You are on page 1of 49

E DREJTA E BE- SHJELLIMI JAVOR I TEMAVE

JAVA 1
1. Çfarë është BE-ja?

 Organizatë rajonale apo/dhe më shumë se aq?


 Karakteristika e BE, e cila e dallon nga llojet e zakonshme të organizatave
ndërkombëtar të shteteve është përmasa deri në të cilën Shtetet Anëtare
kanë hequr dorë nga disa të drejta të tyre sovrane në favor të BE-së dhe i
kanë dorëzuar BE-së fuqinë për veprim të pavarur. Në ushtrimin e kësaj
fuqie, BE-ja ka aftësi të nxjerrë akte sovrane që kanë fuqinë e njëjtë si ligjet
në shtetet individuale.

2. Pra çfarë është BE-ja:

....organizatë qeverisëse sui generis (e llojit të vet); apo eksperiment i paprecedent;


apo ngatërrim pushtetesh (autoritetesh); apo arkitekturë in fieri (që duhet
ndërtuar)…

........Apo të gjitha së bashku

3. Teoritë e integrimeve europiane


a) Funksionalizmi/neofunksionalizmi (“Përhapja funksionale/functional spillover).
b) Ndër-qeveritarizmi/integrovernmentalizëm.
c) Ndër-qeveritarizmi liberal (liberal intergovernmentalism).

JAVA 2
 Sfondi historik – Europa e pas L2B
 Altiero Spinelli - Njëri nga pionerët e idesë për për një Europë të bashkuar
pas L2B…. luftëtari Italian i rezistencës antifashiste…teoricient politik. Në
vitin 1944, Spinelli foli për një “Europë federale me një kushtetutë të shkruar,
një qeveri supernacionale të përgjegjshme direkt ndaj popujve të Europës dhe
qeverive të tyre, së bashku më një armatë nën kontroll të përbashkët, por pa
asnjë forcë tjetër të lejuar Europa…….

1
 Shembja e plotë e Evropës…tmerret e L2B1 dhe nevoja për një rifillim të ri
politik dhe identitar;
 Lufta e Ftohtë; aleanca Euro-Atlanike: Plani Marshall; Doktrina Truman;

 Lëvizjet drejt ribërjës dhe unifikimit të Europës - OECD (Organizata për


Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), WEU (Bashkimi Evropian
Perëndimor); NATO (Organizata e Traktatit Veri Atlantik), Këshilli i Evropës;
OSBE;

 Robert Schuman (9 maj 1950): Europa nuk nuk do të bëhet e gjitha


menjëherë, ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve
konkrete, të cilat më së pari do të krijojnë një solidaritet de facto.
 … dhe Jean Monnet … Ne po fillojmë një proces të vazhdueshëm
reformash, i cili do të farkëtojë botën e së nesërmes, shumë më tepër sesa
parimet e revolucionit.
 Konrad Adenauer – Kancelari i parë i FR. Gjermanisë pas L2B.
 Winston Churchill…

Sekuencat kryesore historike


Vitet 50-ta do të jenë dëshmitare të krijimit të 3 bashkësive të veçanta të bashkëpunimit
ekonomik. Këto tri bashkësi së bashku ishin themelet e krijimit të asaj qëne e njohim si
Bashkimi Europian.

 9 maj 1950: Deklarata e Robert Schuman (Ministri i Jashtëm Francez):

 Propozimi për themelimin e Bashkimit Europian për Thëngjill dhe Çelik.

 Traktati i Parisit, më 18 prill 1951 (1953). Kjo vendosi tregun e përbashkët


për thëngjill dhe çelik midis gjashtë vendeve themeluese (Belgjika, Republika
Federale e Gjermanisë, Franca, Italia, Luksemburgu dhe Hollanda). Qëllimi i këtij
tregu, pas Luftës së Dytë Botërore, ishte të sigurojë paqe midis popujve fitimtarë
dhe atyre të mposhtur të Evropësdhe të afrojë këta popuj si të barabartë, që të
bashkëpunojnë në institucione të përbashkëta.

 Struktura e Bashkësisë Europiane për Thëngjill dhe Çelik


Autoriteti i Lartë
Asambleja
Këshilli Special

1
Llogaritet se ne L2B kane jane vrare ose kane vdekur rreth 70-85 milion viktima, apo 3% e popullsise boterore te
vitit 1940.

2
Gjykata e Drejtësisë.

 1952: Deshtimi i Traktatit per Bashkesine Europiane te Mbrojtjes

 25 mars 1957: Traktatet e Romës


Gjashtë vendet vendosën të krijojnë Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike
(Euratom) dhe Komunitetin Ekonomik Europian. Ky i fundit do të përfshinte ndërtimin
e tregut më të gjerë të përbashkëtme një gamë të plotë të mallërave dhe shërbimeve.
Obligimet doganore midis gjashtë shteteve u shfuqizuan më 1 korrik 1968 dhe u vendos
politika e përbashkët, sidomos në fushën e tregtisë dhe bujqësisë, gjatë viteve 1960.
 1965 , Kriza e karrigeve të zbrazëta
 Traktati i shkrirjes (Bruksel 1966)
Institucionet e tri bashkesive bashkohen/shkrihen (BETHÇ-KEE-EUROAOM).
 Kompromisi i Luksemburgut (1966)
….Nëse vendimet që mund të merren nga votimi i shumicës ndaj një propozimi të
Komisionit, rrezikojnë interesat shumë të rëndësishme të një ose më shumë
partnerëve, Anëtarët e Këshillit do të përpiqen, që, brenda një kohe të arsyeshme, të
gjejnë zgjidhje të cilat mund të miratohen nga të gjithë Anëtarët e Këshillit, duke
respektuar interesat e tyre të përbashkëta si dhe ato të Komunitetit...
 1972: Vota negative e Norvegjise, ne referendum, per marreveshjen e
anetaresimit (perseri ne vitin 1994). Norvegjia terhiqet nga procesi i anetaresimit.

 1970 - 1975 : Reformat financiare dhe fuqizimi i Parlamentit


Europian

 1979: Zgjedhjet e para te drejteperdrejta per Parlamentin Europian

 1980’tat: “Euroskleroza” dhe Akti i Vetëm Europian


Recesioni ekonomik mbarë botëror në fillim të viteve 1980 solli me vete një valë të
‘euro-pesimizmit’. Mirëpo, shpresa përsëri u shfaq në vitin 1985, kur Komisioni
Europian, me Presidentin e vet Zhak Delor, botoi Dokumentin e Bardhë, në të cilin
ishte hartuar një orar për kompletimin e tregut të vetëm të Evropës më 1 janar 1993.
Ky synim ambicioz u ruajt në Aktin e Vetëm Europian, i cili u nënshkrua në
shkurt 1986 dhe hyri në fuqi më 1 korrik 1986/7.

3
Retrospektivë - valët e zgjërimit
1. 1957: Beneluksi, Franca, Gjermania dhe Italia (6 ShA)
2. 1973: Danimarka, Irlanda dhe MeB (9 ShAs)
3. 1981: Greqia (10 ShA)
4. 1986: Portugalia dhe Spanja (12 ShA)
______________________________
5. 1995: Austria, Finlanda dhe Suedia (15 MSs)
6. 2004: Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta,
Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia (25 ShA)
7. 2007: Bullgaria dhe Rumania (27 ShA)
8. 2013: Kroacia (28 ShA)
2020: Mbreteria e Bashkuar largohet nga BE

JAVA 3

Përfundimi i Luftës së Ftohtë: Rënja e komunizmit, shpërbërja e


ish-BRSS-së dhe Bashkimi i Gjermanisë

 1991/1993: Traktati i Mastrihtit (“Traktati i Bashkimit Europian)


 Në dhjetor të vitit 1991, shtetet anëtare të Komunitetit Ekonomik Europian negociuan një traktat të
ri, i cili u miratua nga Këshilli Europian (mbledhja e presidentëve dhe/ose kryeministrave) në
Mastriht. Duke shtuar bashkëpunimin ndërqeveritar (në fushat siç janë politika e jashtme dhe
siguria e brendshme) në sistemin ekzistues të Komunitetit, Traktati i Mastrihtit krijoi Bashkimin
Europian. Ky traktat hyri në fuqi më 1 nëntor 1993.
 Pengesat në procesin e ratifikimit….miratimi i popullit të Danimarkës vetëm pas referendumit të
dytë; aktet ligjore në Gjermani që duhej të merrnin miratimin e Parlamentit për Traktatin u
vërtetuan si jokushtetuese... Traktati i referohej vetvetes si ‘një etapë e re në procesin e krijimit të një
unioni më të afërt se kurrë më parë për popujt e Evropës’. Ai ishte hapi në rrugën përfundimtare
drejt sistemit kushtetues evropian.

 Risite/reformat e Traktatit te Mastrihtit

- Emertimi: “Bashkimi Europian”


- Hapja e rrugës për monedhën e përbashkët-EURO-n
- Krijimi i strukturës tre-shtyllëshe
- Koncepti i “qytetarit europian”
- Fuqizimi i Parlamentit Europian

 Struktura tre-shtyllëshe e BE-së e krijuar sipas Traktatit të Mastrihtit

4
1. Shtylla e parë (BEE)– EKONOMIKE që i referohet tregut evropian dhe politikave të përbashkëta
bujqësore;

2) Shtylla e dytë – POLITIKËN E PËRBASHKËT TË JASHTME DHE TË SIGURISË;

3) Shtylla e tretë – çështjet e brendshme dhe të sigurisë;

Ø Secila nga këto shtylla e ka kornizën e vet specifike juridike.

 SHTYLLA E PARË - Fizionomia e Tregut të Përbashkët Europian

Është treg i përbashkët i të gjitha shteteve që janë pjesë e BE – së; Tani llogarite të ketë mbi 500 milionë
konsumatorë; Është tregu më i madh i industrializuar në glob; Në këtë treg janë të garantuara katër liritë
e njohura për:

a) Lirinë e qarkullimit të njerëzve;

b) Lirinë e qarkullimit të mallrave;

c) Lirinë e qarkullimit të kapitalit;

d) Lirinë e qarkullimit të shërbimeve; dhe

Është eliminuar të tërësi sistemi i brendshme doganor; Është krijuar sistemi i si doganon në bazë të
KODIT të ri doganor për tërë territorin e BE – së; Arsyet e krijimit të këtij tregu janë të përmbledhura në:
Nxitjen e proceseve të integrimeve në BE; Të behët nxitës – katalizator i vendeve të reja të punës; Të
behët stimul për rritje dhe zhvillim ekonomik; Të ndikoj në uljen e çmimeve dhe të shpenzimeve; Të
tërheq investime të huaja në BE; Të jetë konkurrues në tregjet globale; Të afirmojë vlerat e produkteve
evropiane.

 SHTYLLA E DYTË , Politika e përbashkët e jashtme dhe ajo e sigurisë

Orientimet strategjike të bazuara në tri shtylla janë të promovuara dhe rregulluara me Traktatin e
Mastrihtit;Nëpërmjet të kësaj shtylle është rregulluar identiteti dhe fuqia ekonomike, politike, mbojtjes,
politikës së jashtme, drejtësinë, punëve të brendshme dhe të sigurisë; Shtylla e dytë / politikat e
përbashkëta të jashtme e të sigurisë dhe mbi drejtësinë dhe punët e brendshme realizohen nëpërmjet të:

- Aksioneve të përbashkëta;
- Shumicës së kualifikuar të votave;
- Asocimit të plotë të Komisionit;

 SHTYLLA E TRETË : Cështjet e drejtësisë dhe të punëve të brendshme

Shtylla e tretë kryesisht ka kompetenca që të rregulloi në BE punët e brendshme dhe drejtësinë; Arritja e
unifikimit të gjithmbarshëm u vërtetua se nuk mund të funksionoi nëse ajo nuk e ka një mekanizëm unik
që do të rregullonte punët e brendshme dhe çështjet e drejtësisë; Me direktiva u rregulluan aspekte e
aktiviteteve policisë së përbashkët dhe kompetencat e gjykatave; Përveç këtij organizimi aktiviteti u shtri
kryesisht në bashkëpunimin në mes të gjykatave, prokurorive, policive, të azilit, procedurave hetimore
për krimet e luftës, krimit të organizuar, trafikimit të njerëzve, larjes së parave, flet – arrestit evropian,
etj; Në këtë funksion janë marrë shumë masa të ngjashme në parimin “për një hapësirë të lirë të sigurisë
dhe të drejtësisë”.

