You are on page 1of 4

Testim nr.

Emri i nxënësit_______________________________ Grupi –A

Drejtësia mbizotëron
Kjo ngjarje ka ndodhur shumë kohë më parë, atëherë kur Tokion e quanin Yedo dhe
rrëfimtarët tregonin histori të mrekullueshme për urtësinë dhe mençurinë e Okas.
Ky gjykatës i famshëm asnjëherë nuk refuzoi ndonjë ankesë, madje, edhe kur ajo mund të ishte
e çuditshme apo e paarsyeshme. Mund të ndodhte që njerëzit t’i drejtoheshin gjykatës për
zgjidhjen e çështjeve krejt të pazakonta, por Oka gjithmonë pranonte t’i dëgjonte. Dhe rasti më i
çuditshëm ishte ai i vjedhjes së aromës. Gjithçka filloi kur një student i varfër mori me qira një
dhomë, që ndodhej mbi një dyqan ku njerëzit blinin ushqime të pjekura. Studenti ishte një
djalosh shumë i këndshëm, por pronari i dyqanit ishte një koprrac që dyshonte se të gjithë donin
të përfitonin prej tij. Një ditë, ai dëgjoi studentin, teksa po bisedonte me një shok.
- Është e trishtueshme të jesh i varfër e të hash vetëm oriz të zier, - po ankohej shoku i tij .
-Oh, - tha studenti, - unë kam zbuluar një zgjidhje të kënaqshme për këtë problem: çdo ditë ha
oriz, në kohën kur pronari poshtë pjek peshkun. Aroma vjen lart dhe orizi im i thjeshtë më duket
tepër i shijshëm. Është aroma ajo që i bën ushqimet të kenë shije të mirë. Dyqanxhiu u xhindos
vetëm se mendoi që dikush po kënaqej me aromën e peshkut të tij, pa paguar asgjë!
-Hajdut!- bërtiti ai. - Kërkoj të më paguash për aromën që më ke vjedhur .
- Është thjesht një aromë, - u mbrojt studenti. - Çdo njeri është i lirë të nuhasë ç’të dojë. Nuk
kam pse t’ju paguaj gjë! I skuqur nga zemërimi, dyqanxhiu vrapoi te gjykatësi Oka dhe e
akuzoi studentin për vjedhje. Sigurisht, që të gjithë qeshën me të. Si mundej dikush të vidhte
aromën?! Por, sa u habitën njerëzit, kur gjykatësi pranoi ta dëgjonte.
- Çdo njeri ka të drejtë të dëgjohet, - tha ai. - Nëse ky njeri mendon se duhet të ankohet për
vjedhjen e diçkaje, atëherë unë, si gjykatës i qytetit, duhet ta shqyrtojë rastin e tij. Ai vështroi i
pakënaqur spektatorët e habitur, pastaj rëndë- rëndë u ul në podium dhe dëgjoi palët. Në fund
dha vendimin e tij.
- Nuk ka dyshim që studenti është fajtor, - tha me ashpërsi. - Të marrësh pronën e dikujt tjetër,
quhet vjedhje dhe unë e pranoj që aroma është si të gjitha pronat e tjera. Dyqanxhiu dukej i
kënaqur, ndërsa studenti i tmerruar. Ai ishte shumë i varfër. Ndërkohë,ai i detyrohej dyqanxhiut
t’i paguante aromën e nuhatur për tre muaj. Studenti ishte i sigurt se do të përfundonte në burg.
- Sa para ke?- e pyeti Oka. - Shumë pak, i nderuar zoti Gjykatës,- u përgjigj djali, - dhe ato më
duhen të paguaj qiranë, përndryshe do të më flakin në rrugë.
- M’i trego paratë, - tha Oka. Djali i nxori nga xhepi dhe ia tregoi. Gjykatësi tundi kokën dhe i tha
t’i kalonte paratë nga një dorë në tjetrën. Kur dëgjoi kërcitjen e parave, iu kthye pronarit:
- Ja dhe pagesa për ty. Nëse në të ardhmen keni përsëri ndonjë ankesë, ju lutem, drejtojuni
sërish gjykatës. Dëshira jonë është që të gjitha padrejtësitë të ndëshkohen. -
Por, i nderuari gjykatës,- protestoi pronari, - unë nuk i mora paratë! Hajduti vetëm sa i kaloi ato
nga një dorë në tjetrën. Shiko! Unë nuk kam asgjë, - dhe i tregoi duart e tij të zbrazura.
Oka e vështroi ngultas dhe me ashpërsi. - Vendimi i gjyqit është që dënimi duhet të përputhet
me krimin. Unë kam vendosur që çmimi i aromës së ushqimit do të jetë po aq i shtrenjtë sa
tringëllima e monedhave. Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron drejtësia!
Qarkoni përgjigjen e saktë.

