You are on page 1of 1

Pyetje

1- Kur njihet ne kontabilitet nje grant qeveritar sipas SNK 20? Si mund te matet ai?
2- Perse njesite ekonomike duhet te paraqesin informacione shpjeguese ne lidhje me grantet
qeveritare?
3- Cili eshte objektivi dhe qellimi i SNK 10?
4- Cilat jane te perbashketat dhe dallimet midis ngjarjeve rregulluese dhe ngjarjeve
jorregulluese sipas SNK 10?

Ushtrimi 1

Nje njesi ekonomikeblen nje makine llaku per 150000 leke ne 01.01.2018. Njesia ekonomike
merr nje grant qeveritar prej 13500 leke ne lidhje me kete aktiv. Politika e njesise ekonomike
ishte te amortizoje aktivin per 4 vjet ne menyre lineare dhe te trajtoje grantin si te ardhura te
shtyra. Sipas Snk 20 me cfare vlere do te njohe njesia ekonomike makinen dhe grantin ne
pasqyren e pozicionit financiar me 31.12.2018?

Vlera kontabel neto e aktivit Te ardhurat e shtyra

a) 75000 6750
b) 112500 10125
c) 1750 6750
d) 75000 13500

Ushtimi 2

Njesia ekonomike ka njohur nje provizion per 200000 leke ne draftin e pasqyrave te saj
financiare ne 31.03.2019 ne lidhje me nje ceshtje gjyqesore ne proces e siper. Ne 27.04.2019 kur
pasqyrat financiare akoma nuk ishin autorizuar per publikim ceshtja gjyqesore perfundoi dhe
vendimi detyronte njesine ekonomike te paguante vleren prej 280000 leke ndaj pales tjeter. Sipas
SNK 10 si duhet ta trajtoje njesia ekonomike ngjarjen e mesiperme?

You might also like