You are on page 1of 13

UNIVERSITETI “NËNË TEREZA” – SHKUP

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE


PROGRAMI STUDIMOR: ADMINISTRATË PUBLIKE DHE MENAXHIMI I
RESURSEVE HUMANE

PUNIM SEMINARIK

Tema: Historia e kompjuterave

Lënda:Shkathësite e avancuara në informatikë

Punoi: Rumejsa Jahja Mentor:

Kadire Limani Arbnor Rushiti

1
PËRMBAJTJE

HYRJE………………………………………………………………………………………. 2

1. ÇFARË ËSHTË KOMPJUTERI?……………………………………………………… 3

2. GJENERATAT E KOMPJUTERËVE……………………………………………….... 4
2.1 Gjenerata e parë……………………………………………………………………. 6
2.2 Gjenerata e dytë……………………………………………………………………. 6
2.3 Gjenerata e tretë……………………………………………………………………. 6
2.4 Gjenerata e katërt………………………………………………………………….. 6
2.5 Gjenerata e pestë…………………………………………………………………... 7
2.6 Gjenerata e gjashtë……………………………………………………………….... 7

3. NDARJA E KOMPJUTERËVE BASHKËKOHOR…………………………………. 7

4. ZBATIMI I KOMPJUTERËVE NË JETËN BASHKËKOHORE………………….. 8

5. PËRDORIMI I KOMPJUTERIT NË ARSIM………………………………………… 9

6. NDIKIMI I KOMPJUTERIT NË JETËN E NJERIUT……………………………... 10

PËRFUNDIM……………………………………………………………………………… 11

LITERATURA E SHFRYTËZUAR…………………………………………………….. 12

2
HYRJE

Kompjuteri është një pajisje elektronike e cila shërben për punë, pra për të shkruar e ruajtur të
dhëna dhe për të bërë llogaritje në mënyrë të shpejtë e me saktësi. Sot, nuk mund të
paramendohen shumë punë pa ekzistimin e kompjuterit, pra ai i thjeshtëson shumë procesin e
punës, pra i ndihmon njeriut që në mënyrë sa më të shpejtë e të saktë të kryej shumë punë
gjatë një periudhe të shkurtër kohore. Mjet pune i rëndësishëm është edhe për studentët, të
cilët punën e tyre studimore e kryejnë përmes bërjes së punimeve në kompjuter, llogaritjet i
kryejnë me të, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave e bëjnë me këtë mjet. Në vendet e botës
së zhvilluar çdo student më së paku ka një ose dy kompjuterë, përmes të cilëve kryen shumë
punë që i nevojiten në studime.

Kompjuterat e sotëm janë shumë të avansuar nga ato që kanë qenë para 5 ose 6 dekadave.
Kompjuterat e sot kanë shpejtësi më të madhe të punës dhe kanë kapacitet më të madh të
ruajtjes së të dhënave, gjë që i bën të jenë avancuar. Por, normalisht fillet e makinës së parë
llogaritëse- kompjuterit karakterizohen me një thjeshtësi në aspektin e ndërtimit të tij dhe në
aspekt të punës që ka mund të kryejë lloji i parë i kopjuterit. Përpjekjet e shoqërisë kanë qenë
që vazhdimisht të përsosen kompjuterat shkaku i nevojave për më shumë efikasitet dhe
lehtësim të punës. Në fillim kompjuterat ishin gjigant për nga përmasat dhe kostoja e tyre
ishte shumë e lartë, por me kalimin e kohës përmasat e tyre filluan të zvogëlohen dhe kostoja
fillojë të bie. Tani ekzistojnë kompjutera me përmasa tejet të vogla, por që janë shumë efikas
në punë dhe janë lehtësisht për t’u bartur me vete nëse bëhet punë terrenike.

Për shkak të rëndësisë që kanë kompjuterat për ne në jetën e përditshme, unë zgjodha që në
punimin tim seminarik të trajtoj temën e titulluar: „Historia e kompjuterëve”. Historia e
kompjuterave përfshin gjithë distancën kohore nëpër të cilën ka kaluar zhvillimi i tyre, dhe
për secilën pjesë kohore jepen karakteristikat e gjeneratës së caktuar të kompjuterave.

