You are on page 1of 2

Informacion prej webfaqes se bashkise se Gjirokatres

E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta


të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të
pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky
është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi- kullë të tipit
otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta,
herë- herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë
madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet
magjik me një të shkuar të trazuar. 
Gjatë gjithë historisë së saj, Gjirokastra ka qënë një qendër e rëndësishme
administrative, ekonomike e kulturore dhe pikë referente e përpjekje për
emancipim kulturor dhe pavarësi për krejt botën shqiptare. Në rrjedhën e
shekujve, qyteti përjetoi transfomime të imponuara, nga bastion i
feudalizmit, në xhevahir otoman, nga qendër e rezistencës për indipendencë
dhe në pikë e rëndësishme për pushtuesit fashistë italianë. Në kronikën e
këtij qyteti janë regjistruar shumë sundimtarë e invadorë (pushtues);
njëkohësisht ai ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë. Qyteti me
popullsi 40 000 banorë, është sot qendra më e madhe kulturore, akademike,
ekonomike e administrative e rajonit jugor, si qendër e qarkut me të të
njëjtin  emër. Njihet si vendlindja e tre personaliteteve me peshë në historinë
e Shqipërisë: ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, gjuhëtarit dhe albanologut
Eqrem Çabej dhe shkrimtarit të madh Ismail Kadare. 
Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë,
Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër.
Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të
afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti
romak Hadrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që
vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi
këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në
dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në
shekujt V – II p.e.s.; shekujt V – VII e.j.; shekujt IX- X dhe shekujt XII – XIII.
Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm
ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të
rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit
Drino (para vitit 168 p.e.s).
Burimet historike dhe etimologjia e emrit
Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti
bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e
Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi.
Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të
XIV-të, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u
bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup
burrash nën komandën e Sulltan Bajazitit I (1389-1402), kur ky u mund nga
Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra
nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave
më 1431- 32, ai kishte 163 shtëpi.
Sipas historianit dhe studiuesit gjirokastrit Lefter Dilo, burimet historike
kanë një sërë tezash. Në librin e tij “Gjirokastra nëpër shekuj”, historiani
Dilo, thekson ndër të tjera: “Nartë”. Është, nga ana tjetër, legjenda e Argjiro
Menevizes (princesha me një gji të vetëm), e cila për të mos rënë në duart e
turqve u vërvit nga maja e kalasë së qytetit dhe u bë copë -copë përmbi një
shkëmb nga ana e lagjes “Cfakë”, por kjo gojëdhënë paraqitet pa baza,
sepse një këngë greqisht për Argjiron tregohet në fshatrat e Dropullit duke
bërë aluzion për Kastron e Sofratikës.

You might also like