You are on page 1of 7

Prof.

Artan Boriçi
Leksione të termodinamikës
Viti akadamik 2017-2018

Veprimi kapilar

Në këtë leksion do të trajtojmë ndërfaqet lëng-gaz dhe efektet e tyre makroskopike siç është veprimi
kapilar. Fillimisht do të shohim shkurtimisht bymimin termik të lëngjeve.

1 Bymimi termik

Si rregull, lëngjet bymehen me rritjen e temperaturës. Uji përbën një anomali të spikatur, pasi ai tkurret
deri në temperaturën 4o C e pastaj bymehet.

Rrotull një temperature të dhënë ligji i bymimit mund të shprehet matematikisht me anë të barazimit:

∆V
= β∆T ,
V

ku β është koeficienti i bymimit termik. Matjet tregojnë se në temperaturën 20o C koeficienti i bymimit
termik të ujit është 2 × 10−4 për një gradë Celsius.
Zgjerimi termik i lëngjeve mund të matet duke vendosur nje epruvetë me lëng në një zjarr të lehtë,
metodë e cila nuk është e saktë pasi edhe vetë qelqi bymehet prej nxhetësisë. Mënyra më e mirë është duke
mbajtur krahët e një ene komunikuese në dy temperatura të ndryshme, sugjeruar fillimisht prej Dylong dhe
Pëti.

1
Duke matur diferencën e lartësive të lëngut në dy krahët e aparatit, mund të matet bymimi termik i
lëngut.

2 Lagia

Një dukuri e rëndësishme që vrojtohet tek lëngjet e zhytur në tuba kapilarë është këndi i kontaktit të tyre
me enën ku ata ndodhen. Kështu, në figurë paraqiten dy situata të ndryshme kur këndi i kontaktit të lëngut
me enën θ është më i vogël se 90o dhe më i madh se 90o .

Në rastin e parë lëngu e lag enën ndërsa në rastin e dytë ai nuk e lag atë. Kur këndi i kontaktit është zero,
atëhere lagia është maksimale, siç është rasti i ujit në tubat e qelqit. Rasti tipik i moslagies është ai i mërkurit
në gypat e qelqit për të cilin këndi i kontaktit është 139o . Shpjegimi i lagies bëhet me anë të ndërveprimit
molekular të lëngut me enën. Në rast se ky ndërveprim është më i madh se sa ai molekulave të lëngut me
njëra-tjetrën, atëhere ndodh dukuria e lagies.

2
3 Tensioni sipërfaqsor

Diferenca e ndërveprimeve molekulare lëng-qelq dhe lëng-lëng krijon një forcë të ndryshme nga zero
në ndërfaqen lëng-qelq. E matur në njësi të gjatësisë së lakut që mbyll ndërfaqja, kjo forcë quhet tension
sipërfaqsor. Më konkretisht, supozojmë se kemi një shtresë të hollë sapuni brenda një kornize kuadratike
teli me një brinjë të lëvizshme me gjatësi l.

Në mënyrë që kuadrati të qendrojë në barazpeshë duhet që ne të ushtrojmë një forcë F . Prej këtej, forca
në njësi të gjatësisë është F/l. Meqë shtresa e sapunit ka dy anë, rrjedh se forca e tensionit sipërfaqsor σ
është forca e ushtruar vetëm prej njërës anë. Në këtë mënyrë gjendet:
F F
2σ = ⇒ σ= .
l 2l
Le të llogarisim tani punën mekanike W për të zhvendosur telin e lëvizshëm djathtas me madhësinë ∆x:

W = F ∆x = 2l∆xσ .

Në këtë mënyrë puna meknike që kryhet për të zmadhuar sipërfaqen e shtresës së sapunit me S = 2l∆x
jepet me anë të barazimit:
W = σS .

Prej mekanikës ne dimë se gjeometria e një objekti është e tillë që energjia potenciale të jetë minimale.
Në rastin tonë, cila duhet të jetë forma e sipërfaqes për të cilën shtresa e sapunit të kryjë punë minimale? Ky
problem zgjidhet duke kërkuar që madhësia e spiërfaqes së një figure gjeometrike tre-përmasore të jetë min-
imale për vëllim të fiksuar në një vlerë të paracaktuar. Përgjigja merret duke krijuar një flluskë sapuni, e
cila, siç e dimë ka formë sferike.

Tensioni sipërfaqsor i një flluske sapuni

Le të zbatojmë formulën e tensionit sipërfaqsor në rastin e një flluske sapuni në formë sferike me rreze
R. Le të jetë Po trysnia atmosferike brenda dhe jashte fluskës, ndërsa P1 trysnia e lëngut brenda saj.