3
1. ÇFARË ËSHTË KOMPJUTERI?

Kompjuteri është një makinë llogaritëse mjaft e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e
makinave llogaritëse e ka shumë kohë më parë. Si datë kur u shpik kompjuteri mund të
përmendet viti 1673. Në vitin 1673, matematikanti i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e
atëherëshme ushtarake, arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë, e cila u quajt
aritmometër.

Aritmometri ishte një makinë mekanike, që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë
të matematikës, dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike.

Fig. 1. Aritmometri një makinë mekanike e cila u ndërtua nga matematikanti Leibnic.

U deshën shumë vite dhe përpjekje për t’iu afruar koncpeteve të sotme të kompjuterit dhe për
të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot. Ja disa data që meritojnë
të përmenden në këtë ecje të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë e të vështirë.

Kompjuteri (latinisht computere – mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe
përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të
automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (informacion) në një tjetër, ose formon një
njësi të re e cila njihet si e dhënë ose informacion në dalje. Funksionimi i kompjuterit është
rezultat i një kombinimi të mirëfilltë efektiv midis elementeve harduerik dhe atyre softuerik.

Në vitet 1940-1950, kostoja e kompjuterëve dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Kompjuteri
kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte hapësirën e dhomave të tëra të mbushura me
pajisje elektrike e mekanike. Përveç kësaj duheshin numër i madh i njerëzish të kualifikuar
për vënien në përdorim, mirëmbajtjen dhe remontimin e tij.

4
Në vitin 1949 u shpik transistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llambat elektronike në dy
drejtime. Së pari, përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e transistorit zvogëluan shumë
përmasat e kompjuterëve. Së dyti, konsumi i energjisë elektrike është dhjetëra herë më i
vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.

Fig. 2. Modeli i parë i kompjuterit i quajtur ENIAC, model gjigant i komjuterit.

Deri në vitin 1960, çdo transistor prodhohej dhe montohej në skemën elektronike më vete dhe
kjo kërkonte një punë të madhe. Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan
prodhimin e kompjuterëve. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete
mijëra e miliona transistorë, jo vetëm që zvogëloi përmasat e pajisjes, por poashtu zvogëloi
edhe konsumin e energjisë, si dhe i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të pajisjeve
të ndryshme, kështu duke bërë të mundur komandimin e shumë proceseve teknologjike. Ky
vit shënon ditëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe
kushtonte 20.000 dollarë ($).

Në vitin 1970 Firma INTEL nxorri në shitje kompjuterin e parë të ndërtuar në bazë të
skemave integrale. Gjithashtu, në këtë vit po prej saj dolën në treg skemat e integruara të
kujtesave, të cilat u dhanë mundësi përdoruesve të përmirësojnë të dhënat e kompjuterëve të
tyre në kushte jo industriale. . Viti 1970 shënon datën në të cilën inxhinieri Hoff që punonte
në firmën INTEL, ndërtoi një skemë të integruar e cila për nga vetitë i ngjante trurit (CPU) të
kompjuterëve të mëdhenj. Ky ishte procesori i parëme emrin INTEL-4004.

Me kalimin e viteve me radhë dolën procesorët INTEL-8008 dhe INTEL-8080, të cilët ishin
më të shpejtë e më të fuqishëm. Në vitin 1975 në treg doli kompjuteri i parë komercial Altair
8800, me procesor INTEL-8080, i cili kushtonte rreth 5.000 dollarë ($). Ky kompjuter

5
komercial ishte pa ekran dhe pa tastierë, me memorie 256 Kb. Që në muajt e parë u shitën
disa mijëra ekzemplarë. Njerëzit i blenin Altair 8800, i pajisnin me ekrane, tastiera dhe blloqe
shtesë memoruese.

Në fund të vitit 1975, Bill Gejts (Bill Gates) i sapo dalë nga dyert e universitetit, shpiku
gjuhën BASIC që lehtësonte komunikimin e njeriut me kompjuterin. Paralelisht dolën
programe ndihmëse që formonin lehtësira në shkrimin e teksteve (WordStar), përpunimin e të
dhënave financiare (VisiCalc) etj. Bill Gejts njihet si personi që formoi Microsoft.

