You are on page 1of 33

1

HngffcvHhhddhhdhdhKURS I

PARIMET E PERGJITHSHME TE IMAZHERISE.PERFTIMI I IMAZHIT


RADIOLOGJIK.FILMAT RADIOLOGJIK.

Hhgg
Radiologjia eshte dega e mjeksise qe perdor imazhet radiologjike per diagnostikimin dhe
mjekimin e semundjeve tek njerezit dhe kafshet.

Imazhet e perftuara duke perdorur rrezatimin e jonizuar (qe perftohet me prodhimin e rrezeve
X,),por pa shtuar substance kontrasti sic eshte barium ose Jodi—quhet radiografi konvencionale
ose plane.Avantazhi I radiografise konvencionale eshte qe eshte jo e kushtueshme dhe mund te
behet kudo edhe duke perdorur aparatura levizese.

Ato kerkojne nje burim qe te perdori X-ray(dmth X-ray machine),nje metode per te regjistruar
imazhin(nje film,nje kasete ose nje plan fotosensitive dhe nje rruge per te
procesuar(perpunuar) imazhin e regjistruar,duke perdorur ose substancat kimike ose lexuesin
dixhital.

Radiografia konvencionale(tradicionale) perdoret me shpesh:

-Radiografia toraxit,abdomenit,per skeleton(frakturat)

Disavantazhet e radiografise konvencionale jane :


2

-range I kufizuar I densitetit

-perdorimi I rrezatimit jonizues

5 densitetet baze:
1 –ajri I cili paraqitet me I zi(I erret)

2-dhjami I cili paraqitet me nje hije te lehte,gri e lehte

3-indet e buta dhe fluidet (lengjet)---kane te njejtin densitet si densiteti I radiografise

4-calciumi I cili gjendet ne kocka---I bardhe

5-metalet(I cili paraqitet me I bardhi)----proteza te ndryshme.

Dega e radiologjise ka 100 vjet qe eshte aplikimim dhe qe atehere ka marre nje zhvillim te
vrullshem .

Fillesat e saj jane qe me 1895 .Wilhelm Rontgen(Wurburg –Gjermani) I quajti X-ray ,duke
perdoruar simbolin X---qe do te thote I panjohur.

Sot ,si ne 1895 –radiografia konvencionale (zakonisht te shkurtuara X –ray),jane te prodhuara


nga nje kombinim I jonizimit te rrezatimit dhe drites duke goditur nje siperfaqe fotosensitive,te
cilat ne kthim prodhojne nje latent image(imazh te fshehur),I cili me pas procesohet (ose
perpunohet).Si fillim perpunimi eshte ne nje dhome te erret ,ne nje ene te posacme me
kimikate te ndryshme te cilat zhyten(rrine) dhe pastahj nxirren dhe thahen.

*ndonjehere kur duhen per shpejtesi filmat interpretohen edhe pa u thare,dhe ka egzistuar
termi wet reading

Kjo vazhdoi per shume dekada por kishte 2 pengesa:

1-kerkonte nje hapsire shume te madhe per magazinimkn e cdo filmi.

2-filmat radiografik duhet te ishin vetem ne nje vend dhe kohe.

Keshtu qe u fut radiografia dixhitale,ne te cilen filmi radiografik u zevendesua me nje


fotosensitive kasete (kasete te ndjeshme ose pllake qe perpunohet nga nje lexues elektronik
dhe rezultati I imazheve mund te ruhet ne nje format dixhital.

Keto imazhet mbahen ne nje server komjuteri ,ku ruhen dhe mund te komunikohen dhe me te
tjeret.

Ky system eshte quajtur PCAS-picture archiving communications and storage.


3

Rrezet
Jane nje menyre speciale e levizjes se materies.

Ne menyren se si ato perhapen I ndajme:

A) Rrezet elektromagnetike
B) Rezet X jane vibrime elektromagnetike ,po keshtu jane edhe rrezet ultraviolet ,rrezet e
diellit ,rrezet hertziene,ne telefon,RTV,ndahen ose dallohen nga gjatesia e vales dhe
frekuences.

Sa me e shkurter te jete rrezja aq me e madhe eshte energjia.

Rrezatimet korpuskulare jane direct jonizante.

Filmi Radiografik
Eshte nje material prej celuloze (acetil acetat)0.15-0.25 mm ose nje polyester.

Nga nje ane dhe tjetra ka nje shtrese adeziv :fotosensitive,e formuar nga bromura e argjendit
dhe nje shtrese mbrojtese.Filmat Radiografik kane dimensione te ndryshem

13/18,18/24,24/30,30/40,35/35,35/40 cm

Kurse per radiografite dentare.Ato ruhen ne kuti te mbyllura mire,te ruajtura nga drita.

-Kaseta

-dhoma e erret.
4

KURS II

METODAT DIAGNOSTIKE.RADIOGRAFIA.EKOGRAFIA,CT(SCANERI),MRI

SKOPIA
Ne egzaminimet radiologjike konvencionale,perdoren termat erresim(opacitet) dhe
sqarim(transparence).Keto terma I pergjigjen gjithashtu egzaminimit radioskopik(fluoroskopik).

Si erresime paraqiten strukturat normale ose patologjike qe depertohen me pak nga rrezatimi
Rontgen.Si rezultat ne ekranin e skopise bie me pak rrezatim ne vendin qe I pergjigjet ketyre
strukturave ne ekran ndricon pak dhe formacionet duken te errata.

Si sqarime paraqiten strukturat normale ose patologjike qe mbajne me pak rrezatim dhe per
pasoje ekrani I skopise ne vendin qe I korrespondon ketyre ndryshimeve ndricon me
teper,prandaj quhet sqarim.

Formacionet opake jane kockat,tumoret e mushkerise,formacionet lichidiene ne


mushkeri,abceset,cistet e kockave.

RADIOGRAFIA

Ne radiografi imazhi qe perftohet eshte negativi I radioskopise.Prandaj ne grafi erresimet duken


te bardha dhe sqarimet quhen imazhe te zeza.
5

Meqenese I permbahemi gjithmone terminologjise se skopise,per imazhet e bardha ne grafi


thuhet erresime,kurse per imazhet e zeza ne grafi thuhet sqarime.

Erresimet dhe sqarimet ne patologji te ndryshme kombinohen ne forme te ndryshme dhe


paraqesin forme,madhesi,konture,homogjenitet etj te ndryshme,te cilat jane ne baze
diagnostikimit te semundjeve te ndryshme ne radiologjine konvencionale.

EKOGRAFIA
Ne egzaminimet ekografike formacionet anatomike normale ose patologjike paraqesin shenja
te cilat ne terminologji emerohen formacione/zona :anekogjene,hiperekogjene,hipoekogjene.

Formacionet anekogjene duken ne monitor si zona te zeza dhe I korrespondojne zakonisht


formacioneve anatomike qe kane likuid(lengje)

Formacionet hipoekogjene duken si zona te zeza ,por qe kane structure ekogjene ne


brendesi(tumoret e ndryshen ne melvi,veshka)

Formacionet hiperekogjene quhen formacionet qe reflektojne ultratingullin dhe qe ne monitor


duken te bardhe: ne guret e ndryshen-colecist,veshke,kocke)

Formacionet hiperekogene ose hipoekogene ndonjehere perkufizohen ne raport me indin


normal perreth.Pershembull organet parenkimatoze kane aspect ekografik karakteriristik qe
emerohet si structure parenkimatoze te organit.Kur ne ekografi duket nje zone parenkimatoze
e organit me e zeze se aspekti I organit parenkimatoz ----quhet formacion hipoekogen.

Kur formacioni patologjik k ate njejtin erresim ne monitor quhet izoekogen dhe eshte e veshtire
te dallohet nga indi normal.

