Punim Seminarik Erion Seferaj

You might also like

You are on page 1of 4

Articulatio Coxae

Articulatio Coxae , lidh gjymtyren e poshtme me komblikun gjegjesisht


femurin me os coxae

Faqet nyjetore te kesaj nyje jane : Acetabulumi dhe caput femoris .

Acetabulumi gjendet nen mesin e faqes se pasme te komblikut .Ne


acetabulum dallohet , pjesa nyjetore dhe jonyjetore fossa acetabuli e
cila eshte e mbushur me ind dhjamor pulvipaar acetabuli. Pjesa
siperfaqesore e uthullores ka forme gjysemhene dhe eshte nyjetore
facies lunata . Kjo siperfaqe ne pjesen e poshtme nderprehet nga nje
gdhendese e thelle qe quhet incissura acetabuli .Caput femoris ka
forme gjysmesferike , pak nen mesin e kokes gjendet gropeza e kokes
se ashtit te kofshes fovea capitis femoris ku ngjitet lig capitis femoris.
Koka lidhet me pjeset tjera te ashtit te kofshes permes qafes anatomike
te tij .

Ne vendin e bashkimit te qafes me trupin e ashtit te kofshes ngritet


larte trochanter major ndersa Brenda dhe poshte trochanter minor.
Perpara gjendet linea intertrochanterica ndersa prapa crista
intertrochanterica .
Lidheset nyjetore
Faqet nyjetore jane te lidhura me ane te capsula articularis si dhe nga
nje lidhese e pavarur nga capsula e quajtur lig.capitis femoris .

Capsula articularis perbehet nga shtresa e jashtme membrana fibrosa


dhe shtresa e brendshme membrane synovialis .

Nga ana e perparme e qafes capsula ngjitet ne linea intertrochanterica


ndersa nga prapa dhe brenda nga crista intertrochanterica.

Capsula articularis eshte e perforcuar nga tri lidhese:

1) Lig.iliofemorale
2) Lig.pubofemorale
3) Lig.ischiofemorale

Lig iliofemorale –Bertini ka forme trekendeshi shtrihet nga spina iliaca


anterior inferior ku ngjitet ne majen e saj deri te linea
intertrochanterica ku ngjitet ne skajin e jashtem te saj .

Lig.pubofemorale – Me skajin e brendshem ngjitet ne eminentia


iliopectinae pastaj shkon jashte duke mbaruar ne skajin e jashtem te
poshtem te linea intertrochanterica

Lig. Ischiofemorale- Me skajin e jashtem ngjitet ne buzen e


acetabulumit qe i takon ashtit ndenjes pastaj shtrihet pjerrtas ne faqen
e pasme te capsula articularis duke mbaruar ne faqen e brendshme te
trochanter major .

Lig.capitis femoris eshte shirit fibroz me trashesi te ndryshme e cila


shtrihet nga fovea capitis femoris deri te incissura acetabuli.
Levizjet ne kete nyje jane shume te gjera dhe kryhen ne te gjitha
drejtimet si :

a) perkulja ,Flexio gjate se ciles faqja e perparme e femurit i afrohet


barkut .
b) shtrirja ,Extensio ose levizja e femurit kah prapa .
c) largimi,Abductio largimi i ashtit te kofshes kah jashte.
d) afrimi, adduction levizja e femurit kah vija e mesme e trupit
e) kthimi i brendshem dhe i jashtem rotation rreth bushtit vertikal i
cili kalon neper qender te caput femoris
f) levizja rrethore circumductio

You might also like