Në vitin 1981 doli në treg IBM PC (Pc-Personal Computer) i parë. Falë lirisë që i dha kjo
sipërmarrje departamentit të PC për të punuar me prodhime tjera nga sipërmarrje tjera. Një
faktor tjetër që ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të kompjuterëve IBM PC ishte mungesa e
sekretit dhe mënyra e ndërtimit të tyre. Çdo përdorues me fantazi mund të ndërtonte një pjesë
të përmirësuar të kompjuterit dhe ta vendoste atë direkt në skemën amë, pa pasur asnjë
vështirësi.

Fig. 3. Kompjuterat personal (PC-Personal Computer), lloj i ri i kompjuterave.

Në kohën e sotme në saje të zhvillimit të vrullshëm të elektronikës, kompjuterat kanë


ndryshuar shumë krahasuar me ato të disa viteve më parë dhe vazhdimisht po ndryshojnë. Sot
kompjuterët janë të pajisur me mikroprocesorë të shpejtë, me memorie të mëdha dhe me
pajisje ndihmëse për përpunimin e zërit dhe figurës (multimedia). Kompjuterët hasen në
madhësi dhe fuqi të ndryshme, duke filluar nga superkompjuterat që i përdor ushtria ose
NASA, pastaj kompjuterat personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht, e deri te kompjuterat e
dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

6
2. GJENERATAT E KOMPJUTERËVE

Teknika kompjuterike gjatë 50-të viteve të fundit përshkon disa faza të zhvillimit në kuptimin
e elementeve të ndryshme për konstruktimin e kompjuterëve elektronik. Këto faza paraqesin
të ashtuquajturat gjenerata të kompjuterëve. Tabela që vijon tregon zhvillimin e kompjuterëve
nëpër gjenerata.

Tabela 1. Zhvillimi i gjeneratave të kompjuterëve.


Gjenerata Periudha Zbulimi
Gjenerata e parë 1946-1958 Gypat elektronikë
Gjenerata e dytë 1959-1963 Transistorët
Gjenerata e tretë 1964-1970 Qarqet e integruara
Gjenerata e katërt 1971-1989 VLSI

2.1 Gjenerata e parë

Gjenerata e parë e kompjuterëve përdorte gypat elektronikë dhe lidhjet me tela si komponente
themelore ku bëhej përpunimi i të dhënave. Ishin shumë të mëdha dhe harxhonin shumë
energji elektrike. Në anën tjetër, shpesh u ndodhnin defekte, ndërsa rezistueshmëria ndaj
gabimeve gjatë punës ishte modeste.

2.2 Gjenerata e dytë

Gjenerata e dytë e kompjuterëve përdor teknologji të re, e cila është e mbështetur në të


ashtuquajturat gjysmëpërçues. Transistorët dhe qarqet e integruara të rrymës së bashku, janë
komponente themelore në konstruktimin e kompjuterëve dhe komponentet tjera të sistemeve
tjera kompjuterike, pasi që zvogëluan dukshëm dimensionet e gabaritit, rritet shpejtësia dhe
arrihet sigurim më i madh në punë. Në programimin e këtyre kompjuterëve, gjuha e makinës
zëvendësohet me gjuhën simbolike që në atë kohë i përdornin prodhuesit e kompjuterëve.

2.3 Gjenerata e tretë

Gjenerata e tretë karakterizohet nga komponente të mbështetura në qarqet e integruara si lloj i


organizimit të elementeve gjysmëpërçuese. Kompjuterët fizikisht janë më të vegjël, ndërsa
aftësia për përpunim është rritur mjaft pasi që është rritur kapaciteti i memorieve, si dhe
shpejtësia e përpunimit. Përveç kësaj, në kompjuterë të tillë mund të lidhen më shumë njësi
hyrëse dhe dalëse, gjë që mundëson përpunim të të dhënave edhe në largësi. Qëllimi i
zhvillimit të pjesës programore të kësaj gjenerate është në përfshirjen e më shumë gjuhëve
programore, ndërsa ndryshime të rëndësishme pësojnë edhe sistemet operative.

