You are on page 1of 7

Model testi tremujori

I.Qarkoni alternativën e saktë.

(1)Dihet përmbajtja e legjendës.(2)Tri vëllezër rropateshin të ndërtonin përgjatë gjithë ditës
muret e bedenat e kështjellës së lartë,por kur binte mbrëmja,gjithë lodhja dhe mundimi
shkonin kot,sepse muret shembeshin sikur të ishin rrëzuar nga ndonjë forcë misterioze,sikur
midis gurëve dhe çimentos të ndodhej një vakum që i bënte të mos lidheshin mirë.
1.Fjalia e thjeshtë,dihet përmbajtja e legjendës është:
a.fjali njëkryegjymtyrëshe foljore që pohon problemin.
b.fjali dykryegjymtyrëshe ku pohohet problemi.
c.fjali e përbërë ftilluese që kërkon të sqarojë problemin.
d.fjali kryesore e pjesës së nënrenditur kohore.
2.Sa fjali të përbëra ndodhen në këtë paragraf rrëfyes?
a.5 fjali të përbëra b.7 fjali të përbëra c.8 fjali të përbëra d.9 fjali të përbëra.
3.Mjetet lidhëse që ndërtojnë koherencën brenda këtij teksti janë?
a.lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse.
b.lidhëzat (bashk dhe nën)folja në mënyrën lidhore.
c. lidhëzat( bashk dhe nën)folja në lidhore,përemër lidhor.
d.lidhëzat nënrenditësë,folja në mënyrën lidhore,përemër lidhor.
4.Përdorimi i foljeve të veprimit është një nga tiparet kryesore të tekstit shpjegues.
Cili nga foljet kallëzues të mëposhtëm të veprimit i përgjigjet pyetjes Pse?
a.rropateshin b.shembeshin c.të ishin rrëzuar d.të ndodhej.
5.Në cilën nga fjalitë e mëposhtme pjesa e nënrenditur kryen funksionin e përcaktorit?
a. të ndërtonin përgjatë gjithë ditës muret e bedenat e kështjellës së lartë.
b. i bënte.
c. të ishin rrëzuar nga ndonjë forcë misterioze.
d. binte mbrëmja.
6.Nëse do të shndërronim fjalinë e thjeshtë(1) në pjesë kryesore të fjalisë së përbërë :(2) Tri
vëllezër rropateshin të ndërtonin përgjatë gjithë ditës muret e bedenat e kështjellës së lartë,
duke respektuar këtë skemë, PK-PNP- PNQ-alternativa e saktë është:
a.Dihet përmbajtja e legjendës së tri vëllezërve që rropateshin për të ndërtuar përgjatë gjithë
ditës muret e bedenat e kështjellës së lartë.
b.Dihet përmbajtja e legjendës së tri vëllezërve që rropateshin,ngaqë ndërtonin përgjatë gjithë
ditës muret e bedenat e kështjellës së lartë.
c.Dihet që, për të ndërtuar muret e bedenat e kështjellës së lartë,tri vëllezërit rropateshin
përgjatë gjithë ditës.
d.Dihet përmbajtja e legjendës së tri vëllezërve që rropateshin që të ndërtonin përgjatë gjithë
ditës muret e bedenat e kështjellës.
7.Lidhëza bashkërenditëse por ndërton raporte kundërshtimi me pjesët e fjalive:
a.gjithë lodhja dhe mundimi shkonin kot. b.muret shembeshin.
c.tri vëllezër rropateshin. d.i bënte të mos lidheshin mirë.
8.Në këtë paragraf rrëfyes ndodhen dy pjesë të nënrenditura mënyrore.ç’raporte ndërtojnë ato
në skemën e fjalisë së përbërë?
a.pjesë të nënrenditura mënyrore të bashkërenditura.
apo
b.pjesë të nënrenditura mënyrore që varen nga pjesë të ndryshme.
9.Cila nga pjesët e fjalive të mëposhtme është shkaku i pasojës ... muret shembeshin?
a.tri vëllezërit rropateshin sepse...
b.gjithë lodhja dhe mundimi shkonin kot sepse...
c.midis gurëve dhe çimentos ndodhej një vakum sepse...
d.të ishin rrëzuar nga një forcë misterioze sepse...
10.Me cilën nga pjesët e nënrenditura të mëposhtme mjeti lidhës kur, NUK ndërton fjali të
përbërë me:
a. pjesë të nënrenditur përcaktore. c. pjesë të nënrenditur mënyrore.
b. pjesë të nënrënditur shkakore. d. pjesë të nënrenditur kohore.

Modeli 5. Koha:20minuta.

