You are on page 1of 8

FLETORJA ZYRTARE

E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
www.qbz.gov.al Viti: 2022 – Numri: 163
Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare

Tiranë – E premte, 9 dhjetor 2022

PËRMBAJTJA
Faqe
Akt normativ i Këshillit të Ministrave Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008,
nr.18, datë 9.12.2022 “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar..................................... 19155

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, Tiranë: Tel/fax +355 4 24 27 004 Tel +355 4 24 27 006
Fletorja Zyrtare Viti 2022 – Numri 163

AKT NORMATIV “Neni 10/1


Nr.18, datë 9.12.2022 Emërimi, lirimi ose shkarkimi i drejtorit të
Përgjithshëm
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA
NË LIGJIN NR.9880, DATË 25.2.2008, 1. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit emërohet,
“PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK”, lirohet ose shkarkohet nga Kryeministri. Drejtori i
TË NDRYSHUAR Përgjithshëm i Autoritetit duhet të plotësojë
kriteret e mëposhtme:
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me a) Të jetë shtetas shqiptar;
propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Ministrave c) Të ketë diplomë të nivelit të shtatë të
Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, “Master
VENDOSI: shkencor” apo “Master profesional të përfituar në
fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite
Në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008, “Për dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” ose
nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar, bëhen këto të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit për
ndryshime dhe shtesa: arsimin e lartë, në fushën e teknologjive të
informacionit dhe komunikimit (ICT) apo
Neni 1 inxhinieri elektronike;
ç) Të ketë përvojë pune të paktën 10 vjet në
Pika 16, e nenit 3, shfuqizohet. profesion;
d) Të shquhet për aftësi profesionale në fushën
Neni 2 e sigurisë;
dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore
Në nenin 10 bëhen ndryshimet dhe shtesa e e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas
mëposhtme: legjislacionit në fuqi;
1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: e) Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të
“2. Autoriteti është institucion juridik publik, me formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit.”. ë) Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e
2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: detyrës.
“5. Marrëdhëniet e punës së drejtorit të 2. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit lirohet
Përgjithshëm, nëpunësve dhe punonjësve nga detyra kur:
administrativë të Autoritetit rregullohen në bazë të a) plotësohen kushtet për pensionin e plotë të
Kodit të Punës.”. pleqërisë;
3. Pas pikës 5 shtohet pika 5/1, me këtë b) deklarohet i paaftë për punë nga komisioni
përmbajtje: kompetent mjekësor;
“5/1. Drejtori i Përgjithshëm dhe nëpunësit e c) ristrukturohet institucioni;
njësive teknike të përmbajtjes së Autoritetit, përveç ç) gjendet në një situatë konflikti të
pagës sipas kategorive të pagës së përcaktuar me vazhdueshëm të interesit;
vendim të Këshillit të Ministrave, përfitojnë një d) jep dorëheqjen nga detyra.
shtesë për natyrë të veçantë pune, në masën deri në 3. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit
800 000 (tetëqind mijë) lekë në muaj. Masa e shkarkohet nga detyra kur:
shtesës për natyrë të veçantë pune për secilën a) dënohet me vendim gjyqësor të formës së
kategori përcaktohet me vendim të Këshillit të prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një
Ministrave.”. kundërvajtjeje penale me dashje;
b) nuk përmbushen objektivat strategjikë për
Neni 3 shkak të performancës së ulët të tij;
c) kryen shkelje të rënda të detyrës.”.
Pas nenit 10 shtohet neni 10/1, me këtë
përmbajtje:
Faqe|19155
Fletorja Zyrtare Viti 2022 – Numri 163

Neni 4 Neni 7
Dispozitë kalimtare
Në fjalinë e parë, të nenit 55, fjalët “ ... me
propozimin e ministrit përgjegjës, ...” hiqen. Me miratimin e këtij akti normativ,
përjashtimisht për vitin 2022, autorizohet drejtori i
Neni 5 Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë
së Informacionit të negociojë e të nënshkruajë
Neni 58 ndryshohet, si më poshtë vijon: amendimin e marrëveshjes së rinovuar të
partneritetit strategjik, ndërmjet Këshillit të
“Neni 58 Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Ankimi dhe ekzekutimi shoqërisë “Microsoft Corporation” dhe të dërgojë
marrëveshjen e nënshkruar për miratim në
1. Kundër vendimit të dënimit me gjobë apo Këshillin e Ministrave.
masave të ndërprerjes së veprimtarisë bëhet ankim
në gjykatën kompetente administrative, në Neni 8
përputhje me parashikimet e legjislacionit përkatës Hyrja në fuqi
në fuqi.
2. Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative, Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe
ankimi dhe ekzekutimi i vendimeve bëhen, në botohet në Fletoren Zyrtare.
përputhje me ligjin për kundërvajtjet administrative.
3. Gjoba është titull ekzekutiv, që vilet nga ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Autoriteti dhe derdhet në buxhetin e shtetit.”. Belinda Balluku

Neni 6

Në pikën 2, të nenit 59, fjalët “ ... ministri


përgjegjës ...” zëvendësohen me “ ...
Kryeministri ... “.

Faqe|19156
FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Vulosur elektronikisht nga Qendra e Botimeve Zyrtare
Viti: 2022 - Numri: 163
Datë: 2022/12/09 19:38:22
2642e9d2-1c3f-42a9-b200-f38b49f572af

Shënim: Ky dokument është gjeneruar dhe vulosur me anë


të një procedure automatike nga një sistem elektronik
(Qendra e Botimeve Zyrtare)

Formati 61x86/8
Shtypshkronja e Qendrës së Botimeve Zyrtare
Tiranë, 2022

Adresa: Rr. “Nikolla Jorga”, Tiranë


Tel./fax: +355 4 24 27 004 Tel.: +355 4 24 27 006

Çmimi 32 lekë

You might also like