You are on page 1of 5

Legjitimiteti politik në Kosovë – Gëzim Selaci

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”


Fakulteti Filozofik Departamenti i Shkencës Politike

RECENSION
Libri:
“ Legjitimiteti politik në Kosovë “

Punoi: Albert Murati

Janar, 2021
Legjitimiteti politik në Kosovë – Gëzim Selaci

Ballina mbi librin

 Titulli i librit: Legjitimiteti politik në Kosovë


 Autori i librit: Gëzim Selaci
 Vendi i botimit: Prishtinë
 Botuesi i librit: Artini, Prishtinë 2020
 Viti i botimit: 2020
Legjitimiteti politik në Kosovë – Gëzim Selaci

Legjitimiteti politik në Kosovë


Legjitimiteti politike në Kosovë është shkruar nga Gëzim Selaci, Autori është ligjërues në
Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimi i tij ka të bëjë me
legjitimitetin e pushteti dhe ndërtimin e shtetit. Autori në këtë libër diskuton legjitimitetin
politik në kontekstin e administratës tranzicionale ndërkombëtare në Kosovën pas konfliktit.
Qëllimi i këtij libri është të kuptojë parimet legjitimuese të misioneve ndërkombëtare qeverisëse
dhe monitoruese në Kosovë dhe pretendimet e tyre për legjitimitet. Në këtë liber autori po ashtu
shqyrton mjediset në të cilat administrata ndërkombëtare pretendon të drejtën e saj për qeverisje
dhe ndërtimin e shtetit, si dhe pranimin ose refuzimin e autoritetit të saj në shoqërinë politike të
Kosovës. Në këtë liber diskutohet gjithashtu vështërsitë dhe sfidat e legjitimitetit të brendshëm
dhe lokal të misioneve administrative nderkombëtare, si dhe kufizimet e projektit të ndërtimit të
shtetit ndërkombëtar në legjitimin e rendit politik dhe intitucioneve shtetërore që ato ndihmojnë
për t’i krijuar. Autori shtron pytjen në këtë liber se cka është legjitimiteti dhe cka nuk është?
Sipas shkencave shoqërore empirike legjitimiteti i një regjimi ka të bëjë me mbështetjen që
qytetarët i japin atij regjimi duke u bazuar në bindjen e tyre se ai është i drejtë dhe i shërben të
mirës së përbashkët. Ndërsa ne literaturen filozofike të teorisë politike normative, thuhet se një
regjim është legjitim nëse plotëson standarte të caktuara nomrative në marrjen dhe ushtrimin e
pushtetit. Ndërsa te qasjet konsiderojnë se kusht i domosdoshëm i legjitimitetit është justifikmi
moral i pushtetit, Pra permes ksaj kuptojmë se legjitimiteti paraqet shkallen e pranueshmerise.
Në këtë liber autori analizon legjitimitetin politik në periudhën e pasluftës në Kosovë, Pra prej
vitit 1999, ku sistemi i vjetër politik u rrënua dhe ishte e nevojshme të krijohej një sistem i ri dhe
institucionet e reja politike. Administratat ndërkombëtare, si raste të veqanta, krijohen në
shoqëritë pas konfliktit në të cilat sistemi politik është rrënuar në tërësi, mungon autoriteti
shtetëror ose ka dështuar të realizojë standardet e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore
të njeriut. Pra në këto raste, adiminstratat ndërkombëtare krijohen dhe vendosen aty për të kryer
funskione shtetërore. Justifikimi i krijimit të tyre qëndron në misionin e tyre për të ofruar
funksione qeverisëse, domethënë mbrojtjen e të drejtave themelore të njëriut, si dhe ndërtimin e
sistemit demokratik dhe institucioneve vendore që do të zëvendësojnë administratën
ndërkombëtare pas një periudhe kalimtare. Autori në vazhdim analizon strukturën e pranisë
formale ndërkombëtare në Kosovë
Legjitimiteti politik në Kosovë – Gëzim Selaci

duke këqyre në formën, mandatin ndërkombëtare, domethënë UNMIKUT-ut dhe misioneve


mbikëqyrëse të krijuara pas proklamimit të shtetit të pavarur të Kosovës, si dhe rolin e tyre në
ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe sistemit politk në vend permes krijimit të kornizës
ligjore dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së përmes
Rezolutës 1244 ka krijuar dhe autorizuar misionin paqeruajtës dhe administrativ ndërkombëtar
në Kosovë, i quajtuar UNMIK. Rezoluta e miratuar më 10 qershor 199 përvijonte mandatin e
UNMIK-ut, përveq tjerash, si ofrues i një “administrate të përkohshme [ndërkombëtare] për
Kosovën” nën të cilën populli i Kosovës mund të gëzonte “autonomi substanciale brenda
Republikës Federative të Jugosllavisë” dhe misioni ishte ngarkuar me themelimin dhe
mbikëqyrjen e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse demokratike të dala nga vota
popullore drejt sigurimit të kushteve për një “jetesë paqësore dhe normale për të gjithë banorët
në Kosovë. Pra UNMIK-u ishte e autorizuar të punonte drejt një zgjidhjeje të statusit politik për
Kosovën dhe të mbikëqyrte bartjen e kompetencave qeverisëse nga UNMIK-u tek institucionet e
përkoshme të Kosovës dhe pas gjetjes së zgjidhjes së statusit politik të Kosovës tek institucionet
e themeluara në pajtim me zgjidhjen politike. Gjithashtu, ai kishte autorizime tipike për
institucionet shtetërore, ku përfshihen rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik, ruajta e rendit dhe
ligjit, promovimi i të drejtave të njeriut etj. Misioni udhëhiqej nga Përfaqësuesi Special i
Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (PSSP) dhe, me qëllim për tv bashkërenduar punën e
agjencive ndërkombëtare, përbëhej nga katër shtylla përmes të cilave administronte katër fusha:
Policinë dhe drejtësine, nën përgjegjësinë e OKB-së domethënë UNMIK-ut, Administratën
civile, nën përgjegjësinë e OKB-s, domethënë UNMIK-u, Demokratizimin, domethënë
ndërtimin e intitucioneve përmes organizimit të zgjedhjeve demokratike, nën përgjegjsinë e
OSBE-së, Rindërtimin dhe zhvillimit ekonomik, nën përgjegjsinë e BE-së. Pas deklarimit të
pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 sipas propozimit Gjithëpërfshires (“Plani i Ahtisaarit”)
që është hartuar nga i dërguari i posaqëm i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë,
Martti Ahtisaari, që kishte dhënë dritën e gjelbër për shpalljen e pavarsisë së mbikëqyrur të
Kosovës, mandati i UNMIK-ut u rimendua dhe si rezultat misioni u reduktua dhe rikonfigurua.
Përmes këtij libri Autori shpjegon shumë mirë termin legjitimitet, si dhe rëndënsinë e
legjitimitetit politik, Që unë mendoj së është shume i rëndësishem, sic ka thënë edhe Max Weber
Legjitimiteti politik në Kosovë – Gëzim Selaci

“cdo sistem politik tenton që në mënyra të ndryshme të ndërtojë dhe kultivojë besimin në
legjitimitetin e tij”(Weber, 1978; 213)
Cka mund të konsiderohet si mungesë e librit është mospërfshirja e një analize të shkurtër e
autorit, ose thënë ndryshe një vlersim se a është treguar e sukseshme administrimi
ndërkombëtarë deri më tani në Kosovë, meqense libri është botim i ri kjo ka mund të bëhët në
pika të shkurtëra.

You might also like