CT
Terminologjia e perdorur eshte formacione/zone :

-Hipodense

-izodense

-hiperdense

Ne CT densiteti I formacioneve anatomike ose patologjike matet me perpikmeri .Ne baze te


shkalles se gri t e densitetit te formacionit mund te flitet per formacione;hipodense me densitet
te larte,te ulet etj..
6

Uji e ka densitetin zero,dhjami -100 dhe -200,exudatet e ndryshem +10 deri +20,hiper +50
UH,Kockat mbi 400 UH(UNITE HAUNSFIELD)

Per terminologjine e perdoruar ndonjehere eshte ne raport me aspektin normal te formacionit


anatomic.

Pershembull CT hepari paraqet aspect te caktuar .Nese CT shihet nje formacion I cili duket me
dens(I bardhe) se imazhi I heparit quhet formacion hiperdens ne hepar.,ose hipodens kur duket
me dens(I zi) ne hepar(psh cistet ne hepar)

RM
Perdoren terma per formacionet me sinjal te larte ,hipersinjale(hiperintense)dhe formacione
me sinjalte ulur-hiposinjal(hipointens)

Ne kete rast imazhet duken te bardhe kur jane hipersinjale dhe te errata kur jane hipersinjale.

Edhe ketu pershkrimi I tyre I behet ne baze te forms,madhesise ,lokalizimit,raportit me


formacionin e tyre perreth.

KURS III
RREZET X.EFECTET E RADIACIONIT.MBROJTJA NGA RREZATIMET.

Rrezet X------jane rreze jonizante.

Doza e radiacionit ose dozimetria eshte nje factor I rendesishem ne studimin e


fenomeneve biologjike te shkaktuara nga rrezatimi.Fotonet X,prodhojne ne cdo
organizem te gjalle,efecte biologjike te shkalleve te ndryshme ne raport me sasine e
radiacionit.

Mbas aktivitetit nuclear te Cernobil(Ukraine) 1986,eshte rritur shume interesi I


studimeve dhe efecteve te radiacionit mbi shendetin.

*Rrezatimet nejonizante------drite,valet e radios.

*Rrezatimet ionizante---------Rezet X,gama.

Rrezet jonizuese kane gjatesi max 100 nanometer.Frekuenca max 3x10 fuqi 5,Hertz.

Efectet ne organizem te radiacionit.


Syri -----Katarakta

Gl tiroide----akumulimi I jodit radioaktiv,Ca


7

Mushkerite ----Ca

Stomaku-----Ca gastrik

Lekura-----eritem,djegje,Ca

Organet e riprodhimit-----sterilitet

Palca-----leucemi akute,

Klasifikimi sipas sensibilitetit

I madh

kristalini

gonade

palce

shpretke

timus,gjendra limfatike

I mesem

Lekura

Organet e mezodermes(melci,zemer,mushkeri)

E vogel

Efectet jane :akute dhe kronike.

Eshte shume e rendesishme njohja me saktesi e dozes se marre nga


individet ne inde .Me ne fund matjet e dozave te rrezatimit lejojne qe te
iradiohen fokaret patologjike,shpesh me natyre neoplazike,me dozat e
duhura per te perftuar qellimin terapuetik,dhe mundesia e ruajtjes se
indeve te shendosha perreth.

Metodat dhe masa matje te sasise se cilesise se rrezeve X.

Cilesia e fotoneve X.

-Karakterizohet nga energjia e tyre,fascikuli I rrezeve X eshte polikromatik


8

-Vleresohet kryesisht nga spektometria.

Ne praktike shprehet ne mm,qe I pergjigjet pergjysmimit te intensitetit te


fascikulit te fotonit X.

Energia eshte e shprehur ne KeV ose MeV

MATJET E SASISE

1-Doza e dozimit

2-Doza e absorbibimit

3-Doza ekuivalente.

A)Gy(gray)=100 rreze

B)efectet biologjike,doza e absorbimit matet me rem ose me SV(Sievert)1


Sv=100rem

Proteksioni(Ruajtja)

Jane fixuar doza qe mund te suportohen per organizmin.

-100Mr /jave

5 rem/vit

50 rem deri ne 30 vjet

200 rem per gjithe jeten

Per popullsine nuk duhet te kaloje 150 mrem ne vit

Mjeket radiologe dhe asistentet ;LEUCEMI,INFERTILITET.

*Masat:

-Filtrimi –cdo tub radiacioni ,duhet te kete nje filter me 2mm

-Lokalizimi-eshte limiti I sip qe duhet exploruar.

-Teknika e voltazheve te larte---ulet rrezatimi.


9

-Distanca—e rendesishme eshte 60-70 cm nga I semuri

-Dispozitivet e mbrojtjes – mbulohet nje pjese e trupit ,kaucuku I plumbit

-Filmat dhe ekranet:me sensibilitet max-qe ulin doza e rrezatimit

Kurs IV

Kontrastet artificial ne imazheri.Reaksionet nga contrastet.Kujdesi per


pacientin.
Substancaat e kontrastit kane si qellim rritjen e sensibilitetit te nje metode imagjistike,per te
vizualizuar disa struktura ,te cilat nuk mund te shihen pa perdorimin e ketyre substancave si
dhe vizualizimin me te mire te lezioneve,per mire diagnostikim.Ato jane present si ne radiologie
klasike ashtu dhe ne ate te metodave

Ne radiologjine klasike,mund te ndahen sipas tipit te modifikimit te imazhit:ne substanca te


cilat realizojne kontrast positiv dhe substanca qe reajizojne kontrast negativ.

Substancaat te cillât realizojne kontras positiv jane :sulfati i bariumit (BaSo4)dhe substancat e
jodizuara.Keto substanca rrisin absorbimin e rrezeve X.Kontrasti negativ echte i realizuar
nepermjet ajrit.
10

Sulfate i Bariumit-perdoret per ekplorimin e traktit digestiv,tranzitit ezogastroduodenal etj.Nuk


eshte i rekomanduar ne rastet e suspektit per fistula digestive,perforacione.

Precipitimi i sulfate te bariumit formon konglomerate te cilat mund te agravojne -obstruksionin.

Substancaat e kontrastit qe permbajne Jod:

Jane substance qe perdoren per te tjjera lumens,ose per luumenet digestive ne rastin e
kunderindikacionit te BaSo4.

Keshtu perdoren per opacifikimin e eneve te gjakut(arteriografi,flebografi),rrugeve


bilare(kolangiografi)

Rrugeve urinare(urografia,cistografia,uretrografia. Artikulacioneve:artrografia

Tub digjestiv-egzaminime komplexe CT-fistula.

Filluan te perddoren gjeresisht ne 1950,me dallent e kriperave te acidité benzoik trijodat,por


que shkaktojne sume efekte sekondare:1-Toxicitet,2-Shok anafilaktik.(ne injektimin I.V.

Ne vitin 1970 dolen substance kontrasti qe permbajne jod,por duke shkaktuar reaksione
secondary me pak,por gjithsesi me osmolaritet dy here me te larte se ai i plasmas

Ne vitet 80 dolen substancat e kontrastit non- jonike,me nje osmolaritet afersisht te njejte me
ate te palmes.Avantazhi isthme tolérance rhume e mire,ne injection I.v.dhe rritjen e sigurqse se
jetes se patientait .Cmimi i larte i ketyre substantive ishte dizavantazh.

Injeksioni I.V i sub.te kontrastit jodate prodhojne opacifikimin e eneve te medha,e cila ndiqet
me opacikimin e kkapilareve te parenkimes dhe ne fund eliminimi nag organizmi(koha
exctretuese)

Eliminimi i substance te kontrastit behet nepermjet veshkes(filtrimit glomerular);koha e


pergjysmimit eshte afersisht 2 ore,dhe ne 4 ore eshte eliminuar 75% e substances.

