You are on page 1of 3

Mbrojtja

Shmangia e shpërdorimit të ujit është një nga përparësitë kryesore në mbrojtjen e


mjedisit nëpër botë dhe veçanërisht në ato vende që kanë mungesë uji të pishëm dhe të
tjera që kanë periudha të përvitshme thatësirash që preking ndjeshëm prodhimin
bujqësor. Por ka edhe vende që u duhet të krijojnë reshje shiu për të pastruar qytetet.

Shkencëtarët e Universitetit Warwick të Britanisë së Madhe po studjojnë mënyra për


përdorimin me kursim të ujit në procesin e vaditjes me fertilizatorë. Sistemi përfshin disa
tuba të vendosur nën dhé për të ushqyer me ujë dhe fertilizatorë bimët në rritje.

Ekipi i kërkimeve ka vendosur sensorë të lagështirës në tokë që i dërgojnë informacion një


sistemi kontrolli të lidhur me kompjuter, i cili përdor teknologjinë e telefonëve celularë.
Sistemi i kontrollit hap ujin kur toka është e thatë nën nivelin e caktuar. Duke përdorur
këtë teknologji të re, fermerit i krijohen kushtet të vendosë kur dhe cilat bimë të vaditë,
madje dhe me çfarë sasi uji.

Rezultatet e deritanishme të përdorimit të kësaj teknologjie tregojnë për një rënie të


konsiderueshme të humbjeve në procesin e vaditjes me ujë të përzjerë me fertilizatorë. Për
më tepër, ky proces është shumë i rëndësishëm për rajonet me thatësirë të madhe të botës.

4.Argumentimi per mënyrat e përdorimit të ujërave natyrore në industrine e ndërtimit si dhe energjitike etj
Statistikat europiane për ujin e vendosin Shqipërinë përkrah vendeve kryesore të pasura me
burime natyrore dhe i vlerësojnë ato si dhurata jonë më e çmuar natyrore. Mungesa e një
menaxhimi dhe trajtimi të mirë të ujit shkakton probleme serioze në furnizimin e popullsisë dhe
ndotje masive të ujit.
Në një konference ndërkombëtare të zhvilluar para disa kohësh në kryeqytetin egjiptian, Kajro
mbi problemet dhe sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Mesdheut, ndërkohë që u
nënvizua fakti se vende si Izraeli, Libani, Turqia, Franca, Malta, Qipro, etj., tashmë arrijnë të
“kapin” e të shfrytëzojnë për qëllime ekonomike e sociale mbi 90% të burimeve e kapaciteteve
të tyre ujore, Shqipëria u përmend në sensin e kundërt duke u cituar si një nga vendet me
burimet ujore nga më të mëdha në Mesdhe por dhe më gjerë, por që “kap” dhe shfrytëzon për
nevojat e saj vetëm 28-30% të mundësive e potencialeve të kapaciteteve të saj ujore. Në këtë
mënyrë, duke parë sasinë dhe cilësinë e ujit të konsumuar apo përdorur për banor, familje,
bujqësi, energji, industri, etj., ne renditemi në grupin e vendeve “të varfra në burime” apo me
infrastrukture të pazhvilluar, ndërkohë që duke parë potencialet tona reale, përfshirë këtu sasinë
vjetore të reshjeve, burimet dhe ujërat nëntokësore, basenet ujëmbajtëse, rrjedhjen e lumenjve
dhe përrenjve, ne konsiderohemi në grupin e vendeve “me kapacitete ujore nga më lartat në
botë”.

Si mund ti shpetojme keto burime ujore.


Parandalimi: Mos shkarkimi i mbeturinave, ndotësve ose ujit të patrajtuar nga përdorimi
shtëpiak, industrial ose bujqësor;
Trajtimi: trajtimi i ujit të ndotur para shkarkimit; menaxhimi i ujërave të stuhisë: sigurimi që
rrjedhja e ujit nuk mund të transportojë ndotës në trupat ujorë.
Ekosistemet: Mundësoni ose mbështesni proceset e rehabilitimit natyror.
Masat per mbrojtjen e burimeve natyrore nga ndotja
Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të gjeneratave
që do të vijnë.Njeriu ndryshon ekosistemin, shpesh shkatërron populacione të tëra të
organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnëkushtet fizike dhe kimike. Me
këtë rastparaqiten rreziqet globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës dhe
pakësimi i biodiversitetit.Prandaj, të kujtojmë thënien e natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë
se : “ Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”Kjo vlen edhe
për ndotjen e detërave e oqeaneve, dhe për të gjitha llojet e ndotjeve të tjera.Andaj le të
mbrojmë oqeanet, ngase me këtë mbrojmë të ardhmen tonë!
NDOTJA NGA NAFTA 
Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta. Ajo mund të derdhet në
ujëra detare me mjete transportuese të naftës në rast të havarive, ose dukeshpërlarë
mbeturinat e naftës nga rezervuarët e tankerëve.Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft
vështirë mund të zbërthehet me rrugë biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta
shpërndahet në sipërfaqe të detërave, duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit
dhe atmosferës. Rreziku i incidenteve që shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta ose
lëndë të tjera të dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi
i një politike dhe strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të lëndëve të
rrezikshme dhe helmuese në det.
NDOTJA URBANE
Urbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i
industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë sjellë shtimin e madh të
mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe,
zakonisht, janë helmuese. Mbetjet gazore nga djegiet hidhen në atmosferë.
Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me grumbullimet e mbetjeve, sepse
këto depozita të mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi sistemet natyrorë.
Mbetjet e lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në
lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë nëntokësorë, në thellësi të
mëdha. Mbetjet urbane përbëjnë aktualisht një nga problemet mjedisore më
të prefta dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me
rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e ekosistemit.

You might also like