You are on page 1of 1

HOROSKOPISHQIP

Kuptimi i ëndrrave
Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse
çdo natë ne shohim nga një ënderr. Shumicën e
ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na
kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje
ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj
është shumë e rëndësishme që të dijmë kuptimin e
tyre. Më poshtë është lista e kuptimit, shpjegimit
dhe interpretimit të ëndrrave e ndarë sipas
shkronjave të alfabetit.

A B C Ç D DH E Ë F

G GJ H I J K L LL M

N NJ O P Q R RR S

SH T TH U V X XH Y

Z ZH

V
Vadis / ujis - Në qoftë se shikoni sikur po vadisni
lulet në kopshtin tuaj, do të merrni lajme shumë të
mira. Në qoftë se jeni vajzë, do të dashuroheni me
një djalë shumë të bukur dhe simpatik. Në qoftë se
shikoni dikë tjetër duke vaditur bimë ose pemë, do të
bëheni shok të ngushtë me atë person.

Vagon - Do të keni fitime dhe lajme të mira.


Gjithashtu do të keni sukses në atë që mendoni, por
po të keni pak durim.

PROMOTED CONTENT

Metodë unike që zhduk Kjo pije është një


kërpudhat e thonjve të vrasës i të gjithë
këmbës për 3 ditë parazitëve në trup!
Clavosan Detoxic

Vaj - Në qoftë se shikon të derdhet vaj, do të kesh


dëme të mëdha. Në qoftë se e shikon në gjellë, do të
keni të mira. Në qoftë se po e pi, rrezikon nga një
sëmundje shumë e rrezikshme. Në qoftë se të
derdhet në rroba, do të pësosh dëme të mëdha.

Vajzë - Në qoftë se shikon se ke vajzë dhe e marton,


do të martohet një i afërt i yti. Në qoftë se shikon
sikur të lind vajzë, do të keni drejtësi dhe gëzim. Në
qoftë se shikon sikur ke dhe në të vërtetë nuk ke, do
të ndodhin ngacmime familjare. Në qoftë se gruaja
shtatzënë shikon sikur lindi vajzë, do të ketë një
lindje të mirë dhe të lehtë.

Vaksinë - Në qoftë se sheh se po të bëjnë vaksinë


dhe je në të vërtetë i sëmurë, do të shërohesh së
shpejti.

Vaksinim - Në qoftë se shikon sikur po vaksinohesh


kundra një sëmundje, do të keni sukses në çështjet
tuaja.

K E TO L I G H T

1 gotë para gjumit dhe do të humbni 15


kg në 17 ditë

MËSO MË SHUMË

Vapë - Në qoftë se shikon sikur bën vapë e madhe,


do të marrësh lajm të keq nga një person i dashur.
Në qoftë se është dimër dhe bën vapë, do të bëhen
ndryshime për mirë për çështjen tënde. Në qoftë se
je grua e martuar, do të mërzitesh me sjelljen e burrit
tënd.

Varfëri - Në qoftë se ëndërroni një njeri të varfër


ose të paralizuar dhe që nuk mundet të punojë, do të
keni hidhërime, fatkeqësi dhe vuajtje. Në qoftë se
shikoni sikur jeni të varfër, prisni përmirësime të
gjendjes tuaj.

Vargan - Në qoftë se shihni në ëndërr të kalojë një


vargan i gjatë sidomos me ciganë, ju presin fitime
nga punët tuaja, në qoftë se shihni që jeni dhe ju në
vargan, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

Varkar/barkatar - Në qoftë se ëndërron sikur je


varkar, kujdes se mundimet që keni bërë mund t’u
shojnë kot dhe mund të pësoni të keqe të madhe. Në
qoftë se shikon sikur po flet me një varkar, dikush do
t’u ofroj një punë të cilën duhet ta pranoni për të
mirën tuaj. Në qoftë se zihesh me varkar, do të
ngatërrohesh në një çështje ku do të humbasësh
shumë para. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur
dashuron një varkar, një person me karakter të
mrekullueshëm të do në të vërtetë.

Varkë - Në qoftë se je në varkë dhe lundron në det


dhe Në qoftë se deti është i qetë, do të ikin të gjithë
sikletet që ke. Në qoftë se deti është i trazuar, do të
keni edhe ju trazira, mërzi dhe dhimbje. Në qoftë se
je në një varkë dhe merr ujë brenda do t’u shkojnë
kot mundimet. Në qoftë se po e tërheq për ta nxjerrë
në breg ke armiq rreth teje.