2.4 Gjenerata e katërt

Gjenerata e katërt e kompjuterëve përbëhet poashtu nga gjysmëpërçues, por të cilët janë të
integruar edhe në çipe elektronike. Përdoret teknika e re e përpunimit të elementeve të
ashtuquajtura VLSI (Very Large Scale Integration ) teknologji që mundëson shkallë të lartë të
integrimit të komponenteve elektronike. Kuptohet, këto kompjuterë i kalojnë kompjuterët e

7
gjeneratave të tjera. Sistemet e reja programore drejtojnë kompjuterë, si dhe gjuhë të reja
programore dhe programe të ndryshme që mundësojnë automatizimin në të gjitha hapësirat e
veprimit të njeriut. Përfaqësues tipik i kësaj gjenerate është kompjuteri personal (anglisht
Personal Computer-PC).

2.5 Gjenerata e pestë

Sot flitet edhe për gjeneratën e pestë dhe të gjashtë të kompjuterëve. Gjeneratën e pestëe
karakterizon arkitektura paralele dhe të ashtuquajturit RISC procesorët. Arkitektura paralele
mundëson që dy ose më shumë kompjuterë bashkërisht të punojnë në të njejtën detyrë.

2.6 Gjenerata e gjashtë

Gjenerata e gjashtë e kompjuterëve mbështetet në arkitekturën e rrjetës së numrave. Ata janë


neurokompjuterë, ku koncepti i tyre është që ata të punojnë sipas parimeve të punës së
gjysmës së djathtë të trurit të njeriut, që në mënyrë simulative përpunon sasi të mëdha të
informatave. Megjithatë, për këto gjenerata mund të flitet vetëm kushtimisht sepse RISC
procesorët janë prodhime të VLSI teknologjisë, ndërsa neurokompjuterët ende janë në nivel
të tillë të zhvillimit që të llogariten si gjeneratë.

3. NDARJA E KOMPJUTERËVE BASHKËKOHOR

Ekzistojnë më shumë ndarje të kompjuterëve, por ndarja më e thjeshtë dhe më e


rëndësishme është ndarja sipas madhësisë dhe mundësive të kompjuterëve. Bazuar në këtë
ndarje, kompjuterët ndahen në:
- superkompjuterë,
- kompjuterë të mëdhenj (mainframe),
- minikompjuterë dhe
- mikrokompjuterë (kompjuterë personal).

Superkompjuterët janë kompjuterë më të shpejtë, më të fuqishëm e më të shtrenjtë.


Ato janë të mëdhenj, kanë numër të madh të procesorëvedhe kapacitet të madh të hard
disqeve. Zbatohen për qëllime ushtarake, për qëllime shkencoro-hulumtuese, por sot zbatimi i
tyre është për simulimin e tërmeteve, uraganeve, vërshimeve, thatësirave dhe për përcjelljen e
klimës globale. Prodhuesit e aeroplanëve dhe autobusëve dizajnojnë modele të reja, i testojnë
në kushte të ndryshme, me shfrytëzimin e simulimeve me ndihmën e superkompjuterëve.1

Kompjuterët e mëdhenj (mainframe) janë gjithashtu kompjuterë të mëdhenj, të


fuqishëm dhe janë të shtrenjtë. Ky lloj i kompjuterëve shfrytëzohen nga organizata të mëdha
siç janë: institucionet shtetërore, kompanitë e sigurimeve, bankat etj. Ato shfrytëzohen për
përpunimin e të dhënave masive si për shembull: të dhënat e votimit ose regjistrimit, të
dhënat statistikore, transaksionet financiare etj.2
1
Gjorgjeviq, D. (2020): Informatika për vitin e I të arsimit të mesëm, Sh.b. Ars Lamina, Shkup, fq. 2.
2
Po aty.