 Nga të gjitha çështjet të cilat ishin në sferën e dabatit dhe angazhimit u përcaktuan katër politika të
përbashkëta:

Ø Për azilin dhe migrimin,

5
Ø Për hapësirën evropiane të drejtësisë;

Ø Për luftën gjithë / evropiane kundër krimit;

Ø Për zbatimin efikas të politikave;

JAVA 4
Traktatet e Amsterdamit (1997/1999) dhe Nicës (2001/2003)

Zhvillim i mëtejshëm u shënua në formë të Traktateve të Amsterdamit dhe Nices, të cilat hynë në fuqi më
1 maj 1999, respektivisht më 1 shkurt 2003. Qëllimi i këtyre reformave është të ruajnë kapacitetin e BE-së
për veprim në një Union të zgjeruar nga 15 në 28 ose më tepër anëtarë. Prandaj, dy traktatet ishin të
fokusuara në reformat institucionale dhe, në krahasim me reformat paraprake, vullneti politik për
thellimin e integritetit evropian në Nicë ishte relativisht i dobët.

1997/99 Traktati i Amsterdamit (përqendrim te qytetaria

• Traktati i Amsterdamit konsolidoi tri shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet veprimtaria e
Bashkimit Europian që prej Traktatit të Maastrihtit: Komuniteti Europian, politika e jashtme dhe e
sigurisë, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme. Ai afirmoi parimet e
lirisë, të demokracisë dhe të respektit të të drejtave të njeriut, duke propozuar krijimin e një hapsire
lirie, sigurie dhe drejtësie, duke iniciuar reformën e institucioneve europiane dhe zgjeruar listën e të
drejtave nëpërmjet garantimit të respektimit të tyre nga të gjitha vendet e BE-së: te drejta sociale,
barazia midis burrit dhe gruas, shërbimet publike dhe duke konsoliduar në këtë mënyrë dimensionin
social.

• Traktati i Amsterdamit përcaktoi katër objektiva kryesore.

1. PUNËSIMI DHE QYTETARI NË ZEMËR TË BASHKIMIT EUROPIAN;

2. QARKULLIMI I LIRË DHE SIGURIA;

3. DREJT NJË POLITIKË TË JASHTME DHE TË SIGURISË TË PËRBASHKËT;

4. REFORMA E INSTITUCIONEVE EUROPIANE PARA ZGJERIMIT;

2001 Traktati i Nicës

(reforma në strukturën institucionale për të përballuar zgjerimin në lindje).

Traktati i Nicës parashikon këto risi (ndryshime):

 Traktati parashikon, që secili prej shteteve anëtare duke nisur nga viti 2005 do të ketë vetëm një
anëtar në Komisioni (deri atëherë, vendet e mëdha anëtare, si Gjermania, Franca, Britania e
Madhe, Italia dhe Spanja kishin nga dy komisionerë).

• Me anëtarësimin e shtetit të 27-të anëtar (Bullgarisë ose Rumanisë) numri i komisionerëve


kufizohet.

6
• Në 30 dispozita të Traktatit, parimi i unanimitetit të zëvendësohet me marrjen e një vendimi me
shumicë të cilësuar, ku mbeten jashtë.

• Më fillimin e punës së Komisionit Barroso në Këshill do të bëhet një shpërndarje e re votash.


Shumica e cilësuar vlen si e arritur, kur vendimi merr një numër të caktuar votash, i cili duhet
verifikuar dhe përshtatur pas çdo anëtarësimi të ri shumica e shteteve anëtare jep miratimin e vet
në lidhje me vendimin, dhe kjo shumicë përbën të paktën 62% të të gjithë popullsisë së Bashkimit
Evropian;

Traktati i Nicës parashikon këto risi (ndryshime):

 Traktati parashikon, që secili prej shteteve anëtare duke nisur nga viti 2005 do të ketë vetëm një
anëtar në Komisioni (deri atëherë, vendet e mëdha anëtare, si Gjermania, Franca, Britania e
Madhe, Italia dhe Spanja kishin nga dy komisionerë).

• Me anëtarësimin e shtetit të 27-të anëtar (Bullgarisë ose Rumanisë) numri i komisionerëve do të


kufizohet.

• Në 30 dispozita të Traktatit, parimi i unanimitetit të zëvendësohet me marrjen e një vendimi me


shumicë të cilësuar, ku mbeten jashtë.

• Më tej, me fillimin e punës së Komisionit Barroso në Këshill bëhet një shpërndarje e re votash.

Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Nicës, Bashkimit Evropian iu bashkuan Qiproja, Republika Çeke,
Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia. Në vitin 2007 aderuan
edhe Bullgaria dhe Rumania, kurse në vitin 2013 edhe Kroacia, gjë që e ngriti numrin e shteteve
anëtare të Bashkimit Evropian

JAVA 5
Institucionet kryesore të Bashkimit Europian
 Parlamenti Europian
 Këshilli Europian
 Këshilli (i BE-së)
 Komisioni Europian
 Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian
 Banka Qendrore Europiane
 Gjykata Europiane e Llogarive (Auditorëve)

7
Institucionet tjera/ndihmëse të Bashkimit Europian
• Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (European Economic and Social
Committee – EESC);
• Shërbimi i Veprimit(Politikës) të Jashtëm Europiane (European External Action
Service-EEAS);
• Kommiteti Europian i Rajoneve (European Committee of the Regions -CoR));
• Banke Ivestive Europiane (European Investment Bank - EIB);
• Ombusmani Europiane (European Ombudsman);
• Mbikëqyrësi Europian i Mbrojtes së të Dhënave (European Data Protection
Supervisor - EDPS);
• Bordi Europian për Mbrojtjen e të Dhanave (European Data Protection Board -
EDPB);
• Bordi ndër-institucional (Interinstitutional bodies).

Parlamenti Europian
 Paraardhësi:
 Asambleja e Përbashkët e B/KETHÇ- me 78 anëtarë (1952)
• Një Asamble e Vetme e BETHÇ +BEE+ Euratom (1958)
• Emërtimi Parlamenti Evropian (1962)
Zgjedhet: drejtëpërdrejtë nga qytetarët nga viti 1979
Funksione: ligjdhënëse, mbikëqyrëse, buxhetore
Anëtarët: 705 deputet/MEPs (pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar)
Kryetari aktual: David-Maria Sassoli
Selia: Bruksel - Belgjikë (“kryeqyteti i BE-së”), Strasburgu – Franca (Shtojca e Traktatit
të Amsterdamit), Luksemburg (sekretariati administrata)
 Anëtarët - në cilësi individuale (nuk përfaqësojnë shtetet).
- Që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës , më 1 dhjetor 2009 dhe deri me
largimin
e MB nga BE, PE ka pasur 754 ulëse (me Traktatin e Maastrihtit kishte 750 +
Kryetari).

8
- Nuk ka sistem uniform votimi;
- Zgjedhjet çdo 5 vite. Zgjedhjet e fundit në vitin 2019.
- Asnjëri nga anëtarët nuk mund të këtë më pak se 6 dhe më shumë se 96 deputet.
- BYROJA:
- Presidenti
- 14 Zëvendës - President;
- 5 Kuestorë (këshillimorë)

PE i ka tre role kryesore:


1. Ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Fakti që Parlamenti është
një organ i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë bën që interesat qytetarëve të BE-së të
përfaqësohen në mënyrë demokratike dhe te drejtpërdrejt. Këshilli i BE-së dhe
Komisioni Evropian janë të detyruar të kërkojnë mendimin e Parlamentit përpara se të
miratojnë një akt legjislativ sa herë që traktatet e parashikojnë shprehimisht një gjë të
tillë.
2. Ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BE-së, veçanërisht mbi
Komisionin. Ai ka të drejtë për të pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionarëve,
mund të kërkoj votimin e mosbesimit ndaj Komisionit në tërësi, gjithashtu Komisioni
është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit.
3. Në bashkëpunim me Këshillin ushtron kontroll mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar
kështu mbi shpenzimet e BE-së. Parlamenti gëzon të drejtën të miratojë ose të refuzoj
miratimin e buxhetit në tërësi.
Përgatitja e sesioneve plenare bëhet nga ana e anëtarëve të Parlamentit në komisionet
parlamentare, ku diskutohen çështje të ndryshme në kompetencë të BE-së. Gjatë këtyre
sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon
amendamente përpara se të votojë tekstin në përgjithësi.
Kryen edhe funksione të tjera…..

9
Grupimet politike në PE
1. Grupimi i Partive popullore europiane (Demokristianët/demokratët e krishterë)
— EPP/ Group of the European People's Party (Christian Democrats).
2. Grupimi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve/ Group of the
Progressive Alliance of Socialists and Democrats in the European Parliament.
3. Grupimi i Rilindjës Europiane/Reneë Europe Group.
4. Grupimi i të Gjelbërtve/Aleanca e Lirë Europiane/Group of the Greens/European
Free Alliance.
5. Grupimi i Identiteteve dhe Demokracive/Identity and Democracy Group.
6. Grupimi i Europianëve Konservatorë dhe Reformist/European Conservatives and
Reformists Group .
7. Grupimi Konfederal i të Majtes së Bashkuar Europiane-E Majta e Gjelbërt
Nordike/Confederal Group of the European United Left - Nordic Green Left.

Grupimet politike në PE
• 25 anëtarë janë të nevojshëm për të formuar një grupim politik, dhe të paktën një
e katërta e Shteteve Anëtare duhet të përfaqësohen brenda këtij grupimi;
• Anëtarët duhet të mos i përkasin më shumë se një grupimi politik.

10
• Disa Anëtarë nuk i përkasin asnjë grupi politik dhe njihen si Anëtarë jo të
bashkangjitur.

Këshilli Europian

A. Rolet dhe Funksioni


 Roli:Përcakton drejtimin politik dhe prioritetet e BE-së
 Selia: Bruksel
 Shefat e shteteve ose qeverive të çdo shteti anëtar+ Presidenti i Këshillit Europian
dhe Presidenti i Komisionit Europian
 Themeluar më 1974

11
 Mesatarisht 4 takime në vit
 Vendosë/përcakton orientimet dhe çështjet kryesore dhe drejtimin strategjtik të
BE-së
 Funksionon përmes “Samiteve Europiane”. Në këto mbledhje/samite merr pjesë
edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë
Sigurie.
 Këshilli Europian përfaqëson nivelin më të lartë të bashkëpunimit politik midis
shteteve anëtare.
 Gjatë mbledhjeve, liderët marrin vendime me konsenzus në lidhje me drejtimin e
përgjithshëm dhe prioritetet e Bashkimit Evropian dhe sigurojnë shtytjen e
nevojshme për zhvillimin e tij.
 Këshilli vendosë përmes “konkluzioneve”
 Këshilli Europian i merr pothuajse të gjitha vendimet njëzëshmëri.
 Në disa raste vlen mazhoranca e kualifikuar, si për shembull në rastet e zgjedhjes
së presidentit, emërimin e Komisionit dhe Përfaqësuesit të Lartë për Punë të
Jashtme dhe Politikë Sigurie.
 Kur Këshilli Evropian vendos me votim, të vetmit që mund të votojnë janë shefat
e shteteve ose qeverive.
SekretariatiKëshillin Evropian e ndihmon Sekretariati Gjeneral i Këshillit

Këshilli (i Bashkimit Europian/ Këshilli i Ministrave)

 Roli: Vendos politikat dhe ushtron pushtet ligjdhënës


 Anëtarë: Një ministër nga çdo shtet anëtar
 Selia:Bruksel dhe Luksemburg
Roli
 Këshilli përfaqëson shtete anëtare.
 Është krijuar nga ministritë e shteteve anëtares: mblidhet në formacione të
ndryshme
 Formacionet varen nga çështja në axhendë:
 10 formacione/fusha

12
 Këshilli i çështjeve të përgjithshme
 Këshilli i çështjeve/politikave të jashtme
 Transporti, telekomunikacioni dhe energjia
 Bujqësia dhe peshkataria
 Mjedisi
 Arsimi, rinia dhe kultura
 Çështjet e Përgjithshme dhe marrëdhëniet e jashtme (përfshi sigurinë dhe
mbrojtjen)
 Çështjet Ekonomike dhe Financiare (përfshi buxhetin)
 Drejtësia dhe çështjet e Brendshme (përfshi mbrojtjen civile)
 Punësimi, strategjia sociale, shëndeti dhe çështjet e konsumatorëve
 Konkurrenca (tregu i brendshëm, industria dhe hulumtimi, përfshi turizmin)

