You are on page 1of 6

Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)

Fakulteti: Juridik
Departamenti: Juridik
Niveli: Bachelor
Kodi i lëndës:
Lënda: E DREJTA KUSHTETUESE
Statusi i lëndës: (Obligative)
Semestri: III (Dimëror)
Fondi i orëve: 4 (2 Ligjërata + 2 Ushtrime)
ECTS: (6)
Orari/Salla
Viti akademik: II
Mësimdhënës: Prof.ass.dr. Përparim GRUDA
Asistent:
Kontaktet: Mësimdhënës Asistent
Email: perparim.gruda@umib.net
Telefon: 045 278-632

Lënda e Drejta Kushtetuese ofron njohuritë bazë të lëmit kushtetues. Sqarimi i nocioneve dhe
parimeve bazë kushtetuese është karakteristikë e kësaj lënde. E Drejta Kushtetuese si disiplinë
PERMBAJTJE

shkencore llogaritet të jetë një lëndë “elitare” andaj edhe trajtimi që bëhet në këtë lëndë është i
veçantë: përmes shtjellimit të lëndës kuptohet në thelb e drejta dhe shteti si kategori shoqërore dhe
juridike. Kjo lëndë mishëron më së mirë teoritë e formimit të shtetit dhe të drejtës. Duke qenë së
lënda objekt studimi primar ka aktin i cili themelon shtetin-kushtetutën, rëndësia e saj në
grumbullin e lëndëve juridike është e veçantë. Roli dhe pozita e të Drejtës Kushtetuese është
qendrore për dallim nga lëndët tjera.
Kjo lëndë ka për qëllim që të njoh studentët e studimeve bachelor me pjesën teorike të së drejtës
kushtetuese si degë e veçantë e së drejtës. Në veçanti, studentët do të analizojnë konceptet
themelore kushtetuese, sistemet dhe institucionet kushtetuese, burime e së drejtës kushtetuese,
QËLLIMI

natyrën dhe llojet e kushtetutave, aspektin kushtetues të sundimit të së drejtës dhe mbrojtjen e të
drejtave dhe lirive kushtetuese. Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet sistemit kushtetues të
Republikës së Kosovës, parimeve dhe strukturës kushtetuese në Kosovë përfshirë këtu organizimin
dhe fushëveprimin e organeve kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në përfundim të lëndës studentët do të jenë të aftë:
ARRITSHMËRI

 Të kuptojnë dhe njohin institucionet themelore juridike dhe politike të së drejtës


kushtetues;
 Të njohin dizajnin e sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës;
A

 Të aplikojnë njohurit teorike të fituara nga e drejta kushtetuese;


Të jenë të aftë të analizojnë ndikimin praktik të së drejtës kushtetuese në funksionimin dhe
politikë-bërjen e shteteve.
Tema
Javët

Njohuri të përgjithshme mbi të drejtën kushtetuese dhe shkencën e së drejtës


kushtetuese
 Paraqitja, zhvillimi dhe emërtimi i së drejtës kushtetuese
 Kuptimi i së drejtës kushtetuese
Java - I  Rëndësi e së drejtës kushtetuese
 Objekti i së drejtës kushtetuese
 Metodat e së drejtës kushtetuese
 Përmbajtja e së drejtës kushtetuese
Burimet e së drejtës kushtetuese.
Kushtetuta si akti juridiko-politik i shtetit
 Rëndësi e kushtetutës
 Kuptimi i kushtetutës
 Teoritë mbi llojet e kushtetutave
 Vetitë e kushtetutës
 Përmbajtja e kushtetutës
Java - II
 Struktura e kushtetutës
 Miratimi i kushtetutë
 Mënyrat e ndryshimit të kushtetutës
 Paraqitja e kushtetutave dhe zhvillimet kushtetuese në botë
 Zhvillimet deri në luftën e dytë botëror
 Zhvillimet pas luftës së dytë botërore.
Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria
 Paraqitja dhe zhvillimi i parimit të kushtetutshmërisë
 Kuptimi i parimit të ligjshmërisë
Java - III  Kontrolli dhe mbrojtja e kushtetutshmërisë
 Llojet e kontrollit të kushtetutshmërisë
PROGRAMI

