You are on page 1of 1

Tiranë, 20 janar 2020

TEMA 5: FJALË DHE FORMA GRAMATIKORE _________________________________________

- Përemrat dëftorë që përdorim për afër janë: ky, kjo, këta, këto, etj.
- Përemra dëftorë që përdorim për larg janë: ai, ajo, ata, ato, etj.
- KUJDES!!!!! Përemra dëftorë që përdorim për larg janë: ai, ajo, ata, ato nuk duhet të
ngatërrohen me përemrat vetorë. Psh. Ajo shtëpia është larg.
- Përemrat dëftorë zakonisht shoqërohen me gjeste treguese. (me dorë, me gisht, me kokë)

RASA KY KJO
EMËRORE ky ky djalë kjo kjo vajzë
GJINORE i,(e,të) këtij i,(e,të) këtij djali i,(e,të) kësaj i,(e,të) kësaj vajze
DHANORE këtij këtij djali kësaj kësaj vajze
KALLËZORE këtë këtë djalë këtë këtë vajzë
RRJEDHORE prej këtij prej këtij djali. prej kësaj prej kësaj vajze

RASA KËTA KËTO


EMËRORE këta këta djem këto këto vajza
GJINORE i,(e,të) këtyre i,(e,të) këtyre djemve i,(e,të) këtyre i,(e,të) këtyre vajzave
DHANORE këtyre këtyre djemve këtyre këtyre vajzave
KALLËZORE këta këta djem këto këto vajza
RRJEDHORE prej këtyre prej këtyre djemve prej këtyre prej këtyre vajzave

Forma e fjalisë në gjininë mashkullore njës dhe shumës.

- I kujt është ky libër? A është i juaji, zotëri?


- Po, ky libër është i imi.
- Jo, ky libër nuk është i imi.

- Të kujt janë këta libra?


- Këta libra janë të mitë.

Forma e fjalisë në gjininë femërore njëjës dhe shumës.

- E kujt është kjo lule? A është e juaja, zonjë?


- Po, kjo lule është e imja.
- Jo, nuk është e imja, është e Delinës.

- Të kujt janë këto këpucë?


- Këto këpucë janë të miat.

You might also like