You are on page 1of 3

Detyre dosje

ZHVILLIMI I SIPERMARRJES NE VENDIN TONE


Lenda :Edukim per karrieren
Klasa : XII-6
Punoi : Deni Frasheri
Sipërmarrja në vendin tonë Kthimi i një ideje në një biznes të
suksesshëm, është një ëndërr tërheqëse për miliona njerëz
në botë. Ëndrra e zotërimit të një biznesi në vendin tonë ka
qenë për një kohë shumë të gjatë "mollë e ndaluar" dhe kjo
bën që shumë shqiptarë, pavarësisht nga dëshira, të
ngurrojnë në ndërmarrjen e një hapi të tillë. Kjo shoqërohet
edhe me faktorë të tjerë, si: mungesa e përvojës, e fondeve të
nevojshme, e arsimimit dhe e trajnimeve, si dhe frika e një
dështimi të mundshëm.

Megjithatë, ndryshimet në Shqipëri krijuan terrenin e


nevojshëm politik, ligjor dhe ekonomik për fillimin e aktivitetit në sektorin privat. Në mesin e viteve '90, ashtu si dhe vendet e
tjera të Evropës Lindore, Shqipëria u përball me një periudhë të vështirë tranzicioni. Industritë e vjetra nuk funksiononin më dhe
qeveria ndërmori hapat e parë drejt privatizimit.

Disa shqiptarë emigruan jashtë shtetit, ndërkohë që disa të tjerë zgjodhën të hapnin biznese private në vendin e tyre.
Vëmendje e veçantë në Shqipëri iu kushtua zhvillimit të biznesit të vogël, si potencial për krijimin e vendeve të punës, duke i
dhënë një mekanizëm të ri zhvillimit ekonomik. Vitet 90 njihen, gjithashtu, si vitet e të ashtuquajturave "lindje" dhe "dështime" të
shumta të këtyre bizneseve.

Në ditët e sotme bizneset e vogla përmbushin një rol jetësor në ekonomi. Ato kerkojnë fuqi punëtore, janë elastike dhe novatore;
kjo do të thotë se ato sillen si punëdhënëse të mëdha, katalizatorë të ndryshimeve dhe stimulues të rritjes ekonomike.

Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM] në Shqipëri

Pas kalimit nga (ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut në vendin tonë, lindi mundësia e krijimit të bizneseve të vogla dhe atyre të
mesme. Në vitet '90 shumica e fabrikave shtetërore u mbyllën dhe kjo çoi në një rritje të ndjeshme të papunësisë. Në këto vite pati një rënie
ekonomie (GDP, Produkti i Përgjithshëm i Brendshëm, ra me 14 për qind), u boshatis tregu dhe lindën shumë pakënaqësi, të cilat e detyruan
pushtetin e asaj kohe të toleronte në krijimin e bizneseve të vogla shqiptare.

Në këto kushte u pranua ndjekja e një reforme ekonomike, e cila mendohej se do të ishte e vështirë për popullin shqiptar. Kështu
nisi faza e parë, e cila ka të bëjë me lejimin e nismës së lirë private në Shqipëri. Kjo fazë i përgjigjet periudhës nga janari deri në
qershor të vitit 1991. Më pas, faza e dytë fillon nga qershori i vitit 1991 deri në mars të vitit 1992. Kjo fazë shënon zgjerimin e sektorit
privat në qytete e fshatra. Faza e tretë përfshin periudhën nga marsi i vitit 1992 deri në maj 1993, kohë në të cilën pati një rritje ekonomike
të ndjeshme. U zhvilluan më tej bizneset private dhe institucionet e kreditit. Në qytetet kryesore, veçanërisht në Tiranë, u shtua në mënyrë të
konsiderueshme numri i kioskave, i dyqaneve dhe i retu sektor magazinave. Në të njëjtën periudhë u rrit edhe emigracioni në vendet e huaja
fqinje. Faza përfundimtare, faza e katërt fillon në qershor të vitit 1993 e në vazhdim. Sot, sektori (NVM-ve po shndërrohet në një nga sektorët
më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe në shumë aspekte në forcën lëvizëse të procesit të tranzicionit. Ai përbën bazën për zhvillim
ekonomik, punësim dhe stabilitet ekonomik.
Problemet dhe avantazhet e NVM-ve
Zhvillimi i biznesit të vogël dhe atij të mesëm në vendin tonë ka kaluar në probleme të ndryshme. Faktorët problematikë që kanë ndikuar në
sektorin e NVM-ve janë komplekse dhe mund të grupohen si më poshtë:

1 Financimi dhe kreditimi. Në fillimet e tranzicionit, kreditimi i


bizneseve ka qenë pothuajse joekzistent. Sot, ky problem është
tejkaluar.

2 Trajnimi. Ngritja e qendrave të posaçme për trajnimin e


sipërmarrësve dhe punonjësve kanë ndikuar në përmirësimin e
aftësive njerëzore, por midis pronareve të NVM-ve ekziston një
psikologji e gabuar në lidhje me trajnimin, sepse atyre një gjë e
tillë u duket e panevojshme dhe me shumë shpenzime të kota.

3 Mungesa e informacionit. Një ndër faktorët më të


rëndësishëm të mbarëvajtjes së nje biznesi është edhe
menaxhimi i informacionit. Burimi kryesor i informacionit në
Shqipëri është INSTAT-i (Instituti i Statistikave). Ndihmesë në këtë fushë kanë dhënë edhe zyrat e konsulencës, të cilat kanë ndihmuar në
studime tregjesh që janë vërtet shumë të nevojshme për sipërmarrësit.

4 Mbështetja institucionale. Përmes strukturave të ndryshme qeveritare ose joqeveritare, qeveria shqiptare ka synuar mbështetjen e
sipërmarrësve dhe biznesmenëve. Nje koordinim më i mirë i këtyre strukturave do të sillte përfitime për NVM-të në vendin tonë.

5 Faktore, si: sistemi i taksave, mungesa e lëndëve të para dhe e furnitorëve për to, teknologjia, problemet e marketingut, politikat qeveritare
lidhur me NVM-të, por edhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në zhvillimin e sipërmarrjes në Shqipëri.

You might also like