Përbërja dhe organizimi


 Rreth 100 mbledhje të Këshillit gjatë çdo viti
 Mbledhjet në Bruksel (përveç se në prill, qershor dhe tetor: në Luksemburg)
 Detyra e përhershme: ministrat janë të pranishëm në kapacitetin e përfaqësuesve
të qeverive stë tyre.
Përbërja dhe organizimi
 Presidenca
 Presidenca qarkullon midis ShA-ve, sipas një rendi të përcaktuar më 1995.
 Presidenti i Këshillit është Ministri i ShA që ka Presidencën
 Presidenca mbahet për 6 muaj, duke filluar prej 1 janarit ose 1 korrikut
 COREPER
 Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (ambasadorët në BE) përgatit punën e
Këshillit. Ndihmohet nga grupet punuese të përbërë nga zyrtarë prej
administratave kombëtare
Mandati
1. Funksioni ligjdhënës: negocion dhe miraton akte legjislative të BE-së
Një pjesë e mirë e akteve ligjore evropiane miratohet bashkarisht nga Këshilli dhe
Parlamenti (shih paragrafin mbi vendimmarrjen e BE-së). Zakonisht Këshilli vihet
në lëvizje më propozim të Komisionit. Pas pranimit të akteve ligjore evropiane
normlisht është Komisioni përgjegjës, që ato të aplikohen në mënyrë korrekte.
2. Bashkërëndon politikat e Shteteve Anëtare

13
Këshilli është përgjegjës për koordinimin e politikave të shteteve anëtare në fusha të
veçanta, siç janë: politikat ekonomike dhe fiskale; arsimi, kultura, rinia dhe sporti,
politikat e punësimit në BE.

3. Zhvillon politikën e përbashkët të jashtëm dhe të sigurisë së BE-së

Këshilli përcakton dhe zbaton politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në bazë të udhëzimeve të përcaktuara nga Këshilli
Evropian. Kjo gjithashtu përfshin ndihmën humanitare dhe për zhvillim të BE-së, mbrojtjen dhe tregtinë. Së bashku me
Përfaqësuesin e Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Këshilli siguron unitetin, konsistencën dhe
efektivitetin e veprimit të jashtëm të BE-së.

4. Miraton buxhetin e BE-së së bashku me Parlamentin


Buxheti i Bashkimit Evropian miratohet çdo vit bashkarisht nga Këshilli dhe nga
Parlamenti Evropian.
5. Përmbyll marrëveshje ndërkombëtare (BE/Shtet ose BE/Organizata
Ndërkombëtare)
Këshilli i jep mandatin Komisionit për të negociuar në emër të BE-së, marrëveshje
në mes të BE-së dhe vendeve jo-anëtare, si dhe me organizata ndërkombëtare. Në
përfundim të negociatave, Këshilli vendos për nënshkrimin dhe përfundimin e
marrëveshjes, bazuar në propozim të Komisionit. Këshilli gjithashtu miraton
vendimin përfundimtar për lidhjen e marrëveshjes, pasi Parlamenti të ketë dhënë
pëlqimin e tij (kërkohet në fushat që i nënshtrohen bashkë-vendimit) dhe ai është
ratifikuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Këto marrëveshje mund të përfshijnë
fusha të gjera, siç janë tregtia, bashkëpunimi dhe zhvillimi, ose ato mund të merren
me lëndë specifike siç janë tekstili, peshkimi, dogana, transporti, shkenca dhe
teknologjia, etj.

Procedura vendimarrëse në Këshill


1. Shumica e thjeshtë (kur nuk specifikohet ndryshe):
- Çdo ShA ka një votë
- Nevojiten 15 vota për të marrë një vendim (BE 28). DERI NË JANAR 2020
(largimi
i MB nga BE)
- Për çështje procedurale, jo kontroversale
2. Shumica e cilësuar
3. Unanimiteti
- Çdo ShA mund të vendosë veton për vendimin që po merret

14
- Abstenimi nuk pengon vendimin
- Kryesisht për fusha strategjike tepër të ndjeshme ose për ndryshimin e
propozimit të Komisionit.

Votimi i Shumicës së Kualifikuar (VShK-QMV)


- Çdo ShA i jepet një numër votash
- Janë përcaktuar pragjet për arritjen e shumicës
- Shumica e Kualifikuar : sistem i ri i shumicës: shumica e kualifikuar arrihet kur së
paku 55 % e ShA që përfaqësojnë 65 % të popullsisë së BE-së, votojnë propozim
legjislativ.
- Pakica bllokuese: së paku 4 ShA; nga 1 prilli 2017: së paku 55 % të popullsisë
se së paku 55 % i numrit të ShA.
 Më 1 nëntor 2014, u paraqit një procedurë e re për votimin me shumicë të
dyfishtë
 Kur Këshilli voton mbi një propozim të Komisionit ose Përfaqësuesit të Lartë të
BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, një shumicë e dyfishtë arrihet
nëse plotësohen dy kushte:
55% e vendeve të BE votojnë; propozimi mbështetet nga vendet që përfaqësojnë të
paktën 65% të popullsisë së përgjithshme të BE-së.
Kur Këshilli voton për një propozim të mos marrë nga Komisioni ose Përfaqësuesi i
Lartë, një vendim merret nëse: ka 72% të votave të vendit të BE-së për; dhe ato
përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së.

JAVA 6
Komisioni Europian
 Komisioni Evropian (KE) është dega ekzekutive e Bashkimit Europian, e seli ne Bruksel.
 KE është përgjegjës për propozimin e legjislacionit, zbatimin e politikave dhe traktateve të
BE-së, zbatimin e buxhetit, administrimin e punëve të përditshëm të BE-së.
 Komisionerët betohen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në qytetin Luksemburg, duke u
zotuar të respektojnë traktatet dhe të jenë plotësisht të pavarur në kryerjen e detyrave të tyre
gjatë mandatit të tyre.

15
 Komisionerët propozohen nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në bazë të sugjerimeve të bëra
nga qeveritë kombëtare dhe më pas emërohen nga Këshilli Evropian pas miratimit të
Parlamentit Evropian.
 Zakonisht komisionerët kanë mbajtur më parë poste të larta politike, të tilla si të qenit anëtar
i Parlamentit Evropian ose një ministër i qeverie në shtete anëtare.

Historia
 Deri më 1967, 3 “Komisione” (3 Komunitete):
1. Autoriteti i Lartë i KEQÇ (1952)
2. Komisioni i EURATOM-it (1958)
3. Komisioni i KEE (1958)
 1965 Traktati Merger: Këshill i Vetëm, Komision i Vetëm (në fuqi prej korrikut
1967)
 Dekada e parë(1967-1977):
Gjendje e përgjithshme e pafuqishme, madje edhe ngecje, në procesin e integrimit Evropian
(vitet e kompromisit të Luksemburgut)
 1977 e tutje: personalitete të ndryshme
- Komisioni Jenkins
- Komisioni Thorn
- Komisioni Delors
- Komisioni Santer
- Komisioni Prodi
- Komisioni Barroso
- Komisioni Van Rumpuy
- Komisioni Ursula von der Leyen

Përbërja
- Pas janarit 2020 (largimi i MB nga BE): 27 Komisionerë: 1 për çdo ShA,
- Caktimi:
- Emërimi i Presidentit dhe anëtarëve me mandat 5-vjeçar; Këshilli Europian me
shumicë të kualifikuar nominon kandidatin për President të Komisionit; miratimi
nga Parlamenti me shumicë të thjeshtë
- Vota e miratimit të Parlamentit Evropian
- Presidenti i Komisionit dhe Këshilli hartojnë listën e Komisionerëve , që i
nënshtrohen votës miratuese të Parlamentit Evropian

16
Organizimi
 Presidenti i Komisionit:
- zgjedh Komisionerët (së bashku me Këshillin Europian)
- shpërndan portofolet
- mund t’i kërkojë një Komisioneri të vetëm që të japë dorëheqje (nëse mbështetet
nga shumica, anëtarit i duhet të japë dorëheqje)
- jep udhëzim politik ndaj organit
- zgjedh zëvendëspresidentët
 Gjuhët e punës: gjermanisht, anglisht, fremgjisht
 Kabinetet:
- një urë ndërmjet kolegjit dhe shërbimeve (midis
pjesës politike dhe organizative)
 Kolegji:
- përgjegjësia kolektive
- vendimet nga shumica e thjeshtë
- debatet dhe votat janë të fshehta
- edhe Komisionerët në pakicë duhet të mbështesin masat e aprovuara
- vetëm PE-ja mund të shkarkojë të gjithë kolegjin
- por, të akuzuar se shërbejnë si agjentë të ShA-ve të tyre
- nën presidencën e Prodit, kabinetet u reduktuan në 6 vetë (në vend të 9) dhe duhej
të përfshinin më shumë kombësi.
 Drejtoritë e përgjithme
-Rreth 32.000 shërbyes civil/administrative

Kompetencat (organi ekzekutiv i BE-së)


- Nisma legjislative-> fuqinë për të marrë iniciativa (në fusha si buxheti,
Fondet Strukturore, masat kundër diskriminimeve tatimore)
- Menaxhon/administron politikat dhe buxhetin e BE-së dhe alokon fonde
- Zbaton ligjit e BE-së
- Përfaqësues i BE-së në organizatat ndërkombëtare

17
- Garantues i Traktateve
- Në raste specifike, (p.sh., Politika e Konkurrencës): gjykatës, prokuror dhe
juri.
Vendimmarrja në Komision
- Vendimet në Komision duhet të merren me shumicë të votave të Komisionerëve,
të paktën 15 nga 28 anëtarët (para largimit të MB).
- Sidoqoftë, votimi zhvillohet shumë rrallë. Shumica e vendimeve merren në grupe
pune ose me procedurë me shkrim.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së

Roli: Siguron që e drejta/ligji i BE-së interpretohet dhe zbatohet njësoj në çdo vend të
BE-së.
Garanton që vendet dhe institucionet e BE-së i binden të drejtës/ligjit të BE-së.
Përbërja:
a) Gjykata e Drejtësisë: 1 gjyqtar nga secili vend i BE-së, plus 11 avokatë të
përgjithshëm
b) Gjykata e Përgjithshme: 2 gjyqtarë nga secili vend i BE-së.
Themeluar në vitin 1952
Selia: Luksemburgu

 VENDIMI PARAPRAK
Gjykatat në çdo shtet anëtar të BE-së kanë përgjegjësinë për të siguruar zbatimin e
duhur të ligjit të BE-së në atë vend. Nëse një gjykatë nacionale ka ndonjë dyshim mbi
interpretimin ose vlefshmërinë e ndonjë ligji të BE-së, ajo ndonjëherë duhet të kërkojë
këshillë nga Gjykata e Drejtësisë. Kjo këshillë jepet në formë të ‘aktvendimit paraprak’
detyrues. Ky vendim është një kanal i rëndësishëm që qytetarët, përmes gjykatave të
tyre nacionale, të kuptojnë deri ku kanë ndikuar ligjet e BE-së tek ata. Stjuardesat kanë
përfituar disa herë nga rregullat për pagesa dhe të drejta të barabarta nga Gjykata e
Drejtësisë e BE.

 PROCEDURAT E SHKELJES

18
Komisioni ose (në disa raste të rralla) një shtet anëtar, mund të inicojë këto procedura
nëse ka arsye të besojë se një shtet anëtar i caktuar po dështon të përmbushë detyrimet
e veta sipas ligjit të BE-së. Gjykata heton akuzat dhe jep vendimin e vet. Nëse
konkludohet se është fajtor, shteti i akuzuar anëtar duhet të përmirësojë gabimet pa
vonesë, në mënyrë që t’u shmanget gjobave që mund t’i zbatojë Gjykata.

 PROCEDURAT E ANULIMIT
Nëse ndonjë prej shteteve anëtare, Këshilli, Komisioni ose (në kushte të caktuara)
Parlamenti, beson se një ligj i caktuar i BE-së është i paligjshëm, mund t’i kërkojnë
Gjykatës që ta anulojë atë. Këto ‘procedura për anulim’ mund të shfrytëzohen edhe nga
individët të cilët duan që Gjykata të anulojë një ligj të caktuar, sepse ndikon direkt dhe
negativisht mbi ata si individë.