 Pasojat juridike të kontrollit të kushtetutshmërisë


 Raporti i kushtetutshmërisë me politikën.
Sistemet zgjedhore
 Teoritë dhe parimet kryesore të sistemit zgjedhor
 Rëndësi e zgjedhjeve dhe sistemit zgjedhor
Java - IV  Teoria kushtetuese dhe sistemet zgjedhore
 Sistemet e ndarjes së mandateve me rastin e zgjedhjeve
 Raporti ndërmjet zgjedhësve dhe përfaqësuesve të zgjedhur prej tyre
 Roli i partive politike në sistemin zgjedhor.
Burimet e së drejtës kushtetuese në Kosovë
 Deklarata e Pavarësisë (2008)
Java - V
 Kushtetuta e Kosovës (2008)
 E drejta ndërkombëtare
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të tjera.
Hyrje në Kushtetutën e Kosovës
 Preambula
 Parimet themelore
Java - VI
 Ndarja dhe kontrolli i pushtetit
 Epërsia e Kushtetutës
 E drejta ndërkombëtare dhe zbatimi i saj
Liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës:
Konstitucionalizimi i akteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
 Të drejtat individuale
 E drejta në jetë,
 E drejta në dinjitet
Java - VII  E drejta e lirisë dhe sigurisë
 E drejta për gjykim të drejtë
 Liria e lëvizjes
 E drejta e privatësisë
 E drejta e besimit
 Liria e shprehjes

Liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës II


 Të drejtat politike
 E drejta e tubimit
 Liria e medieve
 Liria e asocimit
Java - VIII
 E drejta zgjedhore
 Të drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore
 E drejta e pronës
 E drejta për arsim
 Liria e artit dhe shkencës
 E drejta e punës
Mbrojtja kushtetuese e lirive dhe të drejtave të njeriut
 Ankesa Individuale Kushtetuese
Java - IX
 Afatet kohore
 Procedura para Gjykatës Kushtetuese
Kuvendi i Kosovës
 Struktura e Kuvendit
 Kompetencat e Kuvendit
Java - X  Mandati i deputetëve
 Imuniteti i deputetëve
 Procesi i miratimit të ligjeve
 Shpërndarja e Kuvendit
Java - XI Presidenti i Kosovës
 Pozita kushtetuese
 Kompetencat presidenciale
 Zgjedhja dhe mungesa e përkohshme
 Imuniteti
 Përgjegjësia kushtetuese
Qeveria e Kosovës
 Pozita kushtetuese
Java - XII  Kompetencat
 Zgjedhja
 Përgjegjësia politike ndaj parlamentit (mocioni i votëbesimit)
Sistemi i drejtësisë
 Parimet e përgjithshme
 Organizimi i gjykatave
Java - XIII  Emërimi dhe shkarkimi i gjyqtarëve
 Këshilli Gjyqësor i Kosovës
 Këshilli Prokurorial i Kosovës
 Avokatura
Gjykata Kushtetuese
 Organizimi dhe përbërja e Gjykatës Kushtetuese
Java - XIV
 Kompetencat e Gjykatës Kushtetuese
 Efekti juridik i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
Java - XV Testi i dytë
Literatura themelore.
 Kurtesh Saliu, “E drejta Kushtetuese” Libri I Botimi i katërt, Prishtinë, 2004;
LITERATURA

 Enver Hasani & Ivan Cukalovic, “Kushtetuta e Republikes se Kosoves”: KOMENTAR


(GIZ: Prishtine, 2013).

Literatura plotësuese:
 Luan Omari, “Shteti i se drejtës”, Tiranë, 2012;
 Luan Omari Aurela Anastasi, ”E drejta Kushtetuese”, Tiranë, 2010.
Ligjërata, ushtrime, punë individuale, punë eksperimentale, punime seminari, kollokiume, ese,
METODOLOGJIA

MËSIMDHËNJËS

punë në terren, punë në grupe etj.