 Kjo pjesë është një: 1 pikë


1 tregim 2 përrallë 3 fabul 4 legjendë
 Kur dyqanxhiu u ankua te gjykatësi, njerëzit qeshën me të sepse: 1 pikë
1. nuk ishte hera e parë që ai bënte akuza të tilla;
2. kërkesa e tij ishte qesharake;
3. pamja e dyqanxhiut ishte qesharake;
4. e kishin zakon të talleshin me të.
 Qëllimi i autorit në këtë histori është: 1 pikë
D- të japë një mësim;
E- të përshkruajë pushtetin e drejtësisë;
F- të tregojë një proces gjyqësor;
G- të bindë me fakte.
 Cila nga fjalitë e mëposhtme jep më mirë thelbin e kësaj ngjarjeje? 1 pikë
A) Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron drejtësia!
B) Të marrësh pronën e dikujt tjetër quhet vjedhje.
C) Si gjykatës i qytetit, duhet ta shqyrtoj rastin e tij.
D) Por sa u habitën njerëzit, kur gjykatësi pranoi ta dëgjonte.
 Shprehja: i nderuar zoti Gjykatës, nga ana e studentit është përdorur me: 1 pikë
A) ironi B) nderim C) mirënjohje, D) tallje.
 Në fjalinë:“Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur”,gjykatësi është i pakënaqur, sepse: 1pike
b) nuk e duron dot zhurmën gjatë gjykimit;
c) vë re që disa po e tallin;
d) njerëzit duhet ta kuptojnë se ai duhet të dëgjojë çdo ankim.
e) i duhet të merret me një cështje të vështirë
 Oka ishte një gjyqtar i famshëm nga: 1 pikë
A) drejtësia në dhënien e vendimeve;
B) ashpërsia e dënimeve që jepte;
C) ndihma që u jepte të pafajshmëve;
D) durimi që tregonte për t’i dëgjuar të gjithë.
 Shkruani përgjigjet për pyetjet e mëposhtme. 1 pikë
Pse Oka nuk i refuzonte asnjëherë ankesat e qytetarëve, madje, edhe ato më të
paarsyeshmet?
__________________________________________________________________________
 Pse akuza e tregtarit është e paarsyeshme? 1 pikë
________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
 A ishte mënyra më e mirë, ajo që kishte gjetur Oka, për të vendosur drejtësinë në qytet?
PO JO Pse? Përdorni pjesë nga ngjarja për të argumentuar përgjigjen. 2 pikë
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
 Në fund të kësaj historie Oka thotë: “Vendimi i gjyqit është që dënimi duhet të
përputhet me krimin.” A mendoni se ndëshkimi për këtë rast përputhet me krimin? Pse?
Përdorni detaje nga ngjarja për të mbështetur përgjigjen tuaj. 3 pikë
_________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
 Ndërto një fjali me antonimin e fjalës lodhje (Kujdes drejtshkrimin e fjalës!) 1 pikë
_______________________________________________________________________
 Shkruani një titull të përshtatshëm dhe me kuptim të figurshëm. 1 pikë
_________________________________________
 Shkruaj GE(grupin emëror) në rasën e kërkuar : 2 pikë
Shokun tonë ________________ rasa emërore
ime motër _________________ rasa gjinore
 Fjala, sipas formimit, që është futur gabim në bashkësinë e mëposhtme është: 1 pikë
A) dyqan B) koprrac C) varfëri D) aromë
 Ndërto një fjali ku fjala LUAN të përdoret me ngjyrim emocional: 1 pikë
_____________________________________________________________________
 Kthe në gjininë femërore grupet emërore : 2pikë
mësuesi yt ________________________
xhaxhai i tij _______________________
 Plotësoni fjalinë me një nga fjalët e dhëna. 1 pikë
Djali mundohej të ecte _____________ në pyllin e dendur.
A) këmbadoraz B) këmbadoras C) këmbë a doras D) këmb’ a doras
 Gjeni emrin e nyjёzuar nё fjali dhe zёvendёsohe me njё GE(emёr +pёremёr): 2 pikё
Mezi po priste tё vёllanё t’i tregonte se ҫfarё i kishte ndodhur shokёve tё Sokolit.
____________________ _____________________________________
 Gjej nё tekstin e dhёnё dy mbiemra ,njё nё shkallёn krahasore e njё nё sipёrore: 2 pikё
Shkalla krahasore____________________________________________
shkalla sipёrore _____________________________________________

 Formo njё fjali me emra qё pёrdoren kryesisht nё numri : 2 pikё

Njёjёs (asnjanës)_______________________________________________________
Shumёs(emra që tregojnë vende)
_________________________________________________________________________
 Bёni analizёn fjalёformuese tё fjalёs: rivlerësimi 5 pikё

tema tema fjalёformuese rrёnjё prapashtesa Mbaresa

 Si mendoni se do të kishte vazhduar kjo ngjarje, nëse gjykatësi do ta kishte dënuar


studentin? Shkruani vazhdimin e ngjarjes në një rrjedhë tjetër. 2 pikë
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________

Pikët 0-9 10-13 14-17 18-21 22-26 27-31 32-36


Nota 4 5 6 7 8 9 10

You might also like