Efektet secondary -shfaqen kryesisht ne injeksionet I.V,por jane te rallia me pak se 1%,per
totalin e injeksioneve.

Sipas mekanimit klasifikohen ne : IDIOSINKRAZIKE CHEMOTOKSIKE.

Reaksionet idiosinkrazike jane reaksione anafilaktike-te cilat nuk varen nga doña ose koncetrimi
i substances se kontrastit.(jane te iplikuara reaksionet alergjike)
11

Reaksionet chemotaksike jane reaksione qe varen pga ddoza .Keto substanca kane
karakteristikat fiziolohjike te cdo substance(osolaritate,viskozitate)

KURS NUMER 5

IMAZHERIA E APARATIT RESPIRATOR

Semiotika imazherike

Aparati respirator e merr origjinen nga nje syth endodermik me mezodermen perkatese e cila I jep
origjinen te gjitha elementeve epiteliale, ndersa tjetra formon indin lidhor pulmonar. Zhvillimi I te dyjave
eshte I n dervarur dhe I nderlidhur. Pjekja eparenkines pulmoinare ndodh perms disa stadeve gjate
shtatezanise. Frymemarrja ndodh rreth javes 26 dhe strukturat alveolare perkatese arrijne pjekjen e
plote ne fund te jetes intrauterine. Maturimi I te gjitha aparatit respirator vazhdon edhe gjate femijerise.

Pleura:

Mushkrite jane te veshura nga nje membrane e ndritshme e holle, pleura parietale, qe bashke me
pleuren viscerale te ngjithur me pulmonin formojne qesen pleurale. Dy cipat jane ne kontakt me njera
tjetren dhe vazhdojne bashkarisht, duke formuar ne nivelin e hiluseve pulmonare dhe inferiorisht
ligamentin pulmonary inferior. Dy cipat (0,3-0,4 mm) jane ne kontakt te ngusht, por mund te rreshqasin
mbi njera tjetren fal nje sekrecioni te holle seroz qe vendoset midis tyre.

Ndarja segmentare e lobeve:

Dy skizura te medha oblike ndajne dy pulmone ne lobet superiore dhe inferior, ndersa e te djathte nje
skizure e vogel horizontale ndan lobin e mesem nga ai superior. 5 bronket lobare u japin origjine 20
bronkeve segmenare. Ne radiografi ne projeksionin postero-anterior (P-A) per interes praktik, toraksin
mund ta ndajme ne 4 zona apo fusha pulmonare:
12

1) Apeksi (mbi klavikul)


2) Fusha superiore (midis klavikules dhe segmentit anterior te brinjes III)
3) Fusha e mesme (segmenti anterior I brinjeve III-V)
4) Fusha inferiore (nen harkun anterior te brinjes V)

Aspekti imazherik normal I organeve te frymemarrjes:

Rrezet RÖNTGEN duke kaluar neper musheri, projektojne te ekrani I radioskopise ose filmi I radiografise
jo vetem imazhin RÖNTGEnologjik te mushkerive por edhe te gjithe formacioneve te tjera anatomike te
toraksit: sic jane: indet e buta extratorakale, skeleti I toraksit, organet e mediastinit, pleura dhe
diafragma.

Semiotika e pergjithshme imazherike e semundjeve te organeve te frymemarrjes.

Cdo proces patologjik ne mushkeri con ne ndryshime te madhesise, forms se fushave pulmonare,
vizatimit pulmonar, qartesise se fushave pulmonare (bronkeve dhe limfoglandulare). Praktika jokorrekte
per te vizituar te semurin te veshur mund te jape rezultate te gabuara, duke marre per hije patologjike
sendet e ndryshme qe ka I semuri ne veshjen e tij (komca, monedha, stilograf)

*Ndryshime te madhesise dhe te formes se fushave pulmonare.

Keto ndryshime mund te shfaqen me nje zvogelim ose me nje zmadhim te volumit te mushkerise.
Zvogelimi I volumit te mushkerise ndodh si rezultat I atelektazes, mund te ndodh edhe nga spostimi I
mediastinit ose nga ngritja lart e diafragmes. Zmadhimi I volumit te mushkerise -> emfizem, ne
retraksionin e mediastinit ose ne uljen poshte te diafragmes.

*Ndryshe ne vizatimin pulmonar.

Ze nje vend te rendesishem ne diagnozen e shume semundjeve te mushkerive dhe zemres. Keto
ndryshime mund te jene 3 llojesh:

- Varferim te vizatimit pulmonar


- Perforcim te vizatimit pulmonar
- Deformim te vizatimit pulmonary

Ndryshime ne qartesine e fushave pulmonare.

Erresimet ne mushkeri shkaktohen nga zevendesimi I ajrit te alveolave pulmonare me nje produkt
patologjik (transudate, eksudat, ind, granulacioni ose tumoral)

Ndahen ne 5 grupe:

- Erresime nga infiltracioni (pneumoni TBC)


- Erresimi nga neoformacioni (tumore)
- Erresime nga atelektazia
- Erresime nga I.M
- Erresime nga edema pulmonare kardiogjene

Opacitete modulare ose massive.


13

Nodujt pulmonar percaktohen si formacione te rrumbullaketa me diameter maksimal jo me te madh se


10 mm. kur ato e kalojne kete permase flitet per opacitete te rrumbullaketa qe mund te arrijne edhe
permasa te konsiderueshme qe formojne mas ate verteta pulmonare me diameter me te madh se 6 cm.
fprmacionet qe kalojne keto permasa mbi 6 cm quhen masa pulmonare – ne pergjithesi jane me natyre
neoplazike, por dhe beninje sic jane Abceset, kiste nga ekinokoku, versamente pleurale.

Opacitetet nodulare ndahen ne mikronodulare (1-3 mm).

Imazheri e Aparatit Kardio-Vaskular, kursi VI

Sematike imazherike

Zemra ndodhet ne pjesen e mesme te zgavres se kraharorit, ne nivelin e vertebres T5-T8, zemra peshon
mesatarisht 250-350 gr. Ka formen e nje koni, me bazen e tij te pozicionuar lart dhe kulmin poshte.
Zemra ka zakonisht madhesine e grushtit 12 cm e gjate, 8 cm e gjere dhe 6 cm e trashe. Atletet e
miretrajnuar mund te kene nje zemer shume me te madhe per shkak te ushtrimit te muskujve. Zemra
ndodhet ne mediartinum 2/3 majtas dhe 1/3 djathtas nga qendra. Tek te porsalindurit peshon vetem
20-30 gr. Eshte nje organ muskulor me 4 shtresa:

- Perikardi (nje mbeshtjellje fibroze)


- Miokardi – muskuli I zemres --> ne interiorin e tij eshte I veshur nga endokardi, ndersa ne
osterior gjendet epikardi.

Pompa kardiake ka 4 dhoma:

- Atriumi I djathte dhe I majte me mure te holle dhe ventrikuli I djathte dhe I majte me mure me
te trashe.

Ndermjet dhomave ka rruge komunikimi.


14

Ndermjet atriumit te majte dhe vertikulit te majte -> Valvul Mitrale, ndermjet vertikulit te djathte
dhe atriumit te djathte -> Valvul tukuspite

Nga ventikuli I djathte del Arteria Pulmonare ne valvulen e saj.

Nga ventikuli I majte tek Aorta.

Funksioni I mire I aparateve valmike favorizon mbushjen me gjak te zemres ne periudhen e repaos
(pushimit). Diastola dhe kontraklima (sistola) ne qarkullimin e madh dhe te vogel eshte I vetmi
organ muskulor qe kontraktohet ritmik pa nderprerje nga jeta embrionale deri ne vdekje.

