You are on page 1of 2

Planifikimi ditor Data 12 shkurt 2018

Fusha: Arte Lënda: solfezhi VI Shkalla: III Klasa: VI


Tema mësimore: Funksionet kryesore të shkallës maxhore e minore, Tonika.
Situata e të nxënit:
Luaj në piano disa akorde ndër të cilat kemi edhe tonikën. Nxis nxënësit që ti dallojnë akordet.
Rezultatet e të nxënit të kopetencave sipas temes mësimore: Fjlatet kyc:
Nxënësi: Tonika, akordet maxhore,
Dallon me anën e dëgjimit ndryshimin e akordit të tonikës në tonalitetet maxhore e minore, shkalla, gradi i
minore. tretë, i parë, i pestë,
Ndërton akordin e tonikës si në tonalitetin maxhor dhe minor. intervalet, 3+, 3-, A5+, a5-
Krahason tonikën e tonaliteteve të ndryshme duke dhënë vecoritë e secilës.
Burimet Lidhja me fushat e tjera
Teksti i nxënësit, pianoja. Me gjuhën dhe
komunikimin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e të nxënit
Bashkëbisedim. Tabelë insert. Punë në grup.
Organizimi i orës së mësimit
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme, bashkebisedim.

Bashkëbisedohet me nxënësit për karakteristikat e shkallëve. Cfarë dinë për intervalet, intervalet kryesore, 3+, 2+,
4p, 5p. Dëgjohen mendimet e nxënësve. Nxiten ata për pjesën e ndërtimit të njohurive.

Ndërtimi i njohurive të reja. Tabela insert.

Nxënësit udhëzohen të hapin librat dhe të lexojnë informacionin e dhënë në lidhje me temën 'Funksionet kryesore
të shkallës maxhore dhe minore, Tonika'. Kërkohet prej tyre të shënojnë me laps në libër informacionet që i dinin
'V', informacionet e reja'+', informacionet që i dinin ndryshe'-' dhe pyetjet që u lindin '?'. Pasi nxënësit punojnë në
mënyrë të pavarur plotësohet së bashku me ta tabela e insertit në dërrasë.

Për shembull
V + - ?
Intervalet e thjeshtë Ekzekutimin e gradëve të
Shkallët maxhore, minore 1- 3- 5 te shkallës.
Akordin e tonikës në disa
tonalitete +, -
U shpjegohen nxënësve informacionet e reja, ato që dinin ndryshe dhe pyetjet që u lindin pasi diskutohet në klasë
në lidhje me to dhe merren shembuj për ta konkretizuar.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura.


Punë me grupe.
Grupi i parë; Ndërton disa intervale te 3+ dhe 3-.
Grupi i dytë; Ndërton një shkallë maxhore dhe një minore.
Grupi i tretë: Krahason duke i shënuar në fletore përdorimin e intervaleve nga gradë të ndryshme të shkallës Do+.
Nxënësit punojnë në grupe, diskutojnë punën me njëri- tjetrin dhe prezantojnë përpara shokëve dhe klasës punën
e grupit.
Sqarohen gabimet e bëra.

Vlerësimi: Diagnostikues gjatë gjithë orës së mësimit me gojë për punën tek situata e të nxënit dhe tek puna me
grupe.
Detyrat: Ndërtimi i tonikës nga tonalitete të ndryshme sol+, re-, fa+, mi-, re+, sib+ , përdorimi i tyre në pjesë të
ndryshme muzikore.

You might also like