 PROCEDURAT PËR DËSHTIM TË VEPRIMIT


Traktati kërkon që Parlamenti Evropian, Këshilli dhe Komisioni të marrin disa vendime
në rrethana të caktuara. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, shtetet anëtare, institucione të tjera
të BE-së dhe (në kushte të caktuara) individët ose kompanitë, mund të paraqesin ankesë
në Gjykatë, në mënyrë që të regjistrojnë zyrtarisht këtë shkelje.

Gjykata e Llogarive (auditorëve) të BE-së


 Themeluar më 1975 nga Traktati Buxhetor
 28/7 Anëtarë të caktuar nga Këshilli
 Kontrollon buxhetin e BE-së, të ardhurat dhe shpenzimet e Bashkimit
(inspektimi i institucioneve)
 Pavarësi nga Institucionet e tjerë
 Çdo vit prezanton në PE, vitin financiar të kaluar, ku më pas PE-ja aprovon ose
jo, që Komisioni të merret me buxhetin
 I dërgon Këshillit dhe PE-së një deklaratë garancie, se paratë e taksapaguesve të
BE-së, janë përdorur si duhet
 Ka mbështetjen e 760 punonjësve të kualifikuar (260 prej të cilëve janë auditorë).
Selia: Luksemburg

19
Banka Qëndrore Europiane

Roli: Të menaxhojë euron dhe politikën monetare të euro zonës Anëtarë: Bankat
qendrore nacionale të euro zonës
Selia: Frankfurt am Main, Gjermani
Qëllimi i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është të ruajë stabilitetin monetar në euro
zonë, duke siguruar inflacion të ulët dhe stabil të çmimeve për konsumatorin. Inflacioni
i ulët dhe stabil i çmimeve konsiderohet vital për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik,
pasi që ky inkurajon ndërmarrjet të investojnë dhe të krijojnë më shumë vende pune —
dhe kështu rrisin standardin jetësor të evropianëve. BQE është një institucion i pavarur
që i merr vendimet e veta pa kërkuar ose pa marrë instruksione nga qeveritë ose
institucionet e tjera të BE-së.

JAVA 7

Gjykata e Llogarive (auditorëve) të BE-së

Rolet dhe Funksionet:


 Themeluar më 1975 nga Traktati Buxhetor
 28/7 Anëtarë të caktuar nga Këshilli
 Kontrollon buxhetin e BE-së, të ardhurat dhe shpenzimet e Bashkimit
(inspektimi i institucioneve)
 Pavarësi nga Institucionet e tjerë
 Çdo vit prezanton në PE, vitin financiar të kaluar, ku më pas PE-ja aprovon ose
jo, që Komisioni të merret me buxhetin
 I dërgon Këshillit dhe PE-së një deklaratë garancie, se paratë e taksapaguesve të
BE-së, janë përdorur si duhet
 Ka mbështetjen e 760 punonjësve të kualifikuar (260 prej të cilëve janë auditorë).
20
Selia: Luksemburg

Banka Qëndrore Europiane


Roli: Të menaxhojë euron dhe politikën monetare të euro zonës Anëtarë: Bankat
qendrore nacionale të euro zonës
Selia: Frankfurt am Main, Gjermani
Qëllimi i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është të ruajë stabilitetin monetar në euro
zonë, duke siguruar inflacion të ulët dhe stabil të çmimeve për konsumatorin. Inflacioni
i ulët dhe stabil i çmimeve konsiderohet vital për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik,
pasi që ky inkurajon ndërmarrjet të investojnë dhe të krijojnë më shumë vende pune —
dhe kështu rrisin standardin jetësor të evropianëve. BQE është një institucion i pavarur
që i merr vendimet e veta pa kërkuar ose pa marrë instruksione nga qeveritë ose
institucionet e tjera të BE-së

POLITIKA E PËRBASHKËT PËR PUNË TË JASHTME DHE


SIGURI-CFSP/ Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe
Siguri

 Përcaktimi dhe implementimi i politikës së BE-së për punë të jashtme dhe siguri është
kompetenca ekskluzive dhe unanime e Këshillit Evropian dhe Këshillit. Këtë politikë e vë
në fuqi Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri së bashku me shtetet
anëtare, në mbledhjet e Këshillit të Punëve të Jashtm.
 EEAS (European External Actions Service) – Shërbimi i Politikës së Jashtem të BE-së.
 Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri/Zv.President iKomisionit
Europian.
• Bashkimi Evropian zhvillon në Këshilli Evropian, i kryesuar nga Presidenti, definon
politikën e përbashkët për punë të jashtme dhe siguri, duke marrë parasysh interesat
strategjike të BE, duke përfshirë çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen.
• Këshilli dhe sidomos Këshilli i Punëve të Jashtme, merr vendimet e nevojshme për të
definuar dhe implementuar CFSP-në, duke ndjekur udhëzimet e Këshillit Evropian.
• Në përgjithësi, vendimet në këtë fushë merren njëzëri.
• Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë Sigurie kryeson mbledhjen e
Këshillit të Punëve të Jashtme.

21
• Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS) shërben si ministri e jashtme dhe
shërbim diplomatik i Bashkimit Evropian. Përfaqësuesi i Lartë është kreu i shërbimit, i
cili përbëhet nga staf profesional i transferuar nga Këshilli, shtetet anëtare dhe nga
Komisioni Evropian.
• BE-ja ka delegacione në shumicën e vendeve në mbarë botën dhe ato janë pjesë e EEA-
sëmënyrë progresive një politikë të përbashkët për punë të jashtme dhe siguri (CFSP), e
cila u nënshtrohet procedurave të ndryshme në krahasim me fushat e politikave të tjera.
CFSP definohet dhe implementohet nga puna e përbashkët e Këshillit Evropian dhe
Këshillit.

• Objektivat më të gjera të Bashkimit Evropian janë avancimi i demokracisë, sundimi i
ligjit, të drejtat e njeriut dhe liria, respektimi i dinjitetit njerëzor dhe parimet e barazisë
dhe solidaritetit. Për të arritur këto objektiva, BE-ja zhvillon marrëdhënie dhe
partneritete me vendet dhe organizatat e tjera në mbarë botën.

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian

Roli: Të përfaqësojë shoqërinë e organizuar civile Anëtarë: 353 nga të gjitha shtetet
anëtare të BE-së
Selia: Bruksel.
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) është një organ këshillues i Bashkimit
Evropian.
KESE përbëhet nga përfaqësues të organizatave të punëdhënësve, të punësuarve dhe
përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile, sidomos në fushën socio-ekonomike, qytetare,
profesionale dhe kulturore.
Me përfaqësimin e interesave të përgjithshëm, Komiteti i dorëzon opinione Komisionit,
Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Anëtarët e KESE-s nuk janë të lidhur me ndonjë
udhëzim të detyrueshëm dhe ata punojnë për interesin e përgjithshëm të BE-së.
353 anëtarët e KESE-së nominohen me mandat pesë vjeçar nga qeveritë e tyre dhe
emërohen nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Komiteti i Rajoneve
 Roli: Të përfaqësojë qytetet dhe rajonet e Evropës

22
 Anëtarë: 353 nga të gjitha shtete anëtare të BE-së
 Selia: Bruksel
 Komiteti i Rajoneve (CoR) është organ këshillues që përbëhet nga përfaqësues të
autoriteteve rajonale dhe lokale të Evropës.
 Këshilli dhe Komisioni duhet të konsultohen me Komitetin e Rajoneve për
çështje që kanë të bëjnë me pushtetin lokal dhe rajonal.
 Meqë tre të katërtat e legjislacionit të BE-së implementohen në nivel lokal ose
rajonal, ka logjikë që përfaqësuesit lokalë dhe rajonalë të kenë një rol në
zhvillimin e ligjeve të reja të BE-së. Me përfshirjen e përfaqësuesve të zgjedhur
lokalë, të cilët janë ndoshta më afër qytetarëve të Evropës dhe shqetësimeve të
tyre, Komiteti i Rajoneve paraqet forcë për një BE më demokratike dhe më të
përgjegjshme.
 Anëtarët e Komitetit janë politikanë të votuar komunalë ose rajonalë, të cilët
përfaqësojnë një varg të tërë të aktiviteteve të qeverisjes lokale dhe rajonale në
BE. Ata mund të jenë presidentë rajonalë, parlamentarë rajonalë, këshilltarë të
qytetit ose kryetarë komunalë të qyteteve të mëdha.
 Ata nominohen nga qeveritë e BE-së, mirëpo punojnë me pavarësi të plotë
politike.
 Këshilli i emëron me mandat për pesë vjet dhe kanë mundësi për t’u riemëruar.
Komiteti i Rajoneve emëron presidentin nga radhët e veta, me mandat prej dy
vjet e gjysmë.
 Anëtarët e Komitetit të Rajoneve jetojnë dhe punojnë në rajonet e tyre. Ata
takohen në Bruksel pesë herë në vjet për seanca plenare, gjatë të cilave
përcaktohen politika dhe miratohen opinione.
 Komisioni dhe Parlamenti Evropian janë të obliguar të konsultohen me
Komitetin e Rajoneve lidhur me propozimet legjislative në fushat e politikave që
ndikojnë drejtpërdrejt te autoritetet lokale dhe rajonale — për shembull, mbrojtja
civile, ndryshimet klimatike dhe energjia. \Kur Komiteti i Rajoneve merr
propozimin legjislativ, anëtarët diskutojnë atë në seancë plenare, e miratojnë me
shumicë votash dhe nxjerrin një opinion.
 Është me rëndësi se Komisioni dhe Parlamenti nuk janë të obliguar të ndjekin
këshillën e Komitetit të Rajoneve, mirëpo janë të detyruar të konsultohen me të.
 Nëse konsultimi i duhur obligues në procesin legjislativ është injoruar, Komiteti
Rajoneve ka të drejtë të sjellë veprime para Gjykatës së Drejtësisë.
 Gjashtë komisione të specializuara, të cilat përbëhen nga anëtarë të Komitetit të
Rajoneve, përfshijnë fusha të politikave të ndryshme dhe përgatisin seancat
plenare: X Komisioni për Politikën e Kohezionit Territorial (COTER); X

23
Komisioni për Politikë Ekonomike dhe Sociale (ECOS); X Komisioni për Zhvillim
të Qëndrueshëm (DEVE); X Komisioni për Arsim, Rini dhe Hulumtim (EDUC); X
Komisioni për Mjedis, Ndryshim të Klimës dhe Energji (ENVE); X Komisioni për
Shtetësi, Qeverisje, Çështje të Jashtme dhe Institucionale (CIVEX); X Komisioni
për Resurse Natyrore (NAT). Anëtarët e Komitetit të Rajoneve gjithashtu
grupohen në delegacione nacionale, një për çdo shtet anëtar. Ekzistojnë edhe
grupet ndër-rajonale, të cilat inkurajojnë bashkëpunimin ndërkufitar. Përveç
kësaj, ekzistojnë katër grupime politike.

Avokati i Popullit Evropian

Roli: Të hetojë keqadministrimin


Selia: Strazburg
 Avokati i Popullit Evropian shqyrton ankesat në lidhje me rastet
administrimit të dobët apo të dështuar (keqadministrimit) të institucioneve të
BE-së. Avokati i Popullit pranon dhe shqyrton ankesa nga qytetarët, banorët,
bizneset dhe institucionet e BE-së.
 Avokati i Popullit zgjedhet nga Parlamenti Evropian për një mandat pesë vjecar
me mundësi të rizgjedhjes. Me pranimin dhe hetimin e ankesave, Avokati i
Popullit ndihmon për të zbuluar keqadministrimin në institucionet evropiane dhe
organet e tjera të BE-së — me fjalë të tjera, hetimin e rasteve kur institucionet e
BE-së dështojnë të bëjnë diçka që duhet bërë; e bëjnë atë në mënyrë të gabuar,
ose bëjnë diçka që nuk duhet bërë.
 Çdo shtetas ose banor i një shteti anëtar të BE-së mund të bëjë një ankesë te
Avokati i Popullit, ashtu si mund të bëjë çdo shoqatë ose biznes.
 Avokati i Popullit merret vetëm me institucionet dhe organet e BE-së, dhe jo me
ankesat kundër autoriteteve ose institucioneve qeveritare nacionale, rajonale ose
lokale.
 AP operon në mënyrë plotësisht të pavarur dhe të paanshme dhe nuk kërkon ose
nuk pranon udhëzime nga asnjë qeveri ose organizatë.
 AP duhet të informojë institucionin në fjalë në lidhje me ankesën, në mënyrë që
ai të zgjidhë problemin. Nëse zgjidhja e rastit nuk është e kënaqshme gjatë
hetimeve, Avokati i Popullit do të mundohet, nëse është e mundur, të gjejë
zgjidhje miqësore e cila përmirëson rastin e keqadministrimit dhe ofron zgjidhje
të kënaqshme për ankuesin.