Varr i shenjtë - Në rast se e shikon veten në


Jerusalem ose shikon varr të shenjtë, lumturi në të
gjithë anët.

Varreza - Në qoftë se ëndërron sikur gjendesh në


varreza lumturi dhe gëzim i papritur do të të vijë në
çështjet tuaja. Në qoftë se thjesht shikon varreza, do
të kesh sukses. Në qoftë se shikon varreza plot me
varre, ke shpresa të mira për të ardhmen tënde. Në
qoftë se e shikon pa varre, prit dëme. Në qoftë se
gjendesh në varreza të një feje tjetër, prit lajme të
këqia nga një person që do.

Varrim - Në qoftë se shikon të varrosin një të


afërmin tuaj ose një shokun tuaj, do të keni një
martesë të këndëshme ju ose ata. Në qoftë se
thjeshtë gjendesh në një varrim, do të zhgënjeheni
për çështjet tuaja. Grua që shikon varrim, do të lindë
një djalë të bukur. Në qoftë se shikon sikur të
varrosin ty, do të keni shëndet brutal.

Varrmihës - Në qoftë se shikoni sikur jeni


varrmihës, do të ndieni hidhërim të madh. Në qoftë
se jeni familjarë, do të hidhëroheni për vdekjen e një
fëmije tuaj. Në qoftë se jeni të rinj, prisni tradhëti
nga bashkëshortët. Në qoftë se shikoni varrmihës
duke varrosur një të afërt, do t’i bëni keq atij. Në
qoftë se shikoni një varrmihës duke varrosur një të
huaj, do të merrni një lajm të keq.

Vaskë - Në qoftë se shikoni sikur bëni gati vaskën


për tu larë, por nuk zhvisheni, i jeni shmangur një
rreziku shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur
zhvisheni, por nuk hyni në ujë do t’u ndodhë diçka
shumë e keqe. Në qoftë se shikoni sikur hyni në ujë
dhe laheni, do të keni hidhërime dhe mërzi nga
zhgënjimi i një shokut tuaj. Në qoftë se jeni grua, do
të mësoni sekretet që ju mban burri juaj dhe do të
hidhëroheni. Në qoftë se jeni vajzë, do të merrni
vesh se i dashuri juaj është shumë xheloz dhe
tradhëtar njëkohësisht. Në qoftë se shikoni sikur
dilni nga vaska, një ngjarje e papritur do t’u shpëtojë
nga një rrezik i cili besonit se nuk do të ndodhte
kurrë. Në qoftë se uji është i ngrohtë, do të merrni
një lajm të keq.

Vatër - Në qoftë se është e fikur është për keq. Në


qoftë se është e ndezur, prit gëzim dhe lumturi.
Nëse je vajzë martesë të mirë.

Vathë - Në qoftë se ke veshur vathë floriri do të keni


shqetësime familjare. Në qoftë se janë me diamante
do të keni hidhërime dhe mërzi. Në qoftë se je vajzë
dhe shikon vathë floriri do të kesh lajme të
gëzueshme. Burri Në qoftë se shikon se ka vëthë, do
të degjenerohet nga të tjerët sepse ndërhyn në
punët e të tjerëve.

Vazo - Me lule, do të thotë lumturi dhe suksese


profesionale. Në qoftë se është bosh, do të ndiesh
mungesë nga shokët.

Vdekje - Në qoftë se sheh të vdekur, prit sëmundje.


Në qoftë se sheh se ke vdekur ti, prit lajm të mirë.
Në qoftë se se një i vdekur të kërkon diçka, një
anëtar nga familja jote do të vdesë. Në qoftë se i
vdekuri të jep diçka, do të kesh gëzim.

Vegël muzikore - Në qoftë se shikoni sikur luani


vegël muzikore ose që këndon me shoqërim të
veglave muzikore, do të shoqëroni një shok tuajin në
shtëpinë e tij të fundit (në varreza) dhe do të
mërziteni jashtëzakonisht shumë për këtë gjë.

Vegim - Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur ju


shfaqet një vegim, do të thotë se keni lënë pas dore
detyrimet tuaja fetare.

Vëlla ose motër - Do të keni lumturi, një gëzim. Në


qoftë se zihesh me ta do të kesh grindje familjare.
Në qoftë se sheh martohesh me motrën tënde,
gëzim të madh. Në qoftë se sheh të vdesin, do të
kenë jetë të gjatë.