 Prezantimi i temës mësimore në Power Point (studentët mund ta shkarkojnë atë pas çdo
ligjërate nga Web faqja e fakultetit)
E

 Rast studimi apo detyrë (për orën e ushtrimeve) lidhur me temën e ligjëruar
Përsëritja e temës paraprake nga grupi i caktuar i studentëve, analiza dhe diskutime.
Kontributi nё ngarkesën e studentit (gjë që duhet të korrespondoj me rezultatet e të nxënit
të studentit – 1 ECTS kredi = 25 orë)
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithsej
Ligjërata 2 15 30
Ushtrime teorike/laboratorike 1 15 15
Ushtrime në terren - - -
Punë praktike - - -
Konsultime me 1 15 15
mësimdhënësin/asistenten
Kolokiume /seminare 1 15 15
Detyra të pavarura 1 5 5
Koha e studimit vetanak të 2 15 30
studentit (në bibliotekë ose në
shtëpi)
Përgatitja përfundimtare për 3 5 15
provim
Koha e kaluar në vlerësim 2 6 12
(teste,kuiz,provim final)
Projektet, prezantimet , etj 1 13 13
Totali 150
Metodat e vlerësimit
[sipas Statutit dhe Rregullores për studime të UMIB-it]
Testet/Kollokviumet Testi I 0-15 %
VLERËSIMI

Testi II 0-15%
Test praktik gjatë ushtrimeve 0 - 5%
Punim seminarik 0-10%
Interpretimi dhe prezentimi i 0- 5%
krijimtarisë artistike dhe i punëve të
tjera
Provimi final 0- 50%
Udhëzime thelbësore ;
 Hyrja me kohë në ligjërata - e domosdoshme. Vonesa mbi 5 minuta nuk
justifikohet; Telefonat celularë shkyçen para se të fillojë ligjërata; Çdo kontakt me
profesorin dhe asistentin e lëndës lidhur me çështjet që dalin nga lënda përkatëse -
nëpërmjet e-mail adresave zyrtare të UMIB-it ose gjatë orarit të konsultimeve të
rregullta javore dhe në fund të ligjëratës.

Udhëzime të mëtejme :
 Puna me kompjuter
Punimet me shkrim duhet doemos të jenë të shkruara me kompjuter. Në punime janë të
obligueshme respektimi i kritereve qoftë për aspektin vizual ashtu edhe përmbajtjesor të
punimeve të kërkuara. Gjatë punimeve kërkohet që të respektohen rregullat drejtshkrimore
dhe stili APA

 Etika në mësim
Punimet e ndryshme semestrale duhet të jenë punime të secilit student. Nuk do të ketë
POLITIKAT AKADEMIKE

tolerancë për kopjime, “huazime” nga interneti apo çfarëdo materiali tjetër. Punimet e njëjta
apo të ngjashme do të kenë vlerësime negative në vlerësimin përfundimtar të studentit.

 Afatet
Në marrëveshje me studentët do të përcaktohen afatet e dorëzimit të punimeve. Nuk do të këtë
tolerancë për vonesë në dorëzimin e punimeve. Mosardhja në orën kur është shpjeguar detyra
nuk e arsyeton studentin për mosdorëzim të punimit. Afati do të jepet më herët. Po qe se do të
udhëtoni jashtë vendit, atëherë duhet të dorëzoni punimi më herët. Studenti/ja ka të drejtë të
kërkojë konsultim me profesorin sa herë e sheh të arsyeshme dhe të nevojshme për kryerjen e
punimit të tij/saj.

 Rregullat e mirësjelljes dhe politikat akademike :


o pjesëmarrje aktive e studentëve në ligjërata
o pjesëmarrje në diskutim, komente dhe shprehje e lirë e opinionit, mendimit dhe qëndrimit
akademik (me argumente)
o e obligueshme puna e pavarur dhe shfrytëzimi i burimeve shtesë të informacionit (ëeb-faqet
e ndryshme shkencore, revista shkencore, përmbledhje punimesh të konferencave etj. )
o respektimi i orareve të ligjëratave pa cenuar lirinë akademike (telefonat celularë pa zë)
o respektimi i fjalës, mendimeve dhe ideve të kolegëve
o tolerancë e ulët ndaj ardhjeve me vonesë dhe daljeve pa ndonjë arsye të qëndrueshme
o përgatitja dhe pajisja me ligjëratat përkatëse, (obligim i mësimdhënësit).

Mitrovicë Bartës i lëndës:

01/10/2021 Prof. Ass.Dr. Përparim GRUDA

_______________________________
(Nënshkrimi)

You might also like