24
 Nëse kjo dështon, Avokati i Popullit mund të japë rekomandime për zgjidhjen e
rastit. Nëse institucioni në fjalë nuk pranon rekomandimet e tij, ai mund të
hartojë një raport special për Parlamentin Evropian.

JAVA 9

PROCESI KUSHTETUESE NË BE
• 5 dhjetor 2001 Laeken (Belgjikë):
-Shefat e Shteteve ose Qeverive, miratuan një Deklaratë mbi të Ardhmen e
Bashkimit EUROpian;
-BE-ja pranoi të bëhej më demokratike, transparente dhe efektive dhe të trasonte
rrugën për një kushtetutë;
-Themelimi i “Konventës Europiane;
• 18 korrik 2003:
-Kryesuesi te Konventës (Valeri Jiskar d'Esten) zyrtarisht ia dorëzoi Presidentit të
Këshillit Europian Propozim/Draft - Traktatin e hartuar nga Konventa. Ky
propozim u miratua, me disa ndryshime të caktuara, nga Shefat e Shteteve ose
Qeverive më 17 dhe 18 korrik në Bruksel.
-REFUZIMI I TRAKTATIT KUSHTEUTESE NË REFERENDUME KOMBËTARE
NE FRANCE DHE HOLANDE (MAJ, QERSHOR 2005).
 Traktati për Kushtetutën e BE (referuar zakonisht si Kushtetutë Evropiane ose si Traktat
Kushtetues) ishte një traktat ndërkombëtar i hartuar me qëllim krijimin e një kushtetute të
konsoliduar për BE.
 Ai do të zëvendësonte traktatet ekzistuese të BE me një tekst të vetëm, duke i dhënë fuqi
ligjore Kartës së të Drejtave Themelore, dhe Zgjerimit të Votimit të Shumicës së
Kualifikuar në fushat e politikave të cilat më parë ishin vendosur me unanimitet midis
shteteve anëtare.
 Traktati u nënshkrua në 29 tetor 2004 nga përfaqësuesit e 25 vendeve anëtare të
atëhershme të Bashkimit Evropian. Ai u ratifikua më vonë nga 18 shtete anëtare, të cilat
përfshinin referendumet që miratuan atë në Spanjë dhe Luksemburg.
 Sidoqoftë, kundërshtimi i dokumentit nga votuesit francezë dhe holandezë në maj dhe
qershor 2005 e çoi procesin e ratifikimit.
 Pas rezultateve të referendumit francez dhe holandezë, liderët evropianë vendosën të
mbajnë një "periudhë reflektimi". Si pjesë e kësaj periudhe reflektimi u krijua një "grup
të mençurish" për të shqyrtuar hapat e ardhshëm. Ky grup politikanësh të nivelit të lartë
evropianë - ish kryeministra, ministra dhe anëtarë të Komisionit Evropian - u takuan për
herë të parë më 30 shtator 2006 në Romë.

25
 Më 4 qershor 2007, ky grup, i njohur si “ Grupi d’Amato”, paraqiti raportin e tij. Ata
propozuan të themelohet një Konferencë e re Ndërqeveritare me synimin për të shkruar
një traktat të ri i cili do të rishkruante Traktatin e Mastrihtit, do të ndryshonte Traktatin e
Romës dhe do t'i jepte Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian një status
ligjërisht të detyrueshëm. Traktati i ri do të bazohej në pjesën e parë dhe të katërt të
Kushtetutës, pjesa tjetër e ndryshimeve të Kushtetutës do të arrihej përmes ndryshimeve
në Traktatin e Romës.

- Në mbledhjen e samitit evropian në qershor 2007 (KESHILLI EUROPIAN), Shtetet


Anëtare ranë dakord të braktisin kushtetutën dhe të ndryshojnë traktatet ekzistuese, të cilat
do të mbeten në fuqi. Ata gjithashtu ranë dakord për një mandat të hollësishëm për një
konferencë të re ndërqeveritare për të negociuar një traktat të ri që përmbante ndryshime të
tilla në traktatet ekzistuese (kryesisht Traktati i Romës dhe Traktati i Mastrihtit). Këto
negociata përfunduan deri në fund të vitit. Traktati i ri, i cili më parë ishte referuar si
Traktati i Reformës, u bë Traktati i Lisbonës me nënshkrimin e tij në Lisbonë në 13 dhjetor
2007.

TRAKTATI I LISBONËS (2007/2009)


“TRAKTATI REFORUMUES”
-Titulli i plotë i Traktatit :“Traktati i Lisbonës për Ndryshimin e Traktatit të Bashkimit
Evropian dhe Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian”.
-Traktati i Lisbonës është pra një “Traktat Ndryshues” (Traktat amendamentimi), i cili
përbëhet kryesisht nga ndryshimet e miratuara në traktatet ekzistuese, emri i tij zyrtar
është për këtë arsye “Traktati i Lisbonës për Ndryshimin e Traktatit të Bashkimit
Evropian dhe Traktatit Themelues i Komunitetit Evropian, i nënshkruar në Lisbonë më
13 dhjetor të vitit 2007;
-Traktati i Lisbonës u nënshkrua nga shtetet anëtare të Bashkimit më 13 dhjetor 2007
dhe hyri në fuqi më 1 Dhjetor 2009.
-Amandamentimi i Traktatit te Komunitetit Europian (Traktatit të Romës të vitit
1957/8), i cili u emertuar Traktatit për Funksionimin e BE”, dhe Traktatit të Bashkimit
Europian (Traktatit të Maastrihtit, 1992/3).
-Me Traktatin e Lisbonës (TL), “Karta për të Drejtat Themelore” e Traktatit të
Maastrihtit merr karakter të detyrueshëm;
-Traktati i Bashkimit Europian; Traktati per Funksionimin e BE-së dhe Karta për të
Drejtat Themelore , përbëjnë themelin e së Drejtës së BE-së.
-Përparësia e të Drejtës së BE-së nuk përmendet shprehimisht në Traktat, mirëpo, ashtu
si më parë, kjo buron nga praktika gjyqësore në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit
Europian (kjo trajtohet në deklaratën sqaruese);

26
-Traktati i Lisbonës ka dispozita të rëndësishme në një varg fushash të reja të politikës
që përforcojnë aftësitë e BE-së për të luftuar kriminalitetin tejkufitar ndërkombëtar,
migracionin ilegal, trafikimin e femrave dhe fëmijëve, substancave narkotike dhe
armëve etj.
-Traktati i Lisbonës për herë të parë parashikon dispozita mbi ndryshimet klimaterike
dhe politikën energjetike.
-TBE përcakton objektivat, strukturën, dhe parimet e BE-se ;
- TKE rregullon çështjet qe ndërlidhen me organizimin, funksionimin si dhe fushën e
pergjegjesise dhe te dyja këto traktate kane fuqi te njëjte ligjore.
Reformat kryesore të TL
-Braktisja e sistemit “tre-shtyllësh” të Maastrihtit;
-Procedurat speciale që kanë të bëjnë me politikën e punëve të jashtme dhe të sigurisë,
përfshirë këtu edhe mbrojtjen Europiane, mbeten në fuqi;
-Klauzula e tërheqjes është përfshirë në TL, e cila u lejon largimin shteteve anëtare nga
BE-ja.
-Tërheqja bëhet me marrëveshje. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë, tërheqja është
efektive pa asnjë marrëveshje, dy vjet pas informimit për planin e tërheqjes.
-Nuk ekzistojnë dispozita për përjashtimin e shteteve anëtar nga BE-ja, për shkelje
serioze dhe të përsëritura të traktateve;
-Institcionalizohet posti i Presidentit të Këshillit Europian me mandat 2.5 vite (tkurret
roli i Presidencës rotative);
-Institucionalizohet posti i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të
Jashtme dhe Siguri (merr statusin e Komisionerit; Kryeson Këshillin për Punë të
Jashtme dhe mbështetet nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE –së );
-Presidenti i Komisionit Europian do te zgjedhet nga Parlamenti Europian, i cili se
pari do te nominohet nga Këshilli Europian me shumice te cilësuar duke i marre për
baze rezultatet ne zgjedhjet Europiane parlamentare;
-Këshilli Europian ne një forme nuk e kontrollon me tutje pozitën e Kryetarit te
Komisionit, mirëpo do te mund te bllokonte nominimin e ndonjë kandidati te
papranueshëm.
-Parlamenti fuqizohet me zgjerimin e procedurës së ‘bashkë-vendimarrjes” (“co-
decision).
- Zgjerohet votimi me shumicë të dyfishtë në Këshillin Europian dhe Këshillin e
Ministrave.

27
Gjykata e Drejtësisë se Komunitetit Europian me TL e ka ndryshuar emrin e saj ne
Gjykatën e Drejtësisë se Bashkimit Europian dhe përbehet prej tri organeve Gjyqësore,
Gjykatën e Europiane e Drejtësisë, Gjykatën e shkalles se pare (CFI) e cila me TL behet
Gjykata e Përgjithshme (General Court) dhe Gjykata të specializuara (për momentin
është tribunali i BE-se për shërbime civile) qe mund të formohen ne marrëveshje me
Parlamentin, për shembull në të drejtën e patentës. Juridiksioni primar i Gjykatës
Europiane të Drejtësisë është qe te siguroi qe interpretimi dhe aplikimi i Traktateve
është ne përputhje me te drejtën (ligjin), mirëpo me TL kompetencat janë zgjeruar për
të gjitha aktivitetet e BE sidomos ne fushën e lirisë, sigurisë, drejtësisë dhe disa aspekte
te politikes se jashtme.
-TL ka prezantuar një sistem të ri te votimit i cili ka efekt nga nëntori 2014 , por nuk
u zbatua ne tërësi deri me 2017, dhe i cili e thjeshtëzonte votimin me shumice te
cilësuar, me qellim që të arrije balancin në mes shteteve te mëdha dhe atyre te vogla.
-Në bazë të sistemit të ri, një akt mund të aprovohet me shumicë të cilësuar sipas
parimit të shumicës së dyfishtë, që nënkupton se duhet të përkrahet nga 55% e vendeve
anëtare (15 nga 27), te cilët perfaqesojne 65 % te popullatës se BE-se;
-Minimum prej katër shtetesh (35% e popullsisë) mund të përbëjnë pakicën bllokuesve
(“Kompromisi i Janinës” – lejon qe një grup shtetesh te cilave u mungojnë pak vota për
te krijuar pakicën bllokuesve, të kërkojnë nga Këshilli rishqyrtimin e një vendimi te
marrë me shumicë të cilësuar.
-Ne bazë të TL mbi 40 çështje te rëndësishme kalojnë nga unanimiteti ne votim me
shumice te cilësuar, duke përfshire në tërësi sistemin e drejtësisë dhe atë te punëve te
brendshme. Vetëm ne fushat si tatimet, sigurimi social, te drejtat e qytetareve, gjuhet,
selite e institucioneve dhe politika e jashtme dhe ajo e sigurisë, mbesin me sistemin
unanim te votimit.
-TL iu jep parlamentet e shteteve anëtare më tepër rol në procesin legjislativ në BE;
-Një milion qytetar të BE-së mund të inicojnë procedurë legjislative përmes Komisionit.
NDARJA E KOMPETENCAVE
a) Kompetencat ekskluzive: vetëm BE-ja mund te sjell dhe miratoj akte ligjore
detyruese (bashkimi doganor, rregullat e konkurrencës me qellim te funksionimit të
tregut të brendshëm, politikën monetare në eurozonë, politikat e përbashkëta tregtare
etj).
b) Kompetencat e ndara : BE-ja dhe vendi anëtar mund të sjellin ligje dhe adoptojnë
akte ligjore (kompetencat e ndara në fushën e tregut të brendshëm, disa pjesë të
politikës sociale, bujqësise dhe peshkimit, ambientin, mbrojtjen e konsumatorëve,
transportin, energjinë, fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë etj);

28
b) BE si mbështetës: koordinues apo plotësues i veprimeve të vendit anëtar (fusha e
mbrojtjes dhe përmirësimit te shëndetit të njerëzve, industrisë, kulturës, turizmit,
edukimit, trajnimeve, rinisë, sportit, bashkëpunimit administrativ etj).
Kompetencat speciale
BE mund të ndërmarr masa që të sigurojë që vendet aëntare të BE-së bashkërëndojnë
veprimtarinë e tyre ekonomike, sociale, dhe politikat e punësimit në nivel te BE
(europiane).
- TL përcakton se BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të veprojnë sipas ‘shpirtit të
solidaritetit’ në rast se një vend i BE-së është objekt i sulmeve terroriste ose viktimë e
një fatkeqësie natyrore ose të provokuar nga njeriu;
- TL krijon mundësin e krijimit te zyrës se “Prokurorit Europian”, i cili do të jetë
kompetent që të iniciojë procedure ligjore në rastet kur dëmtohen interesat financiare të
B.E-së, ndërsa Këshilli Europian mund të zgjerojë kompetencat e Prokurorit në luftimin
e krimeve të rënda trans-nacionale me votim unanim.

