You are on page 1of 1

Nje rrefim nga jeta juaj

Ne qofte se me kujton femijerine, mendja me vete tek nje vend: shtepia e gjyshes
sime. Tek kjo shtepi eshte e gjitha femijeria ime, me gjithe kujtimet e saj.
Gjithmone kam qene e lumtur kur shkoja tek ajo. Shtepia ndodhej nga ana me e
larget e qytezesose, siç njihet nga shume te tjere ,”Shtepia afer Imbrise”. Sa hyje
tek ajo rruge, do te vije re shtepi njera pas tjetres, disa me lart e disa me poshtë.
Shtepia e gjyshes sime ka qene ne hyrje te kesaj rruge. Ishin pese shkalle te cilat
te lejonin te futeshe brenda ne oborr. Ato pese shkalle unë i urreja, se pertoja t'i
ngjisja, por dhe i kam perzemer, se aty uleshim me femijet e tjere.
Kur futeshe brenda ne oborr te binte ne sy hardhia e madhe e rrushit, qe s’kishte
as fillim e as mbarim, pemet e frutave te ndryshme, lulet shumengjyreshe ne te
dyja anet e oborrit si dhe, ne cep te tij, kolovajza ime, qe tere diten mund te
perkundesha atje dhe të mos merzitesha.
Ne ate oborr jane zhvilluar te gjitha llojet e lojërave.Muret e shtepise jane plot
shenja nga lojërat tona. Jane shenjat e femijerise që, sa here i shikoja, me vinte
per te qare per gjithe kohen e kaluar.
Vendi im i preferuar ka qene dhoma ime, ku rrija vetem unë. Aty ishte gjithe bota
ime. Aty rrija, aty haja e flija, aty lozja vetem, aty imagjinoja gjithçka rreth jetes, si
mund te ishte kur te rritesha, aty kaloja momentet me te bukura me gjyshen, kur
me tregonte perrallat dhe me mesonte te qepja. Sot qe ajo shtepi nuk eshte me
mua me duket sikur kam humbur kete pjese te femijerise.
Tani ajo eshte vetem ne kujtesen time.

Punoi Deni Frasheri

You might also like