Automatizmi kardiak eshte I siguruar nga nje qender e specializuar, nodul sinusal ne atriumin e
djathte nga I cili nisim stimul kardiak dhe transmetohet ne nodusin atro-ventrikular (I cili gjendet ne
septin introventikular dhe rrjeti Purkinje. Pompimi I gjakut realizohet nga miokardi. Kontrantimi
realizon kalimin e gjakut nga ventrikujt ne arteret pulmonare: respektivisht Aorte-etapa e Listoles.
Mbas kontratimit vijen diastole, kur gjaku vjen ne atriumin nga vena Kave superiore dhe inferiore
dhe nga venat pulmonare, pastaj ne ventrikuj.

RADIOGRAFIA

Ne projeksionin standard torakal P A raporti I diametrit kardiak ndaj atij te brendshem torakal
maksimal nuk duhet te jete me I madh se 50 % ne filmin e regjistruar ne inspirim te plote.

KARDIOMEGALIA

Ne pergjithesi nje raport mbi 50 % te madhesise se zemres ndaj diametrit intern maksimal te
kraharorit tregon zmadhim kardiak. Kjo matje sherben vetem sin je shenje orientuese.
Ekokardiografia eshte me e sakte ne vleresimin e zmadhimit te zemres. Ne nje radiografi te toreksit
mund te shihen tiparet ne vazhdim:

- Atriumi I majte – hapsire e vetme e zemres qe diagnostifikohet me besueshmeri. Ajo mund te


karakterizohet nga:
- Kontur te dyfishte,
- Zgjerim fortesuar I atriumit ne Rx ne projeksionin laterial.
- Atriumi I djathte pareminenca e kufirit te djathte te zemres
- Ventrikuli I djathte – ngritja e majes se zemres me zmadhimin anterior te kufirit te zemres ne
projeksionin laterial.
- Ventrikuli I majte
15

INSUFICENSE KARDIAKE

Eshte e pranueshme atehere kur nevojat e indeve nuk mund te permbushen nga zemra. Zakonisht k ate
beje me vellimin e pamjaftueshem hedhes nga zemra e semure ishemike, mirepo me rralle mund te jete
si rrudhet I vellimit te madh te hedhjes dhe si pasoje e nevojave jo te zakonshme te indeve -> sic eshte
tireotoscikore ose semundja Paget.

Ne Rx:

- Zmadhim I zemres
- Theksimi I eneve te gjakut te lobit te siperm
- Efusionet pleurale -> shihen si topitje te kendeve kosto-frenike.
- Edeme pulmonare intercistiale fillimisht theksimi I eneve te lobit te siperm dhe ngushtimi I lobit
te poshtem.
- Edeme pulmonare alveolare:

Me rritjen e metejshme te presionit venoz lengu kalon ne hapsiren alveolare (hipezim alveolar) me
hipezim te turbullt ne zonat periferike.

EFUZIONI PERIKARDIAL

Paraqet nje grumbullim te lengut ne qesken e perikardit -> lengu mund te jete: seroz, gjak me origjine
limfatike.

Rx: virualizohet nga nje hije kardiake ne forme te qeses, te zmadhuar simetrikisht, vetem atehere kur
gjendet efuzion domethenes >250 ml.

Aneurizmi I Aortes Abdominale:

- Do te thote dilatim lokal I murit te Aortes, mund te kene filliminne cdo pjese te Aortes, por me
se shumti shihen ne Aorten Abdominale ne nivelin e aortes renale. Shkaktar I zakonshem eshte
semundja vaskulare degjenerative me dobesimin pasues te murit te enes.
- Rx: mund te shihet kalcifikimi ne forme vijash ne murin e aneurizmes, sidomos ku jane per shkak
te ateriosklerozes.

ULTRATINGULLI

Me EKOKardiografi dhe egzaminimin Doppler zbulohen anomalitete anatomike, rregullimet e rrjedhjes


se gjakut, studimi I valvulave stenotike dhe funksioni I ventrikulave, po ashtu me ane te ekokardiografise
16

mund te diagnostikohet aneurizmi e harkut te Aortes, diseksioni I Aortes, Kardiomiopatia dhe efuzioni
perikardial.

TOMOGRAFIA KOMPJUTERIKE

Perdoren per vleresimin e metejshem ne diagnostiken e aneurizmave te aortes disekante, efuzioneve


perikardale dhe tumoreve te miokardit. Me ane te CT-se llogaritet depozitimi lokal lokal I kalciumit ne
aorten koronare duke fituar te dhena me vlere per parankimen e semundjes se Artereve.

MRI – Imazheria me rezonance magnetike

Aparatura egzaminon ne cdo rrafsh dhe ka vlere per shume gjendje klinike -> kardiomiopeti, efuzionet,
semundjet Kongjenitale , semundjet Velmike.

ARTERIOGRAFIA (Angiografia)

Hyrja vaskulare arrihet duke zbatuar nje teknike perkutane, permes arteries femurale. Cdo ene e madhe
ose furnizim me gjak I organit mund te shnderrohet me ngushtimin te kontrastit ne arteret selective.

Pamje e detajeve anatomike eshte e shkelqyer, dallohen: hematoma, hemorragjia dhe trombi arterial.
Nderlikimet lokale jane te rralla.

Angiografia koronale eshte nje egzaminim qe kryhet mjaft shpesh. Tek ky studim kontrasti fillimisht
mjekohet ne vertrikulin e majte per te vleresuar funksionin e tij dhe pastaj arteret kryesore koronare te
majte dhe te djathte, per te zbuluar shkallen e ndonje stenoze.

Ne stenozat e theksuar mund te behet engioplastike -> futje e stentit.

KURS NR VII
IMAZHERIA E APARATIT TRETES .SEMIOTIKA IMAZHERIKE.
Egzaminimi radiologjik konvencional I aparatit tretes e ruan akoma rolin e madh,megjithese
eshte zevendesuar dhe konkuron fort me fibrogatroskopine.

Egzaminimi radiologjik pershkon 2 etapa:

1-etapa e pare---radiografia e thjeshte ose native

2-etapa e dyte ---radiografia me substance kontrasti

Perdoren kontrasti pozitiv (sulfati I Bariumit,rralle substancat e jodizuara.

Ajri duke qene nje mjedis negative ,eshte I perdorur me bariumin.


17

Radiografia e thjeshte abdominale ndihmon ne diagnostikimin e shume semundjeve


abdominale,ne funksion te gjendjes klinike te pacientit.

Radiografia native e abdomenit.


Egzaminimi rutine eshte ne kembe.Me ane te radiografise se abdomenit ne pozicionin
vertical,mund te vizualizohen tek obstruksionet nivelet ajer,leng dhe tek perforacioni :gazi I lire
nen diafragme,megjithese per vizualizimin e ajrit te lire eshte me e dobishme radiografia e
toraksit ne pozicionin ne kembe.

Kur behet vleresimi I nje radiografie abdominale,nje studim I aspekteve kryesore do te


permbledh shumicen e treguesve jonormale.

A)-pamja e ajrit ne zorre

B)-zonat me kalcifikime

C)-anomalite e skeletit

A-imazhi I ajrit ne zorre:

Tek individet e shendoshe ,ka luhatje te theksuara te sasise se ajrit ne zorre,random verehet nje
sasi ajri ne zonen e stomakut,zorret e holla dhe zorre e trashe.

Vleresimi I imazhit te ajrit ne zorre duhet te behet si reference evecante e dilatimit.Dilatimii


zorreve te holla konsiderohet se eshte I pranishem nese gjeresia e zorres kalon 3 cm.

Ne pergjithesi zorret e holla marrin nje pamje qendrore qe karakterizohet prej plikave cikulare
te cilat formojne shirite kompleks pergjate zorres.