Vello - Në qoftë se shikoni sikur po prisni vello, do


të merrni lajme të këqia për ju ose për një të afërt
ose për një shok, ndoshta dhe vdekje. Në qoftë se
shikoni sikur e keni veshur, do të vishni të zeza për
një vdekje të hidhur ose ndoshta mund të vishni
vello si i vdekur. Në qoftë se thjesht shikoni vello, do
të të ndodhë diçka shumë e keqe dhe sëmundje.

Vend - Në qoftë se shikoni sikur lëvizni nga një vend


në tjetrin, do të thotë se mundoheni kot se nuk do të
realizohen ato që keni menduar dhe mund të pësoni
dhe aksident.

Verbohem - Në qoftë se shikon se humb shikimin,


kujdesu për shëndetin se është në rrezik.

Verdhë - Në qoftë se shikon sikur je zverdhur, do të


rrezikosh nga një sëmundje shumë e rëndë për të
cilën vetëm një doktor i shquar mund të të shpëtojë.
Në qoftë se shikon veshjet e tua të verdha, flasin
shumë keq për ty njerëzit përreth teje.

Verë (pije) - Në qoftë se je i shëndetshëm dhe


shikon verë të bardhë, do të kesh shëndet të mirë.
Në qoftë se je i sëmurë, do të shërohesh së shpejti.
Në qoftë se je shtatëzënë do të lindësh një djalë të
bukur dhe të shëndetshëm. Në qoftë se shikon verë
të kuqe do të krijosh forcë. Në qoftë se shikon
mushkonja në verë do të të thartohet vera. Në qoftë
se je i sëmurë dhe ëndërron verë të kuqe se shpejti
do të bëhesh mirë. Në qoftë se ëndërron verë të
zezë çështjet tuaja do të marrin rrugë të mirë dhe të
mbarë me ndihmën e një personi të fuqishëm dhe
mund të jetë grua. Në qoftë se vera është e ëmbël
ke shokë të cilët janë gati të të ndihmojnë në
problemet dhe çështjet tuaja. Në qoftë se shikon
sikur po pi do të bësh diçka për të cilën do të
pendohesh. Në qoftë se të derdhet prit hidhërime
dhe dëshpërime dhe tradhëti bashkëshortore. Në
qoftë se prodhon verë prit fitime me bollëk të madh.
Në qoftë se hedh verë në gjellë merresh kot me
gjëra pa vlerë.

Verigë - Në qoftë se ëndërron verigë do të kesh


ngatëresa të këqia në punë dhe në marrëdhëniet
tuaja të dashurisë.

Vesë - Në qoftë se shikoni sikur ka vesë, do të keni


fitime shumë të mëdha. Në qoftë se jeni beqarë, do
të ziheni me të dashurin ose të dashurën tuaj.

Veshi - Në qoftë se sheh se ke vesh të mëdhenj, do


të kesh fat dhe lumturi. Në qoftë se sheh se ke vesh
të vegjël, lajmet që pret të marrësh do të vonohen.
Në qoftë se po i pastron, do keni lajme të
gëzueshme brenda ditës. Në qoftë se i ke të
bllokuar, kujdes nga njerëzit e këqinj. Në qoftë se ke
vesh gomari, do të degjenerohesh. Në qoftë se ke
vesh egërsire ose luani, jeta jote rrezikohet.

Vetëvrasje - Në qoftë se sheh se vret veten do të të


vijë e keqe e madhe nga kokëfortësia jote. Në qoftë
se sheh dikë tjetër është paralajmërim i keq për të.

Vetull - Në qoftë se ëndërroni sikur keni vetulla të


bukura dhe të trasha, do të keni sukses të madh në
punët tuaja dhe pasurim të madh. Në qoftë se jeni
vajzë, do të keni sukses në dashuri. Në qoftë se
shikoni sikur keni vetulla të rralla dhe të shëmtuara,
do të pësoni hidhërime nga njerëzit që kishit shumë
besim.

Vezë - Në qoftë se ëndërron vezë të bardha, do të


keni fitime të vogla nga puna juaj. Në qoftë se janë
të kuqe, do të kesh fitime të mëdha dhe gëzim. Në
qoftë se janë të prishura, do të të tradhëtojë dikush.
Në qoftë se po ha, do të mësosh një sekret të
rëndësishëm.

