You are on page 1of 2

UNIVERSITETI I SHKODRËS

“Luigj Gurakuqi”
Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti i Të Drejtës Publike dhe Penale

Emri i Lëndës: Filozofia e së drejtës

Titullari / Pedagogu i lëndës Irma Baraku,Prof.As.Dr ______________


Numri i orëve mësimore në klasë
Nr.
Laborator
Ngarkesa: krediteve Leksione Seminare Praktika Totali
e
60 60 22 0 0 82
Tipologjia e lëndës: A
Viti akademik: -20222023 , Semestri: 2 Lloji lëndës: E detyruar
Programi i studimit: Programi i integruar i studimeve 5-vjeçare Kodi i lëndës:      
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: irma.baraku@unishk.edu.al

Përmbledhje dhe rezultatet e të nxënit: Lënda e filozofisë së së drejtës ofrohet në vitin e parë të
programit Master i Integruar i Shkencave në Drejtësi. Lënda e filozofisë së së drejtës është ndërtuar
sipas modelit të filozofisë analitike të së drejtës. Kursi do të fokusohet në debatin filozofik, duke
përfshirë debatin bashkëkohor mbi ligjin. Një vend i veçantë do t'i kushtohet teorive kryesore në
filozofinë e së drejtës si e drejta natyrore, pozitivizmi juridik dhe realizmi. Shumë tema të tjera do të
trajtohen gjatë kursit si idetë filozofike mbi drejtësinë, dënimin dhe marrëdhëniet ndërmjet ligjit dhe
moralit.Studentët do të jenë në gjendje të identifikojnë dhe shpjegojnë teoritë kryesore në filozofinë e
së drejtës. Ata do të jenë në gjendje të zbatojnë teknikat e filozofisë në lëndën e së drejtës; të analizojë
konceptet dhe të interpretojë tekste të ndryshme. Gjithashtu, ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre të të
shkruarit kritik dhe argumentues.

Koncepte themelore:
jurisprudenca normative dhe analitike, e drejtë, sanksion, rregull, urdhër, norma juridike, sistemi
juridik, kodifikim;
teoria e ligjit natyror, pozitivizmi ligjor, realizmi ligjor, utilitarizmi dhe kantizmi;
moral

Temat e lëndës:
LEKLSIONE
Tema 1: Domosdoshmëria e studimit të konceptit "e drejtë" nga filozofia e së drejtës.(2 orë)
Tema 2: Teoria e së drejtës natyrore(6 orë)
- Variantet e teorisë së ligjit natyror.
-Përfaqësues të teorisë së ligjit natyror dhe pararendësit e pozitivizmit ligjor(Platoni, Sokrati, stoikët,
Akuini, Spinoza, Hobs, Ruso, Dekart)
Tema 3: Pozitivizmi ligjor .(10 orë)
- Variantet e pozitivizmit ligjor.
-Ostin dhe teoria e ligjit urdher dhe sovranitetit.
-Harti dhe koncepti i dy botëve.
- Debati filozofik mbi normën juridike.Kelzen mbi kuptimin e "normës themelore", teknikat e
motivimit dhe normat pa sanksione.
Tema 4: Përballja mes teorisë së ligjit natyror dhe pozitivizmit ligjor.Rilindja e koncepteve të së drejtës
natyrale. A është moraliteti një element i domosdoshëm i ligjit? (4 orë)
- Fuller
- Dvorkin dhe teoria e tij mbi raportin e drejtë-moral.
Tema 5: Debati filozofik mbi raportin mes sistemit juridik dhe së drejtës ndërkombëtare.Teoria e Hans
Kelzen.(4 orë)
Tema 6: Realizmi ligjor amerikan(3 orë)
Tema 7: Realizmi ligjor skandinav(3 orë)
Tema 8: Mbi sanksionin dhe motivet për dhënien e tij. (2 orë)
-Utilitarizmi
Tema 9: Mbi sanksionin dhe motivet për dhënien e tij. (2 orë)
- Kantizmi.
Tema 10: Kodifikimi dhe debati filozofik. (4 orë)
Tema 11: Të drejtat e njeriut në qendër të debatit të filozofisë së të drejtës. (4 orë)
Tema 12 : Marksizmi (4 orë)
Tema 13: Teoritë kritike moderne.(4 orë)
Tema 14: Teoritë sociologjike.(4 orë)
Tema 15: Teoria e drejtësisë.(4 orë)

Format e kontrollit të dijeve


Frekuentimi: 75% i detyrueshëm(leksionet dhe seminaret)
Kontrolli i vazhdueshëm: 40 pikë
-detyrë kursi 20 pikë
-prezantimi i një çështje për diskutim në seminar 10 pikë
-prezantimi i një punimi në grup 10 pikë
Provimi përfundimtar : 60 pikë

Literatura
a. Literatura bazë e detyrueshme:
- Baraku. I. "Cikel leksionesh-Hyrje në filozofinë e së drejtës", Shkodër 2018.
- Luljeta Ikonomi “Filozofia e së drejtës”, Tiranë 2010 (kapitujt 5-8).
- Coleman, Murph “Filozofia e së drejtës”, Tirane 1992 (kapitujt 1-4, 7).
- Samuel Enoch Stumpf “Filozofia- Historia dhe problemet”, Libri i dytë, Tiranë, Botimet Toena,
2005.
b. Literatura e rekomanduar
-Hart: Koncepti i së drejtës, Dita 2009.
- Beqir Sadikaj “Sociologjia e së drejtës”, Prishtinë 2010 (kapitujt 4-7).
- Fatmir Zanaj,”Sociologjia e së drejtës” Tirane,2010, fq 193-219.
Vërejtje përfundimtare nga pedagogu i lëndës:
Studenti do të realizojë një prezantim lidhur me një temë të shtruar për diskutim në orën e seminarit.
Studenti do të jetë pjesë e një grupi me 3-4 studentë dhe do të prezantojnë së bashku një punim.
Studenti do të punojë 1 detyrë kursi, të cilën do e prezantojë në orën e fundit të seminareve(Punimi me
shkrimin Arial, hapësira 1.5, 10-15 faqe,duke përfshirë tabelën e përmbajtjes, referenca, bibliografinë
dhe konkluzione).

You might also like