3
Meqë kemi dy sipërfaqe puna mekanike që duhet për të krijuar flluskën me rreze R jepet me antë të barazimit:

W = 2σ∆S ,

ku S është sipërfaja e sferës me rreze R. Nga ana tjetër, e njëjta punë mund të shprehet me anë të ndryshimit
të trysnive dhe ndryshimit të vëllimit të sferës:

W = (P1 − Po )∆V ,

prej nga duke barazuar anë e majta gjendet:


∆V
2σ = (P1 − Po ) .
∆S
Më tej, duke zëvendësuar madhësitë e vëllimit dhe sferës me anë të formulave të njohura:
4πR3
V = , S = 4πR2 ,
3
gjendet:
1 ∆(R3 ) 1 (R + r)3 − R3
2σ = (P1 − Po ) (P1 − Po ) ,
3 ∆(R2 ) 3 (R + r)2 − R2
ku r është një ndryshim i vogël i rrezes. Duke kryer veprimet në numërues dhe emërues gjendet:
(R + r)3 − R3 R3 + 3R2 r + 3Rr2 + r3 − R3 3R2 r + 3Rr2
= = .
(R + r)2 − R2 R2 + 2Rr + r2 − R2 2Rr + r2
Meqë r është një ndryshim i vogël, rrjedh se kufizat që përmbajnë r2 mund të neglizhohen, prandaj:
R
2σ = (P1 − Po ) .
2
Në rasin e një bule uji të mbushur me lëng kemi vetëm një sipërfaqe prandaj tensioni sipërfaqsor është dy
herë më i madh:
R
σ = (P1 − Po ) .
2

4
Për shembull, në qoftë se tensioni sipërfaqsor i një pike shiu me diametër 2mm është 5 × 10−5 N/mm,
ndryshimi i trysnisë është:

2σ 2 × 5 × 10−2 N/m
P1 − Po = = = 100P a = 10−3 atm .
R 10−3 m

4 Veprimi kapilar

Në figurën e mëposhtëme është sjellë rasti i një gypi të ngushtë kapilar me rreze r të zhytur në një lëng
që lag faqet e enës nën këndin θ.

Vrojtimi tregon se lëngu ngjitet në gyp në një lartësi h, të cilën duhet ta llogarisim. Nga analiza e tensionit
sipërfaqsor në një bulë uji u gjet se ndryshimi i trysnive atomosferike dhe të lëngut menjëherë poshtë meniskut
∆P jepet me anë të shprehjes:

∆P = ,
R
ku R është rrezja e kurbaturës së meniskut. Nga figura rrjedh se rrezja e gypit kapilar jepet me anë të rrezes
së kurbaturës me anë të kosinusit të këndit të lagies θ:

r = R cos θ ,

prandaj:
2σ cos θ
∆P = .
r

5
Nga ana tjetër ndryshimi i trysnisë jepet me anë të energjisë potenciale të shtyllës së ujit me lartësi h në njësi
të vëllimit:
∆P = ρgh ,

ku ρ është dëndësia vëllimore e lëngut në enë. Duke barazuar anët e majta të dy shprehjeve të ndryshimit
të trysnisë gjendet se lartësia në të cilën ngjitet uji në gypin kapilar jepet me anë të shprehjes:

2σ cos θ
h= .
ρrg

Ky rezultat është i përgjithshëm dhe nuk varet prej faktit se u nxor për një lëng që lag enën. Në rastin e
një lëngu që nuk lag faqet e enës, siç është rastit i mërkurit, formula mbetet po ajo.
Shembull. Për të ilustruar idenë, le të llogarisim disnivelin e lartësive në dy tuba kapilarë me diametër
2mm, njëri i zhytur në një enë me ujë dhe tjetri në një enë me mërkur. Duke ditur se për ujin tensioni
sipërfaqsor është 0.05N/m, këndi i lagies 0o dhe dëndësia vëllimore 103 kg/m3 , atëhere:

2 × 0.05 cos 0
h1 = = 0.01m .
103 × 10−3 × 9.81

Për mërkurin, tensioni sipërfaqsor është 0.3N/m, këndi i lagies 139o dhe dëndësinë vëllimore 13.6 ×
103 kg/m2 , prandaj:
2 × 0.3 × cos(π139/180)
h2 = = −0.004m .
13.6 × 103 × 10−3 × 9.81
Prej këtej rrjedh se disniveli është 1.4cm.

6
Problema

1. Me të dhënat e grafikut të bymimit termik të ujit, të ndërtohet grafikut i koeficientit të bymimit termik
të ujit në varësi të temperaturës.

2. Një gyp kapilar me diametër 1mm zhytet në një tretësirë të holluar sapuni. Të llogaritet tensioni
sipërfaqsor i tretësirës në rast se ajo ngrihet 0.45cm në gypin kapilar.

3. Një shtresë e hollë tretësire sapuni ka formë drejtkëndore me përmasa 2cm × 8cm. Të llogaritet forca
që ushtron shtresa e sapunit në brinjën më të shkrutër. Cila është puna mekanike që duhet kryer për
të zhvendosur brinjën me 5cm?

4. Dy pllaka qelqi zhyten në ujë dhe vendosen 1mm larg njëra-tjetrës. Të llogaritet lartësia i ujit ndërm-
jet pllakave në lidhje me sipërfaqen e ujit në enë. Për këtë, të nxirret fillimisht tensioni sipërfaqsor i
një shtrese të hollë uji në formë cilindri me rreze R dhe lartësi d duke ndjekur të njëjtin arsyetim si
në rastin e shtresës sferike.

5. Në skajet e një gypi të hollë qelqi formohen dy flluska sapuni me diametër 2cm dhe 5cm. Të llogaritet
ndryshimi i trysnisë ndërmjet skajeve të tubit. Çfarë ndodh si pasojë e këtij ndryshimi trysnie?

You might also like