29
Area Nice Lisbon Reference

Initiatives of the High Representative for Foreign


Unanimity QMV 15b TEU
Affairs

Rules concerning the European Defence Agency Unanimity QMV 45(2) TEU

Freedom to establish a business Unanimity QMV 50 TFEU

Self-employment access rights Unanimity QMV 50 TFEU

Freedom, security and justice – cooperation and


Unanimity QMV 70 TFEU
evaluation

Border checks Unanimity QMV 77 TFEU

Asylum Unanimity QMV 78 TFEU

Immigration Unanimity QMV 79 TFEU

Crime prevention incentives Unanimity QMV 69c TFEU

Eurojust Unanimity QMV 69d TFEU

Police cooperation Unanimity QMV 69f TFEU

Europol Unanimity QMV 69g TFEU

Transport Unanimity QMV 71§2 TFEU

QMV (in 129 TFEU, 283


European Central Bank Unanimity
part) TFEU

Culture Unanimity QMV 151 TFEU

Structural and Cohension Funds Unanimity QMV 161 TFEU

Organisation of the Council of the European Union Unanimity QMV 201b TFEU

245, 224a, 225a


European Court of Justice Unanimity QMV
TFEU

Freedom of movement for workers Unanimity QMV 46 TFEU

30
JAVA 10
RENDI JURIDIK TË BE-së

-Rendi juridik (kuptimi)


-Sistemi juridik (kuptimi)
ECJ/CJEU:
Van Gend en Loos
case of 1963
http://www.ajls.org/doc/7_IZajmi_Takimi_V_Autonomia_Ligjit_Komunitar.pdf

Burimet e të drejtës së BE-së dhe parimet themelore

Burimet primare: Legjislacioni sekondar-Neni 288 i Parimet e përgjithshme


Marrëveshjet/traktetet për Traktatit te Lisbones
themelimin e Komuniteteve

Rregulloret Parimi i autonomise


Parimi i delegimitt/conferral

Direktivat Proporcionaliteti

Vendimet Subsidiariteti

Rekomandimet dhe mendimet Barazia


(karakter jo-detyrues) Të drejtat themelore

31
TRAKTATET SI BURIM I TË DREJTËS SË BE-së

 Traktati i Lisbonës / Karta për të Drejtat Themelore (2009)


https://www.mei-ks.net/repository/docs/Traktati_i_Lisbones_-
_Verzioni_i_Konsoliduar.pdf

 Traktatit i Nicës (2001)


 Traktati i Amsterdamit (1997)
 Trakteti i Mastrihtit (Tr i BE) (1992)
 Traktati i Aktit Unik Europian/Single European Act (1986)
 Traktati i Shkrirjes/Bashkimit – Merger Treaty (1965)
 Traktatet e Romës : BEE/EEC and EURATOM (1957)
 Traktati per Themelimin e Bashkësisë së Thëngjillit dhe Çelikut (1951).

Traktatet e anëtarësimit:
 2013 (Croatia)
 2007 (Bulgaria, Romania)
 2004 (Czech Republic, Cyprus, Estonia, Hungary, Latvia, Lithuania, Malta,
Poland, Slovakia, Slovenia)
 1995 (Austria, Finland, Sëeden)
 1986 (Spain, Portugal)
 1981 (Greece)
 1973 (Denmark, Ireland, United Kingdom).

Rregulloret
 Rregulloret kanë zbatim të përgjithshëm dhe karakter detyrues në tërësinë e tyre
dhe të zbatueshme drejtpërdrejtë.
 Institucionet e BE-së, shtetet anëtare, si dhe personat privat (fizik ose juridik), të
cilët janë subjekt i rregulloreve janë të detyruar t'i zbatojnë ato në tërësi.

32
 Rregulloret zbatohen drejtpërdrejtë në të gjitha shtetet e BE-së dhe për zbatimin
e tyre nuk nevojitet nxjerrja e akteve të tjera ligjore në sistemet kombëtare të
shteteve anëtare.
 Rregulloret kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e njëtrajtshëm të të drejtës së
BE-së, në tërë shtetet anëtare. Rregulloret kanë përparësi ndaj të drejtës së
brendshem
SHEMBUL:https://www.mei-
Direktivatks.net/repository/docs/Rregullorja_(KE)_nr._16432003_e_Parlamentit_Eu
ropian_dhe_e_Keshillit,__date__22_korrik_2003,_qe__ndryshon_Rregulloren_(KE)
_nr._15.pdf.

Direktivat
 Direktivat janë të detyrueshme për shtetet anëtare, vetëm për sa i përket
rezultateve/objektivave që duhet të arrihen.
 Por ato lënë hapësirë që shtetet anëtare të zgjedhin metodat për arritjen e
objektivave në fjalë.
 Autoritetet përkatëse të shteteve në fjalë duhet të nxjerrin akte përkatëse “ose
masa kombëtare implementuese”, për të mundësuar zbatimin e direktivave dhe
përshtatjen e ligjeve të brendshme me objektivat e ngërthyera në direktiva.
SHEMBULL;
https://www.mei-
ks.net/repository/docs/Direktiva_e_Parlamentit_Europian_dhe_e_Keshillit_200759K
E_e_23_tetorit_2007_per_certifikimin_e_makinisteve_qe_drejtojne_lokomotiv.pdf

Vendimet
 Vendimet janë të detyrueshme në plotni.
 Në vendime ceken shprehimisht subjektet ndaj të cilëve zbatohen vendimet;
 Ato nuk janë të detyrueshme për subjekte të tjera (institucionet e BE-së, shtete
anëtare, persona privat etj).
 Një individ mund të thirret në një të drejtë të garantuar me vendim, vetëm nëse
shtetet përkatëse kanë nxjerrur akte të brendshme për zbatimin e vendimit.

33
SHEMBULL:
https://www.mei-
ks.net/repository/docs/2003641KE_Vendim_i_Komisionit,_date_5_shtator_2003,_p
er_perdorimin_e_fotografive_me_ngjyra_dhe_ilustrimeve_te_tjera,_si_paralajme.pd
f.

Rekomandimet dhe mendimet (karakter jo-detyrues)

JAVA 11

PROCEDURAT LEGJISLATIVE/LIGJDHËNËSE NË BE

• Çdo akt ligjor i BE-së mbështetet në një nen të veçantë të traktatit, (‘baza ligjore’
). Traktati përcakton se cilat procedura legjislative duhet të ndiqen si dhe
procesin e vendim-marrjes, duke përfshirë edhe propozimet e Komisionit,
leximet e njëpasnjëshme të Këshillit dhe Parlamentit, si dhe opinionet e organeve
këshilluese. Ai gjithashtu cakton kur është i nevojshëm unanimiteti, dhe kur
është e mjaftueshme shumica që Këshilli të miratojë legjislacionin.
• Miratimi i akteve juridike në nivel të BE-së përfshin institucione të ndryshme,
veçanërisht Komisionin Evropian, Parlamentin dhe Këshillin. Në përgjithësi
Komisioni është propozuesi kryesor për legjislacionin e ri, Këshilli dhe
Parlamenti e miratojnë, ndërsa institucionet tjera kanë rolin e vet specifik në këtë
proces.
• Komisioni mund të merr vetë iniciativën ose edhe me kërkesën e Këshillit, ndërsa
me hyrjen Traktatit të Lisbonës në fuqi, qytetarët e BE-së me anë të peticionit të
cilin e nënshkruajnë 1 milion qytetarë i’a parashtrojnë Komisionit Evropian
kërkesën për marrjen e iniciativës për nxjerrjen e legjislacionit në bazë të
propozimit të bërë në peticion.

1. Procedura e zakonshme legjislative (para hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës


është njohur si procedura e “Bashkë-vendimarrjes”);

2. Procedura e veçantë legjislative.

Procedura e zakonshme legjislative:

34
-Procedura e zakonshme legjislative bazohet në Traktatin për Bashkimin Evropian
(TEU) dhe Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TfEU).
-Parlamenti dhe Këshilli ndajnë pushtetin legjislativ.
-Procedura e zakonshme legjislative është procedura standarde për të gjitha
vendimmarrjet në Bashkimin Evropian, përveç nëse traktatet përcaktojnë ndryshe. Në
raste të tilla, përdoret një nga procedurat e jashtëzakonshme/veçanta të vendimmarrjes.
-Shumica e fushave të politikave përdorin procedurën e zakonshme legjislative. Një
përjashtim i përgjithshëm nga ky rregull është politika e përbashkët e jashtme dhe e
mbrojtjes.

PROCEDURA E ZAKONSHME LEGJISLATIVE

35
Procedura e zakonshme legjislative

Hapi 1: iniciativa
Komisioni Evropian i paraqet një propozim Parlamentit dhe Këshillit.
Hapi 2: miratimi ose ndryshimet
Parlamenti bënë një votim për propozimin. Ekzistojnë dy rezultate të mundshme:
a. PE miraton propozimin;
b. PE ndryshon propozimin Propozimi - ndoshta i ndryshuar - është hedhur përpara
Këshillit.
Ekzistojnë dy rezultate të mundshme:
a. Këshilli miraton propozimin, propozimi miratohet;
b.Këshilli ndryshon propozimin. Këshillit i lejohet të ndryshojë çdo ndryshim të
mundshëm të bërë nga Parlamenti
Hapi 3: propozimi i ndryshuar, leximi i dytë
Propozimi i ndryshuar nga Këshilli i paraqitet Parlamentit. Parlamenti ka katër mundësi:
a. nëse PE nuk merr ndonjë vendim lidhur me propozimin e Këshillit, ajo miratohet;
b. PE miraton propozimin e ndryshuar, ai është miratuar;
c. PE kundërshton propozimin, propozimi nuk miratohet;
d. PE ndryshon propozimin. Parlamenti lejohet të ndryshojë/amandamentojë
ndryshimet/amandamentet e bëra nga Këshilli
Nëse Parlamenti vendos të ndryshojë propozimin, propozimi i dërgohet Komisionit. Komisioni
do të lëshojë një opinion mbi propozimin e ndryshuar, pas së cilës propozimi i paraqitet
Këshillit.
Në Këshill, ka dy rezultate të mundshme:
a. Këshilli miraton propozimin e ndryshuar dhe të rishikuar. Vendimmarrja në Këshill në
këtë pikë varet nga këshillat e Komisionit: - nëse Komisioni lëshon një mendim pozitiv,
Këshilli vendos mbi bazën e votave me shumicë të cilësuar/kualifikuar - nëse Komisioni
lëshon një mendim negativ Këshilli vendos në bazë të unanimitetit;
b. Këshilli kundërshton propozimin, pajtimi fillohet automatikisht
Hapi 4: pajtimi

36
Kur Këshilli në leximin e tij të dytë nuk miraton disa ose të gjitha ndryshimet e bëra nga
Parlamenti, mblidhet një Komitet pajtimi. Komiteti përbëhet nga delegacione të Këshillit,
Parlamentit dhe Komisionit. Bisedimet zhvillohen në bazë të propozimeve të bëra nga
Parlamenti dhe Këshilli në leximet e tyre të dyta përkatëse. Nëse negociatat për një propozim të
ndryshuar nuk përfundojnë brenda gjashtë javësh, propozimi refuzohet.
Hapi 5: leximi i tretë
Parlamenti dhe Këshilli duhet të vendosin për propozimin e ndryshuar. Ata mund të aprovojnë
ose refuzojnë propozimin, ndryshimet nuk lejohen.
Lidhur me procedurat e votimit:
Për çdo hap në procesin e vendimmarrjes, Parlamenti Evropian vendos me shumicë votash. Nëse
nuk përcaktohet ndryshe, Këshilli vendos me shumicë të kualifikuar votash.
Mendimet e detyrueshme: Në fushat e tyre të politikave përkatëse, Komiteti Ekonomik dhe
Social Evropian, Komiteti i Rajoneve, Banka Qendrore Evropiane dhe Gjykata e Auditorëve
duhet të konsultohen për propozimet para se Parlamenti dhe Këshilli të mund të përfundojnë
procedurat e tyre të vendimeve në leximin e parë.