8
Minikompjuterët janë shumë më të vegjël dhe janë shumë më të lirë krahasuar me
kompjuterët e mëdhenj. Ky termin shfrytëzohet për kompjuterët të cilët mund të realizojnë
shumë detyra, që ato detyra nuk kërkojnë shfrytëzim të kompjuterëve shumë të shtrenjtë, por
nuk mund të punohen te kompjuterët më të vegjël që janë të lirë. Minikopjuterët kanë veçori
të ngjashme sikurse kompjuterët e mëdhenj, por me shumë mundësi të kufizuara.

Mikrokompjuterët ose kompjuterët personal (PC) janë të vegjël, janë relativisht kompjuterë
të lirë të dedikuar për punë të një konsumatori. Në krahasim me kompjuterët më të mëdhenj,
ata kanë shumë mundësi të kufizuara pasi që kanë vetëm një procesor, janë shumë të
ngadalshëm dhe mund të ruajnë dhe përpunojnë shumë më pak sasi të të dhënave. Por për
shkak të çmimit të ulët dhe përdorimit të lehtë, janë të shkëlqyeshëm për sipërmarrjet e vogla,
për shkollat dhe për përdorim shtëpiak.3

Me zhvillimin e teknologjisë, mikrokompjuterët fitojnë performansa të fuqishme dhe sot kanë


mundësi të punojnë jo vetëm sikur klient, por edhe si server. Kompjuterët personal mund të
jenë: statik (desktop) dhe personal (laptop, tablet, palm, PDA, Ipod, iPhone etj.).4

Kompjuterët bashkëkohor
digjital

Superkompjuter Kompjuterë të Minikopjuter Kompjuterë


mëdhenj mikroprocesorik

Kompjuter Kompjuter
statik personal

Fig. 4. Ndarja e kompjuterëve bashkëkohor.

4. ZBATIMI I KOMPJUTERËVE NË JETËN BASHKËKOHORE


Kompjuterat janë pajisje pa të cilat nuk mund të paramendohet jeta bashkëkohore. Sot
pothuajse nuk ka profesion ose vend pune ku nuk përdoret kompjuteri. Vetëm disa nga fushat
ku njeriu e shfrytëzon kompjuterin janë: shkenca, mjekësia, arsimi, hulumtimet në gjithësi,
komunikim, tregti, kulturë, komunikacion etj.5
Ekzistojnë vende të punës ku kompjuteri plotësisht e zëvendëson njeriun. Ato janë vende
pune ku mundet shumë lehtë të vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i njeriut, për shembull në:

3
Po aty, fq. 3.
4
Po aty.
5
Arsenovski, S., Loshanska-Todorovska, M., Kakashevski, Gj. (2009): Informatika për klasën e pestë, Shkup,
fq. 17.

9
fabrika kimike, centrale nukleare, në operacione ushtarake me rrezik të lartë, fatëkeqësi
elementare etj.6

Kompjuterin bashkëkohor nuk duhet çdo herë ta paramendojmë si pajisje me shtëpizë, ekran
(monitor), tastierë dhe mi (maus). Kompjuteri mundet edhe të mos i ketë këto pjesë.
Varësisht nga ajo se ku gjendet dhe çka duhet të punojë, kompjuteri të dhënat dhe urdhërat
mund t’i pranojë dhe dorëzojë nëpërmjet senzorëve dhe pajisjeve të ndryshme, të ketë formë
dhe madhësi të ndryshme.7

5. PËRDORIMI I KOMPJUTERIT NË ARSIM

Në mësimdhënien bashkëkohore përveç metodave dhe teknikave të ndryshme që përdoren


gjatë punës me nxënës, kohëve të fundit në përdorim janë edhe kompjuterat të cilat
ndihmojnë procesin e punës me nxënësit. Në shumë shkolla ekzistojnë kabinete të veçanta ku
janë të instaluar kompjuterat dhe aty nxënësit kanë mundësi të mësojnë se si të punojnë në
kompjutera.

Kompjuterat shihen si një mjet pune mjaft i rëndësishëm në procesin edukativo-arsimor.


Mbajtja e një ore me ndihmën e teknologjisë informatike ka rezultate pozitive dhe përshtypja
e nxënësve është që ora e mësimit kalon shpejtë dhe është orë atraktive.