Zorra e trashe gjendet ne periferi .pamjet haustrale formojne shirita jokomplet tranversale.

Gjendjet te cilat mund te diagnostikohen nga imazhi I ajrit ne zorre,jane obstruksioni I zorres se
holle,obstruksioni I zorres se trashe,ileusi paralitik,volvulusi cekal,volvulusi sigmoid
,megakoloni toksik.

Ajri mund te hetohet jashte lumenit te zorres per sistemin biliar,traktin urinar,abcesin
subfrenik,murin e kolonit ose abcesin abdominal.

KALCIFIKIMI

Nje shumice e kalcifikimeve nuk kane rendesi te vertete klinike.Kalcifikimet e kerceve ,te
venave pelvike,nyjave limfatike mezenterike dhe te eneve te gjakut.

ANOMALITE SKELETORE
18

-qe mund te shihen ne radiografine native,jane ndryshimet degjenerative,metastazat


kockore,sakroileiti.

-Volvulusi –okluzioni intestinal

-Anomali te tjera :lezione massive nga shtremberimi I imazhit te ajrit ne zorre,mas ate indit te
bute qe kane origjinen prej organeve intraabdominale pelvike.

Ba SO4

Sulfati I bariumit perdoret ne shumicen e egzaminimeve per traktin G-I

Per situatat kur dyshohet per perforacion nuk perdoret sepse eshte I demshem.

SEMIOLOGJIA RADIOLOGJIKE
-imazhe kalkare-kalcifikime(Aortike,arteret abdominale)

Kisti hidatik ,kalkuli renal,biliar ,[ankreasi

-imazhe me tonalitet hidrike:hepatomegalia(opacitet homogjen subdiafragmatik I cili shtyn


poshte intestinin.

-organet kavitare te mbushura me likid,japing opacitete te rrumbullaketa ose ovale.

Radiologjia klinike

Litiaza biliare-observohet ne limitin e poshtem te heparit ne formen e disa opaciteteve te vogla


te grupuara.

-pankreatike-ne trajektin e kanalit Wirsung(L2-dhe hipokonder)

-urinare-shihen ne regjionin renal,uretere ose vezika urinare

Tumoret –japing opacitete me tonalitetet hidrike(me ose pa zhvendosje te organeve te aferta)

SEMIOLOGJIA RADIOLOGJIKE

-Radiografia abd ne ortastism

-normal gjendet ne stomak,duoden dhe kolon

-rritja e volumit te ajrit –abces ne stomak dhe kolon nga distensia e ketyre segmenteve

AJER POSHTE TUBIT DIGJESTIV;

-pneumoperitoneu-imazh ajri gjysmehene subdiafragmatik,nga e djathta


19

-fistulat bilio-digjestive

-ajer ne masat e organeve(gangrene)

B) RGF ABDOMINALE E THJESHTE NE ORTOSTISM E LIKIDIT(UJIT)

- Normal nje anse intestinale me uje nuk shihet


- Imazhi hidro/aerik duket kur ansa permban ajer
- Uji jashte tubit digjestiv –
RADIOLOGJIA KLINIKE
A)perforacioni –eshte komplikacioni I ulceres gastrike
ULCERA GASTRO –DUODENALE-manifestohet me pneumoperitoneu
B)obstruksionet intestinale si rezultat I volvulusit(perdredhjes) ose okluzioni si rezultat I
obstruksionit te zorres-shihen imazhe hidroaerike –multiple.
C)okluzioni funksional-shfaqen ne pankreatite,kolika renale,hepato-
biliare,traumatzma,IM
D)okluzioni-bllokimi inflamator---peritonite
Examinimi radilogjik I ezofagut :
-perdoret ne :kerkimin e trupave te huaj
-mediastinite
-hematemeze
Transit ezofagian
-Ba SO4-ne pozicionin ballor dhe ne profil
Egzaminimi Stomak +duoden –Tranzit Ba So4 dhe egzaminimi intestinal

KURS Nr.VIII

IMAZHERIA E APARATIT KOCKOR .SEMIOTIKA IMAZHERIKE


Radiografia konvencionale.

-perfaqeson egzaminimin baze per studimin e aparatit skeletik dhe ne shumicen e rasteve eshte
I mjaftueshem per te vendosur diagnozen.Radiografia eshte perdorur per diagnostikimin e
semundjeve te kockave qe prej 100 vjetesh dhe sot ofron 40% te te gjithe egzaminimeve te nje
cabinet radiologjik,ne pergjithesi I perkasin grafive te sistemit osteo-artikular.
20

Opaciteti natyral I indit kockor I lidhur me pranine e shprehur te kalciumit jejon evidentimin e
lehte te kockes ,me kete teknike ,duke diferencuar mire indin kockor nga kercet dhe indet e
buta perreth.

Me ane te saj mund te vleresohet morfologjia e kockes dhe organizimi I saj structural ne kocke-
spongjoze dhe kompakte,duke vene keshtu ne dukje ato lezione qe percaktojne ndryshime te
forms dhe ose te struktures normale te kockes .

Ne shumicen e rasteve grafia behet me dy projeksione .sot gjithashtu perdoret dhe grafia
dixhitale.

CT-lejon vizualizimin e perberesit skeletik so edhe shkallen e mineralizimit te saj,strukturave


kercore,kapilareve,ligamenteve,tendinave,muskujve.Eshte e vlefshme ne patologjite osteo-
artikulare dhe ne patologjite traumatike.

RM-rezolucioni I mire special dhe I kontrastit te kesaj teknike si dhe mundesia per te bere prerje
multiplanare e bejne kete teknike te shkelqyer per patologjite osteo-artikuare.

Imazhi I RM I kockes pasqyron palcen kockore qe permbahet ne te.Kocka spongioze dhe akoma
me teper ajo kompakte ,duke mos patur protone te lira dhe duke patur nje structure
rigide(forte), nuk kontribuojne ne sinjal.Si rrjedhim ato perfaqesohen si struktura me mungese
sinjali,ndersa perberesit dhjamor me sinjal te larte,jep rezolucionin maximal te
kontrastit.RM,perdoret me sukses ne studimin e artikulacioneve me vleresim te mire te
perberesve te ndyshem artikualare sidomos te strukturave
ligamentoze,fibrokartilagjinoze,tendineve,muskujve.

Perdoret ne studimin e tumoreve te kockes dhe proceseve infiltrative per nje vleresim te sakte
te shtrirjes se tumorit dhe te prekjes se indeve te buta perreth.

DENSITOMETRIA:lejon matjen sasiore te mases kockore duke dhene nje kontribut baze ne dg e
osteopenise dhe te osteoporozes me nje saktesi te madhe.ESHTE metode qe eshte future para
30 vitesh.Aktualisht perdoren aparate me rreze X me energji te dyfishte.

SHINTIGRAFIA:behet me ane te injektimit ten je gjurmelenesi radioaktiv 99Tc,qe ka nje


metabolizem te ngjashem me ate te calciumit.Indikohet per metastazat kockore,prekjen
artikulare ne format e ndryshme te artritit,dg e hershme te osteomielitit,studimin e lezioneve
kockore beninje dhe te frakturave te stresit.

EKOGRAFIA:perdoret per studimin e muskujve dhe te indeve te buta.Perdoret sonda me


frekuenca te larte 7.5-10 Mhz .ESHTE egzaminim I shpejte ,jo I kushtueshem dhe mund te
perdoret dhe tek femijet.
21

Indikacionet:

-percaktimi I instabilitetit te artikulacioneve (displazia koxo –femurale)

-likidet artikulare

-demtimet e artikucioneve

-zbulimi I trupave te huaj ne indet e buta

Aparati osteo-artikular perben me shume se 200 kocka,nga artikulacionet ,muskujt ,tendinet.