Viç - Në qoftë se shikoni viça duke punuar tokën,


prisni lumturi dhe gëzim dhe shumë fitime. Në qoftë
se shikoni sikur bërtasin, prisni një aksident të
rëndsishem. Në qoftë se je grua, shpejt do të
ngelesh e vejë. Në qoftë se shihni shumë viça duke
vrapuar, do të pësoni tronditje dhe mërzi. Në qoftë
se shihni viç të bardhë, prisni nderime. Në qoftë se
shihni viç të kuq ose të zi, armiqtë do t’u bëjnë keq.
Në qoftë se shihni dy viça duke luftuar, një armik i
juaji shumë I madh do tu bëhet shok. Në qoftë se
shikoni sikur therrni viç, do të sundoni armiqtë.

Vij - Në qoftë se shikon vij, të tjerë shfrytëzojnë


budallakun tënd dhe shijojnë mundimet tuaja.

Vijë uji - Në qoftë se është i pastër, rrugë e mirë për


problemet tuaja. Në qoftë se është i turbullt, lajme të
këqia.

Vinç - Në qoftë se sheh vinça, gjithmonë janë për


keq dhe nëse është dimër do të thotë se do të ketë
kohë të keqe. Në qoftë se sheh më shumë se një, do
të lindin shumë fëmijë.

Violinë - Në qoftë se thjesht sheh një violinë, do të


keni gëzim. Në qoftë se luan violinë pa ditur të luash
prit vdekjen e një personi të dashur. Në qoftë se
sheh dikë tjetër të luaj do të çlirohesh nga ankthet.

Vizitor - Në qoftë se të viziton dikush dhe nëse


është edhe shok i yti, do të marrësh lajme të mira
dhe mbrojtje nga një person me pushtet. Në qoftë se
të viziton femër të presin dashuri të reja. Në qoftë se
të viziton doktor ose shenjëtor do të sëmuresh.

Vjedh - Në qoftë se shikon sikur vjedh, po ndjek


rrugë të keqe që do të të çojë në krim. Në qoftë se
shikon të kapin hajdut, do të mësosh se po fiton
para, por jo me ndershmëri. Vetëm Në qoftë se je në
të vërtetë hajdut do të thotë sukses në punët tuaja
të pisëta. Në qoftë se të vjedhin diçka nga shtëpia,
do të thotë se je dembel. Në qoftë se ndjek hajdut
por nuk vjedh, kujdes mos u lër mundësinë armiqve
të të bëjnë keq. Në qoftë se thjesht shikon një
pjestar të një grupi hajdutësh, kujdes se shokët të
shtynë në rrugë të keqe.

Vjehrra - Në qoftë se ëndërroni sikur keni vjehrrën


ose vjehrrin dhe në të vërtetë nuk i keni, do të keni
ngatërresa familjare. Në qoftë se ëndërroni sikur
keni vjehrrën ose vjehrrin dhe në të vërtetë i keni, do
të merrni një lajm shumë të keq nga një shok i juaj.
Në qoftë se kanë vdekur dhe i ëndërroni sikur janë të
gjallë, kujdesuni më shumë për burrin tuaj.

Vjelje - Në qoftë se ëndërroni vjelje, do të keni


gjithmonë fitime dhe gëzime.

Vjell - Në qoftë se shikon sikur po vjell dhe je i


varfër, prit të mira dhe Në qoftë se je i pasur prit
dëme.

Vjetër - Në qoftë se shikoni veshjet tuaja të vjetra


ose çfarëdo lloj gjëje tjetër, do të humbisni diçka që
nuk do ta gjeni më dhe gjithashtu do të krijoni
shoqëri të re me një person i cili do t’u japë vetëm
hidhërime dhe dëshpërime.

Vjollcë - Në qoftë se shikon sikur ke vjollca të


bukura dhe të mëdha do të arrish shumë gjëra pa
mundim të madh. Në qoftë se shikon sikur ke vjollca
të bukura dhe të vogla do të mërzitesh sepse nuk do
të shkojnë mirë punët dhe do të humbasësh një
mundësi shumë të mirë për të fituar. Në qoftë se
shikon sikur të bien vjollcat do të të urrejë një grua
të cilës do ti shprehje dashurinë. Në qoftë se je
fëmijë dhe shikon sikur ke vjollca do të sëmuresh
lehtë. Në qoftë se shikon sikur ke vjollca të kuqe ose
jeshile ose një ngjyrë të pazakonshme do të pësosh
aksident familjar. Në qoftë se i merr erë të duan
jashtëzakonisht shumë. Në qoftë se dikush të jep
vjollca do të keni një ofertë pune të mirë.

