You are on page 1of 12

ESHTRAT E

VISCEROKRANIUMIT
MAXILLA
• Fulqia, Maxilla,është kockë më e madhe cifte e pjesës së sipërme të skeletit
dhe të fytyrës, e cila bën pjes në formimin e zgavrës së hundës, të gojes dhe
të kokërdhokut.
• Në Maxillë dallojmë : trupin, corpus maxillae, dhe katër zgjatime : processus
zygomalicus, processus frontalis, processus alveolaris dhe proccesus
palatinus.
Nofulla e sipërme është ashti më i madh i fytyrës rreth të cilit grupohen të gjitha eshtrat e tjera.
• Trupi i nofullës ka formën e piramidës maja e së cilës lidhet me ashtin mollzor , ndërsa baza e
trupit ndërton murin e jashtëm të zgavrës të hundës.
• Zgjatimi ballor merr pjesë në ndërtimin e murit të jashtëm të hapësirës së hundës.
• Zgjatimi mollëzor lidhet me ashtin mollëzor.
• Zgjatimi palatinal ndërton 2/3 e përparme të qjellzës së fortë, ndërsa faqja e sipërme e këtij
zgjatimi merr pjesë në ndërtimin e bazës së hundës.
• Zgjatimi dhëmbor ka një brinjë të zgjatur që paraqesin harkun dhëmbor.
Maxilla nga para
Maxilla nga anash
MANDIBULA
• Nofulla e poshtme (mandibula) është kockë teke, simetrike, e lëvizshme e
viscerocraniumit, e cila nyjëtohet me kockën temporale me anë të art.
Emporomandibularis.
• Mandibula është e përbërë prej trupit (corpus mandibulae) dhe degës (ramus
mandibulae)
• Trupi i mandibulës përbëhet prej themelit (basis mandibulae) dhe pjesës alveolare (pars
alveolaris)
• Dega e nofullës së poshtme (ramus mandibulae) ka formën e pllakës vertikale,
katërkëndëshe, në të cilin dallojmë dy faqe: të jashtmen dhe të brendshmen dhe 4 buzë
• Buza e sipërme e ramus mandibulae përbëhet prej dy zgjatimeve: të përparmin,
processus coronoideus dhe të pasmin, processus condylaris (caput mandibulae, collum
mandibulae)
• Këndin i nofullës së poshtme (angulus mandibulae), të cilin e formojnë buza e poshtme
e trupit dhe buza e pasme e degës së mandibullës. Ky kënd sillet prej 120° (90-140°)
TEK NOFULLA E POSHTME DALLOJMË TRUPIN DHE DY DEGË.TRUPI PARAQET ZGJATIMET
DHËMBORE BASHKË ME GROPAT KU JANË TË VENDOSURA RRËNJËT E DHËMBËVE.
DEGËT JANË DY ZGJATIME, ZGJATIMI I PËRPARMË KORONOIDAL DHE ZGJATIMI I PASËM
ME KOKËN E MANDIBULLËS PËR NYJËZIM ME ASHTIN TËMBLOR.
OS PALATINUM
• Ashti qiellzor (os palatinum) është kockë çifte, e cila gjendet në pjesën e
pasme të viscerokraniumit
• Kjo kockë përbëhet prej dy pjesëve: pllakës horizontale (lamina horizontalis)
dhe pllakës vertikale (lamina perpendicularis)
• Lamina horizontalis formon 1/3 e pasme të palatum oseum. Ajo ka dy faqe:
të sipërmen, hundore (facies nasalis) dhe të poshtmen, qiellzore (facies
palatina).
• Lamina perpendiculari ka: facies nasalis dhe facies maxillaris
• Buza e sipwrme e pllakws perpendikulare ka: procesus orbitalis, procesus
sphenoidalis, incisura sphenopalatine
OS ZYGOMATICUM
• Ashti mollëzor (os zygomaticum) është kockë çifte, e cila gjendet anash nga
fulçia (maxilla). Kjo kockë lidh processus zygomaticus të maxillës me
zgjatimet mollëzore të ashtit frontal dhe temporal
• Trupi i saj ka tri faqe: të jashtmen (facies lateralis), të brendshmen,
kokërdhokore (facies orbitalis) dhe të pasmen, tëmblore (facies temporalis)
• Nga trupi i ashtit mollëzor ndahen dy zgjatime: zgjatimi ballor (processus
frontalis) dhe zgjatimi tëmblor (procesus temporalis), të cilët formojnë
harkun mollëzor (arcus zygomaticus)
• Kanali zigomatik ka formën e germës Y, në të cilin dallojmë vrimën hyrëse
(foramen zygomaticoorbitale) dhe dy vrima dalëse: foramen
zygomaticofaciale dhe foramen zygomaticoorbitale
OS HYOIDEUM
• Kocka hyoide(kocka gjuhësore) është një kockë në formë patkoi që gjendet në mes
të anës së mesit të qafës ndërmjet mjekrës dhe kërcit të tiroides. Në pjesën tjetër,
ajo qëndron në nivelin e bazës së mandibulës në pjesën e përparme dhe të rripit të
tretë të qafës (C3) prapa.

• Ndryshe nga kockat e tjera, hyoidi është artikuluar vetëm larg nga kockat e tjera
nga muskujt ose ligamentet. Hyoid është ankoruar nga muskujt nga drejtimet
anterior, posterior dhe inferior, dhe ndihmon në lëvizjen gjuhësore dhe gëlltitjes.
Kocka hyoid siguron lidhjen me muskujt e dyshemesë së gojës dhe gjuhën e
mësipërme, laringin poshtë, dhe epiglotis dhe faring prapa.

• Emri i tij rrjedh nga hyoides greke, që do të thotë "formë si letër upsilon (υ)

You might also like