SEMIOTIKA IMAZHERIKE E SEMUNDJEVE TE KOCKAVE

Lezionet dhe patolgjite kockore japin ndryshime te struktures ,forms,madhesise se kockes,te


cilat vihen re gjate egzaminimeve imazherike.Ndryshimet e struktures se indit kockor jane:

Osteoporoza,osteoskleroza,osteoliza,osteonecroza dhe osteodistrofia.

Ndryshimet elementare te struktures kockore ndahen ne ndryshime sasiore dhe cilesore.

Ne ndryshimet sasiore bejne pjese

*ne ruajtje te struktures kockore te perfaqesura nga OSTEOPOROZA(ne te cilen struktura eshte
e rralluar dhe kocka eshte me pak opake se normalisht dhe nga osteoskleroza ne te cilen
struktura eshte me dense dhe kocka me opake se normalisht.

*me humbje te struktures kockore ,te perfaqesuara nga osteoliza(ne te cilen ka humbje te
substances kockore),qe zevendesohet me inde te tjera dhe per rrjedhoje me praninen e nje
lakune me ne opacitetin normal te kockes:dhe nga osteonecroza (ne te cilen vdekja e matrixit
organic te kockes,con ne akumulim te crrregullt te perberesit mineral ,ne vatra ne opacitet te
irituara te kockes).

-me structure kockore normale:ose ne menyre te ndryshme te demtuar dhe me prani te


proliferimit te periostumit periostoz.

Nder ndryshimet ben pjese osteodistrofia ne te cilen struktura normale kockore zevendesohet
nga struktura pseudokockore.

Ostearttriti –karakterizohet prej degjenerimit te kartilageve artikulare dhe eshte pjese e


procesit normal te plakjes per shkak te konsumimit te carjes se siperfaqes artikulare.Osteatriti
sekondar rezulton nga nje trauma e meparshme,me formimin jot e mire te siperfaqes
artikulare,injeksion te artikulacionit dhe artritit reumatiod.

VECORITE RADIOLOGJIKE
22

-formimi I osteofiteve-osteofitet jane dalje te kockes kompakte

-ngushtimi I hapesires artikulare

-trupat e keputur:rezultojne nga ndarja e kartilages dhe osteofiteve

-kistet subfrontale dhe skleroza

IMAZHERIA E APARATIT URINAR.SEMIOTIKA IMAZHERIKE


Egzaminimet e traktit urinar

Veshkat e njeriut lokalizohen ne hapsiren retroperitoneale dhe vendosen ne te dy anet e


kolones vertebrale ne nivelin midis T11 deri L3.

Dimensionet normale te reneve tek I rrituri jane ;

Diametric longitudinal 11cm

Diametri tranvers 5 cm

Trashesia 3 cm

Ureteret me gjatesi 25-30cm te cilat happen tek fshikeza e urines .Fshikeza e urines eshte nje
organ me funksion te n je depozite,I cili akumulon urinen,e cila eliminohet nepermjet
miksioneve ne menyre ritmike.
23

Radiografia konvencionale
Para fillimit te eg te traktit urinar,nje radiografi native abdominale eshte e domosdoshme ,ne te
cilen mund te shihen_

-kalkulat renal

-kalcifikimi I parenkimes

-kalkulat ne ureter ,fshikezen urinare,kalcifikimi I prostates ose depozitimet kockore sklerotike.

Ultratingulli –echo
Eshte nje nga egzaminimet me te dobishme te traktit urinar dhe egzaminimi I zgjedhjes se pare
tek femijet.Ai eshte shume efektiv ne vleresimin e madhesise se veshkave,rritjes se
masave,obstruksionit renal,vellimit residual te fshikezes dhe te madhesise se prostates.Ai eshte
joinvaziv dhe mund te perseritet shpesh.

UROGRAFIA INTRAVENOZE
Pacientet me retension te urines dhe infeksion te traktit urinar fillimisht pare nje IUV,duhet te
egzaminohen me ultratingull.Indikacionet kryesore per IUV jane hematuria.Se pari kontrolli
paraprak me nje radiografi abdominale.Injektohet substance kontrasti,I cili arrin veshkat dhe qe
largohet perms filtrimit glomerular.Radiografia e bere menjehere mbas injektimit na tregon
parenkimen dhe kufijte renal.

CT
Nje CTabdominale kruhet specifikisht per vizualizimin e kalkulave renal dhe ureteric.CT
ndihmon ne vleresimin e masave renale,obstruksionin,semundjen retroperitoneale,neoplazite
renale dhe te fshikezes urinale,invazionin tumoral ne venen kava inferio si dhe vleresimin e
traumes,oparacionet te kimioterapise.

ARTERIOGRAFIA
Vleresimi I qarkullimit arterial renal mund te jete I domosdoshem per ;

-malformacionet arterio-venoze

-stenozen arteriale renale

-detajet anatomike para se te kryhet transplatimi

-Egzaminimet e metejshme te masave pararenale


24

MRI
Vizualizimi I shkelqyer I mbiveshkores ,veshkave dhe fshikezes urinare,arrihet neper MRI

Anomalite kongjenitale

-Agenezia renale unilaterale


Gjate egzaminimit te traktit urinar,rastesisht mund te zbulohet mungesa e nje veshke

-hipolazia renale

-veshka eshte e vogel,por ne forme normale

-veshka pelvike

-shoqerohet me refluks veziko-ureterik dhe hidronefroze,per shkak te inserimit ureteric


anormal.

-veshkat e dyfishta:

Anomalia me e perhapur renale ne shkalle te ndryshme te dyfishimit.

KALKULAT RENAL
Numri me I madh jane oksalate te pastra, kalciumi oksalat ,acidi urik ose cistine.

Ka disa faktore predispozues :

Staza per shkak te anomalive kongjenitale,obstruksioni

Shkaqet metabolike :hiperparatiroidizmi,hiperkalciuria,podagra,policitemia

Infeksioni –ne menyre tipike infeksioni me proteus

Vecorite radilogjike

Na RX native:verehen kalkulat meqenese obs :rrezatimi jane radioopake,pervecse gureve te


acidit urik ,te cilet lejojne kalimin rrezeve .

KARCINOMA RENALE
-fillon nga epiteli tubular renal,nje adenocarcinoma (10%e rasteve mund te jete bilaterale)
25

TUMORI I WILMSIT

NEFROBLASTOMA –nje nga malinjitetet me te shpeshta tek femijet,po ashtu mund te jete deri
ne 10% bilateral.

Manifestimi klinik:temperature,hematuria,policitemia

Ka nje muner egzaminimesh :rg native,urografia,eko,CT,MRI

KURS X

IMAZHERIA NE URGJENCAT MJEKSORE


Me urgjence radiologjike kuptohet rrethana klinike ne te cilen pamja radiologjike eshte e
rendesishme dhe e pazevendesueshme,per nje trajtim te shpejte dhe efikas te
pacientit.Diagnoza imazherike luan nje rol baze ne studimin e shumices se urgjencave ,sit e tipit
traumatic ashtu dhe jo traumatic.Pervec te tjerash roli I saj eshte domethenes ne trajtimin e nje
pacienti te traumatizuar si ne momentin e diagnostikimit,ashtu edhe ne ndjekjen e klinikes.Ne
vecanti ne rastet me pacientet e traumatizuar eshte e rendesishme te zgjidhet nje rruge e
drejte per te shpejtuar diagnostikimin e pacientit.Diagnoza e sakte e vendosur shpejte siguron
nje sukses te madh.