Procedura e pushimit/ndërprerjes urgjente (emergency break procedure)

Me anë të kësaj procedure, një shtet anëtar mund të kërkojë nga Këshilli që të ndërpresë procesin
legjislativ. Propozimi i paraqitet Këshillit Evropian.

Procedura e pushimit/ndërprerjes urgjente mund të thirret përdorët vetëm për propozime/çështje


themelore, në një numër të kufizuar fushash politike (politika e jashtme dhe e mbrojtjes, sigurimi
social, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale).

Përjashtimet: Në një numër të kufizuar sferash politike, Komisioni mund të paraqesë propozime
së bashku me shtetet anëtare, Gjykatën Evropiane të Drejtësisë ose Bankën Qendrore Evropiane.
Në raste të tilla procedura është paksa e modifikuar. Këshilli dhe Parlamenti tani duhet të
informojnë Komisionin për pikëpamjet e tyre në secilin hap të procesit legjislativ dhe ata mund
të kërkojnë nga Komisioni një mendim në secilin hap gjithashtu. Komisioni mund të nxjerrë një
mendim në çdo moment të caktuar në procesin legjislativ me iniciativën e tyre.
Procedurat e votimit, e drejta e ndryshimit dhe rregullat për miratimin ose refuzimin e një
propozimi mbeten të njëjta. Fushat e politikave për të cilat mund të zbatohet ky përjashtim janë:
bashkëpunimi më i ngushtë në çështjet penale;masat lidhur me përdorimin e EURO’s;
bashkëpunimi administrativ në aspektet e sigurisë së punëve të brendshme; veprimet lidhur me
statutin e Gjykatës së Drejtësisë dhe krijimin e gjykatave të specializuara.

Procedura e zakonshme legjislative bazohet në Traktatin për Bashkimin Evropian (TEU) dhe
Traktatin për funksionimin e Bashkimit Evropian (TfEU).

Procedura e zakonshme legjislative është procedura standarde për të gjitha vendimmarrjet në


Bashkimin Evropian, përveç nëse traktatet përcaktojnë ndryshe. Në raste të tilla, përdoret një nga

37
procedurat e jashtëzakonshme të vendimmarrjes. Si rezultat, shumica e fushave të politikave
përdorin procedurën e zakonshme legjislative. Një përjashtim i përgjithshëm nga ky rregull është
politika e përbashkët e jashtme dhe e mbrojtjes.

Fushat e tjera të rëndësishme të politikave ku nuk përdoret procedura e zakonshme legjislative


janë reformat institucionale, politika tatimore, një pjesë e drejtë e politikave sociale dhe një sërë
fushash në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Në praktikë, shumica e propozimeve miratohen në leximin e parë. Arsyeja për këtë është se
institucionet evropiane zhvillojnë diskutime të gjera para se Komisioni të paraqesë zyrtarisht një
propozim

Procedurat e veçanta/speciale legjislative

Procedurat e veçanta legjislative janë në dispozicion varësisht nga çështja/propozimi.


A) Procedura e konsultimi: Këshilli duhet të konsultohet me Parlamentin lidhur me
një propozim të Komisionit, por nuk është e nevojshme të pranojë këshillën e
Parlamentit. Kjo procedurë është e zbatueshme vetëm në disa fusha, siç janë
përjashtimet e tregut të brendshëm dhe ligji i konkurrencës.
B) Procedura e pëlqimit: Parlamenti mund të pranojë ose te refuzojë një propozim, por
nuk mund të propozojë amandamente. Kjo procedurë mund të përdoret kur propozimi
ka të bëjë me miratimin e një traktati ndërkombëtar që ka qënë i negociuar.
Përveç kësaj, ka raste të pakta ku Këshilli dhe Komisioni ose vetëm Komisioni mund të
kalojnë legjislacion.

JAVA 12

BE dhe të Drejtat e Njeriut – Vështrime të përgjithshme

1. Çfarë janë të “drejtat e njeriut”?


2. Si ndahën të drejtat e njeriut?
3. Si mbrohën të drejtat e njeriut?

38
1. Çfarë janë të “drejtat e njeriut”?
Deklarata Univerzale e të Drejave të Njeriut, Neni 1:
“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të
drejta….”…
…themel i dinjitetit dhe mirëqenies të çdo qenjeje njerëzore….
“Të drejtat e njeriut janë norma të cilat mbrojnë njerëzit nga abuzimi
politik, ligjor dhe social”.
“Të drejtat e njeriut përgjithësisht kuptohen si të drejta themelore të
patjetërsueshme të cilat çdo personi i takojnë në mënyrë të qenësishme,
për faktin e thjeshtë se ai ose ajo është qenie njerëzore”.
“Thë thuash se dikush ka të derjtë do të thotë se ai ka mundësinë që, në
dobi të idealeve apo interesave të tij material, të thërret në ndihmë
aparatin e shtërngimit (shtetëror, i cili është ne gjendje gatishmërie për
këtë qëllim” (Max weber).

2. Si ndahën të drejtat e njeriut

“Gjeneratat e të drejtave të njeriut”:


a. Civile/qytetare dhe politike;
b. Ekonomike, sociale dhe kulturore;
c. Kolektive: të drejtatat ambientaliste, të drejtat në zhvillim etj;
d. Të drejtat e gjeneratave të ardhshme….të drejtat e kafshëve.

3. Si mbrohën të drejtat e njeriut


a. Mbrojtja/Domeni kombëtar;
b. Mbrojtja/Domeni ndërkombëtar – Niveli i përgjithshëm/global dhe
niveli rajonal.

39
Mbrojtja e të drejtave të njeriu në hapësirën europiane

1. Këshilli i Europës;
2. Bashkimi Europian;
3. Shtetet anëtare.
Mbrotja e të Drejtave të Njeriut në BE – Karta Europiane e të
Drejtave Themelore

 Traktatet e Parisit dhe Romës (1957), nuk kishin dispozita që


detyronin Komunitetin të mbronte të drejtat e njeriut.
 Traktatet e Romës përcaktonin vetëm katër liritë themelore (të tregut
Europian): lirinë e lëvizjes së personave, mallërave, kapitalit dhe
shërbimeve si dhe parimin e mosdiskriminimit.
 Akti Unik Europian (1986): “shtete përkushtohen për avansimin së
bashku të demokracisë bazuar mbi të drejtat themelore të
garantuara nga kushtetutat e shteteve anëtare, KEDNJ dhe Karta
Sociale Europiane”.

Traktatit për Bashkimin Evropian (Traktati i Mastrihtit)

 Neni 2: Vlerat e BE
“Vlerat themelore të BE-së janë: dinjiteti njerëzor, liria, demokracia,
barazia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut,
përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave ”;
 Neni 3 : Objektivat e BE-së
“Në marrëdhëniet e saj me botën e jashtme, BE kontribuon në
'zhdukjen e varfërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut,
veçanërisht të drejtat e fëmijës, si dhe në respektimin e rreptë dhe

40
zhvillimin e ligjit ndërkombëtar, përfshirë respektimin për parimet e
Kartës së Kombeve të Bashkuara ';
Neni F: “Bashkimi do të respektojë të drejtat themelore, siç
garantohen nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe
Lirive Themelore dhe si rezultat ato nga traditat kushtetuese të
përbashkëta për Shtetet Anëtare,
si parime të përgjithshme të së drejtës së Komunitetit”.
TRAKTATI I AMSTERDAMIT
Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut nga Gjykata e Drejtësisë e
BE-së

• Sipas praktikës së Gjykatës të Drejtësisë të BE-së, të drejtat themelore


paraqesin pjesë integrale e parimeve të përgjithshme juridike të BE-
së.
• Gjykata e Drejtësisë e BE-së është thirrur edhe në
traditën/trashëgiminë kushtetuese të shteteve anëtare dhe nga
udhëzimet e dhëna nga traktatet ndërkombëtare për mbrojtjen e të
drejtave të njeriut të cilat shtetet anëtare i kanë nënshkruar (gjykimet
në Internationale Handelsgesellschaft, dhe Nold v Komision).

• Gjykata e Drejtësisë ka deklaruar që KEDNJ ka një rëndësi të veçantë


(shiko, veçanërisht, aktgjykimet në ERT, C - 260/89, BE: C: 1991:
254, paragrafi 41, dhe Kadi dhe Al Barakaat Fondacioni
Ndërkombëtar v Këshilli dhe Komisioni, C - 402/05 P dhe C - 415/05
P, BE: C: 2008: 461, paragrafi 283).
• Neni F (2) i Traktatit për Bashkimin Evropian (i cili u bë, pas
ndryshimit, neni 6 (2) BE) e kodifikoi atë praktikë gjyqësore.

Traktati i Lisbonës
• Neni 6 (ish-neni 6 TBE) 1. Bashkimi njeh të drejtat, liritë dhe parimet
e parashikuara në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit

41
Europian, datë 7 dhjetor 2000, siç u përshtat në Strasburg , më 12
dhjetor 2007, e cila ka të njëjtën fuqi ligjore me Traktatet.
• PROTOKOLL (nr. 8) NË LIDHJE ME NENI 6 PIKA 2 TË
TRAKTATIT PËR BASHKIMIN EUROPIAN PËR ADERIMIN E
BASHKIMIT EUROPIAN NË KONVENTËN EUROPIANE PËR
MBROJTJEN E TË DREJTAVE DHE LIRIVE THEMELORE TË
NJERIUT (KEDNJ).

Mendimi Këshilldhënës (negative) i Gjykatës së Drejtësisë


së Bashkimit Europian për aderimin e BE në KEDNJ
(18 dhjetor 2014)
- Kërkesa për një Opinion/Mendim këshilldhënës të paraqitur në
Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Europian nga Komisioni Evropian
është formuluar si më poshtë: ‘A është projekt-marrëveshja që
parashikon pranimin e Bashkimit Evropian në Konventën për
Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore në përputhje
me Traktatet (e BE-së).
- Gjykata e Drejtësisë e BE konsideroi se, ashtu siç ishte e drejta e
Komunitetit në atë kohë, BE nuk kishte bazë
ligjore për aderim në KEDNJ. Një aderim i tillë do të ishte në
kundërshtim me sistemin aktual të mbrojtjes së
të drejtave të njeriut të BE-së dhe do nënkuptonte
inkuadrim/përfshierje të BE-së në një sistem
tjetër institucional ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të
njeriut, si dhe përfshierje të normave të KEDNJ
në të drejtën e BE.
- Gjykata e Drejtësisë e BE ka ardhur në përfundim se nëse BE do
aderonte në KEDNJ, do i ipte një mekanizmi gjyqësor ndërkombëtar
të drejtën për të shqyrtuar zbatimin e të drejtës së BE-së.

42
KARTA E TË DREJTAVE THEMELORE E BASHKIMIT
EUROPIAN

- Duke mbajtur parasysh kompetencat dhe detyrat e Bashkimit


Europian si edhe parimin e subsidaritetit, kjo Kartë ripohon të drejtat
që rrjedhin sidomos prej traditave/trashëgimive kushtetuese dhe
detyrimeve ndërkombëtare që janë të përbashkëta për Shtetet
Anëtare prej Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe
Lirive Themelore të Njeriut, Kartave Sociale të miratuara nga
Bashkimi dhe nga Këshilli i Europës si dhe nga jurisprudenca e
Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian dhe Gjykatës Europiane
për të Drejtat e Njeriut.
- Karta interpretohet, në këtë kontekst, prej gjykatave të Bashkimit
Europian dhe të Shteteve Anëtare duke pasur parasysh shpjegimet e
përgatitura nën autoritetin e Presidiumit të Konventës që e hartoi
këtë Kartë dhe të përditësuara nën përgjegjësinë e Presidiumit të
Konventës Europiane.

