nga dy fjalitë e thjeshta formoni një fjali të përbërë me bashkërenditje, duke përdorur
lidhëzat që jepen në kllapa.

 Lindja ishte përskuqur. 2. Dielli ende nuk e kishte nxjerrë syrin mbi mal ( por).
 Hëngra mëngjes në hollin e hotelit. 2. Dola menjëherë në rrugë. (dhe)
 Nuk binte më shi. 2. Në gjithë hapësirën e lagësht ndihej një vallëzim i padukshëm
piklash
uji. (por)
 Rrezet e diellit rrallë e tek mezi përshkonin degët e dendura. 2. Binin vjedhurazi mbi
lëndinën e lagur. (dhe)
 Nga dritarja shiheshin poshtë kodrat e ulëta të çara nga përrenjtë e thellë. Më tutje
dukeshin majat e mprehta të Malit të Hekurave. (kurse)

5. Çdo fjali të përbërë me bashkërenditje kthejeni në dy të thjeshta.


1. Dushqet shushurinin nga era dhe retë vraponin në qiell.
2. Nata ishte e freskët dhe pyllishta uturinte si det.
3. Ishte një ditë e ngrohtë maji dhe mbi lulet shumëngjyrëshe endeshin fluturat dhe bletët
punëtore.

6. Formoni fjali të përbëra me bashkërenditje me lidhëza shtuese, veçuese, përmbyllëse


dhe kundërshtore.

Kujdes përdorimin e presjes.!

48
I

49

You might also like