Diagnostikimi I nje te politraumatizuari fillohet me nje radiografi direkte per te vleresuar ne


menyre te pergjithshme shtrirjen e lezioneve .Keto egzaminime konsistojne ne projeksionet
laterale te kokes dhe te kolones cervikale dhe projeksionet lateraled he ne projeksionet antero-
posteriore te kolones cervikale,toraxit,abdomenit dhe pelvisit..Kura ka shenja te demtimit
26

neurologjik ,atehere kerkohet direct CT,spinale ose kraniale.Jo rralle ndryshimet kontuzive dhe
hemorragjike ne cranium behen me te dukshme,pas disa oresh te traumes,pastaj CT DHE RM
mund te perseriten.

Disa qendra preferojne te bejne CT e trupit menjehere ,pasi te jete bere CT e kokes.Pacientet
qe kane lesion abdominal te mbyllur dhe paraqesin anemi te rende,dergohen menjehere per
nderhyrje kirurgjikale ose per nje lavazh peritoneal,mbas ne ekografi kontrolli.Me e lehte eshte
diag . e nje perforacioni,kur mjafton nje radiografi per te vene ne dukje praninen e ajrit te lire
ne kavitetin peritoneal.Kur trauma prek toraksin atehere kerkohet nje radiografi ose nje CT.

Per te perjashtuar lezionet e vazave te medha te organeve kerkohet kerkohet ndihma e


angiografise me kateterizim.Demtimet e shkaktuara ne gjymtytre vleresohet me radiografi.Per
sa I perket plagosjeve ne traumat penetruese nga ana e zjarrit,sidomos te kokes ,duhet bere
CT.Ne rastet kur plagosjet mund te kene prekur vende te rendesishme,atehere mund te
kerkohet nderhyrje e menjehershme pa pritur eg radilogjike.

URGJENCA ABDOMINALE
Me abdomen akut kuptojme nje gjendje emergjente qe kerkon nderhyrjen e kirurgut ,qe nga
ana klinike karakterizohet me mbrojtje abdominale,dhembje te forta dhe gjendje te
pergjithshme jot e mire.Shpeshhere mund te perfitoje nje shok.Patologjite abdominale qe
kerkojne nderhyrje kirurgjikale te menjehershme.

APENDISITI AKUT

- Eshte shkaku me I shpeshte I abdomenit akut,karakterisat klinike te se ciles ,nderlikimet


e mundshme dhe pamja radiologjike mund te jene te ndryshme ne varesi te tipit
anatomic.
- Midis nderlikimeve me I rendesishem me I rendesishem eshte perforacioni qe mund te
jete extraperitoneal dhe te sjelle formimin e abceseve qe me shpesh lokalizohen ne
nivelin hepatic dhe ne hapsiren pararenale.Diagnoza vendoset me EKO,CT.
- Kolecisti akut –perfaqeson shkakun kryesor me te shpeshte te nderhyrjes pas moshes
40 vjecare dhe ne 95% te rasteve shoqerohet me kalkul te ngjitur me duktusin cistik.Dg
ekografike bazohet me praninen e trashjes se mureve te te kolecistes ,praninen e gureve
dhe dhimbjen e shkaktuar nga sonda(shenja Murphy pozitiv).Nje tjeter shkak I abcesit
eshte ileusi.

PATOLOGJITE ABDOMINALE POSTTRAUMATIKE


27

Perfaqesojne nje nga shkaqet me te shpeshta te vdekjes ,sidomos me te rinj .Ne pergjithesi
teknika e pare qe perdoret eshte ekografia ,e cila mund te zbuloje lezionet e organeve
parenkimatoze,te melcise,shpretkes,pankreasit,veshkes,lezioneve te zorres.

HEMOPERITONEUMI :eshte shenja e pare qe verehet ekografikisht ne traumat e rend ate


mbyllura te barkut.Gjaku duke u mbledhur ne kavitetin abdominal ze nje pozicion
karakteristik,qe varet nga vendii organit te demtuar dhe koha e egzaminimit.

Fillimisht gjaku mblidhet ne zonen perreth organit te demtuar,me vone grumbullohet ne


hapesirat peritoneale me poshte,xhepi I morrisonit,hapsirat subfrenike ,Douglas.Egzaminimi
ekografik mat sasine e gjakut e gjakut,ben nje studim te hapsires peritoneale,dallon dhe sasite e
vogla te likidit.Kjo gje e ben me efikase ekografine.

Shpretka eshte organi qe demtohet me shpesh ne traumat e mbyllura te barkut si per


vaskularizimin e shprehur qe ka dhe per pozicionin anatomic.

Lezionet e shpretkes klasifikohen ne :

-kontuzione,hematoma,intraparenkimale,subkapsulare,laceracione,fraktura.Ekografia mund te
vere ne dukje te gjitha tippet e hematomeve dhe zonat e ruptures splenike.Keto dallohen ne
crregullime te ekostruktures dhe alterimi I zonave hipoekogene me ato hiperekogene.

CT –mbetet egzaminim I domosdoshem per keto lloj egzaminimesh .Edhe traumat e


heparit,renit jane te shpeshta.

TRUPAT E HUAJ NE RRUGET RESPIRATORE

-Sidomos ne femijet e vegjel


Ne keto raste eg radiologjik perfshin radiografine dhe fluoroskopine.Ne rastet kur bllokohet
komplet barku ndodh atelektazia e segmenteve ose lobit te prekur .,qe shkakton atelektaze te
mushkerise me terheqje nga ajo ane.

Veshtiresi paraqesin trupat e huaj qe shkaktojne nje bllokim valvular ekspirator te


bronkut,dmth ajri futet por nuk del nga bronku.
28

Kurs Nr XI

FRAKTURAT KOCKORE.ETAPAT E KONSOLIDIMIT


Me fracture kuptohet nderprerja e vazhdueshmerise anatomike dhe fiziologjike e
kockes,kartilazhit ,ose e te dyjave bashke,te shoqeruara me demtime te indeve te
buta.Frakturat mund te klasifikohen duke u bazuar ne kritere morfologjike ose etiologjike.Kur
mbi nje kocke normale ushtrohen forca me te medha se rezistenca e saj,flitet per fracture
traumatike.

FRAKTURAT PATOLOGJIKE.

Verehet ne nje kocke ne te cilen kemi nje demtim structural,paraegzistues.Kjo ndodh me


shpesh ne rastet me osteoporoze,por dhe ne shoqerim me fenomene inflamatore qe
interesojne kocken.Duhet kujtuar se midis neoplazive mbizoterojne metastazat si shkaqe te
frakturave patologjike.

FRAKTURAT E STRESIT

Verehen ne nje kocke normale mbi te cilen ushtrohen forca statiko-dinamike fiziologjike per nje
periudhe kohe shume te gjate,si psh gjate marshimeve te gjate.Radiologjia konvencionale eshte
29

nje teknike e lehtedhe e ndjeshme per zbulimin e regjioneve,prandaj duhet konsideruar si


egzaminimi I pare.Perdorimii I CT,eshte I domosdoshem ne zbulimin e regjioneve qe nga ana
anatomike jane komplekse si :kolona vertebrale,kockat e aparatit maxilo-facial,artikulacioni
skapulo –humeral.RM ka me shume vlera per demtimet e brendshme e kockore duke future
koncepte te reja si edeme interspongiose dhe kontuzioni kockor.

FRAKTURAT TRAUMATIKE

Radiografia duhet bere ne 2 projeksione duke perfshire te 2 atrikulacionet prane segmentit te


goditur per te mos humbur sublusakcioni ose luksacioni eventual shoqerues.

Ne studimin radiologjik duhet vleresuar lokalizimi anatomic,shtrirja e fraktures nese eshte e


plote,interesimi I kockes ne te gjithe trashesine e saj,ose jo e plote(interesimi I kortikales jo ne
te gjithe trashesine e kockes.

