You are on page 1of 6

Mësimi 1

Emri dhe lakimi i emrit


Emri është fjala që emërton (tregon) njerëz, kafshë, sende, shtete, qytete, male, dete... etj.
Emrat janë të përveçëm dhe të përgjithshëm. Emrat e përveçëm emërtojnë; njerëz, qytete,
male, lumenj, dete, oqeane, pra çdo gjë të përveçëm dhe shkruhen kurdoherë me shkronjë të
madhe.
Emrat e përgjithshëm emërtojnë; sende ( bankë, karrige, laps,gomë), sende në natyrë, pra çdo
gjë të përgjithshme dhe, kurdoherë shkruhen me shkronjë të vogël.
* Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës sepse ndryshon gjatë përdorimit (gjatë të
folurit).
*Në gjuhën shqipe emri ndryshon gjatë lakimit në rasa.
*Rasat nëpër të cilat lakohet emri janë pesë: EMËRORE, GJINORE, DHANORE,
KALLËZORE dhe RRJEDHORE.

*Emri ka edhe këto kategori; numrin, trajtën, lakimin dhe gjininë. ( shiko shemën)

Numri njëjës 1. Numri shumës 2,3,4........100...


një qytet disa qytete
një mal disa male, dhjetë male
një zog disa zogj
një shkollë disa shkolla
një nxënës disa nxënës
Trajta e emrit
Trajta e pashquar dhe trajta e shquar

Trajta e pashquar Trajta e shquar


qytet qyteti
mal mali
zog zogu
shkollë shkolla
fletore fletorja
Gjinia e emrit
Gjinia mashkullore dhe gjinia femërore e emrit

Gjinia mashkullore KY, AI, KËTA, ATA Gjinia femërore KJO…, AJO, KËTO, ATO
ky burrë, ai burrë, këta burra, ata burra kjo grua, ajo grua, këto gra, ato gra
ky mësues, ai mësues, këta mësues, ata kjo mësuese, ajo mësuese, këto mësuese, ato
mësues mësuese
ky nxënës, ai nxënës, këta nxënës, ata nxënës kjo nxënëse, ajo nxënëse, këto nxënëse,ato nxënëse
ky laps, ai laps, këta lapsa, ata lapsa kjo gomë, ajo gomë, këto goma, ato goma
ky libër, ai libër, këta libra, ata libra kjo fletore, ajo fletore, këto fletore, ato fletore
Mësimi 2
LAKIMI I EMRIT NË RASA

Në gjuhën shqipe emri lakohet në pesë rasa; emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe
rrjedhore.
Gjatë lakimit, emri trajtohet në gjini dhe numër.

* Shembull:

Gjinia mashkullore
Emri: laps Trajta e pashquar

Numri njëjës Numri shumës


Emërore, kush? cili? cila? një laps disa lapsa
Gjinore, i,e kujt? i cilit? i një lapsi të disa lapsave
Dhanore, kujt? cilit? një lapsi disa lapsave
Kallëzore, kë? cilin? cilën? një laps disa lapsa
Rrjedhore, prej kujt? prej cilit? prej një lapsi prej disa lapsave

Trajta e shquar
lapsi njëjës shumës
Emërore lapsi lapsat
gjinore i lapsit të lapsave
dhanore lapsit lapsave
kallëzore lapsin lapsat
rrjedhore prej lapsit prej lapsave

Lakoni emrin mal


Gjinia mashkullore
Trajta e pashquar
Numri njëjës Numri shumës
Emërore një mal disa ..............
Gjinore
Dhanore
Kallëzore
Rrjedhore
Trajta e shquar

Njëjës Shumës
Emërore mali .......................
Mësimi 3
Lakoni emrin zog

Gjinia mashkullore
Trajta e pashquar
Njëjës Shumës
E një zog disa zogj ( pa ë)
Gj
Dh
K
Rr

Gjinia mashkullore

Trajta e shquar
Njëjës Shumës
E zogu zogjtë
Gj
Dh
K
Rr

Lakoni emrin lule


Gjinia femërore
Trajta e pashquar
njëjës shumës
E një lule disa lule

Gj.

Dh.

K.

Rr.

Gjinia femërore

Trajta e shquar
njëjës shumës
*Ushtrimi 4.
Emri--------------------------------------

Lakoni emrat; Flamur dhe mësues

Gjinia--------------------------------------------
Trajta---------------------------------------------

Gjinia:---------------------------------
Trajta:---------------------------------

Gjinia------------------------------------------

Trajta------------------------------------------

Gjinia--------------------------------
Trajta--------------------------------
* Ushtrimi 5.

Lakoni në tabelë emrat; makinë dhe mollë

Gjinia--------------------------------------------
Trajta---------------------------------------------

Gjinia:---------------------------------
Trajta:---------------------------------

Gjinia------------------------------------------

Trajta------------------------------------------

Gjinia--------------------------------
Trajta--------------------------------
 Ushtrimi 6

Lakoni në rasa këta emra : shkollë, lule

Gjinia femërore
Një shkollë
TRAJTA E PASHQUAR
Njëjës Shumës
Emërore Një shkollë Disa shkolla
Gjinore
Dhanore
Kallëzore
Rrjedhore

Gjinia femërore
TRAJTA E SHQUAR
Shkolla
Njëjës Shumës
E. Shkolla Shkollat
GJ.
DH.
K.
RR

Gjinia femërore
Trajta e pashquar
Një lule
Njëjës Shumës
E. Një lule Disa lule
GJ.
DH.
K.
RR.

Gjinia femërore
Trajta e shquar
Lulja Njëjës Shumës
E. Lulja Lulet
Gj.
Dh.
K
Rr

You might also like