Vlimi - Në qoftë se shikon ujë të vlojë, do të marrësh


një lajm të mirë. Në qoftë se shikon çfarëdo lloj
lëngu tjetër, do të keni grindje.

Vorbë - Në rast se e shikon të mbushur, do të kesh


të mira dhe në rast se rrjedh ujë fitime të mëdha nga
puna. Në rast se blen, ke shumë mendime në
mëndje. Dhe në rast se thjesht e mban dhe je
beqar/e, do të të bëjnë kërkesë për martesë.

Votim - Në qoftë se shikoni sikur po votoni për


diçka, do të bëni diçka shumë të mirë që do të
ngeleni i kënaqur me veten tuaj.

Vrapoj - Në qoftë se thjesht shikoni sikur po


vraponi, do të merrni lajme të mira nga një shok ose i
afërt. Në qoftë se shikoni sikur po vraponi me vrull,
do t’i sundoni armiqtë dhe do të dilni fitimtarë.

Vrasje e foshnjes - Në qoftë se vret foshnje, do të


ngatërrohesh me shoqëri të këqija.

Vreshtar - Në qoftë se je vetë do të keni fitime në


punët tuaja. Në qoftë se shikon dikë tjetër do të
fitosh një shok të çmuar.

Vreshtë - Në qoftë se është i lulëzuar do të thotë


fitime dhe shumë të mira. Në qoftë se është i tharë
do të ndodh e kundërtat dhe ndoshta dhe vdekja e
një personi tuaj.

Vrimë - Në qoftë se shikoni sikur ju është bërë vrimë


në trupin tuaj, kujdesuni për shëndetin tuaj se jeni në
rrezik shumë të madh. Në qoftë se shikoni vrimë në
mur ose në dysheme, ose në ç’do lloj vendi tjetër, do
të pësoni shumë keq.

Vringëllimë - Në qoftë se dëgjon vringëllimë


armësh do të gjëndesh në ngjarje të hidhërueshme
të cilat do lënë mendime të këqia. Në qoftë se
dëgjon ose shikon vringëllime shpatash, do të
ngatërohesh në një çëshjte të fshehtë.

Vrisni - Në qoftë se shikoni sikur vrisni njeri, biznesi


juaj do të ecë përpara. Në qoftë se shikoni sikur
vrisni një shok, ai do t’u ndihmojë në momentin që
do të keni më shumë nevojë. Në qoftë se shikoni
sikur vrisni një nga prindërit tuaj, do të pësoni një
aksident shumë të rëndë.

Vuajtje - Në qoftë se ëndërron sikur të bëjnë të


vuash, do të fitosh çështjen që ke në dorë por me
pak vonesë. Sa më e madhe të jetë vuajtja, aq më i
sigurt do të jetë suksesi juaj në jetë.

Vullkan - Në qoftë se e shikon nga larg me flake dhe


llavë vullkani, prit tronditje të mëdha nga shokët e tu.
Në qoftë se shikon llavën të vijë drejt teje, prit
tronditje brenda në familje.

Vulos - Në qoftë se sheh se po vulos diçka


mundimet tuaja janë të kota dhe do të kenë një fund
të keq. Për të dashuruarit do të thotë sukses në
dashuri. Për të sëmurët do të thotë së do të
lehtësohen pak.

Artikujt e fundit

Datat që duhet të keni 5 shenjat emocionalisht


kujdes në muajin Korrik më të paqëndrueshme të
horoskopit

5 shenjat e horoskopit
që harxhojnë shumë
para
3 shenjat me ziliqare të
horoskopit

Gjej shenjën tuaj


Këtu mund të gjeni shenjën tuaj të horoskopit duke
zgjedhur datëlindjën tuaj.

Dita Muaji Viti

Zgjedh Zgjedh Zgjedh

Shiko

Përshtatja e shenjave
Dashi + Dashi

Shiko

INTERESTING FOR YOU

1 gotë para gjumit dhe do të humbni 15


kg në 17 ditë
Keto Light

Dëshironi të humbni 12 kg ndërsa flini?


Njihuni me këtë hile!
Diet Lite

Kjo pije është një vrasës i të gjithë


parazitëve në trup!
Detoxic

Psoriaza zgjidhet për 3 ditë me një trajtim


të thjeshtë në shtëpi
Dermal

© 2009 - 2022 HoroskopiShqip.com


Web faqja ka qëllim argëtues.

You might also like