Nxënësit me vështirësi në koordinim, me ndihmën e kompjuterit dhe aplikimeve


kompjuteristike lehtë mund të shkruajnë dhe të formojnë grafik. Nëse shfrytëzimi i tastaturës
normale paraqet problem, ekzistojnë tastatura me kopsa të mëdha.8

Përfitimet nga TIK për nxënësit janë:

- kompjuterët e përmirësojnë qasjen e pavarur të nxënësve drejt arsimimit;


- nxënësit me nevoja të veçanta mund të kryejnë detyra me tempo që atyre u përgjigjet;
- nxënësit me probleme serioze dhe të shumëfishta në të mësuarit, më lehtë mund të
komunikojnël me ndihmën e TIK-ut;
- nxënësit të cilët shfrytëzojnë vegla për komunikim me zë, fitojnë vetëbesim dhe
kredibilitet shoqëror në shkollë dhe bashkësinë ku jetojnë;
- vetëbesimi i rritur i TIK i motivon nxënësit që ta shfrytëzojnë internetin edhe në
shtëpi, për nevojat e shkollës apo për kënaqësi.9

6. NDIKIMI I KOMPJUTERIT NË JETËN E NJERIUT

6
Po aty, fq. 19.
7
Po aty.
8
Stojkovska-Aleksova, R., Krstevska-Dojçinovska, L. (2010): Përdorimi i teknologjisë qasëse në shkolla,
Shoqata e qytetarëve për mbështetje dhe promovimi i qasjes së teknologjive të reja, Borografika, Shkup, fq. 4.
9
Po aty.

10
Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t’i afrohet dhe të jetë
më pranë saj. Një prej pajisjeve më të familjarizuar me njeriun sot është padyshim
kompjuteri. Dekada e fundit ishte ajo e cila “kurorëzoi” lidhjen mes njeriut dhe kompjuterit.
Ishte pikërisht kjo lidhje e cila definoi disa epitete si programer, IT etj. Miliona njerëz të
punësuar në institucione dhe kompani të ndryshme, kalojnë pjesën më të madhe të kohës
duke komunikuar me kompjuter, ndërsa fjalisë “libri shoku më i ngushtë i njeriut” po i zbehet
kuptimi.10

Për shumë njerëz, mungesa e kompjuterit në ambientet e punës ose shtëpisë, do ta bënte jetën
më të vështirë. Një njeri i rëndomtë kafenë e mëngjesit ka mundësi ta pijë duke shfletuar
online gazeta, duke komunikuar me njerëz nga pjesë të ndryshme të botës, të shoh pjesë të
qyteteve të ndryshme ose edhe të blejë diçka që i pëlqen. Informata e cila në kohë të hershme
ka qarkulluar me mjaft vështirësi, tani me një shtypje gjendet para syve tanë. Programerët e
kompanive të mëdha duke i pasur parasysh kërkesat e përdoruesve, mundohen që pajisjen
kompjuterike ta bëjnë sa më të mençur.11

Shembuj të softuerëve të ndryshëm tregojnë qartë punën e tyre. Aplikacionet e mençura që i


japin mundësi njeriut, komunikojnë me këdo në botë, gjenerimi i pamjeve satelitore të
vendeve që kemi ëndërruar t’i shohim, mundësia e komunikimit me makina të mençura, qasja
e mijëra informatave brenda disa sekondave, ruajtja e dokumenteve personale në distanca
shumë të largëta, mundësia e blerjes së pajisjeve të ndryshme online, dëgjimi online i
ligjëratave të profesorëve të njohur etj.12

Përdorimi i madh i kompjuterit nuk ka dal të jetë gjithmonë fatlum për njeriun. Disa
probleme që ndodhin në mes njerëzve fillimin e kanë në komunikimin që kryehet përmes
komjuterave që kanë qasje në internet. Të rinjtë, por edhe grupe të caktuara të njerëzve,
organizimin e tyre për të bërë probleme e kryejnë përmes komunikimeve që realizojnë
përmes rrjeteve sociale dhe kompjuteri është si mjet që mundëson këtë komunikim. Edhe
përkundër këtyre gjërave jo të mira që ndodhin, krahasime të shumta tregojnë se ndikimi i
kompjuterit është më shumë pozitiv se sa negativ.