Fraktura quhet e mbyllur kur lekura eshte e paprekur ,kur ka komunikim midis fraktures dhe
mjedisit te jashtem quhet e hapur.

Drejtimi I linjes se fraktures mund te jete tranversal,oblik,longitudinal ose spiral

Ne rastet e frakturave te plota ne radiografi shihet prania e fragmenteve qe sipas numrit te


linjave te fraktures mund te jete multiple.eshte e rendesishme te vleresohet forma e
fragmenteve,sodomos ne rastet kur jane te mprehta pasi mund te demtojne indet perreth.

FRAKTURAT PATOLOGJIKE

Dg diferenciale me nje fracture jopatologjike duhet bere me ane te te dhenave te anamnezes


qe nuk tregojne trauma ose kur ato jane me intensitet te vogel pa mundur te shpjegojne kete
fracture.Linja e fraktures qe pershkon nje zone te gjere ,destruksioni kockor le pak dyshime
interpretimi.Me vone kerkohet dhe ndihma e CT dhe RM.metastazat kockore prekin kryesisht
vertebrat te cilat ne fillim duken te deformuara dhe pastaj te shtypura.

FRAKTURAT NGA STRESI

Mund te verifikohen me nje kocke te shendoshe ose te semure nga nje ngarkese e
vazhdueshme ne kocke.

PROCESET REPARATIVE TE FRAKTURAVE

Radiografia mund te perdoret per te ndjekur evolucionin reparative ten je fracture,ndonese


shume factore locale dhe te pergjithshem mund te nderhyjne ne kete process
reparative,normalisht duke filluar nga java e trete ,mund te dallohet kallusi primar kockor
reparative.Ne muajin 2-4 kjo structure fillon te shfaq nje strukturim periferik qe gradualisht
30

shtrihet drejt brendesise se kockes.Ne fund te vitit te dyte pamja radiografike kthehet gati ne
norme e vetem shtresa konpakte mund te tregoje nje trashesi qe deshmon per frakturen e
kaluar .Ne vonesat e kalcofikimit te kallusit kockor ,linja e fraktures duket mire dhe pse ka
kaluar koha e stabilizimit.Pamja e pakalcifikuar e ekstremiteteve te fragmenteve tregon nje
reparim te vonuar ose spontan.Ne rastin e osifikimit te vonuar ose kur ai mungon ,mund te
verehen ngjitje te fragmenteve,skajet e te cileve duken sklerotike dhe krijohet
pseudoartroza.Kjo ndodh me shpesh ne kocken skafoide,ne tibie,ne femur.Konsolidimi
defectuoz verehet ne rastet e imobilizimit ose repoasit te pamjaftueshem dhe shfaqet me kallus
kokor hipetrofik dhe te deformuar .

NDERLIKIMET E FRAKTURAVE

-Mosngjitja :rezultati I nje imobilizimi jot e duhur ose te pranise se nje frakturepatologjike

-ngjitja e keqe-sherimi ne nje kend jot e duhur

-nekroze avaskulare(aseptike)-nderprerja e furnizimit me gjak shpie ne vdekjen e kockes.-me e


shpeshte eshte nekroza e femurit.

-Osteartriti –ndryshimet e hershme degjenerative te nyjes rezultojne nga pozita jo e duhur.

-Osteoporoza –nga mosaktiviteti,demtuar dhe ne prani te proliferimit te periostumi(periostoze)

Nder ndryshimet ben pjese osteodistrofia,ne te cilen struktura normale kockore zevendesohet
nga nje structure pseudokockore.

OSTEARTRITI-karakterizohet prej degjenerimit te kartilageve artikulare dhe eshte pjese e


procesit normal te plakjes,per shkak te konsumimit te carjes se siperfaqes artikulare.Osteartriti
sekondar rezulton nga nje trauma e meparshme,ne formimin jot e mire te siperfaqes
artikulare,infeksion te artikulacionit dhe artritit rheumatoid.

VECORITE RADIOLOGJIKE

-formimi I osteofiteve –osteofitet jane dalje te kockes kompakte te cilat formohen ne margjinat
e nyjes.

-ngushtim I hapsires artikulare

-trupat e keputur rezultojne nga ndarja e kartilages dhe osteofiteve

-kishat subrontale dhe skleroza rreth nyjave me formim te kistes degjenerative.


31

KURS XII
ANATOMIA NORMALE E GJIRIT

-Gjinjte vendosen ne murin anterior te toraksit midis brinjes se dyte dhe te gjashte.Gjinjte
perbehen nga struktura parenkimale dhe strome.Elementet parenkimale perfshijne strukturat
glandulare(acinuset dhe duktuset),pjeset e stromes jane strukturat mbajtese te perbera nga
indi lidhor I shkrifet dhe indi dhjamor .Sasia dhe shperndarja e ketyre strukturave varion shume
nga individi ne individ te ndryshem dhe gjithashtu ka nje varesi ne lidhje me moshen dhe
situacionin hormonal.Pjesa parenkimale e gjirit perbehet nga 15-20 lobe te drenuar nga
strukturat kolektor te vecante.Duktuset kolektor grupohen duke formuar 3-5 duktuse te
medhenj te cilet happen ne siperfaqen e jashtme te majes se thithes .Secili nga duktuset e
medhenj lidhet me nje rezervuar qe emertohet sinusi laktifer ne te cilin depozitohet qumeshti
deri ne thithjen nga foshnja.

PATOLOGJITE E GJIRIT
32

Nese mjeku evidenton prezencen e nodusit ne gji duhet te pershkruhet me saktesi pozicioni I
nodusit,forma,dimensioned ,konsistenca si dhe raportet anatomike me lekuren.Semundjet e
gjirit shfaqen ne 5 tipe:

1-NODUS PA DHIMBJE

2-NODUS I DHEMBSHEM

3-DHIMBJE DHE FRYRJE TE GJIRIT PA NODUS

4-NDRYSHIMET NE MAMELE

5-NDRYSHIMET NE MAMELE DHE AREOLE

Kanceri I gjirit eshte kanceri me I shpeshte tek femrat dhe sidomos mbas moshes 40
vjec.Incidenca eshte 26%e gjithe kancereve.Shpeshtesia e tij rritet me moshen.Shpesh femrat
evidentojne prezencen e nodusit ne gji ato duhet te drejtohen menjehere tek mjeku.

Ne analizen diagnostike duhet marre parasysh dhe faktoret riskues ne kancerin e gjirit,si
faktoret gjenetike:nese pacientet kane pasur nenen,motren ose te aferm me kancer gjiri.Tek
keto paciente mbi moshem 30 vjec rritet me 18%.Faktoret endokrin qe lidhen me moshen
.Mamografia eshte nje nga egzaminimet kryesore qe diagnostikojne kancerin e gjirit ne fazat e
hershme.

Mamografia eshte nje aparat qe permban tubin qe emeton Rrezet X.Ngjitur me aparatin eshte
nje dispozitiv I cili komprimon gjirin I cili do te eksplorohet fascikulit te rrezeve X,ne menyre qe
te perfitoje imazhin e tij ne kende te ndryshme.Pasi kalon gjirin fascikuli I rrezeve X,rrezet do te
arrijne ne nje film I cili gjendt ne nje kasete I cili gjendet ne nje kasete,e cila gjendet nen
dispozitivin ku eshte vendosur gjiri.

Sasia e rrezeve Xqe arrin filmin eshte e ndryshme ne varesi te densitetit te gjirit.

Doza e rrezatimit eshte e vogel,-eshte ekuivalente me rrezatimin e diellit qe marrim nga


atmosfera per tre muaj

Mamografia ka dhe limitet e saj,shpesh kompletohet me eko,RMN.


33

You might also like