JAVA 13-14
Procesi i zgjërimit të BE-së dhe Ballkani Perëndimor
Sfondi historik dhe politik
EU në 7 valë zgjërimi – nga 6 në 27/8
Anëtarët themelues: Belgjika, Republika Federale e Gjermanisë, Franca, Italia,
Luksemburgu dhe Holanda.

1) 1973: Danimarka, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar


2) 1981: Greqia
3) 1986: Spanja, Portugalia
4) 1995: Austria, Finlanda, Suedia
5) 2004 : Qipro, Republika Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia,
Lituania,

43
Malta,Polonia, Sllovakia, Sllovenia,
6) 2007: Bullgaria, Rumania
7) 2013: Kroacia

2020: BREXIT: Britania e Madhe largohet nga BE

Sfondi historik dhe politik i zgjërimit të BE-së: Kush mund


të anëtarësohet në BE?
• Neni 2, Traktati i Bashkimit Europian Unioni është themeluar mbi vlerat e
respektimit të dinjitetit të njeriut, lirisë, demokracisë, barazisë, ushtrimit të ligjit
dhe respektimit të të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat e personave që u
përkasin pakicave. Këto vlera janë të përbashkëta për Shtetet Anëtare...
• Neni 49 i Traktatit për Bashkimin Europian: “Çdo vend i Europës mund të
aplikojë për anëtarësim, nëse i respekton vlerat demokratike të BE-së dhe
angazhohet për promovimin e tyre.”
• Neni 41 i Traktatit për funksionimin e BASHKIMIT EUROPIAN:
“Veprimi i Bashkimit në arenën ndërkombëtare orientohet nga parimet që kanë
frymëzuar krijimin, zhvillimin dhe zgjerimin e tij dhe të cilat ai kërkon t’i çojë
përpara në mbarë botën: demokracia, shteti i së drejtës, të drejta dhe liri
themelore të njeriut për të gjithë dhe në mënyrë të pandarë, respektimi i dinjitetit
njerëzor, parimet e barazisë dhe solidaritetit dhe respektimi i parimeve të Kartës
së Kombeve të Bashkuara dhe i së drejtës ndërkombëtare.”
Agjenda e Bashkimit Evropian për zgjerim aktualisht përfshin Ballkanin
Perëndimor, Turqinë dhe Islandën. Të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së kanë
konfirmuar se këto vende kanë “Perspektivë evropiane”.\

 Shqipëria, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Islanda, Mali i Zi, Serbia dhe
Turqia janë vende kandidate.
 Negociatat e anëtarësimit kanë filluar me Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë.

44
 Në samitin e 24 marsit 2020, Këshilli i Ministrave gjithashtu ka rekomanduar
hapjen e negociatave të anëtarësimit me ish Republikën Jugosllave të
Maqedonisë dhe Shqipërinë.
 Negociatat e anëtarësimit me Islandën janë pezulluar në vitin 2013 me kërkesën e
vet shtetit.
 Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë kandidate potenciale.

Kriteret e Kopenhagës
Çdo vend qe kërkon të anëtarësohet në BE duhet të plotësoj kushtet e
përgjithshme të përcaktuara në Traktatin e BE-së. Kriteret e qarta për
anëtarësim u përcaktuan në Këshillin e Bashkimit Europian të Kopenhagës
(1993), të cilat u përpunuan më tej në Këshillin e BE-së të Madritit (1995).
Për t’iu bashkuar BE-së, shteti anëtar duhet të plotësojë tri kritere të
përgjithshme:
1. Kriteret politike: stabiliteti institucional, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e
njeriut, respektimi dhe mbrojtja e pakicave;
2. Kriteret ekonomike: ekonomia e tregut funksionale, kapaciteti për t’u përballur
me presionin e konkurencës dhe tregut të lirë brenda BE-së;
3. Pranimi i Acquis Communautaire.
Në rastin e vendeve të Ballkanit, BE ka dizajnuar kushte të reja për anëtarësim,
përmes “Procesit të Stabilizimit dhe Asocimit”. Këto kushte kanë të bëjnë
kryesisht me bashkëpunimin rajonal dhe politikën e fqinjësisë së mirë.
PROCESI I ANËTARËSIMIT
• Anëtarët e rinjë pranohen me pëlqimin unanim të Shteteve Anëtare të BE-së.
• Kur një vend aplikon për anëtarësim në BE, qeveritë e Shteteve Anëtare, të
përfaqësuara në Këshill, së pari vendosin nëse do të pranojnë apo jo aplikimin.
• Shtetet Anëtare pastaj vendosin, në bazë të opinionit nga Komisioni Evropian,
nëse shtetit që aplikon do t’i japin apo jo statusin e kandidatit si dhe vendosin për
t’i filluar bisedimet e anëtarësimit.

• Ngjashëm, Shtetet Anëtare vendosin kur dhe me çfarë kushtesh të hapin dhe të
mbyllin negoicatat me kandidatin, në të gjitha fushat e politikës, duke marrë
parasysh rekomandimet e Komisionit.

45
• Pas përfundimit të kënaqshëm të negociatave të anëtarësimit, hartohet traktati i
anëtarësimit dhe nënshkruhet nga Shtetet Anëtare dhe nga vendi përkatës
kandidat.
• Parlamenti Evropian, deputetët e të cilit zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët e
BE-së, gjithashtu duhet të japë pëlqimin e vet.
• Pastaj, traktati duhet të ratifikohet nga të gjitha Shtetet Anëtare dhe vendi
aderues, në pajtim me procedurat e tyre të themeluara kushtetuese.

PROCESI I ANËTARËSIMIT
1. Një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE adreson aplikimin e tij në Këshill,
i cili i kërkon Komisionit të paraqesë një opinion. Për këtë kërkesë njoftohet
Parlamenti Europian.
2. Nëse mendimi i Komisionit është i favorshëm, Këshilli Europian mund të
vendosë - me unanimitet - t'i jepet statusi i vendit kandidat.
3. Pas një rekomandimi të Komisionit, Këshilli vendos - përsëri me unanimitet -
nëse negociatat duhet të hapen.
4. Legjislacioni i BE-së (acquis communautaire) është e ndarë në 35 kapituj të
politikave.
5. Para fillimit të negociatave aktuale, Komisioni paraqet një raport ‘screening’
për secilin kapitull.
6. Në bazë të rekomandimit të Komisionit, Këshilli vendos unanimisht nëse do
të hapen apo jo kapituj të rinj të negociatave.
7. Kurdoherë që përparimi gjykohet i kënaqshëm, Komisioni mund të
rekomandojë "mbylljen e përkohshme" të një kapitulli. Këshilli përsëri
vendos me unanimitet.
8. Kur negociatat për të gjitha kapitujt janë përfunduar, termat dhe kushtet -
përfshirë klauzolat e mundshme të ruajtjes dhe marrëveshjet kalimtare -
përfshihen në një traktat pranimi midis Shteteve Anëtare të BE-së dhe vendit
pranues.
9. Vetëm pas pëlqimit të Parlamentit Europian dhe miratimit unanim të
Këshillit, mund të nënshkruhet traktati i pranimit.
10. Pastaj dorëzohet nga të gjitha shtetet kontraktuese për ratifikim, në përputhje
me kërkesat e tyre kushtetuese (d.m.th. ratifikimi nga parlamenti ose
referendumi).

46
Negociatat e anëtarësimit në BE: 35 Kapitujt Kapitulli

Kapitulli 1: Lëvizja e Lirë e Mallrave; Kapitulli 2: Liria e Lëvizjes së Punëtorëve;


Kapitulli 3: E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të ofruar Shërbime. Kapitulli 4:
Lëvizja e Lirë e Kapitalit. Kapitulli 5: Prokurimi Publik. Kapitulli 6: E Drejta e
Shoqërive Tregtare. Kapitulli 7: E Drejta e Pronësisë Intelektuale. Kapitulli 8:
Politika e Konkurrencës. Kapitulli 9: Shërbimet Financiare. Kapitulli 10: Shoqëria e
Informacionit dhe Media. Kapitulli 11: Bujqësia dhe Zhvillimi rural. Kapitulli 12:
Politika e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare. Kapitulli 13: Peshkimi.
Kapitulli 14: Politikat e Transportit. Kapitulli 15: Energjia. Kapitulli 16: Tatimet.
Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare. Kapitulli 18: Statistikat. Kapitulli 19:
Politika Sociale dhe Punësimi. Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale.
Kapitulli 21: Rrjetet Trans-Evropiane. Kapitulli 22: Politikat Rajonale dhe
Koordinimi i Instrumenteve Strukturorë. Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat
Themelore. Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria. Kapitulli 25: Shkenca dhe
Kërkimi. Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura. Kapitulli 27: Mjedisi dhe Ndryshimet
Klimaterike. Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit. Kapitulli 29:
Bashkimi Doganor. Kapitulli 30: Marrëdhëniet me Jashtë. Kapitulli 31: Politika e
Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes. Kapitulli 32: Kontrolli Financiar. Kapitulli 33:
Dispozitat Financiare dhe Buxhetore. Kapitulli 34 – Institucionet. Kapitulli 35:
Çështje të tjera

Zgjerimi drejtë Ballkanit:


Shtetet kandidate

 Shteti

47
1. Shqipëria: Është dhënë pëlqimi për të filluar negociatat (24 mars 2020)
2. Maqedonia (FYROM): Është dhënë pëlqimi për të filluar negociatat
(24 mars 2020)
3. Islanda: Kanë filluar në tetor 2012 dhe janë pezulluar me vullnet të
Islandës (2013)
4. Mali i Zi: Kanë filluar negociatat në nëntor 2014
5. Serbia: Kanë negociatat filluar në janar 2014
6. Turqia: Kanë filluar negociatat në qershor 2010

Shtetet kanditat potencial për anëtarësim në BE

1. Bosnja dhe Hercegovina (2016 Kandidat potencial; 2016 aplikimi për


anëtarësim në BE).
2. Kosova (2016).

Shqipëria
 Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në 28 Prill 2009.
 Në 2012, Komisioni vuri në dukje përparim të mirë dhe rekomandoi që vendit t'i
jepet statusi i kandidatit, në varësi të miratimit të reformave në pritje.
 Ky përparim ishte arritur para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013 të
vendit.
 Në tetor 2013, Komisioni rekomandoi dhënien e Shqipërisë statusin e vendit
kandidat për anëtarësim në BE.
 Në qershor 2014, Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat për BE.
 Në dritën e përparimit të vendit, Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave të
pranimit me Shqipërinë në 2016, 2018 dhe 2019.
 Në qershor 2018, Këshilli ra dakord për hapjen e mundshme të negociatave të
pranimit me Shqipërinë, në qërshor 2019, me kusht që të garantoheshin kushtet
e nevojshme.

48
 Sidoqoftë, si në qershor 2019 ashtu dhe në tetor 2019 Këshilli dështoi të pranojë
hapjen e negociatave të pranimit.
 Pas mbledhjes së Këshillit Evropian në Tetor 2019, Franca dorëzoi një jo-
dokument me propozime për një metodologji të re të zgjerimit.
 Në takimin (online) të Këshillit të Ministrave të BE të 24 marsit 2020 u morr
vendimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut.

Kosova
• Kosova është kandidat potencial (i mundshëm) për pranimin në BE.
• Një Udhëzues për Liberalizimin e Vizave u lëshua në Qershor 2012.
• Në korrik 2018, Komisioni Europian konfirmoi që Kosova kishte përmbushur
kriterin e fundit për liberalizim të vizave.
• Pasi një marrëveshje pikë referimi për normalizimin e marrëdhënieve
('Marrëveshja e Brukselit') u arrit në Prill 2013 nga Beogradi dhe Prishtina,
Këshilli Evropian vendosi të fillojë negociatat për një MSA me Kosovën në
qershor 2013.
• MSA hyri në fuqi më 1 Prill 2016.
• Integrimi i ardhshëm i Kosovës në BE - si ai i Serbisë - mbetet i lidhur ngushtë
me dialogun e nivelit të lartë të lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë, i cili
duhet të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për
normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

49

You might also like