Shkrimin do ta përmbyll me pyetjen e njërave prej anketave më interesante që është bërë në


shekullin e kaluar, se cila është e arritura më e madhe e njerëzimit, zbulimi i kompjuterit apo
arritja e njeriut në Hënë. Rezultatin e kësaj ankete nuk kam arritur ta dijë, mirëpo
vazhdimësia e kohës për mendimin tim tregon qartë se kompjuteri është përgjigjja e kësaj
pyetje.13

PËRFUNDIM
10
Kqiku, R. (2006): Ndikimi i teknologjisë në jetën e njeriut, artikulli i botuar, Prishtinë.
11
Po aty.
12
Po aty.
13
Po aty.

11
Kompjuterat kanë hyrë në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, duke filluar me arsimin
fillor dhe duke përfunduar me studimin e teknologjive më të fundit, duke studiuar lloje të reja
të materies, të panjohura për njerëzimin. Përdorimi i teknologjisë kompjuterike lehtëson
procesin e arsimit në institucionet arsimore fillore, të mesme dhe të larta. Për shkak të
shumëllojshmërisë së softuerëve dhe pajisjeve, sot është e mundur që të përdoren të gjitha
teknologjitë potenciale të kompjuterit. Kjo ju lejon të ruani një sasi të madhe informacioni,
duke zënë vendin minimal. Gjithashtu teknologjitë kompjuterike ju lejojnë të trajtoni shpejt
këtë informacion dhe ta mbani atë në formë të mbrojtur.

Kompjuteri personal i përhapur mjaft luan një rol të madh në zhvillimin e tregut të punës.
Automatizimi i përpunimit të informacionit lejon në një sekondë për të bërë punën në të cilën
janë humbur javë me radhë. Informimi i menaxherëve për gjendjen e ndërmarrjeve dhe
vendeve të punës ndodh menjëherë. Rritjet potenciale ekonomike në fushën e sigurimeve dhe
shërbimeve financiare për shkak të rritjes së shkëmbimit të shërbimit që arrihen përmes
përmes të teknologjisë kompjuterike.

Kompjuteri sot është një mjet për të komunikuar, dhe vetë lidhja është në momentin më të
lirë. Për njerëzit me aftësi të kufizuara, ndonjëherë është mënyra e vetme për të komunikuar
jo vetëm, por edhe në saje të teknologjive moderne të kompjuterit njerëzit mund të kuptojnë
veten dhe të marrin për të bërë një punë të caktuar.

Teknologjitë kompjuterike kanë një efekt pozitiv në zhvillimin e fëmijëve me përdorimin e


tyre të duhur. Vërehet se me përzgjedhjen kompetente të programeve dhe lojërave, tek
fëmijët mendimi logjik është më mirë i zhvilluar, koordinimi i syve dhe duarve është
përmirësuar. Fëmija zhvillon vetëbesim dhe vetëvlerësim, pastaj ato janë të fokusuar në
krahasim me fëmijët që nuk kanë përvojë në përdorim të kompjuterit.

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

12
1. Arsenovski, S., Loshanska-Todorovska, M., Kakashevski, Gj. (2009): Informatika për
klasën e pestë, Shkup.

2. Beqiri, E. (1999): Bazat e informatikës, Prishtinë.

3. Dika, A., Rodiqi, S. (2000): Kompjuteri për të gjithë, Shkup.

4. Gjorgjeviq, D. (2020): Informatika për vitin e I të arsimit të mesëm, Sh.b.Ars Lamina,


Shkup.

5. Kqiku, R. (2006): Ndikimi i teknologjisë në jetën e njeriut, artikulli i botuar, Prishtinë.

6. Saliu, S. (1992): Arkitektura e Kompjuterit, Tiranë.

7. Stojkovska-Aleksova, R., Krstevska-Dojçinovska, L. (2010): Përdorimi i teknologjisë


qasëse në shkolla, Shoqata e qytetarëve për mbështetje dhe promovimi i qasjes së
teknologjive të reja, Borografika, Shkup.

13

You might also like