Libri
(1)Flasin për zhdukjen e librit;unë mendoj se kjo është e pamundur.
(2)Thonë:çfarë ndyshimi ka midis librit dhe gazetës,librit dhe diskut?
(3)Ndryshimi qëndron në faktin se gazetën e lexojmë që ta harrojmë,diskun e
dëgjojmë,gjithashtu që ta harrojmë.(4)Ata kanë diçka mekanike e mendjelehtë:libri lexohet që të
mbahet mend.(5)Teoria e librit të shenjtë,Kuranit,Biblës,apo Vedave(aty flitet gjithashtu se
Vedat kanë krijuar),mund të sprapset në të kaluarën,por libri pa dyshim,ka për ne ende njëfarë
shenjtërie,të cilën nuk duhet ta humbasim.(6)Thjesht ta marrësh librin në duar,ta hapësh – dhe
kjo padyshim është një kënaqësi estetike.(7)Çfarë janë fjalët që e përbëjnë një libër?(8) Çfarë
janë këto simbole të vdekura?(9) Absolutisht asgjë.(10)Çfarë është libri po nuk e hape?
(11)Thjesht një paralelopiped prej lëkure dhe letre(12).Por nëse e lexon,atëherë ndodh diçka e
çuditshme-ai për çdo herë është tjetër.
Fragment i shkëputur nga eseja “Libri” shkruar nga Jorge Luis Borges
I.Qarkoni alternativën e saktë.
1.Tri foljet e përdorura në fjalinë hyrëse të tekstit kanë të përbashkët:
a. janë në mënyrën dëftore,koha e pakryer. c.kanë të njëjtën vetë me kryefjalën.
b.i drejtohen të njëjtit referent. d.janë në zgjedhimin e parregullt.

2.Kohezioni(uniteti gramatikor) në fjalinë(3)është siguruar:

a.me rimarrjen e foljes me sinonimi.
b.me rimarrjen e foljes harroj.
c.me rimarrjen e foljes dhe lidhëzave.
d.me shmangien e emrit me anë të përemrit dëftor.

3.Nëse fjalinë pyetëse të drejtë, thonë:çfarë ndyshimi ka midis librit dhe gazetës,librit dhe
diskut? do ta kthenit në fjali pyetëse të zhdrejtë,forma e saktë është:
a.Thonë:”Çfarë ndryshimi ka midis librit dhe gazetës,librit dhe diskut?”
b.Thonë se çfarë ndryshimi ka midis librit dhe gazetës,librit dhe diskut?
c.Thonë se çfarë ndryshimi ka midis librit dhe gazetës,librit dhe diskut.
d.Thonë:- Çfarë ndryshimi ka midis librit dhe gazetës,librit dhe diskut.
4.Cila është karakteristika tipike gjuhësore që e bën të dallueshme fjalinë (3) nga fjalitë
(1)dhe(2)?
a.Nis me një emër të prejardhur prejfoljor.
b.Përmban po të njëjta fjalë kyç .
c.Ndërton raporte varësie kundrinore mes pjesëve.
d.Përmban folje të zgjedhimit të parregullt.

5.Cila nga fjalitë nënrenditëse e përmbledh më mirë kuptimin e tekstit pa i prishur logjikën e
tekstit?
a.Unë mendoj se është e pamundur zhdukja e librit se ajo ka ende njëfarë shenjtërie dhe është
kënaqësi estetike.
b.Flasin për zhdukjen e librit,por unë mendoj se kjo është e pamundur.
c.Nëse e lexon një libër,atëherë ndodh diçka e çuditshme,pasi ajo për çdo herë është ndryshe.
d.Libri lexohet dhe mbahet mend se për ne ka ende njëfarë shenjtërie.
6.Cila nga veçoritë gramatikore të mëposhtme na ndihmon të njohim mendimin e të tjerëve rreth
librit në këtë tekst?
a. përdorimi i foljes në vetën e tretë.
b. përdorimi foljes në të tashme për aktualizim.
c.,përdorimi i ligjëratës së drejtë.
d.përdorimi përemrave pronorë të vetës së tretë.

7.Në cilën nga fjalitë e mëposhtme mungesa e gjymtyrës së domosdoshme NUK e përcjell të
plotë koherencën brenda fjalisë?
a.Flasin për zhdukjen,por mendoj se kjo është e pamundur.
b.Libri lexohet dhe mbahet mend se ka ende njëfarë shenjtërie.
c.Aty flitet gjithashtu se Vedat kanë krijuar.
d.Çfarë janë fjalët që e përbëjnë një libër?
8.Folja,të harrojmë, e përdorur në fjalinë(3)ndërton antonimi të plotë me përmbajtjen e:
a.Fjalisë(3)
b.Fjalisë(4)
c.Fjalisë(5)
d.Fjalisë(6)
9.Cila nga karakteristikat gjuhësore të mëposhtme e bën konciz stilin e Borgesit?
a.Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë.
b. Fjalitë pyetëse retorike.
c. Fjalitë njëkryegjymtyrëshe emërore.
d.Fjalitë pyetëse dhe emërore.
10.Nëse do ta shndërronim fjalinë pyetëse:Çfarë janë fjalët që e përbëjnë një libër?
në fjali dëftore, duke ruajtur kuptimin,do të ndërtohej:
a. Fjali e përbërë me nënrenditje përcaktore.
b. Fjali e përbërë me nënrenditje kundrinore.
c. Fjali e përbërë me nënrenditje kryefjalore.
d. Fjali e përbërë me nënrenditje rrjedhimore.

You might also like