You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla III Klasa VI

Tematika: Numri Situata e të nxënit:


Tema mësimore: Ushtrime e problema për Si mund të shumëzojmë e pjesëtojmë
përsëritjen e njohurive të marra mbi numrin shpejt numra natyrorë me shumëfisha e
natyror dhe veprime me të. Ora 23 fuqi të 10-ës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e të nxënit: Përdor njohuritë për shumëzimin dhe pjesëtimin e numrave për të
zgjidhur situata nga jeta e përditshme.
Kompetenca e të menduarit: Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për
zgjidhjen e një problemi (matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur
rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç: shumëzim, shumëfish i 10-ës,
të fushës, sipas temës mësimore: fuqi e dhjetës, pjesëtim.
Nxënësi:
Zgjidh ushtrime që kanë të bëjnë me
shumëzimin e pjesëtimin e numrave natyrorë
me shumëfisha e fuqi të 10-ës.
Burimet: libri i nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare.
Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit, si dhe me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit.
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit kujtojnë vetitë e shumëzimit dhe të pjestimit si dy veprime të anasjellta të njëri
tjetrit dhe ndalen kryesisht në vetinë e përdasimit të shumëzimit në lidhje me mbledhjen e
zbritjen. Por para se të kalojnë tek kjo veti, theksoj që mund të shkruajmë një faktor në
mënyrë të përshtatshme, si shumë të një shumëfishi të dhjetës me një numër natyror, ose si
ndryshesë të një shumëfishi të dhjetës me një numër natyror.
P.sh. 98 = 100 – 2, kështuqë 45 x 98 = 45 x ( 100 – 2 ) = 45 x 100 – 45 x 2.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. ( punë individuale - diskuto - konkludo.)
Me anë të një tabele vendvlerash kujtohet gjithashtu mënyra se si zhvendosen shifrat kur
shumëzojmë ose pjesëtojmë me shumëfisha të dhjetës. Kjo bëhet më tepër për të shpjeguar
rastet kur bëjmë pjesëtimin e numrave dhjetorë për 10, 100,.
Nxënësit punojnë individualisht ushtrimet nga 1-3 dhe në ushtrimin 4 ata zbaviten duke
kryer veprimet dhe duke e konsideruar atë si një konkors: “Kush i gjen gabimet i pari?”
c.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.(punë individuale, diskutim)
Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 5 ku së pari duhet të kuptojnë që ata kanë për të
pjesëtuar me 10 të gjithë numrat që janë aty. Për zgjidhjen e këtij ushtrimi si dhe të
ushtrimit 6 do ti ndihmojë tabela e vendvlerave.
Vlerësimi: Vlerësoj të gjitha veprimet që kryejnë nxënësit gjatë orës së mësimit duke
argumentuar në çdo rast që kërkohet përgjigjen e duhur.
Zgjidh ushtrime që kanë të bëjnë me shumëzimin e pjesëtimin e numrave natyrorë me
shumëfisha e fuqi të 10-ës. NIVELI 4
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepen ushtrime të ngjashme me ushtrimin 2
në libër

You might also like